Aplikacion
Erzen Breçani, ish-numri një i RENEA-s, i cili ishte krah Sali Berishës në momentin kur u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu, ishte po ashtu një ndër personat që e neutralizoi dhe shoqëroi të riun drejt selisë blu.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në tv Klan, Breçani tha se gjatë kësaj kohe u njoftua policia, ndërkohë që shtoi se edhe ai vet u godit në momentin që po neutralizonte agresorin.
Po ashtu ai tregoi se e kishte pyetur 31-vjeçarin përse e sulmoi Berishën dhe përgjigja që kishte marrë ishte: “Bëra atë që duhej bërë”.
“Isha 10 metra larg. Berisha ishte i mbrojtur në të gjithë perimetrin vetëm përpara ku ndodhen gazetarët. Me bodyguardët ka qenë e gjithë zona. Unë isha rreth 10 metra më përtej nën shoqërinë e ish oficerëve të liruar. Kur dëgjuam incidentin u afrova. Ne reagojmë sepse profesioni na detyron të reagojmë. Kam pasur një goditje pa dashje gjatë ndërhyrjes për ta marrë me vete. Ai edhe kur shtrihet në tokë vazhdon goditjet kundër simpatizantëve të PD. Kur unë shkova aty u ndërprenë goditjet. Nuk kishte punonjës policie afër. Ne e morëm, njoftuam sallën operative. E dërguam në ambientet e PD. Erdhën punonjësit e policisë së shtetit. I kërkova a ke dokument identifikimi. Nuk kishte as telefon me vete. Më tha emër mbiemër. Më tha bëra atë që duhej bërë. Nuk tha asnjë fjalë kush e ka futur dhe nga ka ardhur. I thashë me kë ke ardhur në protestë. Ishte i prerë. Thoshte ‘duhet të bëja atë që duhej bërë’. Nuk mund duk se ishte i çmendur. As telefon asgjë nuk kishte me vete. Nuk foli asnjë fjalë. Kur erdhi policia nuk e hapi gojën. Ata e vunë në pranga. Policia e kreu normal punën e saj. Detyrimisht policia erdhi me vonesë. Sepse ka një sallë operative. Ambulanca erdhi me punonjës të policisë për të marrë personin. Për kohën që kam qëndruar në PD, është parë në kamerat e sigurisë ka tentuar edhe në oborrin e PD është sjellë rreth e qark. E ka gjetur pikën e dobët, duke ndërhyrë para gazetarëve. Është i njëjti që ka tentuar të hyjë brenda. Kishte forcë fizike edhe goditjen e ka dhënë të mirë”, deklaroi ai.
LAJM I FUNDIT/Shoqërohen në polici dy truprojat e Berishës për incidentin e sotëmDy truprojat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha janë shoqëruar në polici.
Njëri prej tyre është shoqëruar në Komisariatin Nr.4 ndërsa tjetri është paraqitur vet në Drejtorinë e Policisë.
Burime nga blutë e Tiranës bëjnë të ditur se ata akuohen për dhunim të agresorit të Sali Berishës, Gerti Shehu gjatë incidentit të ndodhur ditën e sotme në protestën e opozitës në boulevard.
Trupi u nda në disa pjesë/ Detaje tronditëse nga aksidenti në TiranëDetaje të rënda janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në dalje të Tiranës, ku mbeti i vdekur një person.
Viktima nuk është identifikuar ende nga policia për shkak se përplasja ka qenë aq e fortë, sa trupi është ndarë në disa copa. Ndërkohë janë zbardhur dhe dëshmitë e disa personave që gjendeshin në vendin e ngjarjes në momentin e aksidentit.
Mësohet se fillimisht ata nuk e kuptuan se kishin të bënin me një njeri por menduan se ishte shtypur ndonjë kafshë. Por kur u afruan afër ngelën të tmerruar pasi kuptuan se bëhej fjalë për mbetjet e një njeriu.
Ata ndaluan dhe bllokuan rrugën që të mos kalonin më makinat e tjera mbi pjesët e trupit në rrugë, deri në momentin e mbërritjes së policisë pas njoftimit nga ana e tyre. Ndërkohë sipas dëshmitarëve mësohet se nuk dihet kush mund të jetë autori pasi ishte larguar nga vendngjarja në momentin kur ata mbërritën.
“Bëra atë që duhej bërë”, Erzen Breçani tregon çfarë tha 31-vjeçari pasi goditi Sali BerishënErzen Breçani ka treguar detajet nga sulmi që iu bë kryetarit të PD, Sali Berisha gjatë protestës.
Breçani i thotë se e ka pyetur agresorin 31-vjeçar se kush e futi për të goditur Berishën apo se si ka ardhur në selinë e PD.
Ai thotë në emisionin Opinion, se autori ka thënë vetëm “bëni atë që duhej bërë”,duke mos folur për arsyet që e shtynë drejt një akti të tillë.
“Isha rreth 10 metra larg, Berisha ishte i mbrojtur dhe para qëndronin gazetarët. Kur dëgjuam që goditën dhe u afrova dhe falënderoj simpatizantët e PD që mu bindën se rrezikohej ti merrnin jetën. Ne reagojmë se profesioni na bënë të reagojmë. Unë mora një goditje pa dashje. Personi i shtrirë në tokë, por i vijojnë goditjet. Ne nuk kishte policë afër, njoftojmë sallën operative. U njoftuan dhe ia dhamë personin. Ai tha bëni atë që duhej bërë. Nuk tha asnjë fjalë se kush e ka futur e nga ka ardhur. Edhe une e futa. Do bëja atë që kam bërë dhe e bëra tha. Mua nuk mu duk si çmendur me thënë të drejtën. Ku erdhi policia nuk e ka hapur gojën e morën dhe e plagosën. Ka tentuar që para PD, por ka gjetur momentin kur ndodhej mbrapa gazetarëve”,-tha Breçani.
Tensionet në veri të Kosovës, tjetër shpërthim në Mitrovicën e Veriut, Policia …Një shpërthim i fundit ka ndodhur rreth orë 20:30 në afërsi të ndërtesës ku ndodhet Komisioni Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Mjeti shpërthyes është hedhur në afërsi të objektit ku ka policë dhe gazetarë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Për shkak të errësirës, nuk dihet se nga është hedhur ky mjet, por nga shpërthimi i fortë, janë shqetësuar policë dhe gazetarë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës së bashku me atë të EULEX-it, me njësitet për de-minim, kanë hyrë brenda në objekt.
Aty ndodhet ende një mjet i pashpërthyer dhe ekipet e de-minimit kanë hyrë për ta çaktivizuar këtë mjet që dyshohet të jetë shpërthyes.
Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që …Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se vërtetimi mjeko-ligjor për shëndetin mendor të 31-vjeçarit Gert Shehu është e falsifikuar dhe mjeku që e ka lëshuar është militant i rilindjes.
Në emisionin ‘Now’ Noka tha se ka fakte që sulmi ndaj Berishës është i inskenuar nga Rama dhe Çuçi.
“Informacionet tona të sigurta tregojnë se ai është bashkëpunëtor i policisë, unë kam qenë vetë ato dokumente policia ua jep bashkëpunëtorëve që nëse kapen të lirohen dhe të vazhdojnë aksionin. Pse ishte paralajmëruar prej ditësh nga rilindja se do të kishte të infiltruar? Është skenar i kurdisur për arsye se Rama është i tërbuar se opozita do i prishte festën, ndaj ishte kurdisur skenari për të prishur protestën. Rama nuk donte që sot të dëgjohej për Shqipërinë e monizmit, donte të tregonte një përrallë evropiane. Pse Berisha ka 30 vjet dhe nuk doli kurrë një i çmendur dhe e bëri pikërisht sot kur ishte paralajmëruar nga çakejtë e rilindjes? Kam qenë ministër, nuk ka asnjë raport të tillë epikrize e lëshuar nga një klinikë private. Që të lëshohet një dokument i tillë duhet të jetë një komision, mjeku duhet të hetohet”, tha Noka.
Portugalia shkatërron Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit, fiton 6 me 1Portugalia është skuadra e fundit çerekfinaliste. Të besuarit e Fernando Santos eliminuan me shifrat 6-1 Kombëtaren e Zvicrës.
Luzitanët vendosën sfidën në korsinë e duhur që në pjesën e parë me golat e Ramos dhe 39-vjeçarit Pepe.
Pjesa e dytë do niste si mos më mirë për portugezët, që thelluan avantazhin, përsëri me lojtarin e Benficas, Ramos. Përformanca fantastike për këtë lojtar duket se nuk kishte të ndalur, pasi “tund rrjetën” për të tretën herë, pas golave të Guerrerio dhe Akanji. “Festivali” u përmbyll nga Leao, në 90+.
Sa i takon të besuarve të Murat Yakin, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e patën të pamundur të bëjnë diçka në këtë takim, me dy futbollistët shqiptarë që ia dalin të lejnë një shije të mirë në Katar pas paraqitjeve që bënë në grupe.
Portugalia , e cila luajti pa Ronaldon titullar, do të luajë në çerekfinale ndaj surprizës së Marokut.
Merret në pyetje nëna e 31-vjeçarit që sulmoi Berishën, çfarë deklaroi në policiE ëma e 31-vjeçarit Gerti Shehu ka qëndruar për rreth 3 orë në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë.
Ajo është thirrur për të dhënë disa deklarime pas sulmit që bëri djali i saj ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e goditur me grusht gjatë protestës së sotme.
Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar ajo.
Pas deklarimeve, ajo është larguar me një ambulancë nga ambientet e komisariatit. Shkak mendohet se ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e saj.
Në lidhje me këtë rast, kreu i demokratëve Sali Berisha ka thënë se Shehu është agjent i Policisë Kriminale.
Por kjo është mohuar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i asnjë strukture të Policisë së Shtetit.
E shpalli “non grata”, por Mbretëria e Bashkuar dënon sulmin e Sali BerishësPas Ambasadës së Shteteve të Bashkuar dhe asaj të Bashkimit Europian, edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranëka dënuar sulmin ndaj Sali Berishës.
Në një postim në rrjetet sociale ambasada britanike në Tiranë thotë se sulmi ndaj Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë.
“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në këtë mesazh.
Sicc shihet në këtë reagim, ambasada britanike ndryshe nga ajo e Bashkimit Europian nuk e ka aspak problem që ti përmendi emrin Sali Berishës, ndonëse disa muaj më parë e shpalli si person “non grata”.
Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon 9 orë me vonesë delegacioni i BE-sëDelegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar në lidhje me incidentin e sotëm, kur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u sulmua fizikisht nga një i ri, i cili u neutralizua dhe më pas u shoqërua në ambientet e policisë.
Sipas reagimit të delegacionit të BE, ata dënojnë me forcë këtë sulm gjatë protestës, ndërsa kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes.
Në vijim është përgjigja që duhet t’u atribuohet Delegacionit të BE-së:
“Dënojmë me forcë sulmin fizik që ndodhi sot gjatë protestës në Tiranë dhe presim që incidenti të hetohet plotësisht. Çdo sulm ndaj demonstruesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të grumbullimit, dhe lirisë së shprehjes është i papranueshëm”, Delegacioni i BE-së.