zoom

Day ArchiveVëllai vrau vëllanë dhe kunatën/ Nëna nuk shkon në ditën e varrimit të djalit dhe nuses

Janë përcjellë për në banesën e fundit këtë të mërkurë, Dritan (Alban) Muskurti dhe bashkëshortja e tij Nora Muskurti.

Çifti Muskurti u qëlluan për vdekje nga vëllai i 44 vjeçarit, Hamza (Arsen) Muskurti, brenda biznesit të tyre në afërsi të Myslym Shyrit në Tiranë.

Tragjedia erdhi si pasojë e një konlikti brenda familjes që kishte nisur prej kohësh midis dy vëllezërve për shkak të mosmarrëveshjeve për bizneset e tyre.

Dritan dhe Hamza Muskurti ishin vëllezër vetëm nga nëna.

Kjo e fundit nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë e varrimit të Dritanit dhe bashkëshortes së tij.

Nuk dihet nëse ka qenë e frikësuar nga një tjetër konflikt i mundshëm apo ka mbështetur djalin vrasës.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm miq, kolegë të tyre dhe familjarë të Nora Muskurtit.

Nora dhe Hamza Muskurti ishin prindër të tre fëmijëve të mitur.

Fifit nuk i ka kaluar inati me aktivisten, përplasja nisi nga statusi për të dashurin

“Më fal se nuk jam ruajtur për ty”. Ky dedikim i këngëtares Fifi për partnerin e saj Adis Patushi solli reagime të mëdha që u ndje edhe në protestën që u mbaj sot në Tiranë për abuzimin e 11-vjecares në Pristhinë.

Në kohën kur Fifi e bëri postimin në rrjete sociale, pati reagim edhe nga aktivistja Zhaklin Lekatari, e cila ishte sot pranë saj. Me një gjuhë të ashpër, Zhaklin i thoshte se ndjente neveri nga deklarata e Fifit, e cila e fshiu menjëherë dhe u mundua të justifikonte më pas veten.

“Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”. – u shpreh Zhaklin.

Por pas disa replikave, këngëtarja ka hyrë ‘live’ në Insta dhe ka sqaruar gjithçka me lot në sy. Madje, nuk ka nguruar t’i japë edhe një tjetër përgjigje Zhaklinit.

“Futem dhe shoh se ia kam shpifur një femre pse kam thënë ‘Më fal se nuk jam ruajtur për ty’. Jam e fortë si femër por edhe femra ka nevojë për një mashkull. Mashkulli është natyrë e fortë. Jam njeriu më i lumtur dhe i bekuar në botë që e kam në krahë dhe nuk më lë të bie kurrë. Nuk iu thash vajzave të ruhen për personin që ëndërrojnë, por thash për veten pse kam dhënë deklarata më shumë seç duhet e kam bërë gabime dhe nuk jam ruajtur mediatikisht. Të jetë ai njeriu i parë për të cilin shkruajnë mediat.

Edhe jam edhe nuk jam e lumtur që jam kështu si jam, i tregoj gjërat e drejtpërdrejta, por kur më fyejnë të puna dhe njeriu i dashur nuk e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Por, prapë nuk po e shaj dhe nuk po i them asgjë të keqe. Ndoshta Zhaklina nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe nuk na kupton kur flasin për dashurinë”, ka thënë ndër të tjera Fifi, e cila ishte e tronditur nga komentet.

Duket se inatet mes tyre vazhdojnë pas ditën e sotme, kur një aktiviste po falënderonte Zhaklin Lekatarin dhe Xheni Karajn për organizimin e protestës, Fifi reagoi menjëherë duke thënë se ishte ajo që i mblodhi qytetarët për të ngritur zërin për të miturën e dhunuar.

 

Ky është tërmeti më i fortë në histori

Arkeologët kanë gjetur prova të tërmetit më të madh të njohur në historinë e njerëzimit – një tërmet i fuqishëm me magnitudë 9.5 që shkaktoi një cunami 5000 milje (8000 kilometra) dhe detyroi popullatat njerëzore të braktisnin brigjet e afërta për 1000 vite, sipas një studimi të ri.

Tërmeti goditi vendin rreth 3,800 vite më parë në atë që tani është Kili verior. Cunami i mëvonshëm ishte aq i fuqishëm sa krijoi valë deri në 20 m. Deri më tani, tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë ishte tërmeti Valdivia i vitit 1960, i cili goditi Kilin jugor me një magnitudë midis 9.4 dhe 9.6, duke vrarë deri në 6,000 njerëz dhe duke shkaktuar cunami në Oqeanin Paqësor.

“Shkencëtarët kishin menduar se nuk mund të kishte një ngjarje të atyre përmasave në veri të vendit,” tha bashkëautori i studimit James Goff, një gjeolog në Universitetin e Southampton në Angli.

Ashtu si tërmeti i Valdivisë, tërmeti i lashtë ishte një tërmet megatrosti, lloji më i fuqishëm i tërmetit në botë. Këta tërmete ndodhin kur një nga pllakat tektonike të Tokës zhytet nën një tjetër. Dy pllakat përfundimisht nuk lëvizin, por forcat që shkaktuan përplasjen e pllakave vazhdojnë të rriten.

Në këtë mënyrë krijohet aq shumë tendosje saqë pika e kontaktit midis pllakave shkëputet, duke krijuar një shkëputje gjigante dhe duke çliruar energji në formën e valëve sizmike shkatërruese, raporton abcneës.al.

Dëshmitë për tërmetin gjigant u gjetën në det- të tilla si gurë, guralecë dhe rërë vendase në rajonet bregdetare dhe shkëmbinj detarë, predha. Për të kuptuar më mirë se çfarë i dërgoi këto depozita kaq larg nga deti, studiuesit përdorën datimin me radiokarbon. Kjo metodë përfshin matjen e sasive të karbonit 14, një izotop karboni radioaktiv i gjetur brenda një materiali për të përcaktuar moshën e tij.

Meqenëse karboni 14 është kudo në Tokë, depozitat e thithin lehtësisht atë ndërsa formohen. Gjysma e jetës së karbonit 14, ose koha që i duhet gjysmës së tij për t’u zbërthyer në mënyrë radioaktive, është 5730 vite, duke e bërë atë ideale për shkencëtarët që duan të dinë se çfarë ka ndodhur në 50,000 vitet e fundit të historisë.

Arkeologët kanë gjetur gjithashtu dëshmi të reja nga gërmimet.

“Popullsia lokale atje mbeti pa asgjë,” tha Goff. “Puna jonë arkeologjike zbuloi se një trazirë e madhe shoqërore u pasoi pasi komunitetet u zhvendosën në brendësi përtej kufijve të cunamit. Kaluan mbi 1000 vjet përpara se njerëzit të ktheheshin përsëri për të jetuar në bregdet, që është një kohë e gjatë duke pasur parasysh se ata mbështeteshin tek deti për tu ushqyer.”

Meqenëse ky është zbulimi më i vjetër i njohur në hemisferën jugore të një tërmeti dhe cunami që ka shkatërruar jetë njerëzish, studiuesit janë të ngazëllyer për të hetuar më tej rajonin.

Ata mendojnë se kërkimi i tyre mund të na informojë më mirë për rreziqet e mundshme të tërmeteve të ardhshme.

“Ndërsa kjo pati një ndikim të madh te njerëzit në Kili, ishujt e Paqësorit Jugor ishin të pabanuar kur u goditën nga cunami 3,800 vite më parë,” tha Goff. “Por ata janë të gjithë të populluar tani dhe shumë prej tyre janë destinacione turistike të njohura.

Pra, kur një ngjarje e tillë të ndodhë herën tjetër, pasojat mund të jenë katastrofike nëse nuk ne marrim mësimet e duhura nga ajo çfarë ndodhi.”

Rina Balaj konfirmon ndarjen nga Sin Boy

Rina Balaj ka konfirmuar ditën e sotme atë që përflitet prej ditësh: Ajo dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Në një intervistë me T7 ajo tha se ata kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua vetëm së fundmi kur vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale. Gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.

“Unë nuk jam person që i duam dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama.

Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë.”- tha ajo.

Katër vite më parë Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Ata prej disa vitesh bashkëjetuan së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Para pak kohësh në një intervistë dyshja zbuluan se kanë nisur bashkëjetesën, kanë prezantuar njëri-tjetrin me familjen, e për më tepër po mendojnë të martohen. Megjithatë deri tani ende nuk e kanë hedhur këtë hap.

Sin Boy ka lindur në Berat, por ka jetuar në Greqi ku edhe ka zhvilluar karrierën e tij. Dyshja deri tani ka sjellë disa bashkëpunime që kanë qenë shumë të suksesshme edhe në vendin fqinj.

 

12-vjeçarja shqiptare humb jetën nga këputja e lisharëses në Itali

Një tragjedi sa e dhimbshme aq dhe e papranueshme ajo që ka ndodhur sot në Itali, ku një vajzë e vogël shqiptare humbi jetën pasi struktura e lisharëses ku po luante u rrëzua fatalisht. Ngjarja ndodhi sonte ora 18.00 në San Pelino, Avezzano, Abruzzo të Italisë.

Vogëlushja 12 vjeçe, bijë e një familjeje emigrantësh shqiptarë, po luante në lisharësen që ndodhet në këndin për fëmijët afër shtëpisë. Në një moment, struktura e drunjtë që mbante lisharësen, u rrëzua bashkë me fëmijën duke e zënë poshtë. Në galeri po shikoni fotot në vendngjarje.

Një infermier që u ndodh rastësisht më vendngjarje, u përpoq ta shpëtonte të voglën por ajo edhe pse u dërgua me helikopter në spital, vdiq nga plagët e rënda. Atje shkoi dhe kryebashkiaku Domenico Di Berardino.

Ndërsa prokurori Maurizio Maria Cerrato hapi një hetim, presidenti i rajonit Abruzzo, Marco Marsilio u shpreh i shqetësuar dhe tha se kjo ishte një ngjarje e papranueshme.

Ai, ashtu si dhe mediat italiane e konsideruan tragjedinë si një vdekje absurde dhe të papranueshme të fëmijës vetëm 12 vjeç dhe shtoi se vdekja e të miturës, “është e vështirë të shpjegohet dhe e papranueshme”.

 

Në prag të Kuvendit, zbulohen lëvizjet e fundit të Berishës dhe Alibeajt

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mblodhi këtë të mërkurë në një takim informal deputetët demokratë.

Mësohet se takimi u thirr me kërkesë të deputetit Lefter Gështenja, pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar.

Po ashtu raportohet se takim u zhvillua në një hotel në kryeqytet.

Nga ana tjetër, mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë, që është parashikuar të mbahet në orën 12:00.

Në këtë takim do të diskutohet mbi aksionin politik opozitar të PD–së, ku do të bëhet dhe miratimi grupeve të punës, miratimi i departamenteve sipas sektorëve përkatës dhe sekretarëve politikë për disa nga degët.

“Shpikja më e keqe e njerëzimit”, mjeku rus shpjegon pse buka me maja nuk është e mirë

Mjeku naturopatik Viktor Hrushovi, autor i librit mbi përtëritjen përmes ushqyerjes së duhur, beson se një nga problemet më të mëdha sot është buka.

Të gjithë e dimë se buka nuk është e njëjtë “si dikur” dhe se gruri priret të ketë gjithnjë e më shumë gluten në kokrra. Por ky nuk është problemi i vetëm.

Ja çfarë thotë Hrushovi: “Unë e përjashtova bukën moderne nga dieta ime dhe dieta e pacientëve të mi. Puna është se nëse hamë bukë me maja, majaja futet në gjakun tonë, fillon të shumohet, konsumon vitaminat, mikroelementet, proteinat tona. Në të njëjtën kohë, ai sekreton produktet e jetës së tij: toksinat. Domethënë, majaja parazitizon trupin tonë. Dhe kjo është arsyeja pse unë e konsideroj bukën moderne një nga shpikjet më të këqija të njerëzimit”.

Ai thekson se majaja gjatë pjekjes futet në “kapsula” me gluten dhe lirohet në zorrë, duke dëmtuar mukozën dhe duke prishur mikroflorën normale të zorrëve. “Për më tepër, jo vetëm që paraziton në zorrë, por jeton edhe në plazmën e gjakut dhe riprodhohet lirshëm.

Kjo mund të përfundojë në lloje të ndryshme të dehjes, sëmundje kërpudhore, imunitet të dëmtuar, që mund të çojë në shumë sëmundje kronike dhe procese tumorale. Edhe nëse ndalojmë së ngrëni bukë moderne me maja, vetëm pas pesë vjetësh nuk do të ketë më qeliza maja në plazmën e gjakut”.

Pse majaja është kaq vdekjeprurëse?

“Deri në vitet dyzet të shekullit të 20-të përdoreshin maja të një lloji krejtësisht të ndryshëm. Ata nuk ishin antagonistë të mikroflorës simbiotike të njeriut, domethënë nuk vranë bakteret e dobishme që jetonin në zorrën e trashë, por brumi lihej të ngrihej për 24 orë, gjë që nuk u shkonte bukëpjekëve. Për të intensifikuar procesin e prodhimit, ata filluan të përdorin maja të një lloji krejtësisht të ndryshëm, të cilat zyrtarisht konsiderohen “mikroorganizma patogjenë me kusht”, d.m.th. të tilla si shkaktojnë sëmundje në kushte të caktuara. Këto janë të ashtuquajturat maja termofile, me të cilat brumi ngrihet për vetëm një orë” tha ai.

Hrushlovi vazhdon shpjegimin: “Majat termofile, të cilat sot përdoren në pjekje, janë antagoniste të mikroflorës simbiotike njerëzore”. Kjo do të thotë se veprimi i tyre në zorrën e trashë vret mikrobet që normalisht prodhojnë vitamina, aminoacide esenciale, substanca të dobishme biologjikisht aktive dhe që janë të nevojshme në trupin e njeriut për funksionimin normal, d.m.th. për shëndetin.

 

Hackeri bjellorus grabiti të dhënat e bankave shqiptare, skandalin e zbuloi grupi …

Dokumentet e publikuara të hackerave ‘Homeland Justice’, të cilët pretendojnë se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të pak javëve më parë ndaj faqeve të ministrive shqiptare e platformës e-Albania kanë zbuluar një tjetër histori me hackera.

Në dokumente e publikuara del një material pdf që tregon për korrespondencën mes prokurorit bjellorus të çështjes me palën shqiptare për një sulm të kryer nga një shtetas bjellorus, i cili akuzohet se ka vjedhur të dhënat e 131 bankave e institucioneve financiare në botë, mes të cilave 21 janë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një sulm të kryer në vitin 2020, i cili po hetohet nga prokuroria bjelloruse e cila ka kërkuar për këtë edhe ndihmën e autoriteteve përkatëse shqiptare duke iu drejtuar zyrtarisht në nëntor të vitit 2020.

Ndër materialet e vjedhura nga hackeri bjellorus janë të dhënat e kartave dhe kredive bankare nga 21 banka e institucione financiare në Shqipëri, të cilët u janë shitur palëve të treta.

Personi i arrestuar në Bjellorusi akuzohet për ‘spiunazh komercial’ ndërsa sipas prokurorisë bjelloruse ai ka përdorur programe speciale për thyerjen e sistemeve të sigurisë duke vjedhur të dhënat sekrete të cilat i ka shitur më pas në ‘Dark Net’.

Më herët hackerat e Homeland Justice, kanë publikuar email-e e dokumente të tjera zyrtare, ndërsa para dy ditësh publikuan numrate  teleëfonit dhe numrat e kartave të identitetit të shtetasve shqiptarë, ndërsa kryeministri Rama deklaroi pas sulmit se gjithçka ishte rikuperuar me sukses dhe se të dhënat e qytetarëve janë të sigurta.

 

 

Jashtë ligjit partitë e “spiunëve”/ PS përgatit ndryshimet ligjore në ligjin për partitë politike

Krahas ndryshimeve në ligjin e dekriminalizimit, me qëllim pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, socialistët synojnë të ndryshojnë edhe ligjin për partitë politike.

Kryetarët aktual të partive politike dhe ata që do ti pasojnë në të ardhmen, nëse nuk kalojnë filtrin e dekriminalizimit për pastërtinë e figurës në aspektin ligjor dhe atë të bashkëpunimit me ish sigurimin e shtetit, u ndërpritet drejtimi një force politike. Moszbatimi ligjit çon deri në shpërbërjen e forcës politike.

Ky është thelbi ndryshimit të Ligjit për Partitë Politike në Shqipëri që vjen si një tjetër iniciativë ligjore e Partisë Socialiste.

Drafti me këto ndryshime do ti paraqitet të premten për diskutim konferencës së kryetarëve.

Nenit 1 të ligjit aktual i shtohet edhe një pikë tjetër ku sanksionohet ndalimi ushtrimit të detyrës të një kryetari kur vërtetohet se është zgjedhur në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.

Ndryshon edhe neni 9 duke vendosur kushte të reja për regjistrimin e një partie politike.

“Përpara regjistrimit, organet themeluese i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin nëse kryetari i zgjedhur i partisë përfshihet në ndalimet e parashikuara nga ligji nr.138/2015.  Vërtetimi negativ i lëshuar nga KQZ-ja është pjesë e dokumenteve për regjistrimin e partisë.”

Neni 26 parashikon se në rastet kur KQZ-ja vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit sipas ligjit të dekriminalizimit i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi.

“Në rast se me kalimin e afatit dy mujor, partia politike nuk ka zbatuar procedurat statutore për zëvendësimin e kryetarit, ose, sipas rastit, nuk ka zgjedhur kryetarin e ri, atëherë KQZ-ja vendos ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së partisë politike. Vendimi i KQZ-së regjistrohet në regjistrin e partive politike. Kërkesa paraqitet nga KQZ-ja në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Gjykata vendos për pranimin e kërkesës, shpërndan partinë politike dhe e çregjistron atë në përputhje me shkronjën “d” të nenit 26 të këtij ligji.”

Për zbatimin e këtyre ndryshimeve është vendosur edhe një dispozitë kalimtare.

“Organet përfaqësuese të partive politike që janë të regjistruara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij i paraqesin kërkesë KQZ-së për vërtetimin e kushteve ndaluese për kryetarin e partisë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjit për dekriminalizimin. Me kalimin e afatit prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, KQZ-ja vendos ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe paraqet kërkesën në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë”, thuhet në draft.

Kjo kërkesë e KQZ shqyrtohet nga Gjykata e cila merr vendim brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës.

 

Zbulohet shtëpi bari/Arrestohet piktori shqiptar, si e tradhtuan gjurmët e gishtave

Një ‘shtëpi bari’ është zbuluar nga autoritetet në Irlandë. Mësohet se Klinton Hysa 27-vjeç i njohur si piktor dhe dekorues është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

27-vjeçari u arrestua në fillim të këtij muaji pasi policia kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa po hetonte fabrikën e prodhimit të drogës të zbuluar në veri të qytetit.

Ndërkohë shqiptari i cili ishte vendosur në Manor Road në Ëakefield , Yorkshire po përballet me akuza dhe posedim të lëndëve narkotike  dhe akuza për devijimin e energjisë elektrike në vlerë për më shumë se 2,000 £.

Gjurmët e gishtave të vendosura në një radiator dhe komplet peshoresh në pronë u identifikuan se i përkasin Hysës, u tha gjykatës.

Mediat e huaja shkruajnë se nga policia u gjetën 50 bimë kanabis, llamba ngrohëse dhe 40 kg të tjera drogë gjatë kontrollit të banesës në nëntor të vitit të kaluar.

Avokati i prokurorisë, David McClean, zbuloi se ngarkesa ka një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 200,000 £.

27-vjeçari herë pas herë udhëton në Irlandën e Veriut ku duhet se punon si piktor dhe dekorues.

Ndërsa gjyqtari nga ana e tij është shprehur se sasia e kanabisit bimor që është gjetur në Irlandë është jashtëzakonisht e rëndësishme.