Aplikacion
Një lajm që mori për bashkëshortin e saj, Big Bastën, e shtyu këngëtaren Vesa Luma të kërkojë të lërë studion.
Ajo shprehu dëshirën të ikte pranë Big Bastës teksa po intervistohej nga Erjona Rusi për emisionin “S’e luan Topi”.
Moderatorja i tregoi për një surprizë që i kishte bërë Big Basta, duke shtuar se ai nuk mund të ishte vetë fizikisht prezent sepse ka lënduar këmbën.
Ky lajm e shqetësoi Vesën.
Biseda në studio:
Erjona Rusi: Ka sjellë lule dhe i ka thënë gazetares kam lënduar këmbën dhe nuk vij dot.
Vesa: Tani po që më bëre merak. Shpresoj të jetë mirë. Të çohem të iki? Ju vjen keq juve?
Erjona Rusi: Do të lësh intervistën?
Vesa: Po! Po ka vrarë burri këmbën. E keni me të vërtetë apo po bëni shaka?
Erjona Rusi: Ti çohesh dhe ikën?
Vesa: Unë çohem dhe iki.
Erjona Rusi: E tmerrshme! Kjo të lë intervistën përgjysmë.
Tmerr në Tiranë – “Golfi” merr përpara 4 të rinj në cep të rrugësNjë aksident i frikshëm u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë, duke krijuar panik te kalimtarët.
Drejtuesi i një mjeti tip “Golf” humbi drejtimin teksa lëvizte në zonën e “5 majit” në kryeqytet, duke u përplasur në fillim me një karrotrec të parkuar anash rrugës.
Më pas, mjeti mori para edhe katër të rinj që ndodheshin në cep të rrugës.
Tre prej tyre përfunduan në spital për shkak të plagëve që morën.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.
“Çmendet” 46-vjeçari – Kërcënon me çifte gruan dhe dy vajzat. Ikën me motoçikletë (VIDEO)Një 46-vjeçar kërcënoi me çifte familjen e tij në Vlorë.
Shtetasi me inicialet Sh. Xh. drejtoi armën e gjahut te bashkëshortja dhe dy vajzat, duke i kërcënuar se do t’i vrasë.
Më pas, ai mori motoçikletën dhe u largua.
Pas ngjarjes, familjarët njoftuan policinë e cila u vu në ndjekje të 46-vjeçarit.
Pas kërkimeve, ai u prangos nga forcat “Shqiponja”, ndërsa arma e gjahut dhe motoçikleta u sekuestruan si prova materiale.
Tjetër dëshmi e vjehrrës së 18-vjeçares: E mori djalin në telefon, i tha kam pirë helmVjehrra e 18-vjeçares që vrau veten duke pirë fotoksinë zbardhi detaje se si e morën vesh për ngjarjen.
Sajmira Drajçi tha para mediave se në momentin që nusja e tij po kryente vetëvrasje, djali Entilio Drajçi ishte në lokal.
Më pas, sipas saj, nusja e mori në telefon dhe i dha lajmin se ka pirë fotoksinë.
“Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. Nuk dimë gjë. I ka thënë djali po iki të pijë një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Më pas ka marrë çunin në telefon dhe i ka thënë që hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë djalin në telefon. Çuni në sekond ka ardhur, me 200 e ka çuar makinë. Kjo ka ndodhur pasi ka ardhur nga shkolla. Ka shkuar tek nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. Na ka bërë hatanë. Pastaj ka marrë djalin. Unë kam qenë në punë, nuk di gjë”, tha vjehrra e viktimës.
Sajmira Drajçi mohoi që shkaktar për vetëvrasjen e nuses të jetë bërë djali i saj dhe debatet që sipas, policisë, ata kishin në çift. Sipas familjes së djalit, arsyeja e vetëvrasjes fshihet te jeta e nuses në shkollë.
Dëmet në bujqësi nga ndryshimi i klimës, ministria tregon masat që po merrBujqësia është një nga sektorët më të kërcënuar nga ndryshimet klimatike. Jo të paktë kanë qenë skenarët kur fusha të tëra me grurë para korrjes sheshohen nga breshëri apo përmbytjet, ashtu si edhe dëmet në kultura të tjera.
Ministria e Bujqësisë pranon se ndryshimet klimatike janë të pranishme, por ende niveli i tyre nuk është i tillë që të ndryshojë hartën e kulturave bujqësore.
Thënë këtë, ministria pranon se objektiv i saj mbeten masat për uljen e dëmit potencial në bujqësi, si dhe orientimi i investimeve në ato segmente ku shihet e nevojshme, siç është ujitja dhe kullimi.
Ndryshimet klimatike janë tashmë një problem ndaj të cilave çdo vend nuk po qëndron indiferent, për shkak të pasojave që shfaqin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Bujqësia është një prej këtyre sektorëve. A ka sot një studim të qartë të pasojave në sektor Ministria e Bujqësisë?
Sot ekzistojnë disa raporte ndërkombëtare, të cilat tregojnë se bujqësia do të vuajë në vitet e ardhshme nga ndryshimet klimatike Shqipëria nuk është e përjashtuar nga ndryshimet klimatike.
9 nga 10 vitet më të nxehta që prej vitit 1850 kanë ndodhur në dekadën 2011-2020.
Nga viti 1980-2020, temperatura mesatare vjetore e zonës së Tiranës është rritur me pothuaj 2℃.
Të dhënat historike të 30 viteve të fundit tregojnë rritje të numrit të ditëve me temperatura mbi 35℃, dhe të netëve me temperatura mbi 20℃.
Pranverat e nxehta pritet të kenë efekte negative në rendimente sidomos gjatë verës ose gjatë pranverës në kulturën e ullirit
Sipas FMN, deri në vitin 2050, temperatura mesatare pritet të rritet nga 1.3-2.2℃, ndërsa reshjet do të ulen me 4,3%, por frekuenca e shirave të rrëmbyeshëm do të rritet rëndësishëm.
Sipas përfundimeve të analizës së FMN të dhjetorit 2022, rritja e efektivitetit të përdorimit të burimeve ujore është një prej masave më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë bujqësia shqiptare.
Ne po ndërmarrim masa jo vetëm për të rritur sipërfaqen e mbuluar me ujitje dhe kullim, por edhe për të rritur eficiencën e tij.
Si manifestohen ndryshimet klimatike në bujqësi në vend në prodhimtari, kultura, ndikimet në tokë dhe në ujë?
Sot ne kemi rritje të fenomeneve të breshrit, të shirave të rrëmbyeshëm, rritje të periudhës së ujitjes së kulturave bujqësore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në produktivitetin e kulturave dhe kërkojnë rritje të eficiencës së sistemeve tona të ujitjes gjatë periudhës së thatë dhe të kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja gjatë periudhës së lagësht.
A kanë sjellë ndryshimet klimatike nevojën për të rishikuar hartën e produkteve që mund të kultivohen në vend në rajone të ndryshme dhe nëse po, cilat janë disa nga elementet që vërehen?
Sigurisht që ndryshimet klimatike ende nuk janë në nivel të tillë që të kërkojnë ndryshime të kulturave bujqësore, por sigurisht kanë nevojë për aplikimin e praktikave të mira të kultivimit të këtyre kulturave për të mundësuar uljen e efektit të dëmtuesve apo përmirësimit të investimeve në rrjetin tonë të ujitjes dhe kullimit që është një prej drejtimeve tona kryesore të ndërhyrjes.
A ka ministria një plan veprimi për të minimizuar pasojat e ndryshimeve klimatike në vend dhe ndikimin te prodhimi?
Ne kishim parashikuar për vitin 2023 investime në rrjetin e ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja një fond prej 1,16 miliardë lekësh, ose 2.5 herë më shumë se sa investimet që bënit ju në vitin 2013.
Kemi diskutuar dhe po vëmë në zbatim me Bankën Botërore një komponent të veçantë me vlerë prej 29 milionë eurosh, i cili i drejtohet pikërisht zvogëlimit të efekteve të ndryshimeve klimatike dhe rritjes të efektivitetit të përdorimit të burimeve ujore në të gjithë vendin.
Kështu, së bashku me Bankën Botërore do të ndërtojmë për herë të parë Platformën digjitale për bujqësinë inteligjente për klimën.
Kjo platformë grumbullon informacione për llojin e tokës, të dhëna hidrometeorologjike, praktikat bujqësore (përdorimi i plehëruesve, pesticideve, ujitjen etj.) dhe synon drejtimin e fermerëve në praktika më të qëndrueshme bujqësore.
Fermerët e përfshirë mund të hedhin të dhëna (web, telefon celular). Platforma jep rekomandime automatike rreth përdorimit të pesticideve, ujitjes etj. Në fazën e parë, kjo platformë do të mbulojë një sipërfaqe prej 2000 ha për tu zgjeruar në të ardhmen.
Do të ndërhyjmë në 12 mijë e 300 ha në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe do të integrojmë inovacione teknologjike me energji të rinovueshme, duke ulur gjurmën e karbonit të bujqësisë.
Modernizojmë ujitjen në skemën e ujitjes së Divjakës, duke përdorur ujitjen me presion.
Rrisim edhe më shumë konkurrueshmërinë e bujqësisë së këtyre zonave përmes uljes së kostove të ujitjes kullimit, apo rritjes së efektivitetit të burimit të përdorur. Ulim gjithashtu edhe ndikimin e bujqësisë në mjedis.
Modernizojë në zonën e Divjakës rreth 500 ha, duke mundësuar ujitjen me presion në mënyrë individuale për çdo fermer. (Instalojmë 468 matës me parapagesë për rreth 2000 familje që do të mundësojë tarifim sipas përdorimit të ujit).
Instalojmë paneleve diellore 500 KWp (kilowat peak production ose fuqi e instaluar) pranë stacionit të pompimit Divjakë për të ulur kostot e pompimit (71% e energjisë së përdorur është energji diellore, kursimi 15 milionë lekë/vit.
Kalojmë në ujitjen me presion edhe skemën e ujitjes në Mursi, në rrjedhën e poshtme të rezervuarit, në një sipërfaqe prej 2300 ha.
Gjithashtu modernizojmë sistemin e kullimin në 9600 ha të fushës së Hoxharës në Fier. Ulim kostot e mirëmbajtjes, dhe rrisim produktivitetin bujqësor dhe të ardhurave (ulja e kostove me 30%).
Kalojmë në furnizimin me energji diellore për rreth 1/3 e nevojave të hidrovorëve, duke instaluar 27 paneleve diellore me fuqi të instaluar 2000 kWp, prodhim energjetik vjetor 2740 mWh. Kursejmë energji me vlerë 40 milionë lekë.
Në kuadër të granteve të WBIF (Western Balkans Investment Framework) po realizojmë studimi i fizibilitetit për përmirësimin e mbrojtjes nga përmbytja në lumenjtë Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosa, për të përcaktuar me anë të projekteve specifikë masat që do të merren në secilin prej rasteve.
Së shpejti, do të fillojmë një analizë të sigurisë së digave të rezervuarëve me një studim parafizibiliteti për rreth 430 diga.
Kjo analizë do të na ndihmojë për të hartuar projektet e zbatimit dhe kryerjes së punimeve civile për rehabilitimin e një pjese të digave për ujitje (nga 626 diga gjithsej)./ Monitor
Berisha flet sërish për Ahmetajn: Rama kur kërcënon zëvendësin e tij, imagjinoni çfarë bën me juKëtë mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha doli në dritare për t’u bërë thirrje demokratëve të dalin të protestojnë të hënën para parlamentit.
Një nga arsyet pse qytetarët duhet të ngrihen kundër Edi Ramës, sipas Berishës është për të ndalur shkatërrimin që ai po i bën vendit.
Në protestë, shtoi Berisha, duhet të marrin pjesë edhe socialistët, për të kërkuar largimin e Ramës që nuk kurseu as ish-zëvendësin e tij, Arben Ahmetajn.
“Ka vijuar përsëri mbrëmjen e sotme protesta e mbështetësve të kreut i Partisë Demokratike, Sali Berisha poshtë banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij ka prekur sërish intervistën e ish-zëvëndës kryeminstit, Arben Ahmetaj. Ai u shpreh se protesta që po zhvillohet është thirrje për çdo socialist pasi ata dëgjuan se si Rama kërcënonte Ahmetajn. Kërcënimet e Rames kreu i PD-së i ka krahasuar me ato të Enver Hoxhës.
“Protesta juaj, fjalët tuaja më përfaqësuese se askund tjetër nga kjo tribunë, me dhjetëra e dhjetëra drejtues dhe anëtarë të PD, por edhe qytetarë, mbështetës së saj, intelektualë të shquar, mjekë, artistë, inxhinierë, të rinj, vajza, nëna, motra, kanë ngritur zërin, kanë denoncuar më shumë se nga çdo platformë tjetër në 30 vite. Kjo protestë është frymëzim për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, pa parti, të bindjeve të ndryshme, por që beson se Shqipëria është dheu i tij, dheu i dashur i tij. Se Shqipëria është dhe i bekuar dhe jo tokë e mallkuar siç e ka shndërruar Edi Rama. Ndaj i ftoj ata të bashkohen në këtë betejë për dinjitet, në këtë betejë për liri, në këtë betejë për Shqipëri, të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Kjo është ora e bashkimit, e bashkimit të shqiptarëve rreth idealeve të tyre patriotike. Por protesta juaj është frymëzim dhe shpresë për të gjithë ata socialistë, të cilët binden se Rilindja ishte përbindëshi që shkatërroi jo vetëm Shqipërinë, por edhe idealet e tyre, edhe partinë e tyre. Kjo protestë është shpresë për çdo socialist që beson se partia e tij nuk mund të ketë një zë, një votë, një njeri, Edi Ramën. Kjo protestë është thirrje, frymëzim për çdo socialist që dëgjoi nga goja e njeriut të dytë më të fuqishëm të partisë së tyre, zëvendëskryeministrit, se si Edi Rama në kryesinë e partisë së tij do t’i përsëriste ekzakt të njëjtën frazë, të njëjtin kërcënim me kokë dhe jetë njëlloj si Enver Hoxha në Byronë Politike, armiqve të tij. Ndaj dhe socialistë të ndershëm, e keni mision të ngriheni kundër tij. Se Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një padrino, i cili kur kërcënon zëvendësin e tij, ndihmësin, bashkëpunëtorin e tij kryesor, imagjinoni se çfarë mund të bëjë me ju”, tha Berisha.
18-vjeçarja vrau veten me fotoksinë – Vjehrra flet mes lotësh: Ç’na bëri, nuk i mungonte asgjëPas rastit të rëndë që raportoi Policia e Lushnjes një ditë më parë, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, vjehrra e saj zbuloi pë mediat shkakun që sipas sab e shtyu të renë drejt aktit ekstrem.
Sajmira Drajçi u shpreh se nusja dhe djali i saj, Entilio Drajçi kishin marrëdhënien shumë të mirë, duke mohuar që konfliktet mes tyre të jenë arsyeja pse 18-vjeçarja Bruna. M. vrau veten.
Mes lotësh, ajo tregoi se 18-vjeçarja ishte e ngarkuar në shkollë dhe këtë gjendje nuk e përballoi dot.
“Çfarë na bëri moj çfarë na bëri (qan). Unë nuk kam mirë çunin. Çuni më thotë do të bëj të njëjtën gjë që ka bërë ajo. Ne e mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asnjë gjë. Shkoja në punë torturohesha, thoja asaj mos t’i mungojë asnjë gjë. I thoja mos bëj asnjë gjë o Bruna se dy dhoma janë, rri e qetë. E çonim në shkollë, vinte në shtëpi. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk e kanë lënë rehat në shkollë”, tha ajo.
Një ditë më parë, policia njoftoi se ka nisur hetimet për bashkëshortin e 18-vjeçares sepse dyshohet se prej debateve mes tyre, e reja është shtyrë drejt vetëvrasjes.
VIDEO/ Shkrumbohet apartamenti në Elbasan, lëndohet 55-vjeçariNjë banesë u shkrumbua nga zjarri këtë të shtunë.
Flakët përfshinë apartamentin ku jetonte një 55-vjeçar, i cili pësoi djegie të lehta në momentin kur ndërhyri për të shuar vatrën. Pasi mori mjekim në spital, ai u largua në banesë.
Sipas policisë, shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një shkëndijë në pajisjen elektrike të ngrohjes.
Noka: Të hënën nuk protestojmë për Berishën, por për ShqipërinëTë hënën, sipas deputetit Flamur Noka, opozita do të protestojë për Shqipërinë dhe jo për Sali Berishën.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Noka ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen para parlamentit në fillim të javës për të kundërshtuar burgosjen e padrejtë të njerëzve, për të denoncuar aferën e inceneratorëve dhe për të kërkuar dënimin e atyre që shpërdorojnë paratë e qytetarëve.
Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:
Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës.
Sonte, të hënën dhe cdo ditë, ne dalim te Rruga e Shpresës për t’i thënë JO burgosjeve politike, pavarësisht nëse ato janë për Sali Berishën, Fredi Belerin apo Arben Ahmetajn. Ne dalim kundër porosive dhe pritave që zbaton SPAK-u për hatër të Edi Ramës.
Të hënën ne mblidhemi për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se, pse Amerika e dënon McGonigalin për tradhti dhe korrupsion, por SPAK, kantautorin, bashkëautorin dhe bashkëfajtorin e agjentit të FBI, e lejon të dalë e të shesë dokrra, si luftëtar i anti-korrupsionit?!
Të hënën ne dalim për t’u thënë, për të njëmijtën herë, shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pronarë faktikë të inceneratorëve dhe, se duhen hetuar si të tillë.
Ne dalim për të mos lejuar që pushteti i Ramës të nxjerrë jashtë ligjit forcën e parë të pluralizmit, Partinë Demokratike. Për të mos lejuar që Rama i etërve të burgosë dhe dënojë, me këlyshët e rilindur të Sigurimit, liderin historic, jo vetëm të forcës sonë, por të pluralizmit shqiptar”, tha rq
Erotizëm verbal në BBV Albania, Meri Shehu pa “arra në gojë”: Kur të ngrefet kështu, ik e futi…Astrologia Meri Shehu i ka dhënë këshilla këngëtarit Bardhi, teksa ky i fundit ndodhej në shtrat me ish-Missin, Sara Gjordeni duke u puthur e përqafuar.
Meri Shehu e ka këshilluar që të lahej në dush dhe të flinte në një krevat me shokun e tij, Meriton Mjekiqi.
“Është varianti më i mirë të bësh një dush, kur të ngrefet kështu ik futi një dush”, i drejtohet astrologia, teksa shpërthyen të qeshurat.
Ndërsa këngëtari iu është drejtuar duke thënë se lahet 7 herë në ditë.
Pjesë nga biseda:
Meri Shehu: O Bardhi pz, ik futi ndonjë dush dhe ik flej me Meritonin. Është varianti më i mirë të bësh një dush, kur të ngrefet kështu ik futi një dush.
Bardhi: Jam duke bërë dush 7 herë në ditë (qeshin).
Meri Shehu: 7 herë i paska numëruar mavriu. A mavriu ti, ç’të ka gjet ç’tu desh ty më vëlla kjo…
Sara Gjordeni: Meri të lutem mos ma ngacmo…
Meri Shehu: S’e ngacmoj por më vjen keq për të shkretin. Më vjen keq aq sa po i them që ik nga krevati! /ZOOM.AL/