zoom

Day ArchiveMilan kalon pengesën Bologna, Leao dhe Giroud i ngjisin kuqezinjtë në krye | VIDEO

Në xhiron e tretë të Serisë A, Milani mundi 2-0 Bologna-n, dhe arrin në kuotën e 7 pikëve në renditje duke kaluar kushërinjtë e tyre të Inter.

Në San Siro një fillim i shkëlqyer i parë për De Ketelaere, i cili i shërben Leaos me një asistim për golin e parë të sezonit.


Portugezi është në mbrëmjen e tij dhe në minutën e 58-të i jep Giroud një top që francezi shënoi si akrobat duke mposhtur portierin Skorupski dhe mbyll ndeshjen.

Për Emilianët një shtyllë e jashtme me Samson në minutën e 68′, ishte gjithçka prodhuan në këtë lojë. /zoom.al/

 

 

Rrëfimi tronditës i personazhit të showbiz-it shqiptar: Kam tentuar t’i jap fund jetës 

Konkurrentja e “Kepit të Tundimeve”, Efi, tronditi me rrëfimin e saj teksa tregoi mëkatin e saj më të madh, që ka tentuar dikur të vriste veten.

Mes lotësh, Efi rrëfeu për lidhjen e saj të shkuar 4-vjeçare, lidhje e cila i shkaktoi shumë pasoja. Ajo tregoi sesi ish-parnteri e saj e kishte shndërruar atë në një person tjetër.

Efi tregoi sesa e nënvlerësuar ndihej asokohe dhe nuk mund të ishte e fortë për ta përballuar. Nga dashuria që kishte ndaj atij personi, Efi tregoi se e vuajti shumë kohë atë gjendje, ndërsa sot ndihet më mirë.

“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja vetën, Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar, Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”- rrëfeu mes lotësh Efi.

Kurti zbardh marrëveshjen me Serbinë: Ja çfarë përmban

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për lajmin e arritjes së marrëveshjes së re me Serbinë lidhur me dokumentet e identifikimit që do të njihen tashmë nga të dy shtetet, duke i dhënë jetë lëvijes së lirë të qytetarëve respektivë.

Rreth tre orë pas njoftimit në Tëitter nga Joseph Borrell, Kurti e ka falënderuar përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak si dhe të dërguarin e posaçëm nga SHBA, Gabriel Escobar.

Në veçanti, Kurti e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovës Jeff Hovenier për angazhimin dhe kontributin.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai shtoi se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit. Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, thotë ndër të tjera Kurti.

Zbulim horror në Greqi, turisti gjen në plazhin e njohur çantën ku ishin paketuar dy trupa

Dy trupa të paketuar në një çantë u gjetën pasditen e të shtunës në plazhin e Fykios, në ishullin Naxos të Greqisë.

Qendra shëndetësore e Naxos, për shkak të kalbjes së avancuar të trupit të parë nuk mund të sqarojë nëse i përket një burri apo një gruaje.

Sipas informacioneve, për të dytin ende nuk është sqaruar nëse mund të jetë trup njeriu apo kafshe.

Gjithçka ka nisur pasditen e së shtunës kur një turist ka njoftuar autoritetet dhe në vendngjarje ka shkuar menjëherë roja bregdetare, nga Autoriteti Portual i Naxosit.

Çanta që ka gjetur turisti është dërguar në qendrën shëndetësore të Naxos, ku po kryhen procedurat e nevojshme për të zbardhur çfarë trupash janë, sa kohë kanë në çantë, e nëse janë trupa njerëzish të bëhet edhe identifikimi  i tyre.

Qëlloi me shpullë Ervis Martinajn/ Gazetarja: Si u dorëhoq efektivi i RENEA pasi u spiunua nga …

Agjenti i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte dhe informonte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, sipas gazetares Anila Hoxha, atij e familjes i duhet siguruar mbrojtje, pasi është personi më i rrezikuar në Shqipëri.

Më tej, gazetarja ndalet edhe te një episod, përmes së cilës tregon se sa shumë janë implikuar disa struktura të organeve ligjzbatuese me elementët e botës së krimit.

Gjatë një operacioni kontrolli zhvilluar kohë më parë në një nga bizneset e Ervis Martinajt, gazetarja rrëfen se u shënua një incident, dhe në një moment polici i RENEA-s qëlloi më shuplakë Martinajn.

Pas këtij veprimi, Martinaj është interesuar për të zbuluar emrin e atij që e qëlloi. Pasi e mësoi, polici, sipas gazetares, është detyruar që të japë dorëheqjen, pasi ishte ndjerë i tradhtuar nga kolegët që bashkëpunonin me kriminelët.

Postimi:

Nje deshmitar qe di kush jane shefat policore te krimit!

Jeton Lami, oficer policie prane FAST ( njesia per te kapur te kerkuarit), eshte njeriu me i rrezikuar ne Shqiperi e po ashtu eshte Kutia e Pandores ku gjenden emrat e atyre shefave dhe policeve te korruptuar nga krimi i organizuar, qe i sherbejne dhe pastaj krekosen sikur po zbatojne ligjin.

Jeton Lami i arrestuar per shperdorim detyre mbasi u zbulua qe shoqeronte dhe ekskortonte te shume kerkuarin Ervis Martinaj, dhe qe llogaritet se nga bota e erret vendosi nje pasuri gati 600 milione euro, aktualisht mbahet ne burgun e Shenkollit.

Jeton Lami dyshohet se diten qe kaloi nga polic i thjeshte ne njesine operacionale, kaloi aty me nje vend pune te porositur nga Martinaj.

Pra prej dy vitesh ai ka pare e degjuar dhe di aq shume emra policesh e shefash sa nese flet, do na shpetonte te gjitheve.

Ai duhet shpetuar e bashke me te ne kuptojme te verteten, se cilet jane ata shefa, zv shefa e police te tjere qe jane rekrutuar nga i shume kerkuari.

Cilet jane ata qe vazhdojne te jene ne polici dhe qe realisht nuk jane me police, por kriminele qe shesin koleget dhe paguhen per informacione ne disa raste per ti thene te shume kerkuarit ‘ ik se erdhem” e ne shume raste te tjera per ta vene ne dijeni ” se pala kundershtare ne krim po e kerkonte ‘.

Cilet jane keta ushtare te krimit, keta te blere nga krimi?

Jeton Lami eshte i rrezikuar nga koleget e tij te rekrutuar qe me siguri po ju dridhen kembet qe ai di disa gjera. Keshtu qe nje prokuror, Zoti e di kush eshte ai , le ta beje ate rruge Tirane – Shenkoll , te qendroje aty e te flase e ti jape besim nje ‘ ushtari te vogel” , sepse do te kete dosjen me te madhe te krimit te organizuar ne Shqiperi.

Jeton Lami, eshte pak por e sigurte, qe sa kohe ishte perkrah nje te shume kerkuari , ai nuk ishte vetem dhe jo me i rendesishmi ushtar i tij. Ai di emra zyrtaresh policie qe jane paguar per te mbyllur nje sy per lojrat e fatit qe gelonin te organizuara nga kryeqyteti e ne cdo qytet per te informuar ne kohe e per tu bere zbor policeve te thjeshte, atyre te parekrutuarve. Dhe jo vetem.

Se krimi i organizuar, ku palet luftojne njera tjetren, ka arritur ne nivele ku e ben luften permes policise, atyre te BLEREVE.

Jeton Lami njeh police e prokurore e gjyqtare qe paguheshin nga Ervis Martinaj. Emra te atyre qe bene sikur nuk pane gje, mbasi nje oficer i RENEAS kur kontrolloi biznesin e te shume kerkuarit, mbas nje incidenti aty dhe mbasi kishte qelluar me shuplake Martinajn , u dorehoq nga detyra sepse dikush e tregoi emrin e tij.

Keshtu qe perpara se te jete shume vone, te dale dikush te ruaje nje ish polic TE CILIN nese egziston pak drejtesi dhe dikush qe e do kete vend ku jetojme , ta mbroje ate dhe familjen e tij.

Derisa ai te thote KUSH JANE ATA TE SHITUR, te korruptuar dhe qe ne ju kemi lene drejtesine ne duar.

Vizita të pazakonta nga i biri në Skoci, çfarë po ndodh me shëndetin e Mbretëreshës së Anglisë

Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë kohët e fundit raportohet se ka marrë shumë vizita të papritura në kështjellën e “Balmoral”, nga djali i saj i madh, princi Charles. Mediat britanike raportojnë se i biri e ka vizituar mbretëreshën në një kohë që shtohet paqartësia për  problemet e saj shëndetësore.

Megjithatë Mbretëresha thuhet se është e vendosur që të marrë pjesë në ceremoninë e betimit para Madhërisë së Saj të Kyreministrit të ardhshëm të Anglisë pas dorëheqjes së Boris Johnson.

Vizitat e Princit në Balmoral thuhet se janë të paplanifikuara dhe se zakonisht janë të organizuara nga stafi i shtëpisë ku qëndron vetë Madhëria e saj.

Mbretëresha nuk pritet të udhëtojë në Londër për emërimin e kryeministrit të ri muajin e ardhshëm, me gjasat që Boris Johnson dhe pasardhësi i tij të bëjnë udhëtimin 1000 milje drejt kështjellës skoceze për të bërë betimin.

Këshilltarët e Mbretëreshës thuhet se janë të shqetësuar për rehatinë e saj gjatë vizitës 48-orëshe të kryeministrit të ardhshëm, pas më shumë se një viti problemesh me lëvizjen.

Ndërkohë, Princi Andrew është gjithashtu në Balmoral dhe besohet se ka realizuar biseda me nënën e tij për të ardhmen e tij.

Ingrid Seward, nga Majesty Magazine, tha: “Është shumë e pazakontë që Princi Charles të bëjë këto lloj vizitash për të parë nënën e tij. Të gjithë mendojnë se ata e shohin njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, por nuk është e vërtetë.”

Boris Johnson dhe të dy kandidatët për postin e Kryeministrit janë shprehur mëse të gatshëm dhe kanë treguar se do të jenë të lumtur të bëjnë udhëtimin drejt kështjellës së Balmoral.

Do të ishte rasti i parë në mbretërimin e saj 70-vjeçar në të cilin një kryeministër në largim ose i sapoemëruar është paraqitur para Mbretëreshës larg nga Pallati Buckingham.

Ka disa pjesë të rolit të saj që Princi Charles mund t’i bëjë në emër të saj, por Mbretëresha është e vendosur që të jetë ajo e cila do të emërojë Kryeministrin e ri të vendit.

Mbretëresha zakonisht nuk kthehet nga pushimet e saj në kështjellën “Balmoral” deri në fillim të tetorit, por burimet thonë se ajo ka njoftuar ndihmësit e saj se do të bëjë një përjashtim këtë vit dhe do të udhëtojë drejt Londrës.

“Ballkani ruan paqen”, marrëveshja Kosovë-Serbi, Berisha: Hapi i duhur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson një hapë të rëndësishëm, të kryer për të ecur në drejtimin e duhur, arritjen e marrëveshjes së re për dokumentet e identifikimit nga Kosova dhe Serbia.

“Partia Demokratike ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve”, thekson Berisha.

POSTIMI I KREUT TË PD:

Një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur!

Të dashur miq, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit të kërkuar nga qeveria e Kosovës dmth njohjen respektive të dokumentave të njëra-tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Partia Demokratike ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve.

Me këtë rast, Partia Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e të deleguarve të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi të BE dhe SHBA, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje si një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe uron që mbi bazën e parimeve te barazisë dhe reciprocitetit, parime universale në marrëdhëniet midis vendeve, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të mëdha midis dy vendeve.

Vetëm një Ballkan i vendeve sovrane dhe te barabarta do mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurte në BE dhe NATO! sb

I vjedhin qenin, këngëtarja shqiptare paralajmëron autorin: Nëse nuk e kthen…

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi shprehet se qeni i saj, Pollo, është grabitur.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetin social “Instagram”, ajo i ka bërë thirrje autorit që ta kthejë sa më shpejt në shtëpi.

Përndryshe ajo thote se do të bëjë publike videot, ku shfaqet me pamje teksa merr qenin.

Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Rama: Uroj që ky lajm i bukur ta çojë dialogun në një nivel të ri

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e dokumenteve identifikuese respektive.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shkruan kreu i qeverisë në “Twitter”.

Kosova dhe Serbia janë dakordësuar që të heqin dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve në kufi.

Digjet një automjet në Vlorë, në pronësi të një vajze nga Tirana

Një automjet është djegur pasditen e kësaj të shtune në lagjen “Rilindja” të Vlorës.

Bëhet fjalër për një mjet tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. Xh, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.