Aplikacion
IMT shembi sot me tritol hotelin e resortit “Prestige” në pronësi të Irfan Hysnebelliut, që është në të njëjtën kohë pronar i Fokus Group pjesë e të cilit janë edhe disa media të rëndësishme në vend, si News24, Panorama, Gazeta Shqiptare apo Balkanëeb.
Ndonëse qeveria u përpoq ta justifikojë si një veprim kundër një ndërtimi pa leje, në fakt tritoli i sotëm nuk ishte gjë tjetër veçse një sulm ndaj mediave të sipërpërmendura.
Ndaj jo më kot edhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar reagimet e ashpra dhe ironitë ndaj kryeministrit Rama.
Në këtë kuadër edhe faqja e njohur “Lolita” ka publikuar një karikaturë që tregon qartësisht atë që ka ndodhur gjatë qeverisjes së Ramës me median.
Karikatura shoqërohet me shprehjen “Lori dhe Vjollca, ruhuni moj gra!”, duke paralajmëruar se prehu i radhës i sulmit të Ramës do jetë Top Channel.
Pamjet me dron, ky është momenti kur “Prestige Resort” hidhet në erë me 70 kg eksploziv“Prestige Resort” u hodh sot në erë me 70 kg eksploziv, një ditë para se Gjykata Administrative të jepte vendimin.
Këto janë pamjet kur hoteli 7-katësh hidhet në erë, ndërsa pas mbetën vetëm shtëllunga tymi dhe inerte.
Kompania që zotëronte resortin tha se ky është një vendim arbitrar dhe një sulm i hapur për shkak të linjës editoriale të “Fokus Media Group”, ku përfshihet televizioni Neës24, Balkanëeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Primaret e PD, Berisha: Standard demokratik i paparë në Shqipëri, ne jemi…Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të primareve.
Ai e cilësoi këtë process si standard të paparë demokracie.
“Sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të katërta anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie. Falënderim për ata që morën pjesë, e fisnikëruan garën, e pashembullt ndonjëherë me mbi 200 burra, gra e të rinj, anëtarë të PD dhe shoqërisë civile, pra prurje të larmishme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë.
Por unë me këtë rast dua të theksoj se sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i 2021, që anëtarët e PD folën, vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj të ketë forcë tjetër politike që në një hark kohor më pak se 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre.
Në këtë kontekst kam bindjen se çdo anëtarë i PD ndihen më të lirë, dinjitozë, më të motivuar se kurrë. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD, proces me të cilin kjo forcë përmbysi procedurën e përfaqësimit. Vendosën standard demokratik të paparë në Shqipëri çka e bën PD sot forcën më të fuqishme politike në vend.
Në garë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë. Që të gjitha si vullnet i lirë i kandidatëve apo propozime të lira.
Rruga e vete vota e lirë, se ndryshe nuk ka garanci. Nuk pretendohet të ishte një proces i përsosur, por u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë”, tha Berisha.
Deputeti drejt lënies së mandatit pas fitores në “primare”, ja kush e merr vendin në KuvendZef Hila ka dale fitues në Primaret e organizuara nga Partia Demokratike sot në Vaun e Dejës, çka do të thotë se edhe lista e deputetëve të PD-së në qarkun e Shkodrës do të pësojë ndryshime.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zef Hila ishte deputeti i pestë i PD-së në Shkodër, dhe pas tij mbeti në listën jofituese Bardh Spahia i cili mblodhi 7219 vota.
Por si për koicidencë, Spahia është rikonfirmuar si kandidat i PD-së për Bashkinë e Shkodrës dhe nuk ka gjasë që ai ta lërë kandidimin në 14 maj për tu futur sërish në Parlament.
Nga kjo situatë duket se do të përfitojë Lodovik Hasani i cili me 3810 votat e mbledhura do të marrë mandatin e deputetit pasi Zef Hila të regjistrohet zyrtarisht në KQZ si kandidat për zgjedhjet lokale.
Publikohen edhe listat e zgjedhësve. Hakerat Ramës: Ende s’e beson që kemi akses?
Ashtu sikurse çdo javë hakerat iranianë kanë publikuar sërish të dhënat e shqiptarë, ku këtë herë kanë qenë lista e votuesve.
Grupi “Homeland Justice” ka publikuar në grupin e hapur në “Telegram” listën e zgjedhësve shqiptarë, pak muaj para zgjedhjeve lokale.
Në këtë kanal është postuar një databazë gati 1 GB ku janë të afishuar emrat dhe datëlindja e secilit votues dhe bashkive përkatëse.
Duket se ky publikim është edhe si një sfidë ndaj kryeministrit Rama që tha se s’kanë prekur të dhëna të rëndësishme pasi kanë shkruar “Ende s’e beson që kemi akses?”.
Lefter Maliqi fiton primaret në Kuçovë, feston me fishekzjarre (Video)Kandidati i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi ka reaguar pasi u shpall zyrtarisht kandidat i PD-së në Primare për bashkinë e Kuçovës.
Maliqi ishte i vetëm në garën për bashkinë e Kuçovës, pasi kandidatja Brikena Koroveshi u tërhoq nga gara pas akuzave për manipulime.
Maliqi shkruan se më 14 maj fitorja është e sigurt për bashkinë e Kuçovës, ndërsa thotë se të gjitha premtimet e tij do kthehen në realitet.
“Zyrtarisht kandidat per Kryetar i Bashkise Kucove!
Mirenjohje 352 demokrateve dhe opozitareve per voten ne Primare. Nga këto 339 pro,6 kundra,7 të pavlefshme. Mirenjoheje dy lidereve Meta-Berisha per besimin.
Se bashku me pune te palodhur drejt fitores se sigurt ne 14 Maj te Bashkisë Kuçove.
Cdo premtim do kthehet ne veper, me ndryshime te menjehershme ne infrastrukture, imazh, arsim, kulture, shendetesi, sport, bujqesi, punesime,etj ne Kuçoven e Naftetareve, Aviatoreve dhe Intelektualeve”, shkruan Maliqi.
Rezultatet e votimit, ja kandidatët fitues për kryetar bashkie në Korçë, Klos e MaliqKa përfunduar procesi i numërimit të votave të primareve në PD edhe në tre bashki të tjera.
Burime për Zoom.al bëjnë të ditur se Korçë fituese është shpallur ish-deputetja Ledina Aliolli me 619 vota.
Në Klos fitues është shpallur ish-deputeti Bedri Hoxha me 758 vota.
Ndërsa në Maliq fitues ëshë Alfred Gega me 920 vota.
Rezultatet:
Korce
Ledina Alolli 619
Gjergji Gjata 426
Entela Dvorani 47
Te pavlefshme 16
Klos
Bedri Hoxha 758 vota
Basir Çupa 528 vota
Veri Kuka 6 vota
Maliq
Votuan 1236
Alfret Gega 920
Alfret Berberi 315
17 akset rrugore që bllokohen për samitin në Tiranë/ Kufizimet nisin që nesërSamiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Tiranë të martën, por Policia e Shtetit ka vendosur që të bllokojë që të hënën 17 akse rrugore me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Bllokimi i rrugëve nis që në orën 14:00 me 5 akset rrugore nga Aeroporti i Rinasit, Qafë-Kashar, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
12 rrugë të tjera do të jenë në afërsi të qendrës së Tiranës, në perimetrin e sigurisë të vendosur nga autoritetet. Në këto rrugë është kërkuar nga policia që të hiqen automjetet e parkuara.
Duke qenë se e marta do të jetë ditë e zakonshme për qytetarët, për banorët rezidentë, punonjësit e institucioneve, apo gazetarët që do ndjekin punimet e samitit, janë përcaktuar 6 rrugë ku do të kalohet vetëm në këmbë. Ata do të lejohen të kalojnë vetëm me dokumentin e punës dhe kartën e identitetit, ndërsa rezidentët do të shoqërohen deri në banesë edhe nga forcat e policisë.
Makina përplas këmbësorin në Fier, ndërron jetë 70-vjeçariNjë aksident me vdekje është shënuar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.
Përfundon numërimi/Ja rezultatet në Elbasan, Dibër, Divjakë e DevollËshtë mbyllur procesi i numërimi të votave edhe në tre bashki të tjera, përkatësisht në Elbasan, Dibër, Devoll dhe Divjakë.
Zoom.al mëson se Lucciano Bocci, si kandidatë i vetëm në zgjedhje ka marrë 2168 vota, duke u shpallur zyrtarisht kandidat i opozitës për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në Divjakë Aurel Malko ka fituar me 869 vota, duke u shpallur gjithashtu kandidat.
Në Devoll fituese u shpall Vojsava Bregu. me 156 vota.
Në Dibër nuk ka fitues, pasi Besnik Alku me 291 vota dhe Ismail Uka 365 vota shkojnë në balotazh.