zoom

Day ArchiveLindita Nikolla hap tender 45 mijë euro për të rregulluar 3 Mercedezë të prishur të qeverisë

Qeverisë i janë prishur makinat dhe riparimi kushton plot 45 mijë euro.

Së fundmi, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender me vlerë 45 mijë euro me TVSH për të riparuar tre Mercedezët e titullarëve të institucionit.

Sipas objektit të procedurës prokuruese, bëhet fjalë për një kontratë dy vjeçare për periudhën 2024-2025 për riparimin dhe mirëmbajtjen e një fuoristrade të vitit 2006, e cila është blerë nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe tashmë ka mbetur në inventarin e institucionit.

Një autoveturë të klasit S të vitit 2013, e blerë nga Ilir Meta në 2014, në atë kohë Kryetar Kuvendi dhe që aktualisht përdoret nga Agron Gjekmarkaj, dhe një Mercedez tjetër, i vitit 2018 që u ble nga Gramoz Ruçi dhe tashmë përdoret nga Lindita Nikolla.

Vlera e objektit mesa duket ka kapërcyer edhe vetë komisionin e prokurimit pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku në argumentet pse duhej ky tender, është munduar të evidentojë shkakun e një shifre kaq të lartë për riparimin apo mirëmbajtjen e tri makinave.

“Lista e shërbimeve objekt prokurimi është pasuruar ndjeshëm me zëra te rinj krahasuar me vitet e mëparshme, për të mundësuar kështu ndjekjen sa më optimale të procesit të zbatimit të kontratave që do të lidhen duke i paraprirë çdo situate.

Dhe një situatë që ka synuar të paraprijë Kuvendi duket se është prishja e makinës në rrugë, ku si kriter për kompanitë garuese në tender, ka edhe ofrimin e spostimit të automjetit me karroatrec.

Sipas afateve tenderi në fjalë është mbyllur dhe pritet lidhja e kontratës për disbursimin e parave nga ana e institucionit.

Autogoli i Taulant Ballës, poston foto sikur është me fermerët në Lushnjë, por po pi kafe në Vjenë

Ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla postoi disa pamje me banorët e Lushnjës, u pa duke hyrë në një nga lokalet më të shtrenjtë të Vjenës

I veshur me të zeza, me kapele dhe syze për të mos rënë në sy, ai është parë në mesditë në mjediset e “Hyatt Hotel” duke pirë kafe me bashkëshorten e tij dhe me një mik të tij dhe ky i fundit me bashkëshorten.

Kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë mbajnë në “draft” takimet me njerëzit, për t’i postuar ato në rrjetet sociale dhe për të krijuar përshtypjen se ata janë aty, pranë votuesve të tyre çdo ditë.

Nga Vjena, Balla ka postuar në faqen e tij të Facebook-ut sikur është duke vizituar fermerët e Lushnjës, ku është edhe deputet i zonës. Ministri Balla dhe socialistët e tjerë duhet të kuptojnë se shqiptarët që janë të shpërndarë në çdo cep të botës, nuk mund të gënjehen më me postimet e Facebook-ut.

 

Manovra me Albcontrol-in

Nga Irena Beqiraj

“Albcontrol nuk duhet të ketë fitim. Duhet të marrë atë shifër që i duhet për operime dhe investime. Jemi duke rregulluar formatin funksional të Albcontrol duke e kthyer në institucion shtetëror, jo fitimprurës. Ky është thelbi, por e kuptoj që është çështje shumë teknike. Sa i përket kryeministrit, ka aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale, është një lider politik i një përmase jashtë këtij vendi, por nuk merret me navigimin ajror”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku në Kuvend.

Që ne kemi mbetur pa lider sepse atij që kemi i është mbushur mendja që drejton botën, e është  i “një përmase jashtë këtij vendi” unë bie dakord me zonjën Balluku. Aty ku nuk bie dakord unë me të është që çështja e ndryshimit të statusit të Albcontollit “është një çështje shumë teknike”. Ndaj po përpiqem ta shpjegoj thjesht!

Albcontrolli është kompani aksionere shtetërore që te ardhurat i siguron  nëpërmjet tarifës që vendos çdo vit edhe paguan Euro-control. Tarifa percaktohet çdo vit në bazë të kostove operative edhe kostove për investim që kryen Albcontroll. Asgjë nuk ka ndryshuar deri këtu, kështu ka qenë edhe është.

Por, që kur gjykata belge vendosi urdhër bllokimi në favor të Becchetti- t , Albcontrol mbeti pa të ardhura, kjo bëri të pamundur funksionimin operacional të tij.

Albcontrol u kreditua nga ente të tjera si Autoriteti i Aviacionin Civil edhe nga buxheti i shtetit, por nuk mbahet gjatë me “miell hua” një SHA. Ndërkohë që ekziston frika e përsëritjes së precedentit edhe pagesat e Euro-controllit ndaj Albcontrollit të bllokohen në të ardhmen  në favor të  fituese të tjerë te arbitrazheve ndërkombëtare ndaj Shqipërisë si Actor, etj.

Meqë mundësia për të financuar një kompani aksionere shtetërore  me fonde të buxhetit është e limituar edhe kufizohet nga Ligji Organik i Buxhetit, shteti e futi në gjirin e tij Albcontrollin pikërisht duke i dhënë statusin e entit publik edhe duke i hapur kështu mundësinë të financohen i pashqetësuar nga buxheti i shtetit.

“Lideri që vendi i rri ngushtë” e mbajti fjalën. Becchetti nuk mori asnjë lek nga buxheti, por buxheti do të financojë Albcontrollin që e la duarbosh Becchetti!  Nga i mori lekët Becchetti? Nga buxheti! Kaq e thjeshtë është kjo çështje!

Pse turistët nuk po e rrisin konsumin në vend?!

Ardhja e 10 milionë turistëve vitin e kaluar, apo rreth 35% më shumë se në vitin 2022, arriti të zëvendësojë rënien e kërkesës për sipërmarrësit, e shkaktuar nga ndryshimet demografike vetëm gjatë periudhës korrik-shtator, pasi në muajin tetor 2023, konsumi iu rikthye tendencës së rënies.

Importuesit e drithërave, orizit dhe makaronave pohojnë se konsumi i popullatës vijon të pakësohet edhe në 3-mujorin e parë të 2024-s, për shkak të emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të zonave malore.

Ndërsa ardhja e turistëve para fillimit të sezonit tradicional turistik po ndihet më tepër nga strukturat e shërbimit dhe tregtisë në zonat afër qendrës së Tiranës.

Importet e makaronave dhe orizit shënuan rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Doganave, sasia e importuar me oriz në 2023 ishte 19% më pak se në 2022.

Ulje të importeve vjet pati edhe për produktin e makaronave, me rreth 5%, në raport me vitin paraardhës.

 

Burimi: Doganat

 

Burimi: Doganat

 

Në muajt janar-mars 2024, importet e makaronave dhe orizit janë shtuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar. Orizi shënoi rritje me 42% dhe importet e makaronave u shtuan me 3,2%.

 

Burimi: Doganat

 

Burimi: Doganat

 

Importuesit e tyre pohojnë se shtimi i të hyrave nuk u ndikua nga përmirësimi i konsumit, por nga rritja e sasisë së magazinuar, për shkak të problematikave në tregjet e huaja.

“Nëse më parë, e bënim 2-3 javë para blerjeve planifikimin për transportin e mallrave nga vendet e origjinës, tashmë duhet ta parashikojmë transportin e mallit tre muaj para se të porosisim blerjet”, pohoi drejtuesi i një prej kompanive importuese të mallrave të shportës ushqimore.

Ecuria e kërkesës për produkte, si: oriz, makarona dhe sheqer, sipas tij shfaqi rënie edhe në muajin pasardhës të Ramazanit dhe veçanërisht te zonat rurale, për shkak të shpopullimit.

Rikuperimi i kërkesës për blerje pritet të nisë nga muaji qershor deri në fund të shtatorit, për shkak të turizmit dhe fillimit të sezonit të prodhimit të reçelrave dhe kompostove. Për importuesit, ardhja e turistëve të huaj vitin e kaluar rriti shumë pak sasinë e shitjeve të produkteve të shportës ushqimore.

Kërkesa u rrit më tepër për pijet freskuese, alkoolike dhe lëngjet e frutave.

Ardhja e turistëve rezulton se nuk pati efekt të lartë te konsumi final i popullatës, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitin 2023, konsumi i popullatës u rrit me vetëm 2.96% nga 7.37% vitin e mëparshëm, duke shënuar nivelet më të ulëta që nga koha e pandemisë.

Madje, në gjysmën e dytë të vitit, kur kulmon turizmi, konsumi u rrit me ritme shumë të ngadalta (2.21% në tremujorin e tretë dhe 1.55% në të katërtin).

 

Burimi: INSTAT

 

Importet e grurit rriten, kërkesa, në rënie

Në periudhën janar-mars 2024, importet e grurit u rritën me 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, sipas të dhënave të doganës.

Pas pandemisë së Covid-19, kjo është sasia më e lartë e grurit të importuar në 3-mujorin e parë të vitit. Importet kanë ndjekur trendin rritës vjetor. Për 2023, shtimi i tyre ishte me 11% krahasuar me 2022.

Grosistët e importit të grurit po shfrytëzojnë në maksimum magazinimin e drithërave me qëllim parandalimin e humbjeve nga ndryshimet e mundshme të çmimit, pas korrjeve të muajit korrik.

Për kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, shtimi i importeve nuk është ndikuar nga rritja e kërkesës, por nga masat e fabrikave të blojës për të krijuar rezervat e periudhës dimër-pranverë, pasi ende nuk dihet se si do të jetë çmimi i grurit për korrjet e reja.

Z. Haxhiymeri pohon se konsumi vijon të jetë me rënie në muajt e parë të 2024, duke ndjekur këtë tendencë që nga përfundimi i sezonit turistik.

“Konsumi është në rënie prej disa muajsh. Më dobët ishin muajt shkurt, mars. Edhe fundviti ishte më i dobët se një vit më parë. Pra shitjet nga muaji tetor, deri tani, nuk kanë qenë të mira.

Nuk ka kërkesë, nëpër fshatra nuk ka njerëz fare, por edhe qytetet janë dobët. Shpresojmë që konsumi të rritet disi me turizmin, pasi mendohet se bilanci i atyre që largohen në afatgjatë ose me pushime me ata që vijnë të jetë në favor të këtyre të fundit.”

Pas largimit të turistëve, nga muaji tetor dhe deri tani, konsumi i bukës dhe ëmbëlsirave vijon të jetë në rënie sipas drejtuesve të disa prej furrave kryesore në vend.

Me përfundimin e sezonit turistik, në muajin tetor, sipas tyre rënia e kërkesës për produktet e brumit dhe ëmbëlsirave ishte 20% krahasuar me vitin paraardhës, përveç shitjeve të produkteve fast food, që nuk shënuan pakësim.

 

Burimi: Doganat

 

Burimi: Doganat

 

Në 3-mujorin e parë 2024, rënia e konsumit për produktet e brumit dhe ëmbëlsirave është thelluar. Për prodhuesit, pakësimi i konsumit është ndikuar nga emigrimi, veçanërisht të rinjve, ndërsa ardhja e turistëve të huaj nxit rritjen e kërkesës vetëm në periudhën e sezonit.

Hysen Caka, administrator në “Caka Group”, thotë se në muajt janar-mars 2024, konsumi i bukës është ulur me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Pakësimi i konsumit, sipas tij, është më i lartë për produktet e pastiçerisë. Kërkesa për ëmbëlsirat ka rënë me 70% krahasuar me vjet.

“Në 3-mujorin e parë të vitit, konsumi i bukës dhe ëmbëlsirave ka shënuar rënie të lartë. Mendoj se arsyeja kryesore është emigrimi i të rinjve apo pjesës më vitale të shoqërisë jashtë vendit.

Shumica e popullsisë së mbetur është e plakur dhe konsumon sasi të ulëta të këtyre produkteve.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë periudhë te rënia e kërkesës është edhe muaji i agjërimit. Me përfundimin e muajit të Ramazanit, presim të kemi një situatë më të qartë për analizimin e faktorëve ndikues”, thekson ai.

Edhe Ali Dedolli, drejtues i rrjetit të furrave dhe dyqaneve të shitjes së bukës dhe pastiçerive “Alna Bakery”, pohon se pas largimit të turistëve të huaj, tendenca e konsumit vijon të mbetet në rënie. Sipas tij, shkak kryesor mbetet largimi i popullatës në emigracion.

 

Shtohen shitjet në supermarketet afër qendrës nga turistët

Në tregun e pakicës, kërkesa për produktet e shportës veçanërisht të mallrave bio, pije dhe detergjentë është rritur në periudhën janar-mars 2024 sipas përfaqësuesve të rrjetit të supermarketeve “Big Market” e nxitur nga ofertat e çmimeve.

“Në 3-mujorin e parë të këtij viti ka pasur rritje të konsumit për produktet kryesore të shportës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo rritje është ndikuar edhe nga ofertat e shumta të rrjetit për kategoritë e mallrave, si: produkte shporte, produkte të freskëta, snack dhe pije, si dhe për produktet e kujdesit personal dhe detergjentë.

Ajo që vihet re është një kujdes i veçantë që klientët tani i kushtojnë produkteve të freskëta dhe bio”, pohojnë nga “Big Market”.

Sivjet ka pasur rritje të shitjeve në supermarketet afër qendrës për shkak të numrit të lartë të turistëve.

“Në pikat e shitjes të rrjetit ‘Big Market’ tek sheshi ‘Willson’ dhe ‘9-katëshet’ në Tiranë ka pasur një xhiro të konsiderueshme të ndikuar edhe nga klientët turistë që vizitojnë vendin tonë gjithmonë e më të shumtë në numër.

Në muajt në vazhdim pritet rritje e xhiros edhe në pikat turistike bregdetare si: Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë”, vlerësohet nga rrjeti i supermarketeve “Big Market”. Ndërsa çmimet e shportës ushqimore mbeten të pandryshuara.

 

Burimi: INSTAT

 

Importet e misrit për janar-mars rriten 100%

Në një periudhë kur fermerët shqiptarë mbajnë stok të pashitur në hambarë misrin, për shkak të rënies së çmimit, importet nga jashtë shënojnë rritje të lartë.

Në periudhën janar-mars, sipas të dhënave të Doganave, importet e misrit u rritën me 100%. Për vitin 2023, importet u rritën me 49% më shumë së në 2022.

Misri në vend përdoret si ushqim për blegtorinë. Por, sipas fermave vendase, sasia e misrit që përdoret për blegtorinë blihet nga importi, pasi cilësia e prodhimit vendas është e ulët.

Për shkak të mungesës së tregut të shitjes, fermerët parashikohet të reduktojnë edhe të mbjellat me misër me nisjen e sezonit të ri në muajin prill.

“Edhe për misrin është e njëjta situatë si për grurin, sasia e pashitur është e lartë. Për këtë arsye sivjet me nisjen e sezonit të prodhimit pritet që të mbjellat me misër në zonën e Korçës të jenë 10 deri në 15% më pak krahasuar me vjet”, pohoi më herët Vasfi Sherifi, përfaqësues nga AGROVAS-SHE kompania prodhuese dhe tregtuese për fara, fidanë dhe inpute bujqësore në fshatin Pojan të Korçës.

Brikel Plasa, nga fshati Pojan, pohoi më herët se parashikon të mbjella 50% më pak tokë me misë se vjet pasi mungon tregu i shitjes.

“Çmimi i misrit aktualisht në treg është 23 deri 25 lekë/kg nga 43 lekë për kg që ishte vjet. Çmimi aktual është nën kostot e prodhimit. Humbjet janë të larta sidomos te fermerët që paguajnë koston e punimit të misrit, naftën, magazinimit të produktit”, tha ai.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 sipërfaqja e tokës së mbjellë me misër ishte në 56,6 mijë ha. Krahasuar me 2021 sipërfaqja e tokës së mbjellë me misër ra rreth 3%.

 

Burimi: Doganat

 

Burimi: Doganat

 

Turizmi nxit shitjet e vajit të lulediellit dhe detergjentëve në HoReCa; Konsumi familjar, në rënie nga emigracioni

Importet e periudhës janar-tetor 2023 për grupin “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale”, sipas të dhënave të INSTAT, ranë me 6% krahasuar me vjet. Në periudhën janar-shkurt 2024, importet e grupit u rritën 32% krahasuar me vitin paraardhës.

Importuesit dhe ambalazhuesit e vajit të lulediellit pohojnë se aktualisht, ecuria e shitjeve është normale, ndërsa konstatohet diversifikim i konsumit.

“Shitjet më të larta janë të përqendruara në HoReCa (Hotele-Restorante dhe Katering), ku shiten më tepër ambalazhimet 5 litra të vajit të lulediellit. Shitja e tyre është nxitur edhe nga shtimi i numrit të turistëve që qëndrojnë në apartamente me qira ditore.

Kërkesa për vajin e lulediellit me paketim 1 litër, që tërësisht blihet nga familjarët është në rënie. Faktori kryesor që ka pakësuar shitjet është rënia e popullsisë prej emigrimit”, pohoi një nga drejtuesit e kompanive ambalazhuese të vajit të lulediellit.

Ardhja e turistëve në muajt e verës vitin e kaluar ndryshoi tërësisht konsumin për vajin e lulediellit. Deri në fillim të muajit qershor 2023, importuesit pohonin se shitjet ishin rreth 40% më të ulëta se vjet, për shkak të emigrimit të popullsisë dhe mbiprodhimit të vajit të ullirit.

Në periudhën janar-tetor 2023, shitjet e vajit të lulediellit u rritën 10 deri në 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, sipas drejtuesit të një prej kompanive importuese të vajit. Arsyeja kryesore e shtimit të shitjeve, sipas tij, mbetet numri i lartë i turistëve.

“Shitje të vajit të lulediellit ka pasur më tepër te supermarketet dhe hotelet në zonën e Durrësit dhe Vlorës. Në muajin nëntor, me largimin e turistëve ka pasur rënie të shitjeve, por parashikojmë shtim të tyre në dhjetor nga festat e fundvitit.

Krahasuar me vjet, shitjet e vajit të lulediellit janë më të larta. Përveç turistëve, ka pasur ndikim edhe te rënia e prodhimit të vajit të ullirit”, pohoi më herët një prej importuesve.

Faktor tjetër që ka ndikuar te përmirësimi i kërkesës për këtë produkt është edhe ulja e çmimit, ku tashmë prej një viti në treg janë stabilizuar çmimet me shumicë për këtë produkt.

Vaji i lulediellit po tregtohet me shumicë me çmim nën 200 lekë për litër (150 deri në 180 lekë për litër).

Rënia e çmimit të vajit të lulediellit nisi në muajin qershor 2022, periudhë në të cilën filloi të importohet vaji nga depozitat e Ukrainës drejt vendeve kufitare, pasi transporti detar ishte i bllokuar nga lufta.

Në muajin korrik 2022, çmimi i vajit u ul me 24% krahasuar me çmimin e shitjes pas luftës.

Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe vështirësive të krijuara në importin e vajit të lulediellit, çmimet në tregun shqiptar u rritën me rreth 33%.

Në muajin mars 2022, çmimi i vajit të lulediellit u tregtua me 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhe, çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill, çmimi i vajit me pakicë arriti pikun 400 lekë për litër.

Për importuesit, ndikim te shtimi i shitjeve ka pasur edhe rënia e prodhimit të vajit të ullirit. Prodhimi i vajit të ullirit, sipas fermerëve dhe fabrikave përpunuese, sivjet është gati 60% më pak se vjet.

Ndërsa çmimi i vajit të ullirit të shitur nga fermeri ka arritur në 800 lekë për litër, 50% më i shtrenjtë se vjet dhe vaji i ambalazhuar po tregtohet 1,200 deri në 1,300 lekë për litër.

Në muajt janar-shkurt, importet e grupit “Sapuni, preparatet parëse, lubrifikues, qirinjtë”, sipas të dhënave të INSTAT, u shtuan 23% krahasuar me vjet.

Importuesit e preparateve larëse thanë se ka pasur shtimi të shitjeve te produktet për paketim familjar, e nxitur nga rritja e numrit të turistëve që qëndrojnë në apartamente me qira ditore.

 

Burimi: INSTAT
/Monitor
VIDEO/ Habit Egla: Tentova të lidhem me Gazin

Aktorja Egla Ceno gjatë një debati me Romeo Veshajn tregoi se ka tentuar që të lidhet me Gazmend Ujkashin në “BBV”.

Ajo tha se plani i saj nuk funksionoi sepse Gazin e nxorën nga shtëpia në momentin që do lidhej me të për lojë.

“Më vjen keq”, i tha Romeo i acaruar, duke shtuar se Egla merret me të gjithë konkurretët dhe familjet e tyre, por vetëm për veten e saj nuk bën asgjë. “Nuk do merrem asnjëherë. Ik o dyfytyrësh”– iu drejtua aktorja.

Pjesë nga debati:

Romeo: Për veten tënde çfarë ke bërë?

Egla: Unë tentova të lidhesha me Gazin, por nuk më doli mirë se Gazin e nxorën në momentin që unë do lidhesha

Romeo: Po e lidhur je ti jashtë

Egla: Do lidhesha prapë po nuk na eci

Romeo: Po shumë mirë. Më vjen keq

Egla: Vetëm këtë kam bërë

Romeo: Theve dy pjata, ofendove disa familjarë. Me veten tënde kur do të merresh ti?

Egla: Nuk do merrem asnjëherë. Ik o dyfytyrësh

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, BE me kritika

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, i dërgoi një mesazh të ashpër Maqedonisë së Veriut për perspektivën e saj të anëtarësimit pak pas aktit të presidentes së re Gordana Silianovska për ta quajtur vendin e saj “Maqedoni” në ceremoninë e betimit.

“Në mënyrë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është me rëndësi të madhe që vendi të vazhdojë kursin e tij reformues dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, ??tha ajo në një postim në platformën X.

Silianovska gjatë betimit e quajti vendin “Maqedonia”, duke bërë që kryetari i Kuvendit në largim, Jovan Mitreski, t’i thotë Silianovskës që ta përsërisë atë, pra ta thotë “Maqedonia e Veriut”, siç është në betim, gjë që nuk ndodhi.

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filippidou, e ftuar në seancën e Kuvendit për betimin e Gordana Silianovska, doli në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit i referohej vendit si “Maqedoni” gjatë betimit të saj, në kundërshtim me Marrëveshjes së Prespës.

71-vjeçarja Gordana Silianovska u zgjodh presidente e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur të mërkurën më 8 maj, si kandidate e VMRO-DPMNE-së, duke mposhtur presidentin aktual të vendit, Stevo Pentarovski me përqindje prej 65%.

“Erdhi na provokoi”, mediat greke vërshojnë kundër Ramës

Mediat greke kanë shkruar për vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Athinë, duke e vënë theksin tek përgjigja e Ramës se nuk ka shkuar atje për të provokuar, pas tensioneve midis dy vendeve dhe pas mesazhit të Fredi Belerit.

Protothema shkruan se në fjalimin e kryeministrit, që zgjati më shumë se 1 orë, Rama “pohoi se nuk ishte aty për të provokuar”.

“Në fjalën e tij, Rama theksoi se pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, po diskutohet për marrëveshjet e pesioneve me Greqinë!, shkruan Protothema.

Edhe Cnn.gr e vë theksin tek fjala e Ramës “nuk kam ardhur të provokoj”, duke shkruar se “Kryeministri ka dhënë garancinë se nuk ka ardhur për të provokuar por për të takuar njerëzit e tij”.

Më herët, Fredi Beleri e quajti vizitën e Ramës “një provokim ndaj Greqisë”.

“Zgjedhja e ditës së sotme për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë nuk është e rastësishme”, tha Fredi Beleri në mesazhin e tij nga burgu i Fierit, duke akuzuar kryeministrin shqiptar se dëshiron të provokojë.

Në mesazhin e tij, Beleri tha se sot bëhet saktësisht një vit nga arrestimi i tij. Sipas tij, Rama zgjodhi këtë ditë pasi e ka shqetësuar nominimi i tij për eurodeputet.

“Ai dëshiron të provokojë Greqinë. Ai nuk do t’ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundoi mesazhin e tij Beleri.

Nga ana tjetër, Kathimerini ka shkruar se ky takim ka ndezur tensione të reja në marrëdhëniet greko-shqiptare si dhe është një ngjarje që pason komentet e Ramës të shtunën.

“Greqia është një vend demokratik. Nuk mund të pengonte një lider të bënte një vizitë private dhe të fliste me bashkëfshatarët e tij. Kjo cështje ka marrë më shumë vëmendje sesa duhet por nuk është koha e duhur para zgjedhjeve europiane”, citon Kathimerini fjalën e Ramës.

Qeveria greke ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje

Mediat greke shkruajnë se qeveria greke ka zgjedhur të mos reagojë për vizitën e Ramës, duke sqaruar vetëm se nëse do ketë provokime, do të përgjigjet.

FOTO/Ky është pasagjeri 20-vjeçar që humbi jetën në Tropojë

Ky është 20-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në Tropojë, pasi drejtuesi i mjetit mnë të cili ishte pasagjer, ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Sipas mediave ai quhet Erimsjan Gjocaj, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S. është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit.

Berisha pas takimit të Ramës në Athinë: Refuzim total nga emigrantët,e përshëndeti vetëm Spiropali

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelit, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të Ramës në Athinë ditën e sotme.

Berisha është shprehur se nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat e tij.

Postimi:

Ramën në Athinë e përshëndet Spiropali.

Të dashur miq, emigracioni shqiptar në Greqi neveriti takimin e sotëm të Ramës në Athinë. Nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij. Ky refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi. Nuk t’i nxjerr zemra fjalët për atë që me të gjithë qënien e tij ju thotë: ju dua shumë, por jo në Shqipëri.

Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet!

“Fundi i pasanikëve”/ Pse njerëzit po u bëjnë bllok VIP-ave dhe influencuesve në rrjetet sociale?

Përdoruesit e TikTok kanë nisur një “fushatë” goxha serioze, ku nxisin njerëzit që t’u bëjnë bllok të famshmëve dhe influencuesve në rrjetin social.

Lëvizja e quajtur “digitine” (bashkimi i “digjital” dhe “gijotinë”), po merr një vëmendje të madhe dhe pretendohet se është një mënyrë ndëshkimi ndaj VIP-ave dhe njerëzve me ndikim në rrjet, duke e rikthyer kështu fuqinë te njerëzit e thjeshtë. Qëllimi i bllokimit të tyre është që ata të mos fitojnë më para nga reklamat dhe marrëveshjet me markat e ndryshme.

Si nisi trendi?

Trendi nisi nga një përdoruese e TikTok-ut, @ladyfromtheoutside, e cila vuri në dukje se një modele dhe influencuese, (@haleyybaylee) Haley Kalil (që numëronte 10 milionë ndjekës në TikTok, por rishtazi, njerëzit po e bllokojnë), publikoi një video nga Met Gala, duke thënë një ndër shprehjet që supozohet ta ketë thënë mbretëresha franceze, Marie Antoninette.

Shprehja “Let them eat cake” (“Lëri të hanë tortë”) pretendohet të jetë thënë gjatë Revolucionit Fancez, karshi njerëzve të varfër.

Menjëherë, përdoruesit e TikTok iu sulën me komente Haley-t, duke e cilësuar si “mizore” dhe “të pashpirt”, pasi përdor një shprehje të tillë, ndërkohë që bota po përballet me uri dhe me gjenocide në Gaza, Kongo, Kurdistan etj.

Vajza që nisi trendin shprehet:

“Është momenti që t’u bëjmë block të famshmëve, influencuesve, shoqërisë së pasur dhe ata që kanë shumë burime, për ta kthyer vëmendjen te njerëzit në nevojë”.

Kalil kërkoi ndjesë dhe fshiu videon nga rrjetet sociale, duke argumentuar se përdori shprehjen pa e ditur natyrën dhe kuptimin e saj. Ajo tha se ishte pjesë e look-ut të saj dhe se nuk ka qenë mjaftueshëm e informuar, por njerëzit nuk e besojnë.

Gjithashtu, u frymëzua nga eventi i fundit i modës, Met Gala 2024, ku njerëzit e famshëm treguan se po shpenzonin shumë para për veshje ekstravagante dhe blenë biletën 75,000 dollarëshe për pjesëmarrjen në event. (Çmimi i biletës është raportuar nga BBC). Kështu, nisi një paralelizëm me gjithë flluskën ku jetojnë njerëzit e famshëm, të cilët kanë luksin të paguajnë të tilla shifra me sfidat e përditshme në të cilat jetojnë njerëzit e thjeshtë. Përdoruesit e TikTok e krahasuan gjithë situatën me “The Hunger Games”, një film distopik, në të cilin të varfrit ndahen nga të pasurit.

“Digitine” po vijon dhe asnjë prej VIP-ave nuk është i sigurt. Trendi ka përfshirë edhe Kardashians, Jenners, Taylor Swift, Drake etj. Njerëzit gjithashtu po komentojnë nëpër videot e Met Gala dhe jo vetëm “Të gjithë nga Rafah” (zona në Gaza e cila po sulmohet dhunshëm nga Izraeli), për të marrë më shumë vëmendje.

Nga ana tjetër, ata po ndjekin të tjerë VIP-a, sidomos që kanë qenë zëra të fortë për mbështetjen e Gazës dhe që kanë folur hapur dhe me guxim kundrejt padrejtësive që po bëhen. Një prej tyre është Macklemore, i cili sapo ka publikuar një këngë në mbështetje të Gazës: