zoom

Day ArchiveVideo/ Çfarë e acaroi Ramën? Kryeministri turfullon në festën e PS-së

Në një moment gjatë festës së 32-vjetorit të Partisë Socialist, kryeministri Edi Rama është shfaqur shumë i nervozuar

Gjatë sekondave, që nuk i shpëtuan dot kamerës, Rama duket shumë i nervozuar dhe komunikon ashpër me një vajzë, roli i së cilës nuk është i qartë.

E veshur në rozë, vajza (me gjasë rol organizativ) rikthehet disa herë të kryeministri për të komunikuar, por ky i fundit vazhdon të turfullojë dhe i bën me shenjë të largohet.

 

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Kur Berlusconi qante për shqiptarët që u mbytën në Otranto/Mediat italiane publikojnë videon e 97-s

Silvio Berlusconi u nda nga jeta sot (12 qershor), ndërsa mediat italiane kanë sjellë në vëmendje një video nga viti 1997 kur Berlusconi shpërthen në lot për emigrantët e mbytur në kanalin e Otrantos.

Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbys nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.

Në atë kohë, Berlusconi në opozitë është shprehur: Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik. Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë.

 

I ngacmoi të dashurën në klub/ Bodyguard-i shqiptar lë të vdekur italianin, pas 50 grushteve

Një 28-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini të Italisë.

Corriere shkruan se italiani është sulmuar në një klub nate nga shqiptari që punonte si “bodyguard” aty dhe i shkaktoi atij vdekje të trurit.

Shqiptari thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome dhe më pas vdiq.

Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje. 28-vjeçari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë.

Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.

 

Po në Shqipëri pse ndodh?/ Qeveria franceze ul çmimet e ushqimeve pas një marrëveshje me kompanitë

Blerësit francezë duhet të paguajnë më pak për ushqimin e tyre duke filluar nga muaji i ardhshëm, tha ministri i Financave Bruno Le Maire, pasi ai siguroi një premtim nga 75 kompani ushqimore për të ulur çmimet në qindra produkte.

Kompanitë, të cilat së bashku përbëjnë 80% të asaj që hanë francezët, mund të përballen me sanksione financiare nëse nuk e zbatojnë këtë kufi, tha Le Maire.

Qeveria është e zemëruar që çmimet e supermarketeve kanë arritur nivele rekord në muajt e fundit edhe pse kostot e shumë lëndëve të para të përdorura nga prodhuesit e ushqimeve kanë ardhur në rënie. Perspektivat e përmirësuara të të korrave kanë ndihmuar që indeksi i kombeve të bashkuara për çmimet botërore të produkteve ushqimore të arrijë në nivelin më të ulët në dy vjet.

Ministri francez i Financave ka kërcënuar më parë se do t’i kthejë ato që ai i përshkroi si fitime “të panevojshme” nga kompanitë ushqimore me taksa të veçanta, nëse ato nuk kalojnë kostot e tyre më të ulëta tek konsumatorët që tashmë po përballen me faturat e larta të energjisë. Le Maire premtoi se ulja e çmimeve do të nisë që në fillim të korrikut duke shtuar se do të ketë kontrolle dhe sanksione për ata që nuk respektojnë rregullat. Ai tha se makaronat, shpendët dhe vaji vegjetal ishin ndër produktet për të cilat do të ulen çmimet. Kostot e mishit të viçit dhe derrit, si dhe qumështit nuk do të ndikohen nga ky vendim.

Ndërsa ritmi i rritjes së çmimeve të ushqimeve ka qenë duke u ngadalësuar në të gjithë zonën e euros, ai është faktori kryesor që e mban inflacionin të lartë. Banka Qendrore Europiane, e cila pritet të rrisë sërish normat e interesit javën e ardhshme edhe pse rritja është shumë e dobët, ka thënë se marzhet e larta të fitimit të korporatave janë gjithashtu një rrezik inflacioni.

Inflacioni i Eurozonës ra më shumë se sa pritej në maj, por është ende më shumë se trefishi i objektivit prej 2% të BQE-së. Çmimet e larta të ushqimeve janë një shqetësim për qeveritë europiane nga Britania në Itali, por Franca ka qenë ndër më agresivet në nxitjen e uljes së çmimeve. Në Hungari, kryeministri Viktor Orban ka vendosur ulje të detyrueshme të çmimeve për disa artikuj ushqimorë bazë.

Sipas një sondazhi nga Euromonitor, 22% e europianëve thanë se planifikojnë të rrisin blerjen e produkteve që nuk i përkasin kompanive të njohura në vitin 2023, me 5 pikë përqindjeje më shumë se vitin e kaluar.

Buzëqesh Sylvinho, Asllani dhe Asani bashkohen me kombëtaren prag Moldavisë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, teksa skuadra ka hyrë në ditët vendimtare në prag të duelit të parë të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë.

Jasir Asani dhe Kristjan Asllani janë bashkuar me grupin sot pasi kanë mbyllur impenjimet me klubet dhe tani janë totalisht të përqendruar te dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë.

Teksa Asllani është stërvitur normalisht me grupin, Asani ka bërë stërvitje të diferencuar pas një udhëtimi të gjatë dhe pritet që nesër të jetë i gatshëm për të vijuar përgatitjet me grupin.

Tashmë që ka të gjithë lojtarët në dispozicion trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik ka intensifikuar përgatitjet për duelin e rëndësishëm të fundjavës, duke u fokusuar më shumë te pjesa taktike dhe lojëra me topin.

Të gjitha lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe infermieria për fat të mirë nuk ka probleme fizike.

Kombëtarja do të vijojë stërvitjet në Shtëpinë e Futbollit, ndërsa stërvitja zyrtare dhe konferenca  e trajnerit një ditë para ndeshjes do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet edhe sfida Shqipëri-Moldavi, më 17 qershor. /zoom.al/

“O ku*vë”/ Pas ndarjes nga Olsi, Egli Tako sherr me ndjekësit online. I publikon bisedat

E përfolur shpesh së fundmi për ndarjen me aktorin e humorit, Olsi Bylyku, Egli Tako po përballet edhe me një sërë sulmesh virtuale.

Së fundmi ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një të tillë.

Këngëtarja ka publikuar identitetin e një vajze e cila është ndjekëse e Eglit në rrjetin social “Instagram” ku nga mesazhet që vet ajo ka publikuar  lexohet qartë gjuha aspak e përshtatshme dhe ofenduese e përdorur nga “fansja”.

“K*rvë m*ti”, e quan ndjekësja pa asnjë arsye. “Po ti për të bërë moral dole moj k**vë m*ti”- ishin disa nga mesazhet

“Nuk e di vajza, bashkëshortja apo nëna e kujt je, por po më dhimbsen kushdo që të ka në shtëpi.

Ti dhe femra si ti jeni fatkeqësia e këtij populli.

E mjerë ky vend për ato që do rriten dhe edukohen nga gra si ti.

0 (zero) tolerance për secili/en do prej jush që përdor gjuhë urrejtje në profilin tim që tani e tutje!”- ka shkruar këngëtarja në postimin e saj

Fotogaleri/ Rama “largon” Ahmetajn. Si u ulën (dhe u veshën) socialistët në festën e PS-së

Partia Socialiste ka festuar 32-vjetorin e saj në një takim në Pallatin e Kongreseve, ku kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të kësaj force politike.

Kryeministri Edi Rama u pa në krah të Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit si dhe krah Gramoz Ruçit, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-kryetar i grupit të PS-së. Ndërkohë më larg u pa kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe kreu i grupit parlamentar Taulanrt Balla.

Po ashtu në foto duket edhe ish-ministri Arben Ahmetaj krah deputetit Lavdrim Krashit që janë shumë më larg pjesës tjetër të socialistëve.

32-vjetori i PS-së/ Rama: Do të ndryshojmë drejtimin që t’i shpëtojmë shuplakës së qytetarëve

Në 32-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, kryesocialisti Edi Rama u shpreh se kësaj force, i duhet një projekti i ri, politik edhe social.

Në fjalimin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve, kryeministri iu drejtua anëtarëve të tjerë të PS-së se ndryshimi do të nisë nga “vetja”, përndryshe qytetarët do t’i gjuajnë me shuplakë.

“Pa e futur thellë gozhdë në kokë sot që na e kanë dhënë tërë këtë besim të vërtetën se shqiptarët nuk kanë sesi të jenë të kënaqur me ne, ne s’do u shpëtojmë shuplakës së tyre nesër kur të na kërkojnë që të na votojnë përsëri. Duhet të projektojeni me të ardhmen duke e nisur reflektimin dhe punë nga vetja siç kemi bërë pas çdo zgjedhje, kur të tjerët kanë humbur dhe kanë bërtitur fitore. Sot ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Na duhet të shkojmë përtej PS-së ku të krijojmë një hapësirë të re politike dhe sociale. Duhet të hapim rrugë të reja për të bashkua në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e interesuar të ecim para.  Prioriteti i prioritetit të qeverisjes vendore do të jetë njerzillëku. Qytetarët janë në pritje të diçkaje, të cilën fati dhe nderi ynë e kërkon prej nesh”- tha Rama.

Ai nuk harroi të përmendte fitoren e 14 majit, e as Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke shtuar se përfshirja e tyre në garën elektorale ndihmoi socialistët, pasi demokratët nuk dolën të votonin.

Gruaja që parashikoi krizën botërore financiare rikthehet me një tjetër parashikim për bankat

Meredith Whitney, e quajtur dikur “Orakulli i Wall Street” për parashikimin e Krizës së Madhe Financiare, është duke rihapur firmën e saj në një kohë kur ajo parashikon që, edhe një herë, një numër i madh bankash mund të zhduken.

Whitney tha se një kombinim “i erërave të kundërta”, duke përfshirë tregun e banesave në SHBA dhe rregullimin e ri të bankave, do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë për shumë banka rajonale të mbijetojnë vetë. Kjo do të rëndojë në çmimet e tyre të aksioneve dhe do t’i bëjë ata objektiva tërheqës të blerjes.

Ka arsye të mira që investitorët nuk duan të kenë aksione bankare tani, “tha Whitney për Financial Times. “Do të ketë shumë më pak banka.”

Whitney parashikon një valë bashkimesh që do të shkatërrojnë radhët e huadhënësve të mesëm, veçanërisht në zona të vendit si Teksasi që po vazhdojnë të tregojnë rritje ekonomike.

“Ka shumë erëra të kundërta me të cilat përballen bankat rajonale tani,” tha Whitney. “Thjesht nuk e di llojin e presionit të huasë që do të kenë dhe gjithashtu kërkesat për kapital që mund të përballen.”

Whitney u bë e famshme në vazhdën e krizës financiare për thirrjen e saj parashikuese sipas të Cilës probleme të mëdha bankare e prisnin vendin.

U rikthye tek Cozman, çfarë marrëdhënie ka tani Patrisi me Tunën?

I huj” e risolli edhe një herë pas 10 vitesh Tunën dhe Cozman-in bashkë në skenë. Që pas publikimit të kësaj këngë, lindën edhe aludimet se dyshja kishin rindezur romancën e tyre.
Ndonëse kjo nuk u konfirmua kurrë, afrimiteti dhe koncertet e tyre të përbashkëta vërtetojnë që “po” Tuna është rikthyer me Cozman pas shumë viteve ndarje.

Mirëpo dimë që artistja së fundmi ishte ndarë me Patris Berishën, me të cilin ka edhe dy djem. Në një intervistë Patrisi është pyetur në lidhje me ndarjen e tyre, duke u shprehur vetëm se kjo çështje u intereson vetëm atyre.

“Kur duam ndahemi, kur duam pajtohemi. Kjo është jeta ime dhe nuk duhet t’i interesojë askujt,”-u shpreh ai.