Aplikacion
Nesër fillon sezoni i ri i “Më lër të flas” dhe e ftuara e parë do të jetë Bora Zemani. Së fundmi, Donaldi ka publikuar në rrjete sociale një promo nga episodi, duke mos i kursyer disa fjalë. Mes të tjerash ai ka paralajmëruar se do të ndodhin shumë gjëra.
“Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë ofendime, të shara, dhunë fizike ose verbale. Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”, është shprehur aktori.
Vetëm pak ditë më parë Bora konfirmoi ribashkimin duke publikuar një foto me Donaldin në Instagram.
Rusia bllokon me veto rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e SigurimitRusia bllokoi me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, ku kërkohej dënimi i referendumeve të paligjshme në Ukrainë. Përmes rezolutës u bëhej thirrje të gjitha shteteve që të mos i njohin ndryshimet territoriale te bëra nga Kremlini dhe që Rusia të tërheqë trupat nga territoret ukrainase.
10 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, votuan pro, ndërsa Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan nga votimi. Vota e Rusisë ishte e vetmja kundër rezolutës.
Albana Dautllari, zv. ambasadore në OKB e Shqipërisë dënoi qëndrimin e Rusisë duke thënë se Rusia edhe njëherë tjetër mori peng Këshillin e Sigurimit.
“Kjo është një tjetër ditë e zezë për Këshillin e Sigurimit, për Kombet e Bashkuara dhe për botën. Edhe një herë, Rusia shpërdoroi një privilegj unik që Karta e OKB-së, pikërisht ajo që Rusia me veprimet e saj po e copëton, ua ka dhënë anëtarëve të përhershëm për të ruajtur paqen dhe sigurinë dhe për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për të mos bllokuar Këshillin kur bota ka më shumë nevojë për të”, tha Dautllari.
Ndërsa përfaqësuesi i Rusisë, Vassily Nebenzia u justifikua duke thënë se janë të detyruar të vendosin veton, megjithëse bota njëzëri po dënon presidentin Putin dhe Rusinë.
“Ju po na shtyni vetë që ta përdorim të drejtën e vetos. Ky është një provokim i ulët. Referendumi në Ukrainë flet vetë, rezultatet tregojnë dëshirën e qytetarëve për t’ju bashkuar Rusisë. Nuk ka kthim pas, pavarësisht rezolutës së sotme”, tha Nebenzia.
Incident i rëndë/ Tre plumba përshkojnë avionin me 63 pasagjerë, një prej tyre mbetet i …
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Mianmar, teksa një avion me 63 pasagjerë në bord u qëllua disa herë teksa po përgatitej të ulej në një qytet.
Tre plumba shpuan trupin e avionit dhe njëri fatkeqësisht depërtoi në faqen e njërit prej udhëtarëve që mbeti i plagosur.
Incidenti ndodhi mëngjesin e 30 shtatorit në fluturimin me kod UB149 Naypyidaw-Loikaw-Yangon të kompanisë burmeze “Myanmar National Airlines” në kohën e zbritjes në Loikaë, kryeqyteti i shtetit Kayah.
Dinamika
Nuk dihet se kush ka qëlluar dhe çfarë lloj arme është përdorur. Incidenti ndodhi kur “Atr 72”, një avion i përdorur për transport lokal po i afrohej pistës 19 të aeroportit të Birmanisë, kur në rreth 3330 metra nga asfalti dhe ndërsa vazhdonte në 183 metra mbi nivelin e detit u godit tre herë.
I riu, siç shihet në fotot e bëra nga personat në bord u plagos në faqen e djathtë, ndërsa avioni më pas u ul pa probleme të mëtejshme.
Qeveria fajëson milicitë lokale, por nuk ka asnjë konfirmim se kush janë përgjegjësit për sulmin. Corriere della Serra kontaktoi kompaninë për detaje të mëtejshme, por nuk mori një përgjigje në kohën e publikimit të artikullit.
Udhëtimi
Mbulimi i dobët i vendit nga faqet e specializuara për gjurmimin e fluturimeve nuk lejon të jepet në detaje itinerarja e ndjekur nga avioni i prekur. “Atr 72” u ngrit në në ajër në orën 8:29 me orën lokale (3:59 të mëngjesit me orën tonë) nga Naypyidaw për t’u ulur njëzet e pesë minuta më vonë në Loikaw.
Avioni i përfshirë në incident është mjaft i ri (vetëm katër vite që është prodhuar) dhe është një nga 8 ATR-të në flotën e Myanmar National Airlines, linja ajrore kombëtare.
Statistikat
Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, ka pasur 103 përplasje avioni në Mianmar që nga viti 1919, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 1,099 njerëzve. Në inspektimin e fundit të kryer në vitin 2020 nga “Icao” – agjencia e aviacionit civil të OKB-së – duket se vendi është nën mesataren botërore për sa i përket legjislacionit material, dhënies së licencave të fluturimit, hetimeve të aksidenteve dhe objektit të aeroportit.
Gjendet i vdekur 18-vjeçari që ruante arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth!
Ushtari 18-vjeçar Jack Williams, i cili ishte pjesë e procesionit që ruante arkivolin në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, ndërsa ai u transportua në një karrocë nga Westminster Abbey, është gjetur i vdekur.
Në ditën e funeralit të Mbretëreshës, familja krenare e ushtarit publikoi pamjet video të trupave të kalorësisë që merrnin pjesë në ceremoni, duke thënë se djali i tyre “e bëri detyrën e tij për Mbretëreshën në udhëtimin e saj të fundit”.
Por vetëm disa ditë më vonë, nëna e tij e shkatërruar postoi një foto të djalit të saj, duke shkruar homazhe emocionale në Facebook: “Nuk e kisha menduar kurrë se do ta thoja këtë, por ne si familje jemi të gjithë të shkatërruar nga vdekja e papritur e djalit tonë të mrekullueshëm Jack Williams”.
Policia dhe reaguesit e parë vrapuan drejt kazermave në Knightsbridge, në qendër të Londrës, pasi alarmi u ngrit në orën 15:48 të mërkurën (28/9). Kur mbërritën në vendngjarje, 18-vjeçari u shpall i vdekur, siç raporton Daily Mail.
Policia tha se nuk po e trajton vdekjen e ushtarit si të dyshimtë. Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Me pikëllim mund të konfirmojmë vdekjen e ushtarit Jack Burnell-Williams më 28 shtator në kazermat Hyde Park. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e ushtarit në këtë moment të vështirë dhe kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre”.
Përvjetori i 86-të/ Berluskoni feston rikthimin në Senat dhe ditëlindjen, vëmendjen e merr …Guardsman, 18, who walked alongside the Queen’s coffin during her funeral procession is found dead https://t.co/y9GUKR2I01
— Daily Mail U.K. (@DailyMailUK) September 30, 2022
Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni festoi ditën e djeshme 86 vjetorin e tij dhe ka zgjedhur që të ndajë gëzimin me fëmijët e tij (të gjithë të pranishëm) dhe të dashurën më të re në moshë, Marta Fascina.
“Mbrëmë u preka nga përqafimi i ngrohtë i njerëzve që dua. Faleminderit atyre dhe të gjithëve për urimet e tyre të mira”.
Me këto fjalë kreu i “Forza Italia” tregoi në rrjetet sociale festën e ditëlindjes, e cila u zhvillua në rezidencën Arcore.
Në videon e postuar në internet, “Kalorësi” ulet në qendër të një tavoline të gjatë, të mbushur me lule të bardha dhe blu dhe qirinj të ndezur.
Në të djathtë është vajza e tij Marina dhe në të majtë partnerja e tij Marta Fascina.
Të pranishëm ndër të tjerë janë disa nga njerëzit e tij më të besuar si Gianni Letta, ish-administratori i Milanit Adriano Galliani, Licia Ronzulli, Alberto Barachini, fëmijët dhe nipërit e tjerë.
Qirinjtë janë sipër një torte me katër nivele, e cila ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
Kjo pasi shtresa e parë dhe e dytë e tortës mbart ngjyrat e Milanos dhe Monzas, e dyta ato të flamurit të partisë së tij politike që doli fituese në zgjedhjet e përgjithshme nën kolacionin e djathtë, “Forza Italia dhe e treta është blu me logot “Mediaset” dhe “Mondadori”.
Torta ka edhe një glob pranë një statuje të liderit historik të së djathtës italiane me kostum dhe kravatë.
“Votën tuaj duhet t’ua besoni atyre që kanë treguar në jetë dhe jo vetëm në politikë se dinë të arrijnë qëllimet që i kanë vënë vetes. Më falni, por në këtë pjesë nuk kam frikë nga rivalët”, tha Berlusconi.
“Motoja ime është kjo: kush beson në diçka, lufton, kush beson në jetë kapërcen të gjitha pengesat, kushdo që beson, fiton. Dhe së bashku do të fitojmë edhe këtë herë”, shtoi ish-kryeministri italian.
EMRI/ Ky është personi që sulmoi seksualisht alpinisten në Pejë, në rrjetet sociale postonte …Flori Beqiraj dyshohet se është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikçi në qendër të Pejës.
Ndërkohë në Facebook, autori i dyshuar publikonte shpesh foto me partneren, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, komentuesit nuk i kanë kursyer komentet në këto foto, duke e ofenduar rëndë. Pak orë më pas, profili i tij në Facebook, është bllokuar.
Nikçi përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht. Nikçi ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.
“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.
Alpinistja ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.
Flori Beqiraj është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”. Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Pejë pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë.
Banda ESCO/ Kush është “Pipila”, e reja dëshmitare e përdhunimeve që ruante …
Dy persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia greke, të cilët akuzohen se janë pjesë e bandës në Universitetin Politeknik, me në krye Esmin Ferhatin (Esko).
Mediat greke shkruajnë se një prej të arrestuarve është një 27-vjeçare e njohur me nofkën ‘Pipila’. Kjo e fundit, sipas mediave greke ka qenë dëshmitare në shumë raste kur anëtarët e bandës futeshin në shtëpi për t’i grabitur dhe sulmonin seksualisht gratë. Në shumë raste, rezulton se ajo ka parë edhe përdhunime.
Në kontrollin e shtëpisë së 27-vjeçares u gjetën copëza të botimeve periodike, të cilat i referoheshin përdhunimeve të grabitësve dhe policia mendon se ajo i ka mbajtur si kujtim.
Gjithashtu, u gjet edhe një automatik, ndërsa në emër të saj ishte makina e përdorur nga anëtarët e bandës për të kryer bastisje. Policia vlerëson se 27-vjeçarja është pjesëtare aktive i bandës.
Dy ditë më parë u arrestua shqiptari, Esmin Ferhati në Greqi, i njohur me pseudonimin “Esko”. 30-vjeçari vitet e fundit kishin gjetur rrugë në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik, aty ku qëndronin para 4 vitesh me grupin e tij, të formuar nga shqiptarët.
Ata kanë kryer grabitje dhe rrëmbime. Disa ditë më parë, Policia ka arrestuar 32 persona për këtë rast.
Sara Hoxha dhe Ledion Liço bëhen prindër për herë të tretëSara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë.
Pas dy djemve, Londonit dhe Romanit familjës i është shtuar një vogëlushe.
Ditën e sotme kolegët e Sarës dhe Ledionit në ambientet e Top Channel kanë vendosur zbukurime, duke njoftuar ardhjen e vajzës.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga çifti dhe as ndonjë story mirëseardhje për vogëlushen nga teze Lori e cila ashtu si dhe e kishte treguar me zor po e priste.
“Partner? S’bëhet fjalë”, Genta Gjalpi: Meshkuj që bëjnë buzët e qerpikët…Kujdesi ndaj vetes është një industri e tërë që merret me imazhin dhe paraqitjen fizike të çdokujt. Deri më tani, më të tërhequrat pas saj kanë qenë femrat, të cilat janë përpjekur gjithnjë të kurojnë veten në çdo detaj. Vitet e fundit, është vënë re se meshkujt kanë shfaqur një interes të shtuar në kujdesin e tyre personal, qoftë nga veshja, ndërhyrje të vogla apo mirëmbajtje estetike.
Genta Gjalpi thotë se nuk do e pranonte dot një partner të tillë.
Genta Gjalpi: Dikush që e mban veten, po. Dikush që bën buzët dhe qerpikët, absolutisht jo. Edhe meshkuj që vishen me mëndafsh, me rozë, me çanta të vogla rozë…
Katerina Trungu: Po, ka plot, po.
Genta Gjalpi: Okej, ata le të jenë, mua syri im nuk e pëlqen.
Katerina Trungu: Nuk do e pranoje një partner të tillë?
Genta Gjalpi: Nuk jam radikale… partner? S’bëhet fjalë! Jo! Besoj se as ai vetë nuk është duke kërkuar partnere. Plus që unë s’i ndaj çantat e mia, por nuk e shoh veten…
Por si do të vepronte nëse një djalë që kujdeset në këtë formë ndaj vetes, do i shprehte pëlqimin e tij?
Genta Gjalpi: Gjatë kohës që ne do ishim miq do kuptonte çfarë lloj tipash më tërheqin mua dhe nuk do e linte mendja të më shprehte një gjë të tillë.
Digjet një tjetër banesë në Tiranë, policia jep detajet e para
Një tjetër banesë është përfshirë nga flakët mbrëmhen e sotme.
Banesa në pronësi të shtetasit N.H. është përfshirë nga flakët, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
NJOFTIMI I POLICISE:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.09.2022, në Kamzë, në rrugën “Lura”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases N. H., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.