zoom

Day ArchiveVideoja e dorëzimit/ Vrau policin e “Shqiponjave”, policia: Autorin e dorëzoi familja me negociata

Azgan Mernica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja” është dorëzuar vetë në Polici.

Në reagimin zyrtar të policisë thuhet se paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar. Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

“Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica”, thotë policia e Fierit.

Grupi hetimor ngre hipoteza të reja për vdekjen e Alma Arrazit: S’mund të hidhen 4 vetë njëherësh

Provat e reja dhe analiza e grupit hetimor kanë ngritur hipoteza të reja mbi vetëvrasjen e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj.

Është provuar që nëna e re me tre fëmijët e saj e ka kaluar urën e Bunës e më pas në këmbë i është drejtuar zonës së mbuluar me shkurre dhe zhavorr që gjendet në këmbën e urës së Bunës, në krahun që ikën për në Muriqan.

Aty është gjetur një kukull dhe disa letra çokollatash.

“Aty është gjetur një kukull e cila ishte në vendin ku dyshohet se gruaja është vetë hedhur dhe gjithashtu janë gjetur edhe produkte ushqimore të fëmijëve çokollatë edhe patatina dhe prej aty kanë nisur edhe kërkimet” u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

Kjo lule mendohet se është shkëputur nga kukulla e njërës prej vajzave pasi ka ngjyrë dhe material identik. Burimet saktësuan se kukulla i është treguar familjarëve të cilët konfirmuan se ishte e vajzave të ndjera. Mendohet se nëna e re, e dëshpëruar dhe në kushtet e një tronditje të thellë mendore është vetë hedhur bashkë me fëmijët në lumë.

Kjo si shenjë hakmarrje ndaj bashkëshortit dhe tradhtisë së tij. Për shkak të dhunës psikologjike të vazhdueshme, Erdgys Arrazi, është sot në pranga nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Por, dinamika konkrete se si janë hedhur fëmijët, mbetet ende mister. Ndoshta, kjo nuk ka për tu mësuar kurrë.

“Nuk mundet dot të ngresh një akuzë ndaj bashkëshortit pavarësisht rrethanave duke thënë që e ka sharë në mënyrë të vazhdueshme dhe pastaj i ka kapur në celular një video të një personi tjetër. Për këto dy gjëra askush në republikën e Shqipërisë nuk shkon në burg 7 vjet por është absurde se është një ligj gabim. Nene 99 i kodit penal është i ndërtuar keq dhe është shumë subjektiv” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Një mundësi tjetër është që nëna të jetë vetëhedhur dhe fëmijët ta kenë ndjekur pas, të rrëmbyer nga emocionet. Sipas ekspertëve të kriminalistikës, do të duhet që të rindërtohet ngjarja që të përcaktojë se kush ka humbur jetën i pari dhe se si mund të ketë ndodhur ngjarja.

“Grupi hetimor duhet të përcaktojë saktësisht jo vetëm itinerarin por edhe vendin fiks ku viktimat janë hedhur për në lumë. Të përcaktojë mënyrën se si është realizuar hedhja e viktimave në lumë. Të gjitha këto dinamika duken se për publikun nuk kanë rëndësi por kanë rëndësi për hetimet. Për të kuptuar faktin e thjesht a kemi të bëjmë me një vepër penale të kryer vetëm nga nëna e fëmijëve, a kemi bashkëpunëtor të tjerë të mundshëm, dhe në fund mënyrën se si është kryer mbytja e tre fëmijëve pasi edhe në pikëpamje të thjeshtë të një logjike njerëzore është e pamundur që 4 persona të hidhen menjëherë në ujë dhe të mbyten menjëherë” u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi./Inside Story Top Channel

Rrëfehet gruaja e Aleks Markut që mbajti peng fëmijët: Na ka dhunuar psikologjikisht, jo fizikisht

Bardha Marku, nëna e 2 fëmijëve të mitur që u morën peng nga bashkëshorti i saj, Aleks Marku, ka rrëfyer ngjarjen për mediat.

Sipas saj, ajo nuk ka qenë në banesë momentin kur 40-vjeçari terrorizoi banorët e zonës së plazhit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës, duke qëlluar herë pas here me kallashnikov.

Marku shprehet se mbrëmjen e djeshme ka qenë tek familja e saj pasi ishte kthyer nga Italia, ku kishte qëndruar një javë për disa dokumente që i nevojiteshin për fëmijët për shkak se ishin kthyer për të jetuar në Durrës teksa sqaron se me 40-vjeçarin nuk kanë qenë të ndarë.

Ajo thotë se Aleks Marku nuk e ka dhunuar fizikisht, por vetëm psikologjikisht dhe shton se ai nuk i ka marrë peng fëmijët e tyre.

Për dyshimet se Aleks Marku mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, Bardha thotë se ai nuk ka konsumuar ndonjëherë drogë në prani të saj apo fëmijëve, por një gjë të tillë nuk e hedh poshtë duke thënë: Edhe mund ta ketë konsumuar sepse nervoz ishte.

Prononcimi për mediat i Bardha Markut:

Bardha Marku: Unë e mora vesh se më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia, nga ora 2 dhe kam ikur nga familja e prindërve sepse thashë që po të vija unë, ai ishte me nerva me mua dhe do u nervozonte situata më shumë, të mos vija në rrezik fëmijët. Dhe kisha vendosur që të vija të nesërmen dhe t’i thoja që “Aleks a do të m’i sjellësh fëmijët vetë me komunikim të rregullt apo që të marrim policinë. Në atë mëngjes më ka marrë policia dhe më ka thënë “hajde se janë fëmija tek komisariati i Durrësit”. E para është shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët. Unë kam qenë 1 javë në Itali me miratimin e Aleksit. Nuk kemi qenë të ndarë, konflikte të vogla po, por të ndarë jo. Në Itali kam shkuar se kam pasur të gjitha dokumentet e fëmijëve ngaqë i kam pasur fëmijët në Itali. Vaksinat m’u deshën tek shkolla e Durrësit sepse m’i kërkonin djalit të vogël. Tani do të kthehemi në Lezhë sepse kemi shtëpinë dhe do fus dhe fëmijët në shkollë në Lezhë.

Pyetje: Sa i dhunshëm ishte bashkëshorti juaj sepse ju keni bërë 2 denoncime në Lezhë?

Bardha Marku: Ato ishin ngaqë kohët e fundit pinte gjëra kështu dhe kishim frikë duke dëgjuar lajmet e kështu edhe nga frika kam ikur dhe kam bërë denoncimin se kam menduar se do të ndodhte ndonjë gjë. Vetëm na dhunonte psikologjikisht sepse fizikisht jo.

Pyetje: Si është gjendja e fëmijëve pas ngjarjes?

Bardha Marku: Mirë, kanë pushuar pak. Për të ngrënë kanë ngrënë e për momentin janë mirë. Po na ofrohet ndihmë edhe nga psikologë, kanë qenë 2 sot.

Pyetje: Ju pse u larguat nga Italia?

Bardha Marku: Ne u larguam nga problemet sepse u bërë këtu, u bë dhe atje.

Pyetje: Dhe ju vendosët të jetonit në Durrës.

Bardha Marku: Po vendosëm të jetonim në Durrës dhe të bënim jetën normale. 2 javë e gjysëm nuk ka më që kemi ardhur në Durrës. Nuk ka konsumuar alkool dhe lëndë narkotike në sytë tanë.

Pyetje: Po natën e kaluar sepse policia dyshon që ka konsumuar lëndë narkotike në prani të fëmijëve?

Bardha Marku: Edhe mund ta ketë konsumuar sepse nervoz ishte.

Pyetje: Kur ju ishit në Itali, a komunikonit me fëmijët në telefon?

Bardha Marku: Shumë pak dhe fare, 2 ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe as nuk tregonte vendin ku është sepse kishte frikë.

Pyetje: Pse i mori peng fëmijët?

Bardha Marku: Jo, peng nuk i ka peng sepse fëmijëve ju ka bërë qefin, me dalë, me kështu. Nuk i ka marrë peng.

Fshihej në fshatin Dërmenas, arrestohet pas 48 orësh vrasësi i efektivit të Shqiponjave

Pas më shumë se 48 orësh në arrati është arrestuar Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili qëlloi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia.

Mërnica fshihej prej 2 ditësh në fshatin Dërmenas dhe aktualisht ai ndodhet në drejtorinë e policisë së Fierit.

Mërnica pas një konflikti të momentit për kalimin në rrugë, qëlloi me plumb në kokë efektivin dhe më pas u arratis me makinë. Cenalia, 28 vjeç, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Krimi i rëndë u regjistrua më 13 maj, rreth orës 13:00 në fshatin Baltëz të Fierit.

E pranishme ishte edhe e ëma e 23-vjeçarit, e cila pa të gjithë ngjarjen. Para uniformave blu ajo dëshmoi se gjithçka ndodhi shumë shpejt, ndërsa pas konfliktit dëgjoi një të shtënë arme.

Forcat e RENEA-s dhe FSSH për dy ditë zhvilluan kërkime intensive dhe ditën e sotme kanë arritur që ta lokalizojnë dhe prangosin.

Konferenca e Interpolit do t’i kushtojë Shqipërisë 200 mijë euro

Interpol do të rikthehet në Shqipëri pas gati shtatë vitesh. Rreth 200 policë të Organizatës Ndërkombëtare më e rëndësishme e Policisë Kriminale do të qëndrojnë për tre ditë në Tiranë për konferencën e 51-të Rajonale Europiane.

Por veç prestigjit, vendi do të ketë edhe kosto. Për pritjen e përfaqësuesve, anëtarëve të stafit, përkthyesve, vëzhguesve dhe shoqëruesve të Organizatës Ndërkombëtare e Policisë Kriminale planifikohen të shpenzohen 20 milionë lekë apo rreth 198 mijë euro.

Në marrëveshjen me Interpol të depozituar në Kuvend për ratifikim, diktohen edhe detyrat e tjera që Shqipëria do të ketë si vend mikëpritës.

“Vendi pritës dhe Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it duhet të mbajnë konsultime dhe të përcaktojnë së bashku, çdo masë tjetër që mund të jetë e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve e të publikut të gjerë, duke marrë në konsideratë të drejtat e pjesëmarrësve dhe nevojat për funksionimin e Konferencës Rajonale, pa probleme dhe me efikasitet”, thotë Ministria e Brendshme.

Në dokumentin që shoqëron projektligjin e hartuar nga Ministria e Brendshme, paralajmërohen edhe kosto shtesë, veç 20 milionë lekëve për Shqipërinë në rast incidentesh me të ftuarit. Këto para do të dalin nga buxheti i Policisë së Shtetit.

“Vendi pritës do të marrë masat e duhura për të siguruar mbulim sigurimi për çdo dëm të shkaktuar personave të përfshirë ose që marrin pjesë në punimet e Konferencës së 51-të Rajonale Evropiane, si dhe çdo dëmtim të shkaktuar pa dashje në ambientet ose automjetet nga pjesëmarrësit në Konferencën e 51-të Rajonale Europiane”, vijon Ministria e Brendshme.

Konferenca e 51-të Rajonale Europiane të Interpol që do të mbahet në Tiranë në datat 11-13 qershor, vjen në një kohë që në vend po zhvillohen hetime për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Me përmasa më të mëdha në kontekstin gjeopolitik, vitin e shkuar, Shqipëria mikëpriti Samitin e Procesit të Berlinit. Organizmi i kushtoi vendit 112 milionë lekë apo rreth 1.1 milionë euro.

Pa veten në pasqyrë dhe u tremb, detajet si nisi të qëllonte me kallash brenda shtëpisë Aleks Marku

Të tjera detaje hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur orët e para të ditës së sotme, ku Aleks Marku mori peng dy fëmijët e tij të mitur dhe nisi të qëllonte me breshëri brenda banesës në Durrës.

Burimet tregojnë se në gjendje të dehur dhe nën efektin e narkotikëve, Aleks Marku dyshohet se ka parë veten në pasqyrën e dhomës së gjumit dhe është trembur.

Atij i është dukur se po e sulmojnë brenda në shtëpi dhe ka nisur të qëllojë me armë. Djali i madh 11 vjeç është përpjekur ta qetësojë të atin dhe ta mbajë larg vëllanë më të vogël.

Ai madje ka nisur të negociojë me të atin dhe të ruajë qetësinë, ndërsa për fat të mirë ndërhyrja e RENEA parandaloi përshkallëzimin më tej të situatës.

Juli e pyet a është xheloze për burrin, Françeska fik mikrofonin: Ai ka një shoqe të mirë…

Pas përfundimit të prime-t, Françeska Murati është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo dhe Juli në “Big Brother VIP”.

“Ke merak për Egysin jashtë tani?”, duke nënkuptuar se mos modelja ka frikë që bashkëshorti do ta tradhtojë me ndonjë femër tjetër sepse  kanë kaluar disa muaj që ajo është futur në shtëpi.

Duke hezituar që të përgjigjet, modelja ka fikur mikrofonin që mos të dëgjohet dhe tha: “Ka shoqen e tij më të mirë dorinën”.

“Sa budallaqe”, u shpreh Romeo, ndërsa Julian Deda shtoi: “Mirë se e paske lënë në duar të sigurta”.

Përgjigjia e sinqertë e Françeskës bëri që ajo së bashku me të gjithë konkurrentët të shpërthejnë në të qeshura.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Do të bëj një pyetje po do më kthesh një përgjigje të sinqertë

Françeska: Po

Romeo: Ke merak për Ergysin jashtë tani?

Françeska: Për çfarë që ai po çmendet pa mua? Patjetër

Juli: Ai mund të mos jetë pa ty, por a po çmendet?

Banorët shpërthejnë në të qeshura

Françeska: Dua të jap përgjigje por do ta fik mikrofonin. Ka shoqen e tij më të mirë dorinën

Romeo: Sa budallaqe (konkurrentët shpërthejnë në të qeshura)

Juli: Mirë se e paske lënë në duar të sigurta

“Do të jap shpjegime kur…”-Rrëfimet e Roan Brahimit për atentatin në Milot dhe Fushë-Krujë

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati ne Athinë ndaj Roan Brahimit, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë.

Autorët dhe porositësit e ekzekutimit të Roan Brahimit ishin në dijeni të çdo lëvizje të tij. Si edhe të faktit që ai kishte një familje të dytë në Greqi.

Pasi thuhet që Roan Brahimi kishte edhe një familje tjetër në Shqipëri, ku me bashkëshorten e parë kishte dy fëmijë. Por në vetvete atentati që trazoi edhe qetësinë e një kryeqyteti si Athina, që duhet thënë se është shqetësuar shpesh sidomos në dy vitet e fundit nga ngjarje të tilla të rënda, ku në qendër janë grupet shqiptare, tregoi në një farë mënyre edhe forcën e krimit shqiptar. Që tashmë guxon të ngrejë dorën fuqishëm, si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Siç ishte edhe ekzekutimi i Roan Brahimit, apo personazheve të tjerë të botës së krimit, që kanë zgjedhur të fshihen jashtë vendit, duke vazhduar nga aty veprimtarinë e tyre kriminale duke u shfaqur herë si ushtarë, dhe herë si porositës të vrasjeve.

Siç ishte në fakt edhe aktiviteti i 32-vjeçarit, Roan Brahimi, i cili ishte përfshirë në shumë ngjarje të rënda kriminale kryesisht në mesin dhe veriun e vendit në Shqipëri. Por që nuk ishte arrestuar asnjëherë, pasi gjithmonë kishte ditur t’i ikte drejtësisë në kohën e duhur. Një ekzekutim që vinte pas një seri vrasjesh që kishin tronditur Shqipërinë gjatë tri viteve të fundit dhe që kishin lidhje me emrin e mbretit të bixhozit, Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij. Të cilët u panë të asgjësoheshin në harkun kohor të pak viteve, një e nga një, në fije të ngatërruara larje hesapesh, por që me kalimin e kohës, gjaku i mbetur rrugëve, nisi të shpagohet dhe kësisoj të na zbardhë edhe dinamika të pazbuluara më pare se kush po godiste dhe kush do të ishte viktima e radhës. Një histori të cilës i ka kushtuar një vëmendje të gjatë dhe shtypi grek, që ka gërmuar thellë në jetën e këtij personazhi.

Emri i të cilit u bë publik për herë të parë në emisionin ‘Në Shënjestër’, të datës 14 Janar 2022. Ku u zbulua se një ndër banesat të cilat u kontrolluan nga policia në lidhje me atentatin e ndodhur në Milot më datë 22 Korrik 2022, ndaj Ylli Brahjas ose i njohur me mbiemrin Brahimi, i konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinaj, dhe Klisman Preçit. ishte edhe ajo e Roan Brahimit. Ky Ylli Brahja mbeti i plagosur rëndë, ndërsa Klisman Preçi humbi jetën rrugës për në spital. Roan Brahimi i cili pikërisht në këtë emision ndërhyri me anë të një mesazhi, të lexuar nga gazetarja Klodiana Lala, ku mohonte që të kishte lidhje me ngjarjet kriminale që kishin ndodhur në Shqipëri. Siç ishte atentati në Milot ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit. Apo atentati i trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mbetën të ekzekutuar Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Ervis Martinaj dhe dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

“Reagon Roan Brahimi. Që sipas të gjithë dokumentacionit dhe dosjes hetimore që disponon emisioni ‘Në Shënjestër’, rezulton që babai i tij është marrë në pyetje, është kontrolluar banesa, është shpallur në kërkim policor për ngjarjen. Megjithatë i pyetur nga emisioni ‘Në Shënjestër’ nëse ka dhënë shpjegime në polici, Roan Brahimi në lidhje me atentatin e Milotit por edhe te Mbikalimi i Fushë-Krujës, Roan Brahimi përgjigjet se unë kam vite që jetoj jashtë, dhe do të jap shpjegime kur të vij në Shqipëri. S’kam asnjë arsye të nxitoj për t’i shërbyer kazanit mediatik”, thoshte Brahimi në emisionin ‘Në Shënjestër’ më 14 janar 2022.

Por ashtu siç ishte një personazh kontrovers për policinë dhe median shqiptare, kështu duket se Roan Brahimi konsiderohej edhe në vendin fqinj në Greqi. Ku jetonte prej vitesh, para se të lëvizte më tej në disa vende të ndryshme të Evropës, si në Francë, Spanjë dhe së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aty nga ku sipas medias greke, Roan Brahimi drejtonte shfarosjen e kundërshtarëve të tij. “Në çdo gur të krimit që të ngrije në shtetin fqinj, gjithmonë aty poshtë do të gjeje 32-vjeçarin Roan Brahimi. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai së fundmi kishte gjetur strehë në mikpritjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, aty nga ku drejtonte shfarosjen e kundërshtarëve të tij”, shkruajnë mediat greke.

Më tej media greke duke u ndalur edhe te rasti i ekzekutimit të Roan Brahimit, i bën edhe një rezyme krimit shqiptar dhe forcës që organizatat kriminale shqiptare po tregojnë edhe jashtë vendit. Deri në Irakun e largët, ku pak muaj më parë një i ri shqiptar, ekzekutoi ‘Benzemanë’. Një nga bosët më të mëdhenj të kokainës, të kërkuar edhe nga DEA amerikane.

“Mbretëria e xhelatëve shqiptarë shtrihet e ‘punësuar’ në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tokës. Janarin e kaluar ata arritën që në Bagdad, të vrisnin në mes të rrugës trafikantin më të madh irakian të kokainës. Atë të cilit DEA amerikane i kishte vënë pseudonimin ‘Benzema’, për ngjashmërinë e tij me futbollistin e famshëm francez!”, shkruajnë mediat greke. Por ndërsa media greke kalon në skaner krimin shqiptar, nuk harron t’i rikthehet edhe njëherë jetës prej krimineli të Roan Brahimit. Dhe të një prej ngjarjeve të rënda të ndodhura vetëm dy muaj më parë, që si duket shënoi edhe fundin e tij. Atë të ekzekutimit në serën me domate në vilën e tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.më 15 mars të Gentjan Bejtjas.

Një tjetër personazhi të ngatërruar keq me punët e krimit në zonën e Niklës dhe ca më tej në veri të vendit. “Roan Brahimi shfaqet sot si ‘instruktori’ i ekzekutimit gjatë marsit që lamë pas të Gentjan Bejtjas. Sera e domateve e 43-vjeçarit që u ujit me gjakun e tij pasditen e 15 marsit. Ku tre xhelatë me pagesë dolën nga ‘Land Roveri’ Discovery dhe e goditën me tre kallashnikovë, teksa në vendngjarje u numëruan 30 gëzhoja. Ku përfshirja e Brahimit rezulton në faktin se si udhërrëfyes të xhelatëve që vranë Bejtjan del të ketë qenë kunati i tij Ilir Beqaraj, i cili u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij Edison Haxhiu. Periudhë në të cilën kur u krye vrasja e Bejtjas, Roan Brahimi ishte strehuar prej muajsh në Dubai, si haraç për atë që i kishte bërë bandës rivale të Ervis Martinaj, i njohur si ‘Mbreti i Lojrave të Fatit’, i cili edhe ky u zhduk në mënyrë misterioze në gusht të vitit 2022, dhe që nga ajo kohë supozohet të jetë i vdekur”, shkruajnë mediat greke.

Sipas një gazetari të njohur grek pas ngjarjeve në Shqipëri, ku emri i tij kishte dalë si i përfshirë, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi. Por dyshimet më të mëdha janë se vrasësit të cilët mendohet se kanë qenë profesionistë me pagesë, e ndiqnin në mënyrë periodike në Greqi, partneren dhe fëmijën e tij. Aty ku mesa duket gjetën edhe vigjilencën e tij më të ulët dhe e ekzekutuan. “Më 17 Korrik 2022, Roan Brahimi vrau Brilant Martinaj, kushëririn e Ervis Martinaj. Ndërsa natën e 22 Korrikut 2022, ai qëlloi në qytetin e Milotit, ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit, teksa Brahja po dilte nga Xhip-i i tij i blinduar, ku u derdhën 108 plumba. Në këtë ngjarje humbi jetën 28-vjeçari Preçi, ndërsa shoku i tij pasagjeri Ylli Brahja shpëtoi, pasi u kyç në makinën e blinduar ‘Toyota’ Land Cruise”, shkruajnë mediat greke.

Sipas medias greke, 32 vjeçari Roan Brahimi ishte në ortakëri të hapur me një bandë të krijuar nga nipi famëkeq i Rrahman Rrajas. Deri në shtator, deputet i Partisë Socialiste në pushtet të Edi Ramës. Ndërkohë që një oficer i Sigurisë tha për mediat greke se me shumë mundësi, vrasësi ka ardhur në Greqi, vetëm për të kryer atentatin.

“Kujtojmë se Roan Brahimi dhe gruaja e tij 37-vjeçare kishin parkuar automjetin e tyre luksoz me ngjyrë të zezë dhe kishin shkuar në biftekun ngjitur. Por gjatë daljes nga restoranti, një motoçikletë me dy motoristë i janë afruar, ku pasagjeri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë gjakftohtë ndaj Roan Brahimit. Ku policia ka grumbulluar dy gëzhoja nga vendi i përgjakur, ndërsa gjatë autopsisë është konstatuar se Roan Brahimi është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në qafë nga ekzekutori.

Marrë nga emisioni “Në Shënjestër”

“Ekonomia e Shqipërisë në rrezik nga thatësirat”

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.3 për qind në vitin 2024, pas një rritje me 3.4 për qind vitin e kaluar, sipas raportit të

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, nuk ka ndryshuar parashikimin për ekonominë e Shqipërisë dhe pret të rritet me 3.3% na 2024-n.

Rritja thotë BERZH do të ndikohet nga konsumi i turistëve dhe sektorit privat, si dhe nga eksportet që përfitojnë nga forcimi i lekut.

“Nga ana tjetër, rreziqet për rritjen lindin nga një thatësirë ​​e mundshme që ndikon negativisht në prodhimin bujqësor dhe furnizimin me energji elektrike, me një rrezik të konsiderueshëm të rënies ndaj PBB-së duke pasur parasysh kontributin relativisht të madh të bujqësisë (akoma afër 20 për qind) dhe peshën e lartë të hidrocentraleve në prodhimin e energjisë elektrike (99 për qind e prodhimit vendas neto),” tha BERZH.

Në vitin 2025, BERZH pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me 3.5%, në përputhje me rimëkëmbjen e pritshme globale.

“Inflacioni vazhdoi të lehtësohej vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të ulët dyvjeçar prej 2.3 për qind në mars të vitit 2024 dhe autoritetet presin që ai të qëndrojë rreth kufirit të synuar në vitin 2024 dhe më tej,” vuri në dukje banka.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë Shqipëria, BERZH pret që rritja ekonomike të përshpejtohet në 3.3% këtë vit nga 2.5% në 2023, duke ulur paksa projeksionin e saj të mëparshëm prej 3.4%, pasi inflacioni zbutet dhe aktiviteti i ndërtimit rritet në të gjithë rajonin.

Balluku del nga SPAK pas 3 orësh: Dhashë sqarime për inceneratorin e Tiranës

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku doli nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje.

Teksa la godinën e SPAK, ajo konfirmoi në një prononcim të shkurtër për mediat se dha sqarime për inceneratorin e Tiranës.

Balluku deklaroi se ka ardhur koha që kjo dosje të zbardhet e plotë dhe personat përgjegjës të përgjigjen para ligjit.

“Isha këtu për dosjen 255, që është inceneratori i Tiranës, duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve, për të cilën kemi folur gjithmonë. Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm”, tha Belinda Balluku.