zoom

Day ArchiveMund të përfundojë në burg/ Merret vendimi: Trump thirret për të dëshmuar 

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së ka thirrur ish-presidentin Donald Trump për të dëshmuar në lidhje me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.

Ky veprim përfundimisht mund të rezultojë në burgosjen e ish-presidentit nëse ai refuzon të dëshmojë. Shtatë anëtarët demokratë dhe dy republikanë të komisionit të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve votuan 9-0 në favor të lëshimit të një thirrjeje për Trump për të ofruar dokumente dhe dëshmi nën betim në lidhje me sulmin e 6 janarit.

“Ai është i vetmi person në qendër të historisë së asaj që ndodhi më 6 janar. Kështu që ne duam të dëgjojmë nga ai,” tha kryetari demokrat i panelit, Përfaqësuesi Bennie Thompson.

Votimi erdhi pasi komiteti shpenzoi më shumë se dy orë duke e shprehur argumentin e tij – nëpërmjet deklaratave nga anëtarët, dokumentet dhe dëshmitë e regjistruara – se Trump planifikoi të mohonte humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 paraprakisht, dështoi të shpërndante mijëra mbështetës që sulmuan Kapitolin. , dhe vazhdoi me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet u vodhën edhe pse këshilltarët e afërt i thanë se ai kishte humbur.

Ligji federal thotë se moszbatimi i një thirrjeje të Kongresit për dëshmi ose dokumente është një kundërvajtje, e dënueshme nga një deri në 12 muaj burgim. Nëse komiteti i përzgjedhur rekomandon një thirrje që shpërfillet, dhoma duhet të votojë nëse do t’i referohet Departamentit të Drejtësisë, i cili ka autoritetin të vendosë nëse do të ngrejë akuza.

Komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve ka hetuar sulmin në Kapitol, i cili la më shumë se 140 oficerë policie të plagosur dhe çoi në disa vdekje, për më shumë se një vit, duke intervistuar mbi 1000 dëshmitarë.

A ka frikë nga dështimi? Përgjigjet Noizy dhe zbulon projektin që do të realizojë

Noizy është një ndër reperët më të komentuar dhe më të dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi, ai i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Instagram, ku ka ndarë edhe detaje nga jeta e tij personale.

Mirëpo, dikush e ka pyetur: “Pse nuk po bën një film biografi për veten tënde, do të ishte super i suksesshëm”?

“Filmi duhet të ketë një fund, unë jam ende rrugës për diku sa të shkoj atje ku dua, do i japë fund dhe do bëj filmin dhe dokumentarin më të bukur që do të ketë parë kjo gjeneratë.. ju premtoj”-shkroi ai.

Grida Duma braktisi Bashën, shfaqet në krah të Berishës

Grida Duma duket se ka harruar akuzat dhe deklaratat e forta në drejtim të Berishës në kohën që PD drejtohej nga Basha.

Ajo është fotografuar sot në krah të Berishës duke e dëgjuar me vëmendje dhe nuk kanë munguar as batutat dhe shtrëngimi i duarve.

Sali Berisha ka qenë sot i ftuar tek emisioni “Opinion” i drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu në TV Klan.

Mësohet se edhe Grida Duma ka qenë e ftuar për një intervistë tek Klan News që është në të njëjtën godinë.

Në momentin që Berisha po hynte dhe po takonte moderatorin Blendi Fevziun dhe pronarin Aleksandër Frangajn që kishin dalë për ta pritur, ka dalë edhe Grida Duma që sapo kishte përfunduar intervistën.

 

VIDEO/ Quajeni nata e Myrto Uzunit, dy gola dhe një assist mahnisin Spanjën

Myrto Uzuni është shndërruar në një faktor të rëndësishëm për Granadan.

Në ndeshjen shtëpiake të La Liga 2 ndaj Gijon, ai ka dhënë një assist në minutën e gjashtë.

Më pas, futbollisti i Kombëtares ka “tundur vetë” rrjetën, në minutën e 27-të.

Në gjysmë ore lojë, 27-vjeçari ka mundur të fitojë duartrokitjen e të gjithëve që po shikonin ndeshjen në Estadio Nuevo Los Cármenes (Granada).

Ky sezon duket mjaft pozitiv dhe diçka të tillë e thonë edhe shifrat. Sapo fillon pjesa e dytë, Uzuni realizon me një perlë, duke konfirmuar se sonte është nata e tij.

 

 

 

 

 

 

 

Për 500 €/ Përleshje masive mes shqiptarëve në Itali, 1 i vrarë e 6 të plagosur (EMRAT)

Një përleshje ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës më 12 tetor mes dy bandave shqiptare të Kosovës në Itali. Më pas sherri u përshkallëzua dhe një burrë u godit me thikë dhe u vra. Viktima quhej Ragip Kolgeci, 52 vjeç dhe me origjinë kosovare. Gjashtë të plagosur kanë shkuar në spitalet e Marca për mjekim. Zona ku ndodhi ngjarja është ajo pranë parkut Panaireve San Luca, që zhvillohen pikërisht në këtë periudhë.

Mëngjesin e 13 tetorit janë arrestuar dy shqiptarë të Kosovës, në veçanti njëri është 32-vjeçar tashmë i njohur për policinë. Protagonistët punojnë të gjithë në sektorin e ndërtimit dhe motivi i sherrit lidhet me një borxh më pak se një mijë euro. Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, një furgon dhe disa makina mbërritën përmes IV Nëntorit dhe ku dolën një numër i madh personash. Banda doli nga furgoni duke tundur shkopinj dhe u drejtua drejt viktimës dhe familjes së tij. Burri u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje, pasi u godit nga shkelma, grushta dhe rrahje.

Në vend janë gjetur disa shkopinj të përgjakur dhe këllëfi i një thike zhytjeje. Disa dëshmitarë kishin parë gjithashtu një armë. Mjete të tjera sulmuese u braktisën në anën e pasme të një furgoni pune. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur pikërisht përballë një lokali kinez me videollotari. Pronarja, sapo dëgjoi britmat, mbylli dyert, por duket se një i ri mes të përfshirëve ka arritur të strehohet brenda lokalit.

Dy arrestime u bënë mëngjesin e 13 tetorit, pak orë pas krimit. Ata janë Afrim Manxhuka, i lindur në vitin 1970 dhe Valmir Gashi, 32 vjeç. Ky i fundit po hetohet për ndihmë dhe nxitje në një rast të vrasjes në rrugë, të ndodhur më 8 maj 2021, ku mbeti i vrarë Luciano Paro. Një i arrestuar është shtruar në spitalin Oderzo, tjetri është gjetur në shtëpinë e tij në Treviso pas krimit. Janë konfiskuar hekura, thika dhe sende të tjera. Një pjesë e aksionit është kapur nga kamerat e vëzhgimit.

Prita në njëzet, goditjet e dhunshme dhe goditjet me thikë do të ishin të gjitha rezultat i një borxhi prej 500 eurosh nga djali i viktimës. Nga njëra anë, viktima dhe familjarët e tij, të cilët u lanë rreth 500 euro nga dy sulmuesit. Viktima ka tentuar të mbrojë djalin e tij. Të dy fraksionet kishin bërë takim mbrëmjen e 12 tetorit, dy bandat u paraqitën të armatosura dhe menjëherë filloi përleshja, më pas epilogu tragjik.

Do të kishte të paktën dy të plagosur rëndë dhe të tjerë më lehtë. Dy prej tyre do të kishin ikur drejt Resterës, ku një vendkalim i gjatë kalon buzë lumit Sile dhe, mes shtëpive, ka disa zona të gjelbra. Të dy, duke ikur, lanë një gjurmë të gjatë gjaku që shkon nga via e IV Nëntorit, në karburantin Q8, në hyrje të zonës së Resterës. Gjithsej gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga përleshja, për të cilët janë kujdesur institucionet shëndetësore. Prej tyre, katër shfrytëzuan punonjësit shëndetësorë të kryeqytetit dhe dy të tjerë iu drejtuan urgjencës në Oderzo (Treviso).

Disa dëshmitarë më pas vunë re një makinë të zezë, një Chrysler, në vendin e përleshjes dhe vrasjes. E njëjta makinë u pa më pas duke ndjekur dy të rinjtë e plagosur që u larguan drejt Resterës. Nga hetuesit po shqyrtohen edhe sistemet e vëzhgimit me video të lokalit dhe godinës nën të cilën ndodhi sherri dhe vrasja. Sistemi i vëzhgimit me video të lokalit arrin në gardh dhe më pas ndalon pak përpara zonës së krimit, por mund të kishte rifilluar ende kalimi i turmës së djemve, ose arratisja e tyre. Edhe godina mund të ketë marrë disa momente të dobishme për të rindërtuar me saktësi atë që ndodhi.

“Ngjarja më e rëndë që kam raportuar”/Masakra në Klos, gazetarja zbulon dinamikën e plotë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” fokusi është vendosur në masakrën e ndodhur një ditë më parë në Klos, në të cilën mbetën pas dy të vrarë, një i vetëvrarë, dhe dy të plagosur.

Fiqiri Mjeshtri qëlloi me armë zjarri Kenado dhe Ilir Shirën, babë e bir, la të plagosur Renato dhe Englantin Hasulën, babë e bir, ndërsa pak minuta më pas i dha fund edhe jetës së tij.

E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa që në nisje të rrëfimit tha se kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka raportuar gjatë karrierës së saj.

“Është nga ato ngjarje që realisht që më ka tronditur shumë, rasti tipik si mund të vritesh për hiç gjë. Mjeshtri është baba i dy vajzave, banojnë në një qytezë ku të gjithë e njohin njëri tjetrin, ka aq pak të rinj sa numërohen me gishtat e dorës, një vend i shkretuar. Mjeshtri është 39-vjeçar, para tre javësh ka pasur një shqetësim nga vajzat që i kanë thënë se i kishin marrë dy profilet ne Instagram, dhe kërcënoheshin. Kenado Shira i kishte kërkuar të kishte lidhje dhe e kërcënonte se do t’i publikonte të gjitha fotot që kishte në rrjetet sociale. Para një jave, Renato Hasula kishte nisur të njëjtën mënyrë komunikimi me vajzën. Kjo ka bërë që vajza të mos shkonte në shkollë 3-4 ditët e fundit, është mbyllur në banesë. Në Instagram e vajzës nuk ka pasur asgjë komprometuese por ata jetojnë në një komunitet që dhe një foto në plazh e quajnë të tillë. Mjeshtri ka kërkuar një ballafaqim me djemtë dhe baballarët e tyre dhe kanë nisur sqarimin. Djemtë kanë përdorur disa forma fyese në drejtim të vajzës së saj, babai ka kërkuar që njëri prej tyre meqë e ngacmonin ta merrnin në banesë, pra një martesë e detyruar, për shkak dhe të mentalitetit, në këtë moment që babai është ndjerë i ofenduar nga termat fyese ka nxjerrë pistoletën që mbante pa leje dhe ka qëlluar drejt tyre, ka shkuar në takim i armatosur. Sepse kështu funksionon ajo zonë. 17-vjeçari ka mbetur i vrarë në vend, babai ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dy personat e tjerë ndodhen në spital. Të pranishëm kanë qenë dhe dy vëllezërit e Mjeshtrit. Autori është afruar rreth 150 m afër banesë së tij, vëllai, që ishte polic bashkiak, ka nisur të negociojë që të vetëdorëzohet, dhe në atë moment i ka lënë amanet të kujdesej për dy vajzat dhe është vetëvrarë ndërkohë që ishte në telefon me të.

Nga deklarata e vajzës rezulton se nuk është paraqitur ditët e fundit në shkollë, situata nuk ka qenë e mirë, por do ta përcaktojnë raportet më pas nëse ka pasur apo jo probleme me shëndetin. Vajza është pyetur për afro dy orë e gjysmë, edhe Reanto Hasula ka dhënë dëshmi dhe ka mbajtur të njëjtën linjë si vajza’, tha Lala.

 

Aksident në Elbasan-Librazhd, shoferi i dehur merr para punëtorin e pastrimit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd mbrëmjen e kësaj të enjte.  Ka qenë një automjet tip ‘Mercedes Benz’ që ka përplasur një punonjës të pastrimit të plehrave.

Aksidenti ka ndodhur pranë Urës së Lizës. Drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.

Sakaq, i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Situata është e rënduar”/ Blero flet për herë të parë për ndarjen nga Afrona: Arsyet janë…

Këngëtari i njohur, Blero, i është drejtuar përmes një letre publike ndjekësve dhe medias, ku bën me dije se martesa e tij me Afronën ka përfunduar.

Ai shkruan se situata është mjaft e rënduar, ndaj kërkon që mos të diskutohet më gjatë jeta private e të dyve.

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.

FOTO-LAJM/ Aksident pranë Kopshtit Botanik, makina përmbyset në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Botanik.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Siç shihet nga fotot një makinë ka rrëshqitur nga prania e ujit në rrugë dhe është përmbysur, ndërsa qytetarët e tjerë përpiqen t’i japin ndihmë shoferit të dëmtuar.

Berisha: Anglia më shpalli non grata për lidhje me Fatjon Dautin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik në Tiranë për atë që ai e quajti një akt korruptiv, lidhur me shpalljen e tij non grata.
Berisha e cilësoi ambasadorin një kundërshtar të vendosur të përpjekjeve të tij për rivendosjen e kauzës së drejtë në PD, dhe tha se asnjë nga pretendimet e ngritura lidhur me Damir Fazllic dhe Fatjon Dautin nuk qëndronin.

“Ambasadori britanik ka mbajtur qëndrim të fortë mbështetjeje ndaj Lulzim Bashës. Kjo që ka bërë Ambsasadori Britanik është një akt i mirëfilltë korruptiv, i ndikuar nga Rama, Erion Veliaj dhe Basha. Kam dokument për këto që them”, u shpreh Berisha që pohoi se lidhur me çështjen i është drejtuar gjykatës.