Aplikacion
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk e mbështet Lulzim Bashën në garën e tij për t’u rikthyer në krye të partisë.
Gjatë një interviste televizive, Bardhi analizoi se sot demokratët po përplasen me njëri-tjetrin prej vendimit të Bashës për të rikandiduar për kryetar dhe kjo, sipas tij, nuk po bën gjë tjetër veçse po shkatërron partinë.
“Lufta kundër njëri-tjetrit po na dobëson. I shtroj vetes pyetjen, ku po duan të gjithë të shkojnë. Nuk mund të ketë zgjidhje situata kur ndodhet sot opozita në Shqipëri. Nuk e di realisht, secili është mbyllur nga një dhomë të veçantë dhe secili bën ndonjë projekt të vetin pa llogaritur kush është rezultati për opozitën dhe ekipin. Nëse do kisha parë rehatinë time do kisha zgjedhur këtë rrugë. Mënyra si po trajtohet situata mes pjesëve të PD, kolegët që kanë dalë jashtë PD, nuk i quaj jashtë. Kur ka kaluar 1 vit e gjysmë, pamë ça ndodhi në zgjedhje, secili prej nesh duhet të veprojë me arsye”, tha Gazment Bardhi.
Bashkë në një qendër tregtare, Kristi dhe Dea kapen “mat”! (FOTO)Që pas mbarimit të “Big Brother Vip” dy finalistët e këtij edicioni Dea Midhel dhe Krist Aliaj po shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo ka bërë fansat të aloudojnë rreth një romance mes dyshes.
Kjo ka bërë që ndjekësit e tyre të aludojnë për një romancë të mundshme mes saj dhe Kristit, edhe pse, në fakt, deri tani nuk duket asgjë e tillë.
Megjithatë kimia mes tyre është e dukshme deri tani dhe ka qenë edhe gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBV.
Në një postimin në Instastory Dea Mishel ka ndarë momentin me kristin teksa bëjnë pazare në një qendër tregtare.
FOTO/ Kush ishin shoqërueset e Arbanës në dasmëArbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë treguar shumë “të kursyer” në publikimin e detajeve nga dasma e tyre në Toskanë të Italisë.
Por disa detaje të vogla tek-tuk edhe kanë dalë për publikun, edhe pse dasma ishte hermetike dhe porosia për të ftuarit ishte të mos postonin foto nga ceremonia dhe festa.
Së fundmi janë zbuluar edhe kush ishin shoqërueset e Arbanës si nuse.
Bëhet fjalë për gazetaret Petrina Gorica, Kristina Mere dhe Lorina Mixha. Në mesin e tyre është dhe kunata e Arbanës, gruaja e vëllait të Eduartit, e cila është në pritje të ëmbël.
Lulzim Basha zyrtarisht në garë për drejtimin e PD-së/ Kush është kundërshtari i tijZyrtarisht, Lulzim Basha është në garë për të marrë edhe një herë drejtimin e Partisë Demokratike, duke kërkuar nga demokratët ta votëbesojnë më 29 korrik.
Kandidatura e tij u miratua mbrëmjen e kësaj të enjteje gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së.
Përballë tij në garë do të jetë Gjergj Hani.
Vendimi i sotëm i Kryesisë vjen pas përplasjeve edhe brenda vetë demokratëve që mbështesnin Lulzim Bashën, të cilët nuk ranë dakord për procesin zgjedhor në fund-korriku.
Njoftimi i plotë:
Në mbështetje të nenit 45, pika 1 të Statutit të PDSh-së, dhe në zbatim të vendimeve të datave 6 qershor dhe 15 Qershor 2023, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në relacionin e paraqitur nga Sekretariti Ekzekutiv, vendosi miratimin e kandidaturave për zgjedhjet për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si vijon:
Gjergj Tomor Hani
Lulzim Xhelal Basha
Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.
Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.
Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.
Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë.
Pasi oksigjeni në nëndetësen e tyre “Titan” mbaroi paraditen e kësaj të enjteje, sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët, pesë personat që ishin në bord u shpallën zyrtarisht të vdekur këtë pasdite.
Njoftimi zyrtar për humbjen e tyre në mënyrë tragjike e dhanë si policia, ashtu edhe kompania që ofronte eksplorime për të parë nga afër anijen e “Titanic” të fundosur.
Në një konferencë shtypi, Admirali John Mauger konfirmoi se është gjetur koni i nëndetëses së zhdukur, afërsisht 487 m (1600 këmbë) nga harku i Titanikut.
“Në emër të Rojës Bregdetare të SHBA dhe të gjithë komandës së unifikuar, unë u ofroj ngushëllimet më të thella familjeve. Unë vetëm mund ta imagjinoj se si ka qenë kjo për ta dhe shpresoj që ky zbulim të sigurojë pak ngushëllim gjatë kësaj kohe të vështirë”, shtoi ai.
Ndërsa kompania “OceanGate”, që kishte në pronësi nëndetësen e zhdukur, në një deklaratë për mediat shprehu ngushëllime për familjarët.
CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën. Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që kishin një dëshirë dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me të ndjerët dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne do të kujtojmë me pikëllim dhe gëzim atë çka ata sollën për të gjithë publikun.
Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtë për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje. E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që kanë punuar kaq shumë në këtë mision. Ne e vlerësojmë angazhimin e tyre të palodhur për ditë dhe netë me radhë për të gjetur këta pesë eksplorues. Kjo është një kohë shumë e trishtë për të gjithë komunitetin e eksploruesve dhe për secilin nga anëtarët e familjes së atyre që humbën në det.
Viktimat janë: Paul-Henri Nargeolet, Hamish Harding, Shahzada Daëood, Sulejman Davudi, Stockton Rush.
VIDEO/ Ndoka ironizon përçarjen e PD-së: Partia Demokratike është e ndarë dhe e dhj*rëDuket se Partia Demokratike vijon të jetë më e përçarë se kurrë më parë.
Vendimi i Këshillimt Kombëtar të PD-së për të mbajtur zgjedhjet për kreun e ri, e ka ndarë këtë force politike, në tre pjesë: grupi i Bashës, “Rithemelimi”, dhe një pjesë e grupit parlamentar të PD.
Pikërisht këtë gjë ka ironizuar edhe kreu i LZHK-së Nard Ndoka.
I ftuar në Euronews Albania, Ndoka bërë një batutë epike, teksa tha se Partia Demokratike është e ndarë dhe e dhj*rë.
Rama i jep ultimatum të dytë Vuçiç-it: Kthe shëndoshë e mirë tre policët në Kosovë!Takimet e ndara në Bruksel të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit e lartë Joseph Borrell dhe Mirsoslav Lajçak nuk prodhuan zgjidhje, por vetëm thirrje nga ndërkombëtarët për Serbinë që të lirojë menjëherë policët e rrëmbyer të Kosovës.
Kësaj thirrjeje, pasi pa rezultatin e takimeve, iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama. Për të dytën herë, ai kërkoi nga Vuçiç të kthejë shëndoshë e mirë në Kosovë tre policët.
Vetëm pas këtij vendimi, sipas Ramës, mund të hidhen hapa të tjerë për të gjetur zgjidhje afatgjatë për tensionet në veri.
“Pa 3 djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë E PARË: LIRO 3 POLICARËT!”, u shpreh Edi Rama në “Twitter”.
Iraniani rrëfen si arriti të dalë jashtë MEK pas 18 vitesh: U thashë do djeg veten gjallëMustafa Beheshiti, 40 vjeç, është një ndër muxhahedinët që ka qenë pjesë e kampit të MEK.
Pas 18 vitesh si anëtar i MEK, ai rrëfeu në një intervistë për mediat shqiptare sesi arriti të largohet nga kampi.
“U thashë do të djeg veten të gjallë, ose më lini të dal”, tregoi ai.
Sipas 40-vjeçarit, brenda në kamp nuk mungojnë aktet e torturës dhe përdhunimit si ndaj burrave, ashtu edhe ndaj grave.
Aktualisht, Mustafai jeton në Tiranë dhe është një anëtar bordi drejtues ASILA, Association for the Support of Iranians Living in Albania, një shoqatë e krijuar nga muxhahedinët që kanë qenë të strehuar në kampin MEK në Manëz. Ata ia kanë dalë të arratisen dhe të jetojnë të lirë.
Dëshmi tronditëse nga ish-anëtari i MEK: Në kampin në Manzë përdhunohen burra e graVetëm dy ditë larg aksionit të policisë në ambientet e kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, për shkak të dyshimeve për sulme kibernetike, një dëshmi tronditëse vjen nga një ish-anëtar i MEK, i cili ka arritur të arratiset kampi.
Në një intervistë televizive, Mustafa Beheshiti, 40 vjeç, rrëfeu se brenda në kamp njerëzit torturohen dhe abuzohen.
“Pas 22 vitesh, dua të shikoj familjen time. Kur kam ikur, nipin e kam lënë vetëm një vjeç. Ne nuk mund të shkojmë atje, familjet tona nuk mund të vinë këtu. Ka shumë femra dhe meshkuj që përdhunohen çdo ditë aty. Ne kushdërshtonim çdo fakt aty dhe shpesh ata na akuzonin që ju nuk jeni muxhahedin. Nëse i flisje një vajze apo bëje shaka me atë, të konsideronin imoral dhe të bënin leksione”, tregoi ai.
Ai i përshkruan muxhahedinët si njerëz shumë të pasur dhe të rrezikshëm, që kanë punësuar njerëz në Amerikë në shërbim të tyre.
Borrell ultimatum Vuçiç-it: Policët të lirohen menjëherëShefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, deklaroi se e shfrytëzoi takimin me presidentim serb Aleksandër Vuçiç për t’i kërkuar këtij të fundit lirimin e menjëhershëm të policëve që mbahen në Serbi.
Pas takimit, Borrell tha në një konferencë për mediat se ky lirim duhet të ndodhë pa kushte.
“I kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, tha Borrell.