zoom

Day ArchiveFOTO/ Momenti kur u arrestua Safet Gjici

Pasditen e sotme, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u arrestua me urdhër të SPAK-ut nën akuzën për korrupsion pasiv.

Në pamjet e arrestimit duket Gjici ndërkohë që futet në makinën e policisë.

Ndonëse fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, sot i janë vënë prangat nën akuzën “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kreu akte seksuale, për një tender për sterilizimin e qenve të rrugës.

Europiani Masters, Shqipëria përfaqësohet me peshëngritësin Kreshnik Leka

Finlanda do të bëhet skena qendrore për sportet ndërkombëtare, pasi do të zhvillohet European Master Games duke filluar nga 26 qershori deri në 9 korrik.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë kompeticion me peshëngritësin Kreshnik Leka, i cili gjithnjë ka sjell medalje të rëndësishme duke ngritur lartë flamurin shqiptar.

Kreshnik Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, gëzon një formë mjaft të mirë fizike dhe synon të kthehet me medalje ari.

Në edicionin e kaluar në Torino zhvilluar në 2019, ku ishin mbi 7500 atletë nga e gjithë bota, Kreshnik Leka mori medalje ari në peshëngritje.

Në total Leka, i cili është edhe drejtori i KS Teuta, ka fituar 4 medalje ndërkombëtare në kompeticionet Masters të peshëngritjes.

Medalje ari në Europianin Master “Torino 2019” dhe Kampionatin Mesdhetar “Qipro 2019”.

Gjithashtu një 1 medalje argjendi në Kampionatin Mesdhetar “Athinë 2022”, 1 bronzi në Europianin “Budapest 2018” dhe vendi i parë në shkëputje në Europianin “Varshavë 2022”.

European Master Games zhvillohet njëherë në 4 vjet. Ky do të jetë edicioni i pestë që organizohen dhe do të garohet në 29 sporte nga atletë mbi 35 vjeç në nivel profesional ose amator.

Që nga edicioni i parë në 2008 në Malmo, popullariteti i këtij eventi është rritur në mënyrë të qëndrueshme.

Në Tampere priten të marrin pjesë 7500 atletë të kategorisë masters.

Gjithashtu Leka, do të marrin pjesë edhe në Botërorin Masters, vetëm për peshëngritje që do të zhvillohet në gusht në Krakov të Polonisë. /zoom.al/

Harrojini influencerat. Po vijnë deinfluencerat!

Bëni mënjanë, influencer! Të gjithë ne i kemi parë ata njerëz të rinj e fotozhenikë që promovojnë modën, ushqime apo shërbime te ndjekësit e tyre në TikTok dhe Instagram.

Por tani ka lindur një lloj i ri, “deinfluencer”, të cilët thonë se materializmi dhe tendencat e mbivlerësuara nuk janë më në modë.

Ndërsa konsumatorët janë të vëmendshëm ndaj shpenzimeve në këto kohëra inflacioni, ky grup i ri në mediat sociale po i nxit njerëzit të vlerësojnë nëse vërtet kanë nevojë për një produkt të shtrenjtë.

Mesazhet e tyre janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta: Këto artikuj janë të mbivlerësuar, nuk keni nevojë për to dhe ja sepse… Ndonjëherë ata këshillojnë opsione të tjera. Ata gjithashtu flasin për qëndrueshmërinë dhe koston e mbetjeve që lidhen me industri të veçanta, si bukuria dhe moda.

Popullariteti i deinfluencer-ave po rritet. Në TikTok, për shembull, në 12 muaj janë regjistruar 582 milionë nga 584 milionë shikime totale me hashtag-un #deinfluencing – deklaroi platforma në maj. Për t’u thelluar se çfarë është – dhe çfarë nuk është – deinfluencing – folëm me njerëz që e kuptojnë më së miri.

Çfarë është deinfluencing?

Deinfluencing (deinfluencimi) është një tendencë në zhvillim në rrjetet sociale, që i nxit konsumatorët të mos blejnë produkte të caktuara, për të cilat deinfluencer-at thonë se janë të panevojshme, joefektive dhe nuk ia vlejnë paratë, – thotë Kris Ruby, analist i mediave sociale dhe president i Ruby Media Group.

Kjo po ndodh në momentin kur mediat sociale janë bërë të rëndësishme për marketingun e produkteve dhe shërbimeve, mbi të gjitha për konsumatorët më të rinj.

Një studim i fundit tregoi se 87% e personave të anketuar ka ndjekur një markë, ka vizituar faqen në internet dhe ka bërë një blerje online, pasi ka parë një produkt të reklamuar në mediat sociale, duke i bërë platformat si Instagram e TikTok fitimprurëse për promovime.

Markat dhe kompanitë i paguajnë influencer-at për t’u reklamuar produkte, përvoja dhe shërbime ndjekësve. Me pak fjalë, të ndikosh do të thotë të përpiqesh të bindësh përdoruesit e mediave sociale që të blejnë produkte të caktuara. Deinfluencing është e kundërta e kësaj – por me disa paralajmërime.

A nuk është influencim, por me një tjetër emër?

Ruby e mendon kështu. “Në vend që të thonë blini këtë, ata thonë: mos e blini këtë. Të dyja janë forma ndikimi. Nuk është ndryshe nga të thënët: ‘Votoni për këtë kandidat’ dhe ‘Ja pse nuk duhet të votoni për këtë kandidat’”.

Megjithatë, sipas Ruby, deinfluencimi dhe reagimi kundër mbikonsumit pasqyrojnë një prirje në rritje drejt minimalizmit. Në vend që të blini një mal me produkte “must have” (duhet ta keni patjetër) të reklamuara nga një personazh i rrjeteve sociale, kjo tendencë i nxit konsumatorët të vlerësojnë një produkt para se të shpenzojnë paratë për të.

Mikayla Mains, 28 vjeçe, është një krijuese përmbajtjesh nga St. Louis. Ajo thotë se është në harmoni me kulturën e deinfluencer. Mains thotë se tendenca është pëlqyeshme në një moment kur marketingu i mediave sociale mund të duket si një presion që këshillon se keni nevojë për produkte të kushtueshme për t’u ndier mirë me veten.

“Si dikush që ka luftuar gjithnjë në mbretërinë e influencer me filozofinë e ndikimit, më pëlqen të shoh se po shkojmë në një drejtim tjetër” – thotë ajo.

“Ndërsa nuk mendoj se ndikimi është i keq, më pëlqen që po bëjmë një hap prapa për të rimenduar se si konsumojmë jo vetëm produkte, por edhe përmbajtje”. “Edhe pse besoj se influencer nuk janë diçka negative, më pëlqen që po bëjmë një hap pas, duke rimenduar mënyrën se si përdorim jo vetëm produktet, por edhe përmbajtjet”.

Michelle Skidelsky, deinfluencer kanadeze, përdori një postim të fundit për t’u treguar 173 mijë ndjekësve në TikTok se nuk kanë nevojë për një gardërobë të re në fillim të çdo sezoni. “Së pari, veshjet e reja të modës janë të kushtueshme.

Nëse po mendoni të bëni një udhëtim apo të shkoni në një koncert, nuk keni nevojë për një gardërobë të re për asnjë nga dy gjërat. Kënaquni me atë që keni dhe jetoni sipas mundësive tuaja. Skidelsky i nxit njerëzit që të mos e teprojnë me aksesorët e verës, si syze dielli, çantat, rripat etj.

Sa mund t’u besojmë deinfluencer?

Jo të gjithë janë të bindur me deinfluencimin. Aria Connor, 36 vjeçe, krijon përmbajtje lifestyle në rrjete sociale dhe thotë se disa deinfluencer nuk e bëjnë për arsyet e duhura. “Shumë njerëz që bëhen pjesë e trendit të deinfluencing janë më të interesuar që t’i bëjnë njerëzit të ndihen keq për shpenzimin e parave, në një mënyrë që nuk përputhet me vlerat ose buxhetin e deinfluencer” – thotë ajo.

Të tjerë thjesht përpiqen të bindin njerëzit të blejnë një produkt tjetër. Connor mendon se asnjë nga të dy nuk është i dobishëm për konsumatorët.

“Ka kaq shumë deinfluencer që u thonë ndjekësve të tyre ‘Mos blini këtë. Blini këtë’. Dhe në këtë rast nuk duhet t’i quajmë deinfluencer. Cilësojini thjesht opinione të ndryshme se cilat janë produktet më të mira”.

Disa deinfluencer i këshillojnë ndjekësit të shmangin produkte specifike, ndërsa të tjerë flasin në mënyrë më të përgjithshme që të mos shpenzojnë para në produkte për të cilat nuk kanë me të vërtetë nevojë.

Ruby thotë se nuk është e qartë nëse disa deinfluencer paguhen nga marka konkurrente për të përçmuar produktet. Por ata që u thonë ndjekësve se çfarë të shmangin mund të kenë më shumë besueshmëri sesa njerëzit që ndajnë këshilla se çfarë të blejnë, thotë ajo.

Ruby thotë se deinfluencer-ët mund të ngjallim më shumë besim te ndjekësit, sepse këshillat e tyre tingëllojnë të ndershme. Mains e cila ka 13 mijë ndjekës në TikTok, thekson se deinfluencer-ët mund të sjellin ekuilibrin e nevojshëm te platformat sociale që nxisin konsumin e tepërt, të cilat janë fajësuar për rritjen e problemeve të shëndetit mendor tek adoleshentët.

Por këshillat te mediat sociale se çfarë të blini ose jo nuk duhet të jenë kaq shumë të rëndësishme. Në vend të kësaj, deinfluencer-ët duhet të nxisin njerëzit “të vënë në diskutim mënyrën se si konsumojmë, çfarë konsumojnë dhe përse e konsumojmë”. “Problemi me një lëvizje të re si kjo është se të gjithë duhet të krijojnë kuptimin e tyre pas saj” – shton ajo.

Disa thonë se deinfluencer ndihmojnë markat të bëhen më të përgjegjshme

Victoria Sola, influencer, e cila krijon përmbajtje për produkte bukurie, thotë se deinfluencimi nxit diskutime të sinqerta rreth produkteve dhe fuqizon konsumatorët e nënpërfaqësuar.

Ajo jep si shembull deinfluencer që kritikojnë markat, të cilat përjashtojnë produkte për njerëzit me ngjyrë. Këta deinfluencer ndihmojnë në provimin e transparencës dhe t’i bëjnë markat më të përgjegjshme, – thotë Sola, me 17 mijë ndjekës në TikTok, e cila ka kritikuar efektivitetin e disa kremrave kundër diellit për njerëzit me ngjyrë.

“Shumë njerëz e humbin besimin tek influencer që duan veç të paguhen dhe harrojnë që në anën tjetër është një person i cili do që t’i flasë në mënyrë të ndershme”, – thotë Sola.

Ruby, analist i mediave sociale, jep një tjetër perspektivë. Influencimi dhe deinfluencimi në platforma sociale nuk janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

“Që të deinfluencoheni, ju duhet që më parë të jeni të influencuar. Çelësi për konsumatorët është që të mos besojnë gjithçka që shohin në TikTok, YouTube apo Instagram. Në këtë mënyrë, nuk është e nevojshme të deinfluencoheni.

Arrihet marrëveshja, Wagner 200 km larg Moskës, Prigozhin kthehet mbrapsht: Shmangim gjakderdhjen

Kur mercenarët e Wagner kanë mbërritur “200 kilometra nga Moska”, kreu i grupit Prigozhin njoftoi tërheqjen.

Në një mesazh audio njofton se ka dhënë urdhër për kthimin e autokolonave në bazat e tij “për të shmangur gjakderdhjen”.

Njoftimi duket se konfirmon atë të bërë pak minuta më parë nga presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko, sipas të cilit Prigozhin kishte rënë dakord të ndalonte avancimin e njerëzve të tij drejt Moskës.

Duket se presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka qenë ai i cili ka ndërhyrë për të arritur një de-përshkallëzim të situatës së krijuar mes Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin.

Raportohet se Lukashenko ka rënë dakord me Prigozhin për qetësimin e situatës pasi foli me Vladimir Putin. Kreu i Wanger ra dakord të ndalonte përparimin e trupave të tij drejt Moskës.

Sipas Lukashenkos, është arritur një marrëveshje për të garantuar sigurinë e luftëtarëve të Wagner.

Grushtit i shtetit, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Rusi: Kontaktoni ambasadën

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë sot me një thirrje për qytetarët shqiptarë pas situatës së krijuar me grushtin e shtetit të grupit Wagner në Rusi.

Në një mesazh në Facebook, ministria u drejtohet qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Moskë duke u thënë se për çdo problematikë duhet t’i drejtohen ambasadës.

Po ashtu janë vënë në dispozicion edhe numrat e kontaktit.

“Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme. Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë: +7 495 982-38 52 05 (3); + 7 929 968 05 38; :embassy.moscoë@mfa.gov.al. Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:  [email protected]”, njofton ministria.

Policia gjen të miturën që u arratis nga shtëpia në Patos: Ishte në një hotel

Policia ka njoftuar se ka gjetur të miturën e larguar nga banesa e saj në Patos disa ditë më parë.

Ajo është gjetur në një hotel pranë zonës së Pazarit të Ri.

Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa.

14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Pamjet/ Pse shpërtheu hapur lufta mes Moskës dhe mercenarëve të Wagner?

Lufta për pushtet mes grupit Wagner dhe ushtrisë së rregullt ruse është shkallëzuar. Në Rostov kanë marshuar trupat Wagner, ndërsa në Moskë shpallet gjendja e alarmit nga terrori.

Konflikti ziente prej kohësh por tani ka shpërthyer hapur.

Nga Rusia njoftohet për një kryengritje të mundshme të kreut të trupës militariste Wagner, Jevgeni Prigozhin kundër ushtrisë së rregullt ruse. Kreu i trupës, Prigoshin, me ushtarët që kanë qenë në Ukrainë kaloi kufirin për në Rusi.

Ata kanë mbërritur në Rostov mbi Don, deklaroi Prigozhin në një video të publikuar në Telegram. “Godinat ushtarake në Rostov, mes tyre edhe një aeroport ushtarak janë nën kontroll”, tha Prigoshin në video. Të dhënat nuk mund të verifikohen.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Sipas tij, ai do të negociojë me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigun dhe ka siguruar, se ky aksion nuk është “puç ushtarak”. Ai ka akuzuar Moskën për sulm kundër trupave të tij.

Më tej Prigozhin ka thënë, se hyrja në Rostov nuk pengon “operacionin special ushtarak” të Rusisë. Nga aeroporti ushtarak avionët vazhdojnë të ngirhen sipas planit, ka thënë Prigozhin. “Avionët (…) ngrihen sipas orarit.”

Por më tej Prigozhin ka thënë, se ai dhe ushtarët e tij janë gati “deri në fund” të veprojnë kundër ushtrisë ruse e të shkojnë deri në Moskë, nëse Shoigu dhe kreu i shtabit Valeri vijnë tek ai.

Në një njoftim të tjetër, thuhej se është qëlluar një helikopter rus, që kishte hapur zjarr kundër një konvoi civil.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

 

 

FSB kërkon nga ushtarët Wagner arrestimin e Prigozhin

Ministria e Mbrojtjes në Moskë u bën thirrje ushtarëve Wagner të mos ndjekin urdhrat e Prigozhin, dhe se janë “mashtruar e futur në një aventurë kriminele”.

Shërbimi sekret rus,FSB kishte apeluar më parë ndaj ushtarëve të grupit Wagner të arrestojnë shefin e tyre.

“Ne i bëjmë thirrje luftëtarëve të ushtrisë private, (…) të ndalin të gjiha veprimet ushtarake kundër popullit rus, të mos ndjekin urdhrat kriminele dhe tradhtare të Prigoshin dhe të marrin masa për arrestimin e tij”, thuhej në një deklaratë të FSB.

Deklaratat e Prigozhin janë “një thirrje për konflikt të armatosur civil brenda territorit rus.”

Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket. Në kryeqytetin rus janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim të shtuar, ka bërë të ditur agjencia shtetërore TASS. Në Moskë Komiteti për Luftimin e Terrorizmit kanë shpallur gjendjen e alarmit në rast terrori në Moskë. 

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Pas arrestimit të Gjicit, arrest shtëpie për Almën, gruan që u shfaq në video me të

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është lënë në arrest shtëpie edhe Alma Kaçi, gruaja që i kërkoi atij favorizim në një proces tenderimi.

Ajo do të qëndrojë në banesën e saj në Durrës, pasi ka një fëmijë të mitur.

Alma ishte gruaja që u shfaq në video-skandalin e Gjicit, fillimisht duke kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas duke i kërkuar atij favore.

Në momentin që u publikua videoja SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve. Më pas nisën hetimet për korrupsion pasiv.

Gjici u arrestua pak minuta më parë poshtë banesës së tij në Tiranë, për korrupsion pasiv.

Akuza për korrupsion pasiv, ja sa vite burg parashikon Kodi Penal për Gjicin

Arrestimi i Safet Gjicit pak minuta më parë është ekzekutuar nën dyshimet se ai ka shkelur nenin 260 të Kodit Penal.

Sipas këtij neni, Gjici ka kryer korrupsion pasiv dhe mund të dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet

Kryetari i rikonfirmuar nga zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë Kukës dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrë.

Menjëherë pas publikimit të videos, SPAK nisi hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjici hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politike duke thënë se e kanë futur në kurth pasi nuk e mposhtën dot në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar këtë të shtunë me urdhër të gjykatës së Posaçme.

Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij, nga agjentët e BKH-së, pak ditë nga videoskandali që e bëri të jepte dorëheqjen.

Mbi Gjicin rëndojnë akuzat korrupsionit gjatë zgjedhjeve të 2023-shit.