Day ArchiveCIA zbarkon në Elbasan? Zbardhen detajet e misionit të tre agjentëve
Arrestimi i dy rusëve dhe një ukrainasi javën e shkuar në ish-fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh ka ngjallur interes dhe te shërbimet inteligjente, partnere me Shqipërinë.
Gjatë javës së ardhshme pritet të mbërrijnë në vendin tonë tre agjentë specialë të një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë.
“Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse” tha një burim për Top Channel, në kushtet e anonimatit.
Krahas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov për këtë shërbim inteligjent të vendit mik me Shqipërinë ka një interes të posaçëm ndaj Mikhail Zorin, i lindur në Moskë por student në një vend të BE.
Mikhail Zorin jetonte në Pragë, ku ndiqte studimet për Kimi.
Treshja e inteligjencës së vendit mik, krahas analizimit të provave të mbledhura deri më tani do të synojë të zbulojë detaje të tjera për studentin rus të kimisë Mikhail Zorin.
Grupi i gjerë i hetimit nën udhëheqjen e prokurorit Kreshnik Ajazi kanë përftuar detaje të shumta me interes për këtë investigim, për të provuar se kemi të bëjmë me të dërguar për qëllime spiunazhi nga Rusia në vendin tonë.
Në telefonat e të arrestuarve është gjetur një skicë me shkrim dore e detajuar e hyrjeve dhe vendqëndrimeve të rojeve, në ish fabrikën ushtarake të Gramshit.
Kjo skicë është dërguar përmes aplikacionit Telegram në një numër me prefix rus.
Të tre rusëve u janë gjetur edhe një shumë monetare e konsiderueshme prej 6.000 dollarësh amerikan.
Grupi hetimin beson se kjo shumë e konsiderueshme parash mund të përdorej prej tyre në të paguarin e bashkëpunëtorëve shqiptarë.
Prandaj një prej pistave ku po hetohet, është edhe evidentimi nëse kanë pasur bashkëpunëtor shqiptarë.
Prokurorët, Drejtoria e Antiterrorist dhe SHISH po analizojnë me kujdes përpjekjen e sponsorizuar nga Rusia, javën e shkuar, ku u tentua ofrimi për t’u intervistuar nga media shqiptare të miqve të Svetlana Timofeeva dhe babait të Mikhail Zorin.
Barça fluturon me Lewandowski-n, pokder ndaj Valladolid, Xavi: Duhet të përmirsohemi
Xavi Hernandez nuk e fsheh lumturinë që ka në dispozicion një sulmues si Robert Lewandowski.
I kënaqur për fitoren 4-0 ndaj Valladollid, trajneri i Barcelonës, pranoi se duhet të përmirësohet në disa aspekte te lojës.
Triumfi – “Loja nuk ishte perfekte. Kemi ende shumë rrugë për të bërë. 40 minutat e para kanë qenë shumë të mira. Pjesën e dytë e nisëm mirë, por gjithmonë ka gjëra për të përmirësuar. Mund të ndëshkoheshim në disa raste. Nuk ka vend për t’u çlodhur, por ne jemi të lumtur. Tifozët ishin të përkushtuar”.
Rastet e humbura nga kundërshtari – “Në minutat e fundit, gjithçka mund të shkonte dëm. Linja mbrojtëse mund të përmirësohet. Ne humbasim shumë topa të panevojshëm, duhet të jemi të durueshëm, megjithatë loja ishte e jashtëzakonshme, shumë e mirë…”.
Lewandowski, dy gola – “Nuk janë vetëm golat, koha perfekte për të marrë topin, lëvizjet e tij, si e mbron topin… Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një lider natyral. Është e mrekullueshme ta kesh në skuadër, një bekim. Është një punëtor i zellshëm, punon për ekipin dhe ndihmon stafin stërvitor. Ai bën diferencën”. /zoom.al/
Vllaznia mposht Kukësin me gol në minutën e 96‘ në një ndeshje të çmendur
Vllaznia reagon pas asaj humbjeje kundër Erzenit në javën e parë të Abissnet Superiore.
Në “Loro Boriçi“ ka pasur emocione deri në sekondat e fundit të ndeshjes, kur është sinjalizuar edhe fitorja spektakolare e kuqebluve.
Vllaznia e kërkon me ngulm golin në pjesën e parë dhe e gjen atë me anë të një goditjeje fantastike të Helvedin Heriçit në minutën e 27.
Por Kukësi nuk është dorëzuar dhe në minutën e 56 kthen sërish baraspeshën me anë të Zivkoviçit. Kur ndeshja dukej se do të shkonte drejt barazimit, ndodh befasia.
Vllaznia del përpara me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 96, që finalizohet me një gol nga ana e Herald Markut.
Kaq ka mjaftuar që tifozët të shpërthejnë në festë për fitoren e parë të skuadrës së tyre të zemrës. /zoom.al/
Sarandë/ Pas sherrit me grushte, 37-vjeçari përfundon në spital
Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e së dielës në Ksamil të Sarandës. Si pasojë e konfliktit fizik shtetasi me iniciale E.M (37 vjeç) ka mbetur i plagosur dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Sarandës.
“Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.
Horoskopi/ Nga koprracët tek më zemërgjerët dhe atyre që nuk u mbetet asgjë në xhep
Shenja juaj e horoskopit thotë shumë për mënyrën se si e trajtoni paranë dhe në listën e mëposhtme mund të gjeni se ku jeni.
Dashi, më koprraci i gjithë shenjave. Të lindurit në këtë shenjë nuk i lëshojnë qindarkat nga dora, madje i ruajnë si sytë e ballit. Janë aq dorështrënguar sa e kufizojnë veten në çdo gjë si ushqimi për shembull.
Demi dhe kursimi janë e njëjta gjë, një lidhje që nuk mund ta prishë njeri. Pas Dashit, Demi është shenja e dytë më koprrace. E ruan lekun aq shumë sa ndonjëherë harron edhe ku i ka fshehur. Nuk blen kurrë gjëra të panevojshme, nuk bëjnë bamirësi dhe nuk lë bakshishe gjëkundi.
Binjakët njihen botërisht për pavendosmërinë e tyre, por kur bëhet fjalë për paratë i kanë idetë e qarta: të shpenzojnë sa më shumë. Nuk janë aspak kurrnacë, përkundrazi konsiderohen si shenja më bujare në gjithë horoskopin. U pëlqen shumë të udhëtojnë, të bëjnë shopping, si dhe të ftojnë miqtë në dreka e darka.
Gaforrja i shtrin këmbët aq sa ka jorganin dhe kuletën. Në ndryshim nga Binjakët që e derdhin lekun lumë, të lindurit në këtë shenjë janë shumë të matur dhe nuk bëjnë kurrë shpenzime të kota. Nuk tundohen aspak nga uljet e fundit, ofertat para festave apo restoranti i ri i hapur në qytet. Prandaj nëse doni t’i kërkoni borxh, dijeni se gaforret e kanë ndonjë lekë të vënë mënjanë.
Luani Mos guxoni kurrë t’i dhuroni një arkë kursimi një Luani, jo vetëm që nuk do ta përdorë, por do të mendojë se po talleni me të. E do shumë paranë, sikundër pushtetin dhe nevojën për t’u afirmuar i pari/e para. I pëlqen të dëfrehet, t’u ofrojë për të pirë të gjithëve dhe në fund të përfundojë me 50 leke në xhep.
Virgjëresha nuk është koprrace, por kjo nuk do të thotë se i shpërdoron paratë kot më kot. Një shenjë perfeksioniste si ajo, nuk mund të lejojë t’i rrëshqasë situata nga duart. Në përgjithësi nuk harxhon për gjëra koti, si dhe qëllon gjithmonë në shenjë me investimet që bën. As nuk i jep borxh njeriu.
Peshorja është një tjetër shenjë që ka një marrëdhënie të çuditshme me paratë. Nuk di të kursejë, por nuk ngelet kurrë pa diçka në xhep. Ajo që e dallon nga shenjat e tjera? Shumë e thjeshtë: i plotëson çdo tekë e dëshirë vetes dhe jo të tjerëve. Po që nuk e kanë keq Peshoret.
Akrepi mund të duket kurrnac në pamje të parë por siç e dini pamja e parë gjithmonë gënjen. Nuk është aspak dorështrënguar por një ekonomist i lindur që di të bëjë blerje të zgjuara. Sa zili!
Për Shigjetarin është shumë e rëndëishme të mos bjerë kurrë në monotoni, por të shijojë çdo moment sikur të ishte i fundit. Del shpesh me miqtë dhe si rrjedhojë harxhon shumë para. Se harruam t’ju thonim, i pëlqen të bëjë dhurata.
Bricjapit i pëlqejnë gjërat e luksit dhe fjala e fundit e teknologjisë dhe modës, por para se të blenë diçka e analizojnë në çdo detaj.
Ujori duket sikur jeton mes reve dhe fantazive, por shndërrohet në një person tjetër sa herë që flitet për paratë. Nuk harxhon për veshje, këpucë apo restorante, por nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për gjëra shpirtërore.
Peshqit. Shenja përmbyllëse e horoskopit është shumë zemërgjerë me të tjerët. Duket sikur paratë i rëndojnë në xhep dhe do t’i prishë me pahir. Kujdes, duhet menduar edhe për ditët e vështira.
VIDEO e rëndë/ Tërhoqi gomarin zvarrë, prangoset menjëherë zyrtari grek
Një video e rëndë është shpërndarë në mediat greke ku shihet teksa dhunohet një kafshë.
Bëhet me dije se autori i kësaj dhune barbare është identifikuar si kryetari i kominës së Zicës në Janinë, i cili menjëherë pas konfirmimit është arrestuar nga policia.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda ku shihet se një gomar i plagosur tërhiqet zvarrë me një automjet për rreth një km.
Nga ana tjetër, lidhur me këtë çështje 63-vjeçari i arrestuar ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Në videon që qarkullon në internet shihet gomari i përgjakur. Një qytetar ka regjistruar pamjet ku shihet edhe nënkryetari 63-vjeçar i cili është bërë përgjegjës për ngjarjen brutale.
Ai u arrestua dhe më pas u dërgua në Komisariatin e Zicës. Sipas njoftimit të policisë, ai do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Plimmeliodikit të Janinës.
Nga ana tjetër shumë qytetarë bëjnë thirrje për shkarkimin e tij.
Lajm i fundit/ Të shtëna me armë në restorant, polici gjuan vëllezërit e tij
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjne e sotme në një restorant në Veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor, raporton gazeta kosovare Sinjali.
Zyrtari policor që po dyshohet për këtë rast, ende i paidentifikuar dhe jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve të tij.
Sipas informatave të para, para se polici ta shkrepte armën, e që ka mundësi ta ketë përdorur në vetëmbrojtje, vëllezërit e tij kanë gjuajtur fillimisht me armë gjuetie.
Bëhet e ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, teksa dy vëllezërit e zyrtarit policor kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati./ Zoom.al
Genta Ismajli ndan foton e ëmbël të dy binjakëve të saj
E rëndësishme është dita e sotme për divën Genta Ismajli. Binjakët e saj, Ivy Blue dhe Icon, festojnë 8 mujorin e ardhjes në jetë.
Nisur nga kjo, Genta ka publikuar një foto të ëmbël në Instagram, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj dhe bebet.
“Gëzuar 8 mujorin bebat e mi! Ju duam shumë”, shkruan ajo.
Genta Ismajli nuk ka qenë aktive sa i takon karrierës së saj muzikore që pas ardhjes në jetë të binjakëve të saj. Mirëpo, duhet thënë se këngëtarja po e shijon mëmësinë.
Bombardimet pranë centralit bërthamor/ Paralajmërimi i ministrit Kuleba
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, në një reagim në rrjete sociale thotë se forcat ruse e kanë kthyer uzinën e Zaporizhzhia në bazë ushtarake, duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin.
“Pushtuesit rusë e kthyen NPP Zaporizhzhia në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina”, ka thënë ai në një reagim për shtyp.
Ndërkohë forcat ruse bombarduan qytetin ukrainas Sloviansk, duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe një shkollë. Bombardimet vijojnë prej më shumë se 6 muajsh, kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi sulmin e parë në 24 shkurt.
VIDEO/ Seks oral, McGregor poston pamje +18? Revoltohen fansat
Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale nga Conor McGregor ka shkaktuar reagime të shumta.
Videoja krijon përshtypjen e pamjeve +18 nga kuverta e varkës së tij luksoze, e cila ndodhet në det të hapur.
Shumica e ndjekësve gjykuan se sportisti kishte publikuar sekuenca gjatë seksit oral të bashkëshortes ndaj tij, duke e parë si diçka të shëmtuar, të panevojshme dhe aspak të hijshme.