Aplikacion
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi direkt të emisionit “Zona Zero”, ku teksa të ftuarit në studio zhvillonin diskutimin e tyre mbi sulmet iraninane, papritur nga regjia janë dëgjuar disa ulërima.
Ulërimat kanë qenë shumë të forta saqë kanë habitur të ftuarin në studio, i cili ka ndaluar për pak sekonda.
Nga zërat identifikohen dy gra, të cilat debatojnë me tone të ashpra, por nuk dihen më shumë detaje se për çfarë konkretisht po zhvillohej ky konflikt.
Të ftuarit në studio të gjendur përballë kësaj situate të papritur kanë zgjedhur të “injorojnë” disi momentin, duke vijuar diskutimin, por qartazi duket sikleti në fytyrat e tyre, siç duket qartë edhe nga mimika e ish-drejtorit të policisë Shemsi Preçi në video, i cili ishte i ftuar në studio.
Debati mes dy opinionistëve të “Për’puthen”, është diskutuar mbrëmjen e sotmë në “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte Neda Balluku.
Neda ka treguar se nuk kishte asgjë personale me Arjanin, por kishte ndjerë një batutë të përsëritur nga ana e tij, por situata arriti kulmin gjatë emisionit dhe debati mori përmasa pak më të ashpra sesa thjesht një batutë.
Neda Balluku: Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty. Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është. Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur.
Ramush Haradinaj surprizon bashkëshorten në përvjetorin e saj të lindjes!
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka surprizuar të shoqen Anita Haradinaj në përvjetorin e saj të lindjes.
Politikani i njohur ka ndarë një foto krah bashkëshortes teksa ajo mban në duar një buqetë me lule dhe një tjetër moment ku çifti shfaqet në krah të nënës së tij.
“Gëzuar”, ka shkruar Haradinaj krahas fotove në rrjetet sociale duke e shoqëruar edhe me një zemër.
Së fundmi Anita Haradinaj e cila është gazetare e njohur në Kosovë, është angazhuar në një spektaktël kërcimi në Tiranë. Ajo është pjesë e kastit të konkurrentëve të programit “Dance Albania”.
Inter me një këmbë në fazën tjetër të Champions League, Barcelona buzë “greminës”Natë emocionuese në Champions League. Inter është me një këmbë në fazën tjetër, ku në ndeshjen e katërt të grupeve ka barazuar 3-3 me Barcelonën në Camp Nou.
Pjesa e parë pa katalanasit që dominuan totalisht, ndërsa ekipi nga Milano zgjodhi të provojë me kundërsulme, duke u treguar jo rrallë herë e rrezikshme, pasi Dzeko gjeti traversën.
Barcelona i falet Dembeles, me golin e tij në fund të fraksionit.
Pjesa e dytë do niste mjaft mirë për të besuarit e Inzaghit, veprim fantastik i Nico Barella që barazon shifrat dhe dërgon në festë ata tifozë që kishin udhëtuar për në Spanjë.
Në minutën e 60-të, Lautaro Martinez do tregonte se mbetet një nga sulmuesit më të mirë në Europë, kur pas assisti të Calhanoglu, përmbys ndeshjen.
Skuadra e Xavit ishte totalisht e ç’orientuar në fushë, ndërsa tifozët vendas dukeshin të zbehtë në shkallët e stadiumit të Camp Nou. Leëandoëski barazon shifrat 10 minuta nga fundi. Në limite, Gosens mposht Ter Stegen, duke shuar shpresat e Barcelonës.
Në po këtë grup, Bayern nuk ka falur aspak, duke mundur 2-4 Plzen. Bavarezët kryesojnë grupin me 12 pikë, Inter ka 7 të tilla dhe renditet e dyta, ndërsa Barcelona ka grumbulluar 4 pikë.
Në grupin A, fitore e madhe 1-7 e Liverpool në Skovic ndaj Rangers që bën që anglezët të jenë në vendin e dytë me 9 pikë.
Rikthehet Aida Shtino, ja ku do ta shohim moderatorenAida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun.
Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj “Njerëz të humbur”.
Pas një periudhe shkëputjeje, Aida do të rikthehet në ekran me një emision të ri.
Ajo do të moderojë programin “Mendo për mua” që do të fillojë së shpejti në Fax News.
“Mendo për mua” do të nisë transmetimin të hënën e ardhshme në orën 21:00. Aida do të jetë një zë për ata që nuk kanë.
Historike/Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në OKBHistorike. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dënon aneksimin e paligjshëm nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës.
143 vende votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan, duke përfshirë Kinën dhe Indinë. Vendet që votuan kundër rezolutës janë: janë Rusia, Bjellorusia, Siria, Nikaragua dhe Koreja e Veriut.
Ndërkohë që të gjitha shtetet ballkanike, përfshi Serbinë dhe Bosnje-Herzegovinën votuan pro saj.
Kritikat e ashpra në KiE, PPE anulon darkën me RamënPas kritikave të ashpra për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ka reaguar Presidenti i Partive Popullore Europiane Aleksander Pociej.
Ai ka bërë me dije se si shkak i ndërhyrjeve të Ramës në Asamble, është marrë vendimi për të anuluar një darkë punë të planifikuar.
“Me keqardhjen të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në mbledhje të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Komisioni Presidencial ka marrë një vendim për të refuzuar ftesën e Kryeministrit për një darkë pune”, thuhet në reagim.
Gjuha e përdorur sot në fjalim nga kryeministri Rama ka ngjallur pakënaqësi, ndërsa disa prej përfaqësuesve kanë shprehur indinjatën pa u mbyllur takimi.
Përfaqësuesi i Rumanisë u shpreh se Këshilli nuk Yshtë Prokurori, referuar pjesës ku Rama foli për raportin e Dick Martyt për trafikun e supozuar të organeve gjatë luftës në Kosovë dhe asaj që po ndodh me ish krerët e UÇK-së në Dhomat e Posaçme në Hagë.
“Çmenduri” zikaltër, Inter përmbys BarcelonënPërmbyset gjithçka në “Camp Nou”!
Lautaro Martinez gjen rrugën e rrjetës!
Argjentinasi lëvizi bukur, gjuajti mjeshtërisht brenda zonës, topi u përplas në të dy shtyllat dhe shkoi në rrjetë!
Inter fitoi edhe ndeshjen e pare tw luajtur javwn e shkuar nw Milano.
Pushimet kthehen në makth për familjen nga Tirana, hajduti hyn në dhomën e hotelit dhe i merr lekëtGëzim Korani tregoi se zgjodhi plazhin e Borshit për të pushuar me familjen në shtator 2021. Por pushimet iu prishën, pasi në mes të ditës iu futën hajdutët në dhomën e hotelit “Ciao Borsh”, duke i vjedhur objekte dhe një milionë lekë të vjetra.
“Shkuam në det, kalamajtë shkuan për të marrë diçka tek dhoma dhe gjetën derën hapur. Ishte masakruar. Kishin marrë çfarë kishin dashur dhe një shumë të hollash. Hoteli quhet “Ciao Borsh”, ndërkohë që ishte hapur edhe dhoma e gocës së pronarit paralel. Edhe aty kishin marrë disa para. 1 milion lekë, diçka e tillë. Bëmë denoncimin sipas rregullit në Himarë, që atëherë nuk kemi marrë përgjigje. Të dalë e vërteta sepse kursimet tona për 4-5 ditë pushime u kthyen në stres. Më shumë u stresuan kalamajtë”, u shpreh Korani.
Hajdutët kishin grabitur edhe dhomën e vajzës së pronarit të hotelit Hito Lala.
Pronari Hito Lala: Janë marrë lekë dhe neve, janë marrë gocës lekë.
Gazetarja: Kjo është hera e parë që ka ndodhur?
Pronari Hito Lala: Po, hera e parë. Kam 3 dhoma plazhi, në njërën rrinte goca, në kat me ata. Ajo ka patur 2000 e ca euro dhe lekë shqiptare. Tani ku t’i gjej gjithë ato lekë? Kush mund t’i japë, po nuk u kapen autorët? S’e di fare, si do funksionojë kjo punë. S’e di fare, o motra. Asnjë lloj informacioni, as prokuroria, vajti 1 vit pak a shumë.
Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur kapjen e pamjeve të autorit të grabitjes dhe targën e automjetit. Hajduti ka qenë i maskuar.
Hito Lala tregoi se hajduti u shoqërua në policinë e Himarës, por ai ka thënë se makinën ia kishte dhënë dikujt tjetër.
Gazetarja: Pra makina është marrë me qira në Tiranë?
Hito Lala: Po! Morëm targën, që e kapën kamerat dhe nga ajo u zbërthye e gjitha. Kapën atë djalin, e prunë në Himarë, ai ka bërë deklaratë në Himarë, po unë s’kam informacion, se çfarë ka thënë. Ka thënë, që ia kam dhënë filanit makinën.
Gazetarja: Pra makina është marrë me qira në Tiranë nga x person dhe ndërkohë ky x person në Qeparo ia ka dhënë Y?
Hito Lala: Po!
Gazetarja: Dhe Y është personi që ka hyrë në ndërtesën tuaj, në hotelin tuaj?
Hito Lala: Kanë qenë dy veta, një ka qenë shoferi. Ky nga Tirana dhe ai tjetri mendohet bashkëpunëtor nga Borshi.
Në Komisariatin e Himarës nuk kanë denoncim me emrin e Gëzim Koranit, megjithëse ai ka bërë vetë kallëzim.
Informacioni: Jo, për te Hito Lala janë nisur dy herë. Është ngjarja, që thua ti dhe janë nis në prokurori. Në momentin, që janë, nisen në prokurori, duhet të marrësh informacion në prokurori, jo tek neve!
Qytetari: Po prokuroria tani është në Vlorë, apo Sarandë?
Informacioni: Në Vlorë, në Vlorë! Prokuroria në Vlorë thuaji, në shtator të 2021-shit. Ka qenë rreth datës 10 shtator.
Qytetari: 10 Shtator!
Informacioni: Po 10 Shtator janë nis materialet,- thuaj asaj sekretares, kur të dalë ajo,- aty thuaj rreth datës 10 shtator 2021-shit janë nis materialet nga komisariati i Himarës.
Po materialet janë çuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila prej një viti po heton, pas asnjë rezultat mbi hajdutin, për të cilin ka pamje dhe targë automjeti./tvklan.al
Pas dy vitesh martesë, ish-konkurrenti i “Big Brother” ndahet nga gruaja
Modelja amerikane Cynthia Bailey dhe burri i saj Mike Hill, i kanë dhënë fund martesës.
Ish-konkurrenti i Big Brother u shpreh se dashuria mes tyre ishte diçka e bukur, por tashmë ata kanë vendosur mos ta vijojnë më tej romancën.
“DASHURIA është një gjë e bukur.
Ndërsa ne të dy do të kemi gjithmonë dashuri për njëri-tjetrin, ne kemi vendosur të shkojmë në rrugët tona të ndara.
Ne jemi mirënjohës dhe do të mbetemi miq të mirë dhe do të ruajmë gjithmonë kujtimet e shumta që kemi ndarë së bashku si burrë e grua”, thanë ata në një deklaratë.