Aplikacion
Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën.
Nga dielli e vapa përvëluese kalojmë tek i ftohti, të gjitha këto ndryshime kanë ndikimin e tyre tek shëndeti i lëkurës.
Si çdo organ në trupin tuaj, edhe lëkura kërkon ushqyesit e nevojshëm që të kryejë siç duhet funksionin e saj.
Duke nisur nga aknet e deri tek problemet më serioze si ekzema apo psoriaza, e kanë fillimin tek kujdesi ndaj lëkurës.
Një nga ushqyesit më të mirë natyral për lëkurën gjendet në frigoriferin tuaj.
E bardha e vezës përmban rreth 4g proteina dhe plot vitamina dhe minerale si kalciumi, magnezi, dhe folate.
Të gjithë këto ushqyes pasurojnë me vlera çdo tip lëkure.
Nga trajtimi i rrudhave e deri tek poret e zmadhuara, e bardha e vezës është zgjidhja perfekte.
Ju tregojmë tre maska të ndryshme për çdo problem që mund të keni.
Për lëkurë të yndyrshme
Përzjejini të gjithë përbërësit në një tas dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën të thahet në lëkurë për 15-20 minuta dhe më pas laheni me ujë të vakët.
Lëngu i limonit do të balancojë prodhimin e yndyrës e ndërsa aftësitë antibakteriale të mjaltit qetësojnë aknet.
Bashkojini përbërësit dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën për 15-20 minuta sa të thahet plotësisht.
Më pas hiqeni ngadalë me duar. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. E bardha e vezës do të tërheqë lëkurën duke i dhënë asaj një pamje më të re.
Sheqeri, nga ana tjetër, do të pastrojë poret nga papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Pasi të hiqni maskën lyejeni fytyrën me aloe vera.
Bashkojini që të gjithë përbërësit dhe lyeni fytyrën me masën e formuar.
Lëreni të thahet plotësisht për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Xheli i aloe verës dhe çaji i kamomilit do të qetësojë inflamacionet dhe skuqjen e lëkurës./AgroWeb.org
“Ishte njësoj si Roza”- Humbi vajzën, Rita Lati: Tragjedia më ndodhi në VlorëAktrorja Rita Lati ka folur për humbjen e vajzës së saj, detaj nga jeta e artistes që e ndau në shtëpinë e BBV Roza Lati.
Ajo ka rrëfyer se vogëlushja i ngjante shumë Rozës, madje njerëzit mendonin se ishte e njëjta.
Aktorja u shpreh se tragjedia i ndodhi në Vlorë, por shtoi se brenda vitit Zoti i mbushi duart plot duke sjellë në jetë vajzën e dytë, Roza Latin.
“Jam gëzuar pa masë kur u bëra mami i Rozës, sepse Roza erdhi në jetë pasi unë e kisha humbur një gocë. Unë u cmenda nga gëzimi. E kam rritur Rozën me aq shumë dashuri.
Ishte shumë e urtë kur ishte e vogël, e tundnim për të kuptuar a merrte frymë apo jo kur flinte. Vajza lindi më 19 qershor, kurse Roza më 13 qershor. Brenda vitit zoti mi mbushi duart plot.
Roza ishte aq e shëndetshme dhe dukej sikur ishte e njëjta. Mua më ka ndodhur tragjedia në Vlorë dhe në Tiranë kujtonin që kisha të njëjtën. Jam e bekuar, brenda vitit Zoti mi mbushi duart plot. Ishte një rilindje, merr kuptim jeta ndryshe”, tha Rita Lati.
Elon Musk: AI do të marrë të gjitha vendet tona të punësElon Musk është shprehur se inteligjenca artificiale do të marrë të gjitha vendet e punës dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe.
“Ndoshta asnjë prej nesh nuk do të ketë punë”, tha Musk për AI në një konferencë të enjten.
Ndërsa fliste nga distanca përmes kamerës së internetit në VivaTech 2024 në Paris, Musk përshkroi një të ardhme ku vendet e punës do të ishin “opsionale”.
“Nëse dëshiron të bësh një punë që është disi si një hobi, mund ta bësh”, tha Musk. “Por përndryshe, AI dhe robotët do të ofrojnë çdo mall dhe shërbim që dëshironi.”
Që ky skenar të funksionojë, tha ai, do të duhej të kishte “të ardhura të larta universale”.
“Nuk do të kishte mungesë mallrash apo shërbimesh,” tha ai. Aftësitë e AI janë rritur gjatë viteve të fundit, aq shpejt sa rregullatorët, kompanitë dhe konsumatorët ende po kuptojnë se si ta përdorin teknologjinë me përgjegjësi. Shqetësimet vazhdojnë gjithashtu të rriten se si industritë dhe vendet e ndryshme të punës do të ndryshojnë ndërsa AI përhapet në treg.
Negociatat e Turqisë me Kinën për një termocentral bërthamor në rajonin e Trakisë Lindore janë afër përfundimit.
CGTN Türk citon deklaratat e ministrit turk të Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar , i cili tha në një intervistë gjatë vizitës së tij në Kinë: “Ne po punojmë për të përfunduar këtë marrëveshje ndërqeveritare brenda pak muajsh.”
Ai theksoi se të dy vendet kanë mundësi të gjera për bashkëpunim në sektorin e energjisë, duke thënë se investimet duhet të rriten për të plotësuar kërkesën në rritje të Turqisë për energji.
“Ne duhet të përdorim burimet tona të rinovueshme. Së dyti, ne duhet të shtojmë energjinë bërthamore në përzierjen tonë të energjisë. Së treti, ne duhet të përdorim gazin natyror si lëndë djegëse tranzicioni. Ne gjithashtu duhet të investojmë në minerale kritike dhe disa teknologji të reja, si magazinimi dhe hidrogjeni”, tha Alparslan Bayraktar.
Duke iu referuar bashkëpunimit të vendit të tij me Kinën në fushën e energjisë bërthamore, Bayraktar tha: “Daton në vitin 2016 dhe ne nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me një kompani kineze në fushën bërthamore. Që atëherë, ne kemi qenë në negociata për ndërtimin e 4 reaktorëve bërthamorë në Trakinë (Lindore), një nga zonat e rëndësishme të kërkesës për energji elektrike. Tani kemi një udhërrëfyes më solid para nesh dhe shpresoj se do të jemi në gjendje t’i përfundojmë të gjitha këto negociata me këtë kompani.”
I pyetur nëse do të nënshkruhet marrëveshja ndërqeveritare për projektin e energjisë bërthamore, ministri turk i Energjisë tha: “Ne po punojmë për të përfunduar këtë marrëveshje ndërqeveritare brenda pak muajsh”.
“Ne i kushtojmë shumë rëndësi bashkëpunimit energjetik me Kinën”, theksoi ndër të tjera Bayraktar, duke theksuar: “Kina është lider botëror në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë në shumë aspekte. Vendi ka furnizuesit më të mëdhenj të pajisjeve të energjisë së rinovueshme dhe kompanitë më të mëdha të prodhimit të energjisë së rinovueshme në botë. Në energjinë bërthamore, ajo ndërton shumë reaktorë të rinj. Prandaj, mendoj se kemi mirëkuptim dhe synime të përbashkëta në këto fusha”.
Publikuar traileri i biografisë për ish-presidentin amerikan ReaganËshtë publikuar traileri i parë për “Reagan”, filmin e ri biografik për presidentin e 40-të të Shteteve të Bashkuara.
Dennis Quaid është aktori që do të luajë rolin e Ronald Reagan.
Në përmbledhjen zyrtare të projektit thuhet: “Nga rrënjët e qyteteve të vogla, tek shkëlqimi i Hollivudit dhe më pas komandimi i skenës botërore, “Reagan” është një udhëtim kinematografik për të kapërcyer vështirësitë.”
“Të luaje Ronald Reagan ishte një sfidë e madhe”, tha Quaid më parë për Deadline për filmin. “Ky është një film i rëndësishëm, një nga rolet e mia më interesante dhe jam shumë i emocionuar që sjell këtë film në kinema këtë verë.”
Filmi do të dalë në kinema më 30 gusht 2024.
Brad Pitt mohohet nga vajza e tij! Vivienne nuk dëshiron mbiemrin e aktoritMarrëdhënia e Brad Pitt me fëmijët sa vjen e përkeqësohet. Pas Zahara dhe Shiloh, që përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre, dhe 15-vjeçarja Vivienne hoqi dorë nga “Pitt”.
Sipas OK Magazine, adoleshentja është identifikuar si Vivienne Jolie në kastin e The Outsiders, ku punonte së bashku me nënën e saj si asistente.
Disa muaj më parë, motra e saj u prezantua Zahara Marley Jolie në një event në Spelman College, ku ajo merr pjesë. Gjithashtu, Shiloh tani përdor vetëm mbiemrin e nënës së saj në rrjetet sociale.
Një burim i afërt me Jolie tha për revistën: “Është zemërthyese, ata nuk duan të kenë të bëjnë me Brad”.
Ish-truproja e familjes, Tony Webb, la të kuptohet se aktorja 48-vjeçare, nëna e gjashtë fëmijëve, mund të jenë përgjegjëse.
Në dokumentet e reja ligjore që lidhen me betejën e saj me Pitt për kantinën Miraval, Webb pretendoi se një nga punonjësit e tij dëgjoi Jolie “duke i inkurajuar fëmijët që të shmangin kalimin e kohës me Pitt gjatë vizitave që ajo bëri me ta kur ajo po kërkonte kujdestarinë e pjesshme”.
Pitt, sipas një artikulli të Daily Mail në mars, hoqi dorë nga kërkesa për të kërkuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve që kishte me ish-gruan e tij.
Një burim i cituar nga agjencia e lajmeve tha se çifti, të cilët kanë qenë në një mosmarrëveshje ligjore që nga viti 2016, thuhet se do të arrijnë një zgjidhje gjatë verës.
Edhe pse Pitt fillimisht kërkoi të siguronte gjysmën e kujdestarisë së fëmijëve të tij, ai planifikon të tërhiqet, duke ia lënë kujdestarinë e plotë aktores.
Alfred Balla sfidon vendimin e Kolegjit për përfundimin e mandatit të tijMe dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar ndër vite nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duket se ka vendosur në mënyrë të paprecedentë që ta sfidojë vendimarrjen e shkallës së dytë të vetingut.
Pasi nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj thirri një mbledhje plenare për të hënën me objekt “deklarimin e mbarimit të mandatit” për Ballën, ky i fundit njoftoi të premten se kishte thirrur një mbledhje të dytë të KLP-së, në të njëjtën ditë dhe orë.
Përmes llogarisë zyrtare të KLP-së në Whatsapp, Balla e thirri mbledhjen me qëllim interpretimin e vendimarrjes së KPA-së për procesin e tij të vetingut.
“..Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla,” thuhet në njoftim.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 21 maj të largojë nga sistemi i drejtësisë Ballën për një periudhë 15-vjeçare, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Pozicioni aktual i Ballës si kryetar i KLP-së bie ndesh me vendimin e KPA.
Megjithatë, në njoftimin e shpërndarë të premten, Balla pretendon se KPA nuk ka “analizuar dhe vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jo-magjistrat i KLP, për të pasur vend për t’u zbatuar neni 149/b i Kushtetutës”.
“Gjithsesi, javës që vjen është planifikuar mbledhje e Komisionit dhe e Këshillit dhe ky problem do të analizohet e vlerësohet nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë,” shton më tej Balla, duke theksuar se atij i ka mbaruar mandate, por është në pritje të emërimit të personit që do ta zëvendësojë.
I pyetur nga BIRN për axhendën paralele të propozuar nga Balla, zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj i tha BIRN se vendimi i KPA-së nuk lë vend për interpretim.
“Kam qenë i detyruar të zbatoj detyrimet kushtetuese dhe të thërras mbledhje urgjente, sepse vendimi KPA-së është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka vend për interpretim, por vetëm duhet të zbatohet në mënyrë të menjëhershme,” tha Bazaj.
Sipas parashikimeve kushtetuese, tagrin për mbarimin e mandatit të një anëtari të KLP e ka vetë Këshilli. Baze tha se me thirrjen e mbledhjes për të hënën e kishte “ezauruar misionin e tij”. Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar.
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK në Kolegj, duke kërkuar vendosjen e sanksionit 15 vjeçar, çka u konsiderua i drejtë nga Kolegji./BIRN
A ishte i qëllimshëm rrëzimi i helikopterit ku udhëtonte presidentin iranian, ç’tregon raportiNë një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri tani nuk ishte gjetur asnjë provë që të tregojë se rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi, ishte vepër e një akti të qëllimtë apo sulmi. Lajmi u njoftua të premten nga mediat shtetërore.
Ebrahim Raisi, një udhëheqës i linjës së ashpër, i cili shihej si pasardhës i mundshëm i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, gjeti vdekjen kur helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua të dielën e kaluar, mes motit të keq në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin.
“Nuk janë vënë re shenja plumbash apo diçka e ngjashme tek mbetjet e helikopterit i cili u rrëzua në një zonë në lartësi të madhe dhe shpërtheu në flakë”, thuhet në raportin e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura iraniane.
“Asgjë e dyshimtë nuk është vërejtur në bisedat e kullës së kontrollit me ekuipazhin e fluturimit”, shtohej me tej në raport, ku njoftohej se më shumë detaje do të publikohen ndërsa hetimi përparon.
Ebrahim Raisi u varros të enjten në qytetin e shenjtë mysliman shiit të Mashhadit, katër ditë pas aksidentit gjatë të cilit gjeti vdekjen gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian si dhe gjashtë persona të tjerë.
Ekspertët thonë se Irani njihet për sigurinë e dobët ajrore dhe të dhënat tregojnë për përplasje të përsëritura, shumë prej të cilave përfshijnë avionë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, të blerë para revolucionit islamik të vitit 1979.
Teherani thotë se sanksionet amerikane e kanë penguar atë prej kohësh të blejë avionë të rinj ose pjesë këmbimi nga Perëndimi, për të përditësuar flotën e tij të dobët.
Irani shpalli pesë ditë zie për nder të Ebrahim Raisin. Ky i fundit njihej si një zbatues i politikave të Ali Khameneit, për qëndrimin e ashpër ndaj mospajtimeve publike si dhe mbështeste një linjë gjithashtu të ashpër mbi çështjet e politikës së jashtme, përfshirë bisedimet me Uashingtonin, për ringjalljen e paktit bërthamor të Iranit, të vitit 2015.
Zgjedhjet e reja presidenciale janë caktuar të mbahen më 28 qershor./VOA
Pirja e kafesë përmirëson kujtesën dhe vonon përkeqësimin e procesit njohësPër shumë njerëz, nuk ka asgjë më të shijshme se një filxhan kafe në mëngjes. Por, përtej kënaqësisë gastronomike, kafeja ka tre pika që duhen marrë parasysh në lidhje me trurin dhe funksionet e tij.
Si e përmirëson kujtesën pirja e kafesë?
Sipas ekspertëve, kafeja ka efekte pozitive kur konsumohet me moderim. Për shembull, është i mirë për zemrën dhe ka një mënyrë për ta bërë më të dobishëm në mbrojtjen e trurit dhe përmirësimin e aftësive të kujtesës: përgatiteni në shtëpi, pijeni në mëngjes dhe me pak sheqer.
Por jo të gjithë njerëzit reagojnë në të njëjtën mënyrë ndaj kafeinës. Prandaj, duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si trupi juaj reagon kur pini kafe.
Kafeja mund të vonojë rënien njohëse dhe të bëjë që sëmundjet si Alzheimer të zgjasin më shumë për t’u shfaqur.
Në një studim në universitetet e Floridës dhe Majamit të Shteteve të Bashkuara u përcaktua se konsumimi i dy filxhanëve me kafe në ditë parandalon shfaqjen e demencës tek njerëzit mbi 65 vjeç.
Të gjitha arsyet e vendimit të Laportës për të shkarkuar Xavin
Xavi Hernandez s’do të jetë më trajner i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Presidenti Joan Laporta shkoi në Ciudad Deportiva dhe i informoi shkarkimin nga pankina.
Zëvendësuesi i tij do të jetë Hansi Flick, me të cilin Deco filloi negociatat këtë javë. Marrëveshja me gjermanin nuk është finalizuar, por kushtet e përgjithshme janë hartuar.
Xavi nuk është më trajner i Barcelonës për disa arsye. E para ishte se ai kishte humbur besimin e presidentit.
Laporta nuk i dha kurrë mbështetje të plotë Xavit dhe fakti që e vendosi si trajner, ndodhi për shkak se e gjithë bota e Barcelonës e mirëpriti ardhjen e tij pas konfuzionit dhe shkarkimit të Ronald Koeman.
Titulli i La Ligës që Xavi fitoi në vitin e tij të dytë ngriti vlerësimin e presidentit për të, por ky vit pa tituj ka bërë që gjithçka të shkojë në tym.
Deklaratat e trajnerit
Shkaku i ndryshimit ishin deklaratat e bëra nga trajneri në të cilat ai deklaroi se Barcelona nuk do të mund të konkurrojnë vitin e ardhshëm me Real Madridin apo ekipe të tjera të mëdha evropiane.
Presidenti ndihej i tradhtuar nga trajneri pasi disa ditë më parë ai kishte thënë të kundërtën, se kishte besim te skuadra dhe se ata mund të garonin për të gjithë titujt.
Megjithatë, ka shumë gjëra të tjera që kanë shkaktuar largimin e trajnerit. Nuk duhet harruar se kur tha në janar se ishte gati të largohej në fund të këtij sezoni, Laporta tha se nëse do të kishte qenë një trajner tjetër në vend të një legjende si Xavi do ta shkarkonte.
Kjo tashmë ishte një shenjë se gjërat që nuk funksiononin. Xavi kishte humbur besimin e skuadrës për arsye të ndryshme dhe as rezultatet sportive nuk i përmbushnin pritshmëritë. Mos fitimi i titujve është një argument i qartë për shkarkimin e një trajneri te Barcelona.
Vendimet dhe përgatitja fizike
Laporta nuk i ndihmoi aspak gjërat kur detyroi Xavin të ndryshonte formacionin e tij për një ndeshje të Champions League kundër Antwerp. Skuadra po luante për asgjë dhe Xavi vendosi të largonte Lewandowskin dhe Gündogan. Presidenti e bëri atë ta ndryshonte këtë dhe kjo shenjë dobësie nuk kaloi pa u vënë re nga lojtarët.
Ankesa kryesore e skuadrës ishte përgatitja fizike. Skuadra nuk ishte në gjendje të mirë dhe dukej e lodhur në fund të ndeshjeve.
Vetë lojtarët kanë biseduar me trajnerin për të përmirësuar këtë aspekt. Kjo u bë, por disa gjëra tashmë kishin rënë në rrugë. Mosbesimi në skuadër filloi të rritet. Kishte disa lojtarë që ishin shumë të pakënaqur me mënyrën se si po shkonin gjërat, si Raphinha, Araujo, Koundé dhe Lewandowski. Me brazilianin pati ulje-ngritje në dhomën e zhveshjes.
Çështje taktike
Pas shkarkimit kishte edhe vendime taktike, pasi drejtuesit nuk ishin të kënaqur me disa vendime që ishin shkaku i humbjes së skuadrës në ndeshje të rëndësishme. Loja nuk ishte e rrjedhshme gjatë gjithë sezonit dhe nuk u gjetën zgjidhje.
Kundërshtarët arritën të shpërbënin mbrojtjen në shumë ndeshje dhe kjo, për shembull, ishte çelësi në eliminimin e Barcelonës kundër PSG-së.
Përballja me krizën
Klubi gjithashtu beson se Xavi nuk ka qenë në gjendje të menaxhojë krizën e ekipit këtë sezon. Deklaratat e tij nuk kanë ndihmuar dhe as disa nga takimet që ka zhvilluar jashtë Ciudad Deportiva me lojtarë, vetëm disa dhe persona të tjerë.
Dhe ditët e fundit ata panë se si nuk po zbatoheshin masat për të cilat ishte rënë dakord, qoftë përgatitja fizike apo fizioterapistët.
Të gjitha këto situata dhe veprime kanë çuar në vendimin e presidentit për të hequr dorë nga Xavi, pavarësisht se ai e konfirmoi atë vetëm një muaj më parë. Kashta që i theu shpinën devesë ishin këto deklarata, por kishte shumë gjëra të tjera.