Aplikacion
Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin.
Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg. Sipas të dhënave, tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg.
Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit.
Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit.
Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.
Ushqimet dhe pijet më të mira kundër tensionit të ulët të gjakut
Kafeja
Kafeina njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut.
Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji.
Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.
Çaji i Jamballit
Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit.
Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.
Ullinjtë
Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër.
Ushqimet e pasura me vitaminë B-12
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12.
Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut.
Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12.
Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.
Uji
Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut.
Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik.
Moti i keq “mbërthen” Gjermaninë – 4 të vdekur, mes tyre një fëmijëGjermania është përfshirë nga moti i keq në zona të ndryshme të vendit.
Kushtet e këqija të motit shkaktuan edhe viktima. Katër persona kanë humbur jetën deri tani, siç raportojnë mediat e huaja, mes të cilëve edhe një fëmijë.
Dy burra u aksidentuan në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të ngricave në rrugë.
Në aksident rrugor humbi jetën edhe një 57-vjeçar në Baden-ëürttemberg, që u përplas me një autobus.
Ndërsa në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastruese dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus. Të plagosur rëndë nga aksidenti mbetën edhe shoferi dhe një pasagjer tjetër.
Moti i keq ka shkaktuar edhe probleme me qarkullimin, qoftë ajror, qoftë tokësor.
Aeroporti i Mynihut funksionon me probleme dhe vonesa, ndërsa qarkullimi në autostrada është i vështirë për shkak të ngricave në rrugë.
Horrori në Shkup/ Arrestohet lideri i partisë pro-ruse, nën akuzë se rrëmbeu dhe vrau 14-vjeçarenVihet në pranga Ljupo Palevski – Pallço, lideri i një partie të vogël pro-ruse në Maqedoninë e Veriut, si i akuzuar se ka rrëmbyer dhe vrarë vajzën 14-vjeçare Vanja Gjorçevska, një ngjarje tronditëse e ndodhur dy ditë më parë.
Ai ishte shpallur në kërkim dhe dyshohet se menjëherë pas krimit kishte udhëtuar drejt Serbisë, më pas në Bullgari dhe u fsheh në Turqi.
Ai kërkohej së bashku me katër persona të tjerë, të vënë nën akuzë për të njëjtën ngjarje.
Gjatë kohës që 14-vjeçarja ishte e zhdukur, partia e liderit pro-rus propagandoi se krimi është bërë nga shqiptarët për t’i dhënë ngjarjes një konotacion etnik. Për këtë shkak Ministria e Brendshme theksoi se të 5 autorët e dyshuar janë me përkatësi maqedonase.
Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.
Policia dhe prokuroria maqedonase njoftuan të dielën në mbrëmje se gjetën trupin e pajetë të Vanja Gjorçevskas, vajzës 14-vjeçare, e cila ishte zhdukur një javë më parë në Shkup.
E mitura rezultonte e zhdukur që prej 27 nëntorit, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Trupi i pajetë u gjet të dielën.
Dyshohet se i përfshirë është edhe babai i saj, i cili ka informuar anëtarët tjerë për kohën kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe lëvizjen e saj drejt shkollës.
SKANDALI/ Farmacistja i rrezikon jetën fëmijës, i jep hollues gjaku në vend të antibiotikutEmisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 9 muajsh, të cilit i është injektuar hollues gjaku për të rritur në vend të antibiotikut për fëmijë.
Problemi ka nisur nga farmacistja e cila në vend të antibiotikut të përshkruar në recetë nga mjeku pediatër ka dhënë hollues gjaku për të rritur, duke u pasuar me injektimin e holluesit nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Laprakë.
Mario Ndregjoni, babai i djalit 9 muajsh tregoi për gazetarët e Fiksit se mjekja pediatre i dha një recetë për djalin, në të cilën përshkruhej antibiotik Claxon 40 mg, ndërkohë tek farmaci “Rubini” në Laprakë, farmacistja i dha CLEXAN 4000 unite, një hollues gjaku për të rritur.
Pasi na e dha farmacistja, djalit ja injektoi infermierja, djali ka 10 ditë i shtruar në pediatri, nuk po di çfarë po ndodh”, thotë Mario.
Ndërkohë, ai është i shqetësuar se çfarë mund t’i ndodhë më vonë pasi nga askush nuk merr një përgjigje përfundimtare. Kjo vjen sipas tij pasi burri i farmacistet është mjek i njohur dhe mjekët e kanë koleg.
“Kërkoj të dalë e vërteta, sepse farmacistja ka futur seksera për të na ofruar para që të mos denoncojmë”, thotë Mario
Fiksi solli bisedën e prindit të të miturit me nje zotëri të prezantuar si daja i infermieres i cili thotë se mbesa e tij ka gabuar, madje ajo është interesuar të mjekët dhe i kanë thënë se fëmija mund të kishte vdekur. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Laprakë ka dhënë vërejtje për injeksionin e gabuar që i bëri fëmijës dhe e ka hequr nga ai pozicion pune infermieren. Madje ajo thotë për qytetarin se e pranojnë gabimin e bërë dhe ai si prind ka të drejtë.
Ndërsa infermierja thotë se ka menduar që djali 9 muajsh mund të ketë pasur Covid 19 dhe i është trashur gjaku.
Për gazetarët e Fiksit, pronarja e farmacisë Besa Dogjani, pranoi se farmacistja ka gabuar, dhe falenderon Zotin që fëmija nuk kishte hemorragji.
Prindi shkoi edhe në një farmaci rastësore për të pyetur për injeksionin e dhënë dhe atë të përshkruar. Farmacistja e përlotur vendos duart në kokë dhe thotë ky është gabim fatal./Top Channel
Getinjo heq dorë nga “vesi”: Ia nxora fundinReperi Getinjo konfirmoi fjalët që qarkulluan më herët për të se luante kumar.
Vivien Thano tha pak kohë më parë se kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre.
Por Getinjo tha së fundmi në një intervistë se tashmë kumari i përket të shkuarës.
“Nuk mund të më flasë njeri për kazinotë se kam luajtur shumë por nuk luaj më. Nuk luaj më sepse ia kam nxjerr fundin”, shprehet Getinjo.
Darka e fundit e Liridonës me vrasësit, çfarë kapën kamerat e sigurisë?Darkën e fundit Liridona Ademaj e hëngri me familjen e saj, bashkëshortin Naim Murseli, që po organizonte vrasjen e saj, dhe dy fëmijët e saj.
Siç bënte zakonisht kur shkonte në Kosovë, Liridona kishte shkuar për darkë në një restorant në Graçanicë, ndërsa në një tavolinë tjetër këtë herë ishte ulur edhe vrasësi i saj, Granit Plava.
Ai kishte porositur “pleskavicë” dhe ndërkohë që hante, vëzhgonte tavolinën ku Naim Murseli ishte bashkë me familjen.
Sipas mediave në Kosovë, Plava është larguar nga lokali pas dy orësh qëndrimi, vetëm pak minuta para se të ikte edhe familja Murseli.
Momenti i largimit të tij është kapur nga kamerat e sigurisë, që tashmë po vëzhgohen nga policia.
Policia e Kosovës identifikoi se Plava është larguar nga lokali me të njëjtën makinë që u pa edhe tek vendi ku ndodhi ngjarja tragjike e 29 nëntorit.
Plava po priste tek një vend në Bërnicën e Epërme të cilët banorët e quajnë Sinidoll e që gjendet në periferi të Prishtinës, aty ku familja Murseli kishte blerë një shtëpi.
Më pas ai u ka bërë pritë, duke inskenuar një grabitje për të ekzekutuar Liridonën sipas urdhrit.
FOTO/ Njihuni me italianin më të pashëm që la botën e modës për t’u bërë priftNjë 21-vjeçar italian, që ishte notar, balerin, model dhe aktor, i la të gjitha këto për t’u bërë prift.
I konsideruar si një nga meshkujt më të bukur në Itali, zgjedhja e Edoardo Santinit ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase.
Rrugëtimi i tij drejt kishës ai e nisi kur takoi disa të rinj që shkonin në kishë dhe pasi nisi të shoqërohej me ata, po mendonte edhe për priftërimin.
“Vitet e fundit pata rastin të takoj disa njerëz të rinj të cilët më treguan se çfarë do të thotë kisha. Vitin e kaluar, për të hedhur hapin e parë shkova të jetoj me dy priftërinj dhe ishte përvoja më e mirë e jetës sime. Një eksperiencë që më mundësoi të takohesha me vëllezër dhe në jetën e përditshme, këtë përgjigje që prisja të vinte nga lart.
Tani studioj teologji dhe shërbej në dy famulli në Dioqezën e Firences. A do të bëhem prift? Nuk e di, jam këtu për ta zbuluar. Unë hodha atë hap që më trembi, që më ndaloi të jem vetvetja ime e plotë. Ajo që jam i sigurt është se nuk do të pendohem për këtë rrugëtim, sepse tani mund të bërtas “unë jam Eduardo, jam 21 vjeç dhe jam i lumtur”, tha ai në një video ku njoftoi vendimin e tij.
Sipas tij, ky vendim nuk ishte i lehtë dhe i frikësohej gjykimit të të tjerëve.
Erdogan, akuza të forta Izraelit: Po bën krime lufte, do ndëshkoheshPresidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpërthyer sërish ndaj Izraelit, duke e akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.
Deklaratat e forta Erdogan i bëri gjatë një Samiti që po mbahet në Doha të Katarit, me liderët e rajonit.
“Netanjahu po rrezikon të ardhmen dhe sigurinë e rajonit për të zgjatur jetën e tij politike. Vrasja e grave dhe fëmijëve në Gaza përbën një krim lufte dhe Izraeli duhet të ndëshkohet. Turqia shpreson për një armëpushim të përhershëm dhe një shtet të pavarur sovran palestinez të krijohet me kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Turqia është e gatshme të veprojë si shtet garantues”, tha Erdogan.
Po ashtu Emiri i Katarit e quajti operacionin izraelit si gjenocid, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar ta ndalojë.
“Forcat pushtuese të Izraelit kanë shkelur të gjitha vlerat politike, etike dhe humanitare. Është një turp për komunitetin ndërkombëtar të lejojë që ky krim i urryer të vazhdojë”, tha emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani.
Mbrëmjen e së hënës edhe SHBA i kërkoi Izraelit të mos godasë zonat e identifikuara si të sigurta për civilët në gaza. Por megjithatë ushtria izraelite nuk i ka ndalur sulmet.
Forcat e saj janë futur më thellë në jug të rripit të Gazës, pasi lajmëruan se operacioni në veri pothuajse ka përfunduar.
Qyteti i Khan Yunis është kthyer në gërmadhë me qindra të vrarë e të plagosur e shumë të tjerë të larguar nga banesat.
Palestinezëve iu është kërkuar të zhvendosen drejt Rafah pranë kufirit me Egjiptin megjithëse edhe përgjatë rrugës ka patur bombardime.
Britania nuk tërhiqet nga plani i dëbimit të emigrantëve, Sekretari i Brendshëm zbret në RuandaSekretari britanik i Punëve të Brendshme, James Cleverly, mbërriti këtë të martë në Ruandë për të nënshkruar një marrëveshje të re për dërgimin e azilkërkuesve në vendin afrikan, pasi Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar e shpalli të paligjshme skemën e mëparshme të dëbimit.
Plani i Ruandës qëndron në qendër të strategjisë së qeverisë britanike për të reduktuar emigracionin dhe po shihet nga afër nga vende të tjera që po konsiderojnë politika të ngjashme.
Megjithëse Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi se një veprim i tillë do të shkelte ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, qeveria u zotua të mos bëjë asnjë hap pas.
Rishi Sunak tha se do të krijojë dispozitat ligjore që marrëveshja e rinegociuar të jetë në përputhje me legjislacionin britanik, ndërsa paralajmëroi Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg të mos ndërhyjë në punët e brendshme.
Sipas planit, Britania synon të dërgojë mijëra azilkërkues që kanë mbërritur në brigjet britanike përmes La Manshit dhe në këmbim Ruanda ka marrë një pagesë fillestare prej 140 milionë paundësh. Ndërkohë një ditë më parë, qeveria njoftoi një sërë masash më të rrepta edhe për emigrantët e ligjshëm.
“Qeveria do të rrisë pragun e fitimit për punëtorët nga jashtë me gati 50% nga niveli i saj aktual prej 26,200 £ në 38,700 £, duke inkurajuar bizneset që të shikojnë së pari punonjësit britanik dhe të investojnë në fuqinë e tyre punëtore.”
Më lëvizjet e fundit qeveria britanike synon të reduktojë numrin e emigrantëve që mbërrijnë në vend me 300 mijë. Emigrimi arriti vitin e kaluar rekordin prej 745 mijë një pjesë e të cilëve edhe shqiptarë.
Bizneset dhe sindikatat kanë kundërshtuar vendimet e qeverisë të cilat sipas tyre do të godisnin sektorin privat dhe shërbimin shëndetësor qe prej vitesh po vuajnë nga mungesa e punëtorëve.
Gjermania, mesazh Serbisë: Nuk mund të ulesh në dy karrigeMinistrja gjermane e jashtme, Annalena Baerbock, dhe homologia e saj sllovene, Tanja Fajon, duan të promovojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimornë BE. Por edhe vendet duhet të kryejnë reformat e tyre në këtë drejtim, thanë dy kryediplomatet pas një takimi të tyre të martën, 5.12.2023, në Lubjanë.
“Nuk mund të ketë zona gri në Evropë”, tha Annalena Baerbock. “Në një kohë kur presidenti rus, i cili në çmendurinë e tij perandorake po sulmon jo vetëm Ukrainën, por edhe rendin e paqes në Evropë, duhet të jetë e qartë se ne mbrojmë këtë paqe”, tha ministrja e Jashtme. Këtë e demonstruan 55 shtetet në takimin e fundit të OSBE-së në Shkup dhe kjo vlen edhe më shumë për Bashkimin Evropian.
Ballkani Perëndimor në BE – një domosdoshmëri gjeostrategjike
Ministret e Jashtme të Gjermanisë dhe Sllovenisë, Baerbock dhe Fajon, siguruan se duan ta shtyjnë përpara anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Ky zgjerim është një domosdoshmëri gjeostrategjike,” tha Tanja Fajon. Zgjedhjet e ardhshme në Serbi do t’i shtojnë një dinamikë të veçantë procesit.
Është shumë e rëndësishme që në të njëjtën kohë me procesin e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, Ballkani Perëndimor të mos lihet anash. “Agresioni në Ukrainë ka rritur ndjeshëm rreziqet e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Fajon. Ajo u ankua për largimin e shumë të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, çka është pasojë e mungesës së perspektivës. “Ata nuk kanë më besim në historinë e këtij procesi të zgjerimit”, tha Fajon.
Tanja Fajon tha më tej se shpreson që zgjedhjet parlamentare në Serbi të jenë “demokratike dhe transparente”, por shtoi se edhe “BE-ja të dërgojë sinjale të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit. Fajon pret mbi të gjitha progres në negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën dhe lehtësimin e vizave për Kosovën. “Deri në fund të dekadës ne duhet të ndërmarrim disa hapa të mëtejshëm në lidhje me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja e Jashtme sllovene.
Serbia të ndjekë rekomandimet e OSBE-së
Në lidhje me sjelljen e lidershipit në Beograd ndaj BE-së dhe marrëdhënieve të ngushta me Rusinë, Baerbock tha: “Kur flasim tani për zgjerimin, është e qartë se nuk mund të ulesh njëkohësisht në dy karrige”. Prandaj, bisedimet e anëtarësimit duhet të shoqërohen me një angazhim për paqen, sigurinë dhe vlerat brenda Bashkimit Evropian. “Prandaj jam jashtëzakonisht e shqetësuar për zhvillimet e fundit, veçanërisht në Serbi, në lidhje me tendencat propagandistike nacionaliste”, tha ministrja e Jashtme gjermane.
Tanja Fajon tha më tej se shpreson që zgjedhjet parlamentare në Serbi të jenë “demokratike dhe transparente”, por shtoi se edhe “BE-ja të dërgojë sinjale të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit. Fajon pret mbi të gjitha progres në negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën dhe lehtësimin e vizave për Kosovën. “Deri në fund të dekadës ne duhet të ndërmarrim disa hapa të mëtejshëm në lidhje me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja e Jashtme sllovene.
Qëndrimi i Serbisë ka ndikim edhe në çështjen e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Serbisë dhe BE-së. “Kjo do të thotë gjithashtu se ne po i ndjekim nga afër zgjedhjet e reja në Serbi”, tha Baerbock. Qeveria serbe duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE-së në lidhje me institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut nga zgjedhjet e fundit në vitin 2020, paralajmëroi Baerbock. Politikania e Partisë së Gjelbër përmendi në mënyrë specifike “dështimin për të garantuar qasje të barabartë në media për të gjithë kandidatët politikë në të kaluarën” dhe foli për presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e funksioneve dhe burimeve publike nga qeveria serbe.
“Kjo është arsyeja pse është po aq e rëndësishme që t’i shikojmë nga afër këto pika me synimin për zgjedhjet e reja,” tha Baerbock. Edhe nëse disa nga këto pika janë në të kaluarën, ato janë ende një problem sot.
Baerbock ishte në Lubjanë për një vizitë të shkurtër dypalëshe. Atje ajo foli me kolegen e saj sllovene Tanja Fajon dhe me kryeministrin Robert Golob. Ministrja e Jashtme gjermane vizitoi edhe Qendrën Kombëtare të Logjistikës, e cila u pajis rishtazi për situata krize pas përmbytjeve të fundit. Gjermania ishte vendi që i dha Sllovenisë ndihmën më të shpejtë pas katastrofës së përmbytjeve./ DW