Aplikacion
Gazetarja Anila Hoxha zbardhi detaje të reja nga tragjedia e Shkodrës, ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna.
Pista ku po hetohet është ajo e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike për shkak të dhunës dhe tradhtisë që Alma kishte zbuluar.
Kafenë e fundit në ditën e tragjedisë Alma e konsumoi me kunatën e saj, e cila ka deklaruar se gjatë qëndrimit bashkë, nuk i ka lënë përshtypje se do të kryente aktin ekstrem, por i ka thënë se po ikte në Durrës me vëllanë.
Mirëpo gazetarja Anila Hoxha tha në “Top Story” se ka dyshime nga grupi hetimor se kunata nuk është treguar e sinqertë.
“Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë. Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër sepse ndodhet në një gjendje të rëndua”, tha Anila Hoxha.
A ishte Erdgys Arrazi në urën e Bunës kur ndodhi tragjedia? Gazetarja: Në qelizat e telefonit…Për grupin hetimor mbetet ende e paprovuar se ku ishte Erdgys Arrazi në momentin kur bashkëshortja e tij, Alma Arrazi dhe tre fëmijët u hodhën nga lumi Buna.
Vetë Arrazi në dëshmi ka deklaruar se atë ditë ndodhej në dyqanin e celularëve, por gazetarja Anila Hoxha deklaroi në “Top Story” se vendodhja e tij do të provohet nga një analizë e celularit të tij.
“Të ndjerët kishin një qese, kishin çokollatë, patatina, shtegu i fundit, momenti i fundit i tyre, çështja është regjistruar për shkaktim vetëvrasjeje, akuzën e vrasjes ndaj tre fëmijëve, e dyshuara kryesore ka humbur jetën dhe çështja nuk mund të vijohet.
Zyrtare është që i vetmi dyshim që grupi hetimor ka që gruaja u shty drejt vetëvrajes prej dhunës psikologjike.
Një e dhënë kuptimplotë është që është kërkuar provë në qelizat e telefonit një nga alibitë nëse ka qenë rreth perimetrit bashkëshorti duke qenë në urën e Bunës.
Në dëshminë e tij tha se isha në dyqanin e celularëve, që është larg vendit të ngjarjes, tregon vendndodhjen. Për të provuar shkencërisht duhet përgjigje nga kompanitë celulare”, tha Anila Hoxha.
U ekzekutua në mes të Athinës – Kush është Roan Brahimi. Njihet si armik i Ervis MartinajtZbardhen detaje të reja nga atentati në Athinë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi dhe u plagos gruaja e tij, Katerina Beqo.
Shqiptari që u ekzekutua njihet si armik i Ervis Martinajt sepse ai u akuzua si i përfshirë në atentatin ndaj kushëririt të tij, Brilant Martinajt.
Bashkë me Brilant Martinajn humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht.
Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Roan Brahimi është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.
Së fundmi, ai ishte shpallur në kërkim atentatin që u bë ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klinsman Preçi, më 22 korrik 2022. Të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi dhe për pasojë ndërroi jetë Preçi.
EMRI/ Vdes papritur prokurori i ElbasanitNdahet papritur nga jeta prokurori i Elbasanit, Durim Bedini.
Lajmi është dhënë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili shpjegoi se vdekja e prokurorit erdhi për shkak të një komplikacioni shëndetësor.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor.
Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar.
Zoti Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe professional”, njoftoi KLP.
Durim Bedini e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 1995. Në vitin 2008 ai u transferua nga Elbasani në Kavajë, mbajti dhe pozicionin e drejtuesit.
Pas miratimit të hartës së re gjyqësore dhe bashkimit të Prokurorisë së Kavajës me atë të Durrësit, Bedini u rikthye sërish në Elbasan, ku edhe vijoi detyrën derisa u nda nga jeta.
EMRAT/ Kush janë shqiptarët që u qëlluan në mes të Athinës. Një viktimë dhe një i plagosurZbardhen emrat e dy shqiptarëve që u qëlluan me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e kësaj të enjteje në Athinë.
Persona të maskuar, që po lëviznin me motoçikletë, qëlluan ndaj Roan Brahimit, 32 vjeç dhe Katerina Beqos, 37 vjeçe.
Nga të shtënat humbi jetën menjëherë Roan Brahimi, ndërsa Katerina Beqo është dërguar në spital.
Shqiptarët po udhëtonin me makinë kur u vunë në shënjestër, për arsye ende të pazbardhura.
Atentat mafioz dy shqiptarëve në Greqi, njëri vdes në vendAthina u trondit nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të dy shqiptarëve, burrë e grua, për arsye ende të paqarta.
Prej të shtënave, burri vdiq në vend, ndërsa gruaja është e plagosur dhe ështl dërguar në spital.
Nga detajet e para të zbardhura nga mediat greke, autorët qëlluan nga një motoçikletë.
Informaliteti dhe grumbullimi pa fatura po dëmtojnë prodhuesit e serrave, çmimet nën kostoSezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhimit, por fermerët janë të shqetësuar se blerjet pa faturë janë duke krijuar konkurrencë të pandershme dhe çmime të ulëta.
Në zonën e Samaticës në Berat, e cila ka intensitetin më të lartë të serrave në vend, një kilogram domate nga serra për eksport kushtoi dje 50 lekë.
Fermerët pohuan se ky është një çmim shumë më i lirë se sa ofron shumica për tregun vendas, 70 lekë një kilogram.
Prodhuesit janë të zënë me vjeljen dhe nuk kanë kohë dhe burime njerëzore të eksplorojnë tregun, teksa janë të ekspozuar tërësisht ndaj tregtarëve, të cilët grumbullojnë pa çmime dhe pa fatura.
Një kilogram domate nga serra vitin e kaluar u shit me 120-150 lekë për kilogram, ndërsa këtë javë po kushton 50-55 lekë.
Këtë vit tregjet e Europës dhe Rajonit kanë një furnizim më të mirë nga vendet e Mesdheut, pasi vitin e kaluar, në sezonin e parë, kushtet e motit dëmtuan prodhimet e zarzavateve në Spanjë dhe në Itali.
Mirëpo çmimet e pakicës si në tregjet e eksportit dhe në ato të vendit për zarzavatet ishin me rritje. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se inflacioni në këtë grup shënoi rritje vjetore me rreth 4% në prill.
“Grumbulluesit nuk lëshojnë fatura për domatet dhe trangujt. Grumbullojnë gjithë ditën dhe çmimet i shpallin të nesërmen, pasi është marrë dhe shitur malli. Jemi totalisht të dhunuar nga grumbulluesit.
Qeveria duhet t’i detyrojë ata të punojnë më fatura” thotë Mariglen Ziu një fermer serrash në Samaticë të Beratit. Si ai, janë të shqetësuar edhe shumë fermerë të tjerë shumë nga të cilët janë kthyer nga emigracioni për të investuar në sera, pasi qeveria u premtoi mbështetje.
Prodhuesi pohojnë se çmimet 40-50 lekë për kilogram janë nën kostot e prodhimit. Sipas tyre një çmim prej 650 lekë mbulon kostot e trangullit dhe për domatet 80 lekë për kilogram. Fermerët pohojnë se janë rritur kostot e punës dhe të inputeve të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të prodhimit.
Në Shqipëri, sektori i bujqësisë karakterizohet nga informalitetI i lartë dhe burimet e dhënave shpesh kanë pasaktësi të mëdha.
INSTAT mat kostot e prodhimit në shumë sektorë. Për bujqësinë të dhënat e fundit për çmimet e prodhimit i takojnë fundit të vitit 2022./ Monitor
E papritur/ Dijonis Biba ikën nga Ferma VIP: Nuk mundem mëDijonis Biba ndërpreu rrugëtimin e tij në Fermën VIP.
Ai njoftoi këtë të enjte fermerët, duke shpjeguar se ky ishte vendimi i tij personal për shkak të ngarkesës që ka ky format.
“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, tha Dijonisi.
Ky vendim i gjeti banorët të befasuar dhe ata u prekën nga largimi i Dijonisit.
Dijonis Biba hyri në fermë që prej fillimit, 22 Marsit, ku disa herë është shpallur edhe i preferuari i publikut.
Aksident i rëndë në Durrës/ Shoferi humb drejtimin prej shpejtësisë. Në luftë për jetën në spitalNjë person mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor të shënuar pasditen e kësaj të enjteje në Durrës.
Në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, pranë fshatit Gosë, një mjet tip “Volkswagen” doli nga rruga prej shpjetësisë së lartë me të cilën lëvizte drejtuesi.
Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia po heton për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen.
Del video e dytë e momenteve të fundit të Almës me fëmijët mbi urën e BunësPas videos së parë ku Alma Arrazi, bashkë me fëmijët e saj ndahen nga kunata, një tjetër video kur ata janë mbi urën e Bunës, në çastet e fundit të jetës është publikuar.
Fillimisht kunata largohet në drejtim të kundërt me fëmijën e saj, ndërsa 39-vjeçarja me tre fëmijët merr rrugën drejt urës së lumit të Bunës. Për gati 10 minuta ajo ka besohet të ketë ecur me këmbë së bashku me fëmijët drejt urës, ku dallohet në videon e dytë të mbërrijë rreth orës 20:21.
Tashmë është errësirë dhe mbi urë shihet trafik i shpeshtë i makinave. Ndonëse video aty ndërpritet, shumë gjëra mbeten të paqarta, edhe pasi më herët është thënë se nuk ka pasur asnjë pamje filmike që mbulon urën e lumit Buna.
Dyshohet se në momentin që Alma Arrazi ndodhej pranë Urës së Bunës me tre fëmijët, ajo ka parë bashkëshortin në makinë me të dashurën e tij. Në këtë moment ajo dyshohet se ka hedhur tre fëmijët nga ura dhe më pas është hedhur vetë.