Aplikacion
Një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në fshatin Çukë, të bashkisë Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të martë.
Nga informacionet paraprake mësohet se brenda barakës ndodhej edhe një person, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin. Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin e identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.
Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë. Ai do të transportohet me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje, teksa po vijon puna për zbardhjen e rrethanave shkaqeve të rënies së zjarrit.
“Është një moment që gjërat duhet të ndryshojnë”, Cikalleshi: Gati të largohem nga Kombëtarja
Sokol Cikalleshi ka folur pas ndeshjes së Kombëtares kundër Islandës.
Kuqezinjtë barazuan 1-1 në fund të sfidës, pas një përballje fantastike.
Pas ndeshjes, foli sulmuesi që mbante edhe shiritin e kapitenit.
Në fjalën e tij për gazetarin, ai tha:
“Nuk ka mundësi. Jemi të shokuar. Të pësojmë gol në minutën e fundit sërish. Është një moment Jo e madhe për ne. Përballë një ekipi me 10 veta, i themi gjithë shqiptarëve ndjesë. Përgjegjësia është e jona. Është një moment që gjërat që duhet të ndryshojnë. Se çfarë, janë njerëzit përkatës që do i shohin gjërat.
Të pësojmë gol në fund, është sëmundja e vjetër. Sot kisha shiritin e kapitenit në krah. Unë mbaj përgjegjësinë i pari. Do të ishte mirë nëse s’do isha pjesë e Kombëtares, vetëm Kombëtarja të shkëlqejë. Jo vetëm unë, por edhe dikush tjetër.
Tani rezultatet janë ato që tregojnë. Ne kemi punuar. Jemi munduar t’i bëjmë gjërat si duhet. Rezultatet tregojnë. Për ne statistikat s’janë të mira. Unë i marr përgjegjësitë e mia, siç e thashë dhe më parë. Kombëtarja duhet të ndryshojë”, tha ai.
“Janë bërë bashkë të gjithë …” Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn?Emisioni “Inside Story” ka publikuar të tjera detaje nga dosja e zhdukjes së Ervis Martinajt.
Sipas të dhënave të prokurorisë dyshohet se kemi të bëjmë me një porosi vrasje dhe kjo mund të jetë pikërisht pista kryesore ku po hetohet.
Prokuroria ka në dorë disa nga transkiptet e personave që e donin të vdekur, por këto biseda, janë duke u verifikuar dhe ende nuk është faktuar nëse informacionet janë të sakta.
Tashmë, çështja ka kaluar në SPAK nisur nga profili i të shumëkërkuarit Martinaj dhe dyshimet se mund të jemi para një ngjarje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siç del nga transkriptet e disa bisedave.
“Janë bërë bashkë të gjithë. Tani këtë herë e kanë bërë për V…”, thuhet në një nga transkrimet që gjendet në dosjen e prokurorisë dhe që ka të bëjë me komunikimet e personave të cilët e donin të vdekur Martinajn.
Duhet theksuar se grupi hetimor ka në dorë biseda të shumta të ngjashme që po verifikohen.
Hetuesit kanë dyshime se komunikime të tilla mund të jenë edhe të fabrikuara për të bërë sa më të besueshme pistën e një rrëmbimi të mundshëm.
Shqipëria e pëson sërish në fund, Islanda barazon dhe merr vendin e dytëTeksa loja po shkonte në minutën e fundit, Islanda ka befasuar Shqipërinë dhe ka barazuar rezultatin 1 me 1.
Në minutën e 96 të ndeshjes ka qenë Anderson ai që ka shënuar duke shokuar kuqezinjtë.
Sekondat e mbetura nuk kanë mjaftuar dhe islandezët largohen nga Tirana me një barazim.
Me këtë rezultat Islanda merr vendin e dytë, ndërsa shqipëria përfundon në të tretin.
Fitore e thellë, Kosova me 5 “yje” ndaj Qipros, shmang rënien nga ligaKosova e ka mbyllur këtë edicion të Nations League në mënyrën më të mirë të mundshme. Dardanën mundën 5-1 Qipron, duke siguruar kështu qëndrimin në ligë.
Ekipi i Giresse siguroi fitoren që në pjesën e parë me golat e Muslijës dhe Rrudhanit. Në pjesën e dytë pati kohë edhe për Rashanin dhe Muriqin.
Në fund të ndeshjes pati kohë për nga një gol për secilën skuadër (Roberge, Muriqi).
Kosova përfundimisht renditet në vendin e dytë me 9 pikë në League C. Qipro është e 3-ta me 5 pikë.
“E kanë hedhur në det” Transkriptet që flasin për fatin e MartinajtDisa burime informacioni të ndryshme mbështesin pistën se Ervis Martinaj mund të jetë shitur te grupet rivale.
Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.
“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”, thuhet ne nje tjeter transkipt te grupeve rivale.
Por, pavarësisht bisedave të shkëputura që janë administruar, duhet theksuar se nuk është bërë verifikimi i tyre me prova mbështetëse. Informacionet në fjalë janë marrë me rezerva nga grupi hetimor. Ajo që bën përshtypje janë edhe qëndrimet e kundërshtarëve të Martinajt pas informacioneve për zhdukjen e tij që dalin në transkriptime.
“Ka festuar se i kanë nis fotot”, thuhet në një tjetër transkipt.
“Ky është një nga problemet më reale që ka shteti shqiptar tani. Flasim për eliminimin e njeriut, më të fortë dhe më të pasur në radhët e krimit. Kur u godit ky njeriu më i pasur, një organizim i tillë sot të heq qafe gjithkënd, shefin e opozitës, kryeministrin.
Pra është një organizim që është bërë shumë i fortë që ti e le të bëhej, tani krimi ka shkuar edhe në mbështetje me biznesin” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.
Martinaj kishte humbur të gjithë njerëzit më të afërt ku mbështetej. Ky ishte tregues se armiqtë që kishte përballë ishin të niveleve të larta. Ai së fundi nuk kërkohej vetëm nga armiqtë, por edhe nga shteti që për 1 dekadë e kishte mbajtur larg, herë me shantazhe e herë me joshje.
LAJM I FUNDIT/Vdes 44-vjeçari që u qëllua sot me armë në Shkodër
Ka ndërruar jetë 44-vjeçari Pjetër Kola, i cili u qëllua me armë mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë të ditur se 44-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.
Ai u qëllua sot pasdite në aksin rrugor Vau i Dejës-Pukë në rrethana ende të pa qarta.
Aksionet e SPAK, Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: Ja kush e ka radhënAvokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me aksionet e prokurorisë speciale anti-korrupsion SPAK dhe lëvizjet e saj së fundmi.
Ngjela deklaroi se do të ketë fillim të çështjeve penale pasi korrupsioni në vend është i madh dhe se thirrjet në hetuesi janë sekrete.
“E vetmja gjë që tregojnë këto thirrje nga SPAK është nisja e proçeseve penale”, tha Ngjela teksa deklaroi se prokuroria nuk përdoret politikisht pasi drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Lëvizjet e SPAK-ut janë shumë sekrete. Blinkeni thotë që SPAK e drejtojnë ata. Do presim lëvizjen e tyre. Korrupsioni këtu është i madh. Ligji është antikorrupsion, i ka të gjitha pikat, tani presim zbatimin e tij. Ligji u zbatua duke krijuar SPAK-un. Fakti që drejtohet nga SHBA unë besoj se do e çojnë deri në fund.
Thirrjet në hetuesi janë normale. Ashtu fillon proçesi. Fakti që i kanë thirrur tregon që ka nisur një proçes. Do bëhet apo jo do presim. SPAK nuk përdoret politikisht. E kam thënë i pari që goditjet do fillojnë majtas. Kritika duhet të fillojë nga vetja, kjo është doktrinë.
Marrëdhëniet me Perëndimin i ka mirë, ndërsa zhvillimin e brendshëm nuk e ka mirë. Nuk ka prodhim industrial. Shqipëria po jeton me remitanca, eksportin e ka të vogël, dhe rrogat janë të ulëta. Sipas llogaritjeve të mia me disa ekspertë të fushës rroga minimale duhet të jetë 1 mln lekë dhe pensioni 500 mijë lekë të vjetra. Do ta bëjë Rama këtë? Unë e kam denoncuar dhe më kanë thënë që do realizohet. Mos ngritja e rrogave sjell largimin e të rinjve nga Shqipëria”, tha Ngjela.
Arrestimi i “Guçit” në Kolumbi/ gazetarja: Janë operativë dhe të besës
Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Guçi”, i cili u arrestua dy ditë më parë në Kolumbi është bërë sot objekt diskutimi në emisionin “Open” në News24.
Gazetarja Klodiana Lala tha se shqiptar është një personazh i botës së krimit, por nuk ka të dhëna nëse drejtonte apo jo një kartel droge.
Kujtojmë se Klironomi është akuzuar nga nëna e shtetasit Renato Hamza ose “Reni Elbasanit”, person i zhdukur prej 2014, se ka marrë pjesë në zhdukjen e tij së bashku me shtetasin Indrit Shaqja, aktualisht në burg i dënuar për dy vrasje.
“Shqiptarët janë fuqizuar shumë në trafikun e drogë dhe kanë avancuar në trafikun e drogës në Amerikën latine. Por smund të them se është kreu i një karteli. Shqiptarët mund të garantojnë transportin, burimin, por nuk e besoj se…kam parë shkrimet e mediave të huaja. Do ishte e ekzagjeruar që të thoja se është një nga bosët e kartelit. Është personazh i rëndësishëm që është futur thellë në kartelin e drogës, por të thuash që ky drejtohen kartelin, është e madhe. Shqiptarët bashkëpunojnë, janë bërë të rëndësishëm, pasi veprojnë mbi baza gjinore, të ‘besës’ janë operativë për mënyrën se si hyjnë në treg. Dritan Rexhepi e drejtonte nga burgu kartelin e drogës, por qëndroi një kohë të gjatë atje. Është histori e ashpër atje, një histori se si funksionon është e thellë.”, tha ajo.
VIDEO/ Përplasi policin që shkoi në një aksident në tunelin e Elbasanit, ja si ka përfunduar makinaPamjet që shihni tregojnë mjetin që akidentoi efektivin e policisë mbrëmjen e sotme në tunelin e Elbasanit.
Siç u raportua më herët efektivi Ferdinand Bahja kishte shkuar në vendngjarje në një aksident, kur u përplas nga një mjet që drejtohej nga 51-vjeçarja me inicialet S. V.
Siç shihet nga pamjet makina ka përfunduar me dëmtime të shumta, ndërsa në xhamin e parë vërehet sesi është përplasur polici.