zoom

Day ArchiveRëndohet bilanci i atentatit në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër

Rëndohet bilanci i ekzekutimit në Athinë, ku një person ka qëlluar drejt dy shtetasve me kombësi shqiptare.

Mediat greke raportojnë se si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kraharorit ka humbur jetën edhe shqiptari tjetër, i cili ishte i ulur në një tavolinë me viktimën në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë që gruaja, e cila ka mbetur e plagosur si pasojë e atentatit, mësohet se është 35 vjeç.

Mediat lokale raportojnë se autori, i cili ishte i pajisur me një maskë me qëllim fshehjen e identitetit, ka shkuar drejt tavolinës ku viktima dhe miku i tij, të dy shtetas shqiptarë, dhe ka qëlluar të paktën 5 herë drejt tyre.

Përgjaket Athina/ Burri me armë hyn në lokal, vret një shqiptar e plagos dy të tjerë

Athina është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në një lokal në lagjen Nea Smyrni, ku banon një komunitet i madh emigrantësh shqiptarë.

Sipas Protothema policia ka marrë një telefonatë ku njoftohej për veprim të menjëhershëm pasi në Nea Smyrni janë regjistruar të shtëna.

Më pas është mësuar nga mediat se jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, një burrë i armatosur ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur një person dhe të plagosur dy të tjerë.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa raportohet se një prej të plagosurve është një femër.

Atentatori ishte duke qëndruar në një restorant i veshur me një maskë kirurgjikale për të fshehur fytyrën e tij dhe në një moment ai lëvizi nga vendi për të hapur zjarr ndaj klientëve.

Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket me nxitim, duke humbur mes lagjeve në drejtim të panjohur.

Dy të plagosurit dhe viktima sipas Protothema janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit.

Një nga plumbat e gjuajtur nga atentatori ka goditur në shpinë një grua, e cila ishte padrone e lokalit dhe duket se është plagosur lehtë.

Nderkohe, burri i plagosur po lufton për të qëndruar në jetë dhe ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën. Ai ka marrë një plumb në gjoks, ndërsa e plagosura e dytë duket se ka qenë nje humbje kolaterale.

Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Portieri i Argjentinës bën gjestin e sikletshëm,VIDEO bëhet virale!

Kampioni i botës dhe protagonisti i një kampionati të paharrueshëm botëror, portieri i Argjentinës Emiliano “Dibu” Martinez ka bërë një gjest të sikletshëm pas finales së fituar me Francën.

I shpërblyer me “Dorezën e Artë” të FIFA-s si “gardiani” më i mirë i Kupës së Botës, Martinez, sapo mori çmimin e afroi atë pranë organit gjenital.

Momenti nuk ka kaluar pa u vënë re dhe po video po bën xhiron e botës.

http://

#DunyaKupası #Martínez pic.twitter.com/FIMYCMYmAS

— mercan (@mercankaya) December 18, 2022

Ja sa para fitoi Argjentina pas triumfit në Kupën e Botës

Argjentina u shpall kampione e botës, pasi mposhti Francën, me 11-metërsha.

Përpos këtij trofeu që është më i rëndësishmi në futboll, Argjentina do të arkëtojë edhe 40 milionë euro, teksa Franca si vend i dytë rreth 30 milionë euro.

Kroacia që përfundoi në vendin e tretë 27 milionë, ndërsa Maroku, në vendin e katërt 23 milionë euro. Kjo është pak a shumë shpërndarja e të ardhurave në Botërorin e Katarit, për kombëtaret elitare që arritën të shkruanin historinë.

“Është botërore”, Papa bën parashikimin e ‘frikshëm’

Papa Françesku dha një parashikim të zymtë gjatë fundjavës për pushtimin rus të Ukrainës, duke e cilësuar konfliktin si një “luftë botërore” që nuk do të ketë “fund” për ca kohë. Kreu i Vatikanit festoi ditëlindjen të shtunën dhe mbushi 86 vjeç.

“Unë bëj atë që mundem. Ata nuk dëgjojnë,” tha Papa. “Ajo që po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme. Ka një egërsi të madhe. Është shumë serioze. Dhe kjo është ajo që unë e dënoj vazhdimisht.”

Papa, i cili ka folur vazhdimisht kundër konfliktit në vazhdim, tha gjithashtu se ai nuk sheh “një fund afatshkurtër të [luftës në Ukrainë] pasi është një luftë botërore”. Kreu i Vatikanit më tej zbuloi në intervistë se ai ka qenë në kontakt me një nga këshilltarët fetarë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Përveç kësaj, ai foli për shkrimin e një letre dorëheqjeje në vitin 2013, menjëherë pasi do të ishte ngritur në Papë, në rast se sëmuret rëndë ose ka ndonjë aksident. Ai aktualisht vuan nga dhimbjet e nervit shiatik , iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë në vitin 2021 dhe ka përdorur një karrige me rrota për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme të gjurit .

Kur u pyet se çfarë dhurate do të dëshironte për Krishtlindje, ai tha për të përditshmen spanjolle: “Paqe në botë. Sa shumë luftëra ka në botë! Lufta në Ukrainë na prek më nga afër, por ne mendojmë gjithashtu për Mianmarin, Jemenin, Siria, ku luftimet kanë vazhduar për 13 vjet”.

Tragjedia me katër viktima në “La Mansh”, identifikohet një nga shkaktarët

Pas mbytjes së gomones në Kanalin Anglez pak ditë më parë, ku humbën jetën 4 persona, autoritetet britanike kanë arrestuar një 19-vjeçar pasi akuzohet për trafik qeniesh njerëzore.

Ibrahima Bah, vendndodhja e të cilit nuk është lokalizuar, u identifikua dhe u arrestua nga efektivët vendas, menjëherë pas aksidentit.

Kujtojmë që të mërkurën, si pasojë e mbytjes së një gomoneje në La Manche, humbën jetën 4 emigrantë, ndërsa 39 prej tyre arritën të shpëtoheshin nga rojet bregdetare. Policia e Kentit, bën me dije se Bah akuzohet për “krijimin e mundësisë për mbërritjen në Britani të njerëzve që ai e dinte se do të ishin azilkërkues”.

Aktualisht i riu ndodhet në paraburgim, ndërsa nesër pritet të dalë para gjykatës. Marina

Mbretërore franceze, rojet bregdetare dhe varkat e shpëtimit RNLI u përfshinë të gjithë në operacionin e madh të shpëtimit në brigjet e Kent që filloi në orët e para të së mërkurës, pas raportimeve të një peshkatari.

Sipas mediave britanike, Drejtoria e Krimeve të Rënda Kent dhe Essex, të ndihmuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit, janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që u shndërrua në tragjedi.

Aksident në Elbasan, automjeti me shpejtësi të lartë përplas dy vajza

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një automjet ka përplasur dy këmbësore. Ato janë transportuar me urgjencë për në spitalin e qytetit për t’u trajtuar me ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi kanë pësuar dëmtime.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin pranë Bashkisë së Elbasanit, ndërsa drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici.

Tentoi të vriste biznesmenin, kush është 41-vjeçari që u ekstradua sot nga Spanja

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ekstradimin nga Spanja të 41-vjeçarit Morel Kërtalli, i cili akuzohet se bashkë me të vëllanë kanë tentuar të vrasin biznesmenin Dashamir Gjoka. Ngjarja në fjalë ndodhi në gusht të 2017, në Shijak.

NGJARJA

Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit ndodhi më 23 gusht të vitit 2017 në zonën e Sallmones në Shijak, kur biznesmeni Dashamir Gjoka, u qëllua me breshëri plumbash ndërsa udhëtonte me një mjet të blinduar bashkë me fëmijët nga një makinë tjetër që iu doli paralel.

Në momentin që drejt mjetit të Gjokës është qëlluar me armë, Enkel Kërtalli nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë për t’u shpëtuar plumbave të agresorëve. Prej andej, mësohet se Gjoka nuk ka pritur që uniformat blu të mbërrinin në vendngjarje, por në kushtet e tronditjes ai së bashku me familjen i është drejtuar menjëherë komisariatit të policisë, ku ka denoncuar atentatin që ishte përgatitur ndaj tij. Burime pranë uniformave blu sqaruan se Gjoka ka deklaruar se u qëllua nga një automjet që ecte paralelisht me të, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Shijakut.

Biznesmeni u ka treguar oficerëve të policisë se nuk ka arritur të dallonte armën e zjarrit me të cilën u qëllua apo se kush mund të ndodhej brenda në makinë, pasi sapo ka dëgjuar të shtënat, ka tentuar të shtojë shpejtësinë e mjetit për t’u larguar sa më parë që aty.

Ndërkaq, me të marrë njoftimin, efektivët blu të cilët mbërritën në vendin ku ndodhi ngjarja nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe vënien në pranga të agresorëve. Por, për policinë, mësohet se pista kryesore e atentatit mbetet e kaluara e biznesmenit në Itali.

Dy ditë më vonë, u identifikua si autor të ngjarjes, vëllezërit Enkel dhe Morel Kërtalli, të cilët në momentin e ngjarjes ishin në një kafe në zonë dhe sapo kanë parë biznesmenin kanë marrë armët dhe i kanë ndjekur, sipas BalkanWeb.

“Dy vëllezërit, më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur ‘Komuna Xhafzotaj’, Shijak, dyshohet se duke lëvizur me një mjet tip ‘Benz’ kanë qëlluar me armë zjarri automatik automjetin tip ‘Benz’ të blinduar (po në lëvizje) që drejtohej nga shtetasi D. Gj. 46 vjeç, banues në Shijak. Nuk ka pasur persona të dëmtuar. Gjatë këqyrjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm”, sqaronte Policia në atë kohë.

Atentati ndaj biznemsnit Gjoka, dyshohet se erdhi si hakmarrje e dy të rinjve për vëllain e tyre, Elvin Kërtalli, që u ekzekutua mbrëmjen e 26 gushtit të vitit 2013 në qendër të qytetit të Shijakut.

Vëllezërit Kërtalli dyshonin se personi që e vrau vëllain e tyre është mbështetur nga Gjoka, në restorantin e tij. Gjithashtu ditën ku është ekzekutuar Elvin Kërtallit ka mbetur i plagosur dhe miku i tij Dorian Zotaj.

Bllokohet aksi Kukës-Shishtavec/Rrëshqitje masive dheu dhe gurësh

Një masiv gurësh dhe dheu kanë bllokuar aksin Kukës-Shishtavec. Më shumë se 250 metër kub gurë dhe intertesh kanë rënë në afërsi të Urës së Shtrezës.

Mjetet e kompanisë sipërmarrëse po punojnë për largimin e tyre ndërsa dhjetëra automjete në dy anët e segmentit pritën në radhë për të kaluar.

Bëhet me dije njëra korsi është hapur dhe ka nisur lëvizja e mjeteve. Një ditë më parë, rruga
u bllokua për disa orë nga një masiv shkëmbor.

Ky segment rrugor mbetet me rrezikshmëri të lartë për shkak të shkarjeve masive nga skarpatat e paqëndrueshme anësore dhe veçanërisht, aksi në ditë me reshje.

Studimi i fundit ngre alarmin: Metalet e rënda toksike gjenden në gati 30 çokollata të zeza

Një studim i ri ka zbuluar se gati 30 çokollata të zeza përmbajnë metale të rënda të lidhura me problemet shëndetësore.

Natyrisht, njerëzit hanë çokollatë në çdo kohë të vitit, por konsumi ynë me të vërtetë rritet në sezonin festiv.

Falë pretendimeve për antioksidantë dhe një përmbajtje më të ulët sheqeri, çokollata e zezë shpesh përshkruhet si “më e shëndetshme” nga opsionet e çokollatës – por kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht e vërtetë.

Në një studim të ri të kryer nga shkencëtarët nga Consumer Reports, 28 çokollata të zeza u testuan për të hetuar praninë e metaleve të rënda.

Hulumtimet kanë treguar më parë se disa çokollata të zeza përmbajnë kadmium dhe plumb, dy metale të rënda që janë lidhur me një sërë problemesh shëndetësore tek fëmijët dhe të rriturit.

Industria e çokollatës po punon për të ulur nivelet, por studimi i ri u përpoq të tregonte se sa rrezik sjellin me të vërtetë ëmbëlsirat.

Studimi zbuloi se 23 nga çokollatat përmbanin mjaftueshëm substanca që ngrënia e vetëm 28.3 g në ditë do ta vendoste një të rritur mbi nivelin që autoritetet e shëndetit publik dhe ekspertët e Raportit të Konsumatorit besojnë se mund të jetë i dëmshëm.

Tunde Akinleye, studiuesja e sigurisë ushqimore në Consumer Reports, e cila udhëhoqi projektin e testimit, tha se rreziku është më i madh për shtatzënat dhe fëmijët e vegjël, sepse metalet mund të shkaktojnë probleme zhvillimi, të ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe të çojnë në IQ më të ulët.

Megjithatë, Akinleye shtoi se ‘ekzistojnë rreziqe për njerëzit e çdo moshe’ pasi ekspozimi i shpeshtë mund të rezultojë në probleme me sistemin nervor, hipertensionin, shtypjen e sistemit imunitar, dëmtimin e veshkave dhe çështjet riprodhuese.

Organizata testoi shufrat e çokollatës së zezë nga një sërë markash duke përfshirë Hershey’s, Godiva, Green & Black’s, Ghirardelli, Lindt, Dove, Godiva dhe Trader Joe’s.