Aplikacion
Kompania ajrore me kosto të ulët “Wizz Air” është më e keqja në Mbretërinë e Bashkuar për vonesat e fluturimeve.
Dailymail ka publikuar një analizë të ekspertëve të fushës, ku konstatohet se nisjet e tij ishin mesatarisht më shumë se 14 minuta prapa planit në vitin 2021.
Sipas këtij studimi pas “Wizz Air” renditen kompani si “Tui Airways”, “British Airways” dhe “Virgin Atlantic”, ndërsa më mirë janë renditur “EasyJet” dhe “Ryanair”.
Nisjet e transportuesit hungarez në Mbretërinë e Bashkuar ishin mesatarisht 14 minuta e 24 sekonda prapa planit në vitin 2021, sipas analizës së të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Tui Airways – e cila çertron fluturime nga Britania e Madhe dhe Irlanda drejt destinacioneve në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut – shënoi përpikmërinë e dytë më të keqe, me një vonesë mesatare prej 13 minutash e 18 sekondash.
Kjo u pasua nga British Airways (12 minuta e 42 sekonda) – duke përfshirë filialin e saj BA CityFlyer – Virgin Atlantic (12 minuta) dhe Loganair (11 minuta e 30 sekonda).
Por dy linjat ajrore më të përdorura nga pasagjerët në Mbretërinë e Bashkuar, EasyJet dhe Ryanair – të cilat si Wizz operojnë në njëjtin model – ishin ndër performuesit kryesorë më të mirë për sa i përket përpikmërisë.
Dailymail ka publikuar fotot e pasagjerëve të “Wizz Air” në aeroportin e Luton të dielën pasdite në një radhë që përdoruesit e mediave sociale thonë se zgjati më shumë se një orë.
Ndërprerjet e fluturimeve të shkaktuara nga mungesa e personelit dhe kërkesa në rritje për udhëtime pas pandemisë ka pllakosur industrinë e aviacionit gjatë vitit të kaluar. Ndërsa pushuesit po përballen me radhë të gjata në aeroport, çmime të fryra të biletave dhe ndërprerje të konsiderueshme në planet e tyre të udhëtimit, analistët kanë zbuluar se disa linja ajrore kanë qenë më të mira në menaxhimin e rrëmujës se të tjerat.
EasyJet kishte vonesën e dytë më të shkurtër mesatare për fluturim prej katër minuta e 36 sekonda, ndërsa Ryanair ishte në vendin e tretë me gjashtë minuta e gjashtë sekonda. Vetëm transportuesi i flamurit i Irlandës Aer Lingus performoi më mirë, me një vonesë tipike prej vetëm tre minutash e 12 sekondash. Vonesa mesatare ishte tetë minuta e gjysmë për fluturim.
Zoom.al ka denoncuar në vazhdimësi problematikat që hasin pasagjerët që zgjedhin të udhëtojnë me “Wizz Air”, ku në linjat shqiptare vonesat shkojnë edhe me orë të tëra.
Nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur kompnia ka imbarkuar pasagjerët në bord dhe I ka lënë aty të presinpër një kohë të gjatë pa i plotësuar asnjë kusht dhe mbi të gjitha pa patur as ajër të kondicionuar, i cili në rastin e avionëve është një domosdoshmëri./Zoom.al
Shtetit i kanë rënë brekët, të dhënat e shqiptarëve kanë dalë në tregPër herë të dytë, brenda një harku kohor prej dy muajsh, Shqipëria ra pre e sulemeve kibernetike.
Më 15 korrik hakerat sulmuan sistemin e shërbimeve qeveritare, duke i nxjerrë ato për më shumë se dy javë jashtë shërbimit.
Herën e dytë, atë të para disa ditëve, hakerat sulmuan sistemin TIMS duke nxjerrë jashtë shërbimit të gjithë sistemin e kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në vendin tonë.
Jo vetëm kaq, por hakerat publikuan edhe pamje të sistemit të videoregjistrimit të sigurisë në aeroport, duke treguar se mund të godasin ku të duan dhe në çfarë kohe të duan.
Qeveria ndërsa akuzoi Iranin se ka sponsorizuar këto sulme kibernetike, u përpoq të qetësojë qytetarët se të dhënat e tyre ishin të sigurta dhe nuk ishin prekur.
Por hakerat e grupit “Homeland Justice” që kanë marrë përsipër sulmin, bënë të ditur sot se kanë nxjerrë në shitje databazën e plotë të e-Albania dhe sistemit TIMS, të vjedhura pas dy sulmeve kibernetike ndaj serverave të shtetit shqiptar.
Në rrjetin social Telegram, ata thonë se të dyja databazat janë në shitje për 0.025 Bitcoin secila, apo rreth 557 dollarë amerikanë.
Por më shumë se vlera e këtyre të dhënave, kjo në fakt është vlera e shtetit shqiptar, i cili edhe një herë tregoi se është shumë i dobët dhe se i kanë rënë brekët te këmbët.
Pra, kushdo, me afro 1 mijë dollar, mund të mësojë të dhënat e të gjithë shiptarëve, që nga ato të gjendjes civile, raportet mjekësore, sëmundjet, punësimi, targat e makinave e deri te të dhënat e tjera si pronat etj.
Këto nuk janë në fakt dy raste të izoluara siç pretendon qeveria shqiptare, e cila duke qënë e paaftë të mbrojtë të dhënat që shqiptarët i kanë besuar, mundohet të gjejë armiq të jashtëm.
Vetëm një vit më parë po kësaj qeverie i dolën të dhënat për bindjet politike të shqiptarëve ose siç njihet ndryshe skandali i patronazhistëve.
Duke përdorur databazën e plotë të e-albania, vetë Partia Socialiste kishte gjurmuar të gjithë shqiptarët dhe kishte krijuar për ta një regjistër për mënyrën sesi ata kishin votuar dhe si ishin të orientuar politikisht.
Në atë kohë partia-shtet u përpoq t’i jepte kurajo të gjitha patronazhistëve, duke u mburur se ata ishin asnjë aset për partinë, megjithëse kishin përdorur të dhënat që shqiptarët i kishin besuar në sistemin e shërbimeve qeveritare.
Nuk kaloi shumë dhe një tjetër skandal do të trondiste opinionin publik. Persona të ndryshëm kishin siguruar listëpagesat e të gjithë shqiptarëve që ishin të deklaruar në tatime.
Pra i madh e vogël mjaftonte të kishte një telefon me internet dhe në çdo kohë mund të shihte online sesa e kishte pagën kolegu i punës, komshiu, vëllai, apo burri.
Edhe në atë kohë, ashtu si edhe tani qeveria gjeti nja dy armiq, por ndryshe nga tani, ata ishin armiq të brendshëm dhe jo të jashtëm.
Vetëm pak ditë më pas në publik dolën edhe të dhënat për targat e makinave e të gjithë shqiptarëve. Sërish mjaftohej që të kishe akses në internet dhe fare lehtë mund të gjeje targën e makinës së kujdo në Shqipëri.
Pra në total bëhet fjalë për 5 raste të rënda, kur të dhënat e shqiptarëve kanë dalë në pazar, ndërsa qeveria, e paaftë për të mbrojtur sistemin, i është dashur të bëjë sehir dhe të justifikohet.
Por ndërsa herën e parë, apo edhe të dytën, justifikimi mund të ishte deri diku i kuptueshëm, tashmë që rrjedhja e të dhënave të shqiptarëve është bërë rrugë, kujtdo i lind e drejt të thojë se për çfarë na duhet ne një qeveri, e cila përveçse na vjedh çdo ditë me abuzimin e çmimeve që kanë shkuar në stratosferë, nuk arrin të në mbrojë as të dhënat që i kemi besur.
Skandali bëhet edhe më i mdh po të kemi parasysh se qeveria ka paguar me miliona dollarë apo euro për të ngritur një sistem sigurie, i cili në kuptimin e vërtetë të fjalës dështoi të na mbrojë.
Natyrisht që një qeveri e tillë e paftë mund të shërbejë për të psurur veten dhe at që I bëjnë fresk për çdo gjë, por nuk mund të jetë më një qeveri për shqiptarët, të cilët tashmë, falë paftësisë së saj kanë “dalë në treg” për vetëm 1 mijë dollarë./Zoom.al
“Nuk kishin kohë të përfundonin drekën”, rusët tërhiqen në panik, lënë pas tanke, armatime …Disfatat e ushtrisë ruse në Ukrainë kanë qenë të shumta sidomos kohët e fundit, me çlirimin e një sërë territoreve nga ushtria çlirimtare e Zelenskyt.
Tërheqja e Rusisë nga më shumë se 40 qytete dhe fshatra në rajonin e Kharkiv të Ukrainës është bërë një shfaqje publike poshtëruese për përpjekjet e luftës të Vladimir Putinit.
Një komandant ukrainas ka deklaruar se ushtarët rusë janë tërhequr me aq emergjencë, sa nuk kanë pasur kohë as të mbarojnë ushqimin të cilin ishin duke konsumuar.
Natyra e dëshpëruar dhe e nxituar e tërheqjes së trupave të Putinit, është vërejtur edhe në gjetjen e municioneve të shumta apo armatimeve që ushtarët lënë pas, nën nxitimin për tu larguar e për të mos u kapur nga ushtarët ukrainas.
“Aq e shpejtë ishte tërheqja ruse, ata nuk patën kohë të përfundonin drekat e tyre sipas një deklarate të dhënë nga një komandant ukrainas. Flamujt e ngritur përreth Kharkivit janë edhe një herë ukrainas. Në vetëm pesë ditë, forcat ukrainase kanë rimarrë më shumë territor sesa Rusia që nga prilli”, shkruajnë mediat britanike.
Ndërkohë në rrjetet e ndara online, tregohen disa tanke të lëna pas nga ushtarët rusë, madje një nga ushtarët çlirimtarë dëgjohet të thotë me ironi se tashmë çdo njëri prej tyre mund të marrë një tank.
Profesori Sir Lawrence David Freedman, në një reagim për mediat britanike, ka deklaruar se fitoret e shpejta dhe tërheqjet në panik ishin një gjë e cila nuk ishte parë asnjë herë më parë.
Ai tha se kundërofensiva mund të rezultojë të jetë një pikë kthese vendimtare pasi sugjeroi se kolapsi i ushtrisë ruse “mund të jetë mjaft i shpejtë”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka quajtur kundërsulmimin “një moment përcaktues që mund të çojë në një çlirim të shpejtë të Ukrainës”.
Pse të rinjtë e sotëm bëjnë më pak seks se brezat e vjetër
Kur bëhet fjalë për të rinjtë, disa gjëra vijnë në mendje: udhëtime, studime, një obsesion me teknologjinë, mbianalizim i gjërave dhe një liri e paparë për të eksploruar seksin! Veç… siç tregojnë hulumtimet, diçka nuk është në rregull në këtë fushë. Siç raportojnë shumë studime, të rinjtë po bëjnë më pak seks, por edhe ata që bëjnë, po e bëjnë atë më rrallë dhe me më pak njerëz.
Për të qenë specifik, të rriturit amerikanë, mesatarisht, po bëjnë afërsisht më pak seks në vitet 2010 sesa në fund të viteve 1990, një rënie prej 14%.
Sipas studimeve të tjera, në fillim të viteve 2000, rreth 73% e të rriturve 18-30 vjeç bënin seks të paktën dy herë në muaj. Kjo ra në 66% nga viti 2014 në 2016. Të tjerët jo fare. Nga viti 2002 deri në 2004, 12% raportuan se nuk kishin bërë asgjë vitin e kaluar.
Një dekadë më vonë, nga viti 2014 në 2016, ky numër u rrit në 18%.
Nëse jetoni me prindërit tuaj, cilat janë shanset?
Kushtet financiare me të cilat duhet të përballen mijëvjeçarët nuk janë të njëjta si më parë. Tani një përqindje e madhe jetojnë me prindërit e tyre për shumë vite – kështu që ata kanë më shumë gjasa të jetojnë me prindërit sesa të jetojnë vetëm!
Në vitin 2007, para krizës, vetëm 30% e meshkujve të moshës 18-34 vjeç jetonin me prindërit e tyre.
Në vitin 2017, 34% jetojnë me prindërit. Edhe sigurisht, të jetosh me mamin dhe babin nuk bën mrekulli për jetën tënde seksuale…
Për herë të parë në 100 vjet, të rinjtë kanë më shumë gjasa të jetojnë në shtëpi me prindërit sesa të martohen ose të jetojnë me një partner.
Asnjë martesë
Gjithashtu, studimet kanë gjetur vazhdimisht se të martuarit priren të bëjnë më shumë seks sesa beqarët. Dhe meqenëse mijëvjeçarët presin shumë më gjatë për t’u martuar, kjo mund të jetë pjesërisht një arsye e madhe pse ata janë më pak aktivë seksualisht.
Edhe nuk është vetëm martesa, marrëdhëniet e qëndrueshme ndonjëherë janë ato që krijojnë kushtet e duhura për një abstenim të gjatë nga seksi.
Teknologjia, vrima e zezë
Fakti që gjithnjë e më shumë nga jeta jonë shkon në internet do të thotë që ne kalojmë më shumë kohë duke ndërvepruar në mënyrë dixhitale në vend të personalisht, gjë që krijon më pak mundësi për seks pasi shumica prej nesh jetojnë në mikrokozmosin tonë dixhital dhe flirtimi qëndron atje.
Kjo vetëm sa i përkeqëson gjërat duke ulur libidon. Ndonëse nuk mund të mohohet se teknologjia po krijon mundësi të reja për shprehje seksuale, dmth. sexting dhe seks kibernetik, ajo gjithashtu po luan një rol në rënien e aktivitetit seksual në jetën reale!
Publikohen pamjet/Ja momenti i fundit i biznesmenit shqiptar para se të vritej në GreqiËshtë publikuar një video qe tregon momentet e fundit të biznesmenit shqiptar Xhani Topalli, të vrarë në Greqi.
Në videon e publikuar nga mediat greke shihen edhe lëvizjet e viktimës, para fundit tragjik. (VIDEO)
Nga video e publikuar dhe komentuar e median greke, biznesmeni shqiptar shihet duke ecur në këmbë, ku ishte me një tjetër person.
Kujtojmë se 46-vjeçari u vra më 28 gusht në Faliraki të Rodos. Hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij 20-vjeçar (babë e bir), akuzohen për vrasjen e shqiptarit.
Inceneratorët/Deklarata e fortë e Arben Krajës: SPAK ka nën hetim ministra e deputetë
Drejtuesi i Posaçëm i Prokurorisë Anti-korrupsion, Arben Kraja, në një intervistë për RTSH ka deklaruar se SPAK ka të hapura hetimet për ministra e deputetë, lidhur edhe me çështjet e inceneratorëve.
“Kemi 20 skuadra me BE përfshirë edhe Francën e MB apo Holandë skeptikë me organet e drejtësisë në vendin tonë.
Ka pasur arrestime dënime e sekuestrime nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja. 18 mln e gjysmë euro me Italinë apo pasuri të paluajtshme nga aktiviteti i paligjshëm jashtë.
Krimi i organizuar është shumë i zhvilluar. Shqiptarët po përfshihen në krimin në vendin e origjinës dhe kjo e bën të nevojshme bashkëpunimin.
Proceset në këtë fushë kërkojnë kohë, 3 apo katër vite.
Korrupsioni:Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. kemi pasur raste hetimesh apo dënimesh nga vetingu për korrupsion. Kemi pasur hetim e dënim për zyrtarë të larta në prokurimet publike. Drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike është shpallur fajtore.
Kemi në hetim edhe në nivel ministrash e deputetësh siç është ajo e inceneratorëve.
Kemi cështje të Gërdecit që është rihapur”, tha ai.
Prind për herë të parë, publikohet fotoja e boksierit Robin Krasniqi me të birin në spital
Robin dhe Marigona Krasniqi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e boksierit, të cilët kanë publikuar edhe foton e parë të tij me djalin e porsalindur.
“Urime Haxhi Robin Krasniqi ishalla me jetë të gjatë e të lumtur u plakshi bashkë”, shkruan i afërmi i Krasniqit.
Vetëm pak ditë pasi zbuluan se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, çifti i njohur zbuloi në rrjetet sociale se do mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.
Modelja zgjodhi që lajmin e ëmbël ta ndajë me rastin e ditëlindjes së Robin. Ajo publikoi në Instagram disa foto ku dy prej tyre ishin ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë. Kurse boksieri shkroi: “Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më jepi dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!!
Robin dhe Marigona prej kohësh kanë nisur një romancë dashurie që u përfol mjaft shumë edhe në shtypin rozë. Muajin e kaluar ata zbuluan se janë zyrtarisht të martuar. Çifti, të cilët bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Gjermani.
“Falenderimi i takon Zotit! Sot unë u bëra Babë! Zoti ma mundësoj që të kem nga sot një Djalë.. Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk ju besoj syve të mi…Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë zemra ime, unë tani jamë i përmbushur”-shkrua ai teksa ende nuk e ka zbuluar emrin e të voglit.
EMRAT/ Nuk ndaluan një të shpallur në kërkim, pezullohen shefi dhe specialisti i policisë
Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Elbasan ka zbatuar vendimin e gjykatës për pezullimin nga detyra të një nënkomisari me detyrë shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, si dhe një nënkomisareje me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.
Bëhet fjalë për shtetasit Ulian Shpataraku 37-vjeç dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj 45-vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Elbasan – Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:
– Nënkomisar U.SH, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan;
– Nënkomisare S.K., 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.
Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
“Më parë i fus dy fëmijëve të mi thikën”, Berisha tregon takimin me Azem Hajdarin në protestë
Ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-së, ka treguar detaje nga njohja e tij me Azem Hajdarin, që sot mbush 24 vite nga vdekja e tij.
Nga sheshi Demokracia, në Qytet Studenti Berisha solli një episod nga kujtimet e protestave të studentëve, që asokohe udhëhiqej nga Azem Hajdari.
“Kemi ndenjur dy orë me ta për t’u thënë se këtu ishin grumbulluar studentë dhe do zbrisnim në shesh. Ata kishin afruar kamionë për t’i nxjerrë me forcë. S’ju thamë shumë se; jeni të rrethuar, por i bindëm që nuk do të zbrisnin në shesh. Një moment është, vizioni për të qenë lider. Dalim me të te ballkoni i mencës, këtu kishte shumë student. Ata duartrokasin. Na paraqiti me Besnikun para tyre. Mora fjalën dhe ju them; sot nuk do zbrisni në shesh. Ata brenda sekondave; “tradhtar, tradhtar!” Këtu e merr fjalën Azemi, ju thotë bashkëmoshatarëve të tij; Kam dy fëmijë. Kirin dhe Rudinën. Kur t’ju tradhtoj ju, ju fus atyre thikën në bark dhe jua nxjerr në zverk. Aty ra një heshtje absolute. Ky betim i tij, kjo fjalë, përmbysi çdo gjë. E lartësuan atë në lider. Harruan çdo gjë dhe e dëgjuan dhe e duartrokitën fuqishëm.”, tha Berisha.
5 momentet e paharrueshme të Mbretëreshës Elizabeth që kanë bërë historinëMbretëresha Elizabeth ishte vërtet një grua aristokrate. Veçanërisht na pëlqeu pamja e saj e bukur dhe sidomos lëkura e saj, e cila në çdo dekadë të jetës së saj, kishte hirin e saj, pa grim të tepërt dhe ndërhyrje estetike.
Më poshtë mund të shihni 5 momentet e saj të paharrueshme që kanë lënë histori.
Kjo foto është bërë në vitin 1974 dhe Mbretëresha Elizabeth duket kaq e relaksuar në shfaqjen Royal Windsor Horse Show. Vetullat dhe buzët e saj janë të lyera lehtë, ndërsa neve na pëlqen veçanërisht linjat e shprehjes në sytë .
Në këtë foto mbretëresha është 64 vjeçe dhe megjithatë duket më e re. Këtu, ajo është në Regjimentin e 5-të të Brigadës Ajrore dhe ka kombinuar buzëkuqin e saj koral me një veshje në të njëjtën ngjyrë.
Mbretëresha Elizabeth në vitin 1958, kishte ndjekur një ndeshje polo në Windsor, në moshën 32-vjeçare. Ndërkohë që ka zgjedhur një grim shumë të lehtë, buzëqeshja e saj është ajo që magjeps sytë duke e bërë këtë pamje kaq të veçantë.
Në vitin 1985, kamera kapi Mbretëreshën Elizabeth në momentin e rinovimit të buzëkuqit të saj në Royal Box të shfaqjes së kuajve Windsor. Ndonëse asnjëherë nuk është zbuluar se cilën nuancë ka zgjedhur pikërisht për paraqitjet e saj zyrtare, dihet se ka preferuar buzëkuqët Elizabeth Arden.
Flokët e Mbretëreshës janë stiluar dhe stiluar gjithmonë nga Ian Carmichael, për më shumë se 19 vjet. Parukierja e talentuar iu dha një Urdhër Mbretëror në 2012 dhe në 2017 u bë Anëtare e Urdhrit Mbretëror Victorian. Ajo kishte deklaruar për monarken: “Nga të gjithë klientët e mi, mbretëresha është padyshim e preferuara ime. Ajo ka flokë të shkëlqyer”