zoom

Day ArchivePartitë e reja mbajnë sytë nga Reforma Zgjedhore

Një grup pune i ngritur me deputetë të Partisë Socialiste dhe të ashtuquajturit fraksioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike pritet të dorëzojë deri me datë 1 korrik në Kuvend propozimet për reformën që do ta çojë vendin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Socialistët dhe demokratët e kanë dominuar sferën politike në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit, duke bërë që grupimet e reja politike ta shohin me dyshim procesin e reformës zgjedhore të udhëhequr prej tyre.

Të krijuara nga ish-aktivistë dhe studiues të shkencave politike, grupimet e reja synojnë thyerjen e oligopolit të PS-së dhe PD-së duke instaluar kushte më të barabarta për të garuar në zgjedhje.

Disa prej drejtuesve të këtyre subjekteve besojnë që ky ndryshim fillon me listat e hapura të zgjedhësve. Të tjerë mendojë që problemet në Shqipëri shkojnë përtej Kodit të Zgjedhor dhe krimi elektoral mund të adresohet vetëm nga organet e drejtësisë.

Përtej ndasive, këto subjekte politike kërkojnë njëzëri garantimin e votës së diasporës, që sipas tyre do të zbuste pushtetin e parasë.

“Vota e të gjithë shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit dhe shprehen pa ndikim për të zgjedhurit në vendin e tyre, bën të mundur që të minimizohet ndikimi serioz i shitblerjes së votave,” tha Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet.”

Sistemi dhe vullneti i qytetarëve

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist dhe lejimit të pluralizmit politik në vend, Shqipëria vazhdon të vuajë një tranzicion të vështirë drejt konsolidimit të sistemit të saj demokratik.

Proceset zgjedhore në vend kanë dështuar të arrijnë standardet ndërkombëtare për shkak të përsëritjes së një sërë fenomenesh negative, përfshirë mungesën e lirisë së media, shitja dhe blerja e votës, përdorimi i resurseve dhe administratës publike nga partia në pushtet, politizimi i administratës zgjedhore dhe mungesa e dialogut politik.

Dy partitë e mëdha kanë dështuar t’i adresojnë këto problematika dhe shpesh janë akuzuar nga subjektet e reja politike se e kanë manipuluar procesin e reformës zgjedhore në favor të përllogaritjeve të tyre elektorale.

Për Adriatik Lapajn, sistemi aktual politik nuk e përkthen vullnetin e qytetarit në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Demokracia bazohet në përfaqësim dhe përfaqësuesit zgjidhen me votë. Nëse sistemi nuk lejon zgjedhjen e drejtë, as përfaqësimi nuk do të jetë i tillë. Sistemi aktual politik i mbyll derën qytetarit për të qenë i dëgjuar, e kësisoj i përfaqësuar, duke ia humbur vlerën e votës së drejtpërdrejtë,” tha Lapaj në një intervistë për BIRN.

Sipas tij, sistemi aktual kufizon të drejtën e qytetarit për të zgjedhur.

“Mungesa e garës reale, gara politike me lista të mbyllura është një model i kryetarokracisë”, tha Lapaj, duke shtuar se ky sistem “vret demokracinë dhe lejon të futen në ulëset e parlamentit persona që nuk përfaqësojnë vullnetin popullor, por si rrjedhojë janë vetëm zgjedhja e parapëlqyer e kryetarit”.

Endri Shabani, akademik i diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe drejtues i Nismës Thurje, bie dakord me Lapajn dhe thekson se “problemi kryesor i këtij sistemi zgjedhor është që deformon votën e zgjedhësve”.

Duke iu referuar sistemit aktual, Shabani bazohet në zgjedhjet e fundit dhe sqaron deformimin e votës, ku Partia Socialiste mori më shumë mandate nga sa mund të merrte nëse do ishte një tjetër sistem.

“Me ligj, pa shkrepur asnjë fishek, pa djegur asnjë kuti, ky sistem i jep partisë më të madhe, në këtë rast PS-së, 6 deri në 7 deputetë më shumë se sa i kanë dhënë votuesit,” tha Shabani për BIRN.

Arlind Qori, profesor filozofie në Universitetin e Tiranës dhe drejtues i “Lëvizja Bashkë”, nuk e shikon problemin vetëm tek sistemi zgjedhor, por edhe tek pabarazia ekonomike që sipas tij përkthehet në tjetërsim vote.

“Problemet e zgjedhjeve në Shqipëri nuk kanë të bëjnë vetëm me Kodin Zgjedhor, por edhe me ligjshmërinë në përgjithësi dhe pabarazitë ekstreme ekonomike,” tha Qori për BIRN.

Kreu i Lëvizjes Bashkë shton se për të përmirësuar klimën politike “nuk mjafton ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, por duhet që organet e drejtësisë të bëjnë detyrën e tyre për të vënë përpara bankës së të akuzuarve çdo porositës dhe blerës të votave”.

Edhe Blendi Çeka, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe njohës i sistemeve zgjedhore nuk e shikon si disavantazh për partitë e reja sistemin aktual zgjedhor.

“Sistemi aktual proporcional rajonal me votë preferenciale në logjikën e tij të funksionimit nuk besoj se është kundër partive të reja politike,” shpjegoi Çeka.

“Nuk mendoj se sistemi është diskriminues ndaj partive të reja,” shtoi Çeka, duke theksuar se “pragu zgjedhor 1% është minimal për një subjekt politik”.

Sipas pedagogut, sistemi më i favorshëm lidhet shumë me mënyrën e shpërndarjes së votës potenciale për këto parti në territorin e vendit.

“Nëse kanë më shumë mbështetje në Tiranë siç edhe pritet, teorikisht unë mendoj se sistemi më i favorshëm është ai aktual,” tha Çeka. “Nëse kanë një mbështetje më homogjene në gjithë territorin, është sistemi proporcional kombëtar”, theksoi ai.

A zgjidhet problemi me ndryshim sistemi?

Rrënjët e deformimit të votës duket se janë më të thella se aplikimi i një sistemi apo një tjetri. Pavarësisht problematikave të shumta, Endri Shabani është i mendimit se një sistem i ri zgjedhor me lista të hapura mund të zgjidhte një pjesë të problemit të deformimit të votës.

Sipas tij, gara kombëtare dhe jo e ndarë në zona si tani “do i japë fund deformimit të votave, por edhe manipulimit që bëhet me zonat zgjedhore, ku lëvizen votuesit por edhe fshatrat vërdallë si t’i bien më mirë llogaritë Partisë Socialiste.”

Kreu i Nisma Thurje shton se hapja e listave do të ishte një tjetër faktor pozitiv, pasi sipas tij “kjo do fuqizonte votuesin dhe do dobësonte kryetarët e partive, të cilët sot kanë dobësuar parlamentin”.

Të njëjtin mendim ndan dhe Adriatik Lapaj, sipas të cilit heqja e rajonalizmit duke e kthyer Shqipërinë në një zonë zgjedhore, do të përmbushte kërkesat e nenit 45, pika 4 të Kushtetutës, duke i dhënë “votës në Republikën e Shqipërisë vlerë të barabartë në të gjithë territorin.”

Listat ‘100%’ të hapura, për Lapajn, do të fuqizonin qytetarin, por kjo duhet sipas tij që të shoqërohet edhe me depolitizimin e administratës zgjedhore që të mos deformohet vota në favor të partisë në pushtet.

Qori ka qasje drejt një sistemi proporcional kombëtar me prag jo të lartë, por zgjidhjen e sheh tek vendosja e ligjshmërisë.

“Blerja e votave dhe kërcënimet e ofrimet e paligjshme të vendeve të punës duhet të hetohen me skrupulozitet të pashoq,” theksoi ai, ndërsa shtoi se duhet shoqëruar me një sërë masash për të ndërtuar një shtet social që ua siguron si të drejta qytetarëve plotësimin e nevojave të tyre, pa i shtrënguar të hyjnë në rrjetën klienteliste të partive, duke e bërë të panevojshme shitjen e votës.

Koalicionet parazgjedhore, jo “vijë e kuqe”

Maksimalizimi i votës kundër të vjetrës – përveç ndryshimeve në sistem, vjen edhe me koalicion. Krerët e partive të reja nuk e shohin si “vijë të kuqe” sanksionimin ose jo të koalicioneve edhe pse shprehen se janë gati të bashkëpunojnë me këdo që është kundër të vjetrës në politikë.

“Ne si Lëvizje jemi të hapur për bashkëpunim me çdo lëvizje të re apo individ, i cili nuk ka pasur pushtet dhe nuk i ka hyrë në hak qytetarëve të vendit, që nuk ka shpërdoruar apo vjedhur paratë e qytetarëve të vendit,” tha Adriatik Lapaj.

Ndërsa Endri Shabani është më këmbëngulës në kërkesën e tij, ku e quan absurditet moslejimin e koalicioneve, siç edhe aktualisht është.

“Është absurde që një parti të vendosë se si duhet të kandidojnë partitë e tjera në zgjedhje. Dhe me heqjen e koalicioneve parazgjedhore ka ndodhur pikërisht kjo: PS vendosi që partitë e tjera nuk mund të garojnë bashkë në zgjedhje,” sqaroi kreu i Nisma Thurje.

Një tjetër qëndrim ka Arlind Qori, i cili është i mendimit se edhe të vetëm mund t’ia dalin.
“Çështja e koalicioneve parazgjedhore përbën vetëm një kuriozitet intelektual,” tha Qori. “Lëvizja Bashkë është parti, e cila jo për fajin tonë nuk gjen kollaj simotra në spektrin politik shqiptar,” shtoi ai.

Pedagogu Blendi Çeka mendon se partitë e reja e kanë avantazhin te kontrasti me partitë ekzistuese. Në këtë linjë, ai thekson se sistemi aktual që nuk lejon koalicione është një avantazh për forcat e reja.

“Çdo shkrirje në koalicion me to zbeh avantazhin e krahasuar në garë për to,” tha Çeka, ndërsa shtoi se maksimalizimin e votave, partitë e reja mund ta arrijnë vetëm nëse bashkohen me njëra-tjetrën.

Pavarësisht sistemit, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori shprehet se grupimi që ai drejton nuk i druhet garës zgjedhore.

“Ne jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje edhe në kushtet më të pafavorshme,” u shpreh Qori.

Edhe kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani sqaroi se pavarësisht sistemit do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Nëse sistemi nuk ndryshon, ne do duhet të bëhemi më strategjikë duke krijuar një front të përbashkët të së resë kundër të vjetrës,” tha ai.

Të njëjtin zotim jep edhe Adriatik Lapaj, i cili thotë se përballja do të jetë gjithmonë në zgjedhje me të vjetrën.

“Ne nuk tërhiqemi. Beteja jonë për demokratizimin e vendit është e drejtë dhe ne do i shkojmë deri në fund në çdo mënyrë, qytetare, ligjore dhe politike”, premtoi ai./ Reporter.al

Të shtëna me armë në Durrës/ 24-vjeçari plagoset në afërsi të banesës

Një 24-vjeçar u plagos me armë mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës.

I riu mori plagë në këmbë teksa ishte pranë banesës dhe më pas shkoi në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës për të identifikuar dhe kapur autorin.

Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes janë ende të paqarta.

Amerikanët blejnë klubin e Interit, kush janë dy miliarderët që morën nën kontroll aksionet

Klubi i Interit është blerë nga amerikanët.

Nga nesër zikaltërit do të jenë zyrtarisht në pronësinë e fondit amerikan “Oaktre”.

Kjo lëvizje erdhi pasi grupi “Sunning” nuk shleu borxhin që u kishte marrë në vitin 2021 për të vazhduar financimin te kampionët e saposhpallur të Italisë.

Grupi “Oaktre” drejtohet nga dy miliarderë Brus Karsh, i cili vlerësohet se ka një pasuri personale prej 2,4 miliard dollarësh, ndërsa i dyti është Hauard Marks, pasuria e të cilit vlerësohet 2,2 miliard dollarë.

Ndryshimi i emrit të drejtuesve nuk pritet të japë efekt në menaxhimin e klubit sepse nuk pritet të kryhen lëvizje në staf.

Përplasen gazetarët e RTSH: E çove në zero emisionin e mëngjesit

Gafa e gazetarëve të emisionit të mëngjesit në RTSH, ku moderatorët nuk shqiptonin dot “Holokaust” dhe “Aushvic” nxori në pah përplasjet mes vetë gazetarëve të televizionit.

Një prej tanimë ish-moderatorëve, Ermal Qori mohoi të jetë pushuar nga puna, por shpjegoi se ishte ai që kishte dhënë dorëheqjen, sepse nuk punonte dot më në një ambient të tillë, ku nuk vlerësohej profesionalizmi.

“Sqarim për publikun, kolegët dhe të gjithë dashamirësit që dërguan me qindra mesazhe dhe telefonata sot, NUK ËSHTË I VËRTETË LAJMI I PUSHIMIT TIM NGA RTSH Radio Televizioni Shqiptar, mos deformoni të vërtetën!

Kam vendosur të mos jem më as autor dhe as moderator i programit Mirëmëngjesi Shqipëri, programit të cilit i kam dhënë energjinë dhe fytyrën time, duke e marë nga 0 e duke e ngritur on TOP.

Fytyra ime vlen më shumë se çdo formë tjetër, nuk negocioj me askënd për asgjë, kam refuzuar dhe refuzoj të bëhem pjesë e arrogancës, injorancës dhe çdo forme tjetër kompromentuese!

Gazetaria është profesioni im, pasioni im dhe jam unë, pa maskë, pa doreza, pa kompromise dhe me shumë punë, lexim, përkushtim për të shërbyer në misionin e rëndësishëm të medias.

Kush më njeh e di mirë që unë nuk jam ndërtuar mbi skandale por mbi punë dhe shumë punë.

Gazetaria ime është redaksionale, është e mirëfilltë dhe punë kërkimore, pjesë e të cilës është terreni i politikës, raportimi i luftës e deri te raportimet ndërkombëtare. Rastësia nuk më ngriti askund, formimi dhe përkushtimi po.

Faleminderit publikut, atyre që më besuan nga dita e parë, unë do të jem ky që jam, i vërtetë deri në frymën e fundit!

Do të shihemi shpejt!
Përqafime 😁❤️”, ishte mesazhi i Ermal Qorit.

Por gazetarja Matilda Mcini, që po ashtu ka moderuar emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH para Qorit, u përplas me këtë të fundit duke e akuzuar për mungesë profesionalizmi.

“E gjete emisionin e mëngjesit ON TOP dhe falë “profesionalizmit” tënd e çove në ZERO! Hajt suksese në jetë,”- tha Matilda Mcini.

Veliajt “i ngushtohet laku”, SPAK nis hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve të tij

Rëndohen pozitat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pasi u mor në pyetje për tetë orë me radhë për aferën e inceneratorit të Tiranës, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror ndaj tij dhe ndaj familjarëve të tij.

Prokurori i posaçëm Ols Dado kërkon të dijë çdo lëvizje të Erion Veliajt, bashkëshortes, Ajola Xoxës vëllait dhe nënës së tij në sistemin bankar në Shqipëri.

Për këtë arsye, sipas një shkrese të siguruar nga Syri TV, prokurori ka kërkuar informacion nga të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend

SPAK kërkon të ketë në dispozicion të gjitha transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë nga Veliaj dhe familjarët e tij.

Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK – Pse i nisi 500 dollarë në New York armiku i Ervis Martinajt?

Ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini, e përfolur shpesh për romancë me një prej personazheve të njohur të botës së krimit, ka dalë në dosjen e SPAK, pas megaoperacionit ku u firmosën 48 urdhër-arreste.

Lidhja e komentuar mes Trejsi Sejdinit dhe Leonard Dukës del e faktuar në dosjen e SPAK.

Leonard Duka, që ndryshe njihet si armik i Ervis Martinajt për shkak të përplasjes në biznesin e lojërave të fatit, jep porosi që për Trejsin të dërgohen 500 dollarë në New York.

Leonard Duka nuk shpjegon pse duhet dërguar kjo shumë parash, por ai ia lë porosi ushtarit të tij, Drianto Bardhit.

“Më datë 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi të cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi që të shkoj në Eestern Union dhe t’i nisë 500$ Trejsi Sejdini në Neë York. Në vazhdimësi Leonardi i shkruan që paratë t’i nisë në emrin e Klevin Halili. Drianto i dërgon fotografi të dërgesës që ka kryer, ku dallohet emri i dërguesit Drianto Bardhi dhe pritës shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar që kjo shtetase më datë 10.02.2019 ka udhëtuar bashkë me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua në burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik në lidhje me faktin që kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka”, thuhet në dosje.

Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt.

“Ndihmë, po humbas gjak” – Shqiptarja plagoset në Angli nga ish-bashkëshorti. Tmerrohen kalimtarët

Një shqiptare u plagos rëndë nga ish-bashkëshorti i saj vetëm pak minuta pasi kishte lënë fëmijët në shkollë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Luton, në Angli, ku jeton shqiptarja së bashku me fëmijët e saj.

Mëngjesin e kësaj të marte, pasi kishte lënë fëmijët në shkollë, rrugën ia preu ish-bashkëshorti, i cili, sipas dëshmive të personave që ishin aty në atë moment, ai ishte bërë i dhunshëm dhe agresiv.

“Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi nga fyti dhe më pas i vendosin dorën në gojë që të mos bërtiste dot.”

“Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale.”

“Gruaja ka pasur të gjitha llojet e problemeve me ish-bashkëshortin e saj që u shfaq dhe u bë i dhunshëm dhe agresiv”, ishin disa nga dëshmitë e fqinjëve.

Pas plagosjes, shqiptarja e shtrirë përtokë nisi të bërtiste për ndihmë.

“E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste “më ndihmo, më ndihmo” në anglisht. Ajo gjithashtu bërtiste “Po humbas gjak”, tregoi një prej dëshmitarëve.

Pas ngjarjes, policia vendase arrestoi burrin që akuzohet si autor.

“Graciano është aty me ty?” – Ed Manushi pyet drejtëpërdrejt Argjirën. Si u përgjigj moderatorja?

Marrëdhënia mes Graciano Taganit dhe Argjira Spancës u vu në qendër të vëmendjes gjatë kohës që balerini ishte në shtëpinë e Big Brother VIP.

Argjira kishte treguar me veprimet e saj për një ftohje në raportin mes tyre, ndërsa këtë e konfirmoi Graciano gjatë eksperiencës në shtëpi.

Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e merr çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara”, tha ai.

Por së fundmi, duket se ata kanë qartësuar gjërat mes njëri-tjetrit dhe janë sërish bashkë.

Këtë e konfirmoi vetë Argjira (me ose pa dashje) teksa fliste për Procesin Sportiv për programin “She’s on Top”, që do të nisë së shpejti.

Ed Manushi: Për kë do votosh në Big Brother

Katerina: Për Eglën.

Ed Manushi: Ore mu dëgjua si Gracianio. Thuaji që ka dalë Graciano.

Argjira: Dëgjo, gocat janë familjarizuar pak me Gracianon këtu në prapaskena, kështu që e kanë bërë si të vetin.

Ed Manushi: Stop, stop! Graciano është aty me ty?

Argjira: Uaa e thashë? Po Graciano është këtu me mua.

Detaje nga abuzimi në Kavajë – Vajza i tregoi psikologes se babai e p*ërdhunoni për 4 vite

Pas katër vitesh abuzim seksual, një vajzë 15-vjeçare vendosi në Golem të Kavajës vendosi të rrëfente gjithçka.

Ajo ka treguar te psikologia e shkollës se gjatë viteve të fundit ishte përdhunuar hera-herës nga babai i saj, Bledar Rako, 48 vjeç.

Pas rrëfimit të adoleshentes, policia arrestoi Bledar Rakon.

Babai i katër fëmijëve ka mohuar para grupit hetimor se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij.

Ai punon si shitës në një pikë karburanti.

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Nga Dom Gjergj Meta

Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirëorganizuar nga lobe të caktuara, që kanë një agjendë të tyren, pjesë e së cilës, siç duket është bërë edhe një institucion shtetëror. Mundohem të mos jem komplotist për natyrë, por kësaj here e besoj se qoftë Bashkia e Tiranës, qoftë protagonistët e një shfaqjeje ceremoniale të tillë, për interesa të ndryshme kanë vënë në skenë qëllimisht një teatër të shëmtuar, duke përdorur edhe veshjet e aktorëve madje (fustane nusërie, rroba klerikësh) e deri te fëmija që mbajnë në krahë.

Janë thënë shumë gjëra dhe nuk dua t’i përsëris, sepse nga ana ime është krejt e qartë se çfarë natyre duhet të ketë një martesë dhe se ajo duhet të jetë vetëm heteroseksuale që të quhet e tillë, pra vetëm ndërmjet një burri e një gruaje dhe kjo për gjithë jetën, derisa vdekja të mos i ndajë. Ajo që të bën shumë përshtypje, është se si një institucion publik lejon, madje bëhet pjesë bashkëpunuese e një provokimi të mirëstrukturuar. Se si kjo ndodh pikërisht në kohën kur Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është aty dhe në një kohë kur debati për familjen dhe shenjtërinë e saj po merr përmasa kombëtare, përveç debateve të tjera të këtyre ditëve.

Kjo më bën të mendoj se Bashkia e Tiranës ka një agjendë të caktuar ose se së paku segmente të veçanta të saj e mbështesin këtë agjendë. Ky institucion nuk merr parasysh ndjesitë dhe ligjet e këtij vendi, por abuzon me to, duke i shkelur me të dyja këmbët në mënyrë arbitrare, madje edhe cinike, duke i zbukuruar me lule. Këtu çështja nuk është thjesht politike, por tregon qartë se Bashkia e kryeqytetit është pjesë e një lobimi, i cili po kërkon me ngulm të modifikojë konceptin e martesës dhe të familjes, duke u dhënë atyre ngjyrime të caktuara.

Në fotot e shpërndara në median televizive dhe atë online, shihet se në krahët e njërës prej zonjave gjendet edhe një fëmijë. Unë mendoj se ky është një abuzim me fëmijën, ashtu sikurse është abuzim kur prindërit që divorcohen i përdorin fëmijët kundër njëri-tjetrit apo kur fëmijët bëhen instrumente për të kënaqur egoizmin e prindërve nëpërmjet surrogacisë ose inseminimit artificial, a rendjes drejt bankave anonime të embrioneve. Fëmija i mbartur në krahë, ndërsa gratë puthen së bashku, është kryekëput një skenar në të cilin ai fëmijë shërben si një mjet dhe asgjë më shumë. Dhe ky është abuzim.

Unë nuk jam për linçim. Ne jemi të gjithë bijtë e Hyjit, ama mendimin dhe objeksionin e ndërgjegjes nuk e ndal askush. Nuk e di nëse Bashkia e Tiranës ka pjesë të administratës së vet ndonjë katolik. Nëse ka, u bëj thirrje që të protestojnë kundër një teatri të tillë, sepse ndërgjegjja e tyre vlen më shumë sesa kritikat e shefit/ave të tyre apo larg qoftë, largimi i tyre nga puna. Nëse aty gjendet dikush që e mendon ndryshe nga ata që e kanë inskenuar një gjë të tillë, të distancohet edhe publikisht.

Mosbindja civile është një vlerë, kështu që do t’i bënit nder vetes dhe institucionit duke mos u bindur e duke protestuar, jo vetëm për këtë gjë, por për çdo abuzim për të cilin jeni dëshmitarë. Nuk e di nëse ndonjë prej katolikëve që punon në Bashkinë e Tiranës do t’i lexojë këto rreshta, por nëse i lexojnë dhe pajtohen me mua, të dalin e ta tregojnë publikisht dakordësinë e tyre me to e mosdakordësinë e tyre me atë teatër pashije.