Aplikacion
Pas ndarjes së saj nga Pete Davidson, Kim Kardashian është shfaqur në një intervistë ndryshe.
Përpos jetës së “lumtur” si beqare, ylli televiziv tregoi edhe një rast sa komik edhe të vërtetë, përballë James Corden në ‘The Late Late Show’.
Kim rrëfeu një rast kur ishte ftuar për një fotoshoot me stilistin Karl Lagerfeld.
Pronarja e “Skims”, e cila në atë kohë ishte në muajin e tetë të shtatzënisë me North, shkoi në Paris për xhirimet, ku kishte dëgjuar se si shpërblim do t’i dhuronte një çantë të mrekullueshme.
Ajo i tha James: “Kështu që isha shumë e emocionuar dhe ëndërroja se çfarë çantë do të më jepte. Por unë isha në xhirim dhe ai vjen disa orë më vonë, së bashku me Kris Jenner.”
“Kris ishte zbukuruar nga koka tek këmbët me Channel, kështu që ai bie në dashuri me të.”
Me përfundimin e sesionit fotografik, Kim ishte në pritje të dhuratës së saj, por ndodhi ajo që nuk ia merrte mendja.
“Mendova, ky është momenti. Ai do të më japë çantën. Ai më kalon mua dhe ia dorëzon mamasë sime dhe unë hyra në tualet, fillova të qaja në mënyrë histerike!”
Kim shpjegoi se një arsye pse ishte mërzitur kaq ishte sepse kishte planifikuar t’ia jepte vajzës së saj North, me të cilën ishte shtatzënë në atë kohë. Kris tani e di se cilat ishin qëllimet e Kim me çantën – dhe ata kanë bërë një marrëveshje .
Kim tha: “Kështu që mamaja ime ka një dispozitë në testamentin e saj që North të marrë çantën kur – Zoti na ruajt – ajo të vdesë.”
Ajo mund të qeshë me historinë e çantës tani – por Kim e bëri shumë të qartë se në atë kohë kishte qenë shumë e inatosur me të ëmën.
280 mijë € një operacion, Kryemadhi: Edhe seksin të kisha ndryshuar nuk do kisha paguar aq
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mohuaer akuzat e ngritura nga avokati Idajet Beqiri se ka harxhuar 286 mijë euro për një ndërhyrje estetike në San Marino.
Gjatë një ndërhyrje në emisionin “Opinion” ajo tha se akuzat janë politike dhe se nuk bëhet fjalë për harxhimin e një shume të tillë.
Ajo tha se shuma ka qenë shumë më e vogël dhe ajo është përdorur për ndërhyrje shëndetësore dhe jo estetike.
“Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”, tha Kryemadhi.
Masakra me 86 viktima në Francë, shqiptarja Enkeledja Zaçe: Nuk kam shitur armë…Enkeledja Zaçe, e vetmja grua e akuzuar në ngjarjen e rëndë të 14 Korrikut 2016 në Francë, vijon të mohojë akuzat se ishte e përfshirë në sulmin që i mori jetën 86 personave. 48-vjeçarja me origjinë shqiptare, nënë e tre fëmijëve, u arrestua më datën 17 Korrik për t’u ndjekur penalisht më pas, ndërsa ende vijon gjyqi për të faktuar fajësinë e saj.
“Unë kurrë nuk kam shitur armë, nuk kam qenë kurrë në këtë organizatë. Unë kam punuar gjithmonë në Francë, në një sallon për pastrimin e ushqimit. Babai dhe nëna ime vdiqën, më lanë trashëgiminë. Doja të kisha një jetë familjare si gjithë të tjerët, por jeta ime ndryshoi. Kur kjo ndodhi, humba gjithçka, gjithçka. Kam humbur gjithçka”, mësohet të ketë thënë ajo para gjykatësit.
Ndonëse Zaçe ka mohuar përfshirjen, dy nga tetë të akuzuarit e tjerë, Ramzi Arefa dhe Artan Henaj kanë deklaruar se ajo ishte e pranishme më 12 Korrik 2016, kur u dorëzua pistoleta e përdorur nga vrasësi në mbrëmjen e atentatit në Nice. Gjithashtu dyshohet se ajo ishte aty dhe më 13 Korrik për dorëzimin e kallashnikovit dhe në dorëzimin e armëve të tjera.
Enkeledja që u largua nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare, vazhdon të deklarojë pafajësinë e saj, megjithëse rezulton e përfshirë edhe në trafikun e drogës. Më 15 Qershor 2018, ajo u burgos në qendrën e paraburgimit në Nice për më shumë se 5 muaj. Në Itali nuk është e panjohur për shërbimet e policisë pasi hetuesit vërtetuan se ajo ishte e përfshirë në trafikun e klandestinëve.
Akuza për trajtime estetike në San Marino, Kryemadhi: Jam kuruar për zemrën dhe kancerin
Deputetja Monika Kryemadhi ka mohuar akuzën e çuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, për 280 mijë euro shpenzime për trajtime estetike në një klinikë në San Marino.
Kryemadhi tha se Swifti i llogarisë bankare që paraqet avokati i përket një servisi në Romë, ndërsa ajo vetë pohoi se ka shkuar në klinika jashtë, por për të trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës.
Pjesë nga biseda në Opinion
Kryemadhi: Zoti Fevziu, ju jeni çun Tirone dhe të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë.
Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.
A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino.
Fevziu: Ju nuk qenë në atë klinikë?
Kryemadhi: Unë kam qenë në klinikë…
Fevziu: Në datën që flitet?
Absolutisht! Është përdorur swifti i një servisi në Romë. Sëifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një sëift tjetër.
Yll Limani do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”? Ja e vërteta“Big Brother VIP Kosova” është kryefjala e momentit dhe për këtë reality-show, po përflitet kudo. Së fundmi, Alaudin Hamiti ishte i ftuar në “Podcast Lifestyle” me Gonxhen ku foli paksa për pjesëmarrësit në “BBV”.
Ndër të tjera, ai u ndal edhe te emri i Yll Limanit, që në fakt është lakuar shumë.
“Yll Limani është një prej atyre që e adhuron këtë format. Sa herë kemi fol me Yllin ka thënë nëse skisha pas koncerte nvend që kisha ardhë, isha hi po s’di a me lajnë shpija”, tha Hamiti.
Jo vetëm kaq por moderatori u ndal te një periudhë të vështirë që ka kaluar më herët. Alaudini tregoi se nuk e priti mirë kur u diagnostikua me diabet.
Moderatori tha se tashmë ushqehet mjaft mirë si dhe ka nisur palestrën.
“Pasi i bëra 40 vite vendosa të bëj një një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë or kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet. Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalur më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja. Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha. Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër.”– theksoi moderatori.
Deklarata e deputetit: Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë mbrëmë urdhër-arreste për tre oligarkë
Deputeti demokrat Dash Sula ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se mbrëmjen e djeshme, 14 shtator, Prokuroria e Tiranës ka prerë tre urdhër-arreste për tre oligarkë, të cilët kanë ndërtuar pa leje.
Mirëpo, sipas asaj që deklaroi vetë Sula, këto urdhër-arreste janë kthyer mbrapsht për shkak të presionit që i është bërë organit të akuzës. Deputeti i PD ka sfiduar Prokurorinë e Tiranës që të dalë me deklaratë dhe të përgjënjeshtrojë lajmin.
“Le ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës. Mbrëmë kanë dalë tre urdhër-arresti për tre oligarkë që kanë ndërtuar këtu pa leje, nga Prokuroria e Tiranës. Dhe janë tërhequr të tre urdhër-arrestet. Nuk po ua them emrat, dhe mund t’i merrni vesh dhe t’i kuptoni.
Tre urdhër-arresti ka tërhequr Prokuroria e Tiranës mbrapsht. Se i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës, që personat të cilët kanë bërë shtesa kati këtu, oligarkë, nuk janë arrestuar. Kjo është e vërteta që ta dini”, u shpreh Dashnor Sula, deputet i PD.
Deri tani, është njoftuar publikisht konfiskimi i dy ndërtimeve në Njësinë e Farkës. Është konfiskuar një pallat i ndërtuar i gjithi pa leje, sipas Qeverisë, në pronësi të biznesmenit Lul Morina. Ndërkohë, është bllokuar dhe një kompleks tjetër, po në këtë zonë, në pronësi të biznesmenit Pllumb Salillari.
Banka nuk i dha paratë/Gruaja futet e armatosur për t’i grabitur: Do të shpëtoj motrënNjë grua në Liban është cilësuar si një heroinë nga populli i saj, pasi u fut në një bankë e armatosur për të grabitur paratë që në fakt i kishte të sajat.
Gruaja e ndërmori këtë veprim për të siguruar në këtë mënyrë para për të motrën që kishte sëmurë, ndërsa autoritet e kanë shpallur në kërkim. Sipas nbcnews.com, paundi libanez ka rënë gjatë tre viteve të fundit, duke rezultuar në kufizime në banka dhe qytetarët tani lejohen të tërheqin vetëm deri në 800 dollarë në muaj.
Kështu Sally Hafez hyri në bankë dhe tha se donte të merrte para që ishin të sajat, në mënyrë që tw paguante faturat e motrës sw saj, e cila është në spital me kancer.
“Unë jam Sally Hafez, kam ardhur sot për të rikuperuar paratë e motrës sime që po vdes në spital”, tha ajo në një video të postuar në rrjetet sociale. Ajo shtoi se “nuk jam këtu për të vrarë e as për të vënë zjarr… Jam këtu për të kërkuar atë që më takon.
Gjithashtu, në një intervistë që dha për një media lokale pas veprimit të saj, Sally Hafez thotë se mori rreth 13,000 nga depozitat 20,000 euro të familjes së saj në bankë. Shpenzimet mjekësore të motrës së saj arrijnë në 50 mijë euro, sqaron ajo.
Sipas një korrespondenti të AFP në terren, një pistoletë u gjet në tokë. Sally Hafez shprehet se ishte një lodër plastike e marrë hua nga nipi i saj. Sally dhe bashkëpunëtorët e saj të dyshuar arritën të arratiseshin përmes një dritareje përpara se të arrinte siguria. Grabitja zgjati më pak se një orë.
Ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal ka përfunduar në radarët e prokurorëve federalë amerikanë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveri të tjera të huaja.
Në një artikull investigues të “BuisnessInsider”, thuhet se Charles McGonigal kishte ndikim edhe në vende ballkanike si Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi.
Por ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, artikulli përmend vetëm kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si personi që kishte lidhje të afërta me Charles McGonigal, madje së bashku kishin lënë që të zhvillonin edhe një takim, ku do të venndosnin edhe mënyrën se si do të bënin biznes.
Sipas një e-maili të rishikuar nga kompania mediatike, McGonigal përdori adresën e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një firme amerikane. Kjo e fundit, ishte menduar për t’u kontraktuar për një nismë kundër korrupsionit.
“Por mësohet se prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe ndonjë “pagesë apo dhuratë” që i është dhënë nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. McGonigal përdori letrën e tij zyrtare të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim biznesi me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një emaili të rishikuar nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të emailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një amerikani. Firma që kryeministri po mendonte të punësonte për një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë. Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe dhe asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me firma. dhuratat, pagesat, rimbursimet e udhëtimit përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna,”-shkruhet në artikull.
ARTIKULLI I PLOTË:
Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për kontaktet e fushatës së Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.
Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga “Insajderi”, avokatët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe që shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së në Neë York City. Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte.
Por dëshmitarët e marrë nga Insajderi kanë bërë me dije se qeveria, pjesërisht, po shqyrtonte marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus i cili ishte në qendër të akuzave se Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.
Thirrja, e lëshuar në nëntor, kërkon të dhëna në lidhje me McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov tha në një dosje të veçantë se McGonigal e kishte ndihmuar atë të “lehtësonte” një hyrje midis Spectrum dhe ndihmësit të Deripaska.
Në dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi në prezantimin e ndihmësit me Kobre & Kim, një firmë ligjore në Nju Jork që është e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen me dyshimin për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”.
Shestakov, i cili është identifikuar në panelet televizive si një ish -zyrtar i ministrisë së jashtme sovjetike dhe ish- shefi i shtabit të ambasadorit sovjetik në Kombet e Bashkuara. Ndonëse nuk do të kishte qenë domosdoshmërisht e paligjshme që McGonigal të punonte në emër të Deripaskës, moszbulimi i aktiviteteve të mbuluara nga Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, si lobimi dhe marrëdhëniet me publikun, dënohet me gjobë 250,000 dollarë dhe deri në pesë vjet burg.
Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018 dhe u akuzua për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni.
“Nëse McGonigal ngatërrohet në ndonjë formë apo formë me Deripaskën, kjo më duket si e pahijshme, për ta thënë me mirësjellje”, thotë Tim Ëeiner, autori i “Armiqtë: Historia e FBI”.
As McGonigal dhe as ata me të cilët ai përmendet se kanë të bëjnë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga Insajderi.
“Ne nuk mund të japim një deklaratë në këtë moment,”-tha një përfaqësues për Kobre & Kim.
Nuk është e qartë nëse McGonigal është një objektiv i hetimit të jurisë, apo thjesht një subjekt, aktivitetet e të cilit janë disi të lidhura me të. Dhe nuk ka asgjë në dokumentet e gjykatës apo diku tjetër që të sugjerojë se McGonigal u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë hetimit të FBI-së për fushatën e Trump. Por materialet e kërkuara në thirrjen e dëshmitarit ngrenë pikëpyetje nëse një agjent i lartë i FBI-së mund të ketë përgjuar lidhjet që ai ka bërë gjatë viteve të shërbimit të tij publik për përfitime private – një praktikë shumë e zakonshme midis të brendshëmve të Uashingtonit. Dhe çfarëdo qofshin veprimet e McGonigal, fakti që ai është përfshirë në një hetim të jurisë së madhe është shumë i pazakontë. Sipas një ish-zyrtari të lartë në Departamentin e Drejtësisë, i cili kërkoi të mos identifikohej, prokurorët pothuajse kurrë nuk i konsiderojnë akuzat kundër dikujt kaq të lartë në FBI.
Shqyrtimi federal i McGonigal është i habitshëm duke pasur parasysh punën e tij në FBI. Para daljes në pension të tij në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e ËikiLeaks ndaj Chelsea Manning, arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar dhe drejtoi kërkimin për një ‘çimkë’ kineze brenda CIA-s. Në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik, McGonigal po shërbente si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington.
Në atë cilësi, ai ishte një nga zyrtarët e parë që mësoi se një zyrtar i fushatës së Trump ishte mburrur se rusët kishin të dhëna lidhur me Hillary Clinton, duke ndezur hetimin e njohur si Operacioni “Crossfire Hurricane”. Më vonë atë vit, drejtori i FBI-së, James Comey promovoi McGonigal për të mbikëqyrur operacionet e kundërzbulimit në Nju Jork.
Por mësohet se prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe ndonjë “pagesë apo dhuratë” që i është dhënë nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. McGonigal përdori letrën e tij zyrtare të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim biznesi me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.
Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një emaili të rishikuar nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të emailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një amerikani. firma që kryeministri po mendonte të punësonte për një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.
Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe dhe asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me firma, dhurata, pagesa, rimbursime udhëtimesh përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna.”
Që kur u largua nga FBI, McGonigal ka vazhduar të tregtojë ekspertizën e tij në kundërzbulim. Në vitin 2020, muaj pas ndihmës së raportuar të tij për ndihmësin e Deripaskës, ai u shfaq në një panel në Këshillin Atlantik, ku dënoi korrupsionin e shërbimeve të sigurisë ruse.
Profili i McGonigal në LinkedIn thotë se ai është nënkryetari i lartë i “sigurisë globale dhe sigurisë së jetës” në Brookfield Properties, një kompani shumë miliarda dollarëshe e pasurive të paluajtshme në Nju Jork. Por ky informacion, me sa duket, është i pasaktë.
“Charlie McGonigal nuk është më me Brookfield”, tha Andreë Brent, shefi i komunikimit i Brookfield, për Insider. McGonigal u largua nga kompania, shtoi ai, në fillim të janarit – pikërisht kur dëshmitarët ishin planifikuar të dilnin para jurisë./businessinsider.com
I bënë atentat, por ia hodhi pa asnjë gërvishtje/ Kjo është limuzina që i shpëtoi jetën Putinit
Presidentit rus Vladimir Putin ishte shënjestra e një atentati së fundmi, teksa makina e tij ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve të deritanishme, lideri rus arriti të shpëtonte pa asnjë gërvishtje dhe kjo vetëm falë limuzinës së tij, e cila është kthyer në një kështjellë të vërtetë.
Limuzina e Vladimir Putin është prodhuar nga Aurus, e cila është një nga prodhuesit e rinj të makinave ruse dhe është themeluar nga një grup investitorësh në bashkëpunim me qeverinë. Arsyeja kryesore e ekzistencës së saj ishte zhvillimi i një makine për Presidentin Putin dhe bashkëpunëtorët e tij. Në një fazë të dytë, kjo makinë e veçantë mund t’u shitej biznesmenëve dhe oligarkëve të pasur rusë.
Dizajni i mjetit ka huazuar shumë elemente nga Rolls Royce dhe ka një motor V8 turbo të dyfishtë 4.4 litra që është zhvilluar në bashkëpunim me Porsche. Mjeti është i pajisur edhe me një motor elektrik, me fuqi të kombinuar rreth 600 kuaj fuqi, duke arritur shpejtësinë 0-100 km/h për më pak se 6.0 sekonda.
“Nuk e nënvlerësuam Erzenin”! Flet Telushi: Do doja të luaja më shumë minutaPartizani kërkon ta kalojë sa më shpejt dhimbjen e humbjes ndaj Erzenit në kampionat dhe për ta bërë këtë i duhet të mundë Kukësin në transfertë të hënën e ardhshme.
Prej dy ditësh të kuqtë vijojnë përgatitjet, teksa para kësaj ndeshjeje ka folur një nga senatorët e skuadrës, Bruno Telushi. Për mediat ai shprehet se Kukësi është një rival i fortë, pavarësisht ecurisë në start, teksa kërkon të mos e bëjë dramë ndeshjen e humbur ndaj shijakasve.
Si është atmosfera në skuadër pas humbjes së fundit?
Vijmë pas një ecurie të mirë, pavarësisht ndeshjes së fundit që kemi humbur. Ndeshjet e ardhshme duhet të tregojmë vlerat tona, të tregojmë se dimë të reagojmë pas humbjes dhe të vazhdojmë të qëndrojmë në vendin e parë në klasifikim.
A e keni analizuar humbjen me Erzenin, ku mendoni se u gabua?
Kemi parë disa momente nga ajo ndeshje, e kemi diskutuar dhe me njëri-tjetrin ne çunat, presim për ta bërë analizën e asaj ndeshjeje. Mendoj se bëmë një lojë të mirë pavarësisht rezultatit. Dihet tashmë që në futboll janë të mundshme të gjithë rezultatet. E rëndësishme është që ne bëmë një ndeshje të mirë dhe kjo humbje na bën mirë për të na ulur me këmbë në tokë. Nuk e kemi marrë lehtë, sepse po ta kishim bërë këtë, nuk do të shkonte ashtu mënyra se si luajtëm, mund të them edhe çështje fati për ato raste që humbëm, por ky është futbolli dhe ndodh.
Ju pret një kalendar i vështirë në letër. I druheni?
Kalendarin nuk e shohim aspak. Çdo ndeshje të radhës e konsiderojmë ndeshje të fortë. E vlerësojmë 100% për të arritur fitoren. Nuk na tremb fare kalendari. Që nga ndeshja që do të luajmë tani është e radhës dhe do të japim maksimumin, kaq.
E ka tronditur Partizanin ajo humbje ndaj Erzenit?
Nuk jemi tronditur aspak, kemi bërë tri ndeshje të mira, një e kemi humbur dhe tri të tjerat i kemi fituar. Është rezultat negativ në ndeshjen e fundit, por loja ishte e mirë. Nuk po them se jemi të kënaqur nga kjo, sepse normalisht që humbja na ka mërzitur, humbja ndonjëherë të bën të punosh më fort për më tej.
Si po ecën skuadra nën drejtimin e Kolelës, çfarë ka ndryshuar?
Trajneri Kolela po bën një punë të mirë, unë dua të falënderoj edhe profesor Tanin, që tashmë nuk është më pjesë e klubit. Me ardhjen e Kolelës grupi është goxha i mbledhur dhe pozitiv. Gjithsecili jep maksimumin, jemi shumë të qetë te kjo pjesë. Kolela na jep shumë qetësi dhe të vazhdojmë përpara.
Luani ndaj Kukësit, që vjen pas vështirësish në fushë dhe zëvendësimit të trajnerit. Si e prisni këtë ndeshje?
Unë mendoj se Kukësi është një ekip i mirë, pavarësisht klasifikimit, sepse është nisja e kampionatit. Ne e vlerësojmë dhe do të shkojmë për të dhënë maksimumin.
Cilin nga ekipet e tjera e shihni si favorit për titullin?
Partizani luftën e ka me veten, favorit ka shumë ekipe, nuk dua t’i përmend fare, por nëse ne do të zvogëlojmë problemet tona, mendoj se do të na bëhet më e lehtë rruga për te titulli.
Partizani vuan ndaj skuadrave të lehta në letër, sepse mbyllen mbrapa. Mos e keni më të lehtë me skuadrat e mëdha për të shkuar te goli?
Ndaj nesh skuadrat e vogla kanë motivim shumë më të madh se normalisht. Gjithashtu, me një rival direkt edhe ne shtrëngohemi më shumë, pavarësisht se rastet për ta kthyer ndeshjen i patëm edhe me Erzenin, por nuk shënuam.
Sa i kënaqur është Partizani me nëntë pikë pas tri ndeshjesh dhe a e ndjeni veten favoritë kryesorë?
Ecuria ka qenë shumë e mirë. Të gjithë çunat kanë bërë mirë, pavarësisht ndeshjes së fundit që nuk dua ta bëjmë si dramë, sepse është futboll. Mendoj se kemi bërë një start të mirë dhe jemi në rrugën e duhur për të vazhduar përpara. Partizani është fanellë shumë e rëndë dhe gjithmonë nis kampionatin për të dalë kampion dhe këtë nuk mund ta mohojmë dot.
Vini nga një dëmtim i rëndë, por keni ardhur në formë optimale. Do të donit të kishit më shumë minuta në këmbë në këtë start?
Është e vërtetë, jam rikthyer nga një dëmtim. Për pjesën e minutave normalisht çdo lojtar kërkon të luajë më shumë, por kjo është një pjesë që i takon profesorit. Vendos ai se kush e luan nga minuta e parë dhe nuk mund të them më shumë. Unë me kaq jam i kënaqur, pres akoma më shumë nga vetja ime dhe shpresoj ta ndihmoj sa më shumë ekipin.
Tashmë keni një shtëpi tuajën. Sa e ndihmon kompleksi Partizanin?
Na ndihmon jashtëzakonisht shumë, sepse më në fund jemi në shtëpi. Më parë kemi qenë pak të lëvizur sa këtej, sa andej, për të gjetur terrene. Tani jemi në shtëpinë tonë, na jep tjetër ndjesi dhe ndihemi shumë rehat për këtë. Patjetër do të na ndihmojë edhe në ecurinë në kampionat./ Panorama Sport