Aplikacion
Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duhet të jetë në burg sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Në një intervistë në “Opinion”, Bardhi tha se Olsi Rama akuzohet për dosjen e Xibrakës, ndërsa paralajmëroi se të enjten e javës tjetër do të publikojë disa dokumente që sipas tij, faktojnë vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS në shërbim të Olsi Ramës.
“Kërkesa e parë ka të bëjë me një skandal të ndërhyrjes në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS. Informacioni mbi të cilën është bazuar kërkesa, bazohet mbi një dokument zyrtar që është raporti i AMP-së.
Pra, nuk bëhet fjalë për një thashethem, por një ndërhyrje të paligjshme në TIMS dhe ne duam të verifikojmë se kush ka përgjegjësi për ndërhyrjen e paligjshme dhe deri në çfarë mase është ndërhyrë në sistemin TIMS për të propozuar dhe masa ligjore që në të ardhmen, një ndërhyje e tillë mbi të dhënat e qytetarëve, të meren masa ligjore.
A e di pse bllokohet kjo? Sepse nëse në të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur, ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”.
Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat do të bëhen publike. Patjetër, më ftoni të enjten tjetër dhe vij unë dhe i bëj publike. Të enjten tjetër, unë publikoj në “Opinion” dosjen e plotë se si Olsi Rama u konsiderua person i paidentifikuar nga prokuroria dhe në momentin kur prokurorët donin të hynin në sistemin TIMS për të marrë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS,” tha Gazment Bardhi.
Maska “magjibërëse” me banane dhe portokallBananet janë një nga frutat më të ushqyeshëm për trupin tonë, sepse ato përmbajnë sasi të mëdha magnezi, kaliumi, zinku, jodi, hekur dhe vitamina A, B (acid folik), E, dhe F.
Për shkak të këtyre cilësive është përdorur shpesh për të luftuar rrudhat. Kjo maskë gjithashtu zbut dhe ushqen lëkurën tuaj dhe rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës.
Para se të aplikoni maskën në fytyrë dhe qafe pastrojeni atë në mënyrë që të hapen poret e fytyrës dhe thajeni me peshqir.
Përbërësit:
-1 lugë gjelle lëng portokalli
-½ banane
-1 lugë gjelle mjaltë organik
Përgatitja:
Ngroheni mjaltin derisa të bëhet i lëngshëm (jo shumë i nxehtë). Pastaj hidheni mjaltin në një tas të vogël qelqi, hidhni bananen dhe lëngun e portokallit dhe filloni t’i përzieni derisa të përfitoni një masë homogjene. Masën e përfituar shpërndajeni njëtrajtësisht në fytyrë dhe qafë, duke mbrojtur zonën e syve. Te zona e syve vendosni 2 feta të holla patate ose bustina me kamomil. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Kjo maskë duhet mbajtur për rreth 15 minuta.
E premte e ftohtë, temperaturat zbresin nën zeroE nesërmja do të jetë një ditë e ftohtë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, të premten
vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të ftohta.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpjetësi mesatare deri në 8m/sek, por hera-herë përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 15m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 3°C
në zonat e ulëta 0 deri 10°C
në zonat bregdetare 3 deri 10°C
Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, reshje që kanë qenë më të dendura në zonat malore, aty ku dhe problemet kanë qenë më të mëdha me qarkullimin e mjeteve.
Të gjitha akset nacionale Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice janë të kalueshme pa probleme.
Të kalueshme janë dhe akset rrugore të fshatrave turistike të Dardhës dhe Voskopojës, por autoritet rrugore iu kërkojnë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit.
Mjetet borëpastruese të firmave kontraktore janë në gatishmëri në rast të situatave të krijuara nga reshjet e dëborës.
Nga OSSHE nuk raportohen probleme në furnizimin me energjinë elektrike.
“Aromë” lufte? Gjermania po mendon rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëmMinistri Federal i Mbrojtjes, Boris Pistorius beson se një rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është i mundur. Politikani socialdemokrat i tha së përjavshmes “Die Zeit” se heqja e tij kishte qenë gabim.
Rivendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak vërtet që tani do të çonte në “probleme të mëdha kushtetuese dhe strukturore”. Megjithatë, diskutimi për këtë do të marrë vrull duke pasur parasysh situatën aktuale të politikës së sigurisë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.
Pistorius theksoi se gjermanët në përgjithësi duhej të jenë gati për një ndryshim në mentalitet. Kohët e përfitimit nga paqja dhe të shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes kanë mbaruar. Përkundrazi, tha Pistorius, tani duhet të jemi në gjendje të pengojmë përsëri një agresor të mundshëm – pavarësisht nëse u pëlqen apo jo kjo të gjithëve.
Në këtë kontekst, ministri i Mbrojtjes përsëriti edhe formulimin e tij, që ka ngjallur polemika se Bundeswehr duhet të jetë i “aftë për luftë”.
Debat për rekrutimin
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte temë në konferencën e Bundeswehr-it pothuajse një muaj më parë. Shoqata e Bundeswehr-it e kishte përshkruar rifutjen si një “mënyrë të fundit” për rekrutimin e personelit. Por në përgjithësi duhet të ketë edhe kushte më tërheqëse. Përballë kërcënimeve të reja dhe komplekse, është e rëndësishme që të rekrutohet shpejt më shumë personel për trupat. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë janë ngritur dyshime nëse Bundeswehr-i do ta arrijë objektivin e tij të deklaruar për 203.000 burra dhe gra me uniformë deri në vitin 2031.
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në Gjermani në korrik 2011, pas 55 vjetësh, nën ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU). Në praktikë kjo çoi në një eleminim të kryerjes shërbimit ushtarak dhe të shërbimit civil në komunitet./ DW
Përgjigjet Berisha: A do ta marrë Argita drejtimin e PD?Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj zërave se vajza e tij, Argita, është shfaqur në skenën politike për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Gjatë një interviste në “Syri TV”, Berisha nuk dha përgjigje të prerë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, duke mos mohuar që Argitën mund ta shohim në krye të PD-së. Por sipas tij, kjo gjë nuk do të ndodhë për aq kohë sa drejtimin e Partisë Demokratike ta ketë ai vetë, Sali Berisha.
“Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%.
Se edhe unë kam kodin tim, që i përmbahem. Ajo nuk mund të jetë.
E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj.
Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje”, tha Sali Berisha.
Argita Berisha u shfaq në jetën politike pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi për aferën “Partizani”. Madje, ajo nuk mungoi as në Kuvendin Kombëtar të PD, ku mbajti edhe një fjalim.
Dua Lipa publikon numrin e saj të telefonit, thirrje fansave: Më shkruani!Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka bërë një lëvizje që pak personazhe publikë do të kishin guxim ta bënin.
Në mjë postim në “Instastory”, Dua Lipa publikoi numrin e saj telefonit për të gjithë ndjekësit e saj: +1 (917) 810-3415.
Numrin këngëtarja me origjinë shqiptare e shoqëron me thirrjen: Më shkruani!
Dua Lipa së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin e njohur, Romain Gravas, dhe po përflitet se ka nisur një romancë të re me këngëtarin dhe tekstshkruesin Omar Apollo.
Balluku ecën me hapin e teknologjisë: Transport me dron në postë nga 2024!Kur bëhet fjalë për teknologjinë, qeveria jonë është gati për të qenë e para, edhe pse bota është e shqetësuar se “përqafimi” i shërbimeve të digjitalizuara, duke lënë çdo gjë në dorë të teknologjisë, rrezikon pozicionet e punës.
Pas lëshimit të dy satelitëve në hapësirë në janar të 2022 (për të cilët ende nuk ka të dhëna publike se çfarë informacionesh të rëndësishme ka marrë qeveria prej tyre), që i kushtojnë buxhetit 6 milionë dollarë për 3 vite, qeveria po bëhet gati të digjitalizojë transportin në postë.
Transformimi do të nisë nga viti 2024 dhe do të përfshijë shërbim me dron.
Lajmin e dha ministrja Belinda Balluku gjatë një aktiviteti për 111 vjetorin e krijimit të Postës Shqiptare.
Pjesë nga fjala e Ballukut:
Ne jemi gati dhe kemi dizenjuar dhe kemi projektuar këtë zhvillim të ri inovator dhe teknologjik ka ardhur momenti që të fillojmë edhe ta promovojmë për publikun. Të gjithë tashmë e dinë sesa shumë shërbime merren nga zyrat postare, sesi të gjithë përmes marrëdhënies që ju keni edhe me ndërmarrjet e tjera shtetërore, me OSHEE-në, me AKUK-n, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, sesi mund të kryhen këto pagesa në sportelet tuaja. Por, ne tashmë synojmë që këto pagesa të kryhen në mënyrë elektronike.
Ne synojmë që përmes një karte universale dhe përmes një investimi të rëndësishëm që do bëhet në pikat e shpërndarjes, në ATM-të e quajtura ndryshe, gjatë vitit 2024, ne t’i japim mundësinë çdo pensionisti që të shkojë dhe të tërheqë këto para pa pasur nevojë që të shkojë në bankë dhe të hapë një llogari duke paguar edhe komisione. Me postën nuk i duhet të paguajë asnjë komision.
Nga ana tjetër, çfarë është më e rëndësishme dhe që ne duhet ta përmendim këtu sot është që ne planifikojmë që në vazhdim, duke nisur nga viti 2024, të fillojmë të prodhojmë dhe të kemi një projekt të ri, i cili do të ngjajë prapë pak futurist, ashtu siç u komentuan satelitët që sot funksionojnë më së miri dhe na japin të dhëna të jashtëzakonshme për proceset e ndryshme administrative që ne kemi, dhe bëhet fjalë për transportin me dron.
Transporti me dron i cili do të marrë nga qendrat e ndryshme kudo në Shqipëri, nga qendrat postare do të marrë pakot postare për ti transportuar ato diku në një vend tjetër.
E gjitha kjo do të na japë efiçiencë në kohë, efiçiencë financiare dhe mbi të gjitha edhe ulje të emetimeve të karbonit që është edhe kjo një nga synimet e Republikës së Shqipërisë për shkak të të gjitha angazhimeve që ne kemi marrë për axhendën e gjelbër europiane, por edhe atë ndërkombëtare që sa më pak mjete transporti të përdoren dhe sa më shumë të përdoret inovacioni, siç është rasti i dronëve, ne do të arrijmë targetet tona.
“Organet seksuale të deformuara” – Publikohen dëshmi rrëqethëse për përdhunimin nga HamasiDrejtorja e Organizatës Hadas Ziv thotë se Hamasi përdori dhunën seksuale si armë lufte dhe se raporti i saj hedh dritë mbi faktin që nuk bëhet fjalë për raste të izoluara, por për një praktikë të përhapur.
“Gjatë sulmit, dhuna seksuale u përdorën si armë lufte. Kjo është përshtypja ime dhe mendoj se qëllimi ishte të përhapte frikë jo vetëm tek viktimat, por edhe tek të të tjerët. Njoh shumë, shumë izraelitë, në veçanti gra, të cilat ndihen shumë të pasigurta. Andaj ndikimi i këtij lloj sulmi, që është i pari në historinë e konflikteve ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, është shumë i madh,” thotë zonja Ziv.
Sipas zonjës Ziv, ndonëse është e vështirë të përcaktohet se se e shtrirë ishte kjo praktike, dhunimet ishte të përhapura gjatë sulmit dhe ndodhën në pika të ndryshme. Në shumicën e rasteve, objekt i dhunës seksuale ishin gratë, megjithëse sipas saj, kishte raste kur edhe burrat ishin vënë në shënjestër.
“Në fillim njerëzit menduan se ka ndodhur vetëm në festivalin e muzikës, por pastaj viktimat u gjetën me pjesët e poshtme të trupit të zhveshura, u gjetën trupa me eshtrat e legenit të thyera dhe me organe seksuale të deformuara. Gjoks të prerë, objekte në organe, e gjëra të ngjajshme. Nuk kemi ende shifra, por do të thoja se është e përhapur… Është detyrë e jona ta bëjmë të ditur dhe të bëjmë thirrje për një hetim më profesional ngase besojmë se viktimave do t’iu duhet kohë – nëse ato që kanë mbijetuar do të jenë në gjendje të flasin ndonjëherë (për përjetimet). Shumë prej tyre janë vrarë apo vazhdojnë të mbahen peng, nuk e dimë. Organizatat e grave nuk duhet të lihen vetëm. Duhet të mbështeten dhe të nxiten të punojnë,” tha zonja Ziv.
Organet e rendit në Izrael publikuan këtë javë deklarata të dëshmitarëve me identitet të mbrojtur, që sipas autoriteteve, kanë qënë dëshmitarë okular, të rasteve të dhunës seksuale nga militantët e Hamasit, apo dëshmitarë që erdhën në vendin e ngjarjes pasi kishte ndodhur krimi.
Dëshmi të ndryshme janë publikuar edhe nga mediat ndërkombëtare që po dokumentojnë përdorimin e dhunës seksuale nga Hamasit. Qeveria amerikane e ka shpallur Hamasin si organizatë terroriste në vitin 1997.
Këto dëshmi, të transmetuara nga agjencia e lajmeve Reuters, zbardhin detaje të dhunës së ushtruar ndaj grave, që përfshijnë prerje të gjinjve, të shtëna me armë në organet gjenitale dhe shenja tjera torturash.
“Ajo po qëndronte në këmbë dhe shihej gjaku që rridhte… Nuk e di se çfarë ndodhi me të. Ai po e tërhiqte nga flokët, i kishte flokët e gjata, ai po ia ngrinte lart,” thotë një dëshmitare në deklaratën dhënë policisë.
Zonja Ziv thotë se rrethanat e konfliktit e kanë bërë dokumentimin e këtij lloj krimi të vështirë, por qëllimi i organizatës është të publikojë këtë vlerësim fillestar për të tërhequr vëmendjen e institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë dimension të dhunës dhe të përgatiten për të ndihmuar viktimat dhe dëshmitarët që janë përballur me këtë traumë.
“Në shumë raste trupat e viktimave janë evakuuar gjatë kohës së luftimeve. Dhe meqë ekipet e shpëtimit nuk ishin të përgatitura për abuzime seksuale, meqë deri tani nuk e kishim ndeshur këtë në konflikt, ata nuk ishin të pajisur me mjetet e duhura për të mbledhur dëshmi… Por po ashtu shumë prej viktimave dhe dëshmitarëve janë të traumatizuar dhe po shohim që vetëm tani po fillojnë të flasin.
Lufta ende po vazhdon dhe shumë njerëz janë ende të preokupuar me trajtimin e të plagosurve dhe jo me mbledhjen e provave. Sistemi shëndetësor ishte i ngarkuar me shumë të plagosur, me shumë të vdekur, prandaj nuk e kishin përparësi mbledhjen e dëshmive. Dhe ndonëse njerëzit mendojnë se jemi shtet i zhvilluar dhe liberal, atmosfera këtu nuk është aq liberale.
Nuk është lehtë për një viktimë përdhunimi të flasë. Trauma, turpi dhe fakti që ende ekziston stigma rreth tyre, krijojnë një situatë që mbase do të duhen vite që viktimat të flasin. Po ashtu mendoj se shumë nga viktimat tashmë kanë vdekur. Janë dhunuar dhe vrarë, abuzuar dhe vrarë, copëtuar dhe vrarë,” thotë ajo.
“Për mua, njëra nga xhirimet më të vështira ishte ai i një gruaje të re, në kamion. Njerëzit e Hamasit e dërguan në Gazë, trupin e kishte gjysmë të zhveshur dhe njerëzit po e pështynin. E kishin dërguar si një trofe lufte, që po e dërgonin në Gazë. Për mua kjo ishte pamje e tmerrshme. Jo vetëm që e kishin viktimizuar, por e ekspozonin si trofe,” shtoi zonja Ziv.
Sipas saj, krahas policisë, organizatat e shoqërisë civile dhe të grave janë angazhuar të mbledhin dëshmi dhe t’u ndihmojnë viktimave dhe se së fundi po shihet zbardhja e më shumë dëshmive për sulmin e 7 tetorit./ Zëri i Amerikës
Hamasi nuk “kursen” as djalin e ministrit izraelit, 25-vjeçari vritet në tunelMes qindra viktimave në Gaza numërohet edhe djali i ministrit izraelit.
25-vjeçari Gal Eisenkot humbi jetën gjatë luftimeve që po zhvillohen në veri të Gazës mes Hamasit dhe Izraelit.
Ai ishte djali i ministrit Gadi Eisenkot, që aktualisht shërben si ministër në qeverinë e emergjencës në Izrael.
Sipas mediave të huaja, 25-vjeçari, në momentin që u vra, po kontrollonte në një tunel si ushtar rezervist.
Gjatë kontrollit, një eksploziv i vendosur në tunel nga Hamasi shpërtheu, duke i marrë jetën atij.
Në një mesazh ngushëllimi, Netanyahu tha se ishte i shkatërruar nga vdekja e djalit të ministrit izraelit.