Aplikacion
Franca ka marrë fitoren e parë të këtij edicioni në Nations League. Pas 2 barazimeve dhe 2 humbjeve, “Gjelat” mundën 2-0 në shtëpi Austrinë. Sfida u zgjidh nga Kylian Mbappe (56′), sakaq rrjetën gjeti edhe Giroud (65’).
Asnjë problem për Belgjikën në ndeshjen e luajtur në Bruksel . Përfaqësuesja e drejtuar nga Roberto Martinez mposhti 2-1 Wales. Goli i parë erdhi pas 10 minutash lojë me De Bruyne, ndërsa i dyti u realizua nga Batshuayi (38’).Goli i Moore në pjesën e dytë vlejti vetëm për statistikë, pasi shifrat nuk ndryshuan deri në fund.
Hollanda mori 3 pikë në Poloni (0-2). Goli i vetëm i fraksionit të parë mban firmën e Gakpo, që “tund rrjetën” në minutën e 14-të.Bergwijn i dha qetësinë e duhur “tulipanëve” (60’).
Në ndeshjet e tjera, barazim spektakolar mes Turqisë dhe Luksemburgut, me takimin në Stamboll që përfundoi 3-3. 1-2 u mbyll sfida mes Slovakisë e Azerbaijan, sakaq Lituania-Faroe Island (1-1).
Skandali “Wudy”! AKU-ja e alarmuar, por përfaqësuesi i kompanisë i konsumon salsiçet livePërfaqësuesi i kompanisë “Frigo Food”, e cila ka ekskluzivitetin e importimit të produkteve “Wudy” në Shqipëri, Sokol Meqemeja reagoi ditën e sotme në Euronews, lidhur me njoftimin e AKU-së se produktet në fjalë përmbajnë bakterin Listeria ST115 .
Gjatë bisedës në studio, Meqemeja u ofroi siguri qytetarëve, (ndryshe nga sa deklaroi AKU-ja, autoriteti përgjegjës i kontrollit ushqimor në vend), duke thënë se asnjë produkt i “Wudy” nuk është i rrezikshëm.
Meqemeja konsumoi madje live salsiçe “Wudy”, në emisionin televiziv.
Po ashtu, tha se ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.
Teksa u përpoq të zotohej se situata është nën kontroll, biznesmeni Sokol Meqemeja e pranoi se gjatë komunikimit me kompaninë mëmë italiane e kishin pyetur nëse ka të vdekur në Shqipëri.
Një situatë e tillë sjell paqartësi te qytetarët dhe ngritjen e pikëpyetjeve mbi skandalin e rrezikshëm, çfarë lind nevojën e domosdoshme për “aksion” institucional.
Do rikandidojë Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës? Ja sesi përgjigjet kryeministri RamaPërsa i përket rikandidimit të Erion Veliajt për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale, kryeministri Edi Rama tha se kjo gjë do vendosej në kohën e duhur, por theksoi se nuk kishte asnjë arsye përse kjo të mos ndodhte.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: A do të jetë Erjon Veliaj kandidat për kryetar Bashkie i Tiranës?
Rama: Këtë do ta vendosim në kohën e duhur të gjithë bashkë, nuk shoh asnjë arsye pse nuk duhet të jetë.
“Gjelat” këndojnë me Giroud dhe Mbappé, fitojnë Belgjika, Holanda dhe KroaciaNë grupin 1 të Ligës A, Franca shmangu, edhe pse momentalisht, rënien e bujshme në Ligën B duke mposhtur Austrinë 2-0.
Për të shpëtuar Deschamps në pritje të ndeshjes së fundit janë Mbappé dhe Giroud, të cilët në pjesën e dytë firmosën dy golat që i bëjnë transalpinët të marrin frymë.
Ylli i PSG-së shënoi në minutën e 55-të pas një aksioni të shkëlqyer personal, ndërsa sulmuesi i Milanit dyfishoi me kokën për nëntë minuta.
Franca ngrihet kështu në 5 pikë, në +1 ndaj Austrisë.
Kroacia është në vendin e parë, e cila mundi Danimarkën 2-1 dhe parakaloi skandinavët. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë:
Sosa nënshkroi avantazhin e vendasve, më pas Eriksen barazoi në minutën e 77-të. Megjithatë, dy minuta më vonë, Majer shënon golin vendimtar.
Për Kroacinë tani do të mjaftojë që të imponohet në Austri për të shkuar në Final Four, ndërsa Danimarka duhet të mundë Francën dhe të shpresojë që djemtë e Dalic të dështojnë.
GRUPI 4
Në grupin 4, ndeshja e fundit do të jetë vendimtare si për shpëtimin, ashtu edhe për kualifikimin në gjysmëfinale.
Holanda, në fakt, fiton 2-0 në Poloni falë golave të Gakpo (14′) dhe Bergwijn (60′) dhe shkon në 13 pikë, +3 ndaj Belgjikës, e cila fiton 2-1 ndaj Uellsit me De Bruyne (10) dhe Batshuayi (37′): Goli i Moore (50′) ishte i pavlerë.
Me rezultatin 4-1 në favor të ndeshjes së parë, portokallinjve do t’i duhet vetëm një barazim në shtëpi për të shkuar në Final Four, ndërsa Uells-Poloni do të vendosin se kush do të përfundojë në Ligën B:
Lewandowski dhe shokët e tij kanë dy nga tre. rezultatet në dispozicion për të qëndruar në Ligën A. /zoom.al/
A u largua Gledis Nano se kishte të dhëna për Ervis Martinajn? Ja çfarë thotë Edi RamaKryeministri Edi Rama është shprehur se arsyeja kryesore përse kanë shkarkuar Gledis Nanon, ishte sepse Policia gjatë drejtimit të tij nuk kishte asnjë përgjigje se çfarë po ndodhte me fatin e një prej personazheve më të njohur në botën e krimit, Ervis Martinaj.
Takimin e Nanos me agjentin e Forcave Operacionale, Jeton Lami që shoqëronte Ervis Martinajn e mohon dhe e cilëson si legjendë urbane.
“Ku është Ervis Martinaj? E theksova, se kjo ishte ndoshta dhe arsyeja kryesore që ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë një hap pas, se është e papranueshme që vendi të jetoj në një ‘Big Brother’ të kronikës së zezë, me spekulant që hedhin versionesh dhe me median që ushqen këtë telenovelë. Shpresoj dhe besoj që shumë shpejti policia duhet të dalë me versionin zyrtar. Policia ka shumë më tepër se ca kanë të tjerët, po duhet të kenë qartësi kur bën komunikim zyrtar”, tha Rama.
Në një intervistë televizive ai u shpreh se po mbahet i informuar nga policia, e cila e ka një version, por po shikon prova të qarta.
“Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit. Problemi është që duhet të ketë një version që bazohet në prova, policia ka më shumë se çfarë se kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur e bën një qartësi kur e bën një version zyrtar. Uroj që ta ketë shpejt një version sepse nuk mund të kohë pafundësisht”, tha Rama.
Zhdukja e tij, për Ramën nuk ka asnjë lidhje me lojërat e fatit. Kjo pasi sipas të parit të qeverisë nuk ka një rikthim të lojërave të fatit, por vetëm basteve online.
“Halucinante dhe kriminale, sepse çështja e lojërave të fatit është shumë e qartë, s’ka lidhje me konspiracionit, nuk ka shans që të rikthehet lojërat e fatit, ne kemi një problem të vetëm që ka të bëj me bastet sportive online”, u shpreh kryeministri
Ndonëse Gledis Nano u soll si një figurë e re që do të sillte ndryshimin në filozofinë e Policisë së Shtetit, por për kreun e qeverisë nuk rezultoi i tillë në terren. Ai listoi një sërë gabimesh që bëri Nano si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Që nga rishfaqja e disa parcelave me kanabis pranë zonave urbane tek duart e zgjatura te uniformave blu për të marrë ryshfete nëpër rrugë dhe tek seria e vrasjeve pa përgjigje të periudhës së fundit dhe situatën e pakëndshme në raport me disiplinimin e sezonit turistik. Të gjitha këto kërkonin shkundje”, theksoi ai.
Atentatet mafioze në vend, Rama: Asgjë e veçantë! Bandat bëjnë mirë që hanë kokat e njëri-tjetritKryeministri Edi Rama e ka quajtur si diçja “jo të veçantë” situatën e krijuar për shkak të ekzekutimeve mafioze në vend. Rama përsëriti shprehjen e tij të mëparshme “le të hanë kokat e njëri-tjetrit”, ndërsa shtoi se Shqipëria ishte vend i sgirut dhe se qytetarët nuk ishin të kërcënuar nga bandat kriminale.
Rama: Në Shqipëri nuk po ndodh asgjë e veçantë. Po vijon përpjekja për uljen e numrit të vrasjeve, të aksidenteve. Mund të themi se 2022 është vit me numër më të ulët të vrasjes. Kallashnikovë që sharrojnë dy veta, ka pasur me shumicë në të shkuarën. Shqipëria ka pasur 120 vrasje në vit. Jeni shumë gabim, sot jemi në një proces përpjekje që vazhdon. Nuk jemi në kushtet që e kemi shtrënguar plotësisht këtë situatë.
Bandat nuk dominojnë asgjë tjetër në Shqipëri përveçse territorin e kriminalizuar mes tyre. Nuk ka kërcënim bandash për shqiptarët. Bandat bëjnë mirë që po hanë kokat e njëri tjetrit. Policia ka detyrë të ndërhyjë fuqishëm deri në neutralizimin e tyre.
Meta: I kam të gjitha dosjet e Edi Ramës, do i nxjerr në kohën e duhurKryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot gjatë një interviste televizive se disponon fakte dhe dosje kundër kryeministrit Edi Rama.
“Ia kam dosjet të gjitha”, tha Meta, ndërsa shtoi se po pret kohën e duhur për t’i nxjerrë.
Meta, që ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit tha se figura e tij është e pastër.
“Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta. Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme”.
Në muajin gusht, Ilir Meta dhe Sali Berisha thanë se kryeministri Rama është përgjuar duke folur me grupe kriminale, e se këto përgjime po i deshifrojnë disa grupe në vende të Europës.
BE fton Shqipërinë dhe Kosovën në takimin e Bashkësisë Politike Europiane, për çfarë bëhet fjalëKosova, Shqipëria dhe 15 shtete të tjera joantëare të Bashkimit Evropian janë ftuar që të marrin pjesë në takimin e parë të forumit të ri evropian, Bashkësisë Politike Evropiane, që do të mbahet më 6 tetor në Pragë të Çekisë, tha një zyrtar i bllokut.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Litenshtajni, Moldavia, Norvegjia dhe Zvicra janë ftuar, tha ky zyrtar, duke shtuar se ftesë u është dërguar edhe Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë dhe Ukrainës.
Ftesat për 27 shtetet anëtare të BE-së për takimin në Pragë do të dërgohen më vonë, shtoi zyrtari i BE-së.
Ky takim do të mbahet para një samiti joformal të liderëve të bllokut evropian. Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë për sigurinë, migrimin dhe ndryshimet klimatike, por edhe për situatën aktuale ekonomike, megjithatë deri më tani nuk është paraparë që në fund të takimit të ketë një deklaratë të përbashkët, tha zyrtari i bllokut.
Idenë për krijimin e Bashkësisë Politike Evropiane e ka paraqitur në maj presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Siç ka thënë ai, ky forum ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimet midis shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut, përfshirë edhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Macron ka thënë se shpreson që ky forum të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët e BE-së në Evropën duke iu referuar Ukrainës, e cila më herët gjatë këtij viti mori statusin e vendit kandidat.
Megjithatë, edhe Franca, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka mbështetur Bashkësinë Politike Evropiane, kanë thënë se ky forum nuk duhet të jetë alternativë e zgjerimit të BE-së.
I vranë djalin teksa pinte kafe/ Reagon nëna e 19 vjeçarit, Erjon XhenjeE ëma e 19 vjeçarit, Erjon Xhenje ka reaguar mbrëmjen e sotme, në një deklaratë të shpërndarë për mediat.
Ajo kashkruar se fatkeqësia e vetme e 19 vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e 18 shtatorit duke pirë kafe, ishte fakti se kushërinjtë e tij kishin precendetë kriminalë.
Ajo ka kërkuar që shteti të vendosë drejtësi për të riun e ndjerë ndërsa ka kërkuar edhe mbrojtje për familjen.
Deklarata e plotë e nënës së 19 vjeçarit:
Jam Elvira Xhenje ,nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra ne Shkodër më datë 18 ,09,2022.
Vrasja e djalit tone ka qenë një tronditje e madhe për familjen tone ,por jo vetem.Dhimbjen per djalin tim e kam pare në syte e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një femijë të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë.
Dhimbjen per Erjonin e kam pare ne syte e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pavlerë eshte jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kusherinjtë e tij janë me precedentë penalë.
Ky fakt i dha te drejten dorës kriminale qe t’ja marrë jetën pa meshirë jeten djalit tim. Ky fakt i dha te drejte portaleve që ta godasin për here te dyte Erjonin duke cënu dinjitetin e tij me informacione te pavërteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish.
Erjon Xhenje ka qenë student i deges fizioterapi. Ka qene një i ri me angazhime në jeten personale dhe shoqerore.Erjoni eshte eduku me vlera dhe i ka manifestu në familje dhe në rrethin e tij te paster shoqeror.Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim. Kerkoj gjithashtu qe familja ime të merret ne mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qene një djale besimtar. Jam e sigurte qe ai eshte lule në xhenet. Allahu e paste në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi .🤲🤲🤲🤲🤲
Tubimet për 22-vjeçaren që theu ligjet e hixhabit ”ndezin” IraninKur Mahsa Amini u varros fundjavën e kaluar, pas vdekjes së saj në paraburgimin e policisë morale të Iranit, një mesazh i thjeshtë shkruhej nw gurin e varrit të saj: “Nuk do të vdesësh. Emri yt do të bëhet një thirrje tubimi.”
Ditë më vonë, protestat e shkaktuara nga vdekja e Aminit janë përhapur në çdo qytet të madh të Iranit, me punëtorët dhe studentët që u bashkuan me gratë që protestojnë kundër hixhabit të detyrueshëm në një nga shfaqjet më të mëdha të kundërshtimit kundër regjimit islamik që është parë që nga protestat e vitit 2019.
Duke filluar nga Kurdistani i lindjes së Aminit, pasi forcat e sigurisë qëlluan mbi marshuesit në funeralin e saj, protestat kanë përfshirë veriun dhe jugun e Iranit. Në Kermanin juglindor, një grua u ul në një kryqëzim në rrugë përpara një turme të madhe dhe preu bishtin e saj teksa burra dhe gra thërrisnin “vdekje diktatorit!”
Në Teheran, qindra protestues i vunë flakën gomave në rrugë dhe bërtisnin “mullah humbi”. Gratë hodhën shajet e tyre drejt flakës ndërsa studentët u mblodhën në kampuset e tyre duke brohoritur “vrasje pas vrasjesh, të shkojë në ferr policia e moralit!”.
Në shenjë të kërcënimit të paraqitur për regjimin, Irani ndaloi arrejtet sociale Instagram dhe WhatsApp për të parandaluar ndarjen e videove të protestës. Garda Revolucionare, një degë elitë e forcave të armatosura, bëri thirrje për ndjekjen penale të “atyre që përhapën lajme të rreme dhe thashetheme” për vdekjen e Amini. Gardat, të cilët kanë shtypur protestat në të kaluarën, kërkuan gjithashtu që gjyqësori i Iranit të identifikojë ata njerëz “që rrezikojnë sigurinë psikologjike të shoqërisë dhe të trajtojë me vendosmëri”.
Nga mesdita e sotme të paktën 7 protestues, duke përfshirë një djalë 16-vjeçar, u konfirmuan se u vranë nga zjarri i drejtpërdrejtë nga forcat e sigurisë dhe policia e lidhur me regjimin, por aktivistët paralajmërojnë se numri i vërtetë është ndoshta shumë më i lartë.
Protestat vijnë në një moment të rrezikshëm për Iranin, pas të tjerave në fillim të këtij viti mbi gjendjen e rëndë të ekonomisë, e cila po lufton përballë sanksioneve të SHBA-së, ndërkohë që liderët e saj kundërshtojnë kthimin në një marrëveshje bërthamore që do t’i heqë ato.
Ekziston edhe frika për shëndetin e udhëheqësit, Ayatollah Ali Khamenei, duke e kthyer vëmendjen drejt asaj që do të jetë tranzicioni i dytë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Protestat janë gjithashtu një mohim i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të Presidentit ultra-konservator Raisi për të rritur zbatimin e një kodi moral fetar vitin e kaluar, për pakënaqësinë e një popullsie më të re laicizuese.
Amini, 22 vjeç, është e fundit në një listë të grave të reja iraniane që kanë nxitur lëvizjet protestuese të Iranit, por ndryshe nga paraardhësit e saj, ajo nuk ishte një aktiviste dhe as nuk u përpoq të ngrihej kundër regjimit. Neda Agha-Soltan ishte 26 vjeç kur u qëllua për vdekje në Teheran gjatë protestave të Gjelbërve të vitit 2009, duke vdekur para kamerës me gjakun që i rridhte nëpër fytyrë. Sahar Khodayari, 29 vjeç, i vuri flakën vetes në vitin 2019 pasi u dënua me burg pasi u vesh si burrë për të hyrë në një stadium futbolli.
22-vjeçarja, një kurde iraniane nga një familje tradicionale fetare, ishte duke vizituar familjen në Teheran përpara se të fillonte universitetin kur ajo u kap nga policia e moralit, me sa duket sepse shamia e zezë që ajo mbante tregonte pak si shumë flokë. Imazhet e kamerave tregojnë se ajo doli e padëmtuar nga një furgon policie dhe u fut në një klasë riedukimi mbi domosdoshmërinë e veshjeve modeste islame. Megjithatë prindërit e saj nuk e panë më të gjallë. Ata hedhin poshtë lajmin zyrtar që u është dhënë, se vajza e tyre ka vdekur nga një atak në zemër, duke thënë se nga të tjerë të arrestuar përkrah saj u është thënë se ajo është rrahur brenda furgonit të policisë.
“Disa vajza të tjera që ishin brenda furgonit të patrullës më thirrën pas incidentit dhe më thanë se Mahsa u sulmua fizikisht brenda furgonit,” tha Amjad Amini, babai i saj, për gazetën gjysmë-reformiste Rouydad24. Ai akuzon se ajo u dërgua “shumë vonë” në spital dhe se ai nuk u lejua të shihte kokën dhe trupin e saj “në mënyrë që të mos i shihnim mavijosjet”.
Ai mbajti heshtjen e tij për disa ditë pas funeralit të saj ndërsa protestat përfshiu vendin përpara se të fliste. “Ajo që më bën të trishtuar është se autoritetet po përshpejtojnë gënjeshtrat për vajzën time çdo ditë,” tha ai. “Ata thanë se Mahsa kishte sëmundje zemre dhe epilepsi, por si babai që e rriti për 22 vjet, e dija që Mahsa nuk kishte asnjë sëmundje. Ajo ishte në shëndet të përsosur.”
Asnjë udhëheqës iranian nuk ka kërkuar të mbrojë policinë kundër pretendimeve për vrasje, dhe vetë Raisi u raportua se kishte folur me familjen e Amini të dielën për t’i siguruar ata se vdekja e saj do të hetohej. “Vajza jote është si vajza ime dhe më duket sikur ky incident i ka ndodhur njërit prej njerëzve të mi të dashur”, tha Raisi.
Një përfaqësues i Udhëheqësit Suprem vizitoi gjithashtu shtëpinë e familjes, të martën, për të shprehur ngushëllimet dhe zyrtarët e qeverisë, fillimisht të verbuar nga protestat, filluan të aludonin për reforma të paqarta. “Ligji duhet të respektohet,” tha Mohammad Mehdi Ismaili, ministri i kulturës dhe udhëzimit islamik. Por “shumë nga kritikat dhe problemet ekzistuese do të hiqen në përshtatje me kërkesat e publikut.”