Aplikacion
Trupi i pajetë i Alma Arrazit u tërhoq nga morgu i Shkodrës nga familjarët e saj mbrëmjen e kësaj të marte.
Babai i saj deklaroi më herët se ceremoninë mortore të vajzës së tij do ta bëjë në Durrës dhe pas kësaj deklarate, familjarët morën trupin e Almës dhe u larguan drejt shtëpisë së tyre, ndërsa tre fëmijët e saj do të prehen në Shkodër.
Ndërkohë që trupi i Alma Arrazit ishte ende në morg, grupi hetimor kreu autopsinë për të zbardhur më shumë për shkaqet që mund ta kenë çuar drejt aktit ekstrem 39-vjeçaren dhe për të provuar akuzat se Erdgysi ushtronte dhunë.
Por autopsia nuk gjeti shenja dhune në trupin e Alma Arrazit.
Erdgys Arrazi u akuzua për dhunë nga motra e Almës pas tre ditësh që 39-vjeçarja dhe tre fëmijët ishin të zhdukur, duke deklaruar se me veprimet e tij, 31-vjeçari e shtyu drejt vetëvrasjes Almën.
Ish-banor i Big Brother – Anna Lika poston foto me të dashurinAktorja Anna Lika ka zyrtarizuar lidhjen e saj të dashurisë.
Pas shumë thashethemesh dhe lajmesh që qarkulluan në rrjet, Anna ka konfirmuar se po përjeton një romancë me Bjordi Mezinin, ish-banorin e Big Brother VIP.
Marrëdhënia e tyre u përfol prej më shumë se një viti, kur dyshja xhironte seritë e H.O.T., projekt që njohu Annën me Bjordin.
Konfirmimin aktorja e dha duke postuar një foto në krahët e Bjordit.
Dolën të mbytura nga Buna – Rrëqeth mësuesja e dy vajzave: Zemrat e vogla, nuk do t’ju shohim mëMësuesja kujdestare e dy vajzave 8 dhe 9 vjecçe, që u gjetën të mbytura në lumin Buna, bëri një reagim përlotës për ndarjen e tyre nga jeta.
Në rrjetet sociale, mësuesja shkroi disa rreshta rrëqethës, duke treguar sa shumë do mungojnë Erdgesa dhe Gresi në klasë.
Ajo foli edhe për të gjithë vështirësinë që po has për të treguar te shokët e klasës se çfarë ndodhi me dy vajzat dhe pse nuk do jenë më mes tyre.
Reagimi i plotë i mësueses kujdestare:
Zemrat e vogla! Nuk do t’ju shohim ma kurrë!
…Vendi juaj do të jetë bosh, nuk do të shohim më fytyrat tuaja ëngjëllore, nuk do të mund të qeshim e as të luajmë bashkë me ju, nuk do të këndojmë bashkë, nuk do të dëgjojmë më zërin tuaj të ëmbël.😭😭😭
Nuk dija nga t’ia filloja sot, ç’fjalë të zgjidhja për t’u dhënë shpjegim se përse nuk vijnë sot në shkollë Erdgesa dhe Gresi..😭😭
Kurrë nuk kam vuajtur më shumë se sot për të gjetur fjalët e duhura për sytë pyetës të shokëve e shoqeve!😭😭
Mbi bankën tuaj sot u vendosën trëndafilë të freskët siç ishit dhe ju! U vendosën fjalë shpirti nga shpirti i njomë i shokëve dhe shoqeve tuaja. Ju kemi përjetësisht në zemrat tona: o lule të pafajshme që u këputët padrejtësisht duke lënë mpirje e akull në zemrat tona!😭😭😭😭😭
Pushoni në paqe zemrat e vogla!💔💔RIP Erdgesa & Gresi😭😭
Romeo u vendos përballë një zgjedhjeje të vështirë për të thënë një emër finalisti mes Heidit dhe Meritonit.
Kjo pyetje atij iu bë nga Arbër Hajdari, pas një debati që pati mes Heidit dhe Meritonit, i cili e akuzon Heidin se gjatë rrugëtimit në Big Brother ka shfrytëzuar Romeon.
Por aktori refuzoi të përgjigjet, duke u shprehur se nuk mund të zgjedhë mes të dashurës dhe shokut.
Biseda mes tyre:
Romeo: Është një përgjigje që… Nuk ta them kurrë sepse prandaj them jam në siklet në mes. Dua ti sheshojnë gjërat. Ju po thoni zgjidh mes shokut dhe të dashurës.
Ledjoni: Pyetja nuk ishte kë do doje, por kush meriton për rrugëtimin që ka bërë.
Romeo: Nuk jap përgjigje, atë e kam shok, këtë të dashur.
Arbër: Mendoj se mendon për Meritonin.
Ori: Le ta fitojë me i forti finalen.
Sulm kibernetik ndaj Kosovës – Gërvalla: Na sulmoi RusiaMinistrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë të martën se Rusia është duke kryer sulm kibernetik kundër Kosovës “pas njoftimit tonë për ta mbështetur Ukrainën me pajisje ushtarake”.
Në një njoftim në rrjetin social X, Gërvalla tha se Ukraina “po mbrohet arsyeshëm kundër agresionit dhe gjenocidit rus”, dhe se “ne e dimë prej gjenocidit të Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”.
Ajo nuk dha hollësi rreth sulmit kibernetik kundër Kosovës.
Kosova është solidarizuar me Ukrainën menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të saj në shkurt 2022.
Shteti ka ndjekur shembullin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, duke vendosur dhjetëra runde sanksionesh ndaj Rusisë si dhe ka strehuar gazetare ukrainase në Kosovë.
Rusia është njëra prej mbështetësve kryesore të Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.
Ndërkohë, autoritetet kosovare e kanë akuzuar edhe më herët Rusinë se po shtyn Serbinë të nxisë tensione në vendin fqinj, ndonëse pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga Rusia.
Shtatorin e kaluar, Kurti kishte thënë se “aleatët e Rusisë”, përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një raport të organizatës Demokracia Plus, të publikuar më 2022, thuhej se Kosova “është subjekt i dezinformimit nga aktorë malinj të huaj, si Rusia, Kina dhe Serbia”.
Sulmet e fundit të raportuara kibernetike ndaj institucioneve shtetërore kanë ndodhur në shtator të vitit të 2022. Qeveria e Kosovës tha atëkohë se sulmi e kishte origjinën jashtë vendit, por nuk tregoi se nga cili vend.
Institucionet shtetërore kanë qenë cak i sulmeve kibernetike edhe më herët./ Radio Evropa e Lirë
Avokati i Erdgys Arrazit zbulon çfarë u gjet te sendet e Almës: Tregon se në vitin 2022…Avokati i Erdygs Arrazit, Blerim Bazhdari dha detaje që, sipas tij, mund të çojnë në zbardhjen e plotë të tragjedisë në Shkodër, aty ku Alma Bushati u hodh së bashku me tre fëmijët e saj në lumë.
Sipas avokatit, mes sendeve të Almës është gjetur një recetë që provon se ajo kurohej për shëndetin mendor.
Ai shtoi se sipas recetës, kura ka nisur që në vitin 2022.
“Është shkresë e gjetur në gjërat e familjes, tregon se në vitin 2022 në moshën 37 vjeçare është kuruar tek një mjek neuropsikiatër, e cila është depozituar në gjykatë dhe do të vijojë hetimi mbi bazën e saj.
Nga ana e familjarëve insistohet që ka pasur trajtim shumë të rënduar me ilaçe, herë pas here të shtuara, këtë kanë gjetur sot recetë ose raport shëndetësor, në vijim do të dalin të tjera, janë kërkuar të tjera, do të pyeten mjekët me radhë, hetimi do t’i qartësojë.
Ai ka nxjerrë pagesën për ilaçet, ai ka menduar se ilaçet mund ta kurojnë. Dhuna sistematike nuk u arrit të provohet nga prokurori, dyshimet janë për dhunë psikologjike, prapësimet tona janë për mjekim të shëndetit mendor”, tha avokati në studion e “Breaking”.
Ish-ylli pornografik “fundos” Trump: Bëmë s*ks pas darkës, në suitëIsh-presidenti Donald Trump u rikthye të martën në gjyqin penal ndaj tij në Nju Jork, ndërsa përballet edhe me mundësinë e ndëshkimit me burg pasi vazhdoi të shkelë urdhrin për të mos bërë komente për dëshmitarët. Prokurorët thirrën sot si dëshmitare ish aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.
Zonja Daniels hyri me hapa të vendosur në sallën e gjyqit dhe bëri betimin. Ajo nuk u ndal për të parë drejt zotit Trump, i cili mbante vështrimin drejt, ndërsa ajo hyri në sallë.
Më herët, ish-presidenti Trump u shpreh se ishte njoftuar “vetëm në minutën e fundit” se kush do të ishte dëshmitarja e sotme dhe u ankua me një mesazh në rrjetin social Truth Social se duhej të ishte njoftuar më herët. Më pas ai e fshiu postimin.
Në fillimet e dëshmisë së saj, zonja Daniels u tha anëtarëve të jurisë se e kishte takuar zotin Trump pasi studioja e filmave me të cilën punonte në atë kohë, ishte një ndër sponsorizuesit e turit të golfit. Ata biseduan rreth industrisë së filmave për të rritur dhe aftësitë e saj si producente tyre. Ajo tha se zoti Trump pati vlerësuar zgjuarsinë e saj për të patur sukses në këtë fushë.
Më pas në një mjedis të njohur si “salla e dhuratave”, ku lojtarët e golfit merrnin dhuratat e tyre, zoti Trump e pati pyetur nëse donte të dilnin së bashku për darkë, tha zonja Daniels. Ajo tha se e pranoi ftesën për t’iu shmangur një angazhimi të mëparshëm me kolegët e saj. Zonja Daniels shtoi se botuesi i filmave të saj gjithashtu e pati inkurajuar me telefon që të dilte për darkë, pasi ndoshta mund ta ndihmonte për karrierën e saj. Zonja Daniels tha se marrëdhënia seksuale ndodhi pas darkës, në suitën e zotit Trump në hotel.
Prokurorët dhe avokatët patën shkëmbime në fillim të dëshmisë së saj. Një avokate e zotit Trump, Susan Necheles, madje kërkoi që zonjës Daniels t’i ndalohej të dëshmonte rreth detajeve të marrëdhënies seksuale. Prokurori u kundërpërgjigj se detajet kishin të bënin me besueshmërinë e saj, por ofroi garanci se do të ishin të nivelit bazë. Gjykatësi Merchan lejoi vazhdimin e dëshmisë.
Pas pushimit të drekës, pala mbrojtëse kërkoi nga gjykatësi në mënyrë të papritur pushimin e çështjes për arsye proceduriale, duke thënë se ishin bërë komente paragjykuese dhe që nuk lidheshin me çështjen.
“Kjo është një lloj dëshmie nga e cila bëhet e pamundur t’i rikthehesh në një mënyrë që të jetë e drejtë për presidentin Trump”, tha avokati mbrojtës Todd Blanche.
Gjykatësi Merchan e rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës.
Në javët e fundit të fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ish-avokati dhe ish-ndërmjetësi i tij politik Michael Cohen, i pagoi zonjës Daniels 130 mijë dollarë që ajo të mos fliste për atë që ajo e ka përshkruar si një marrëdhënie seksuale të papritur dhe të çuditshme me zotin Trump gjatë turit të golfit në zonën e Liqenit Tahoe, në Kaliforni në korrik të vitit 2006. Zoti Trump mohon të ketë patur marrëdhënie me zonjën Daniels.
Dëshmia e zonjës Daniels, ishjte një moment i shumëpritur në këtë proces gjyqësor, gjatë të cilit është folur, që nga aspekte të përshtatshme për t’u botuar vetëm në revista tabloide, e deri tek detajet e procesit të kontabilitetit. Ulja e saj në bankën e dëshmitarëve është një moment i rëndësishëm ligjor dhe politik. Dëshmia në një sallë gjyqi nga një aktore e filmave për të rritur për një lidhje intime që ajo ka patur me një ish-president amerikan, i shtohet gjërave të shumta që janë bërë për herë të parë në historinë amerikane në këtë proces gjyqësor.
Zoti Trump dhe ekipi i tij elektoral po përpiqeshin të minimizonin pasojat nga bërja publike më 7 tetor 2016, i një audio-regjistrimi të tij, të vitit 2005, ku ai dëgjohet të mburret për prekje të grave pa leje. Të nesërmen ai bisedoi me telefon me zotin Cohen dhe me sekretaren e shtypit të fushatës elektorale Hope Hicks, ndërsa ata përpiqeshin të minimizonin dëmin nga regjistrimi dhe t’i mbanin jashtë vëmendjes së shtypit marrëdhëniet e tij të aluduara.
Zoti Cohen bëri pagesën për zonjën Daniels, pasi avokati i saj në atë kohë, Keith Davidson sinjalizoi se ajo do të fliste për revistën tabloide National Enquirer, ose me një kanal televiziv, për të konfirmuar se ka patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump. Kryeredaktori i revistës, Dylan Howard, informoi për këtë botuesin David Pecker. Botuesi Pecker i tha atij të informonte zotin Cohen, se zonja Daniels po kërkonte të dilte publikisht me pretendimin e saj, sipas prokurorëve. Zonja Daniels ishte përpjekur më herët në vitin 2011 që t’ia shiste të drejtat për historinë e saj një tjetër reviste, Life & Style.
Zoti Pecker tha gjatë dëshmisë së tij më herët në procesin gjyqësor se pati refuzuar që pagesat për zonjën Daniels t’i bënte revista e tij. Pagesat u bënë më pas nga zoti Cohen.
Të hënën, juria dëgjoi dy dëshmitarë të tjerë, ndër ta edhe ish-kryellogaritarin e Organizatës Trump, të cilët ofruan një përshkrim të mënyrës se si kompania bënte rimbursimin për pagesat që synonin të ndalnin bërjen publike të historive të dëmshme për zotin Trump. Në vazhdim, kompania i regjistronte ato si shpenzime ligjore, në një mënyrë që prokurorët e Manhatanit thonë se shkelte ligjin.
Dëshmia e ish-kryellogaritarit Jeffrey McConney shërbeu si një element i rëndësishëm për prokurorët që përpiqen të paraqesin atë që e quajnë një kamuflim nga kompania i pagesave për të mbrojtur kandidaturën për president të zotit Trump në një moment jetik të garës elektorale. Dëshmia e tij u përqëndrua tek pagesa 130 mijë dollarëshe nga zoti Cohen për zonjën Daniels dhe rimbursimi që zoti Cohen mori më pas.
Zoti McConney dhe dëshmitarë të tjerë deklaruan se çeqet e rimbursimit u paguan me fonde të tërhequra nga llogaria personale e zotit Trump. Sidoqoftë, në provat dhe dokumentet që iu paraqitën anëtarëve të jurisë të hënën, nuk tregohet se ishte zoti Trump ai që pati udhëzuar që pagesat të regjistroheshin si shpenzime ligjore, veprim për të cilin prokurorët thonë se ishte një mashtrim i qëllimshëm.
Zoti McConney pranoi gjatë marrjes në pyetje nga pala mbrojtëse se zoti Trump nuk i kërkoi ndonjëherë që t’i regjistronte pagesat si shpenzime ligjore dhe se nuk e diskutoi ndonjëherë këtë çështje me të. Një tjetër dëshmitare, Deborah Tarasoff, e cila mbikëqyrte pagesat e bëra nga Organizata Trump, tha se nuk kishte marrë leje nga vetë zoti Trump për të lëshuar çeqet në fjalë.
“Nuk pate ndonjëherë ndonjë arsye për të besuar se presidenti Trump po fshihte ndonjë gjë, apo diçka të ngjashme me këtë?”, e pyeti atë avokati i zotit Trump, Todd Blanche.
“E saktë”, u përgjigj zonja Tarasoff.
Në një zhvillim tjetër gjatë seancës së djeshme, gjykatësi Juan M. Merchan e paralajmëroi prerazi zotin Trump se shkeljet e mëtejshme të urdhrave të gjykatës mund të sillnin ndëshkim me burg. Zoti Trump është urdhëruar të mos bëjë komente kundër dëshmitarëve, anëtarëve të jurisë dhe personave të tjerë të përfshirë me këtë çështje gjyqësore.
Gjykatësi Merchan i vendosi të hënën zotit Trump një tjetër gjobë prej 1 mijë dollarësh për shkeljen e urdhrit të gjykatës. Javën e kaluar, ai i dha 9 mijë dollarë gjoba për shkeljen nëntë herë të urdhrit dhe pranoi se ndëshkimi është tepër i vogël për një miliarder si zoti Trump.
Zoti Trump i ka mohuar akuzat për marrëdhënie me zonjën Daniels, por nëse gjendet fajtor mund të dënohet me kusht, apo deri edhe në katër vite burgim. Ai është kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane për zgjedhjet që mbahen në 5 nëntor./ Zëri i Amerikës
Ditën e mërkurë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet te jete me vranësira dhe kthjellime, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Në orët e mesditës përgjatë reliveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 26°C
në zonat e ulëta 12 deri 30°C
në zonat bregdetare 14 deri 29°C
Policia e Tepelenës zbuloi një shtëpi bari pasditen e kësaj të marte, gjatë një aksioni në zonën e Kurveleshit.
Efektivët ishin njoftuar në rrugë operative se një shtëpi e pabanuar ishte kthyer në shtëpi bari.
Gjatë operacionit, uniformat blu u futën brenda banesës, e cila ishte përshtatur me llamba për të ngrohur rrënjët e kanabisit.
Policët gjetën dhe sekuestruan 230 rrënjë kanabisi si edhe shoqëroi në komisariat katër persona, një prej tilëve dyshohet se kishte rolin kryesor në grup.
Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifratKryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës të martën më 7 maj, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Ai pohoi se në Prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiskal. Sipas kryeministrit, janë 80 raste për evazion fiskal që flenë prej vitesh në këtë prokurori.
Ai nënvizoi se ka të denoncuar edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë, që i kanë çuar në prokurori vetë institucionet, për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimet tatimore.
I pyetur nga BIRN lidhur me këto deklarime të kryeministrit Rama, drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela tha se nuk mund të bënte komente.
Ndërkohë, bazuar në një kërkesë për informacion, prokuroria vendosi në dispozicion të dhënat statistikore lidhur me kallëzimet e mbërritura nga organet tatimore dhe doganat prej vitit 2021 e në vijim, si dhe për ato për të cilat janë përmbyllur çështjet.
Sipas prokurorisë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë dërguar në total 106 kallëzime, nga të cilat 28 në vitin 2021; për 2022-in 43 kallëzime penale; në vitin 2023 janë depozituar 26 kallëzime penale dhe 9 kallëzime penale në 2024-ën. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë referuar gjithsej katër kallëzime penale, një në vitin 2021 dhe tre në 2022-in.
Prej këtyre kallëzimeve, janë përfunduar gjithsej 50 çështje. Në vitin 2021 janë dërguar për gjykim dy çështje dhe një tjetër është pezulluar; në 2022-in janë përfunduar 17 çështje, nga të cilat shtatë janë dërguar për gjykim, shtatë për pushim dhe për tre prej referimeve është vendosur mosfillim procedimi penal; gjatë vitit 2023 janë përfunduar 30 çështje, nga të cilat nëntë janë dërguar për gjykim, 10 kërkesa për pushim, nëntë mosfillime dhe për dy raste është shpallur moskopetenca.
Sipas prokurorisë, disa prej çështjeve të përfunduara në vitet 2022 dhe 2023 u përkasin referimeve të viteve parardhëse.
“Përsa i përket totalit të çështjeve të përfunduara, rezulton se në 35% e tyre janë dërguar në Gjykatë me objekt kërkesë për gjykim, për periudhën e kërkuar. Kjo përqindje është e njëjtë me rastet e veprave tjera penale të cilat janë dërguar kërkesë për gjykim”, sqaron prokuroria në përgjigje.
I pyetur për koment lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë së Tiranës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi./ Reporter.al