zoom

Day ArchiveTë rinjtë shqiptarë më të rrezikuarit në Europë për të qenë të varfër

Të rinjtë shqiptarë janë më pranë varfërisë dhe përjashtimit social se çdo shoqëri tjetër në rajon dhe Europë.

Me anë të një hartë, që nuk nxjerr një përqindje fikse, Eurostat e ngjyros Shqipërinë me kafe të errët, duke u bërë pjesë e vendeve me risk të madh varfërie, mbi 32%.

Sipas grupmoshave, më shumë se gjysma, 50% e të rinjve shqiptarë 15-19 vjeç janë pranë varfërisë dhe deprivimit material. Për grupmoshat 20-24 vjeç ky tregues është rreth 45% dhe për 25-29 vjeçarët pothuajse 40%.

Shqipëria ka një normë të lartë dhe të popullsisë totale që është e rrezikuar nga varfëria, rreth 23%, e dyta pas Turqisë.

Rreziku i varfërisë në Europë raportohet 25.3%, përkthyer në rreth 18 mln individë. Vendet nordike dhe të Europës qendrore kanë shifrën më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie.

Sipas Eurostat, risku i varfërisë është i lidhur fort me burimet e parave dhe me numrin e të punësuarve në një familje.

13 pyetje për krimin në Shënavlash

Ngjarja makabre në Shën Vlash të Durrësit ku sipas raportimeve, krimi në familje i ka marrë jetën një 49-vjeçari, kishte për autor fillimisht vajzën, mandej një prej djemve dhe në darkë të tre fëmijët.
-Po nesër?
Ka një dallim mes punës së hetuesit, policit, prokurorit, avokatit, gjykatësit dhe gazetarit.
Kur tentohet të bëhet koktejl me këto detyra, atëherë viktima më e madhe në një ngjarje tragjike bëhet e vërteta.
Secili krim i bujshëm nuk i ngjan tjetrit, por parimet etike të raportimit vlejnë si për krimin e rëndomtë ashtu edhe për tragjeditë e bujshme.
Ashtu si dedektivët e famshmë në romanet policore që i zgjidhin misteret e krimit duke bërë pyetjet e duhura edhe reporterët mund t’i afrohen më shumë të vërtetës duke përdorur metodën Sokratike të mësimit- pyetjet.
-A janë të konfirmuara faktet?
Përpara se të thuhet fjala e fundit në fillim, duhet të sigurohemi se nuk po shpërndajmë thashethemin e fundit.
Ashtu si hetuesi i mirë që verifikon alibinë dy herë edhe gazetari i mirë verifikon, verifikon dhe… verifikon.
-A po kalojë në sensacionalizëm?
Në kohën kur dieta më e vështirë për t’u mbajtur është dieta e sensacionalizmit, sfida më e madhe mbetet distanca nga tundimi për të bërë spektakël.
-A ka nevojë publiku për këtë informacion/detaj?
Mendo për një momet se je guzhunjer. Fakti që ke spec djegës me shumicë, nuk do të thotë ta hedhësh të gjithë në gjellë.
-Çfarë fiton lexuesi?
Thuhet se Sokrati nuk pranonte të dëgjonte një “lajm” pa kaluar filtrin e trefishtë: Është i vërtetë? A është lajmi i mirë? A më vlen mua?
-A janë shmangur detaje të panevojshme?
Prirja e sotme e raportimit është të flasësh sa më shumë, të thuash gjithçka, madje pse jo edhe të japësh pak “mendimin tënd”.
Perfeksioni në raportim nuk arrihet atëherë kur nuk ke se çfarë të thuash më, por kur tekstit të përgatitur nuk ke më se çfarë t’i heqësh.
-A i kam marrë parasysh të gjitha palët?
Ashtu si gjyqtari që dëgjon akuzën dhe mbrojtjen para se të japë vendimin edhe gazetari në raportimin e ballancuar i sheh dhe i peshon të gjitha këndvështrimet
-Ndikimi afatgjatë?
Çudia më e madhe vërtet zgjat tri ditë, por raportimi sot mbetet në internet dhe rrjetet sociale deri në ditën e kiametit. Çfarë ndikimi ka ky raportim për të ardhmen e personave të përfshirë?
-A po e respektoj etikën dhe ligjin?
Etika e gazetarit ka të detajuar parime të përgjithshme kur raporton tragjedi dhe fatkeqësi. Etika është paradhoma e ligjit. Ne mendojmë se ligji duhet dhe është i mirë, por që nuk ka të bëj fare me ne. Fjalën e parë mund ta ketë gazetari, por fjalën e fundit e thotë gjykata. Një ngjarje e këtyre përmasave ka gjithmonë potencialin për të kaluar në 4 “gjykata”. Gjyqin e kafeneve, gjyqin e rrjeteve sociale, gjyqin mediatik dhe gjyqin në sallën e gjyqit.
-Sa burime po përdor në raportimin tim?
A është raportimi im “rënie e fyellit në një vrimë”? I ngjan çiftelisë me dy burime apo ka diçka më shumë? Kujdes! Jo çdo përrua mund të konsiderohet ujë burimi dhe mund të konsumohet!
-A po përdor klishe dhe steriotipe?
Një nga bezditë më të mëdha në raportimin e krimit janë fjalitë bajate. “U largua nga vendi ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim. Vijojnë hetimet. Një fqinje thotë se ishin njerëz të mirë. Gjitoni i njihte si të paqtë por njëherë e kishte parë shtrembër, etj”.
-Konteksti?
A po raportoj vetëm detajet e krimit të tmerrshëm apo po jap edhe kontekst për të kuptuar diçka më shumë?
-Sprint apo maratonë?
Raportimet e krimeve të bujshme nuk janë sprint, ndaj nuk duhet ngutur për të thënë gjithçka në minutën apo ditën e parë, është maratonë.
Po sikur largqoftë të ishte një i afërmi im, si do të raporohej në këtë rast?
Gazetaria ka ndryshuar dhe po ndryshon vërtet, por parimet bazë kanë mbetur ashtu si vetë shkronjat: G A Z E T A R I

10 keqkuptime që kanë gratë mbi seksin

Bisedat rreth kësaj teme po bëhen gjithnjë e më të hapura dhe jo vetëm në kuadrin e miqve të ngushtë, mes shoqesh apo vetëm me personat e besuar. Duket se në mesin e bisedave mbi seksin ka dhe shumë keqkuptime të zakonshme që janë rrënjosur në idetë, mesazhet apo debatet që bëhen rreth kësaj.

Me siguri, pasi të qartësoheni edhe ju për këto 10 keqkuptime, jeta juaj seksuale mund të jetë më e mirë se kurrë më parë.

#1 Kënaqësia e partnerit ka më shumë rëndësi se e jotja: Shumë gra mësojnë duke u rritur se duhet t’i vënë nevojat e të tjerëve në radhë të parë dhe kjo përfshin edhe nevojat seksuale të të tjerëve. Në fakt, një çift duhet të kujdeset respektivisht për kënaqësinë seksuale të vetes, por edhe partnerit/es.

#2 Partneri duhet të dijë si t’ju kënaqë: Seksi i mirë është një aftësi dhe shumica prej nesh, pavarësisht nga gjinia, nuk kanë edukimin e duhur apo metodat për ta çuar aktin në një tjetër nivel. Mënyra më e mirë për të pasur një super përvojë në krevat është që t’i flisni dëshirat dhe pasionet me njëri-tjetrin.

#3 Duhet të kesh një trup perfekt që të jesh e denjë seksualisht: Mënyra si duket trupi juaj nuk ka të bëjë me mënyrën sesi ndiheni seksualisht ose kënaqësinë që mund të merrni nga akti. Ne të gjithë meritojmë eksitim erotik dhe përvoja intime, pavarësisht se sa seksi konsiderohemi nga të tjerët.

#4 Akti i dhimbshëm është normal: Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale është një epidemi e heshtur në mesin e grave, për të cilën tani po flitet më hapur. Shkaqet e dhimbjes janë të ndryshme nga lubrifikimi, infeksionet, traumat etj. Thjesht duhet të flisni me gjinekologun/en tuaj.

#5 Nuk duhet të kërkoni atë që doni në dhomën e gjumit: Ne nuk duhet të kemi turp kur jemi me personin që duam në shtrat. Kultivimi i idesë së ndërgjegjësimit për të folur mbi pasiguritë, përvojat dhe dëshirat duhet të jetë një standard mes çifteve.

#6 Pëlqimi duhet të jetë i pranueshëm: Mos u kënaqni gjatë seksit me partnerë që shkelin kufijtë dhe do të shpërfillin dëshirat tuaja.

#7 Ekziston një mënyrë “e duhur” për të bërë seks: Opsionet për përvojat seksuale janë të shumta, por ne mësojmë një mënyrë specifike dhe të kufizuar për të ‘bërë seks’ me partnerin që duam. Pra, akti është shumë personal, nuk ka receta të gatshme!

#8 Ekziston një njësi matëse për shpeshtësinë e aktit seksual: Nuk ka asnjë mënyrë normale për të përjetuar dëshirat seksuale, pavarësisht nga gjinia. Nëse keni dëshirë spontane, ose nëse modeli juaj i dëshirës është më i përgjegjshëm, të gjitha këto janë normale. Është e gjitha çështje dëshire dhe jo numri.

#9 Varet vetëm nga partneri juaj se sa mund t’ju eksitojë: Fillimisht duhet të mbani përgjegjësi për dëshirat tuaja, më pas t’i projektoni ato te partneri.

#10 Gratë përjetojnë orgazmë vetëm nga penetrimi vaginal: Ky keqkuptim nxitet nga skenat nëpër filmat erotik dhe jo vetëm. Sipas studimeve, rreth 20% e grave janë në gjendje të përjetojnë orgazmë vetëm nga penetrimi. Shumica e grave kërkojnë metoda të tjera për më shumë kënaqësi në shtrat.

Foto/ Kjo është gropa ku fëmijët e familjes Meta varrosën të atin pasi e vranë

Kjo është gropa e hapur brenda kasolles së lopës, ku fëmijët e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, Hyseni 24 vjeç, Amarildo 22 vjeç dhe Hygerta 19 vjeçe kishin varrosur trupin e tij, pasi 24-vjeçari e kishte vrarë brenda në banesë, më 10 shkurt.

Policia e Durrësit e zbuloi trupin e të ndjerit një natë më parë, ndërkohë që në pranga kanë rënë të 3 fëmijët e tij.

Vrasja e Pëllumb Metës është bërë nga djali i madh, pasi babai donte të fejonte të bijën, pa dëshirën e saj.

Rama i kërkon administratës “të izolojë” informacionet për SPAK: Pse BKH shkon pa lajmëruar?

Kryeministri Edi Rama duket se dëshiron të izolojë akoma më shumë informacionet e institucioneve publike, madje edhe për SPAK.

Këtë porosi Rama e ka dhënë në një intervistë për revistën ‘Newsbomb’. Në intervistë, Rama shprehet se është i pakënaqur për faktin se në disa raste hetuesit e BKH-së shkojnë në zyrat e shtetit pa lajmëruar më parë, pa ruajtur minimumin e etikës dhe bëjnë shfaqje të shëmtuara.

‘Është e vërtetë po, që duke qenë një njeri që jetoj çdo ditë si mbi gjemba dhe e nis ditën i pakënaqur me veten time, e pastaj e ngrys i pakënaqur me të tërë shtetin, nuk kam se si të mos jem i pakënaqur kur informohem për shfaqje të shëmtuara e krejt të panevojshme, të hetuesve të BKH-së në zyrat e shtetit, pa lajmëruar zyrtarisht, pa ruajtur asnjë minimum etik, pa respektuar gjëkundi faktin e thjeshtë se njësoj si ata në zyrat e tyre edhe punonjësit e tjerë në zyrat e institucioneve të tjera, bëjnë punën e shtetit, kanë planin e tyre ditor, kanë takimet, mbledhjet e angazhimet e tyre zyrtare dhe s’ia kanë borxh as SPAK-ut, as BKH-së e askujt në këtë botë, që arbitrarisht t’iu çakordojë punën e të përhapë jo vetëm në tërë institucionin, po edhe në familjet e tyre, ndjesinë e papranueshme të një represioni psikologjik.

Për të marrë dosje e dokumente apo pyetur njerëz të shtetit për nevoja të hetimeve s’ka asnjë lloj problemi e jo më pengese, siç nuk ka asnjë lloj nevoje për vizita të pa lajmëruara dhe asnjë lloj justifikimi për sjellje të pagdhendura. Kaq është e gjitha dhe lajmi i vërtetë nuk është që unë kam kërkuar nga drejtuesit e institucioneve ‘të mos dorëzojnë kollaj mjete pune e dokumenta’, sepse në këtë mes s’ka asgjë as për ‘kollaj’ as për ‘vështirë’, po thjesht kam bërë detyrën time duke u thënë drejtuesve të institucioneve, se kush shfaqet si e ëma e Zeqos në majë të thanës në emër të BKH-së, duhet të kthehet andej nga ka ardhur dhe bashkëpunimi i padiskutueshëm me SPAK-un duhet të zhvillohet vetëm mbi bazën e qartë ligjore të dhënies së informacionit për qëllime hetimore apo të marrjes në pyetje të personave të nevojshëm për hetimet, duke garantuar proceset e punës dhe qetësinë legjitime psikologjike të punonjësve të administratës’, ka thënë Rama në intervistën e tij.

Një Zarf i Zi nga Vëllai i Madh/ Ilnisa nuk ekziston më brenda shtëpisë së Big Brother

Ilnisa Agolli nuk ekziston më në shtëpinë e Big Brother! Ky është dënimi që Vëllai i Madh i ka dhënë moderatores, pasi ka thyer një ndër rregullat bazë të formatit që është mbajtja ndezur e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet apo kryen veprime në shtëpi.

Sipas zarfit të zi të ardhur në shtëpi Ilnisa e ka përsëritur disa herë këtë veprim ndaj ajo do të jetë e padukshme  deri sa “Big Brother” të ketë vendosur.

Nga momenti i leximit të zarfit asnjë banor nuk do i kthej përgjigje dhe nuk duhet të reagoj ndaj saj përndryshe do të dënohet.

“Gjate këtyre ditëve “Big Brother” ka vënë re se Ilnisa ka thyer rregullin kryesorë të shtëpisë që është ndezja e mikrofonit duke qenë se është një veprim i përsëritur ajo do të dënohet të jetë e padukshme në syrin e banorëve. Asnjëri nuk duhet ti flasë apo ti kthejnë përgjigje pasi për cilin do banorë që e thyen këtë rregull do të dënohet”- shkruhej në zarf

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Rrëfimi i Edi Ramës: Kryeministria, zyra ime e fundit. Këtu mbyll karrierën politike!

Edi Rama nuk e ka në plan të marrë një detyrë të katërt pas Ministrit të Kulturës, kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministrit të Shqipërisë.

Në një intervistë për Anila Bashën, ai thotë se asnjë post, përfshi edhe Presidentin apo një detyrë në një organizatë ndërkombëtare nuk e jo më shumë se sa atelieja e tij.

“Mandati i tretë do të iki kur të vija dita e fundit në shtator të 2025-ës, e deri atëherë do të shihni plot punë e vepra të mira që do të marrin jetë. E kam të pamundur ta besoj se një zyrë e katërt në këtë karrierë do të më joshë dot më shumë se sa atelieja ime, ku kam shumë ide e fantazma të imagjinatës sime që më kërkojnë t’i nxjerr nga vetja dhe t’i sjell në jetë përmes syrit e dorës.

Nuk më josh asnjë angazhim në politikën ndërkombëtare, siç nuk do të më kishte joshur dot as zyra e ministrit të kulturës së Francës, apo ajo e kryetarit të Bashkisë së Berlinit, sikur teorikisht ta fantazoja për një moment, duke u kthyer në kohën kur vendosa të hyj në të parën, apo të bëj fushatë për të hyrë e ndenjur 11 vjet në të dytën”, thotë Rama.

Aq i bindur është për këtë, saqë brenda të njëjtës pyetje e përsërit dy herë.

Kjo e kryeministrit është zyra e tretë dhe e fundit e karrierës sime publike në politikë, tjetra do të jetë atelieja e “rrobaqepësisë” së ëndrrave të mia artistike, ku dua ta mbyll udhëtimin tim në këtë jetë me bindjen se çfarë mu dha nga Zoti e nga ata që më besuan, e ktheva sa dita e sa munda, pa u kursyer në asgjë dhe për asgjë, e me urimin që lashë mbrapa një kujtim të mirë”.

Fotogaleri/ Dy vite nga pushtimi i Ukrainës

E shtuna do të shënojë dy vjetorin e pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës. Megjithëse ushtria ruse fillimisht bëri përparime të gjera në vend duke filluar nga 24 shkurt 2022, forcat ukrainase, të mbështetura nga mbështetja perëndimore, rezistuan ashpër, duke e detyruar Rusinë të tërhiqej në Ukrainën lindore dhe jugore./TheAtlantic

Video/ Shkak Sara dhe Ilnisa, kriset shoqëria Meriton-Bardhi brenda shtëpisë së Big Brother

Tashmë duket se shoqëria e Meritonit dhe Bardhit po përballet me krisje të marrëdhënies, për shkak të debateve që partneret e tyre kanë.

Ilnisa dhe Sara kanë zhvilluar një kalvar debatesh të njëpasnjëshme, gjë që ka ndikuar edhe tek partnerët e tyre.

Meritoni i tha Bardhit se më Sarën as dy ditë nuk do të kishte qëndruar dhe për këtë e ka paralajmëruar më parë.

Debati;:

Bardhi: Aio që nuk kam dashur të reagoj kamë qenë unë.

Meritoni: Unë kam nisur të dal tradhtar edhe ia ke nis të irritohesh pse kam reaguar. Duke të thënë o vlla, unë të jem me Sarën, as dy ditë s’kisha ndenjur me të.

Bardhi: O faleminderit shumë por nuk e dua këshillën tënde, pikë.

Kjo situatë përngjan disi me atë të Meritonit dhe Romeos, po ashtu dikur shokë, e ndërsa sot gjërat janë ftohur mes tyre.

E ka vrarë vëllai i madh! Zbardhet misteri i krimit në familje në Durrës: Ishte planifikuar

Del në dritë e vërteta tronditëse e vrasjes së 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit.

Pas hetimeve dhe marrjes në pyetje të familjarëve mësohet se ka qenë djali ai i cili ka ekzekutuar të atin. Sipas informacioneve, vrasjen e ka kryer vëllai i madh dhe të tjerët kanë bashkëpunuar me të. Fillimisht, Hygerta tha se ajo e ka kryer krimin e vetme, por grupi hetimor dhe policia e Durrësit bëjnë të ditur se në qesen që ishte mbështjellë trupi i 50-vjeçarit janë gjetur gjurmë gishtash të 25 vjeçarit.

Sipas Policisë nuk bëhet fjalë për një konflikt të tensionuar por planifikim të vrasjes

Policia njofton se ka arrestuar edhe dy djemtë e familjes, pas arrestimit të vajzës më herët. Ndërkohë në hetim të lirë është edhe mamaja e tyre. Policia ka gjetur armën e zjarrit dhe veshjet e përdorura për krimin.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, ndërsa ka qenë  djali 25-vjeçar i cili shkoi në policinë e Durrësit, për të kallëzuar largimin e të atit./ Zoom.al