Aplikacion
Një zjarr ka përfshirë një kullë “qiellgërvishtëse” në Turqi, teksa pamje të tmerrshme që dalin nga flakët, janë shpërndarë ne mediat e huaja.
Pamjet nga incidenti tregojnë një skenë të tmerrshme ku tymi del nga ndërtesa, ndërsa flakët djegin lartësinë e kullës. Zjarri ka rënë në një banesë 24-katëshe në Fikirtepe Mahallesi Rüzgar Sokak, ndërsa fillimisht ka rënë në katin e parë, por ka mbërritur në katin e fundit të pallatit përmes mureve brenda një kohe të shkurtër.
Në vendngjarje janë nisur zjarrfikëset, teksa banorët e ndërtesës u evakuuan.
JUST IN ? Huge fire in residential building in Istanbul, Turkey pic.twitter.com/iCi5pJOVsv
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) October 15, 2022
Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Elbasan-Tiranë në zonën e quajtur Dobaj.
Mësohet se për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar dhe po dërgohen drejt spitalit me autoambulancë.
Fillimisht nga rruga dalë një automjet që dyshohet se drejtohej nga një shofer në gjendje të dehur. Por më pas situata u përkeqësua dhe numri i makinave të përplasura ka shkuar në pesë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë edhe errësira në rrugë.
Moti i keq godet Greqinë, rrugët kthehen në lumenj, një i vdekur dhe një e zhdukurMoti i keq ka përfshirë Greqinë. Situata paraqitet alarmante në Kretë. Mediat greke bëjnë me dije se për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një grua rezulton e zhdukur.
Nivelet më të larta të shiut janë regjistruar në zonat e Heraklion, Kretë.
Deri në orët e pasdites ka pasur përmbytje në Agia Pelagia, ndërsa më pas stuhitë kanë goditur Sitinë dhe lindjen e Kretës.
Në Video shihen momente dramatike në të cilat burri ndodhet në automjetin e tij dhe po bëh
Shkon në 41 numri i viktimave nga shpërthimi i minierës në TurqiArrin në 41 numri i minatorëve që humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi të Premten brenda minierës në provincën Bartin në Turqi.
Zyrtarët turq thanë se janë ende 15 persona, të cilët mbeten të bllokuar në brendësi, teksa po punohet intensivisht për t’i nxjerrë ata të gjallë. Në momentin e shpërthimit mendohet se ndodheshin 110 punëtorë duke punuar.
Më herët, ministri i Brendshëm Sulejman Sojlu tha se janë shpëtuar gjithsej 58 minatorë. Në kohën e shpërthimit, minatorët po punonin 350 metra nën tokë, në një zonë të konsideruar si të rrezikshme.
Ndërsa ministri i Energjisë Fatih Donmez tha se indikacionet fillestare ishin se shpërthimi ishte shkaktuar e ka shkaktuar përzierja e gazit të metanit të çliruar në minierë.
Pamjet e Reuters treguan familjet e minatorëve dhe personelin e shpëtimit duke pritur në ankth ndërsa punonjësit e shëndetësisë dhe shpëtimit grumbulloheshin rreth hyrjes së minierës.
Në vitin 2014, 301 punëtorë u vranë në fatkeqësinë më të rëndë të minierave të Turqisë ndonjëherë në qytetin perëndimor të Soma.
Kancelari gjerman, thirrje për zgjerimin e Bashkimit EvropianKancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Ai tha në fjalimin e tij në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë në Berlin, se një gjë e tillë do ta bënte bllokun më të aftë të përballej me sfidat globale.
Që kur mori detyrën, zoti Scholz e ka bërë një përparësi të politikës së tij të jashtme zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit dhe të tjera.
Kjo çështje është bërë më urgjente që kur filloi agresioni rus në Ukrainë, e cila u bë kandidate për anëtarësim në BE në fillim të verës.
“Një BE me 27, 30, 36 shtete, me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, mund të ketë peshë edhe më të madhe në botë,” tha zoti Scholz në kongres.
“Unë jam i përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes, do të ishte e favorshme për të gjithë ne,” tha ai.
Kancelari Scholz bëri gjithashtu thirrje për reforma në Bashkimin Evropian, për të cilat tha se do të ndihmonin për realizimin e zgjerimit dhe do të bënin të mundur një autonomi ushtarake të bllokut prej 27 vendesh.
Zoti Scholz foli për nevojën e heqjes graduale të parimit të unanimitetit për vendimet në politikën e jashtme, por edhe në fusha të tjera si politika tatimore.
“Nëse aspirata jonë është një Evropë gjeopolitike, atëherë vendimet e shumicës janë një forcim dhe jo një humbje e sovranitetit”, tha ai.
Aktualisht, shumë vendime të BE-së mund të merren vetëm nëse të gjitha vendet votojnë njëzëri.
Zoti Scholz gjithashtu mbështet më shumë autonomi ushtarake për BE-në. Ai bëri thirrje për koordinim në furnizimin me armëve dhe pajisje dhe krijimin e një force të reagimit të shpejtë të BE-së deri në vitin 2025.
“Në Evropë, ne kemi nevojë për ndërveprim më të mire të përpjekjeve tona të mbrojtjes,” tha ai. “Në të ardhmen, Evropa do të ketë nevojë për një rritje të koordinuar të aftësive. Ne duhet ta çojmë përpara me bindje dhe së bashku mbrojtjen evropiane.”/VOA
“Po rikthen vizat”, deputeti i PD: Rama u kërkon partnerëve të na kthejnë vite pasDeputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka deklaruar se pas 12 vitesh që shqiptarët lëvizin në BE pa viza, regjimi me viza mund të rikthehet.
Me anë të një postimi në Facebook, Sula akuzoi drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama për një fakt të tillë.
Postimi i plotë:
Kryeministri po na rikthen vizat!
Në Dhjetor të vitit 2010, pas një pune të gjatë me shumë sfida por që ja vlenin, Shqipërisë iu liberalizuan vizat nën drejtimin e qeverisë së djathtë. Liberalizimi i vizave u bë pasi arritëm standardet. Luftë frontale me krimin e organizuar dhe në çdo drejtim tjetër.
Por sot pas 12 vitesh kur Shqiptarët presin që të jenë pjesë e BE, nën drejtimin e kësaj qeverie Shqipërisë rrezikohet ti kthehet regjimi i vizave.
Kjo fal kontributit të drejtëpërdrejtë të kryeministrit Rama.
Nga viti 2014, një vit pasi nisi të qeveriste Kryeministri aktual, të rinjtë e të rejat, forca punëtore nisi dyndjen drejt vendeve të BE dhe tani numërohen qindera e mijëra shqiptarë që kanë braktisur vendin e tyre. Ikin sepse në Shqipëri model suksesi shikohet trafikanti drogës dhe qeveritari i korruptuar. Të arsimuarit nuk e shohin të ardhmen këtu.
Ndërkohë kreu i qeverisë pa pikën e përgjegjshmërisë për herë të dytë brenda pak javësh fajëson Britaninë e Madhe pse shqiptarët kërkojnë azil. Nuk ka si i frenon shteti shqiptar thot. Nuk i frenon dot sepse të rinjtë thot dalin fillimisht në vendet e BE ku lëvizet pa viza.
Rama në Kongresin e PSE: Qeveria britanike na thotë; ‘’Duhet t’i ndaloni’’. Po si mund të jetë puna e qeverisë së Shqipërisë që të verë rregull në kanal atje? Nuk e di. Ajo çfarë di është që në qoftë se nuk ia dalim të shkojmë në origjinë, në burim të problemit”, tha Edi Rama.
Pra Rama u thot partnerëve që të vendosin vizat në mënyrë që të frenohet eksodi i shqiptarëve. Kjo është çmenduri dhe e kthen vendin dekada pas.
Një tjetër kërcënim për të rikthyer regjimin e vizave është edhe për shkak të nismës absurde të Kryeministrit me shitjen e pasaportave. Progres raporti e thoshte qartë që rrezikojmë të na hiqen vizat nëse Rama çon deri në fund Pasaportat e Arta.
Në një kohë që presim të integrohemi në BE, bëmat e kryeministrit në çojnë vite e vite pas. Na kthen edhe një herë në regjimin e vizave. Ne duhet ta ndalojmë të gjithë së bashku. Duhet të jemi vigjilent para se të jetë vonë.
“Tentoi të më futej në dhomë, më shkruan trajneri dhe…”/ Luiza Gega rrëfen momentin e sikletshëmAtletja shqiptare Luiza Gega ka deklaruar në një intervistë televizive së fundmi se ka kaluar një gjendje depresive kur ka qenë në Kenia.
“Ka qenë në fakt një periudhë edhe depresive, që mu desh të kaloja për 4 muaj në një vend të huaj të pasigurt sic është Kenia,”- tha ajo.
Pikërisht në këtë vend, ajo ka treguar se ka pasur dhe një rast kur dikush ka tentuar t’i futet në dhomë, por atë natë ajo nuk ka qenë aty.
“Tentativë që futen për të vjedhur në dhomë, ka qenë histori në pandemi, ne jetonim në një qendër në Kenia, trajneri kishte dhomën e tij unë timen. Unë atë natë do rrija te vajzat nga Ukraina ise kishin një shtëpi të madhe e ai e kishte dëgjuar zhurmë e më shkruan ke ardhur sonte? I them jo, e aty e kupton që dikush po tenton. Kishte qenë roja që ne na ruante qendrën”.
E pyetur për momentin më të sikletshëm ajo ka treguar se si tip është e nxituar dhe ka dërguar një bisedë me screen shot, pikërisht bashkëbiseduesit, që nuk duhej t’ja conte.
“Pjesa kur i bë dhe screen shot bisedës dhe ti do tja cosh po ia con…nuk ka, ku e ke mendjen o goc? Unë jam shumë natyrë e axhituar, jam personi që nuk më mban vendi e nuk i mendoj gjërat dy herë”, tha ajo në intervistën për OraNews.
E pyetur a i ka dërguar ndonje mesazh personit të gabuar ndonjëherë, ajo tha:
“Më ndodh shpesh dhe me mesazhet që shkruaj nga nxitimi tentoj ti hap derën makinës së tjetrit, më ka ndodhur në disa raste dhe është shumë e sikletshme”.
Kampione e Europës, Gega ka rrëfyer se në aspektin e jetës personale, nuk ka një pozicion të qartë se ku ndodhet.
Pyetjes nëse është në një lidhje, ajo iu përgjigj: Ëmm…si e do po jo? Edhe kshu edhe kshu nuk është se kam as po as jo.
Lirohen 11 gratë që u arrestuan për 86 kg kanabisPas 7 orësh, Gjykata e Shkodrës dha masat e sigurisë për 16 të ndaluarit e operacionit “Qarku”, ku u sekuestruan 86 kg kanabis sativa.
Në përfundim të seancës të drejtuar nga Gjyqtarja Izabela Radovani, trupi gjykues caktoi arrest me burg, për 3 nga të ndaluarit dhe “Arrest Shtëpie” për 2 prej tyre. Ndërsa 11 gra u lanë në detyrim paraqitje.
Kosteri thotë se gratë e ndaluara nuk e kishin në dijeni për lëndën narkotike. 16 personat u vunë në pranga dy ditë më parë në Shkodër gjatë aksionit të policisë.
“I çonte në foto varr me lule”/ Babai i Martin Çeços, akuza 18-vjeçares për vrasjenNjë ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit, e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, babai i viktimës ka zbardhur detaje të reja nga nata kur ndodhi vrasja.
Nevzat Çeço tregoi se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin. Vajza e kishte refuzuar edhe pasi Martini Çeçoi përmes një mblesi të cilin babai e identifikon me emrin Xhoni, i ka paguar 2.5 milion lekë të vjetra për ti mbushur mendjen Tina Pajollarit që të martohej me të.
Natën kur ndodhi ngjarja rrëfen babai, Tina Pajollari e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që të mos e shqetësonte me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre. Tina Pajollari më pas i tha Martinit që do e telefononte të nesërmen në orën 10 në mëngjes. Pas përfundimit të bisedës me Tina Pajollarin, Martinin e ka telefonuar një person të cilin as babai as Martini nuk e njihnin.
Telefonuesi e ka kërcënuar Martinin duke i thënë që do t’i këpus buzët. Në gjendje të rënduar psikologjike, Martini i tha të atit që jeta ime mbaron këtu. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia më shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë. Babai e ka kërkuar gjithë natën në korijen sipër shtëpisë duke pasur frikë se mos Martini kishte varur vetën më pas ai ka kërkuar edhe tek rezervuari i fshatit, por nuk ka parë asgjë të dyshimtë.
Babai i Martin Çeços akuzon Tina Pajollarin si shkaktaren kryesore të vrasjes së djalit ndërsa pohon se tre personat e tjerë të arrestuar nga policia nuk i njihte. Nevzat Çeço pohoi më tej se Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por ai nuk e kuptoi mesazhin e fotografive që i dërgonte Tina.
Si ndodhi vrasja?
Një histori dashurie, megjithëse e mbyllur mes një 18-vjeçareje dhe 26 vjeçarit u bë shkak për vrasjen e këtij të fundit. 26-vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit.
Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës çka shtoi dyshimet e policisë. Hetimet nxorën në dritë një krim pasioni ku ishin përfshirë 3 persona të identifikuar si Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj.
Hetimet zbuluan se pak kohë më parë 18 vjeçarja e cila banon në një fshat të Voskopojës kishte nisur një marrëdhënie intime me 38 vjeçarin nga një fshat i Pogradecit, Bleti Angjo. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, kjo ngjalli xhelozi që më pas prodhoi vrasjen.
38-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje, së bashku me dy miqtë e tij Valter dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26 vjeçarin, më pas me një litar e kanë mbytur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuar.
Tragjedia në Turqi, vijon rritet numri i viktimave, qindra minatorë ende të bllokuarThellohet bilanci tragjik në Turqi.
Dyzet persona kanë humbur jetën pas shpërthimit në një minierë qymyri në Turqinë Veriore, thotë ministri i Brendshëm i vendit.
Suleyman Soylu më herët tha se 58 njerëz ishin shpëtuar nga miniera dhe mbi një duzinë mbetën të bllokuar.
Rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit të premten, pothuajse gjysma e tyre në mbi 300 metra thellësi.
Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, duke gërmuar në përpjekje për të arritur më shumë të mbijetuar.
Pamjet video tregojnë minatorët që dalin të nxirë dhe me sy të zymtë të shoqëruar nga shpëtimtarët në objektin në Amasra, në bregun e Detit të Zi.
Familja dhe miqtë e të zhdukurve mund të shiheshin gjithashtu në minierë, duke pritur me ankth lajmet për të dashurit e tyre.
“Pesëdhjetë e tetë nga minatorët tanë ishin në gjendje të dilnin të padëmtuar. Ne vlerësojmë se 15 nga minatorët tanë janë të bllokuar poshtë dhe ne po përpiqemi t’i shpëtojmë,” u tha Soylu gazetarëve në vendngjarje.
Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në rreth 300 metra thellësi. Rreth 49 njerëz kishin punuar në zonën e “rrezikshme” midis 300 dhe 350 metra nën tokë, tha Soylu.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa prokuroria vendase ka nisur hetimet.
Ministri i Energjisë i Turqisë tha se kishte indikacione fillestare se shpërthimi ishte shkaktuar nga lagështia e zjarrit (metani duke formuar një përzierje shpërthyese në minierat e qymyrit).
“Ne po përballemi me një situatë vërtet të dhimbshme”, tha ai.
Ka pasur shembje të pjesshme brenda minierës, tha ai, duke shtuar se nuk kishte zjarre të vazhdueshme dhe se ventilimi po funksiononte siç duhet.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë vendin e ngjarjes ditën e sotme.
Kryetari i bashkisë së Amasra Recai Cakir tha se shumë nga ata që mbijetuan kishin pësuar “lëndime të rënda”.
Një punëtor që arriti të shpëtonte vetë tha: “Kishte pluhur dhe tym dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi”.
Miniera i përket ndërmarrjeve shtetërore turke të qymyrit të fortë.
Turqia dëshmoi fatkeqësinë e saj më vdekjeprurëse të minierave të qymyrit në vitin 2014, kur 301 njerëz vdiqën pas një shpërthimi në qytetin perëndimor të Soma.