Aplikacion
Në fillim të vitit 1998, Ben Qimja rikthehet në Fier si emër i rëndësishëm.
Ai kishte kapacitetet për tu përballur me grupin e të paprekshmit “Sel Çami”. Në vitin 1998, në qendër të qytetit të Fierit ekzekutohet teksa udhëtonte me makinë vëllanë e tij Vladimir Hasani.
Viktima ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Enver Isufit në vitin 1994. Ngjarja nuk u zbardh kurrë. Pjesëtarët e grupit të tij nuk mund të ishin të sigurt as jashtë kufijve. Në vitin 2001, ekzekutohet në Spanjë Pajtim Yzeiri. Mendohet se ky shtetas ishte i përfshirë në vrasjen e babait të Ben Qimes në vitin 1994.
“Unë duke ndjekur në Fier histori apo konflikte që kanë zgjatur me dekada kam kuptuar që veprojnë Ndryshe, kanë mënyrë më fine, mos bien shumë në sy por edhe mos humbasin hierarkinë”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.
Në atë kohë dyshimet për vrasjen në Spanjë u drejtuan tek Julian Isufaj, djali i xhaxhait të Ben Qimes. Disa muaj pas ngjarjes së Spanjës, Julian Isufaj do të ishte viktimë e një atentati brutal në qendër të Fierit.
Në 25 Mars të vitit 2002, ai kishte ndalur mjetin pranë sheshit të njohur “valuta”. Paralel qëndron një veturë nga ku zbret një person që hap zjarr me kallashnikov. Isufaj ndërron jetë në vend. Aksidentalisht vritet edhe kambisti Esat Tare ndërsa mbetet i plagosur një kalimtar rasti dhe Bledar Kastrati, që shoqëronte Isufajn.
Referuar dosjes hetimore, dëshmitarët identifikuan si autor Selami Hasanin, Pëllumb Yzeirajn dhe Kujtim Hasanbashën. Dëshmia kyç ishte ajo e Bledar Kastrati.
“Juliani kthen kokën nga dëshmitari dhe i trembur i thotë ‘Pëllumbi’. Në këtë kohë dëshmitari shpjegon se i pandehuri Pëllumb Yzeiraj ka qëlluar tre breshëri automatiku të ndara drejt tij dhe Julian Isufit. Pas këtij momenti dëshmitari ka parë edhe të pandehurin Selami Hasani”.
Pas ngjarjes, Sel Çami mendohet se u arratis në Itali ku qëndroi për disa vite. Ai ishte kthyer në Fier pas vitit 2005. Disa operacione për arrestimin e tij dështuan.
Pas dhjetëra aksionesh të dekonspiruara në 7 vite, Hasani u prangos në 12 Gusht të vitit 2009 nga forcat speciale. Policia e kishte rrethuar Hasanin në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në Fier. Atij iu gjetën edhe 2 pistoleta. Edhe pse ishte dënuar me 25 vite burg, ai la qelitë në fund të vitit 2021, pas vetëm 11 vitesh në qeli për vrasjen e Julian Isufajt./ Top Channel
VIDEO | Bayern i frikshëm, Barcelona e pëson sërish, Lewandowski hija e vetëvetes…Bayern Munich zgjati serinë e fitoreve në Champions League kundër FC Barcelona në pesë fitore radhazi me një paraqitje të jashtëzakonshme të pjesës së dytë për të triumfuar 2-0.
Kjo është humbja e parë e Barçës që në
maj, duke i dhënë fund serisë së tyre të 14 ndeshjeve pa humbje.
Rikthimi i sulmuesi Robert Lewandowski në Mynih, nuk rezultoi ashtu siç ai do të donte.
Miqve iu deshën më pak se 10 minuta të vendosin forcën e tyre, siç e detyroi ylli i mesfushës Pedri, Manuel Neuer të bënte në një pritje të shkëlqyer.
Bayern iu afrua golit me Marcel Sabitzer pas gjysmë ore lojë kur gjuajtja e tij kaloi ngjitur me shtyllën e majtë.
Në pjesën e dytë Bayern, ndryshoi marsh dhe shënoi dy herë brenda katër minutash 50’, 54’.
Fillimisht ishte Herandez me kokë dhe më pas Sane, që e vendosi fitoren në kasafortë. /zoom.al/
Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate:
Skandali me inceneratorët/ LSI nxjerr emrin e gruas të Ben Blushit: Pjesë e aferësBriseida Shehaj, koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion në Partinë e Lirisë ka publikuar në emisionin “Opinion” një faturë që sipas saj, tregojnë lidhjet mes disa kompanive për aferën korruptive te inceneratorët.
Shehaj ka hedhur akuza të forta ndaj pronarëve të kompanisë dhe qeverisë se nëpërmjet skemave të ndryshme kanë vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Mes të tjerave ajo ka nxjerrë edhe emrin e Eva Blushit, Bashkëshorte e Ben Blushit, e cila sipas saj është pjesë e aferës duke krijuar kompani fantazmë së bashku me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.
“Zotëria italian është pronar te inceneratorët. Ky i paguan faturat e mirëmbajtjes së faqes së kompanisë së krijuar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi në Bullgari.
Paratë tona janë të vetmet para që janë marrë nga inceneratorët. Kjo kompania nuk lëshon faturën për dikë që nuk ka ligjërisht mudësi tek kjo pjesë. Kjo është një skemë për të marrë paratë, shihet në këtë faturë. Kontrata me 60 milionë euro nuk është vetëm e Zimbabve… Këto ti marrin prokuror e SPAK dhe të gjejnë lidhjen se si parët tona dhe këta njerëzit këtu, Ilir Deda dhe Mirel Mërtiri bashkëpunojnë. Paratë tona me firmën e këtij zotërisë këtu shkojnë në kompani të tjera dhe marrin taksat tona pa asnjë shërbim.
Si i kanë marrë paratë?
Të them unë si i kanë marrë. Këtu ke kontratën që është blerë 70 mijë euro dhe është faturuar qindra mijëra euro këtu tek ne. 100% të parave që marrin nga ne i merr ky, për Elbasanin i ka veshur thotë prokuroria, për SPAK është i ndershëm. Janë të lidhur me inceneratorët dhe është një skemë. Ajo skemë është kriminale dhe jo mashtruese. Të nxjerr faturat, këta jetojnë në Maltë në zonën më të lartë të Maltës”, tha Shehaj.
Fevziu gjen dosjen e Ibrahim Rugovës, 20 vite në përgjim nga Sigurimi i ShtetitPër 20 vite ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit.
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku duket me disa dokumente të Arkivës së Sigurimit të Shtetit në dorë.
Fevziu shprehet se Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, edhe pse ky i fundit deri në atë kohë kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri.
“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej. Kjo është një nga shembujt tipike si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84, dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet moderatori Fevziu në videon e publikuar ndërsa postimi shoqërohet me shkrimin:
“E rralllë. Së shpejti në ‘Opinion’. Në Arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentat se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri”.
Spiune apo…/Meghan Markle mbante një mikrofon të fshehtë në memorialin e Mbretëreshës?Diskutime të forta ka ngjallur paraqitja e Meghan Markle pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, në kështjellën Wnsdor ku përshëndeti njerëzit.
Kritikët po spekulojnë se Meghan Markle kishte një mikrofon sekret nën fustanin e saj ndërsa eci përmes turmës duke përshëndetur mijëra qytetarë që ishin mbledhur në kështjellë.
Megjithatë, burimet për “Page Six” kanë bërë me dije se kjo është e pavërtetë.
“Kjo është e çmendur dhe në fakt e dëmshme për të. Sigurisht që ajo nuk mbante mikrofon”, tha burimi i afërt me Markle.
Pyetjet erdhën pasi përdoruesit e Twitter vunë re një rrudhë në formë katrore në fustanin e ish-aktores së “Suits” ndërsa ajo ecte pranë Princit Harry, Princit William dhe Kate Middleton për të parë homazhet e lëna për Mbretëreshën e ndjerë. Disa njerëz thanw se Markle mund të kishte vendosur një mikrofon pasi mund të mblidhte materiale për dokumentacionin e saj në Netflix.
Një përdorues vuri në dukje formën dhe shkroi në Twitter, “Nuk mund ta besoj se ajo po e regjistron këtë. Ajo është thjesht një grua e poshtër dhe toksike. Shpresoj që Mbreti Charles t’i ketë thënë Harryt se nuk do të vijë në funeral.”
Megjithatë, të tjerë vunë në dukje se spekulimet ishin të papërshtatshme dhe ka të ngjarë të jenë të pavërteta.
Grida Duma reagon e revoltuar: Kjo është e papranueshme!Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në një emision televiziv komentoi situatën politike në vend dhe aksionin opozitar. Duma tha se Partia Demokratike pa asnjë dyshim duhet të jetë e bashkuar ndërsa shtoi se Rama lulëzon kur brenda selisë blu ka sulme mes njëri-tjetrit.
“Një nga arsyet pse kam njohur realitetin politik pas zgjedhjeve të 6 marsit, ka të bëjë me atë që PD duhet të jetë një dhe e madhe. E para gjë që më shtyn është kjo.
Një nga arsyet pse qëndroj në heshtje është se kam kuptuar qartazi që Rama është si një vampir, apo shushunjë që në një moment kur sheh se ka në publik thënie njëri kundër tjetrit brenda PD-së, ai lulëzon. Kjo është e papranueshme për mua”, tha Duma.
FOTO/ Kanë nisur jetë të re në Turqi, dedikim special i Icardit për WandanDedikim special nga Mauro Icardi për Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e ish-kapitenit të Interit.
Në Instagram, qendërsulmuesi ka dashur të falënderojë Wandën dhe ka bërë një postim. “Faleminderit, të dua” – shkruan futbollisti.
Javën e kaluar, e gjithë familja zbarkoi në Stamboll për aventurën e re të Icardit, i cili ka nënshkruar me Galatasaray.
Largimi i argjentinasit nga PSG ishte zgjidhja më e mirë e mundshme, duke qenë se lojtari nuk kishte më vend te kampionët e Francës.
Njihet si ‘djali i mirë’ por ja dy veset që ka Ylli LimaniYlli Limani është këngëtari i ri më me shumë fansa. Adhurues i mjaft vajzave (por edhe mamave të tyre), Ylli duket djali perfekt dhe i ëmbël.
Megjithatë edhe ai paska dy vese! I ftuar në episodin e fundit të “Prive” me Liberta Spahiun,këngëtari tha se veset e tij më të këqija janë dy:
1-Cigarja (Ylli mesa duket qenka duhanpirës)
2-Nuk i merr gjërat shumë seriozisht (për këtë e kam zili me thënë të drejtën)
“Profesorë krimi”, flet eksperti: Pse grupet e Fierit qëndrojnë në majëPista kryesore ku u përqendrua grupi hetimor për vrasjen e Dem Backës ishte konflikti i hapur që viktima kishte me Arben Isufajn, kreun e një prej familjeve më të fuqishme në Fier i njohur gjerësisht me nofkën “Ben Qimja”.
Gjithçka i ka fillesat në një episod të vitit 2017 kur Dem Backa me nipërit goditën me sende të forta “Ben Qimen”.
“Nëse do flasim ndonjëherë për cenimin e rendit në Fier nga zërat kriminalë, këto bëhen për një gjë të rëndomtë për sedrën..për sedër publike karshi të tretëve. Vetëm në ngjarjet e fundit kemi kuptuar që siguria e brishtë mes rivalitetit bandave vjen nga ky fakt”, u shpreh profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço.
“Përgjithësisht sundon teza po themi hakmarrje për shkak të një konflikti mëparshëm por këtë e vendosin organet hetimore, politikanët nuk duhen përfshirë po themi në gjykimin e rasteve se më shumë prishin po themi se ndreqin punë”, u shpreh Petro Koçi, Deputet i PS.
Policia e Fierit shpalli zyrtarisht në kërkim Arben Isufajn, edhe pse nuk kishte prova që ta lidhte me krimin vec indicies së konfliktit të vjetër. Ai shkoi vullnetarisht pranë Drejtorisë së Policisë së Fierit 48 orë më vonë.
Isufaj demonstroi forcën teksa u paraqit në polici i shoqëruar nga një eskortë me mjete të blinduara. Ai mohoi çdo lloj implikimi në krim. Menjëherë pas dëshmisë u la i lirë.
“Fieri u dallua me qytete e tjera. Pse? Në Fier ishin të qarta vijat e demarkacionit, mesa lagjeve, dhe brend lagjeve e mes fiseve. Dihej kosovarët janë këtu, tropojanët këtu, çamët këtu, pra ishin ndarë zonat e influencës”, u shpreh gazetari, Artan Hoxha.
“Respektohen në distancë bandat mes tyre në mënyrë perfekte, nuk e teprojnë mes tyre, dinë të kanalizojnë respketin në distanca e mos ti hyjnë në hak njëri-tjetrit, sa unë jam mahnitur, të funksiononte shteti si funksionon krimi organizuar në Fier do kishim shtet perfekt”, u shpreh Dritan Zagani, ish shef i antidrogës Fier.
“Ne i kemi quajtur profesorë me plot gojën se jo vetëm kanë dhënë dijen e kanë eksperimentuar gjithçka që ka zënë rrënjë në krim, por kanë mbajtur dhe paqen ,dhe ekuilibrat qoftë shqiptare qoftë rajonale e më gjerë”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
Në Fier kanë bazën dhe operojnë mbi 15 grupe të rëndësishme kriminale. Për shumicën prej tyre nuk është dëgjuar të flitet kurrë.
“Kam ndjekur ngjarje në Fier të personazheve që s’kanë foto, s’kanë pasur kurrë, s’ka pasur policia fotot të tyre, janë njerëz me duar në xhepa, të lirë, ndjekin familjet, bizneset, janë aty brenda dhe…ata kanë avantazh se askush s’ka qejf të merret me ta. Të merresh me ta është si të ngacmosh bishtin e luanit”, u shpreh gazetari, Artan Hoxha
“Ne e kemi studiuar organizatat e Vlorës e Fierit duke parë ngjashmëri, Vlora me Cosa Nostra dhe Fieri me Draghetan, pse? Vlora ka qenë e dhunshme shumë, vrasje gjyqtarësh, pengmarrje, ekspozim dhune. Fieri është shumë më i qetë, i kamufluar në veprimtari biznesi të mirëfillta”, u shpreh Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë.
Humbi kontrollin e motomjetit, plagoset 65-vjeçari në Potam të HimarësNjë aksident është regjistruar sot në Potam të Himarës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet S. G., rreth 65 vjeç, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Shtetasi S. G, po transportohet në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.