zoom

Day ArchiveRomeo dhe Juli përplasen për pyetjet anonime: Je lojtar i dobët

Romeo dhe Juli u përplasën verbalisht me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme.

Tema e debatit ishin pyetjet anonime të bëra gjatë javës, që po ashtu, kanë nxitur përplasje mes banorëve.

Pasi u shfaq një klip me përmbledhjen e diskutimeve mes tyre, u vu re se përplasja më e ashpër ishte mes Julit dhe Romeos, ndërsa ky i fundit kërkoi që pyetjet të hapen.

Gjatë spektaklit, Romeo e quajti Julin aktor të dobët.

Romeo: Mendoj se Juli u ndikua nga pyetjet pse e ke frike Romeon të përballesh dhe e mori si sfidë. Më lëndoi pyetja për Donaldin. Pse po luan më keq se Donaldi. Do të thotë që Donaldi luajti keq, unë po luaj akoma më keq.

Juli: Situata është e qartë. U bënë disa pyetje, dikush u ndje keq. Unë jam i kënaqur nga përgjigjet për pyetjet që mora. Ishin përgjigje shteruese dhe nuk kisha interes të dija pyetjet e tjera. Romeo del mbledh të tjerët atje jashtë. Unë nuk e pashë të arsyeshme të ngrija dorën, sepse nuk më duhej. Kam bezdi nga këto gjyqet publike.

Egla: Ishte shumë e rëndësishme të ngrije atë dorën, sepse iu bë një pyetje shumë ofenduese Erjolës: Kush të merr ty për shtëpi.

Romeo: Ky nuk e le dot lojën për një moment.

Juli: Pse nuk e le.

Romeo: Je lojtar i dobët.

Erjola: Mua nuk më vjen keq për pyetjen, më vjen keq që citohet edhe këtu, zgjatet dhe përdoret për lojë. Jam e aftë të mbroj veten time dhe të ngre zërin për veten time.

Rike: Shyqyr që dolën këto anonimatet që Juli dhe Romeo të zihen me njëri-tjetrin, se deri më tani, nuk kishin ky të kapeshin.

Hapen aplikimet për start up-e, 300 mln lekë për mbështetjen e ideve inovative

Ata që kanë një ide inovatore për të zhvilluar një start up mund të aplikojë për të përfituar nga grantet prej 300 milionë lekësh të vëna në dispozicion nga qeveria. Fushata e aplikimeve do të zgjasë 30 ditë, ndërsa mbështetja me fonde do të jetë e ndarë për 3 kategori.

“Së pari, do të mbështesim idetë, të cilat kryesisht presim të vijnë nga studentët, të rinjtë, që kanë menduar të zhvillojnë një biznes, por ende nuk kanë një kompani të regjistruar. Këto ide do të mbështeten deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve. Në kategorinë e dytë do të mbështesim ato sipërmarrje, të cilat janë aktive dhe përmes financimit nga grantet e Qeverisë duan ta zhvillojnë dhe komercializojnë atë. Për këtë kategori mbështetja do të jetë 4.5 milionë lekë. Do të kemi edhe një kategori të tretë, me anë të së cilës synojmë të tërheqim sipërmarrjet që i kanë të zhvilluara prototipet, por kanë nevojë për financim për të rritur linjën e prodhimit dhe ndërkombëtarizuar prototipin e tyre. Kjo kategori do të mbështetet deri në 9 milionë lekë”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.

Përmes këtij programi, qeveria synon mbështetjen financiare të 75 start up-eve.

“Ne do të konsultohemi çdo ditë fizikisht dhe virtualisht, ndaj kemi përgatitur një program shumë ambicioz për të dalë edhe jashtë Tiranës, në universitete, për të komunikuar dhe shpjeguar sa më shumë, në mënyrë që aplikimet tuaja të jenë sa më cilësore. Duam që ky fond të shpenzohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe procesi të jetë sa më transparent”, u shpreh Arian Ymeri, drejtor i agjencisë “Startup Albania”

Të gjitha aplikimet do të kryhen përmes portalit “e-Albania” ku të interesuarit duhet të ngarkojnë formularin e aplikimit të plotësuar, formatin e buxhetit të plotësuar dhe prezantimin në formatin e ofruar. Gjithashtu, aplikantët duhet të kalojnë procesin administrativ të kualifikimit, fazë kur verifikohet pasaporta e start up-it, që duhet të jetë jo më e vjetër se dy vjet në momentin e aplikimit.

Olsi Bylyku thumbon Big Brother

Olsi Bylyku nuk e priti mirë eliminimin nga shtëpia e Big Brother.

Për të, ky vendim ishte i papritur dhe menjëherë pas daljes, aktori fshiu çdo foto dhe video që ndodhej në Instagramin e tij, ku shihej në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Së fundmi, Olsi ka nisur pushimet në Zanzibar, nga ku poston foto buzë detit.

Por sërish komentuesit i kujtojnë eksperiencën e tij në Big Brother.

Duke iu përgjigjur komenteve, Olsi hodhi kunja nga produksionit të programit.

“Ky që do mbante Big-un në ajër”, i komenton njëri.

Ndërsa aktori i përgjigjet: Unë e mbaj po s’më mban dot Big-u mua.

Pa qendra strehimi: Viktimat braktisen pas denoncimit të dhunës në familje

Në fund të muajit dhjetor, Marjana*, një 28 vjeçare nga qyteti i Çorovodës, mori guximin që të paraqitej në komisariat, ku denoncoi për dhunë fizike bashkëshortin e saj. Nënë e dy fëmijëve ende të vegjël, Marjana tha se e denoncoi të shoqin pas një historie 10-vjeçare dhune.

“Një ditë nuk munda dot më. Mezi prita të vinte mëngjesi dhe sapo u sigurova që burri doli nga shtëpia, unë dola pas tij dhe shkova në polici,” tha gruaja për BIRN.

Gruaja [emri i së cilës është ndryshuar] tregon se nuk e mban mend se kur i shoqi nisi ta rrihte. “Më duket sikur kështu ka qenë menjëherë pas vitit të parë të martesës dhe më pas u bë e zakonshme, sa vinte dhe më e vështirë,” shtoi ajo.

Rasti i 28 vjeçares është një ndër qindra rastet që tre komisariatet dhe dy stacionet e policisë në qarkun e Beratit kanë regjistruar në pesë vitet e fundit. Shifrat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për informacion, tregojnë se në të pesta bashkitë çdo vit ka dhjetra raste të dhunës brenda familjes.

Sipas policisë, në të gjithë qarkun ishin regjistruar 280 kallëzime për dhunë në familje gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa ishin procesuar 768 kërkesë padi për urdhër mbrojtjeje. Shifra të ngjashme dhe edhe gjykata e Beratit.

Por megjithë rastet e përvitshme të dhunës në familje, bashkitë e qarkut të Beratit, që janë sipas ligjit një prej hallkave më të rëndësishme për ndihmën për gratë e dhunuara, nuk kanë infrastrukturën e nevojshme.

Ndër pesë bashki që ka ky qark, BIRN mësoi pas kërkesave për informacion, se vetëm Bashkia e Beratit dhe ajo e Dimalit rezultojnë të kenë qendra pritëse emergjence për denoncueset e dhunës në familje.

Pas dhunës, braktisje
Marjana i tha BIRN se dhuna ndaj saj u bë e padurueshme kur bashkëshorti filloi të pinte.

“Fillimisht në raste familjare nisi të pijë. Më pas dilte nga shtëpia për në punë dhe shkonte një herë tek kafja, edhe kur kthehej nuk vinte në shtëpi, por pinte një herë dhe më pas kthehej,” tregon ajo.

Këto kthime u u shndërruan në makth për të renë, që vendosi të denonconte dhuën e vazhdueshme. Por pas denoncimit, ajo kuptoi se nuk kishte ku të shkonte. E vetmja ndihmë që mori nga pushteti lokal ishte prania e një psikologeje gjatë denoncimit.

“Gjatë denoncimit në polici erdhi dhe psikologia e bashkisë, ndjeva përkrahje në fillim, por më pas nuk kisha se ku të shkoja,” tregoi ajo. “Urdhrin e mbrojtjes e mora, por fëmijët ishin në shtëpi, nuk mund t’i lija vetëm,” shtoi gruaja e dorëzuar.

Me bashkëshortin në qeli, ajo pret me ankth ditën kur ai do të lirohet, duke shpresuar që pas burgut gjërat mund të ndryshojnë. Gruaja aktualisht qëndron në shtëpi vetëm me fëmijët, duke shpresuar që i shoqi të ndryshojë për mirë. Divorcin nuk e mendon, pasi thotë se nuk ka ku të shkojë.

“Kam vetëm pagën e fundit të burrit dhe më ndihmojnë dhe prindërit me sa mundin. Tani për tani po rri me fëmijët me shpresën se kur të dalë nga burgu, gjërat do jenë më mirë,” tha 28 vjeçarja.

Në zyrën e Koordinatorit të Referimit të rasteve të dhunës në familje pranë Bashkisë së Skraparit, konfirmohet fakti se në bashki mungon një qendër qoftë edhe për qëndrim të përkohshëm të viktimave të dhunës.

“Në Bashkinë Skrapar nuk është krijuar apo rezulton të jetë funksonale një qendër e dedikuar kryesisht për këtë kategori,” tha institucioni në një përgjigje për BIRN.

Ngjashëm është situata dhe bashki të tjera të Qarkut të Beratit. Bashkia e Poliçanit tha gjithashtu se nuk ka të ngritur një strehëz emergjence. Nga ana e saj, bashkia e Kuçovës bëri me dije se ka vetëm një zyrë për pritjen e grave dhe vajzave të dhunuara.

Me vetëm dy qendra për qëndrim të përkohshëm për viktimat e dhunës në familje, zyrat e Koordinatorit të Referimit të rasteve pranë bashkive përballen sa me mungesën e kapaciteteve, ashtu edhe atë të fondeve.

“Ndonëse dëshira mund të jetë e madhe që edhe ne si bashki të përmirësohemi drejt këtyre çështjeve, fenomeneve të pashmangshmeve edhe në komunitetin tonë, ju bëjmë me dije se pamundësitë financiare e bëjnë shpesh herë të pamundur trajtimin e rasteve të tilla,” tha për BIRN zyra e referimit të rasteve në bashkinë Skrapar.
Sociologia Entela Binjaku thotë se ekziston një prirje e shkëputjes së pushtetit vendor nga qytetari dhe nevojat e tij.

“Për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve dhe premtimeve gjatë fushatave elektorale, për shkak se shpesh herë është i tej fryrë dhe më shumë shkon për rroga sesa për shërbime, për shkak se edhe taksat nëse i mbledh, nuk duken se shkojnë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës, shërbimeve në komunitet etj, për këto shkaqe ky pushtet ka prirjen të shkëputet nga qytetari,” tha Binjaku.

Edhe për Suela Koçibellinj, drejtuese e organizatës “Vizion”, pushteti vendor duhet të bëjë më shumë në këtë çështje.

“Ata vetë mund të ngrenë zërin në institucionet qendrore për të tërhequr vëmendjen në rastet e dhunës që ata kanë në bashkitë e tyre, pra të mos bëjnë sikur këto gjëra nuk ndodhin dhe patjetër që duhet të rrisin kapacitetet,” tha Koçibellinj.

Ndërgjegjësimi ka rritur denoncimet

Vakuumi i krijuar nga bashkitë po përpiqet të mbushet nga organizatat e shoqërisë civile. Në qytetin e Beratit, organizata e Mbrojtjes së të Drejtave të Grave ofron mundësi integrimi për vajzat dhe gratë.

“Vetëm gjatë vitit 2023 kemi trajtuar 26 raste të dhunës ndaj vajzave dhe grave, të cilat janë paraqitur në qendrën tonë”, tha Arta Dyrmishi, drejtuese e Organizatës së Mbrojtjes së të Drejtave të Grave në Berat.

Sipas saj, ka një ndërgjegjësim në rritje mes grave dhe vajzave për t’i dhënë stop dhunës.

“Ajo që bie në sy është fakti se viktimat e dhunës kanë informacion se si dhe ku duhet të drejtohen për të kërkuar ndihmë, ndryshe nga disa vite më parë,” shtoi Dyrmishi.

Edhe Suela Koçibellinj mendon se fenomeni i dhunës në familje po fillon të dalë jashtë mureve të shtëpisë.

“Gratë po dëgjojnë në TV ose po dëgjojnë tek njëra-tjetra që edhe mund të kërkojnë të drejtat e tyre, mund të kërkojnë që të mos dhunohen nga partnerët edhe mund të kërkojnë ndihmë që mos t’u merret jeta dhe kjo është arsyeja që ne sot po flasim për dhunën në familje,” tha Koçibellinj.

Shifrat e analizuara nga BIRN tregojnë se rastet e dhunës ndryshe nga vite të mëparshme kanë pësuar një rritje edhe në qytetet më të vogla, ku dukshëm jeta është më e qetë, por më e varfër. Koçibellinj identifikon tranzicionin e zgjatur si një ndër shkaqet.

“Unë besojë që fenomeni ka qenë tek ne dhe patjetër që periudha jonë e tranzicionit, që është periudhë shumë e gjatë 30 vjeçare, përplasja e kulturës tonë, e cila ishte e izoluar me kulturat e tjera evropiane që ishin të hapura, akoma nuk ka gjetur një balancë të shëndetshme,” përfundoi ajo.

Zjarri në QSUT – Ku ofrohen shërbimet spitalore për qytetarët?

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njoftoi qytetarët se si mund t’i marrin shërbimet spitalore, deri në kthimin në normalitetet të spitalit, pas zjarrit që u regjistrua gjashtë ditë më parë në një nga dhomat e shërbimit teknik.

Shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Ndërsa qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Aksidentet vaskulare cerebrale trajtohen në Sherbimim neurovaskular QSUT, ndërsa urgjencat e tjera neurologjike në QSR Shefqet Ndroqi.

Kush do të eliminohet sonte nga Big Brother? Një surprizë për Heidin…

Gjatë spektaklit të sotëm, një nga banorët do të lërë shtëpinë e Big Brother.

Në nominim janë Françeska, Egla dhe Endriku, ndërsa pas mbylljes së televotimit, do të mësohet se cili prej tyre do të eliminohet si më pak i votuari.

Mbrëmja e sotme do t’i kushtohet festës për Pavarësinë e Kosovës. Për të festuar, pjesë e shtëpisë do të bëhet Albina Kelmendi dhe banda.

Për Heidin është rezervuar një surprizë e këndshme nga Vëllai i Madh. Nga kush do të surprizohet ajo?

Gjatë spektaklit do të ketë edhe një televotim për tre më të preferuarit dhe një formulë të re nominimesh.

Edhe Zelensky fajëson Putin për vdekjen e Navalnyt: Ai vret kë të dojë

Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy mendon se pas vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny fshihet presidenti rus, Vladimir Putin.

Gjatë konferencës së sigurisë në Mynih, Zelensky tha se Putin mund të vrasë çdokënd që i reziston agresionit të tij.

“Putin vret kë të dojë. Por po ashtu, veprimet e Putin sinjalizojnë dobësinë e Rusisë pasi për herë të parë Putin është përulur ndaj Iranit e Koresë së Veriut për ndihmë.

Nëse Ukraina mbetet vetëm, Rusia do të na shkatërrojë. Lufta në vijim është një kërcënim për të gjithë në Evropë”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi se përpjekjet e Ukrainës për të sprapsur trupat ruse po dështojnë prej mungesës së armëve të rangut të gjatë dhe të predhave të artilerisë.

I fashuar në kokë dhe këmbë – Dalin fotot e Xhevahir Kolaverit, i shtrirë në ambulancë

47-vjeçari Xhevahir Kolaveri mori një plumb në këmbë nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan këtë pasdite në Tiranë, në zonën e njohur si “Sofra e Ariut”.

Në fotot e mëposhtme duket momenti kur Kolaveri është i shtrirë në krevat dhe po futet në ambulancë, për tu dërguar në spitalin e Traumës. Ai është i fashuar në këmbë dhe në kokë.

Amarildo Kamberi, autori i plagosjes, është ende në arrati.

Ata janë fqinj me njëri-tjetrin dhe u konfliktuan për motive banale, për pengesat që vendosen në rrugë për të ngadalësuar mjetet kur qarkullojnë me shpejtësi.

EMRI/ Kush është 47-vjeçari që u plagos në Tiranë. Motivi banal pse u qëllua me armë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku u qëllua me armë zjarri.

I plagosuri është identifikuar si Xhevahir Kolaveri, 47 vjeç.

Ai mori një plumb në këmbë dhe u dërgua në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Xhevahir Kolaveri u qëllua nga fqinji i tij, Amarildo Kamberi, për motive banale.

Konflikti mes tyre ka nisur për disa gunga që vendosen për të penguar kalimin e mjeteve.

Në debat e sipër, Kamberi ka marrë armën dhe e ka qëlluar.

Ai është në arrati, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur. Kush është autori

Pak minuta më parë në Tiranë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi te “Sofra e Ariut”, pak metra mbi rrethrrollimin pranë Fakultetit Ekonomik.

Nga informacionet paraprake mësohet se një perspn ka mbetur i plagosur.

Gjensja e tij shëndetësore nuk dihet, ndërsa është identifikuar autori i plagosjes.

Amarildo Kamberi akuzohet se ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa në vendngjarje po mblidhen prova që do të zbardhin më shumë detaje.