Aplikacion
Mbrëmjen e sotme, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli po kurorëzojnë dashurinë e tyre 5-vjeçare.
Pjesë e ceremonisë janë miq të dyshes, të afërm, por edhe shumë personazhe të njohura.
View this post on Instagram
Kështu, Zoom.al mëson se i pranishëm është çifti Bora Zemani- Donald Veshaj. Lista vijon me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ish-presidentët, Bamir Topi e Alfred Moisiu, si dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.
Të ftuar gjithashtu janë Saimir Kodra, Filip Çakulli, Samir Mane, Aleksandër Frangaj dhe Arbana Osmani.
Të sapomartuarit bashkëjetonin prej disa muajsh. Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e martesës në qytetin e nuses, Pejë, nga ku Arbri publikoi një fotografi prej përgatitjeve.
Vrau gruan, foshnjën 1-vjeçare e më pas veten/ Autopsia zbulon detaje tronditëse
Krimi i rëndë në një familje në Greqi tronditi mbarë opinionin publik. 56-vjeçari vrau me armë zjarri gruan e tij 32-vjeçare me origjinë gjermane dhe fëmijën e tyre, vetëm 1 vjeç.
Autoritetet greke kanë publikuar të rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të kryera në trupin e 32-vjeçares dhe foshnjës 11 muajshe, të cilët u vranë nga blegtori 56-vjeçar në Basenin e Kavallës.
Nga autopsia rezultoi se 56-vjeçari ka tentuar dy herë të vrasë veten. Nga gjuajtja e parë ai pësoi 4-5 fraktura në brinjë, duke mos qenë fatale. Më pas autori ka vendosur tytën e armës në gojë duke e qëlluar më pas veten.
Siç raportojnë mediat greke, autori ka qëlluar pas shpine nënën dhe foshnjës , vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme. në trupin e foshnjës u gjetën copëza të vogla nga armë që përdoreshin nga gjuetarët për të vrarë zogjtë. Ajo që mbetet tronditëse është fakti se 56-vjeçari pasi vrau foshnjën 11 muajshe para syve të nënës së tij, ka qenë në gjendje të ndërrojë plumbat në karabinë me një tyre dhe më pas ka vendosur fishekë që përdoreshin për të vrarë derra të egër. Më pas ai ka qëlluar pas shpine 32 vjeçaren, duke i çarë organet e brendshme, përfshirë zemrën , mushkëritë e mëlçinë. Trupat e gruas dhe foshnjës do të transportohen në Gjermani për varrimin e tyre, ndërsa 56-vjeçari do të varroset sot në Kavallë.
Sulmoi seksualisht alpinisten shqiptare, autori Flori Beqiraj pranon fajin, si justifikohetFlori Beqiraj, i cili ka sulmuar seksualisht Mrika Nikçin, ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe se gjatë kryerjes së veprës ishte nën ndikim e alkoolit.
Në vendimin e gjykatës thuhet se Flori Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikçit dhe familjes së saj, pasi babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen Nikçi.
Flori Beqiraj, i cili ka sulmuar seksualisht Mrika Nikçin, ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe se gjatë kryerjes së veprës ishte nën ndikim e alkoolit.
View this post on Instagram
Në vendimin e gjykatës thuhet se Flori Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikçit dhe familjes së saj, pasi babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen Nikçi.
Tutje, në këtë vendim bëhet e ditur se avokati mbrojtës i të pandehurit i ka kërkuar gjykatës që Flori Beqirajt t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.
“Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit, sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij, ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin, konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatës.
“Të shqetësuar për financimet ruse në Ballkan”- Senatorja amerikane flet për personat “non grata”Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, senatorja Shaheen vlerëson partneritetin me Shqipërinë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojnë atë për të patur një strukturë të sigurtë kibernetike që të mos jetë më shënjestër e sumeve nga Irani apo ndonjë vend tjetër.
Shaheen, njohëse e Ballkanit perëndimor, shprehet se marrëveshja e fundit mes Beogradit e Moskës, shkon kundër interesave afatgjatë të vet popullit serb.
Zëri i Amerikës: Senatore Shaheen, kjo është vizita juaj e dytë në Ballkan brenda gjashtë muajve. cili është qëllimi?
Senatorja Shaheen: Është vizita ime e parë në Shqipëri dhe do më duhet të vij përsëri për ta parë këtë vend kaq të bukur. Në fakt jam këtu për t’u siguruar që populli në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor të dinë që në Senatin e Shteteve të Bashkuara po i kushtojmë vëmendje asaj që ndodh këtu. Jemi mirënjohës për partneritetin e Shqipërisë dhe punën që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë bërë ndër vite. Ky është 100-vjetori i marrëdhënieve tona. Dhe ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Shqipërisë në lidhje me luftën në Ukrainë. Dhe ndihmën që i ka dhënë Shteteve të Bashkuara për të rivendosur refugjatët afganë. Pra, vërtet jam këtu për të ndihmuar që t’i kujtoj cilitdo se sa i rëndësishëm është ky partneritet he për të parë se si mund të ndihmojmë nga Shtetet e Bashkuara.
Zëri i Amerikës: Në muajin gusht, ju së bashku me senatorin republikan Roger Wicker, paraqitët një projektligj për promovimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor, për t’ju kundërvënë aktiviteteve destabilizuese të Rusisë në këtë rajon. Në një raport të fundit, komuniteti i intelligjencës amerikane, përmend disa parti politike në Ballkanin perëndimor, në Shqipëri, Bosnje dhe Mal të zi, se kanë marrë financime nga Rusia. A keni ju më shumë të dhëna, që do të mund t’i ndanit me ne, mbi financimet ruse, dhe sa shqetësuese mund të jetë situata?
Senatorja Shaheen: Nuk kam informacion specifik se sa para kanë marrë. Jam shumë e shqetësuar për të. Ndërsa shohim agresionin e paprovokuar të Putinit në Ukrainë, e dimë që një nga zonat ku ka ai ka pasur interes ka qenë Ballkani Perëndimor, fushatat e disinformimit; sapo pamë një raport se sa shumë para, siç thoni ju, janë shpenzuar në përpjekje për të destabilizuar zgjedhjet në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Po shohim përveç kësaj edhe se si njerëzve iu thuhen gënjeshtra, për atë që vërtet po ndodh dhe nëse njerëzit nuk kanë informacionin e saktë, nuk mund të bëjnë zgjedhje të mira. Prandaj, duam që të bëjmë gjithçka mundemi dhe synimi i atij ligji është që të përpiqemi dhe të promovojmë demokracinë në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim se si mund të merremi me dizinformimin rus, të shohim se si mund të mbështesim përpjekjet për reforma që po bëhen këtu në Shqipëri dhe kudo në rajon.
Zëri i Amerikës:Një nga synimet e projektligjit është lufta kundër korrupsionit, dhe ju keni propozuar kthimin në ligj, të dy urdhrave ekzekutivë të SHBA-së për sanksione kundër individëve që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin dhe janë të përfshirë në sjellje korruptive. Në Shqipëri, kemi rastin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili pas sanksioneve u bë dhe më aktiv në politikë dhe tashmë drejton forcën kryesore të opozitës. Nisur nga kjo, sa efektive janë këto sanksione?
Senatorja Shaheen: Sanksionet janë vetëm një nga mjetet që kemi në politikën e jashtme për t’u përpjekur të ndikojmë atë që ndodh dhe për t’u përpjekur për të çuar më tej, përparimin drejt demokracisë. Dhe duhet të shohim edhe mbështetjen ekonomike që mund të jepet. Duhet të shohim mjetet diplomatike që kemi. Kemi një ambasadore shumë aktive këtu dhe një ambasadë shumë të angazhuar me qeverinë shqiptare. Dhe duhet t’i ndihmojmë votuesit të kuptojnë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen. E dini, në Shtetet e Bashkuara kemi pasur disa politikanë që janë dënuar për krime, që ishin zgjedhur nga njerëzit. Por zakonisht, votuesit e kuptojnë në zgjedhjet pasuese se një politikan është i korruptuar dhe se nuk vepron në interes të votuesve. Por nëse njerëzit nuk kanë informacionin, nëse nuk e dinë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen dhe prandaj opozita është shumë e rëndësishme për të shpjeguar se cilat janë ato zgjedhje, në mënyrë që votuesit ta dinë kur të shkojnë për të votuar.
Zëri i Amerikës: Cili është aktualisht statusi i projektligjit tuaj?
Senatorja Shaheen: Ai ka mbështetje dypartiake, kështu që jemi shumë optimistë. Presim një dëgjesë diku gjatë nëntorit pas zgjedhjeve të mesmandatit dhe shpresojmë që do të kalojë përpara fundit të vitit.
Zëri i Amerikës: Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Javën e kaluar, në New York, shefi i diplomacisë serbe nënshkroi një marrëveshje me homologun rus Lavrov, për politikën e jashtme. Në të kaluarën SHBA-të kanë thënë se Serbia duhet ta ndajë mendjen, pasi nuk mund të luajë me dy porta. Cili është mendimi juaj për sjelljen e Serbisë?
Senator Shaheen: Mendoj është diçka e pafat dhe mendoj se është kundër interesave afatgjata të popullit të Serbisë. Fakti është që aspiratat e popullit të Serbisë janë që të shohë nga perëndimi, drejt hyrjes në Europë. Ata kanë aplikuar për në BE dhe po punojnë drejt kësaj. Dhe duhet të ndihen shumë të shqetësuar në lidhje me aktet e Vladimir Putinit në Ukrainë. Është një luftë e paprovokuar agresioni. Çdo mbrëmje në lajmet në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë, shohim pasojat e tmerrshme të asaj lufte ndaj popullit të Ukrainës, varret massive që janë zbuluar, dhomat e torturave. Shohim shkatërrimin e qyteteve në atë vend dhe përpjekjen për ta fshirë kulturën e Ukrainës. Tani, nëse Serbia nuk bën kujdes, mund ta kenë ata radhën. Ky është një nga shqetësimet në lidhje me synimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. E dimë që Vladimir Putin nuk flet për të ndaluar nëse ia del në Ukrainë. Por flet për të rikrijuar Perandorinë Ruse. Që mund të ishte ajo që kishte qenë Perandoria Sovjetike. Ndaj, mendoj se është e rëndësishme për Serbinë, për të gjithë Europën, që të ndërmarrin çdo veprim që të vëmë në pah se Vladimir Putin është i veçuar, se nuk vepron në interes të rendit ndërkombëtar, dhe duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për ta ndaluar.
Zëri i Amerikës:Senatore, të flasim për vizitën tuaj në Tiranë. Cilat ishin mesazhet tuaja për politikanët shqiptarë?
Senatorja Shaheen: Siç e thashë, ishte për të vënë në dukje partneritetin dhe aleancat që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur në fushat ku punojmë së bashku; 100 vjetorin e marrëdhënieve tona; rëndësinë e faktit që Shqipëria u bashkua me ne në lidhje me luftën në Ukrainë për të mbështetur popullin ukrainas; rëndësinë që ka fakti që Shqipëria mori refugjatët afganë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën dhe po përpiqeshim të ndihmonim njerëzit që kishin nevojë dhe Shqipëria bëri përpara dhe tha do të bëjmë gjënë e duhur dhe do përpiqemi të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Dhe është e qartë që do të vazhdojmë të punojmë për çështjet ekonomike së bashku, fakti që Shqipëria sapo ka miratuar dy marrëveshje në përpjekje për të diversifikuar ekonominë e energjisë është shumë e rëndësishme – marrëveshjen hidro dhe gazin e lëngshëm me dy kompani amerikane. E vlerësojmë shumë këtë dhe me shpresë do të jetë e dobishme si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Shqipërinë.
Zëri i Amerikës: Shqipëria po strehon afër 2 ose 3 mijë anëtarë të opozitës iraniane, MEK, dhe ndoshta, kjo është arsyeja pse Irani u hakmor duke sulmuar infrastrukturën e saj të informacionit. Shqipëria u përgjigj duke ndërprerë lidhjet me Iranin, por, e vetme, Shqipëria nuk është në gjendje të përballojë sulme të ngjashme në të ardhmen, veçanërisht kur ke të bësh me një shtet si Irani. A jeni e shqetësuar për këtë dhe a po merr Shqipëria ndihmën e nevojshme nga SHBA?
Senatorja Shaheen: Jam e shqetësuar. Përsëris, mendoj se Shqipëria bëri përpara për të marrë iranianët e MEK në një kohë kur po vriteshin, kur ishin në Irak. Dhe Shqipëria tha ne do të ndihmojmë dhe ky është një model i rëndësishëm për t’ia treguar pjesës tjetër të botës. Dhe kur ata sulmohen si rezultat i kësaj, është me rëndësi që ne të veprojmë për t’i ndihmuar. Dhe sollëm ekipe, FBI dhe zyrtarë të tjerë për të ndihmuar për t’iu përgjigjur sulmit kibernetik. Por duhet të bëjmë më shumë. Duhet të ndihmojmë Shqipërinë për t’u siguruar që ka një strukturë të sigurt kibernetike për të ardhmen në mënyrë që të mos jetë shënjestër e sulmeve as nga Irani, as nga Rusia, as nga ndonjë vend tjetër.
Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje të fundit. Pas zhvillimeve të fundit, autoritetet shqiptare duket se nuk janë dakort që vendi i tyre të përdoret si një bazë ku anëtarët e MEK-ut, të zhvillojnë luftën e tyre opozitare. Kryeministri Edi Rama, është shprehur se kanë nisur komunikimet me ta “për të rivendosur shumë qartë kornizën në të cilën duhet të zhvillohet jeta e këtij grupi në një territor ku Shqipëria ka ofruar mbështetje për t’u siguruar jetën dhe shëndetin dhe jo lëvizjen e tyre politike”. Cili është vlerësimi juaj?
Senatorja Shaheen: Shqipëria do të duhet ta vendosë këtë vetë. Por, unë mendoj se është me rëndësi të vëmë në dukje që kur Shqipëria dëboi diplomatët iranianë, edhe Shtetet e Bashkuara vuri sanksione dhe ne kemi punuar për t’i trajtuar aktivitetet terroriste të Iranit kudo në Lindjen e Mesme dhe kudo në Europë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Zëri i Amerikës: Senatore, shumë faleminderit për këtë intervistë.
Senatorja Shaheen: Faleminderit juve.
Moti merr kthesë, çfarë na pret nesërTeksa ditët e fundit vendi është përfshirë nga reshjet intensive të shiut, territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës së nesërme do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell alterinme kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që më të dukshme kthjellimet të jenë gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjes. Ndërsa vranësirat do të shpeshtohen përkohësisht gjatë mesditës dhe pasdites.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
E pazakontë! Piktori i njohur: Unë dhe gruaja do martohemi në dasmën e djalit tonëNë emisionin “Rudina”, në Tv Klan është diskutuar tema e dasmave, kur kanë qenë më të bukura dikur apo tani. Një ndër të ftuarit e panelit ka qenë dhe piktori i njohur Helidon Haliti, i cili edhe pse jeton me gruan prej vitesh nuk ka bërë dasmë. Ai ka treguar se ka vendosur që së bashku me bashkëshorten të vishen dhëndër e nuse në ditën e dasmës së djalit të tyre.
Helidon Haliti: I premtova gruas, i thashë nuk dua të bëj dasmë, të kam një ëndërr timen, lëre gjënë që të rrjedhë, por i thashë të lutem mos ma kujto kur të plakemi dhe e bukura është se e vendosëm të dy që do martohemi në dasmën e djalit. Pra të vishem me kostum.
Rudina Magjistari: Ditën e dasmës së djalit, do merrni nusen, do të visheni dhe ju nuse dhe dhëndër?
Helidon Haliti: Patjetër, na e ka premtuar djali që nuk do xhelozojë.
Rudina Magjistari: Po pra, se do ia merrni vëmendjen nuses.
Helidon Haliti: Tashi ne kemi dy djem, po dështuam tek i pari, shkojmë tek i dyti. Po dështuam tek i dyti, pastaj tek djali i djalit, çfarë të bëjmë tani, kështu vajti kjo punë, nuk do jetë faji jonë (qesh). /tvklan.al
“Rama i pari që duhet të futet në burg”- Kryemadhi për ndërtimet pa leje: Ka vizatuar reçipeta…Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është ndalur edhe tek aksioni i qeverisë për ndërtimet e paligjshme. Sipas saj, Rama është i pari që duhet të futet në burg, pasi ka lejuar ndërtimin e tyre, ndërsa tani bën sikur nuk i ka parë.
Monika Kryemadhi tha ndër të tjera se qytetarët duhet jo të bojkotojnë Edi Ramën, por ta dënojnë atë me votë.
“E keni parë si u ka vizatuar reçipetat, të brendshme nëpër ballkone njerëzve, gjithë të brendshmet që ka trupi i njeriut ia ka vizatuar nëpër ballkone dhe dritare, nuk shifka Edi Rama pallatet ne mes të rrugës, kjo është qesharake”, theksoi ndër të tjera Kryemadhi.
Pyetje: Dua t’ju pyes pak edhe për ndërtimet pa leje, aksioni që ka ndërmarrë kryeministri, si e cilësoni?
Kryemadhi: I pari që duhet të futet në burg është Edi Rama. Ai nuk lë njerëzit të lyejnë faqe e murit. E keni parë si u ka vizatuar reçipetat, të brendshme nëpër ballkone njerëzve, gjithë të brendshmet që ka trupi i njeriut ia ka vizatuar nëpër ballkone dhe dritare, nuk shifka Edi Rama pallatet ne mes të rrugës, kjo është qesharake.
Nuk ka asgjë pa lejën e Edi Ramës, përkundrazi është çdo gjë me lejen e Ramës. Përkundrazi, cdo herë që Rama bën o satelitin, o dosja e Metës, i djeg inceneratori. Sot problemi kryesor që ne kemi është pse qytetarët duhet jo ta bojkotojnë Ramën, por ta dënojnë me votë Edi Ramën.
Pronarit të grupit të mediave tuaja, për të vetmen arsye pse nuk i qëndroi editorialit të tij, jo për të prishur dy pishina, e bënte për të kërcënuar të tjerët. Por të tjerët nuk e kanë kuptuar, se kur të shkojë ti prishë televizionet, ti marrë pronat ti marrë dhe gratë atëherë do kujtohen se çfarë është Edi Rama. Atëherë nuk do ketë shqiptarë për të protestuar.
Makina përplas fëmijën 3 vjeç në DurrësDurrës – Një fëmijë 3-vjeçar është aksidentuar nga një makinë në qytetin e Durrësit.
Policia raporton se rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ja kush do ta ndërtojë qiell-gërvishtësen tjetër në mes të Tiranës
Projekti i kompanisë daneze Cebra është shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës, për një ndërtim të ri ambicioz në qendër të Tiranës, i cili sipas kryeministrit Rama “do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”.
Shpallja e fituesit u bë nga një praj anëtarëve të jurisë, i cili tha ndër të tjera se ky projekt mori konsensusin e madh për hapësirën urbane të Tiranës.
“Pas një diskutimi jashtëzakonisht të ngushtë dhe pasionant, juria vendosi të pranojë projektin Cebra si fitues të këtij konkursi.
Projekti që mori konsensusin më të madh për hapësirën urbane të Tiranës.
Ne do të rekomandonim që zgjidhja të zhvillohet dhe për tu bërë pjesë reale e hapësirave publike, pjesa e drejtë e fasadës duhet të përmirësohet, për të arritur të njëjtën cilësi si të fasadave të tjera të artikuluar”, tha përfaqësuesi i juris, Stefano Boeri.
Në konkursin e hapur, studiot OODA, Cebra, Fuksas, JDG+ SHIGERU dhe UN STUDIO, prezantuan projektet e ideuara të bazuara tek zhvillimin urbanistik i kryeqytetit, banesat tradicionale dhe peizazhin natyror.
Shehi: Statistikat nuk vlejnë në derbi, Tirana di si fitohet kjo ndeshjeTirana kërkon të vazhdoj serinë e rezultateve pozitive në derbi.
Në prag të këtij takimi, Orges Shehi tha se derbi është një vitrinë për kampionatin shqiptar, dhe se nuk iu besoj shumë statistikave.
Tekniku i bardhebluve zbuloi se për këtë sfidë do të mungojë Najdovski ndërsa lajm i mirë është rikthimi i Hussein.
Ndeshja: Dihet rëndësia e derbit për skuadrën, ambientin e tifozët. Është vitrinë e kampionatit shqiptarë. Me aq ditë sa kemi pasur në dispozicion pas ndeshjes së Kupës ku disa lojtarë që luajtën mund ta nisin edhe nga fillimi besoj se kemi pasur kohë mjaftueshëm për ta përgatit ashtu siç duhet por më e rëndësishme është përgatitja psikologjike se taktika.
Dëmtimet: Grupi nuk është i plotë. Najdovski është dëmtuar por është rikthyer Hussein.
Statistika pro Tiranës: Rivaliteti i madh ndër vite, statistikat herë kthehen në favor të njërës, herë të tjetrës. Statistikat nesër nuk kanë ndikim pasi është histori e re që do të shkruhet përsëri. Stadiumi është shumë domethënës. Ka një domethënie të madhe si komoditeti që ofron dhe ambienti që shërben për lojtarët në fushë dhe tifozët.
Partizani në “Air Albania”: Nuk e di se çfarë mund të ketë për ekipin kundërshtar stadiumi “Air Albania” apo ndonjë tjetër, ters apo fat, ne fokusohemi te ajo që duam të bëjmë ne dhe nuk i besojmë shumë statistikave. Është ndeshje për t’u luajtur dhe pas ndeshjes do të rishikojmë përsëri.
Formacioni: Kemi një grup lojtarësh që nga momenti në moment mund të ndryshojnë. Është Najdovski që mungon dhe do të futet dikush tjetër. Kemi akoma disa gjëra në kokë që do të vendosen deri nesër se kush rri në stol apo në fushë nuk ka aspak rëndësi sepse lojtarët në stol janë po aq të rëndësishëm sa ato që e fillojnë nga fillimi.
Thirrje për tifozët: Nuk besoj se tifozët kanë nevojë për thirrjen tonë. Kanë qenë gjithmonë të pranishëm edhe në transfertë. Jam i sigurt që ndeshjen e tyre nesër do ta fitojnë në stadium.