Aplikacion
Presidenti Vladimir Putin mburret me fuqinë e ekonomisë ruse përballë sanksioneve perëndimore, duke cituar vlerësimet e institucioneve financiare ndërkombëtare se PBB-ja ruse u tkurr shumë pak në vitin 2022. Arritja e liderit rus nuk është befasuese dhe ai nuk është i vetëm: është një pikëpamje e përhapur se sanksionet e vendosura ndaj regjimit të tij nuk kanë pasur ndikim ekonomik.
Një studim i fundit mbi ekonominë ruse, nga Re: Projekti Rus, një rrjet ekspertësh, sfidon këtë pohim. Raporti, përgatitur nga një grup ekonomistësh që përfshin edhe ish-përfaqësues të ministrisë së ekonomisë dhe bankës qendrore ruse, thotë se sanksionet në fakt kanë pasur efekt të madh. Ato kanë larguar kapitalin e huaj, që përbënte 12% të PBB-së së Rusisë. Nën rrethana normale, kjo do të përkthehej në një disfatë ekonomie. Gjithsesi ka një forcë të madhe që minon efektin e sanksioneve: çmimet e larta të energjisë.
Rritja e të ardhurave nga shitjet më të larta të energjisë dhe ulja e importeve (për shkak të sanksioneve) kanë rezultuar në një suficit tregtar prej rreth 18% të PBB-së. Kjo tepricë dhe fluksi i petrodollarit e kanë ndihmuar Rusinë të shmangë shkrirjen ekonomike. Por një krizë e fshehur nuk është e njëjtë me një ekonomi të fortë. Ne e quajmë këtë situatë “pak më të keqe se kriza”, sepse të ardhurat e larta nga eksportet e energjisë veprojnë si një anestezi që nuk e lejon ekonominë të ndjejë dëmin e shkaktuar nga sanksionet dhe të përgjigjet në mënyrë adekuate.
Momentalisht, oferta tejkalon kërkesën në tregun global të naftës. Por sipas parashikimit të marsit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, kërkesa do të rritet ndjeshëm deri në fund të vitit; kjo do të rrisë çmimet përsëri. Edhe duke marrë parasysh një zbritje të konsiderueshme në çmimin e naftës bruto ruse, pjesërisht si rezultat i një kufiri çmimi të vendosur nga G7, nafta do t’i sigurojë Putinit fonde të mjaftueshme për të vazhduar luftën e tij dhe për të mbajtur regjimin e tij represiv. Përpjekjet perëndimore për të kufizuar aksesin e naftës ruse në treg ka të ngjarë të kenë shumë pak efekt.
Është koha të pranojmë se çmimet e larta të naftës janë faktori kryesor i agresionit të Putin brenda dhe jashtë Rusisë. Ky problem duhet shqyrtuar edhe në perspektivë më të gjerë. Në vitet 1990 çmimi mesatar i një fuçie nafte bruto ishte 27 dollarë. Në 2000 54 dollarë dhe vitet e fundit, mbi 70 dollarë. Rusia ka fituar mesatarisht 250 mld dollarë në vit nga shitjet e naftës dhe gazit në 15 vitet e fundit.
Vlera e madhe e kësaj qiraje hidrokarburesh e ka lejuar Putin të blejë besnikërinë e popullsisë dhe të krijojë rrjete klienteliste brenda elitave. E gjithë kjo forcoi autoritarizmin e tij – dhe të të tjerëve gjithashtu.
Në vitet 1990, shumë vende ish-autoritare kërkuan afrimin me Perëndimin dhe kërkuan të përshtatnin institucionet e tregut perëndimor dhe demokracinë, sepse ishin të interesuar të zgjeronin tregtinë dhe investimet me vendet e zhvilluara. Por epoka e çmimeve të larta të karburanteve i ka bërë strategji të tilla shumë më pak tërheqëse. Investimi i brendshëm u bë më pak i nevojshëm sepse u zëvendësua me sukses nga fluksi i qirave. Dhe zgjerimi i tregjeve të konsumit të brendshëm në vendet autoritare në prosperitet ka joshur firmat e huaja të investojnë dhe të bëjnë tregti me to, duke mbyllur një sy ndaj korrupsionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut.
Unë jam i bindur se nëse çmimet e energjisë do të ishin shumë më të ulëta, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur. Të ardhurat aq të larta jo vetëm konsoliduan autoritarizmin dhe elitat që përfituan nga shpërndarja e tyre, por gjithashtu i dhanë regjimit të Putin dhe vartësve të tij një ndjenjë të përgjithshme fuqie dhe pathyeshmërie, duke nxitur atë që ne mund ta quajmë “petro-nacionalizëm”. Të njëjtat përfitime dobësuan levën e vendeve perëndimore, pasi aksesi në tregjet e tyre dhe investimet bëheshin gjithnjë e më pak të rëndësishme për mirëqenien ekonomike të Rusisë.
Ne mund të gjejmë në të gjithë këtë, përgjigjet e dy pyetjeve shumë të rëndësishme: Kur do të mbarojë lufta? Dhe kur do të shohim një regjim normal në Rusi? Përgjigja është kur të ardhurat nga nafta dhe gazi të reduktohen. Por ka gjasa që kjo të marrë më shumë se 1 vit kohë. Do të duheshin tre, katër apo ndoshta pesë vjet për të sjellë një rënie të mprehtë të standardeve të jetesës dhe mungesën e parave në ekonomi, që do t’i detyronte rusët e zakonshëm dhe elitat të konkludonin një herë e mirë se regjimi është i shkatërruar dhe të kërkonin alternativa politike dhe ekonomike.
Edhe pse ndoshta do të duheshin disa vite uri financiare për të sjellë një kthesë të tillë ngjarjesh, lufta në Ukrainë dhe sanksionet tani kanë rritur në mënyrë dramatike kërcënimit e regjimit ndaj rënies së çmimeve të energjisë. Ajo duhet të mbajë shpenzime të larta ushtarake dhe shpenzime të larta sociale për të frenuar pakënaqësinë, dhe në të njëjtën kohë duhet të merret me pasojat e daljeve masive të kapitalit. Putin gjithashtu duhet të sigurojë zëvendësimin e importeve në sektorë kritikë dhe të ndërtojë infrastrukturë të re për të zgjeruar flukset tregtare në lindje dhe jug. Nëse çmimet e energjisë përjetojnë një rënie të qëndrueshme, lufta e rrëzimit së Putinit mund të kthehet në një luftë vetë-shterimi.
Në të kundërt, nëse çmimet e naftës mbeten të larta, Perëndimit do t’i duhet të prodhojë armë për Ukrainën në të njëjtën shkallë që qiratë e naftës i lejojnë Putinit t’i prodhojë ato në Rusi. Dhe nëse Ukraina arrin një kundërofensivë të suksesshme ushtarake në muajt e ardhshëm, duke e bërë udhëheqësin rus të kërkojë një formë armëpushimi, regjimi i tij ka shumë të ngjarë të mbijetojë, me kërcënimin e ripërtëritjes.
Vetëm një rënie e konsiderueshme dhe e qëndrueshme e çmimeve të hidrokarbureve mund ta ndryshojë situatën. Pyetja e vetme është nëse Rusia, deri atëherë, do të jetë shumë e varur nga Kina si ekonomikisht ashtu edhe politikisht për t’i shpëtuar kampit autoritar.
Bardhi: Ja pse s’mund të zgjidhet kryetari më 29 korrik. Komisioni ka ende njerëzit e BerishësSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shpjegoi në mbrëmje se përse vendimi i miratuar nga Kryesia për zgjedhjen brenda 29 korrikut të kryetarit të ri është antistatutor dhe nuk mund të zbatohet.
Sipas Gazment Bardhit, ngërçi i parë qëndron në faktin se anëtarësinë me të drejtë vote për kryetarin e partisë e cakton një grup pune i ngritur një ngritur nga kreu i degës. Ai argumenton se aktualisht në 71 degë që ka PD në mbarë vendin, vetëm 29 prej tyre kanë kryetar të zgjedhur, teksa të tjerat vetëm pika kontakti.
“Organizimi i një procesi zgjedhor për kryetarin e partisë, në procedurën që është miratuar nga Kryesia e Partisë, bie ndesh me statutin e Partisë Demokratike. Nëse do të ishte e mundur nga pikëpamja statutore nuk kam asnjë kundërshtim. Por që unë të organizoj një proces jo transparent dhe që çon në ndarje tjetër të partisë, nuk ka për të qenë qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm të PD.
Së pari certifikimi i anëtarësisë sipas vendimit që ka marrë kryesia duhet të bëhet nga kryetari i degës dhe grupi i punës që ngre ai. Pra kryetari i një dege cakton dy ose 3 bashkëpunëtorë të cilët përcaktojnë nëse një anëtar e gëzon të drejtën e votës apo jo.
Së pari është një proces antistatutor sepse kush e gëzon të drejtën e votës e përcakton statuti i partisë dhe nëse një anëtar ka ndryshuar parti, pra që është dhe pretendimi që në këto momente ka lëvizje anëtarësie brenda PD, janë kryesitë e degëve ato që mblidhen për të marrë masa disiplinore. Ky nuk mund të jetë vullnet subjekti i një individi.
Në 71 degë të PD vetëm 29 prej tyre kanë kryetar të zgjedhur, 5 kanë kryetar të komanduar dhe pjesa tjetër ka pika kontakti të organizimit të partisë për fushatën dhe nuk mund të ushtrojnë detyrën e kryetarit të degës”, tha Bardhi në emisionin Debat në A2CNN në mbrëmje.
Modelja shqiptare tregon për jetën në New York: Flija në një dyshek me ajërModelja e famshme shqiptare Xhesika Berberi, ka treguar për rrugëtimin e saj të vështirë në SHBA për të realizuar ëndrrën e saj si modele.
Xhesika tregon se në fillim ka qëndruar në shtëpinë e një shoqeje dhe ka fjetur në një dyshek me ajër, por për të nuk kishte rëndësi, mjaftonte që ishte në Neë York.
“Në fillim fare kur kam lëvizur në Amerikë kam pasur Fadil Berishën që ka qenë një mbështetje e madhe dhe e falenderoj. Kur jam zhvendosur atje kam qëndruar tek shtëpia e një shoqes sime Iva që është fotografe dhe në fillim fare kam fjetur në një dyshek me ajër dhe një ditë të bukur ajo mbante macen e komshijes dhe e çau dyshekun. Po prapë nuk më interesonte, unë isha në Neë York, kështu që nuk e bëja dramatike situatën. Është shumë bukur që kthehem mbrapa në kohë edhe kujtoj se si i kam ngjitur shkallët avash avash, kjo më bën shumë krenare”, u shpreh modelja.
E pyetur për marrëdhënien që ka me modelen Angela Martini, Xhesika shprehet se e ka shoqe të ngushtë dhe se është njeriu më i mirë që ajo njeh.
“Ajo është shoqja ime më e mirë në botë, për zemrën që ajo femër ka. Aq e bukur sa është nga jashtë, edhe më e bukur është nga mbrapa. Është një nga ato shoqe që do të të shohë ty shumë lart dhe asnjë herë nuk bëhet as xheloze, as pengesë. Nëse mua më shikon që kam rënë poshtë në moral, ajo më kap dhe më çon shumë lart dhe jam njeriu më me fat që kam një shoqe të tillë dhe e dua shumë fort”, tha Xhesika Berberi.
Të rinjtë flenë në kuzhinë/ 70% e të rinjve shqiptarë nuk kanë një dhomë të tyrenEurostat tregon se gati 70% e të rinjve nga mosha 15-29 vjeç nuk kanë një dhomë të posaçme tyren në shtëpitë ku jetojnë.
Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e bashkimit europian në 26%. Grupmosha që vuan më shumë nga fenomeni përfshin ata në intervalin 15-19 vjeç. Të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara.
Ndërkohë për grupmoshat e tjera të popullsisë përqindja është më e ulët në 51.8%, ndërsa mesatarja e BE qëndron në 17%. Në Ballkan përpara nesh me përqindje më të madhe qëndron Mali Zi, ndërsa vendin e tretë e zë Serbia.
Por Shqipëria shkëlqen në një indikator tjetër. Bashkimi Europian mat edhe mbingarkesën e kostos së banesës, që përcakton përqindjen e të rinjve dhe popullsisë në tërësi, që harxhojnë më shumë se 40% të të ardhurave të gjithë familjes për banesën. Në Shqipëri vetëm 4.6% e të rinjve kanë këtë kosto mbi supet e tyre, duke harxhuar mbi gjysmën e të ardhurave për shtëpinë, ndërsa për popullsinë në tërësi niveli është 3.8%.
Mesatarja e BE ndërkohë është 9.7% për të rinjtë dhe 8.3% për popullsinë në tërësi. Në këtë aspekt jemi të parët në Europë për kostot më të ulëta si edhe në Ballkanin Perëndimor.
Mbyllet emisioni i famshëm i humorit në ShqipëriProgrami i humorit në Tv Klan, “Klanifornia”, përfundoi rrugëtimin e tij.
I pyetur nga Anabel Media mbi vërtetësinë e disa aludimeve nëpër portale – ku thuhej se në shtator “Klanifornia” nuk do të transmetohej më në Tv Klan – producenti Turjan Hyska konfirmoi duke thënë:
“Po. Sezoni i fundit është ky.”
“Klanifornia”, i cili u moderua nga Marina Vjollca, nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht.
Princi Harry në gjyq me shtypin britanik: Që kur kam lindur, thonë që nuk jam djali i babait tim!Princi Harry në Gjykatën e Londrës iu nënshtrua prej 5 orësh pyetjeve të ndryshme. Pasi hyri optimist dhe i buzëqeshur, Duka i Sussex u largua nga Gjykata e Lartë i menduar. I ulur në tribunën e dëshmitarëve, djali i mbretit Charles shpesh përsëriste: “Nuk e di, nuk jam i sigurt”.
Por ai tha se sa shumë e ka bërë të vuajë shtypi britanik. Për vite me radhë, kishte frikë se do të “përjashtohej” nga familja mbretërore për thashethemet se majori James Heëitt ishte babai i tij.
“Unë kam përjetuar armiqësi nga shtypi që kur kam lindur”, – tha Princi Harry. Me të mbërritur në Londër ditën e dytë – të hënën ai mungonte sepse duhej të festonte ditëlindjen e vajzës së tij Lilibet Diana në Montecito – të gjyqit kundër Gazetave të Grupit “Mirror” (MGN), Duka i Sussex u shfaq i stresuar nga orët e kaluara duke iu përgjigjur pyetjeve.
I veshur me një kostum të errët, këmishë të bardhë, kravatë vjollcë dhe byzylykë me rruaza në kyçin e dorës, Princi Harry, kur u mor në pyetje nga gjyqtari Andrew Green KC, i tha në mënyrë të përsëritur Gjykatës së Lartë: “Nuk e di”.
Princi Harry, i cili la vilën e tij në Los Anxhelos të dielën në mbrëmje për të arritur në Londër (disa javë pas kurorëzimit të mbretit Charles), tha se ai kishte qenë një objektiv i gazetave që kur ishte fëmijë: “Nuk ka pasur kurrë një qetësi në mbulimin e çdo detaji të fëmijërisë sime në shtyp”.
Në prezantimin e tij, me 200 pikë, Princi Harry tha gjithashtu se ai quhej “djaloshi i papërgjegjshëm” në vitet e tij të adoleshencës.
Kur u raportua se kishte marrë drogë, ai gjithashtu kishte frikë se do të përjashtohej nga shkolla. Marrëdhënia e tij me Chelsy Davi përfundoi pikërisht për shkak të ndërhyrjes së gazetarëve.
Për vite me radhë, ai kishte frikë se do të “përjashtohej” nga familja mbretërore për thashethemet se majori James Heëitt ishte babai i tij. “Vazhdimisht pyesja veten për arsyet e këtyre thashethemeve. A donin gazetat të ngjallnin dyshime te njerëzit që të më përjashtonin nga familja mbretërore?”.
Princi Harry mbërriti i buzëqeshur dhe i sigurt. Ai u pa duke zbritur nga makina dhe duke hyrë në gjykatë me një qëndrim të vendosur.
Më pas, u shfaq i shqetësuar dhe i hutuar në sallën e gjyqit. Në një moment, Duka i Sussex-it i tha gjykatës se “nuk ishte i sigurt”. Avokati Green e sulmoi menjëherë: “Nuk jeni i sigurt? Kjo nuk është një përgjigje”.
Dhe më pas ai, e përkufizoi: “A nuk jemi ne, Princ Harry, në fushën e spekulimeve totale?”. Kur u pyet vazhdimisht se si mund të provonte se artikujt ishin shkruar në shkelje të privatësisë së tij, ai u përgjigj: “Duhet të pyesni vetë gazetarët”.
E vetmja siguri e djalit të Mbretit Charles ishte “koha e dyshimtë”. Dhe pyetjeve më të vështira, ai u përgjigj: “Kjo është një pyetje për ekipin tim ligjor”. Tani pritet raundi i dytë të gjykimit.
Skandali/ Wizz Air lë në rrugë zyrtarët italianë, anulohet vizita në ShqipëriKompania Wizz Air ka lënë rrugëve zyrtarët italianë dhe ka bërë që ata të anulojnë vizitën në vendin tonë. Delegacioni i përbërë nga disa kryetarë bashkish dhe funksionarë të tjerë të rajonit të Kalabrisë ka mbetur 24 orë në aeroportin e Barit duke u detyruar të anulojnë vizitën e programuar në Tiranë për shkak të anulimit të fluturimeve nga Wizz Air.
Vizita e programuar kohë më parë, parashikonte takime me zyrtarë të lartë në Tiranë për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe rajonit të Kalabrisë. Sipas programit delegacioni italian kishte prenotuar udhëtimin me avionin e së hënës pasdite të linjës Bari-Tiranë. Por fluturimi është shtyrë fillimisht për një orë dhe pas shtyrjeve të vazhdueshme, në mesnatë Wizz Air ka njoftuar anulimin e tij duke i lënë pasagjerët në aeroport pa asnjë ndihmë.
Të martën në mëngjes është përsëritur e njëjta situarë. Udhëtimi është shtyrë disa herë, derisa delegacioni italian është detyruar të anulojë vizitën në Tiranë. Pas këtyre ngjarjeve, rajoni i Kalabrisë njoftoi se do të bëjë padi administrative ndaj kompanisë Wizz Air duke kërkuar dëmshpërblim edhe për dëmin e imazhit të shkaktuar nga anulimi i vizitës.
Pas 4 mln eurove tek kryeministria, Fusha sh.p.k do të “marrë” dhe sheshin Skënderbej për 1 mlnBashkia e Tiranës 3 vite më parë vendosi se mirëmbajtja dhe menaxhimi i sheshit Skënderbej do të bëhet nga kompanitë private dhe tashmë fituese është shpallur kompania e preferuar e qeverisë, Fusha sh.p.k
Fusha ka fituar për 3 vite procedurën për menaxhimin dhe mirëmbajtjen me një fond limit mbi 133 milionë lekë apo rreth 1.08 milionë euro.
Ndërkohë janë skualifikuar të gjithë operatorët nga 4 që konkuronin përveçse, ‘Fusha shpk’, ky tender është shpallur me flamur të kuq për shkak të ‘Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit’.
Në dokumentin e publikuar tenderi për të kaluar mirëmbatjen e sheshit Skënderbej tek privati u shpall në 18 prill.
Në procedure e shpallur privati do të bëjë pastrimin ditor të pllakave të sheshit në një sipërfaqe që llogaritet rreth 26 mijë metra katrorë.
“Pastrimi gjeneral që do ti bëhet sheshit është pastrimi i cili do të bëhet çdo ditë. Ky pastrim nuk është i një teknike të veçantë por thjesht është një pastrim me fshesë nga punëtoret e përcaktuar i cili përfshin të gjitha hapësirat e sheshit Skenderbej dhe do të ndodhë një herë në ditë me qellim të heqjes së pjesës më të madhe të papastërtive që krijohen nga përdoruesit dhe kalimtarët e sheshit” thuhet në dokument.
Kjo kontratë parashikon edhe pastrimin i elementeve rrethues, pastrimin e fugave dhe gurëve natyrorë një herë në 6 muaj, mirëmbajtjen e ndriçimit si dhe zëvendësimin e pllakave kur ato dëmtohen.
Kompania Fusha do të bëjë menaxhimin dhe mirëmbajtjen për një periudhë 36 mujore në këmbim të pagesës 1 milionë euro.
Fusha është pronësi të Shkëlqim Fushës. Pak vite më parë qeveria miratoi një ligj të posaçëm në favor të saj për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, në këmbim të një kulle që do të ngrihej mbi të dhe një tjetër blloku kullash në hapësirën nga teatri deri te godina e Infosoft. Që nga viti 2016, qeveria i ka dhënë Fushës 6 mld lekë tendera, të përqëndruara në Tiranë.
Kolegji Zgjedhor i kthen Kuçovën KAS-it, Maliqi: Fituam betejën e parë!Bashkia Kuçovë është një nga kauzat ku opozita pretendon se është tjetërsuar rezultati. Sot Kolegji Zgjedhor i ka dhënë një vendim që kandidati i opozitës, Lefter Maliqi e cilëson si një fitore të betejës së parë ligjore.
“Drejtësia funksionoi! Sot fituam ‘Betejën e Parë’, në Kolegjin Zgjedhor, kundër KAS pranë KQZ me votë unanime ku u detyrua KAS pran KQZ që të marrin në Shqyrtim të gjitha pretendimet tona duke filluar nga falsifikimet, shpërdorimi i detyrës, rinumërim, pavlefshmëri, etj”, shkruan Maliqi.
Në vendimin e marrë nga Kolegji Zgjedhor përcaktohet se KAS duhet të marrë në shqyrtim të gjitha pretendimet e ankuesit. “Gjykata” e KQZ kishte vendosur se nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar kërkesat e kandidatit të opozitës, Lefter Maliqi.
Ai kërkon ndryshimin e vendimit ku shpallet fitues Kreshnik Hajdari, rinumërim dhe rivlerësim i votave për ZAZ-në Nr. 64, të gjitha QVtë duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe
rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë dhe Pavlefshmëria e vendimit nr. 101 datë 16.05.2023, “Për Miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për Zgjedhjen e Kryetarit të bashkisë Kuçovë”.
Në zgjedhjet e 14 majit kandidati socialist Kreshnik Hajdarimori 6910 vota, ndërsa Lefter Maliqi i koalicionit Bashkë Fitojmë mori 6228 vota.
Paralajmëroi arrestimin e Dakos, Karamuço njofton prangosjen e një tjetër ish-kryebashkiakuNjë ditë para se ish-kryebashkiaku i Durrësit, , të vihej në pranga Ervin Karamuço, i cili paralajmëroi për arrestimin e Vangjush Dakos, ka bërë një tjetër paralajmërim po aq të fortë.
I ftuar në emisionin “Top Talk”, Karamuço tha se një tjetër është ish-kryetari i një bashkie do të arrestohet.
Karamuço: Nga këto që shikoj unë këto ditë, një tjetër ish-kryebashkiak do të arrestohet. Është nga një bashki e vogël në vend.
Xhokaxhi: Është majtas?
Karamuço: Po tani të gjithë në zgjedhje kanë qenë majtas
Eksperti shpjegon se nga vëzhgimet në godinën e SPAK, kuptohen hapat e radhës të institucionit të drejtësisë.
“Një gazetar thjesht duke parë hyrjet dhe daljet në institucionet e SPAK-ut, ku është BKG-ja dhe Prokuroria e Posaçme, arrin të deshifrojë për çfarë po thirren funksionarët, lidhur me çështje të ngjashme, për të cilat janë hetuar më parë. Arrin të japë një mendim deri kur mund të ketë ecur ky hetim dhe çfarë zhvillimesh priten. Ata që janë thirrur, përfshirë këtu edhe zotin Dako, që menjëherë u mendua se diçka do të ndodhë”.
Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha shprehet se ka mbaruar koha kur prokurorët njoftojnë paraprakisht për arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve:
“Koha kur ish-prokurori i vendit thoshte se në shtator do të bëhen arrestime ka mbaruar. Edhe ai vetë është shpallur në kërkim, është i dënuar. SPAK-u nuk ka nevojë të bëjë punë me fushatat. SPAK-u çdo ditë është betejë kundër korrupsionit së pari dhe kundër krimit të organizuar së dyti. Ajo godinë dhe ai grup personash që janë atje brenda kanë të gjithë mekanizmat e duhur ligjore për të kryer arrestime të tjera”.