zoom

Day ArchiveTop Channel “ngre akuza” të rënda ndaj Olsi Bylykut: Na ke marrë…

Olsi Bylyku u bë i njohur për publikun shqiptar kur u shfaq si aktor në spektaklin e humorit “Portokalli”. Me rolet e tij interesante, ai fitoi shumë shpejt zemrat e të gjithëve.

Pasi mori pak famë, ai u largua nga “Top Channel” për të kaluar në “Tv Klan”. Por pavarëshit këtij vendimi duket se Olsi duket se ruan marrëdhënie të mira me stafin e vendit ku ka punuar.

Për së fundmi, ata e kanë futur në ‘kurth’ aktorin, duke ngritur një akuzë kundër tij.

Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në rrjet’ këtë herë ka rënë Olsi i cili ka marrë një telefonat nga gazetarja e emisionit e cila e akuzoi se ka marrë rroba nga gardëroba e Top Channel.

Olsi ra pre e lojës duke thënë se do të pyesë të ëmën nëse gabimisht ka marrë rroba nga gardëroba e “Portokalli”

Biseda:

Gazetarja: Jam Anxhela, të marr nga Top Channel. Jam shefja e re e garderobës.

Olsi Bylyku: Gëzohem si jeni.

Gazetarja: Duke qenë se sapo kam marrë statusin e ri dhe kam marrë pozicionin e ri, jemi duke bërë një inventar. Kam kuptuar që për ty kanë patur shumë respekt.

Olsi Bylyku: Më ka marrë malli shumë.

Gazetarja: Unë e kam marrë shumë seriozisht punën time edhe kemi bërë një inventar të të gjitha viteve të fundit dhe më rezulton që bashkë me nja tre aktorë të tjerë ti në 2016 ke marrë tre bluza. Njëra shkruan “Revolution, një kostum gri dhe një mente. I ke marrë në 2016-tën.

Olsi Bylyku: Si i kam marrë? I kam marrë me vete jashtë garderobës?

Gazetarja: Rezulton që njeriu i fundit që i ka marrë ke qenë ti.

Olsi Bylyku: Shiko mos ka ndonjë gabim se…

Gazetarja: Zonjat përveç asaj më kanë shkruar në kllapa “Kimikati”, i vetmi që ka bërë Kimikatin ke qenë ti se këtë e dimë.

Olsi Bylyku: Se di, tani po i them mamit të kontrollojë çfarë kemi në shtëpi mos i ka marrë. Por se mbaj mend që ti kem marrë ndonjëherë kështu nga gardëroba.

Gazetarja: Ne është mirë të vish nesër edhe ti dorëzosh.

Olsi Bylyku: Sot do të shikoj në shtëpi nëse janë sigurisht që do i sjell. Por nëse nuk ajnë si do ia bëjmë.

Gazetarja: Nëse nuk janë… problemi është që zyra ligjore e Top-it, më kanë thën që vlera e këtyre bluzave për ty është 100 euro.

Olsi Bylyku: E kuptova. Ma keni bërë si ofertë. Ja po flas sot edhe ishalla të kem një bluze q ëtë paktën të jap 500.

Gazetarja: Mirë është që ti gjesh të gjitha. Shpresoj të mos ma marrësh për keq. Tani u kujtova që nga ato tutat që ka pasur veshur ti ke një ushkurë tutash që duhet ta sjellësh. Janë nga këta rripat e tutave.

Olsi Bylyku: Kam marrë vetëm rrypin.

Më tej pasi në telefon foli Salsano Rrapi, Olsi e kuptoi se ishte pjesë e një rregu, duke e marrë me shumë sportivitet.

“S’jeni në terezi. Thash mos kam marrë ndonjë gjë nga turneu thashë se lash nam.”- u shpreh aktori.

Lushnja emëron trajnerin e ri, ish-futbollisti i kombëtares merr drejtimin e ekipit

Klodian Duro është trajneri i ri i Lushnjes.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, ka pranuar propozimin e kryetares së Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, për të marrë drejtimin e ekipit.

Duro, do ti bashkohet laguanrëve pas eskperiencave me Kukësin, Luftëtarin si dhe Feronikelin në Superligën e Kosovës.

Ish-mesfushori i kombëtares është takuar këtë të shtunë me kryebashkiaken Sefa dhe deputetin e zonës, Taulant Balla.

Klodian Duro pason kështu Agim Canajn në krye të lushnjarve, me objektivin për t’u kthyer në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar.

Klubi i Lushnjes, njoftoi se 44-vjeçari, ka firmosur për një sezon.

“Klodian Duro ka nënshkruar një kontratë një vjeçare, ku synimi kryesorë është Superliga. I urojmë suksese profesor Duros!”, thuhet në komunikatën e laguanërve, ndërsa falenderoi për punën e bërë ish-trajnerin Agim Canajn. /zoom.al/

FOTOT/ Aksident i rëndë në Kukës, plagoset nëna me 2 fëmijët

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Kukës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Në aksident janë përfshirë dy makina tip “Golf”, ku raportohet se  janë plagosur anëtarët e një familjeje, një çift me dy fëmijët.

Sipas “Aksidente Rrugore”, në automjetin tjetër të përfshirë në ngjaje, nuk dihet se sa persona kanë qenë në të, por mësohet se janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Fëmijët dhe e nëna janë transportuar në spitalin e Kukësit, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë  shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i njërës prej makinave.

FOTO/Ky është 40-vjeçari që humbi jetën ne aksidentin që ndodhi sot në Tiranë

Erald Qafa (Totilla) është 40-vjeçari që mbeti i vdekur pasi u aksidentua me një betoniere ndërsa i jepte motorit.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtunë në afërsi të TEG-ut.

Ai fillimisht ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku më pas ndërroi jetë pasi nuk mundi t’u bënte ballë plagëve të mara.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tirana i sjell fat Pirro Dhimës, zgjidhet zv/president i Federatës Botërore të Peshëngritjes

Pasditen e së shtunës, kanë përfunduar punimet e Kongresit Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF). 250 delegatë të pranishëm në punimet e kësaj asambleje, kanë votuar për të zgjedhur presidentin dhe Komiteti Ekzekutiv i kësaj federate.

Tirana, qyteti ku ai u rrit dhe u burrërua siç thotë vetë, duket ka qenë me fat për ish-kampionin olimpik dhe botëror, Pirro Dhima, që ka përfaqësuar Greqinë.

Edhe pse ai ishte një midis 12 kandidatëve për postin më të lartë të këtij sporti, ai është zgjedhur si një prej katër zv.presidentëve të Federatës Botërore të Peshëngritjes.

President i Federatës Botërore të Peshëngritjes (IËF) është zgjedhur ish sekretari i përgjithshëm i kësaj federate, irakeni Mohammed Hasan Jalood Al-Shammari, i cili në kuadër të fushatës zgjedhore, para pak kohësh ishte për një visitë në vendin tone.

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, flet babai i të arrestuarit: Im bir të marrë…

Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit i cili u vu në pranga ditën e sotme nga policia për atentatin e ndodhur në Prill të vitit 2022 ku mbeti i plagosur Johan Muçllari, djali i biznesmenit nga Pogradeci që zotëron Hotel “Voloreka”, ka treguar te verteten e tij per kete konflikt.

Ne nje interviste per mediat ne Pogradec, ai mohon qe djali i tij te jete autor i plagosjes së Muçllarit, ndërsa thotë se lidhur me konfliktin mes tyre, ai vetëm ka ndërhyrë për ta shuar.

“E vërteta e djalit tim qëndron këtu, se atë prokuroria dhe policia e Pogradecit e kanë akuzuar si autor të ngjarjes të ndodhur para disa muajsh. Lidhur me këtë ngjarje unë si babai i tij di të them që djali im nuk është një nga autorët e kësaj ngjarje.

Roli i djalit tim atë ditë në këtë ngjarje ka qënë pasi kanë dalë shëtitje me mamin, është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im sepse ai ka qënë shoqërues i atij dhe kaq ka qënë ai për momentin, thjesht shoqërues.

Po kjo është e vërtetë sepse ai nuk është autor i kësaj ngjarje, ai koinçidoi në këtë ngjarje dhe mesa di unë sipas komunikimit që ka patur kohët e fundit, ai ka ndërhyrë për të shojtur sherrin që kanë patur palët midis tyre. Për të parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë.

Sot mbi djalin tim akuza e prokurorisë dhe policisë është si autor në këtë ngjarje. Po akuzohet si autor në vrasje mbetur në tentativë edhe të tjera, djali tim sipas dëshmitareve që ka qënë në vendngjarje, djali im thjesht ka marrë pjesë për të shojtur zjarrin dhe për të shojtur këtë sherr.

Djali im siç ndodhi ngjarja nga frika për këtë ngjarje bile për një moment u largua nga sherri atje dhe pastaj është afruar përsëri për të shojtur ngjarjen dhe u largua nga frika. Kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin, se nuk e dija çbënte nga ishte kam arritur ta bind edhe ai vetë u bind dhe u ndërgjegjësua dhë së bashku me avokatim prezent kam bërë dorzimin e djalit në 24.

Unë sot jam shumë i indinjuar se në të gjitha mediat kam dëgjuar se është kapur një nga autorët e ngjarjes duke me ditur që unë e kam dorzuar vetë,unë kam dhe dokument që tregon se ky shtetas është dorzuar në prani të avokatit dhe prindit të tij.

Djali im nk është autor por thjesht shoqërues i personit në fjalë,me palën tjetër skemi patur asnjë konflikt.

Është edhe një dëshmitar me palën tjetër dhe mesa di unë djali ka ndërhyrë vetëm që palët mos ziheshin.

Unë kam besim te drejtësia, djali të marrë përsipër fjalët që ka bërë dhe të zbardhet e vërteta e djalit tim”, është shprehur ai.

Bora Zemani largohet nga “Përputhen”? Ja kush është emri që përflitet se do zëvendësojë

Duket se në sezonin e ri të emisionit “Përputhen”, do të ketë ndryshime.

Sipas “Kryefjala”, mësohet se autorja Olsa Muhameti do të largohet nga ky format, e po ashtu edhe Bora Zemani.

Po të njëjtat burime thonë se produksionin e ka marrë në dorë Lori Hoxha, e cila do të prezantojë disa ndryshime në rinisje të tij.

Emisioni do të ngjasojë me formatin origjinal të “Uomini e Donne”, nga ku edhe u frymëzua fillimisht. Lori Hoxha do të vijë si producente, ndërsa prezantuesja në vend të Bora Zemanit do të jetë Ori Nebiaj.

Ende emrat nuk janë konfirmuar zyrtarisht, po pritet që sezoni i ri të vijë me ndryshime. Megjithëse ende emrat në fjalë nuk kanë konfirmuar asgjë.

VIDEO | Fenerbahçe shkërmoq Tiranën, kampionët e Shqipërisë të brishtë ndaj gjigandëve të Turqisë

Fenerbahçe mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Tiranën në miqësoren e zhvilluar në Turqi.

Gjigandët e Turqisë ishin superior karshi bardhebluve duke e dominuar skuadrën e drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

Kjo miqësore ishte prova gjenerale për kampionët e Shqipërisë në prag të pjesëmarrjes në Champions League, ku do të sfidojnë në turin e parë Dudelange.


Shehi edhe pse hodhi në fushë 11-shen më të mirë, nuk arriti t’i bëjë ballë turqve, që treguan qartë se diferencat janë shumë të mbëdha mes dy skuadrave.

Që minutën e 9-të vendasit kaluan në avantazh, pasi Mërgim Berisha, mposhti portierin Bekaj dhe kjo pjesë u mbyll me këto shifra.

Në fraksionin e dytë filloi festivali i golave me Novak, që dyfishoi shifrat në minutën e 53′.

Në disavantazh Tirana, përpiqet të reagojë, por është Fenerbahçe, që shënon edhe dy herë të tjera me Pelkas në të 84′, dhe Samata-n në minutën e 88′, që kompletoi pokerin.

Përfundimisht 4-0 dhe Tirana e mbyllu me humbje fazën përgatitore që zhvilloi në Turqi. /zoom.al/

FORMACIONET:

Fenerbahçe: Ertugrul, Lemos, Serdar, Novak, Osai, Gustavo, Bruma, Irfan, Linkoln, Mert Hakan, Berisha

TIRANA: Bekaj, Tosheivski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Aleksi, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, Devid

Shqipëria do të përfshihet javën tjetër nga i nxhehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Java që vjen do të sjellë në vendin tonë të nxehtin afrikan.

Sinoptikanët thonë se termometri do shënoi temeperatura deri në 39 gradë, të cilat do të vijojnë deri në fillim të korrikut.

Zonat me vlera më të larta parashikohet të jetë qarku i Gjirokastrës, Beratit dhe Elbasanit. Nderkohë në kryeqytet parashikohet që termometri të ngjitet deri në 38 gradë celcius.

Për ata që kanë zgjedhur të pushojnë 15 ditëshin e parë të korrikut, nuk duhet të bëjën gjë tjetër veçse të shijojnë pushimët pranë bregut të detit, pasi koha do jetë e mirë.

Zgjedhjet në PD, ja kush është kryetari i ri i PD-së në degën 12 në Tiranë

Ismail Aga është kryetari i ri i Partisë Demokratike për degën 12 në Tiranë.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege dhe në garë ishin  kandidatët Dorel Memoci dhe Ismail Aga.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega 12 Tiranë u shpall Ismail Aga me 81% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në njoftimin për mediat falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.