zoom

Day ArchiveSpanja fiton Ligën e Kombeve, mundi Kroacinë 5-4 me penallti në finalen e Roterdamit

Spanja fitoi edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, pasi mposhti Kroacinë 5-4 me penallti pas barazimit 0-0 pas 120 minutash.

Në fakt, koha shtesë nuk mjaftoi që të dy formacionet të gjenin golin fituese në një lojë të vështirë, por me pak raste shënimi.

Pas goditjeve të Kramaric dhe Perisic në kohën e rregullt, si dhe rastit të Fatit, Dani Olmo iu afrua dy herë golit në kohën shtesë.

Në serinë nga pika e bardhë, vendimtare ishin pritjet (2) të Unai Simon dhe goli i Carvajal, që i dha trofeun e parë Spanjës. /zoom.al/

Pas rreth 30 orësh kërkime gjenden trupat e pajetë të familjes nga Kosova

Pas rreth 30 orë kërkimesh është arritur që të nxirret nga lumi makina me trupat e pajetë të familjes Pacolli nga Kosova.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku një veturë me targa të Republikës së Kosovës pas një aksidenti ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lumin Lepenc në RMV.

Vetëm një 22-vjeçar arriti të dalë nga makina dhe ndodhet në spital për trajtim mjekësor. Ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që ka njoftuar se është nxjerrë nga lumi Lepenc vetura me trupat e pajetë të familjes Pacolli.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate në faqen zyrtare në Facebook.

Një e pesta e popullsisë së botës do të kërcënohet nga nxehtësia ekstreme deri në vitin 2100

Në fund të shekullit, më shumë se dy miliardë njerëz do të jetojnë në vende ku i nxehti ekstrem do të jetë kërcënues për jetën, thonë studiuesit në Evropë dhe Kinë. Sipas një studimi të publikuar së fundmi, një e pesta e popullsisë së botës do të përballet me këtë kërcënim. Studiues nga Kina, Holanda dhe Britania paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme do ta bëjë jetën të padurueshme në pjesën jugore të globit.

Sipas raportit “Kostoja Njerëzore e Ngrohjes Globale”, të publikuar në revistën “Nature Sustainability”, disa zona në Indi, Nigeri dhe Indonezi do të bëhen pothuajse të pabanueshme për shkak të nxehtësisë ekstreme.

India tashmë po përballet me valë të nxehtësisë ekstreme, duke lëshuar këtë vit paralajmërime për pasojat e rënda nga temperaturat e larta në shtatë shtete qendrore dhe jugore të vendit.

Tim Lenton, profesor në Universitetin Exeter dhe një nga autorët e raportit, thotë se edhe vendet e Evropës do të bëhen më të thata nga rritja e temperaturave. Ai i përshkruan zonat që do t’i mbijetojnë mirë nxehtësisë si të favorizuara.

“Temperatura dhe reshjet së bashku ndërtojnë një strukturë interesante që krijon kushtet për një jetë të mirë për njërëzit në zonat më të ftohta. Zonat me temperatura të larta nuk janë të mira për jetën, ndërsa ato që ndikohen nga shirat monsune, i nxehti dhe lagështia ofrojnë kushte më të mira për jetën. Dhe situata është e rëndë në zonat me temperatura shumë më të larta”, thotë zoti Lenton.

Sipas vlerësimeve më konservatore të studimit, në vitin 2100 temperatura do të arrijë 2.7 Celsius mbi nivelet që ishte në periudhën para zhivillimit industrial.

Studimi thotë se dy miliardë njerëz do të jetonin në kushte klimatike kërcënuese për jetën. Profesor Lenton thotë se më pak se një për qind e njerëzimit aktualisht jeton në vende me nivel të rrezikshëm të nxehtësisë, por studimi tregon se ndryshimi i klimës tashmë e ka nxjerrë nëntë për qind të popullsisë së botës, ose më shumë se 600 milionë njerëz, jashtë zonës së favorizuar.

Ai thotë se njerëzimi duhet të përqendrohet në përpjekjet kundër ngrohjes globale tani për të shpëtuar miliarda jetë në të ardhmen.

“Kufizimi i rritjes së ngrohjes globale me një gradë Celsius do të kishte një rëndësi shumë të madhe sepse do të shpëtonte 140 milionë njërëz nga nxehtësia e padurueshme. Pra, është një sasi spektakolare për t’u fituar përmes veprimeve më vendimtare klimatike që mund të merren tani.”

Dr. Friederike Otto, shkencëtare klimatike nga Instituti Grantham për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin në Kolegjin Imperial të Londrës, e cila nuk është anëtare e ekipit që përpiloi raportin, thotë se shumë njerëz tashmë po vdesin nga nxehtësia ekstreme.

“Ajo që thekson ky raport është se me rritjen e nxehtësisë ekstreme, do të rritet edhe numri i njerëzve që do të jetojnë në kushte të rrezikshme dhe i atyre që do të vdesin nga nxehtësia ekstreme.”

Zonja Otto thotë se ka një arsye të mirë pse valët e të nxehtit ekstrem quhen vrasës të heshtur.

“Shpesh nuk i vërejmë këto vdekje sepse njerëzit nuk vdesin në mes të rrugës. Por, zakonisht të varfërit dhe ata që jetojnë në banesa me kushte jo të mira vdesin në shtëpitë e tyre dhe më vonë bëhën pjesë e statstikave mbi pasojat e ngrohjes globale”, thotë ajo./VOA

Video/ Mes duartrokitjeve e brohoritjeve të lojtarëve Macron kthen shishen e birrës me fund

Një video e presidentit francez Emmanuel Macron ka bërë xhiron e rrjetit.

Macron ndoqi finalen e ligës së regbit dhe më pas shkoi në dhomën e zhveshjes ku dhe uroi fituesit.

Mes duartrokitjeve të lojtarëve, ndryshe nga çfarë kemi mësuar ta shohim, presidenti francez ktheu një shishe birrë menjëherë (me fund).

Ceremonia në Kishë: Arbana dhe Eduarti marrin urim special nga vetë Papa Françesku

Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë në martesë këtë të shtunë. Ceremonia u mbajt në Abazzio di San Galgano. Një moment që do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e kësaj dite ishte një urim nga vetë Papa Françesku për çiftin. Bekime që vijnë veç njëherë në jetë.

Arbana ndryshoi dy fustante të shtunën. Një për ceremoninë në kishë dhe tjetrin për dasmën në mbrëmje. Eduarti gjithashtu dukej tejet elegant në petkun e dy kostumeve, të bardhin në kishë, të ziun në festën e mbrëmjes.

Vuçiç bën thirrje të largohen forcat speciale nga veriu i Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje që të tërhiqen forcat speciale nga Veriu i Kosovës dhe të largohet kryetarët shqiptarë të zgjedhur.

“Ku arrestuar Milan Milenkoviç dhe keni thënë se është një lider famëkeq i kriminelëve. Aktakuza ende nuk ka dhe është thënë se ka kryer një krim të rëndë . E arrestuan , por për çfarë? Se ka hedhur një fishekzjarr”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç

Ndër të tjera ai tha se Serbia do të marrë vendimet e veta, nuk do të konsultohet me askënd dhe se nuk ka detyrime ndaj askujt.

“Kosova është jashtë loje”/ Mediat gjermane: Kurti humb mbështetjen e ndërkombëtarëve

Kurti humb mbështetjen e perëndimorëve edhe pse frika e qeverisë së Kosovës nuk është aq pa bazë. Mediat gjermanishtfolëse rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj me titull “Kosova jashtë loje” shkruan për historinë e gjatë të konfrontimit që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me aleatët perëndimorë dhe konstaton, se realisht bëhet fjalë për një kokëfortësi që e dëmton Kosovën, me gjasa për një kohë të gjatë. “Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën. Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan. Dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës”, analizon Reinhard Veser në gazetën gjermane.

Ndërsa gazeta “Neue Zürcher Zeitung në një artikull me titullin “BE vendos sanksione kundër Kosovës”, shkruhet se Brukseli po e shtrëngon vidën për Kosovën që i qëndron palëkundur qëndrimit të saj të fortë. “Brukseli dhe Uashingtoni zemërohen që Kurti në konfliktin për veriun e Kosovës ndjek axhendën e tij…Menaxherët perëndimorë të krizës e dinë mirë se me çdo ditë rritet rreziku i shkallëzimit. Me masat e tyre ata duan ta vendosin Kurtin në një presion të madh që të organizojë zgjedhje në veri dhe të paraqesë propozimin për themelimin e Asociacionit pjesërisht autonom. Por Kurti njihet për atë që nuk i ikën konfrontimit. Por ai nuk mund t’i qëndrojë gjatë pa bërë gjë kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli- Prishtina është në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike e varur nga perëndimi.”

Ndërsa në një analizë të historianit për Evropën Juglindore, Oliver Jens Schmitt në radion gjermane, Deutschlandfunk Kultur, theksohet pse pala kosovare nuk pranon Asociacionin e Komunave Serbe. “Qeveria kosovare i trembet, dhe jo aq pa të drejtë, se këtu do krijohej një lloj shteti serb paralel në territorin e shtetit kosovar, që komandohet nga Beogradi dhe vërtet është kështu që pjesë të mëdha të politikës së serbëve të Kosovës, sot komandohen drejtpërdrejt nga Beogradi…Vuçiq një nga protagonistët kryesorë të një politike ruse dhe politike kineze në rajon, përmes rritjes së tensioneve në Kosovë tani forcohet nga perëndimi, në vend që të mbështeten forcat demokratike në Serbi.”

Kurse platforma “euroactiv” i kushton vëmendje deklaratës së presidentes sllovene, Nataša Pirc Musar për më shumë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. “Dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur situatat e rënda. Natyrisht këtë duhet ta bëjnë të dyja palët, dhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të detyrës”, tha Nataša Pirc Musar që bëri të ditur, se do të vizitojë Kosovën në tetor të këtij viti./DW

Presidenti Biden tërheq vëmendjen me veprimet e tij, vë në siklet aktoren e njohur Eva Longoria

Gjatë vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë, Eva Longoria tërhoqi vëmendjen e mediave me fotot e ndryshme që postoi. Njëra prej tyre, në të cilën ndodhet në krahët e presidentit Joe Biden, tërhoqi veçanërisht vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi presidenti amerikan duket shumë i afërt me aktoren.

Përgatitja për një takim me njeriun më të fuqishëm në botë nuk është e lehtë. Longoria kishte zgjedhur një fustan mbresëlënës portokalli. Kaq mjaftoi që Joe Biden të magjepsej prej saj. Presidenti i Shteteve të Bashkuara vendosi të tregojë publikisht dashurinë e tij dhe shpërfilli protokollin e zbatuar gjatë takimeve të tilla. Në vend të një shtrëngimi duarsh miqësore, ai nuk mundi të rezistonte duke i dhënë një përqafim aktores. Pas takimit, Longoria përmendi se ajo ishte takuar me Biden kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai ishte 40.

Presidenti Joe Biden dhe regjisorja Eva Longoria mirëpritën qindra njerëz në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë për shfaqjen e filmit të ri, “Flamin’ Hot”, një histori emocionuese. Ata e prezantuan historinë e ish portierit Richard Montañez, bazuar në kujtimet e tij, si një përrallë frymëzuese se si një njeri e arriti ëndrrën e tij dhe e kapërceu fatkeqësinë, duke mos marrë parasysh indikacionet se rrëfimi i Montañez është i dyshimtë. Biden i tha turmës:

Kur mendoj për filmin e sotëm, mendoj për guximin. Shumë prej jush, paraardhësit tuaj, lanë pas gjithçka që dinin për të filluar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.
Nuk është hera e parë që Joe Biden përballet me të tilla situata të sikltshme, ai para pak ditësh po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, kur ai ngatërroi audiencën dhe e mbylli fjalimin e tij me frazën: “Zoti e ruajtë Mbretëreshën”.

Ksova në kërkim të tri pikëve të para, Alain Giresse tregon si mund të dalin nga kjo situatë

Kosova është gati për takimin ndaj Bjellorusisë. Fitorja është alternativa e vetme për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Euro 2024.

Dardanët kanë siguruar vetëm barazime në tri takimet e para, ndërkohë që të hënën (20:45) është radha e transfertës ndaj Bjellorusisë në Budapest të Hungarisë.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse foli sot gjatë konferencës për shtypin, ku ndër të tjera tha:

“Kemi analizuar lojën e Bjellorusisë, ashtu siç besoj se edhe bjellorusët kanë vepruar njëjtë. Kemi analizuar në veçanti lojën e fundit të tyre ndaj Izraelit.Por jo gjithnjë duhet t’u përshtatemi kundërshtarëve. Ne duhet t’i detyrojmë ata që të përshtaten me lojën e tonë. Pra, ne duhet t’ua imponojmë lojën tonë. Qëllimi është të dominojmë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë”, deklaroi trajneri francez.

Më pas një koment për tri takimet e para. “Ajo që na ka munguar në tri ndeshjet e para ka qenë goli. Kemi treguar futboll të mirë në ndeshjen e fundit. Por nuk shënuam. Besoj se duhet të luftojmë më shumë për të shënuar gola dhe nëpërmjet tyre të arrijmë deri te fitorja. Që është edhe qëllimi ynë gjithnjë”, theksoi Giresse. /zoom.al/

Paris SG gjen trajnerin e ri, do të afrojnë fituesin e tripletës

Drejtuesit e PSG-së kanë zgjedhur trajnerin e ri. Pasi biseduan me disa trajnerë, i përzgjedhuri final është Luis Enrique, ish-tekniku i kombëtares spanjolle.

Akordi final është shumë afër, teksa kanë mbetur për t’u zgjidhur disa detaje të vogla. Shtypi sportiv francez shkruan se zyrtarizimi pritet të ndodhë në javën e ardhshme.

Kampionët e Francës u përballën me refuzimin e Julian Nagelsmann, teksa kandidat ishte edhe Thiago Motta, i cili ka luajtur si futbollist dhe ka drejtuar ekipin e të rinjve të PSG-së.

Por, trajneri ri do të jetë Luis Enrique, një emër që siguron garanci në menaxhimin e yjeve. Dhe mbi të gjithë një futboll të bukur dhe fitues.

Përveç kombëtares spanjolle, 53-vjeçari nga Gijoni ka drejtuar Barcelonën dhe Celta Vigo-n në La Liga, dhe Romën në Serie A. /zoom.al/