Aplikacion
Partneri/ja juaj është distancuar së fundmi dhe nuk po ndan më të njëjtën hapësirë me ju? Nëse po, atëherë mund të ketë një problem të madh që duhet ta kuptoni dhe të jeni të vetëdijshëm. Për t’ju ndihmuar ta kuptoni, më poshtë ju sjellim disa arsye pse partneri/ja juaj mund të jetë duke e shmangur intimitetin me ju.
Nuk ndihet i/e sigurt
Partneri/ja juaj mund të mos ndihet rehat apo i/e sigurt para jush. Këto pasiguri mund ta bëjnë edhe më të vështirë që ata të hapen ndaj jush fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Është detyra juaj ta bëni partnerin/en tuaj të ndihet i/e sigurt dhe i/e veçantë.
Si ndikon pasqyra në marrëdhënien intime, pse duhet ta përdorni?Mania e aktit seksual para pasqyrës është e shfrenuar. Për 72 për qind e italianëve, seksi para pasqyrës është një përvojë që nuk duhet humbur. Me pak fjalë, tani është bërë një modë e vërtetë. “Të bësh seks para pasqyrës është si një lloj tërbimi. Vetëm të shtunën e kaluar ne montuam pasqyrën e pestë gjigante në dhomën e gjumit, e cila tani është pothuajse e gjitha e mbuluar në pasqyra”, shprehej kështu një çift në forumet e diskutimit online.
Një copë xhami mund të kthehet lehtësisht në një instrument kënaqësie. Nga ana tjetër, në shtëpitë e lashta publike pasqyrat zbukuronin dhomat dhe shumë shpesh mbulonin muret e të gjitha korridoreve. Në fakt, edhe sipas seksologëve, duket se akti shijon më shumë falë imazheve të pasqyruara, sepse të kërkosh veten në pasqyrë ndërsa bën dashuri është një afrodiziak i fuqishëm, veçanërisht për burrat. Në fakt, shikimi është shtylla kryesore e seksualitetit të tyre. Është si një lloj stimulimi dhe imazhet bëhen një trampolinë drejt kënaqësisë së madhe.
Pozicioni i pasqyrës është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse zgjidhni një pozicion frontal, do të keni një pamje të qartë të përshtatshme për çiftin. Vendosja e pasqyrës në tavan garanton qasje më të butë dhe më misterioze.
Shumë shpesh është partneri ai që dëshiron ta zbatojë këtë fantazi dhe më pas të marrë iniciativën. Dyshimet, kurioziteteti, sikleti, gratë reagojnë në mënyra të ndryshme. Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të dëgjoni dëshirat tuaja dhe të mos veproni vetëm për të kënaqur partnerin tuaj. Intimiteti gjithmonë duhet të jetë një moment i shkëmbimit të vetëdijshëm dhe të ndërsjellë.
“S’ka ligje, s’ka limite”, çfarë po bën Trejsi Sejdini me armë në dorë?Trejsi Sejdini ka marrë vëmendjen me postimin që ka bërë së fundmi. Ish miss-i ka zgjedhur të shndërrohet për Halloween si Pamela Anderson në filmin “Barb Wire” të vitit 1996. Ajo ka ndarë disa foto në Instagram ku ka pozuar me pistoletë në dorë sikurse Anderson në filmin në fjalë.
Ajo bie në sy është mbishkrimi krah posterit, ku thuhet: “Nuk ka ligje, nuk ka limite. Nuk ka më kthim prapa”, shkruhet krah posterit që ka realizuar Trejsi.
“Kam dashuruar vetëm një herë”, Kiara Tito flet si rrallëherë për jetën personaleKiara Tito është një ndër personazhet më të dashura të ekranit. Si rrallëherë, moderatorja ka folur së fundmi për jetën personale, ku ka treguar se ka dashuruar vetëm një djalë. Megjithatë, siç shtoi moderatorja, kjo marrëdhënie ka mbaruar dhe nuk mund të ketë një kthim pas.
Në intervistën që dha për “Ftesë në 5”, Kiara preferoi ta quante veten një “drakuleshë”, ndërsa edhe intervista me pyetje iu përshtat këtij maskimi për Halloween. E pyetur se sa ka dashuruar në jetë, ajo tha: “Një herë”. A do të kishte rikthim? “Jo, ka marrë fund çdo gjë.”, shtoi ajo.
E reja tmerrohet teksa sheh vdekjen e të dashurit në video live, 25-vjeçari bie në lumNjë i ri ka vdekur pasi ra aksidentalisht në lumin Tamiz në Londër, teksa e dashura e tij e shihte tragjikisht në lidhje direkte video.
25 vjeçari James East, nga Uellsi, kishte dalë me miqtë dhe të dashurën një mbrëmje në qendër të Londrës, për të festuar ditëlindjen e tij më 25 shtator. Por mbrëmja u kthye në tragjedi teksa i riu ra drejt vdekjes teksa fliste në lidhje video me të dashurën e tij Arabella.
James duket se ishte ndarë për një moment nga e dashura dhe i telefonoi në video për ta gjetur që të bashkoheshin përsëri.
Por duke folur në celular James ishte ulur në parmakun e urës që vinte afërsish i lartë deri në mesin e tij, dhe keqllogariti pozicionin e uljes.
Aty ai tragjikisht sa së prapthi dhe goditi kokën duke rënë për vdekje në lumin Tamiz.
Shërbimet e emergjencës tentuan të shpëtonin jetën e tij por nuk arritën t’ia dilnin.
Nëna e tij Sara Ivey dhe motra Abigail Bladen, thanë për ngjarjen: “E dashura e tij e shkretë Arabella, ishte duke folur në video me të për ta drejtuar te taksia, duhet të ketë qenë e rëndë për të”.
“Pas rënies ai mbeti në ujë për 50 minuta derisa e gjetën. Më pas e dërguan në spital ku tentuan disa orë ta shpëtonin”.
Abigail tha: “Njerëzit thonin gjëra shumë të mira për të, ai ishte i lumtur dhe i kënaqur. E donte shumë Londrën dhe do të vinte në Uells për ta takuar mbesën”.
Familjarët thanë se u deshën dy javë për të sjellë trupin e tij në Swansea të Uellsit ku James u varros më 13.
“Veliaj është e keqja e Tiranës”, Bogdani: PD-ja të bashkohet për ta mposhturAnëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi se Erion Veliaj është e keqja e Tiranës. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Bogdani duke folur për primaret tha s’ka rëndësi kush del kandidat nga primaret, për sa kohë që Partia Demokratike del e bashkuar. Po ashtu, Bogdani theksoi se ka mbështetjen e çdo demokrati të Tiranës.
“Erion Veliaj është e keqja e Tiranës. S’ka rëndësi kush del nga primaret, por të dalë një PD e bashkuar. Jam ftuar në PD nga Sali Berisha. Kam mbajtur qëndrim korrekt me të gjithë demokratët. Sfida që kemi përpara nuk bëhet nëse s’jemi të gjithë bashkë. Kam mbështetjen e çdo demokrati të Tiranës. Kam besimin që baza e PD do të jetë e bashkuar në fushatë. Modeli im është totalisht ndryshe. Veliaj ka firmosur mijëra leje ndërtimi. Në radhë të parë, do jem një model që qeveris me nivel e transparencë. Do jem një model për qytetarët,” tha Bogdani.
Detaje/ Ç’po ndodh me hetimet për eliminimin te “Kodra e Diellit”Kanë qenë intensive hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi 24 orë më parë në “Kodrën e diellit”, një nga zonat më të mbrojtura të Tiranës. Aty u eliminua nga persona ende të panjohur 39-vjeçari nga Lezha, Briken Sanaj.
Burimet thanë se hetuesit kanë mbledhur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. Synimi është që të identifikohen autorët e vrasjes së ngjashme me një krim mafioz. Ndryshe nga sa u tha një ditë me parë se viktima u qëllua nga një makinë, mësohet se autorët kanë qenë në këmbë.
Mesa duket ata e kanë studiuar edhe më parë zonën. 39-vjeçarin sapo ishte kthyer në banesë pasi kishte qenë në një dasmë. Mësohet se Sanaj ka parkuar makinën në garazh dhe ka dalë në trotuar. Autorët e kanë ndjekur në këmbë dhe dyshohet me maska.
Pasi e kanë qëlluar disa herë ata janë larguar me vrap. 3 plumba e kanë kapur Sanajn në kokë. Më pas autorët kanë kaluar në një kodër për të dalë jashtë rrethimit të zonës rezidenciale. Aty po i priste një makinë tip “Benz” që u gjet e djegur pak më vonë në zonën e Kodër Kasharit.
Policia ka sekuestruar disa gëzhoja në vendin e ngjarjes. Sanaj ishte një emër i njohur për policinë. Pavarësisht se rezulton me disa emra ai ka qenë i dyshuar për një plagosje. Ndaj, dhe hakmarrja është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet.
Ju bën të dukeni 10 vjet më të plakura, gabimi numër një në grimMënyra se si grimohemi, ndikon shumë në perceptimin që u krijojmë të tjerëve Pas gjithë kohës që kemi përmendur truket dhe këshillat e panumërta të grimit për t’u dukur më të rinj dhe më të freskët, është koha të flasim për gabimin më të shpeshtë në grim, i cili mund t’i shtojë deri në 10 vjet moshës tuaj. E megjithatë, ndërsa detyra përfundimtare e grimit është jo vetëm të përmirësojë dhe të theksojë tiparet tona, por edhe të heqë në mënyrë magjike një pamje të lodhur dhe të shurdhër, ai po aq lehtë mund t’ju bëjë të dukeni më të moshuar dhe të lodhur, edhe nëse jeni në fillim të të 20-ave.
Por mos kini frikë, pasi mund ta identifikoni dhe ndryshoni lehtësisht këtë zakon, të cilin pak a shumë të gjithë e kemi adoptuar ose e vazhdojmë herë pas here dhe nuk është tjetër veçse përdorimi i tepruar i highlighter-it.
Aplikimi i një highlighter ose korrektuesi në të gjithë zonën poshtë syve, dhe jo vetëm në cepin e brendshëm dhe të jashtëm të syrit, mund të jetë fatal. Shtresat e shumta të produkteve kremoze e bëjnë lëkurën më të prirur për të krijuar linja dhe rrudha edhe aty ku nuk kishte. Pra, kur tashmë keni aplikuar fondatinë dhe shtoni një dozë të guximshme theksues ose korrektor në të gjithë zonën e qepallave të poshtme, lëkura tashmë e ndjeshme poshtë syve ka shumë të ngjarë të preket. Kur tashmë keni vendosur fondatinë, keni nevojë për sasinë minimale të korrektorit dhe theksuesit.
Berisha: Veliaj ka krijuar 1200 shoqata për të blerë votaKreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë denoncimin e fortë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Në një dalje publike sot për mediat Berisha theksoi se Veliaj ka krijuar rreth 1200 shoqata për të blerë votat.
Më tej ai theksoi se ky i fundit nuk mund t’i fitojë zgjedhjet lokale të vitit 2023.
“Erion Veliaj ka krijuar 1200 shoqata të regjistruar në Gjykata për të blerë vota. Veliaj nuk mund t’i marrë zgjedhjet. Ne po e ndjekim. Unë zgjedhjet nuk i bojkotojë por Veliaj nuk hyn në bashki nëse dhunon zgjedhjet”- deklaroi ai.
Rregulli i ri i Elon Musk: “Tani kush dëshiron të jetë ‘i verifikuar’ në Twitter duhet të paguajë!”Përdoruesit e rrjetit social Twitter që kanë shpenzuar vite duke gjeneruar audiencën e tyre dhe kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të hapin portofolin e tyre nëse duan të mbajnë atë. Verifikimi në Twitter, deri më tani, u jepet personazheve publike, institucioneve, kompanive ose atyre që kanë një numër të mirë ndjekësish dhe janë me rëndësi shoqërore. Dhe nuk ka asnjë kosto.
Por sipas një raporti të fundit, tashmë që Elon Musk është pronar i saj, i gjithë procesi i verifikimit do të rinovohet dhe, më e keqja, ata që e kanë tashmë do të duhet të paguajnë 20 dollarë në muaj nëse duan ta mbajnë. Vetë Elon Musk shkroi të dielën në Twitter se:
I gjithë procesi i verifikimit është duke u rinovuar tani.
Sipas raportit, kompania dëshiron të rrisë abonimin e saj premium opsional – të quajtur Twitter Blue – nga 4,99 dollarë në 19,99 dollarë në muaj. Në këmbim, Twitter do të shtojë më shumë veçori, duke përfshirë verifikimin, për ta rritur abonimin e tij në atë që dëshiron të tarifojë. Por ata që duan ta bëjnë këtë, d.m.th., përdoruesit aktualë të verifikuar kanë 90 ditë kohë për t’u abonuar në Twitter-in e ri Blue pas fillimit të tij ose do të humbasin verifikimin e tyre të tanihëm. Një nga idetë e Musk është rritja e numrit të abonentëve në Twitter derisa të bëhen gjysma e të ardhurave të kompanisë.
Deri më sot, Twitter Blue ofron akses në artikuj pa reklama dhe disa rregullime shtesë të personalizimit. Përveç kësaj, Musk ka komentuar se ai synon që reklamat në Twitter të gjenerojnë më shumë të ardhura. Kjo, së bashku me deklaratat e tij se do t’i japë hapësirë ??çdo lloj shprehjeje, kanë ngjallur frikën se do të bëhet më agresive dhe me më shumë gjuhë urrejtjeje dhe ksenofobie sesa ka.