zoom

Day ArchiveÇaji që ju duhet për gjumë të ëmbël dhe ëndrra të mira

Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme, stresuese të mbytur në punët e përditshme, e doni të gjeni qetësinë shpirtërore mos shkoni më larg se sa kuzhina juaj. Me siguri aty do të gjeni përbërësit e duhur për përgatitjen e një çaji fantastik shlodhës për mendjen e shpirtin.

I përgatitur me lëkura të thata argrumesh, mandarina, portokalle dhe limona.

Shoqëruar bashkë me kamomil, kanellë e karafila dhe ëmbëlsuar me pak mjaltë, ky çaj i shëndetshëm është një balsam i vërtetë që nxit qetësinë shpirtërore, pozitivitetin në mendje, gjumin e qetë dhe zgjon ëndrrat e mira.

Sipas studimeve gjendja shpirtërore e njeriut dikton gjumin dhe ëndrrat që ai sheh gjatë natës.

Nëse shtrihemi të flemë duke qenë të stresuar dhe jo të qetë me një lumë mendimesh që na mundojnë dhe që përpiqemi t’u japim zgjidhje, ne përcjellim tension në sistemin tonë nervor duke nxitur një gjumë jo të qetë dhe aspak shplodhës.

Kombinimi i përbërësve të këtij çaji, janë fantastik në shplodhjen e mendjes duke dhuruar kënaqësi shpirtërore si dhe çlirimin e energjive pozitive.

Lëkurat e agrumeve kanë vlera të jashtëzakonshme përsa i përket vitaminave që ato mbartin ashtu si edhe ushqyesve të tjerë natyralë.

Të kombinuara me kamomilin, i cili njihet gjerësisht në botën e mjekësisë për efektin e fortë qetësues që ka, bashkë me aromat dhe shijet fantastike të xhinxherit, kanellës dhe karafilit të gjithë këta përbërës shndërrohen në një çaj që të magjeps tërësisht.

Më poshtë, ju sjellim recetën për përgatitjen e çajit që nxit qetësinë shpirtërore, përbërësit e të cilit gjenden me patjetër në kuzhinën e kujtdo.

Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

Përgatitja

Hidhni në një filxhan të madh çaji një lugë kafeje me lëkura të thata mandarinash, portokallesh, limonash dhe kamomili.

Shtoni pak pluhur kanelle dhe disa karafila.

Zjeni ujë dhe hidheni të nxehtë në filxhanin e çajit.

Lëreni për 15 minuta dhe trazojeni herë pas here.

Në fund hidhini një lugë çaji me mjaltë dhe trazojeni sërish.

Pijeni të ngrohtë para se të flini gjumë. Do të shihni se si shija unike dhe aromat fantastike do t’iu përfshijnë tërësisht duke u ofruar qetësi pozitive./AgroWeb.org

Frikë nga hajdutët shqiptarë, yjet e Premier League paguajnë shumë të mëdha për sigurinë e tyre

Yjet e Premier League po paguajnë shumë para për të punësuar ish-oficerë të SAS (Njësia Speciale e Ushtrisë britanike) për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Bruyne është lojtari më i fundit i ligës së lartë të cilit iu bastis shtëpia nga hajdutët. Grabitësit hynë në rezidencën e tij në Belgjikë javën e kaluar.

Dyshja e Chelseat, Reece James dhe Raheem Sterling gjithashtu kanë qenë në shënjestër, ku ky i fundit udhëtoi në shtëpi gjatë Kupës së Botës vitin e kaluar për të mbështetur familjen e tij.

Paul Pogba dhe Jesse Lingard ishin gjithashtu viktima të incidenteve të ngjashme periudhën kur luanin për Manchester United, ndërsa ish-mbrojtësi i Cityt Joao Cancelo u sulmua gjithashtu nga një hajdut.

Ndaj lojtarët e Premier League po shqyrtojnë të gjitha mjetet e mbrojtjes. Sipas Daily Mail , grabitësit shqiptarë shënjestrojnë shtëpitë e individëve të pasur me vlerë të madhe neto dhe vjedhin sendet e tyre me vlerë.

Zakonisht këto grupe kërkojnë në internet adresat e shtëpive të shumë lojtarëve. Lojtarëve u janë dhënë këshilla të tilla si shmangia e publikimit të fotove të pushimeve ndërsa janë larg shtëpisë

 

Macron: Luftë kundër t*rrorizmit nuk nënkupton që Gaza të bëhet rrafsh me tokën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se luftë kundër terrorizmit nuk do të thotë që ta bësh Gazën rrafsh me tokën. 

Macron vuri në dukje se qëndrimi i Parisit ishte i njëjtë që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, pavarësisht nga ato që kanë thënë kritikët.

“Ne nuk mund të lejojmë që ideja se lufta në mënyrë efikase kundër terrorizmit duhet të jetë rrafshimi i Gazës ose sulmi i popullatës civile pa dallim dhe shkaktimi i viktimave civile”, tha Macron për France 5.

Presidenti, megjithatë, nuk u tërhoq nga ideja se Izraeli ka “të drejtën për të mbrojtur veten” kundër grupit palestinez, Hamas.

“Izraelitët duhet t’i japin fund kësaj përgjigje sepse nuk është e përshtatshme dhe të gjitha jetët kanë rëndësi,” theksoi Macron.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, duke vrarë mbi 20.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 52.586 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha ku gjysma e banesave të territorit bregdetar janë ë dëmtuar ose shkatërruar, dhe gati 2 milionë njerëz janë zhvendosur brenda enklavës me popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Gati 1200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa rreth 130 pengje mbeten në robëri.  

Miliarderi i “Hermes” dëshiron t’i lërë trashëgim pasurinë kopshtarit të tij

Një pasardhës i familjes më të pasur të Evropës thuhet se ka filluar një proces për të adoptuar kopshtarin e tij, duke planifikuar t’i lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij prej rreth 12 miliardë euro.

Nicolas Puech, 80 vjeç, një pasardhës i gjeneratës së pestë të themeluesit të kompanisë franceze të mallrave luksoze Hermes, dëshiron të anulojë një kontratë që do t’i linte pasurinë e tij fondacionit Isocrates, të cilin ai e themeloi, dhe në vend të kësaj të bëjë punonjësin e tij trashëgimtar ligjor.

Fondacioni bamirës po kundërshton planin e Puech për të ndërprerë kontratën, për të cilin thotë se mësoi vetëm kohët e fundit.

“Nga pikëpamja ligjore, një anulim i njëanshëm i kontratës së trashëgimisë duket i pavlefshëm dhe i pabazuar”, tha organizata për CNN. “Prandaj, fondacioni ka kundërshtuar anulimin e kontratës, ndërsa ka lënë derën e hapur për diskutime me themeluesin e tij”.

Sa i përket dëshirës së Puech për të adoptuar kopshtarin e tijm organizata tha se nuk ishte në gjendje “të gjykonte ose komentonte (mbi) këtë iniciativë”, duke shtuar se “ua lë autoriteteve përkatëse të vendosin. për këtë çështje.

Cameron Diaz: Fjetja e një çifti në dhoma të ndara, duhet të jetë normale

Aktori Cameron Diaz ka një mendim kur bëhet fjalë për gjumin në një krevat me partnerin, duke u shprehur se çiftet duhet të normalizojmë të fjeturit në dhoma gjumi të ndara.

“Unë do të shkoj dhe do të fle në dhomën time, ti në dhomën tënde! Kemi edhe dhomën e gjumit të përbashkët ku qëndojmë“, tha Diaz, e cila u martua me kitaristin Benji Madden në 2015, në një episod të podcast-it Lipstick on the Rim.

Aktorja amerikane deklaroi se këtë mendim e kishte përpara se të martohej me Madden.

“Meqë ra fjala, nuk ndihem kështu tani sepse burri im është kaq i mrekullueshëm”, tha ajo. “Këtë e kam menduar para se të martohesha”.

Diaz u martua me Madden në shtëpinë e saj në Beverly Hills në vitin 2015. Në 8 vjetorit të martesës së tyre këtë vit, kitaristi i bëri një dedikim romantik në Instagram ku shkruante: “I dashuruar, i frymëzuar, i lumtur dhe mirënjohës”.

Diaz dhe Madden kanë një vajzë së bashku të quajtur Raddix e cila ka lindur në vitin 2020.

Në një lidhje me Semi Jaupaj? Pas fotove të kapur për dore dhe kërcimit sensual, flet Sardi Strugaj

Sardi Strugaj ka folur rreth thashethemeve se është në një romancë me këngëtaren Semi Jaupaj.

Dyshja nxitën aludimet për një romancë mes tyre pas publikimit të disa fotove dhe videove ku shfaqen të kapur për dore dhe shumë të afërt.

Gjithashtu artistët dolën së bashku në skenën e DWTS ku performuan një kërcim sensual.

Por këngëtari është shprehur se janë vetëm miq dhe se do të ketë së shpejti një bashkëpunim mes tyre.

“E kemi një bashkëpunim që do të vijë shumë shpejt në hyrje të Vitit të Ri. Ne jemi miq me Semin, pastaj kërcimi kur e kam parë, ishte sensual, kënga flirt, drita e kuqe bën të vetën.

Mendoj se arritëm të transmetonim diçka, pjesa tjetër pastaj mos më vendosni në siklet. Na kanë ngacmuar shumë por e kemi thënë që kemi projekt së bashku, jemi miq”, përfundoi Sardi duke qeshur.

Jozefina Topalli: Nesër, ditë e errët, arrestohet Berisha! Proces politik, na turpëron si shoqëri

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur se dita e nesërme, ku Kuvendi vendos për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij, është e errët për vendin dhe demokracinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se kërkesa për arrestimin e Berishës është absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin, duke shtuar se kjo na turpëron si shoqëri.

Ajo thekson se dosja ndaj tij është e shpikur dhe se procesi është politik, ndërsa thekson se nesër jemi zyrtarisht një vend me kryetarin e opozitës të arrestuar.

Postimi i plotë:

Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozites!

Neser do jete nje dite e erret per shtetin dhe demokracine e vendit. Kerkesa per arrestimin e Kryetarit te opozites se vendit, te ish Presidentit, ish- Kryeministrit Sali Berisha, pas 12 vitesh nga largimi i tij si ish kryeminister eshte gjeja me absurde dhe e rrezikshme per pluralizmin shqiptar. Dhe kjo kjo turperon nje shoqeri..

Paradoksi eshte, se per Kryetarin e opozites kane shpikur prej 3 vitesh nje dosje ,qe nuk ka as ceshtje as prova. Dhe per te vazhduar me paradoksin, procesi eshte nisur nga Taulant Balla, anetar i qeverise aktuale.

Dhe vetem ky fakt do mjaftonte per te kuptuar se procesi eshte politik. Por ky proces do turperoje shtetin tone,edhe per faktin se disa hetues i kane marre pushtetin Parlamentit, dhe kjo eshte nje kembane e forte.

Ky proces ka filluar dhe po mbyllet me disa standarte. (E kur ne nje proces levizet me disa standarte , procesi eshte politik.) Nje standart per pushtetaret si rasti Tahiri , kur Kuvendi i jep leje Spakut per heqjen e lirise te levizjes dhe nje tjeter per armikun Sali Berisha , kur hetuesia hyn ne fushen e lojes politike, dhe brutalisht dhunon Kushtetuten si ne vendet autokratike, pa lejen e Parlamentit. Paradoksi dhe rrezikshmeria replikohet kur hetuesia kerkon nga Kuvendi te ligjeroje dhunimin e tij te Kushtetutes duke shtuar masat shternguese per Kryetarin e opozites.

Kryetari i opozites zoti Sali Berisha eshte njeriu qe ka udhehequr levizjen demokratike, qe ka futur vendin ne Keshillin e Europes, qe ka firmosur stabilizim Asocimin, qe ka futur vendinne Nato, qe ka liberalizuat vizat, etj.

Gjate ketyre 3 dekadave ka patur disa Kryeministra, e pushtetare . Nder te gjithe ata, zoti Berisha ka qene dhe eshte njeriu me serioz ne raport me ligjin dhe shtetin. E kete e thojne edhe kundershtaret e tij ne biseda kur nuk jane ne televizor.

Pushteti kerkon arrestimin e kryetarit te opozites zotit Sali Berisha vetem per nje arsye:

Per t’i mbyllur gojen, qe ai te mos kete mundesi te ngrihet kundra skandaleve e korrupsionit te frikshem; qe ai te mos kete mundesi te mbroje te drejtat e lirite e qytetareve; qe ai te hesht per plakjen e shoqerise sone nga largimi i shqiptareve; qe ai te mos ngrihet me kundra bandave e organizatave kriminale qe sundojne kudo. Une nuk njoh nje politikan ne 30 vite, qe te kete patur kurajon si Sali Berisha per t’u ngritur kunder krimit e organizatave te frikshme kriminale. Une nuk njoh nje tjeter qe te kete bere beteja te pamundura si ai.

Sali Berisha nuk eshte i pa gabueshem. Por asnje nuk ka luftuar per interesin publik si ai. Te kerkosh te arrwstosh Kryetarin e opozites sepse para 20 viteve ka bere nje ligj per ish pronaret eshte ne kufijt e te pabesueshmes. Ai fitoi zgjedhjet e 2005 me ate program. Ky nuk eshte vetem paradoksi qe te le pa fjale, ky eshte precedenti i tmerrshem i nje rreziku potencial, qe i vervitet Shqiperise ne emer te anti korrupsionit, ( me “zero prova”)ne nje kohe kur pushteti eshte kalbur nga skandalet e pandalshme me deme te pa llogaritshme per vendin. (e vetem gervishet nga “ drejtesia e re”.)

Sali Berisha eshte politikani qe ka mbrojtur me fort se kushdo ceshtjen kombetare. Sali Berisha eshte i vetmi politikan qe i kerkohet heqja e imunitetit per here te dyte. I vetmi lider, qe eshte rrezuar me dhune nga pushteti dhe ka ardhur ne pushtet me vote. Kryeministri Berisha, ky burre shteti sic ka thene nje ambasador amerikan ka dhene doreheqjen si kryetar partie,kur ka humbur zgjedhjet. I vetmi politikan mbi te cilin jane hedhur bomba, grushte e plumba, e perseri nuk eshte dorezuar.

I vetmi kryetar partie qe hyn ne zgjedhje pa vule e pa emer e merr mbi gjysem milion vota personale. Edhe pse eshte 80 vjec eshte politikani me energjik, me i vendosur ne misionin si kryetar opozite, sa turperon cdo politikan e deputet te ri e te vjeter , sepse thote te verteta te forta qe shume i dijne por askush nuk i thote. E per kete ai do martirizohet. Si shoqeri ne kemi nevoje te reflektojme me vehten tone. Ne 100 vitet e fundit jane pushkatuar dhe arrestuar shumica e Kryeministrave tone. Po ashtu , jane ekzekutuar, arrestuar apo internuar pothuaj te gjithe firmetaret e Aktit te Pavaresise. Historia jone eshte sa e dhimbshme po aq dhe e padrejte. Histori fatale! E megjithate kjo ndodhte kur ishte kohe lufte apo diktature.

Kjo e sotmja po ndodh ne nje vend te Natos. Po, nese kerkojne sot arrestimin e kryetarit te opozites per arsye politike- Cfare i mbetet kesaj demonracise sone te shkrete? Kush do guxoje me te ngrihet per te drejtat e njeriut; Kush do sakrifikonte me te bente opozite te fuqishme si ajo e Berishes; Kush do kishte me kurajo te permendte me emer e mbiemer kriminelet e frikshem. Cfare do i bejne pas kesaj nje qytetari te thjeshte nese ne nuk reagojme! Ndoshta Kryetarit te Partise Demokratike, zotit Sali Berisha nuk i vjen keq per vehten e tij qe po martirizohet, por vendi jone nuk ka nevoje per martire. Neser jemi zyrtarisht nje vend me kryetarin e opozites te arrestuar. Njelloj si ne Rusi!

Varianti i Covid që po përhapet me shpejtësi, çfarë këshillon OBSH

Një nënvariant i llojit Omicron të koronavirusit është klasifikuar si një “variant me interes” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për shkak të “përhapjes së tij me shpejtësi në rritje”.

JN.1 është gjetur në shumë vende të botës, duke përfshirë Indinë, Kinën, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Rreziku për publikun është aktualisht i ulët dhe vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje, thotë OBSH.

Por paralajmëron se Covid dhe infeksionet e tjera mund të rriten këtë dimër.

Viruset respiratore si gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe pneumonia e fëmijërisë janë gjithashtu në rritje.

Virusi që shkakton Covid po ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe ndonjëherë kjo çon në zhvillimin e varianteve të reja.

Omicron ka qenë varianti dominues global për disa kohë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po gjurmon një numër variantesh me interes të lidhura me Omicron, duke përfshirë JN.1, edhe pse asnjë prej tyre nuk konsiderohet të jetë shqetësues.

Por JN.1 po përhapet me shpejtësi në shumë cepa të botës.

Aktualisht është varianti me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që përbën 15-29% të infeksioneve.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se JN.1 aktualisht përbën rreth 7% të testeve pozitive të Covid të analizuara në një laborator.

Për të parandaluar infeksionet dhe sëmundjet e rënda, OBSH këshillon:

  • vendosni maskë në zonat e mbushura me njerëz dhe vende të mbyllur
  • mbuloni gojën kur kolliteni dhe teshtini
  • pastroni duart rregullisht
  • qëndroni të përditësuar me vaksinat kundër Covid dhe gripit, veçanërisht nëse janë të pambrojtur
  • qëndroni në shtëpi nëse sëmureni
  • testohuni nëse keni simptoma
Doni ta nisni ditën me dashuri? Truku i thjeshtë për të pasur dëshirë për s*ks në mëngjes

Jeni nga ata njerëz që duan ta nisin ditën e tyre me dashuri? Përfitoni nga një truk i thjeshtë për të pasur më shumë dëshirë për të kryer marrëdhënie.

Është vërtetuar shkencërisht se, me një orë më shumë gjumë gjatë darkës, gratë përjetuan një rritje të ndjeshme të dëshirës seksuale në mëngjes.

Mungesa e gjumit çon edhe në mungesën e dëshirës për seks, theksojnë studiuesit.

Lodhja dhe stresi intensiv largojnë humorin, i cili është i nevojshëm për një jetë seksuale harmonike. Ndaj është më mirë ta lëmë partnerin, i cili ka nevojë për gjumë, të flejë dhe të presim mëngjesin e ardhshëm.

Mos harroni se gjumi është po aq i rëndësishëm për trupin sa uji dhe ushqimi. Ndërsa flini, trupi pushon dhe funksionet e trupit shkojnë në gjumë.

Sipas studimeve, 7-8 orë gjumë në ditë nxit jetëgjatësinë, ndërsa gjumi i pamjaftueshëm (më pak se 4 orë) duket se ndikon negativisht në jetëgjatësinë dhe me sa duket edhe në funksionin seksual.

Vrau 26-vjeçaren shtatzënë, mesazhet kërcënuese të Bujar Fandajt në TikTok dhe tatuazhi

Prej fundit të muajit tetor profili në TikTok i Bujar Fandajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanessa Ballan, është mbushur me mesazhe kërcënuese.

E reja, e cila do mbushte 27-vjeçe më 4 janar, nënë e një fëmije 4 vjeç dhe në pritje të fëmijës së dytë, e kishte denoncuar për përndjekje në 26 tetor të vitit të kaluar.

Por Vanessa Ballan u vra mëngjesin e së martës, 19 dhjetor, në shtëpinë e saj.  41-vjeçari dyshohet se hyri nga dritarja në pjesën e pasme të banesës dhe e goditi të paktën 7 herë me thikë.

Bashkëshorti i saj, Nicola Scapinello, e gjeti të pajetë rreth orës 12.30. Bujar Fandaj nga Kosova, i cili në të kaluarën dyshohet se ka pasur një romancë të shkurtër me viktimën, ka publikuar në TikTok imazhe të tij të shoqëruara me muzikë dhe fraza kërcënuese.

Mesazhet kërcënuese duket se dalin jashtë kontrollit menjëherë pas 26 tetorit, ditës së kallëzimit për ndjekje.

Fjalët e tij i dërgohen një personi që nuk e identifikon, por mesa duket bëhej fjalë për Vanessa Ballan.

“Dëgjo ti mund të bësh mua gjithçka për sa kohë të lejoj, por ka një gjë që nuk duhet të bësh: mos më nënvlerëso kurrë”, thotë ai në një postim më 6 tetor 2023.

“Ti flet për respekt dhe pastaj as nuk e di se kujt i përket. Fjala respekt përfshin shumë gjëra: koherencë, besnikëri, sinqeritet ndaj të tjerëve . Po ti, ku i ke fshehur të gjitha këto?”, është mesazhi i 11 Nëntorit.

Dhe përsëri: “Të kam dashur thellësisht me një sinqeritet që mendova se ishte i përbashkët. Unë isha gati për çdo gjë për ty, të ngjitesha male dhe të kaloja oqeanet, por ti zgjodhe ta tradhtosh këtë besim”.

Tatuazhi dhe mesazhi në frëngjisht: “Mbaroi”

Dhe më 12 Nëntor thuajse bëhet kërcënim: “Durimi im është i paçmuar, por nuk duhet të ekzagjerojmë. Unë jam shumë bujar, jam shumë i disponueshëm, ju që mendoni se më keni në dorë, ju shoh dhe ju njoh. , mos mendo se heshtja dhe injoranca ime.”

Më 16 nëntor, ai publikoi një foto të dorës së tij ku tregon tatuazhin ku shkruhet ’16 nëntor 2021″ (ndoshta një datë e lidhur me një marrëdhënie?), dhe një mesazh të gjatë të frëngjisht.

“Mbaroi, do të të lë vetëm. Nuk do t’ë mbush më me mesazhe, nuk do të humbas më kohë me dikë që nuk më do në jetën e tij. Nëse do të më kishit dashur vërtet, gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Unë nuk do të vazhdoj të torturoj shpirtin tim për të kuptuar pse sillesh në këtë mënyrë. Çfarë kam bërë për të merituar një përbuzje të tillë? Çfarë u bë me gjithçka që më tregove?

A ishin fjalë të sinqerta apo fjalë boshe që të më joshje, të më manipuloje, të më jepje shpresë të rreme? Zemra ime të besoi, por arsyeja më thotë se nuk ke qenë kurrë e sinqertë me mua. Veprimet nuk pasuan kurrë fjalët. Luajte me ndjenjat e mia dhe nuk u interesove për mua.

Ti e nise këtë histori por unë jam ai që e mbyll. Mund të kishe qenë dikush shumë i rëndësishëm në jetën time, por ishe thjesht një ndalesë e parëndësishme që do ta harroj shpejt. Nuk të uroj më të keqen apo më të mirën, nuk të uroj asgjë. Të heq qafe, kthej faqen . Bëj çfarë të duash me jetën tënde”.

Që nga ai moment postimet bëhen edhe më delirante. Më 28 nëntor, Bujar Fandaj shihet me një dritë të kuqe në fytyrë që reflekton flamurin shqiptar. Në audio dëgjohet: “Nëna ime më rriti të jem personi më i sjellshëm, më i ëmbël që do të takoni ndonjëherë. Por nëse nuk më respektoni, do t’ju tregoj pse kam mbiemrin e babait tim.”

Postimi i fundit i paraprin tragjedisë. Është një foto e Bujar Fandajt që pi duhan dhe shikon drejt kamerës: “Sytë nuk gabojnë kurrë, sytë nuk gënjejnë kurrë, sytë nuk bëjnë gabime gramatikore, sytë kanë diksion perfekt”, thuhet në audio.

“Sa shumë flasin sytë? Dhe na thonë nëse je njeri i mirë apo i keq, thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit, do të shtoja se janë shikimi i zemrës. Babai im më tha, kur shikon njerëzit në fytyrë, mos e ul kurrë shikimin, sepse nëse ul shikimin do të thotë se ke ndërgjegje në faj.”