Aplikacion
Një nga temat më të komentuara të momentit në rrjet është ndarja pas shumë vitesh martesë e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Thashethemet për krizën mes tyre nisën pasi asnjë prej tyre nuk e ndjek më njëti-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë edhe fotot bashkë.
Nga çifti deri tani nuk ka asnjë reagim, pavarësisht fjalëve që qarkullojnë. Por a i janë drejtuar gjykatës me kërkesë për divorc Besi dhe Xhensila apo thjeshtë po kalojnë një moment të keq në çift?
Avokatja Nexhi Beqiri tregoi në “Wake Up” sw deri tani nuk ka ende një procedurë për divorc të nisur nga gjykata.
“Flitet, por akoma s’ka një kërkesë padie në gjykatë. Mund të ndodhë që mund të jenë fjalë. Ndonjëherë e bëjnë edhe për zhurmë për të tërhequr vëmendjen. Mund të jetë dhe ajo e vërteta që duan t’i shpëtojnë një hetimi pasuror. E para nëse është një pasuri që është vënë kur je bashkë nuk i shpëton dot”, tha avokatja.
Vrasjet në familjen Meta, normale – Shokon nëna e Blerinës: Pse erdhët? Sikur çfarë ka ndodhurPër familjen Meta, vrasjet nuk janë ngjarje tronditëse dhe të pazakonta.
Këtë përshtypje i la gazetares Dorjana Bezat biseda që pati me nënën e Blerina Metës, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga tre fëmijët.
Sipas saj, vjehrra e Pëllumb Metës e quante të normalizuar vrasjen sepse e kishte pyetur “Pse erdhe se nuk është gjë e madhe”.
“Pse erdhe tha, se nuk është gjë e madhe, dhe unë bëra krim në 2010 dhe s’erdhi njëri këtu. Normale është. Në sy të protagonistëve është normale dhe kjo vijon”, tha Bezat në Top Story.
“Është krenari personale, kjo është e tmerrshme”, shtoi analisti Arjan Curri.
Në vitin 2010 nëna e Blerinës ka vrarë vjehrrën e saj, krim për të cilën nuk ka treguar aspak pendesë.
Trondit Arjan Curri: Stërgjyshi i Pëllumb Metës ka vrarë 100 burraTë dhëna tronditëse dolën në pah për familjen Meta, e shumëpërmendur pasi tre fëmijët vranë dhe groposën babanë e tyre.
Duke u përpjekur për të zbardhur më shumë detaje që të çojnë drejt motivit të vrasjes në Shënavlash të Durrësit, gazetarët dhe anaalisti Arjan Curri në “Top Story” ranë dakord në një pikë: Karakteristikë e familjes Meta ndër vite ishte dhuna dhe vrasja konsiderohej një ngjarje normale.
Glidona Daci: Po më shkruajnë që familja e Pllumbit ka shumë vrasje mbi kurriz, qoftë brenda fisit, qoftë në shenjë hakmarrjeje, Familja e Blerinës edhe familjarë të tjerë të tyre e kanë të trashëguar ftohtësinë e vrasjeve. Djali me motrën dhe nënë e kanë bërë historinë si aksidentale. Kanë lidhje farefisnore.
Dorjana Bezat: Njihen që kanë histori vrasjeje brenda familjeve.
Glidona Daci: Janë ndër vite, por në zonë njihen si familje “Methhajdari”, xhaxhai i Pëllumbit ka vrarë djalin, por edhe në shenjë hakmarrje. Pllumbi dikur dhunonte prindërit dhe kanë jetuar me vëllain tjetër, me të cilin Pëllumbi.
Arjan Curri: Stërgjyshi i Pëllumb Metës ka vrarë 100 burra në atë zonë.
Dorjana Bezat: Mamaja e Blerinës fliste për vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe pretendonte se Pëllumbi e tradhtonte”. Kur unë shkova për ta marrë në intervistë, ajo më tha pse erdhe se nuk është ndonjë gjë e madhe. Edhe unë vrava në 2010, por nuk më erdhi gazetar te dera, më tha.
“Nëna e Blerina Metës më tregoi ngjarje makabre” – Gazetarja jep detaje për krimin e ShënavlashitGazetarja Dorjana Bezat tregoi detaje tronditëse, që i janë rrëfyer nga nëna e Blerina Metës, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga tre fëmijët në Shënavlash të Durrësit.
Në “Top Story”, Bezat rrëfeu se çfarë përjetoi ditën kur ajo intervistoi nënën e Blerina Metës për një vrasje të ndodhur në të shkuarën.
Nga biseda, gazetarja tha se lindin pikëpyetje për gjendjen e saj psikologjike sepse ajo tregonte për disa ngjarje makabre të familjes, të pamundura për t’u vërtetuar.
Sipas gazetares, vrasja ishte një ngjarje normale në këtë familje.
“Shkova për të takuar Blerinën pastaj dhe njerëzit e saj për ta pyetur më imtësisht a ka përjetuar dhunë, Ajo ndodhej në ambientet e paraburgimit për të çuar veshje dhe ushqim fëmijët, dhe në shtëpi ishte vetëm nëna e saj.
Kishte kushte nën minimale jetese, fshati i kishte abandonuar. Porta me ngjyrë të zezë i kishte shënuar edhe fatin e tyre, banorët më tregonin historitë e tyre ndër vite. Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë. Nuk kishte as pendesë për vrasjen e pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte.
Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyses dhe nënës. Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kudnër.
Babai ka qenë autoritar ka treguar nëna. Më bëri përshtypje kur relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e saj. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë.
Që në karakterin e saj të hershëm, vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blernia, edhe prentendonte se Pëllumbi e tradhtonte”, tregoi gazetarja Bezat.
Detaje nga plagosja në Koplik. Kush është autori që kërkohet nga policiaDetaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Koplik.
32-vjeçari Genti Duli, që u plagos me, pistoletë është djali i ish-kreut të Partisë Socialiste në Malësi të Madhe, Ruzhdi Duli, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022.
Autori i ngjarjes është identifikuar tashmë dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Ai është Mirush Hasa.
Mes tyre ka patur fillimisht një sherr fizik, i cili më pas ka përfunduar në përdorimin e armës.
Kush është ish-banori që futet në shtëpinë e Big Brother të shtunënNjë ish-banor do të bëhet pjesë e garës për çmimin e madh në Big Brother Vip.
Bëhet fjalë për Liam Mandiaro, i cili ishte konkurrent gjatë Big Brother 5.
Kjo do të jetë eksperienca e tij e dytë në një format të tillë, por hera e parë që bëhet pjesë si një VIP.
Liam do të futet në shtëpi të shtunën, kur njëri nga banorët aktualë në nominim, Françeska, Egla, Ilnisa, Meritoni, Roza, Ledjona dhe Erjola, do të eliminohet.
Në Tiranë, më pak se 1 në 100 viktima të dhunës përfitojnë nga programet e strehimitNë pritje të fëmijës së saj të pestë, Aleksandra ka trokitur sërish për ndihmë në dyert e qendrës “Në dobi të gruas shqiptare”. Ajo është vetën 32 vjeç, anëtare e komunitetit egjiptian në Tiranë dhe viktimë e përsëritur e dhunës në familje.
Sipas aktivistes Sevim Arbana, gruaja e re është martuar katër herë, por është dhunuar nga të gjithë bashkëshortët.
“Nuk kemi siguri që ajo mund të çlirohet nga dhuna. Ajo tashmë është shtatzënë dhe do e ketë shumë të vështirë dhe për të gjetur punë. Ne kemi bërë maksimumin, por kaq kemi mundur,” thotë Arbana, drejtuese e qendrës “Në Dobi të gruas shqiptare”.
Punësimi dhe strehimi konsiderohen dy elementët kryesorë për integrimin e viktimave të dhunës në familje, por aktivistët e të drejtave të njeriut ankohen se pavarësisht parashikimeve në legjislacion, ndihma e shtetit në të dy drejtimet është e papërfillshme.
Mbështetja sociale për këtë kategori është gjithashtu nën nivelin minimal të jetesës – rreth 9 mijë lekë në muaj – dhe e pamjaftueshme për t’i nxjerrë gratë dhe fëmijët e tyre nga rrethi vicioz i dhunës.
Në bashkinë e Tiranës – më e madhja e vendit – më pak se 1 në 100 viktima të dhunës në familje kanë përfituar nga programet e strehimit social përgjatë katër viteve të fundit.
Sipas Bashkisë së Tiranës, e cila koordinon veprimtarinë e Mekanizmit të Referimit të Dhunës në Familje, nga 3388 raste të trajtuara të dhunës për vitet 2020-2023, vetëm 25 përfituan nga programi i subvencionimit të qirasë dhe 5 të tjera nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë.
Rastet minimale të përfitueseve lidhen sipas Arbanës me kriteret e shtrënguara dhe burokracitë që aplikohen nga njësitë e qeverisjes vendore.
“Nëse realisht nuk realizojmë fuqizimin ekonomik të grave dhe pavarësinë e jetesës që do të thotë strehim, nuk kemi arritur asgjë,” tha Arbana për BIRN. “Në këtë mori ndërtimesh, jemi i vetmi vend në botë që bëjmë kaq ndërtime të mëdha dhe nuk ka asnjë ndërtim për shtresën e mesme dhe të varfër,” shtoi ajo.
Urdhri i mbrojtjes nuk funksionon
Në Gjykatën e Tiranës, kërkesat për urdhër mbrojtjeje ndaj dhunës në familje kanë shënuar rritje në vitet e fundit; nga 1052 kërkesa në vitin 2021 në 1271 të tilla në vitin 2023. Megjithatë, të dhënat e vëna në dispozicion nga Gjykata e Tiranës tregojnë se pranimi i këtyre kërkesave ka ardhur në rënie nga viti në vit.
Nga 3465 kërkesa të depozituara në Gjykatë për tre vjet janë miratuar vetëm 1542 urdhra mbrojtjeje ose rreth 44% e totalit.
Aktivistët e të drejtave të njeriut shprehen të shqetësuar se ky mekanizëm nuk po funksionon siç duhet dhe nuk mjafton për të ofruar mbrojtje efikase.
“Urdhri i mbrojtjes nuk funksionon në kuptimin e mbrojtjes që duhet të ofrojë. Pra sistemi nuk funksionon. Urdhrat lëshohen pa vonesa nga gjykatat dhe policia, por monitorimi i tyre dhe hallkat të cilat ofrojnë sigurinë dhe mbrojtjen nuk ekzistojnë,” thotë Ines Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN.
Edhe Sidorela Vatnikaj, aktiviste e të drejtave të njeriut, i tha BIRN se mekanizmi i sistemit të mbrojtjes në Shqipëri është i dobët.
“Mekanizmat që ekzistojnë, janë tërësisht të dobët dhe të pamjaftueshëm. Në shumë raste urdhri i mbrojtjes nuk i mbron gratë e dhunuara,” theksoi ajo.
Avokati Klodian Meta, i cili ka mbrojtur disa raste të tilla në gjykatë, mendon gjithashtu se ekzekutimi i urdhrave të mbrojtjes paraqitet me problematika shumë të mëdha.
“Së pari, sa i takon faktit që bashkëshortët kanë vetëm një banesë, ndërkohë gjykata ka urdhëruar që dhunuesi të mos afrohet në një distancë prej 100 metrash,” thotë Meta.
“Së dyti, policia e shtetit e ka të pamundur të kontrollojë në kohë reale vendndodhjen e dhunuesit, pasi mungon instrumenti i mbikëqyrjes elektronike,” shtoi ai, duke theksuar se mbikëqyrja në kohë reale mund të mundësohej vetëm përmes kësaj teknologjie.
Mosfunksionimi i këtij mekanizmi mbrojtjeje ka sjellë dhe raste fatale, ku edhe pasi kanë denoncuar dhunën në polici apo gjykatë, gratë janë vrarë nga partnerët e tyre.
“Shumica e rasteve të femicidit kanë qenë të pajisura me urdhër mbrojtjeje. Mekanizmat ekzistues duhet të funksionojnë dhe mund të konsiderohen të pamjaftueshme,” thekson Leskaj.
Vështirësitë e riintegrimit
Sipas Bashkisë së Tiranës, në territorin e saj funksionojnë 7 qendra komunitare për riintegrimin e viktimave të dhunës në familje, të financuara me fondet e bashkisë.
“Gratë dhe vajzat e dhunuara janë mbështetur me paketën e shërbimeve si këshillim psikologjik, vakte ushqimore, pako ushqimore dhe higjieno-sanitare dhe mbështetje për detyrat e shtëpisë së fëmijëve,” tha Bashkia në një përgjigje me shkrim.
“Një ndër objektivat kryesorë të Bashkisë Tiranë është zgjerimi i hartës me shërbime komunitare sa më pranë individëve dhe në veçanti pranë banorëve të zonave rurale,” shtoi Bashkia.
Paralelisht me pushtetin vendor, edhe organizatat e shoqërisë civile ofrojnë shërbime për këtë kategori sociale, duke filluar nga strehëzat, shërbimi ligjor falas apo trajnimet për t’u aftësuar për tregun e punës.
Por përfaqësuesit e shoqërisë civile theksojnë se pa ndihmën e institucioneve, rezultatet mbeten të kufizuara.
“Gratë që denoncojnë dhunën nuk përfitojnë shërbime mjaftueshëm, këtu kam parasysh një strehim të denjë social dhe mbështetje financiare, gjë që e bën thuajse të pamundur që financiarisht ato të përballojnë jetesën të vetme, në shumicën e rasteve duke u kujdesur edhe për fëmijët e tyre,” tha Vatnikaj.
Edhe Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas, AWEN, thotë se shumë pak bashki në Shqipëri e mbështesin këtë kategori për të tejkaluar problemet me punësimin dhe strehimin.
“Është e vështirë të punësohen me pagë të denjë dhe orare të përshtatshme. Shpeshherë janë nëna me fëmijë të mitur. Gjithashtu, problem mbetet strehimi social dhe mosfunksionimi i ligjit, i cili megjithëse ka të përcaktuara kategoritë që përfitojnë, përsëri shumë pak bashki mbështesin këtë kategori,” tha Leskaj.
Sevim Arbana nga Qendra “Në Dobi të Gruas Shqiptare” apelon gjithashtu për mbështetje më të mirë, ndërsa pranon se mundësitë e shoqërisë civile janë të kufizuara.
“Kemi bërë aq sa kemi mundur, kemi një agjenci për të punësuar këto gra dhe vajza. Ne u japim një trajnim shumë rigoroz dhe ato marrin një certifikatë për të pasur një punë,” tha Arbana.
“Por sa fuqi kanë shoqatat për të ndihmuar? Nuk kemi as 10%. Dy hallkat më të rëndësishme që është punësimi dhe strehimi nuk përmbushen siç duhet, pasi ne kaq fuqi kemi,” përfundoi ajo./ Reporter.al
“Kërcet” arma në Koplik, qëllohet ndaj 32-vjeçarit (EMRI)Të shtëna me armë zjarri në Koplik.
Sipas policisë, prej të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë një 32-vjeçar i identifikuar si Genti Dulaj.
Ai u qëllua me pistoletë nga një shtetas me inicialet M. H. për motive të dobëta.
32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është në kërkim nga policia.
Ilnisa përlotet pasi Erjola i bëri hallvën: T’i urosh dikujt vdekjen është e tepërtErjola i habiti të gjithë me veprimin e saj të pazakontë brenda shtëpisë së Big Brother, duke gatuar hallvë për çiftin Ilnisa-Meriton.
Diçka e tillë preku Ilnisën, që u shfaq e përlotur gjatë një busede me banorët sepse sipas saj, kur i bën hallvën dikujt, i uron vdekjen.
Edhe Julia, edhe Egla patën të njëjtin qëndrim me Ilnisën.
Biseda mes tyre:
Ilnisa: Më bëri dhe hallvën mua më pëlqeu me thënë të drejtë.
Meritoni: Për ne është kur shpëton dikush nga e keqja. Është e tmerrshme me e përdor kshu.
Ilnisa: Çfarë tipi. Do të kapi ndonjë lajm portali.
Julia: Jam shumë e mërzitur më ketë muhabetin e hallvës.
Ilnisa: Më vdiq mua pra, doli vetë keq.
Heidi: Si ka abuzuar?
Ilnisa: U afrua me mua duke u tallur, e kupton? Doli vetë shëmtuar. Sa e shëmtuar. Megjithatë mua më pëlqen shumë hallva. Do që të shpëtojë të shtunën, renditi gjëra që në fakt asnjëra nuk është e vërtetë. Si mund të shfrytëzojë njeriu…. T’i urosh dikush vdekjen është e tepërt, ishte shumë e tepruar.
Egla: Më vjen keq për gjestin që e solli në lojë traditën. Secili mban përgjegjësi me fytyrën e vet.
Ilnisa: Nuk kam koment, ne nuk kemi vdekur njeri këtu. E ulët shumë.
Grabitet nën kërcënimin e armës supermarketi në KavajëNjë supermarket është grabitur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës.
Paraprakisht mësohet se një person me armë zjarri automatike, ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një sasi parash.
Grabitja ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes, ndërsa forcat e policisë së Kavajës ndodhen në vendngjarje, si dhe po krehin zonën për të identifikuar dhe kapur autorin.