zoom

Day ArchiveRruga drejt një gjumi të qetë nis nga hunda, çfarë thonë eskpertët

Kur flini mirë, jeni më energjikë dhe më të përqendruar në punë. Por gjumi, për fat të keq nuk vjen sa hap e mbyll sytë dhe në shumicën e rasteve kërkon punë.

Një nga mënyrat më të mira për të garantuar një gjumë cilësor është që t’i përkushtoheni shqisës së aromës.

Ekspertët e terapive aromatike thonë se rruga drejt gjumit të mirë nis nga hunda, pra nga nuhatja.

Sipas tyre, disa aroma të caktuara përmirësojnë cilësinë e gjumit të shumë grupmoshave dhe të dy gjinive.

Lavanda është një prej tyre. Një studim i kryer tregoi se studentët që nuhasnin vaj lavandoje gjatë një provimi ishin më pak të stresuar.

Një studim tjetër zbuloi se lavanda zgjat fazën e dytë shumë të rëndësishëm të gjumit tek femrat dhe se njerëzit që kanë fjetur mirë falë lavandës zgjohen më energjikë.

Ekspertët thonë se gjithmonë është koha e duhur që të mbushni ambientet tuaja me aromë të mirë. Në vend që të merrni ilaçe gjumi, kërkoni aroma qetësuese. Mjafton të zgjidhni aromat e duhura.

Vaji Esencial i Lavandës 

Të dhënat tregojnë se vaji esencial i lavandës ndihmon kundër pagjumësisë, dhimbjeve të lindjes, dhimbjeve të kokës pas pirjes së tepruar të alkoolit, bllokimeve të sinozitit dhe depresionit.

Lavanda është përdorur tradicionalisht prej shekujsh, pikërisht për shkak të këtyre efekteve qetësuese.

Shembujt e mëposhtëm janë marrë nga gjetjet e studimeve klinike mbi terapinë me lavandë.

Terapia e aromave me lavandë (me ose pa masazh) ul perceptimin e dhimbjes.

Njerëzit që janë në kontakt me vajin esencial të lavandës për të paktën tre minuta, ndihen më të qetë.

Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm.

Një studim tjetër zbuloi se spërkatja e zyrave me vaj esencial lavande përmirëson humorin e njerëzve që punojnë së bashku dhe ul stresin.

Studimi u krye në disa zyra dhe zbuloi se 85% e pjesëmarrëve pranonin ndikimin përmirësues të vajit të lavandës në ambientin e punës./AgroWeb.org

“Familja jonë po zgjerohet”- Lumi B dhe partnerja e tij zbulojnë se do të bëhen sërish prindër

Lumi B dhe bashkëshortja e tij, Miranda, do të bëhen sërish prindër 9 vite pasi mirëpritën në jetë djalin e tyre.

Çifti kanë dhënë lajmin me anë të disa fotove të ëmbla në internet ku këngëtari dhe partnerja e tij tregojnë se do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Por Lumi B dhe Miranda nuk kanë zbuluan gjinin e foshnjes që pritet të vijë në jetë së shpejti.

“Familja jonë po rritet, gjithashtu edhe barku jonë. Jemi të emocionuar të ndajmë lajmin se një foshnje do na bashkohet së shpejti. Shumë të lumtur për këtë kapitull të ri”, shkruan ajo.

Çifti janë prindër të një djali, të quajtur Blini dhe së shpejti familja e tyre do të zgjerohet.

“Mos u mundo të vish të më vrasësh”- Cllevio përfundon në spital në Dubai dhe ka një mesazh

Reperi dhe personazhi i njohur i Tiktok, Cllevio ka pësur sulm në zemër në Dubai dhe ka përfunduar në spital.

Në rrjetet sociale janë publikuar video të Cllevio të shtrirë në shtratin spital, teksa flet për gjendjen e tij shëndetësore.

Në pamjet e publikuara ai shikohet me lot në sy, ndërsa Cllevio ka treguar se ka vënë edhe unazë në zemër.

Personazhi i TikTok në një video të publikuar i drejtohet një personi ku i thotë se të mos mundohet të shkojë ta vrasë në spital pasi ruhet nga policë.

Cllevio shprehet se i ka shpëtuar një atentati më parë, por kërcënon personin se “ku do të shkosh” pasi të bëjë operacionin e dytë në zemër.

“Mos u mundo të vish tek spitali të më vrasësh, është plot me policë. I kam thënë ngaqë i kam shpëtuar atentatit, do vijnë të më vrasin tani. Mos u afro tek spitali fare, se gango e rregulloi zemrën me një operacion.

Kur të bëj edhe të dytin, kur të bëhet zemra e re ku do shkoni ju. Ndaj thoja unë pse s’kam zemër, zemra qenka bllokuar. O cfarë do të hiqni tani, thosha unë cfarë ka zemra, më digjte, më dhimbte, mendoja panik, por ishte bllokim venash”, tha ai.

Foto/ Banorët e fshatit të Tiranës alarmuan policinë për hajdutë, gjendet automatik e drogë

Banorët e fshatit Menik të Tiranës kanë alarmuar blutë e kryeqytetit mbrëmjen e sotme.

Ata kanë telefonuar policinë duke i njoftuar për disa hajdutë në fshat.

Ndërkohë është raportuar se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Në një banesë është gjetur një automatik dhe drogë nga uniformat blu.

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen.

“S’jam llogaritar”- BIRN: Rama shmang përgjegjësinë për milionat e zhdukura në Sharrë

Kryeministri Edi Rama shmangu përgjegjësinë gjatë një konference për shtyp të enjten mbi gjetjet e SPAK se miliona euro para publike ishin tjetërsuar pa kryer asnjë punë në koncesionin e inceneratorit të Tiranës, duke kaluar në duart e dy biznesmenëve në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

“E para e punës njëherë, unë nuk jam llogaritar këtu. Jam kryeministër i Shqipërisë,” tha Rama, duke shprehur skepticizëm për shifrat, por duke e cilësuar këtë një çështje të drejtësisë.

Në përgjigje të pyetjes së BIRN, kryeministri këmbënguli se nuk donte të përfshihej në procesin penal të nisur.

“Ndërkohë që në këtë rast, s’është fare kjo pyetje për mua. Kjo është një çështje e një procesi që duhet të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos. Në të treja shkallët e saj dhe vetëm në fund, atëherë ne mund të bëjmë diskutime të natyrës teorike se si ndodhi, çfarë ndodhi në aspektin e shifrave. Nuk dua të bëj asnjë koment lidhur me këtë se kam parë çudira që janë për të qeshur dhe për të qarë me këto kalkolatriçet folklorike,” tha ai.

Nga të dhënat të përfshira në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë për të ashtuquajturin incenerator i Tiranës, dy biznesmenët Mërtiri dhe Zoto janë në qendër të një skeme mashtrimi financiar, e realizuar në bashkëpunim me zyrtarë të lartë publikë nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Trajtimit të Koncesioneve, e cila i ka kushtuar taksapaguesve dhjetëra miliona euro – të paguara në formën e tarifës së depozitimit të mbetjeve nga bashkitë e qarkut Tiranë në Sharrë.

Prokuroria akuzon se nga shuma prej 6 miliardë lekësh [60 milionë euro] të paguara në formën e tarifës, rreth 40 milionë euro u transferuan për punë fiktive në një skemë mashtrimi financiar me përfitues të dënuarit për mashtrim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Njësoj kryeministri iu shmang pyetjeve nëse kishte firmosur kontrata me kompanitë e akuzuara tashmë për shpërdorim të miliona eurove, para se këto të ishin krijuar si kompani duke ia lënë përgjegjësinë “mekanizmit qeveritar”.

“Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e imja është fryt i një procesi dhe një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo sfera të ndryshme që kanë kompetencat e tyre”, tha Rama.

“Shqipëria nuk është vetëm e imja, kështu që buzëqeshni pak edhe mos jetoni gjatë gjithë kohës me idenë e plehrave,” u tha Rama gazetarëve, pasi shpenzoi pjesën e parë të konferencës për të mburrur një projekt inovativ sipas tij të përkthimit të ligjeve të BE përmes Inteligjencës Artificiale.

Kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, me kosto deri në sekuestrimin e tyre prej 150 milionë eurosh, përbëjnë skandalin më të madh korruptiv në historinë e Shqipërisë moderne.

Pas proceseve me kontratat e Elbasanit dhe Fierit, SPAK vendosi 15 masa sigurie për zyrtarët publikë të disa institucioneve dhe dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. /BIRN

Beleri, bela me duart tona! Për një plesht po “djegim” jorganin

Beleri, bela me duart tona

Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian që në kushtet e agresionit rus ndaj Kievit, në kushtet krizës në Lindjen e Mesme mori vendimin për të hapur negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë! Gjeorgjia merr statusin e vendit kandidat. Bosnja- hap negociatat sapo të plotësojë disa kushte.

Momenti i artë gjeopolitik solli vendime të rëndësishme për të ardhmen e BE-së. Por ne këtë radhë morëm “fjalë të mira dhe gurë në trastë”.

Shqipëria, “Europa e Ballkanit” për shkak të vetos greke është bllokuar për të marrë datën për Mbledhjen Ndërqeveritare.

Nëse nuk do të ishte veto greke, sot do të ishte një lajm i mirë edhe për Shqipërinë.

Greqia po dëmton Shqipërinë duke e bërë mizën buall. Nuk është gjest miqësor ndaj fqinjit bllokimit.

Por, duam apo nuk duam, Greqia e ka treguar se ka bllokuar Maqedoninë për 10 vite për emrin, duam apo nuk duam Greqia një çështje dypalëshe e ka shtruar në tavolinën e 27 vendeve anëtare. Para interesave të mëdha, vendet aspirante në BE dhe NATO kanë marrë vendime të vështira, – Maqedonia, përballë Athinës dhe Sofies, Suedia para kërkesave të Turqisë për anëtarësim në NATO.

Çfarë kërkohej nga Shqipëria në këtë moment?

Shqipëria ka qenë e paralajmëruar prej kohësh për çështjen Beleri. Minimumi që mund të bëhej është një Beleri të mos kthehej në bela. Kanë qenë, dhe jane të gjitha mundësitë, që vetë Drejtësia jonë tepër perfekte, pas 7 muajsh të kishte mbaruar hetimin dhe gjykimin për një çështje në flagrancë. Vetë kryeministri mund të kishte bërë mesazhe politike për një hetim të shpejtë, profesional dhe të pavarur.

Pastaj nuk shkon që ne angazhohemi të zgjidhim mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës, të angazhohemi të zgjidhim probemin e madh të Italisë me refugjatët, dhe për më tepër të sugjerojmë edhe formula për zgjidhjen e konfliktit 75 vjeçar mes Izraelit dhe Palestinës.

Humbja e kësaj date kalendarike në rrugën drejt BE-së nuk është fatale sepse jemi mësuar që vonesat kryesisht i shkaktojmë vetë (kujto rastin e këshillit të qarkut të Fierit që u bë problem i madh për opozitën e kohës për të votuar 3 ligjet më 2012 që na kushtuan më shumë se 10 vjet)

Por këtë radhë me zgjedhjet e reja për Parlamentin Europian dhe kohën që do të marrë procesi i konstituimit të Parlamentit dhe formimit të Komisionit të ri, mund të humbasim plot dy vjet. Dhe ky nuk është lajm i mirë për “ushtrinë” prej 1000 personash që punoi me dedikim dhe entuziazëm gjatë procesit të skanimit. Nuk është lajm i mirë as për vendin.

Çështja Beleri do të zgjidhet, por është një çështje që për një plesht po “djegim” jorganin.

Dhe për këtë nuk na ndihmon dot Inteligjenca Artificiale. Duhet përdor Inteligjenca Natyrale.

SPAK kërkoi arrestimin e tij, Berisha: PD-në do ta drejtoj nga thellësitë e çdo qelie

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se edhe nëse SPAK cakton ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie” do të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike.

Ai është shprehur se do e drejtojë PD-në nga thellësitë e çdo qelie dhe do ta dërgojë drejt fitores, duke theksuar se nuk ka mur që i ndalon idealet e lirisë dhe se do të qëndrojë më i sigurtë se kurrë.

Berisha u shpreh se nga dita e hënë e në vazhdim do të nisin protestat, dhe se deputetët opozitarë do të vazhdojë me mosbindjen civile.

“Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelie. Unë do e drejtojë dhe o e çoj drejt fitores. Mund të marrë vendim që të mos komunikoj idealet e mia me shqiptarët? Kurrë. Nuk ka mure që ndalojë idealet e lirisë. Unë qëndrojë më i sigurt se kurrë. Shqipëria krahasohet me Rusinë e Putinit.

Ky diskutim fsheh katastrofën që vjen për dhunimin e Kushtetutës. Do fillojnë protestat që nga dita e hënë dhe në vazhdim. Opozita është në mosbindje civile me deputetët, ju e pate në deklaratën në këshillin e ministrave në BE ishte pika e parë dhe bllokimi që Rama i bëri hapjes së negociatave.

Sot deputetët nuk pranoheshin të futeshin në parlament, kjo trajtohet vetëm me mosbindje civile. Në parlament është votuar një akt që nuk ekziston kund në botë. Zgjatja e përjashtimit nga 10 ditë në 60 ditë dhe jo vetëm kaq, por ani nen thotë se deputeti nuk ka asnjë të drejtë për asnjë aktivitet si deputet.

Kushtrim për opozitë për jetën ose vdekjen e demokracisë në Shqipëri. Demokratët do i drejtojë Sali Berisha, do i drejtojë PD, do i drejtojë Këshilli Kombëtar, ajo është një parti në këmbë”, tha Berisha i ftuar në “Opinion”.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal dënohet me mbi 4 vite burg

Një ish-agjent i lartë i FBI-së është dënuar me më shumë se katër vjet burg dhënien e ndihmës ndaj një oligarku rus që kërkonte të hiqej nga një listë sanksionesh amerikane.

Charles McGonigal u deklarua fajtor në gusht për akuzën për pastrim parash. 55-vjeçari është një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është akuzuar ndonjëherë për krime.

Ai akuzohet gjithashtu se ka fshehur 225,000 dollarë në pagesa nga një agjent shqiptar, ndërsa punonte ende për FBI-në.

Prokurorët kishin kërkuar pesë vjet burg për McGonigal. Para se të jepej vendimi për dënimi i tij me 50 muaj të enjten, McGonigal shprehu keqardhje për veprimet e tij.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale”, i tha ai gjykatëses Jennifer Rearden, sipas ABC News. “Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi.”

Rearden tha se McGonigal kishte dhënë “kontribute të jashtëzakonshme” përmes punës së tij kundër spiunazhit, por krimet e tij i quajti “jashtëzakonisht të rënda”.

Ai është urdhëruar të dorëzohet tek autoritetet më 26 shkurt 2024.

McGonigal ishte agjenti special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork përpara se të tërhiqej në vitin 2018. Në atë rol, ai kishte për detyrë të hetonte oligarkët rusë.

Prokurorët thonë se ai dhe ish-diplomati rus Sergey Shestakov kanë shkelur sanksionet e SHBA-së duke rënë dakord t’i ofrojnë shërbime miliarderit dhe industrialistit rus Oleg Deripaska.

Shtetet e Bashkuara e sanksionuan Deripaskën në vitin 2018 pasi e akuzuan atë dhe disa oligarkë dhe zyrtarë të tjerë rusë për “aktivitete keqdashëse në mbarë globin”.

Prokurorët pretenduan se ata ranë dakord të ndihmonin Deripaskën për të hequr sanksionet ndaj tij. Ata premtuan gjithashtu se do të hetonin një oligark rival, Vladimir Potanin.

McGonigal dhe një bashkëpunëtor i Deripaska dyshohet se përdorën kompani guaska për të dërguar dhe marrë pagesa nga oligarku rus i sanksionuar.

McGonigal është pranuar gjithashtu fajtor për akuza të veçanta. Në atë rast, ai akuzohet se ka fshehur mijëra dollarë para të gatshme nga ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, Agron Neza në vitin 2017. McGonigal ka pretenduar se paratë ishin pjesë e një kredie për një biznes.

Prokurorët federalë thonë se atij iu kërkua të raportonte pagesën. Ai është planifikuar të dënohet për këtë çështje në Uashington, DC në shkurt 2024.

Rrethuar me trëndafila e qirinj, futbollisti ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë të dashurës

Futbollisti i Arsenalit, Jorginho i ka bërë propozimin romantik për martesë të dashurën e tij Catherine Harding.

31-vjeçari iu ul në gjunjë për këngëtares i rrethuar me trëndafila të kuq dhe qirinj, ndërsa një violiniste i binte violinës në sfond.

“Dashuria ime”, shkroi 32-vjeçarja krahas imazheve nga propozimi për martesë.

Mesfushori i Arsenalit, emri i plotë i të cilit është Jorge Luiz Frello Filho Cavaliere OMRI, mendohet se është në lidhje me Catherine që nga viti 2020.

Cat ka një vajzë të quajtur Ada, tetë vjeç, me ish-in e saj Jude Law, si dhe djalin Jax, 3-vjeç me Jorginhon.

Lojtari i Arsenalit ka dy fëmijë, Vitor dhe Alicia, me ish-gruan e tij Natalia Leteri.

Çifti ishin së bashku për tetë vjet dhe u martuan në vitin 2017, përpara se të ndaheshin fshehurazi në vitin 2019.

Catherine Harding u takua me yllin e Hollivudit, Jude kur ajo ishte 23 vjeç dhe ai 41, ndërsa ai po xhironte në Republikën Çeke.

Ata ishin ndarë kur njoftuan se këngëtarja ishte shtatzëninë dhe vajza e tyre Ada është fëmija i pestë i aktorit.

 

Tesla tërheq dy milionë makina në SHBA për shkak të defektit të sistemit autopilotit

Tesla po tërheq më shumë se dy milionë makina pasi rregullatori amerikan zbuloi se sistemi i ndihmës së shoferit, Autopilot, ishte pjesërisht me defekt.

Tërheqja vlen për pothuajse çdo automjet Tesla të shitur në SHBA që kur funksioni Autopilot u lançua në 2015.

Tesla, në pronësi të miliarderit Elon Musk, tha se do të dërgonte një përditësim të softuerit “përtej ajrit”; për të rregulluar problemin.

Përditësimi i sistemit ndodh automatikisht dhe nuk kërkon një vizitë në një përfaqësi ose garazh, por gjithsesi referohet nga rregullatori amerikan si një tërheqje.

Autopilot ka për qëllim të ndihmojë me drejtimin, përshpejtimin dhe frenimin – por, pavarësisht emrit, makina ende kërkon të dhëna nga shoferi.

Softueri i Tesla-s supozohet të sigurohet që shoferët po i kushtojnë vëmendje dhe që funksioni të përdoret vetëm në kushte të përshtatshme, si p.sh. udhetim në autostrada.

Sipas njoftimit të tërheqjes, kompania nuk u pajtua me analizën e agjencisë, por ra dakord të shtonte veçori të reja për të zgjidhur shqetësimet, duke përfshirë kontrolle shtesë për ndezjen e veçorive të vetëdrejtimit.