zoom

Day ArchiveVIDEO | Traversa dhe Lukaku tradhëtojnë Inter-in, Manchester City fiton trofeun e Champions

Manchester City është kampion i Evropës. Në Stamboll, skuadra e trajnerit Guardiola mundi Interin 1-0 në finale.

Kështu City fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre. “Qytetarët” fituan një tripletë fantastike pas triumfeve në Premier League dhe FA Cup.

Ndeshja në Stamboll ishte shumë taktike, e balancuar dhe e shënuar me pak raste.

Në pjesën e parë dëmtimi i De Bruyne, bëri që City të humbas shumë në mesfushë.

Në pjesën e dytë, “Qytetarët” zhbllokuan ndeshjen falë golit të Rodrit në minutën e 68′.

Reagimi i zikaltrve u prish nga një traversë e  Dimarco dhe një pritje e Ederson nga një goditje me kokë e Lukakut nga afër. /zoom.al/

Arbana Osmani e quajti “fanse”, Balina Bodinaku: S’prisja ftesë në dasmën e saj

Balina Bodinaku i është rikthyer edhe njëherë përplasjes virtuale që pati me Arbana Osmanin. Ajo ka folur për deklaratën e moderatores në “Post Big Brother Vip”, e cila tha se në edicionin e shkuar ka pasur edhe opinionistë që kanë qenë fansa të banorëve, duke iu referuar komenteve të saj ndaj Donaldit.

E ftuar në emisionin “N’kafe”, Balina u shpreh e habitur për këtë përcaktim, duke kujtuar vetë deklaratat e Arbanës, e cila është shprehur më herët se opinionistët kanë mendimin e tyre.

“Çdo me thënë të jesh fanse kur në studio gjithmonë thuhej që opinionistët kanë një mendim të tyre dhe nuk janë gjyqtar”, është shprehur.

Më pas, pyetur nga Isli nëse Arbana e ka ftuar apo jo në dasmë, Balina u shpreh se nuk priste një ftesë, por i uroj më të mirat, që çdo gjë të shkojë ashtu sikurse ajo ka ndërruar.

“Jo dhe nuk e prisja një ftesë sepse nuk kemi pasur atë marrëdhënie aq të ngushtë, por i uroj më të mirat. Uroj që dasma të shkojë ashtu si ajo e ka ëndërruar”, është shprehur Balina.

Që pas përfundimit të “Big Brother”, dhe fjalisë së famshme nga Arbana, Balina vijon të reagojë në lidhje me atë çfarë u tha në “Post Big Brother”. Në reagimin e saj të parë, duket se Balina e ka marrë me sportivitet, por gjithsesi nuk i ka kursyer kunjat për moderatoren.

“Në lidhje me komentin e Arbanës, unë personalisht e kam të vështirë ta marr seriozisht, pasi ka qenë vetë Arbana ajo që më ka ftuar për të qenë sërish pjesë e “BBV 2”, si opinioniste. Kështu që në rrethana të tjera, mbrëmë do më kishte pasur në studio. Kështu që qetësohuni, them se ka qenë shaka”, shprehet Balina.

“Fanse është zgjedhje. Kompleksi është vuajtje”, shkruan në një tjetër postim ish-opninionistja. Megjithatë, Balina shpesh ka reaguar për këtë deklaratë, duke vendosur ta çojë deri në fund “sherrin” virtual me Arbanën.

“Kanë qenë dy reagime, nuk e kam parë vetë ‘live’, por kontaktin e parë e pata me furinë e mesazheve në ‘Instagram’ që më erdhën. Nuk është e bukur dhe nuk është korrekte të diskutosh dhe të flasësh në kontekst negativ për një person që nuk ndodhet aty. Për më tepër jashtë kontekstit sepse je me personazhe të tjerë dhe në kohë tjetër. Megjithatë kur e pashë më ftohtë më mbrapa mendova që ka një gjë që nuk shkon dhe e gjykova si një shkarje e situatës nga ana e Arbanës duke qenë se herën e fundit që kisha folur me të ishte për të më ftuar pikërisht si një opinioniste në BBV.

A afeksionohesh? Afeksionohesh me të gjithë praktikisht. Mua edhe tani më merr malli për personazhet e BBV1. Për sa kohë është opinioni im, nuk ekziston objektiviteti. Kur ti mban një opinion realisht nuk ndahesh dot nga ajo që ti je nga parimet, nga vlerat, nga ato që ti beson nga mënyra se si e sheh botën, nga ndjeshmëria jote, nga qasja që ke për fenomenet e ndryshme kështu që nuk e filtron dot opinionin tënd nga ajo që ti je. Në këtë kuptim opinioni i gjithkujt është subjektiv nuk ka një opinion objektiv dhe të gjithë shprehin atë që janë. Unë nuk e kuptoj fjalën fanse në këtë rast. Nuk ka sens”, u shpreh opinionistja e “Big Brother VIP 1”./ Panorama Plus

Arbër Hajdari rrëfen luftën me sëmundjen e rëndë: Mjekët u dorëzuan

Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka rrëfyer për herë të parë për publikun një episod goxha të vështirë nga fëmijëria e tij.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Arbri foli për sëmundjen e cila për pak sa nuk i mori jetën dhe se mjekët i kishin humbur shpresat.

“Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë.

Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës.”– rrëfeu ai./ Zoom.al

Champions i flaktë! Kërcime provokuese dhe tifozeri e çmendur, nis spektakli në Stamboll

Finalja e Madhe e Ligës së Kampionëve është gati të startojë, teksa në stadiumin “Ataturk Olympic” u mbajt ceremonia hapëse.

Për të kënduar u shfaqën dy këngëtarët e njohur Burna Boy dhe Anitta.

Kjo e fundit elektrizoi me këngët e saj latine dhe kërcimin e nxehtë, ku në pah nxori format sensuale.

PAMJE EKSKLUZIVE/ Manchester City-Inter, cili do të jetë fituesi i Ligës së Kampionëve

Manchester City dhe Interi kanë mbërritur në fazën e fundit të Champions-it, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ngrenë trofeun në stadiumin “Atatürk Olympic” të Stambollit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Zoom.al sjell pamje ekskluzive nga stadiumi. “Qytetarët” e Pep Guardiolës duan ta kurorëzojnë këtë sezon fantastik me trofeun më të rëndësishëm për klube, duke kompletuar kështu dhe “Tripletën”.

Nga ana tjetër, zikaltërit e Inzagit kërkojnë të thyejnë çdo parashikim dhe të ngrenë trofeun numër 4 të Champions-it në historinë e tyre.

Duket se për City-n nuk ia ka dalë dot Kajli Uoker, i cili do ta nisë këtë takim nga stoli, ndërsa te Interi lojtarët janë rreshtuar ashtu siç priteshin me Xhekon titullar dhe Lukakun në stol./ Zoom.al

“Vangjush Dako rrezikon deri në 7 vite burg”/ Gazetarja: Para arrestimit takoi bashkëpunëtorët!

Vangjush Dako rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg, por nëse SPAK e zgjeron edhe më tej hetimin, pozitat e tij mund të rëndohen më shumë. Kështu shprehet gazetarja Klodiana Lala.

Po ashtu sipas Lalës, Dako është në një qeli me ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, ndërsa ka shkëmbyer përshëndetje dhe është takuar edhe me ish-ministrin e Lefter Koka, për shkak se ndodhen në të njëjtin ambient ajrimi.

“Vepra penale që ai ka, mund të shkojë deri në 7 vite burg. Megjithatë Prokuroria e Posaçme nëse do ketë vullnet dhe mbështetje nga politike dhe opinioni publik dhe ndërkombëtaret mund ta shtrijë hetimin edhe më tej për Dakon. Ka prova dhe fakte që mund ta rëndojnë ndjeshëm pozitën e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit.

Ka qenë kërkesë e zotit të Dako që është transferuar në paraburgimin e Durrësit. Është vendosur edhe për shkak të vendbanimit të tij që është Durrësi. Është në të njëjtin sektor me Lefter Kokën, që në informacionin që disponoj marrëdhëniet e tyre kur ishin në gjendje të lirë nuk kanë qenë të mira, por i kanë zbutur gjakrat dhe kanë pasur një përshëndetje dhe takim për shkak se ata qëndrojnë dhe shkëmbehen në të njëjtin ajrim.

I është kërkuar që mund të zgjidhte. Disa personazhe si të politikës, biznesit apo botës së krimit në momentin që arrestohen qëndrojnë në dhomën e izolimit për të parë nëse kanë konflikte me persona që janë në burg dhe pastaj i jepet një opsion.

Duke qenë se aty është Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arben Dervishi, ai ka kërkuar që të qëndrojë në të njëjtën qeli me ish-deputetin Alqi Bllako,”- tha Lala në emisionin “Kjo Javë” në New24./ Zoom.al

“Policia më bëri presion”/ Flet Valbona, vajza që “tradhtoi” Edmond Haxhinë: Kam pirë ilaçe pafund

Vajza nga Lezha, Valbona D., u konsiderua nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës si “dëshmitarja e penduar” për ngjarjen e rëndë më 19 prill në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj.

Sipas policisë, ishte pikërisht ajo që “tradhtoi” të fejuarin e saj Edmond Haxhia duke treguar detaje për blerjen e motorit që dyshohet se u përdor në atentat dhe lidhjet e tij me “turistin” portugez, Ruben Saraiva, që akuzohet si atentatori.

Por, pas publikimit të dëshmive të saj të siguruara nga dosjet e prokurorisë, ajo i ka dërguar kërkesë organit hetues në Lezhë të njihet me dokumentet e dëshmisë që ka dhënë.

Vajza në të kërkon të drejtën për t’u njohur me aktet, dëshminë e saj të vërtetë, kërkon të përfaqësohet ligjërisht nga një avokat i zgjedhur prej saj, pasi ajo në momentin kur ka rënë në dijeni të dëshmive të saja të botuara nëpër media, ka pretenduar se nuk i ka thënë asnjë prej atyre që janë servirur.

Por, kur nuk ka marrë përgjigje nga institucioni i akuzës. Me anë të një kërkese tjetër, kërkesë që mban datën 7 qershor, iu drejtohet për ndihmë Avokatit të Popullit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Valbona ka shpjeguar se përveç presionit të bërë përgjatë dy shoqërimeve të saj, ku sipas saj, i është thënë se ajo do të dënohej me 10 vjet burg, i është se djali me të cilin ishte fejuar e ka përdorur në ngjarje për t’i lënë krimin.

“DUA AVOKAT”

“…ndërkohë duhet të theksoj se me datë 26.4.2023, kur jam kërkuar për herë të dytë, të dëshmoj në Polici, kam kërkuar avokat, për shkak të gjendjes sime të rënduar psikologjike. Më është refuzuar jo vetëm të ishte i pranishëm, por edhe për çdo detaj tjetër procedural… Policia më ka nxjerrë jashtë komisariatit për të bërë kërkimet e tyre dhe më bënin komente të tipit: ‘Ai s’të ka dashur për nuse, të ka përdorur, ruaj veten nga burgu se do hash 10 vite burg’.

Pas këtyre metodave që për mua ishin shokuese pas asaj ngjarjeje dhe në padijeni juridike për gjithçka, kam pirë ilaçe pafund për qetësim nga depresioni (ilaçe që vazhdoj t`i marr edhe sot) dhe nuk e kam ndjerë më veten emocionalisht të qetë që të mbaja mend çdo fjalë që thosha për të shpëtuar veten nga burgu edhe pse unë as dija gjë e as di për organizmin e asaj vrasjeje. U detyrova të prishja fejesën më pas, pikërisht me vendim të babait tim dhe kanë tërhequr unazën gratë e familjes Haxhia, pasi burrat ishin të ngujuar. Konsiderohem mediatikisht si dëshmitarja e penduar që kam treguar krimin, gjë e cila nuk është e vërtetë. Do iu lutesha të ndërhyni që të ketë sqarim nga Policia e Shtetit që unë Valbona Deda nuk kam thënë kurrë asnjë fjalë për organizim krimi!”.

Valbona vazhdon më tej duke treguar edhe detajet për makinën, motorin, njohjen me Ruben Saraivën, mos takimin me të asnjëherë në shtëpinë e Edmond Haxhisë, që kishte bërë plan që të ikte në Angli, që më datë 3 maj, kishte takimin për dhënien e shenjave të gishtave në ambasadën britanike, që tashmë fejesa është prishur pasi i ati ka frikë se mos i vritet kush i familjes, që Valbonës i është ndaluar të dalë jashtë vendi.

Valbona refuzon të ketë thënë dëshminë që ka dalë nëpër media, por ajo kërkon të ketë avokatin e vet dhe të njihet me dëshminë që ka dhënë pasi ajo nuk është më e sigurt për asgjë./Panorama

Konjufca: Rama gaboi me draftin, nuk u ul të fliste me Kurtin

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Siç u shpreh ai, pas manifestimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Rama nuk do të duhej që të bënte veprime të tilla pa u ulur dhe sqaruar me kryeministrin Albin Kurtie.

I pyetur nëse kanë kërkuar nga Rama që ta kenë draftin e Asociacionit, Konjufca tha jo, pasi nuk kanë interes.

“Jo nuk kemi interes, sepse mendoj që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasur efekt në Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh mendoj por ky ishte një veprim i anshëm,”- tha ai.

Sa u përket paralajmërimeve të ShBA-së dhe BE-së për sanksionet nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat për tejkalim të situatës në veri të vendit, ai tha se institucionet e vendit janë duke punuar ngushtë me aleatët që kjo situatë të tejkalohet.

“Mendoj që institucionet tona dhe ministritë tona janë duke punuar ngushtë me aleatët edhe partnerët që kjo situatë të tejkalohet”, tha ai./ Zoom.al

Atentati i “Don Boskos”, zbulohet dëshmitari që nxori emrin e Nikollë Shërrnikut dhe lidhjet e tij

Emri i Nikoll Shërrnikut, si person i dyshuar që implikohet në targat gjermane “REHX 112″, të cilat në datën 12 mars 2023 u përdorën në mjetin tip” BMWX6″, ku u qëllua me armë automatike në drejtim të lokalit të Fation Muratit, është përmendur për herë të parë nga një shtetas sirian që punon në Gjermani.

Qëllimi i këtij sulmi me armë ka qenë vrasja e Ervis dhe Elvin Murati, vëllezërit e Fation Muratit. Por, në këtë atentat mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, ndërsa u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuku, Emanuel Çala dhe 10- vjeçarja R.P.

Mësohet e Thahir Alleat, me kombësi siriane por punonjës në ambientet e servis “Gago” në Gladbek të Gjermanisë, ka ndihmuar në identifikimin e Nikoll Shërrnikut.

Siriani Alleat, fillimisht i ka pohuar pronarit të tij kosovar, Gazmend Jakupi, se targën “REHX 112” dhe dy targa të tjera i kishte marrë në 2020 nga ambientet e Servisit, Nikoll Shërrniku. Këtë dëshmi punonjësi Sirian, ja ka dhënë Gazmend Jakupit, vetëm pasi policia Gjermane dhe ajo Kosovare, kishin intensifikuar hetimet për pronarin e servisit, pasi biznesi i tij ishte zbuluar se kishte lëshuar targat për një automjet “Audi A6”, i cili më pas ishte shitur për skrap në fshatin Drenas të Kosovës.

Thahir Alleat, është marrë në pyetje nga policia Gjermane, duke konfirmuar se targat ishin marrë nga Nikoll Shërniku në vitin 2020. Sipas Sirianit, 3 targat ishin vendosur në një vend ku grumbullonin hekurishtet. Për këtë informacion është informuar policia Shqiptare, e cila ka marrë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ndodhej në ambientet e burgut “Shën-Koll” të Lezhës, për një ngjarje tjetër kriminale.

Ndërkohë dëshmia që ka bindur policinë për arrestimin e Shërrnikut, është e bashkëfshatarit të tij, Serjan Gjini, i cili njëherësh është vëllai i Kreshnik Gjinit, një punonjës tjetër i Servis “Gago” në Gjermani. Serjani, i ka pohuar policisë shqiptare se gjatë komunikimeve që ka pasur në telefon me Shërrnikun, kur ai ishte në Gjermani, i ka deklaruar se nuk kishte gjetur makinë për ta blerë. Por, nga servisi kishte marrë tre palë targa.

“Për marrjen e tre palë targave, mua ma ka konfirmuar dhe vëllai im Kreshniku, që punon te servis ‘Gago’ në Gjermani…”, shpjegon Serjan Gjini.

“…gjatë qëndrimit në Gjermani unë kam shkuar çdo ditë tek auto servis ‘Gago’, ku punonte Kreshnik Gjini, i cili e ka prezantuar atë me pronarin e tij, një shtetas kosovar që thirrej ‘Gago’. Te servisi kam parë makina të ndryshme, pasi doja ti blija, por nuk kam marrë apo vjedhur ndonjë gjë në këtë servis. Për shkak se asokohe kisha babain të sëmurë, më është dashur që pas dhjetë ditësh qëndrim në Gjermani, të kthehem në Shqipëri. Jam kthyer me avion dhe në aeroport më ka shoqëruar shoku im, Kreshnik Gjini…”, ka pohuar për policinë shqiptare, Nikoll Shërrniku.

Në dëshminë që “Ora News” ka mundur të sigurojë, Serjan Gjini, në 30 maj 2023 ka treguar para policëve të Tiranës, se jeton në FushëKuqe të Laçit, ku është vetëpunësuar si mekanik në servisin e tij. Sipas tij rreth katër vite më parë ka qenë në shtetin Gjerman, ku për pak kohë ka punuar si mekanik te servis “Gago”, në pronësi të shtetasit kosovare Gazmend Jakupi, në të cilin ka qenë dhe është i punësuar vëllai i tij Kreshnik Gjini, si dhe shtetasi Dorjan Vuthaj, i cili është shok i tyre.

Në të njëjtin servis punon si mekanik dhe Elidon Vuthaj nga fshati Fushë-Kuqe Laç. Me të tre këto persona Serjan Gjini, mban kontakte të vazhdueshme ashtu edhe fizike gjatë kohës që ato vijnë në Shqipëri.

Në vijim të deklarime Gjini, ka shpjeguar se: ... në muajin mars të vitit 2023, ku data e sakte nuk më kujtohet më ka shkruar në ‘Whatsapp’ Gazmend Jakupi, i cili me ka shkruar: ‘Ku je…?, Sepse kam ardhur në Shqipëri dhe tani jam në Fushë-Kuqe tek lokali i Luanit…’.

Unë i kam thënë se po shkoja aty dhe kam shkuar tek lokali i Luanit, ku aty kam takuar Kosovarin Gazmend Jakupi, i cili ishte së bashku me një person tjetër shtetas kosovar nga Prizreni. Pasi u përshëndetëm, Gazmend Jakupi, me pyeti se çfarë ishte bërë me targat Gjermane RE HX 112 që shtetasi Nikoll Sherniku ka marrë te servisi i tij në Gjermani përpara disa kohësh.

Unë i kam thënë se e di që këto targa i ka marrë shtetasi Nikoll Sherniku, por nuk e di çfarë kanë bërë me to, ku mund ti ketë lënë apo kujt mund t’ia ketë dhënë, sepse Nikolla është në burg. Gazmend Jakupi, më tha se në Gjermani është bërë problem puna e targave, pasi policia atje po bënte hetim.

Gazmendi dukej shumë i shqetësuar dhe vetëm për këtë kishte ardhur nga Gjermania në Shqipëri. Për sa i përket dijenisë time në lidhje me targat ‘RE HX 112’, sqaroj se disa muaj para se Nikoll Shërrniku, të kapej në qytetin e Lezhës me armë së bashku me një femër nga zona e Fushë-Kuqes, ka qenë në Gjermani.

Unë atë kohë mbaja kontakte të vazhdueshme telefonike me Nikoll Shërrnikun, i cili më ka treguar se në Gjermani kishte shkuar në rrugë tokësore nga Italia. Ai më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se ndodhej tek servis ‘Gago’ në Gladbek, ku po interesohej te blinte te servis ‘Gago” një makinë.

Ishte takuar me vëllain tim Kreshnikun si dhe Elidon dhe Dorjan Vuthaj me të cilët janë shokët tonë të përbashkët. Gjatë këtyre komunikimeve telefonike Nikoll Shërrniku, më ka thënë që nuk kishte gjetur makinë por nga servisi kishte marrë tre palë targa gjermane, njëra nga të cilat ishte RE HX 112, për ti përdorur në Shqipëri me qëllim t’ju shmangej policisë.

Faktin e shkuarjes së Nikoll Shërrnikut tek servis ‘Gago’ në Gjermani dhe marrjes së targave, mua ma ka konfirmuar në telefon dhe vëllai im Kreshnik Gjini. Pak ditë më pas, Nikoll Shërrniku, ka ardhur në Fushë-Kuqe dhe gjatë komunikimeve të drejtpërdrejta që kam pasur me të ai me ka konfirmuar dhe njëherë faktin që në Gjermani kishte marrë tre pale targa dhe i kishte sjellë ato në Shqipëri. Gjithashtu Nikoll Shërrniku më ka thënë se këto targa do t’ia çonte Ervis Martinaj, të cilit ai i thërriste ‘shef’ pasi ishin porosi e tii.

Sqaroj se Ervis Martinaj, e ka pas mbajtur shumë afër Nikoll Shërrnikun, i cili praktikisht ishte ‘ushtar’ i tij. Unë personalisht nuk kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Ervis Martinaj, por herë pas herë kam punuar në servis me makina të tij që i sillte, Nikoll Shërrniku. Mesa më kujtohet makinat që Nikoll Shërrniku i sillte për servis tek unë kryesisht ‘Mercedez-Benz’ të gjitha me ngjyre gri me targa shqiptare, të cilat nuk i mbaj mend. Me Nikoll Shërrnikun, mbaj kontakte dhe aktualisht në rastet kur ai me telefonon nga kabina e burgut nëpërmjet numrit +355 4.420 XXXX, me të cilin hera e fundit që kam folur ka qenë dje, dhe sipas bisedës në telefon rezulton që ka qenë ora 19:42 min…”. 

Më tej, ky i fundit shton se kur është takuar në Fushë-Kuqe me Nikoll Shërrnikun, ai i ka pohuar se targat e mara në Gjermani, do t’ia çonte Ervis Martinaj, të cilin ai e thërriste “shefi”, pasi ishte porosi e tij.

Lidhur me këtë situatë policia ka marrë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ka pranuar se gjatë vitit 2020 së bashku me një shokun e tij Italian të quajtur “Massimo”, kanë udhëtuar në rrugë tokësore drejt Gjermanisë, duke u vendosur në Dyseldorf. Në Gjermani Shërrniku, ka qëndruar në të njëjtën banesë me Kreshnik Gjini, me të cilin ka lidhje shoqërore dhe familjare pasi janë nga e njëjta zonë, Fushë-Kuqe, e Laçit.

Finalja e Champions, Man City – Inter, formacionet e mundshme dhe statistikat

Sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Champions League, Manchester City – Inter në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit.

Të dy trajnerët do të kenë në dispozicion futbollistët më të mirë për sonte.

Formacionet e mundshme:

Man City: Ederson; Walker, Ruben Dias, Akanji; Stones, Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland.

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Hakan Çalhanoglu, Dimarco; Lautaro Martínez, Dzeko.

Kjo do të jetë përballja e parë zyrtare mes këtyre dy skuadrave.

Man City dhe Interi janë përballur vetëm në ndeshje miqësore, të zhvilluara para një dekade.

Pak kohë pas fitimit të Champions në vitin 2010, Interi mposhti “Qytetarët” me rezultatin 3-0.

Victor Obinna, Cristiano Biraghi dhe Joleon Lescott (autogol) shënonin në ndeshjen e zhvilluar më 1 gusht të 2010.

Anglezët dhe italianët u takuan sërish në një miqësore, më 31 korrik 2011 – me Manchester Cityn që regjistroi fitore me rezultatin 3-0.

Golashënues të kësaj ndeshje ishin Mario Balotelli, Edin Dzeko dhe Adam Johnson. /zoom.al/