Blero Muharremi dhe Afrona Dika duket se po e shfrytëzojnë në maksimum vëmendjen mediatike që u është kushtuar prej ndarjes, duke mos folur rreth saj, duke bërë lojëra fjalësh dhe ironi.
Së fundmi, Afrona ka realizuar një intervistë virtuale në Instagram, ku dikush e ka pyetur nëse është beqare. Duke iu shmangur pyetjes, Afrona ka shkruar thjesht “Hmmm”, pa dhënë një përgjigje konkrete.
Kjo vjen pasi këngëtari postoi një thënie në InstaStory ku thuhej: “Të gjithë njerëzit të sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”.
Gjë që u interpretua si një tjetër ‘thumbim’ për Afronën ku duket se Blero tashmë është i lumtur pa ish-partneren.
Kujtojmë se këngëtari zbuloi para disa ditësh se ka vendosur të zbatojë ‘rregullin’ e famshëm të aktorit Leonardo DiCaprio: Të mos dalë me femra mbi 25-vjeç.
Këngëtari ‘goditi’ me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro DiCaprios për femrat nën 25-vjeç.
“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”- shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes.
Pak ditë pas këtij statusi Afrona postoi një foto që duket si një mesazh i koduar. Fotoja paraqet një njeri që largohet nga zona e komfortit për tu rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.
“Hidhu”-shkruhej krah fotos.
Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.
Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.
VIDEO/ Dasma e ëndrrave, dalin pamjet e vallëzimit të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen BerishësLidhja e dashurisë midis blogeres Armina Mevlani dhe djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, kurorëzohet sot në një ceremoni martesore me 300 të ftuar, që po zhvillohet në Shijak.
Teksa fotot e para të çiftit të ri janë publikuar tashmë, edhe vetë kreu i PD, Sali Berisha zgjodhi të urojë të birin dhe partneren e tij nëpërmjet një fotoje të postuar në Facebook.
Ndërkohë në një video nga brenda ceremonisë martesore, Shkëlzeni dhe Armina shihen në vallëzimin e tyre të parë si bashkëshortë dhe duken më shumë se kurrë të dashuruar.
Zoti i bekoftë!/ Sali Berisha poston foton nga dasma dhe uron Shkëlzenin dhe Arminën
Në familjen Berisha ka sot një gëzim të madh, dhe këtë nuk ka nguruar ta shprehë as kryedemokrati Sali Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, ai uron të birin Shkëlzen Berisha, për martesën me blogeren Armina Mevlani.
“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë!”, shkruan ish-kryeministri krahas fotos, ku ai dhe bashkëshortja pozojnë me çiftin e ri.
E bujshme/Sulmuesi i Real Madrid, drejt BarcelonësMarco Asensio është rishfaqur në horizontin e FC Barcelona.
Mundo Deportivo bëri të ditur këtë javë se anësori i Real Madridit pëlqen të luajë në Camp Nou dhe se klubi i Barçës do të konsideronte nënshkrimin e tij në rast se nuk rinovon kontratën që përfundon në fundin e sezonit.
Disa orë pas informacionit nga Mundo Deportivo, Asensio nuk ia mbylli derën një të ardhmeje te Barça, gjatë një interviste në COPE.
“Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.
Do të ishte hera e dytë që katalanasit kanë një mundësi reale për të “rrëmbyer” Asensio.
Tetë vjet më parë, kur Marco ishte 18 vjeç dhe luante për Mallorca, ishte pranë kalimit te rivalët e përjetshëm të Real Madrid.
Mesazhi “i koduar” i Giorgia Melonit, shfaqet me dy pjepra në duarMe radhë në disa qendra votimi dhe… mungesë votuesish në disa të tjera. Kështu vijon procesi zgjedhor në Itali, në një përballje që nëse verifikohen parashikimet, do të sjellë tronditje në skenën politike të vendit.
Në Romë, jashtë shumë qendrave të votimit u krijuan radhë të gjata, kryesisht për shkak të numrave me prioritet që u jepen qytetarëve për të shmangur dyvotimin dhe rrezikun e mashtrimit. Probleme të vogla u raportuan në një qendër votimi në Romë ku një ashensor i prishur po pengonte njerëzit me probleme lëvizëse. Për këtë, zyrtarët e departamentit nxorën një kuti votimi të improvizuar
Radhë dhe vonesa u panë edhe në një qendër votimi në Milano, pasi disa qytetarë kishin humbur fletët e votimit dhe duhej t’i zëvendësonin.
Ndryshe është pamja në Sardenjë, ku përqindja e votuesve në dy rajone ishte jashtëzakonisht e ulët, nën 5%, ndoshta në protestë të qytetarëve ndaj shtetit për mungesën e mjekëve në rajonin e tyre.
Politikanët votuan – përveç Melonit
Ndërkohë, presidenti i Republikës, Sergio Mattarella dhe liderët politikë kanë votuar – me përjashtim të Giorgia Melonit, e cila duhej të votonte në orën 11:00, por e shtyu daljen në qendrën e votimit për në orën 22:00, një orë para mbylljes së qendrave të votimit.
Ajo ka postuar një video në TikTok, ku shihet duke mbajtur dy pjepra (“melone” në italisht është pjepri ndërsa në zhargon përdoret për gjoksin e grave) duke thënë “I thashë të gjitha”, teksa shkel syrin.
Një foshnjë vetëm katër muajshe me origjinë shqiptare ndodhet e shtruar dhe e intubuar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, në Greqi.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës kur prindërit e transportuan për në spitalin e Kyparissias nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë pasi fëmija kishte konvulsione.
Mjekët që e kanë ekzaminuar kanë konsideruar se foshnja duhej të dërgohej në spitalin e Kallamatës, siç është bërë mbrëmjen e së shtunës.
Kur foshnja mbërriti në Kallamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u konsiderua i nevojshëm intubimi dhe transferimi në spitalin e Athinës.
Në të njëjtën kohë, mjekët kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e lëkundjeve (dyshohet se është tundur vazhdimisht) dhe kishte të nxira në trup. Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më pas është arrestuar nga autoritetet.
Ai ndodhet aktualisht në policinë e Mesinisë, pasi ndaj tij është ngritur një çështje për dhunë në familje dhe nesër paradite pritet të dalë në gjyq. Ndërkohë, 20-vjeçari dyshohet se është përdorues i lëndës narkotike, pasi gjatë kontrollit të policisë në banesë, iu gjet një sasi e vogël kanabisi dhe një armë zjarri.
“Flakët dëmtojnë kollonat mbajtëse”, magazina te “Qyteti Studenti” rrezikon shembjen
Zjarri në “Qytetin Studenti” ka ndodhur në një gdoinë 3-katëshe, bodrumi i së cilës shërbente edhe si magazinë rrobash.
Zjarri në bordum është i përmasave të mëdha, duke sjellë dëmtimin e kollonave mbajtëse të godinës e cila tanimë rrezikon edhe të shembet.
Sakaq, policia dhe forcat zjarrfikëse ende po luftojnë me flakët dhe po hetojnë për prejardhjen e tyre.
DALIN FOTOT/ Shkëlzen dhe Armina i thonë “PO” njëri-tjetrit, detaje nga dasma me 300 të ftuarDjali i kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzeni dhe e dashura e tij prej 10 vitesh, Armina Mevlani kanë vendosur t’i thonë sot “PO” njëri-tjetrit duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre të gjatë.
Në një ceremoni që ka nisur në një ambient në zonën e Shijakut, rreth 300 të ftuar, miq dhe të afërm të çiftit do të shohin çiftin teksa i betohen njëri-tjetrit për dashurinë e përjetshme.
Në stinën e tyre të preferuar, ceremonia e dasmës ka nisur që në orën 17:00 me një koktej për të ftuarit.
Blogerja e njohur ndërkohë i ka dhënë një tjetër ton atmosferës, teksa ka mbërritur me një mjet ‘vintage’ të markës ‘Lincoln’, të viteve 60’.
Ndërkohë, janë bërë publike edhe fotot e para të çiftit, me Shkëlzenin e veshur me stil klasik dhe Arminën që e shoqëron plot hijeshi me fustanin e saj të bardhë.
FOTO/ Telenovela Icardi-Wanda Nara nuk ka fund, dedikim dhe puthje pas ndarjesDy ditë më parë, Wanda Nara njoftoi përmes rrjeteve sociale përfundimin e lidhjes me Mauro Icardin.
Megjithatë, sot, sulmuesi argjentinas ka postuar një foto në Instagram Stories ku shihet në një videotelefonatë me modelen dhe showgirl-in argjentinas.
Ka qenë vetë Icardi që e ka fshirë më pas postimin.
Në një tjetër Story, më pas, ish-sulmuesi i Interit i dërgon asaj një puthje. Historia mes tyre duket e destinuar të kthehet në një telenovelë.
Rriten tensionet/ SHBA paralajmëron Rusinë: Nëse përdor armë bërthamore, kundërpërgjigjja do…Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, premtoi të dielën se do të kishte pasoja “katastrofike” nëse Rusia përdor një armë bërthamore në Ukrainë. CNN shkruan se SHBA do të miratojë sanksione të mëtejshme ekonomike kundër Rusisë nëse Kremlini përfundon referendumin e tij të rremë.
“Nëse Rusia e kalon këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri. Tani në kanalet private, ne e kemi shpjeguar në mënyrë më të detajuar saktësisht se çfarë do të thotë kjo,” tha Sullivan.
Për pasojat e mëtejshme kundër Rusisë për referendumet në territoret e pushtuara ukrainase , Sullivan vuri në dukje deklaratën e liderëve të G7 të premten dhe tha se do të ketë më shumë njoftime nga SHBA në ditët në vijim.
“Ata përsëritën se do të kishte pasoja dhe specifikuan se kjo do të përfshinte sanksione shtesë të zgjeruara, duke përfshirë sanksione ndaj subjekteve dhe kompanive jashtë Rusisë që mbështesin makinën ruse të luftës ose mbështesin këto referendume të rreme ose përpjekjet e Rusisë,” tha Sullivan.
Në një intervistë në ABC “This Week”, Sullivan tha gjithashtu se SHBA po planifikon ndërhyrje për çdo emergjencë.
“Ne duam të parashtrojmë parimin se do të ketë pasoja katastrofike, por jo të përfshihemi në një lojë retorike gjilpërash. Pra, rusët e kuptojnë se ku jemi, ne e kuptojmë se ku jemi, ne po planifikojmë për çdo rast dhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të penguar Rusinë nga ndërmarrja e këtij hapi. Dhe nëse ata e bëjnë, ne do të përgjigjemi me vendosmëri,” tha Sullivan.