zoom

Day ArchiveThirrjet e Putin për mobilizim, mbi 1.000 të arrestuar gjatë protestave në Rusi

Mbi 1.000 persona janë arrestuar në Rusi gjatë protestave që u organizuan në disa qytete për të kundërshtuar shpalljen e mobilizimit të pjesshëm ushtarak nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Protesta janë organizuar në Moskë, Shën Petersburg dhe në 30 qytete të tjera ruse, pasi Putini bëri njoftimin për mobilizimin më 21 shtator, tha organizata OVD-Info.

Deri në orën 22:00, sipas kohës lokale në Moskë, pothuajse 1.000 persona u ndaluan në protestat në Moskë dhe Shën Petersburg, tha kjo organizatë për të drejtat e njeriut. Ndërkaq, edhe afër 200 persona u arrestuan në qytete të tjera, përfshirë në Jekaterinburg, Krasnojarsk, Ufa, Krasnodor dhe Irkutsk.

Në Moskë, protestuan edhe shumë gra të cilat brohoritën “Jetë për fëmijët tanë”, dhe “Jo luftës”. Sipas videove të postuara në rrjetet sociale, qindra persona protestuan në Moskë, teksa protestuesit formuan zinxhir njerëzor, duke u kapur për dore me njëri-tjetrin.

Protestuesit po ashtu mbajtën pankarta me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë, që janë ngjyrat e flamurit ukrainas dhe brohoritën “Kundër mobilizimit” dhe “Rusia pa Putinin”.

Autoritetet paralajmëruan qytetarët se mund të përballen deri me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në këto protesta.

Në Shën Petersburg, kundërshtarët e urdhrit për mobilizim – përfshirë edhe shumë gra – u mblodhën para një katedraleje, ku u rrethuan nga policia. Ka pasur raportime se Policia ka rrahur protestuesit me shkopinj gome.

Putin, gjatë një adresimi drejtuar kombit, tha se mobilizimi do të nisë menjëherë. Ky njoftim vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës është në muajin e shtatë dhe Kievi së fundmi, përmes një kundërofensive, ka arritur të rimarrë disa pjesë të territorit të okupuar nga forcat e Moskës.

Presidenti rus tha se mobilizimi do të përfshijë vetëm qytetarët që aktualisht janë pjesë e forcave rezervë të ushtrisë dhe që kanë përvojë ushtarake.

Ai tha se synon që ta “çlirojë” rajonin lindor ukrainas të Donbasit, duke pretenduar, pa ofruar asnjë dëshmi, se shumica e banorëve të këtij rajoni nuk duan të jetojnë nën Ukrainë.

Njoftimi për mobilizim të pjesshëm u bë një ditë pasi katër rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia njoftuan për plane për mbajtjen e të ashtuquajturave referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Planet për mbajtjen e këtyre votimeve janë dënuar nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar.

Mori pjesë në funeralin e Elisabeth II, Mbretëresha e Danimarkës rezulton pozitive me Covid-19

Mbretëresha e Danimarkës ka rezultuar pozitive me Covid-19 për herë të dytë këtë vit, ka konfirmuar Gjykata Mbretërore Daneze.

Si pasojë, Mbretëresha Margrethe II ka anuluar takimet e saj për këtë javë pas diagnozës të martën në mbrëmje, shkruajnë mediat e huaja.

Monarkja 82-vjeçare ishte një nga 2000 të ftuarit që morën pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II të hënën. Ajo është udhëheqësja më jetëgjatë e shtetit në Evropë pas vdekjes së monarkes britanike, raporton BBC.

Mbretëresha Margrethe është vaksinuar kundër Covid-19 dhe ka rezultuar pozitive për herë të fundit në shkurt të këtij viti kur paraqiti simptoma të lehta.

Në një deklaratë në faqen e internetit të pallatit, një zëdhënës tha se ajo do të shërohej në Pallatin Fredensborg, në veri të Kopenhagës.

Aksident me vdekje në Peqin, plagosen 2 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku një person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga përplasja e dy mjeteve, ka humbur jetën njëri prej shoferëve ndërsa janë dëmtuar 2 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Spartak Ngjela përplaset me Klevis Balliun dhe braktis emisionin

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka ikur nga studio e emisionit “Now” teksa po flitej për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se kreu aktual i PD-së ka humbur të drejtën e ankimimit në Gjykatë, por kjo gjë është kundërshtuar nga ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Pas debatit me këtë të fundit, avokat Ngjela është ngritur nga karrigia dhe është larguar.

Pjesë nga debati Ngjela-Balliu:

Ngjela: Saliu ka humbur të drejtën e ankimit
Balliu: Ku e di ti?
Ngjela: E njoh ligjin amerikan. Unë nuk kam ardhur këtu për broçkulla. Opozita është ‘Non Grata” Blinken tha se SPAK drejtohet nga ne.
Balliu: Kur e tha? (E ndërpret dhe qesh)
Ngjela ngrihet nga karrigia: Vazhdoni zotëri, më e thirrur me “Non Grata” nuk kam punë. Natën e mirë.

 

“Ka organizuar zhdukjen”/ Xhaxhai e akuzon për vrasjen e nipit, flet Endrit Dokle

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e shumë të kërkuarit, Ervis Martinajt. Policia është në kërkim të autorëve të mundshëm të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij, një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj, kishte krijuar kohë pas kohe.

FAIK MARTINAJ, xhaxhai i Ervis Martinaj

“Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle, i cili mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit”.

Mbështetur në dëshmitë e familjarëve dhe të akuzave që ata ngritën, grupi hetues mori në pyetje edhe Endrit Doklen.

Personi që sikundër del edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit, ka qenë objektiv i shënjestrës së Ervis Martinaj.

Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen e zhdukjes së Ervis Martinaj.

ENDRIT DOKLE

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj”.

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Më erdhi një mesazh nga Dubai

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e shumë të kërkuarit, Ervis Martinajt. Pas marrjes në pyetje të xhaxhait, Faik Martinaj, i cili nuk dha ndonjë të dhënë me rëndësi për grupin hetues, prokurorët morën ndërkohë në pyetje familjarë të tij.

I pari që u mor në pyetje ishte, Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj shkruan “News24”. Ky i fundit dëshmoi, se i kishte humbur kontaktet me të birin, natën kur në telefonin e vëllait të tij Faikut, kishte mbërritur mesazhi nga Dubai, nga miku që u donte të mirën.

Por babai i Ervis Martinaj, nuk thotë në dëshminë e tij, se në ç’mënyrë i mbante kontaktet me të birin, e shpallur në kërkim.

Ndërkohë që ai akuzon në dëshminë e tij në polici, Endrit Doklen dhe Nuredin Dumanin, për zhdukjen e të birit.

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj

“Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022. Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij. I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri dhe mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar.
Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi imi i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale”.

Por ndërsa familjarët e Ervis Martinaj, nuk japin më shumë shpjegime për jetën që bënte kohët e fundit, i afërmi i tyre, gjuetia e grupit hetues në kërkim të Ervis Martinaj, solli zbulime interesante mbi jetën e tij në arrati.

Detaje nga dosja/ U nxor në pritë, Ervis Martinaj dyshohet se u rrëmbye në Durrës dhe u vra

Detaje të bujshme dhe shumë të rëndësishme janë publikuar këtë të mërkurë nga dosja hetimore e të shumëkërkuarit të policisë, Ervis Martinaj.

Nëlajmin e konfirmuar për mediar, informacioni thuhet se erdhi nga një burim konfidencial dhe që pasonte një sërë atentatesh të rënda që kishin trazuar keq verën, ku në shënjestër të plumbave kishin qenë miqtë dhe njerëzit e afërt të Martinaj, linte të dyshohej se një femër misterioze, kishte nxjerrë në pritë Martinaj, ndërsa rrëmbimi mendohej se ishte kryer në Durrës.

“Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar”-thuhet në dosjen hetimore të publikuar në emisionin “Në shënjestër”.

Ky ishte informacioni i parë që lajmësi sekret u ofroi drejtuesve të policisë së shtetit. Emri i të cilit me shumë gjasa nuk do të bëhet i ditur kurrë, por që do të vinte në lëvizje policinë.

Në përpjekje për të hedhur dritë mbi atë çfarë mund të kishte ngjarë me Martinaj, forca të shumta operacionale zbarkuan në Fushë Kuqe të Kurbinit, aty ku deri më parë jetonte bosi tashmë i humbur i lojërave të fatit.

Ndërkohë në dyert e policisë së Kurbinit, trokiti edhe Faik Martinaj.

Xhaxhai i Ervis Martinaj, që po vajtonte ende humbjen në atentat të nipit të tij, Brilantit, kohë kur mori në telefonin e tij, një tjetër lajm tronditës, atë të zhdukjes së nipit tjetër të tij, Ervis Martinaj.

Lajmi e shtyu që më 10 gusht, t’i drejtohej komisariatit të policisë Kurbin për të kallëzuar mesazhin, që linte të tregohej se diçka e keqe i kishte ndodhur djalit të vëllait të tij, të famshëm në botën e krimit.

Sipas Faik Martinaj, ajo që e bënte edhe më komprometues mesazhin, ishte fakti se lajmi vinte nga Dubai.

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme kundër krimit, dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka dhe jeton në Dubai, i cili më ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me Ervisin, por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen dhe gjendjen e tij” ka deklaruar xhaxhai i Ervis Martinaj.

Faik Martinaj, tha ndër të tjera në dëshminë e tij, se nuk kishte pasur kontakte me nipin e tij, qoftë edhe telefonike, që nga koha kur ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia.

Policia kishte dështuar disa herë në aksionet e saj për arrestimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Kjo për shkak se çdo lëvizje e forcave speciale RENEA, dyshohej se dekonspirohej nga vetë brenda radhëve të saj.

U tradhtuan nga era e fortë e barit, i riu shqiptar dhe italiani ndalohen nga policia

Një i ri shqiptar dhe një italian janë ndaluar nga policia, pasi efektivët vunë re një erë të fortë hashashi që vinte nga automjeti me të cilin ata po lëviznin.

Nga kontrolli i parë që bëri policia bashkiake, u gjetën 16 gramë hashash, sipas mediave italiane.

Agjentët më pas kontrolluan shtëpitë e dy të rinjve dhe në garazhin e makinës, një Audi A7, u gjetën rreth 2.6 kg hashash të ndarë në 26 pako, si dhe 23 thasë me ushqyes për kanabisin, THC. Brenda shtëpisë u gjet edhe një sasi e vogël droge. Gjithashtu, janë sekuestruar 790 €, një scacciacani (riprodhim i një pistolete Beretta FS 98) me të shtëna përkatëse, një shufër dhe një thikë.

I riu, i cili akuzohej për të gjithë drogën e sekuestruar, u la në arrest shtëpie. Po vijojnë hetimet për përfshirjen e subjekteve të mëtejshme aktive në prokurimin dhe tregtimin e lëndës narkotike dhe për burimet e furnizimit të saj.

FMN i kërkon qeverisë të mbrojë shtresat e varfra nga rritja e çmimeve

Në përfundim të vizitës së tij të parë në Shqipëri, Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Bo Li u shpreh se gjatë takimeve të tij zyrtare u kërkoi drejtuesve të institucioneve ekonomike të mbrojnë të varfërit nga kriza e rritjes së çmimeve nëpërmjet mbështetjes së përkohshme fiskale.

“Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimi i kushteve financiare dhe dobësimi i mjedisit të jashtëm. Ekziston nevoja për të mbrojtur të pambrojturit nga rritja e kostove të jetesës nëpërmjet mbështetjes fiskale të përkohshme dhe të shënjestruar mirë.

Ai u shpreh gjithashtu se një pikë e rëndësishme e takimeve të tij me Guvernatorin Sejko dhe ministren Ibrahimaj ishte nxitja e potencialit të rritjes së Shqipërisë dhe konvergjenca e të ardhurave me BE-në.
“Ne diskutuam gjithashtu politikat për të nxitur potencialin e rritjes së Shqipërisë dhe konvergjencën e të ardhurave me BE-në dhe u kërkova autoriteteve të vazhdojnë me finalizimin dhe zbatimin e një Strategjie të shëndoshë Afatmesme të të Ardhurave, tha ai.

Zëvendësdrejtori i FMN-së LI, vlerësoi stabilitetin e konsiderueshëm të Shqipërisë përballë sfidave të shumta të viteve të fundit, që sipas tij vjen nga reagimi i shpejtë i autoriteteve.

“Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë sfidave të shumta në vitet e fundit, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar.
Autoritetet i janë përgjigjur me shpejtësi goditjeve me barriera politikave të ndërtuara në të kaluarën.” U shpreh Li.

Kë akuzojnë të afërmit për zhdukjen e Ervis Martinajt, çfarë deklaroi i dyshuari

Por ndërsa grupi hetimor kërkon të gjejë shtigje të reja drejt zbardhjes të së vërtetës për zhdukjen e Ervis Martinaj, duket se humbja e tij pa gjurmë, është e mbuluar nga një tis mjegulle që vazhdon të qëndrojë pezull mbi ngjarjen.

Ndërsa Policia është në kërkim të autorëve të mundshëm të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij, një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj, kishte krijuar kohë pas kohe.

FAIK MARTINAJ, xhaxhai i Ervis Martinaj

“Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle, i cili mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit”.

Mbështetur në dëshmitë e familjarëve dhe të akuzave që ata ngritën, grupi hetues mori në pyetje edhe Endrit Doklen.

Personi që sikundër del edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit, ka qenë objektiv i shënjestrës së Ervis Martinaj.

Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen e zhdukjes së Ervis Martinaj.

ENDRIT DOKLE

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj”.

Sipas dosjes hetimore të siguruar ‘Në Shënjestër’, shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë, në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi. Vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës.

Ndërkohë që nga data 9 gusht, koha kur ai shfaqet në Tiranë dhe deri më 10 gusht që përkon me kallëzimin për zhdukjen e tij, nuk ka asnjë provë të ekzistencës së tij.

Për fatin e një personazhi jo të zakontë, por për atë, të të ashtëquajturit Mbreti shqiptar i ‘Lojërave të Fatit’, ‘mbretit’, të cilin tashmë të gjithë janë vënë në kërkim, të etur për të ditur fundin e tij, për të cilin tanimë, që nga data 11 gusht 2022, ka të regjistruar edhe një vepër penale për rrëmbim personi.

Ndërkohë që në të gjithë këtë histori, ato që nuk kishin si të mungonin, janë padyshim, teoritë konspirative.

Ato që rrethojnë gjithmonë personazhe të tillë, në të gjallë dhe në ikje të tyre nga kjo botë, ku një ndër këto teori është edhe ekzistenca e një video, në pamjes e së cilës shfaqet trupi i copëtuar i Ervis Martinaj.

Një video që thuhet se qarkullon dorë më dorë, por që askush deri më sot nuk e ka parë, as vetë autoritetet ligjzbatuese, që të mund të konfirmonin vërtetësinë e saj.

Por ndërkohë që politika heshti gjatë, për zhdukjen misterioze të Ervis Martinaj, i pari që do të rihapte këtë temë do të ishte kryeministri Rama.

i cili mesa duket i lodhur nga saga e përgjakshme e verës së atentateve nëpër rrugët e Shqipërisë dhe telenovela më e fundit me në qendër personazhin e Ervis Martinaj, u kërkoi drejtuesve të policisë ta gjenin të gjallë ose të vdekur personazhin më të shumëpërfolur të momentit në Shqipëri.

EDI RAMA

“Është e papranueshme që për javë të tjerë ekranet shqiptare janë bërë si BB i kronikës së zezë, jo u vra jo nuk u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga Drejtësia, dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj-lloj legjendash me luanë, bamirësia, oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar dhe Policia e Shtetit nuk di ta thotë ore u vra apo nuk u vra, kush e ka penguar ta thotë Policia e Shtetit nuk di ta thotë akoma u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë të vërtetën. Nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”.