zoom

Day ArchiveVIDEO | Inter mposht me lehtësi Spezia-n, Inzaghi gjen qëndrueshmëri në mbrojtje

E ëmbël ndeshja e para në San Siro për djemtë e Simone Inzaghit:

Interi shënoi tre gola dhe grumbulloi po aq pikë ndaj Spezias, 3-0, duke detyruar kushërinjtë e tyre kuqezi të përgjigjen në ndeshjen e madhe të së dielës kundër Atalantës.

Nerazzurrët kaluan në epërsi në minutën e 35-të me goditjen kirurgjikale të Lautaros të servirur nga Lukaku, i cili në fund të pjesës së parë goditi traversën.

Dyfishimi vjen me gjuajtjen e sigurt të Calhanoglu në minutën e 52-të, më pas i takon zëvendësuesit Correa që të blindoj fitoren në minutën e 82-të.

Një sukses që lehtëson tensionin e një fillimi që nuk është gjë tjetër veçse qetësues për Nerazzurrët, veçanërisht nga pikëpamja mbrojtëse.

Të rinjtë e Inzaghit kishin pranuar të paktën një gol në të 5 testet parasezonale dhe kishin konfirmuar trendin negativ në raundin e parë të sezonit kundër Lecce.

Megjithatë, sot, i rigjallëruar nga konfirmimi i Skriniar dhe kthimi i pronarit Bastoni, reparti i mbrojtjes e mbrojti mirë të 90 minutat duke ruajtur portën e pastër.

Ngjarja në Uzinën e Armëve në Gramsh, Grenell: Mos e kruani me ushtrinë shqiptare

Ish-emisari i SHBA-së në Kosovë, Richard Grenell ka reaguar për ngjarjen në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku u ndaluan tre shtetas, dy rusë dhe një grua ukrainase, të cilët dyshohet se janë agjentë të FSB-së dhe ku njëri prej tyre sulmoi me armë kimike dy ushtarakë shqiptarë.

Përmes një reagimi në Twitter, Grenell shkruan:

“Mos e kruani me ushtrinë shqiptare”.

Ditën e sotme, roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë.

Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por gjithsesi është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina./ Zoom.al

Sulmi në Uzinën e Gramshit, Rama: Gjelat laramanë ia marrin avazit majë plehut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Kreu i qeverisë e nis me një kritikë për ata që i cilëson si “gjela laramanë”, që sipas tij, përdorin edhe ngjarje të tilla delikate për interesat e tyre.

Nga ana tjetër, Rama shpreh dhe krenarinë për rojet ushtarake që arritën të neutralizojnë tre të huajt të dyshuar për spiunazh.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh! Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”

 

Ronaldo drejt Francës, agjenti i tij nis negociatat me klubin francez

Cristiano Ronaldo vazhdon të kërkojë me ngulm një klub që luan në Champions League. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Manchester United, që po kalon një krizë rezultatesh.

Shumë klube të njohura kanë refuzuar afrimin e CR7, ndërkohë që në skenë ka dalë Marseille. Klubi i vetëm francez që ka fituar Champions League, synon fitimin e titullit kampion, që në stadiumin “Velodrome” mungon prej vitit vitit 2010.

Skuadra e Igor Tudor do të jetë pjesë e grupeve të Champions League dhe agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit francez.

Akordi final është akoma larg, paga e lartë e sulmuesit portugez (17 milionë euro në sezon) është një aspekt që komplikon transferimin në Ligue 1, por edhe vetë Ronaldo është gati të ulë ndjeshëm fitimet e tij.

Tifozët e zjarrtë të Marseille ëndërrojnë golashënuesin më të mirë të historisë së futbollit, ndërkohë që tratativat mes palëve vijojnë, por duhet akoma duhet pritur për marrëveshjen finale. /zoom.al/

Çfarë ndodhi në Uzinën e Armëve? Sulmi i rusëve, Policia jep detaje

Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Uzinën e Armëve në Gramsh.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit e huaj që kanë sulmuar uzinën kanë qenë një 24-vjeçar rus, një 33-vjeçare ruse dhe një 25-vjeçar ukrainas. Ka qenë 24-vjeçari që ka sulmuar ushtarakët me lëndën kimike, duke u shkaktuar dhe djegie në fytyrë.

Dy shtetasit e tjerë kanë arritur të largohen, por më pas janë kapur, teksa lëviznin me një makinë “Chevriolet”.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Nga shërbimet e Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, është njoftuar se ne afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake.

Në momentin që 2 ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spray neuroparalizues, por 2 ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar edhe nga dy shtetas të tjerë dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë kontrolluar zonën.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj

Për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al

Detaje të reja/ Uzina u sulmua nga dy rusë dhe një grua ukrainase, SHISH: Dyshojmë se…

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku 3 shtetas të huaj kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.

Mësohet se kanë qenë dy shtetas rusë dhe një grua ukrainase. Në përleshjen me ushtarakët tanë janë përfshirë vetëm rusët, ndërsa gruaja ka qëndruar e distancuar.

Ndërkohë, disa ditë më herët, rusët kanë bërë fotografime të uzinës nga larg. Sipas tyre, ata kanë realizuar vëzhgim të imtësishëm më parë dhe ditën e sotme kanë tentuar të futen brenda.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka dyshime se shtetasit rusë dhe gruaja e ndaluar janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse./ Zoom.al

E jashtëzakonshme, Luiza Gega kampione e Europës

Historike, Luiza Gega, u shpall sonte në mbremje kampione e Europës në finalen e 3000 metrave me pengesa.

Atletia rekordmene shqiptare triumfoi në Kampionatin Europian të atletikës që u zhvillua në Mynih, duke i sjell medaljen e parë Shqipërisë.

Gega shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë.

Këtë e tregoi më së miri duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjithë rivalet që kërkonin t’i rrëmbenin nga duart medalje që e kërkonte prej vitesh.

Askush nuk mbajti ritmin fantastik të Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova. /zoom.al/

U sulmuan nga rusët/ Këta janë 2 ushtarakët shqiptarë që mbetën të plagosur në Uzinën e Armëve

Albi Bici dhe Ardian Xhaka janë dy ushtarakët shqiptarë që mbetën të plagosur në Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi u sulmuan nga tre shtetas rusë.

Dy ushtarakët shqiptarë po ruanin Uzinën e Armëve kur u sulmuan nga tre shtetas rusë me lëndë kimike, të cilët kërkonin të hynin në uzinë. Dyshohet se tre shtetasit rusë që mbanin në duar disa harta dhe aparate fotografikë, mund të jenë pjesë e një agjenture. Ndërkohë edhe një grup prokurorësh është nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë zbardhjen e plotë të incidentit.

Shtetasit rusë janë pikasur nga rojet, të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka pasur një përplasje fizike./ Zoom.al

Sulmi rus në Uzinën e Armëve, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi tre shtetas rusë tentuan të futeshin në Uzinën e Përpunimit të Armëve. Ministria bën të ditur se bëhet fjalë për tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase.

Pasi ata kanë tentuar të futen në uzinë, kanë reaguar dy efektivët që ishin në ruajtje të objektit, të cilët edhe kanë mbetur të lënduar në përpjekje për t’i ndaluar.

Dy ushtarakët janë nën kujdesin e mjekëve te Trauma në Tiranë. Sa u përket shtetasve të huaj, ata njoftohet se janë ndaluar nga autoritetet.

REAGIMI I MBROJTJES

“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”

Tre shtetasve të huaj u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike dhe në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës. Nuk dihen ende motivet që i kanë çuar ata drejt Uzinës në Gramsh.

Detajet, si u kapën agjentët rusë në Uzinën e Armëve në Gramsh

Detaje të reja bëhen publike në lidhje me sulmin rus të ndodhur në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Tre shtetas të Rusisë, të cilët prej ditësh endeshin pranë uzinës me aparatë fotografikë dhe harta i janë afruar zonës së përpunimit të armëve dhe kanë tentuar të shkrepin disa forografi.

Kjo ka sjellë reagim të ushtarakëve, të cilët u kanë kërkuar tre personave të ndalojnë dhe t’u japin shpjegim lidhur me arsyen e afrimit, për aq kohë sa ajo është një zonë ushtarake.

“Turistët” kane tentuar të largohen, por ushtarakët kanë këmbëngulur për verifikim. Në këtë moment, njëri prej rusëve ka nxjerrë një spray (sprej), duke i lënduar në fytyrë ushtarakët shqiptarë.

Pavarësisht përpjekjes për t’ia mbathur kanë rënë në prangat e Antiterrorit. Nga ana tjetër, të lënduarit ndodhen në Spitalin e Traumës./ Zoom.al