Aplikacion
Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u vra nga tre fëmijët e tij.
Motra dhe dy vëllezërit e vranë babanë më 10 shkurt dhe një ditë më pas u morën me groposjen e tij në kasolle dhe me fsehjen e gjurmëve.
Gazetari Armand Bajrami zbuloi në “Top Story” se fëmijët ishin përpjekur të mbulonin çdo gjë deri në detaje.
Këto prova sipas tij të çojnë drejt arsyetimit se vrasjen e ka kryer Hyseni, ndërsa Hygerta, që ka zbardhur me detaje si ka ndodhur ngjarja, ka qenë dëshmitare.
“Shumë të pazakontë këtë ngjarje e bëjnë ndërmarja kriminale pas krimit. Ka qenë vajza ajo që ka marrë autorësinë dhe prandaj janë bërë këto eksperimente për të kuptuar se a mund ta bënte ajo. Në momentin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi ka qenë vetëm Hyseni.
As djali i vogël dhe as bashkëshortja, e cila ka qenë duke punuar në ara. Versioni që ata do të mbanin në këtë histori përpjekja për t’ia faturuar krimin vajzës ka qenë se duke qenë femër mund të përfitonte lehtësi. Ka qenë ftohtësia e madhe e tyre ndaj deklarimeve. Hygerta vetëm në një moment ka derdhur pak lot, ndërsa Hyseni është përlotur pak.
Plumbat që i kanë marrë jetën Pëllumb Metës i ka shkrepur djali i tij. Intervistimi që i janë bërë këtyre fëmijëve ka më shumë detaje të skenave të krimit të kryer.
Ka detaje që edhe mund t’i harrojnë, por këto detaje srikte janë dhënë nga vajza. Kështu dyshimet kanë qenë se djali ka kryer krimin, ndërsa vajza ka qenë dëshmitare. Prishja e skenës së ngjarjes, përshembull divani që është dërguar në katin e dytë të banesës. Një mbulesë divani është lënë derisa t’i mpiksej gjaku. Mbulesa e divanit është pastruar dhe larë disa herë. Një plumb tej-shpues ka shkaktuar një vrimë në murin e dhomës, edhe ajo është stukuar pas krimit”, tha gazatari Armand Bajrami.
Ilnisa debaton ashpër me Meritonin: Pse e fute Sarën te krevati?Ilnisa dhe Meritoni debatuan ashpër brenda shtëpisë së Big Brother dhe shkak për këtë u bë një veprim i Meritonit me Sarën.
Ai ftoi Sarën të ulej në krevatin ku fle me Ilnisën.
Por një veprim i tillë nuk u prit mirë nga Ilnisa, që e kritikoi Meritonin pse nuk i mori leje.
Reagimi i Ilnisës nuk i pëlqeu Meritonit, që e akuzoi se nuk i respekton shoqërinë dhe po e poshtëron.
Pjesë nga debati
Ilnisa: Minimalisht duhet të më pyesje dhe të bëje këtë gjest.
Meritoni: Është hera e parë dhe e fundit që kur jam i ulur me njerëz të caktuar që vjen në sy të dikujt tjetër dhe reagon ashtu. Mos reago ashtu për një shtrat sepse është normale që kur dikush nuk ndihet mirë t’i thuash hajde shtrihu.
Ilnisa: Kishte krevate bosh tek dera, tek i mi nuk ke të drejtë pa më pyetur mua.
Meritoni: Pse nuk e respekton një njeri që po kalon shumë mirë, po sillet shumë mirë. Pse nuk ma respekton shoqërinë time? Pse nuk e respekton kur unë dua të krijoj shoqëri të reja?
Ilnisa: Jo përmes krevatit tim. Po ç’është kjo shoqëri e madhe në “BBV”?
Meritoni: Po unë edhe nuk të pyes fare.
Ilnisa: Po mos pyet.
Meritoni: Po çfarë është ai veprim? Si më poshtëron ashtu?
SKANDALI/ “Zbulohet” pronari përfitues i “Eco Tirana-s”“Eco Tirana” është një kompani koncesionare me 51% ortakëri Bashkia e Tiranës dhe 49% ortakëri kompania italiane “AGSM VERONA” me qendër në Verona, e shënjestruar gjithmonë nga opozita.
Deputetët demokratë kanë denoncuar shpesh se firma “AGSM VERONA” është biznes i grupit mafioz “Ndraghet’a”. Kompania veronezw e plehrave, sipas PD, po hetohet nga Antimafia italiane.
Po ashtu, në media është ngritur akuza se “Eco Tirana” edhe pse merrte detyrimin që do ndryshonte gjëndjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës, nuk e bën diferencimin e mbetjeve, por vetëm i ngarkon në kamionët e saj dhe i çon grumbull te landfilli i Sharrës.
Mes gjithë këtyre akuzave, së fundmi shtohet edhe një skandal tjetër.
Në regjistrin zyrtar të pronarëve përfitues të shtetit shqiptar është vendosur edhe “identiteti” i pronarit përfitues të “Eco Tirana-s”.
Fjala është për Stefanon, që mbiemrin e ka “nuk e di”.
Ky skandal, në kushtet kur deklarimi i pronarëve përfitues është me rekomandim nga BE, është bërë publik nga gazetari Klodian Tomorri.
Në “Facebook” ai shkruan me ironi se u gjet pronari përfitues i “Eco Tirana-s”, duke e shoqëruar edhe me dokumentet.
“Vazhdojmë:
U gjend më në fund pronari përfitues i Eco Tiranas.
Ky është regjistri zyrtar i pronarëve përfitues të shtetit shqiptar.
😂😂😂😂”, shkruan Klodian Tomorri.
Filmi “Oppenheimer” rrëmbeu një tjetër trofe, duke u shpallur si filmi më i mirë gjatë “Producers Guild of America” (PGA) të zhvilluar të dielën në mbrëmje.
Cillian Murphy që luan në rolin e fizikanit teorik amerikan J. Robert Oppenheimer u shpall aktori më i mirë në një rol kryesor, ndërsa Robert Downey Jr. mori titullin për aktorin më të mirë dytësor.
“Oppenheimer” fitoi filmin më të mirë në BAFTA Film Awards në Londër në fillim të këtij muaji dhe drama më e mirë në Golden Globes në janar.
Veç filmit “Oppenheimer”, gjatë “Producers Guild of America” të mbajtur në Hollywood me çmime u nderuan edhe “Spider-Man: Across the Spider-Verse”, dokumentari “American Symphony” dhe shfaqjet televizive “The Bear”, “Succession” dhe “Beef”.
“Djali i madh ishte i dhunshëm, përdorte drogë” – Flet vëllai i Pëllumb MetësFamiljarët e Pëllumb Metës, që u vra dhe u gropos në kasollen e bagëtive nga fëmijët e tij, mohojnë që ai ishte njeri i dhunshëm.
Vëllai i tij, Ramazan Meta rrëzon alibinë e dhunës, duke akuzuar bashkëshorten e Pëllumb Metës, Blerinën, se ka nxitur fëmijët të kryejnë vrasjen.
Një prej fëmijëve, djali i madh, sipas tij ishte i dhunshëm dhe ishte bërë përdorues i lëndëve narkotike.
Ai kërkon thellim të hetimeve dhe zbardhje të shkakut të vrasjes.
“Mora vesh që vëllai ishte zhdukur shkova në polici shkova dhe tek familja e tij pyeta. Më thanë nuk dimë gjë. Kjo ishte shumë e dyshimtë, por unë nuk dyshova tek fëmijët dhe tek familja e tij. Në orën 11 të natës së datës 22 erdhi policia dhe e zhvarrosi. Unë vëllain e paskam pasur këtu dhe e kërkoja në vende të tjera.
Shkaktarja e kësaj pune është e shoqja. Shteti të bëjë punën dhe të gjejë autoren kryesore. Kush pati mundësi t’i mësojë fëmijët? Fëmijët nuk patën asgjë të keqe nga babai i tyre. I shkolloi dhe i mbajti afër. Çfarë të keqe patën? Mirë që e vranë por pse e groposën që ta zhduknin. Të vinin të më thoshin “O xhaxhi në zënkë e sipër e vramë”.
Fëmijët kanë qenë të qetë përveç djalit të madh, Hysenit, i cili kishte prirje të dhunshme dhe së fundmi ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Blerina i ka ushqyer fëmijët gjithmonë me urrejtje ndaj të atit dhe njerëzve të tij. Ajo nuk mbante marrëdhënie të mira me askënd dhe detyronte edhe Pëllumbin të mos u fliste familjarëve megjithëse i kishte fqinj”, tha vëllai Ramazan Meta në një intervistë në Top Channel.
Policia jep detaje për shpërthimin e tritolit në Durrës, video nga vendngjarjaPolicia e Durrësit reagoi pas shpërthimit të tritolit që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të hëne.
Në një informacion paraprak të shpërndarë për mediat, policia konfirmon se lënda plasëse është vënë në banesën e Ilir Koçiljas.
Sipas grupit hetimor, bëhet fjalë për një sasi të vogël tritoli, që është hedhur në pjesën e jashtme të banesës së Koçiljas.
Në shtëpi nuk banon njeri dhe për pasojë, ka vetëm dëme materiale nga shpërthimi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.
Ilir Koçilja u arrestua dy javë më parë nga policia, pasi vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën (nipi i Lefter Kokës), pas një debati për vendin e parkimit.
Shpërthen tritoli në banesën e Ilir Koçiljas, vrau nipin e Lefter KokësNjë sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e kësaj të hëne në Durrës.
Shpërthimi u dëgjua në lagjen nr.4 pranë shkollës Bedrie Bebeziqi.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se lëmda plasëse ishte cendosur pranë shtëpisë së 35-vjeçarit Ilir Koçilja.
Ky i fundit, më 14 shkurt, vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas sherrit për parkimin.
Halil Koka ishte nipi i ish-ministrit Lefter Koka.
Nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje me vrasjen e Kokës 2 javë më parë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku po kryhen hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit.
Blerina Meta rrëfen dhunën: Dritaret s’hapeshin, policia i gjeti perdet të ngjitura me ngjitësBlerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga tre fëmijët e tij, rrëfen si ishte jeta me të.
Sipas saj, Pëllumb Meta terrorizonte të gjithë familjen, duke ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike.
Blerina Meta pohon se ajo trajtohej si e burgosur në shtëpi dhe nuk lejohej të dilte jashtë dhe prova për këtë sipas saj, kanë gjetur edhe policët ditën e vrasjes.
“Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm, dhunë fizike, psikologjike, verbale, agresiv në maksimum. Mundohesha por asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte i sillte gjithë familjen.Unë isha ajo që kam përjetuar shumë sepse kam shumë vite që jam nën ndikimin e kësaj dhune të tmerrshme, ekstreme. As dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia, perdet ishin të ngjtura me ngjitës. I kanë parë dhe ato të kriminalistikës.Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat. Duhej të rrija me kurriz.
“Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, tha ajo.
Prej dhunës, shtoi ajo, fëmijët ishin në gjendje depresioni. Situata u bë më e rënduar, sipas Blerinës, kur diskutohej për fejesën e Hygertës.
“Na preu tubin e gazit në kuzhinë që të vdisnim”, tregoi më tej Blerina Meta në emisionin “Pa Gjurmë”.
Ndalur te vrasja ajo tregon bisedat që ka bërë me fëmijët pas krimit të rëndë.
“Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë, djali shkoi në polici”, ka treguar më tej ajo.
Ajo tashmë ndodhet tek familjarët e saj në fshatin Gjormë të Laçit.
Shifra/ Abuzimet miliona euroshe me Festivalin e 62-të të RTSH-sëFestivali i 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar pati si gjithmonë debat publik. Një pjesë e madhe e njerëzve thanë që qe i pavlerë, një pjesë tjetër, ata që e kishin organizuar, se ia kishte arritur qëllimit.
Në fakt, kanë kaluar dy muaj dhe lind një pyetje shumë e thjeshtë: “Cilën nga këngët mbajnë mend qytetarët nga ky festival? Apo çfarë ishte kaq e paharrueshme nga një event që në faturë rezulton të jetë mbi 600 milionë lekë sipas një preventivi të përgjithshëm, ndërkohë që shuma e kërkuar pretendohet se është edhe më tepër?”
ABUZIMET NË FESTIVALIN E RTSH-së
Sipas kësaj tabele që ka siguruar CNA.al, duket qartazi se në Festivalin e 62-të, paratë janë bërë rrush e kumbulla.
Janë shtuar paratë për mjete me qira. Pra, mjetet janë një nga zërat krahasues të tabelës së mëposhtme. Janë shtuar paratë për këngët konkurruese, këngët pjesëmarrëse, kjo është një gjë normale që mund të shtohet.
Janë shtuar pagesat për të ftuarit me më shumë se dy herë, gati 3 herë më shumë pagesa. Janë mbi 60 milionë lekë për të ftuarit.
Dikush gjatë kohës së festivalit tha se prezantuesit nuk dinin të flisnin as mirë shqip dhe prezantimi ishte një nga pikat më skandaloze, por ja që paskan kushtuar tri herë më shumë se festivali i vitit të shkuar.
Të ftuarit e tjerë dhe mjetet me qira pra, kanë qenë një zë kryesor që shkon afërsisht në 200 milionë lekë. Mbi 30% të vlerës totale të shpenzimeve e kanë mbuluar të ftuarit dhe mjetet me qira.
Shkojmë më tej. Ka një vlerë tjetër gati të mbidyfishuar që është skenografia. Dhe skenografia është pjesa më e thjeshtë për t’u abuzuar dhe vjedhur, pasi ajo montohet-çmontohet dhe askund nuk lë gjurmë.
Pra, një skenografi, e cila ka kushtuar 60 milionë lekë një vit më parë, këtë vit ka kushtuar 140 milionë lekë.Në qoftë se do të marrim këta tre zëra, ky është festivali.Pra, mjete me qira, pagesa për të ftuarit dhe skenografia, ku dy nga zërat e fundit janë dy apo trefishuar.
Pjesa tjetër janë këngët pjesëmarrëse që ne përmendëm më sipër, stafi artistik, stafi realizues, stafi teknik, të cilëve u janë ulur pagesat në krahasim me një vit më parë. Pra i gjithë shpenzimi është rritur në shumë totale për akomodimin e të ftuarve për mjete me qira, pagesat për të ftuarit dhe skenografia. Zërat e tjerë janë me ulje.
Në fakt, sipas të dhënave, festivali rezulton të jetë rreth 150 milionë lekë më shumë se ai i një viti më parë.
CNA u ka çuar tri shkresa zyrtare, kreut të RTSH-së, drejtorit Alfred Peza dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, zotit Leka Bungo, për të na dhënë këto shifra që ne të mos gabonim, të ishim profesionistë dhe të mos thoshin pse s’na pyetët. Të kishim më pas një komunikim zyrtar dhe një prononcim nga zoti Peza apo dhe zoti Bungo se pse janë rritur këta zëra shpenzimesh?
-Pse festivali duhet të kushtonte rreth 30% më shumë sesa një vit më parë kur nuk është se la një gjurmë më të madhe?
-Pse duhet të shtoheshin kaq shumë shpenzime për mjete me qira?
-Pse duhet të shpenzoheshin kaq shumë për të ftuar dhe pse duhet gati të trefishohej skenografia kur ka pasur skenografi me kosto më të ulëta, në një kohë më të shkurtër dhe me vlera tepër-tepër më të ulëta sesa ajo që ka bërë këtë vit RTSH-ja e që nuk ka qenë ndonjë skenografi apo ndonjë sukses i madh i këtij Festivali të 62-të të RTSH-së?
Ka shumë “pse”?
Sepse netëve u pa që salla e Pallatit të Kongreseve ishte bosh.
Një event qindra miliona lekë në duart e Alfred Pezës dhe Leka Bungos me këtë tabelë ku e keni krahasimisht sqaruese.
Gjithashtu, siç e theksuam, CNA çoi shkresa për informacion, por na u refuzua informacioni në lidhje me këtë çështje. Si përgjigje kanë qenë sulmet. CNA do të vazhdojë të publikojë të tjera detaje dhe të dhëna se çfarë ka ndodhur me Festivalin e RTSH-së.
Gjithashtu abuzimet dhe shpërdorimi i detyrës me largimin e njerëzve nga puna si në raste për inate personale, qejfe dhe hareme, por këto do t’u përkasin të tjera shkrimeve.
Më pas u refuzua nga Bordi nga Këshilli Administrativ me në krye Leka Bungon që uli një vlerë lekësh, por më pas miratoi një ngritje maksimale deri në 650 milionë lekë.
Ka zëra dhe për shkak të marrëveshjeve të ndryshme, pazare dhe pagesa për koncertin e fundvitit (atë të vitit të ri), pagesa të cilat po verifikohen zyrtarisht nga stafi i CNA-së, megjithëse deri më sot nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga RTSH-ja dhe Këshilli Drejtues, pra nga Alfred Peza dhe Leka Bungo.
Pra, fshehja e dokumenteve dhe moskthimi i përgjigjes zyrtare mbi shifrat dhe shumat e përdorura tregojnë qartazi se ka dyshime thelbësore që aty ka pasur abuzime dhe vjedhje të fondeve, pasi zërat janë të shumëfishuar dhe gati më shumë se gjysmën e vlerës së festivalit, gati 70-80 % të vlerës, e mbulojnë zërat që ne përmendëm më lart se skenografia, pagesat për të ftuarit, mjetet me qira, këngët pjesëmarrëse, por edhe stafi artistik.
Ndërkohë që stafi realizues, stafi teknik komisioni përzgjedhës i festivalit, shpenzimet e tjera thelbësore janë me mjaft ulje./cna.al
Video/ Sara tregon bujarinë edhe me Silvin: Tek unë e ke derën e hapurSilvi Forte, banori më i ri që iu bashkua shtëpisë së BBV3 të shtunën, deklaroi në ‘Fan Club’ se ka pasur një njohje më shumë me Sara Gjordenin. Por mesa duket kjo gjë nuk dihet ende nga banorët e tjerë të shtëpisë.
Gjatë një bisede që dyshja kanë zhvilluar sot në oborr, ai i ka thënë Sarës se e do atë me patjetër brenda në shtëpi.
Silvi: Unë ty të dua në shtëpi.
Sara: Përqafime. Faleminderit.
Silvi: Mos na bëhet xheloz Bardhi.
Sara: Jo, jo.
Silvi: Ty të dua në shtëpi edhe pse kam pasur më shumë komunikim me 3 banorë të tjerë.
Sara: Me mua e ke gjithmonë derën të hapur. Unë mund të mos vij e para vetë, por nuk të pres me këmbët e para kur ti vjen.
Silvi: Ngaqë jeni dhe çift…
Sara: Unë dhe Bardhi nuk e kemi farë këtë gjë.