zoom

Day ArchiveLuiza Gega shpallet kampione e Ballkanit dhe vendos rekord në Rumani

Luiza Gega është shpallur kampione e Ballkanit në garën e 3000 metrave me pengesa në Krajova të Rumanisë.

Atletja shqiptare vendosi një rekord të ri në këtë garë duke arritur një tjetër rezultat fantastik në karrierën e saj të jashtëzakonshme.

“Kampione Ballkani, Rekord Kampionati në garën 3000m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë).

Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit nga zemra të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”, shkruan Gega në profilin e saj zyrtar në Facebook. /zoom.al/

“Bashkëshorti më mbështeti mua”, Floriana Garo flet për “konfliktet” që PD- ja i solli me vjehrrën 

Floriana Garo ka ardhur në një rrëfim ndryshe për News24 ku ka folur nga planet e pushimeve verore me familjen, raportin me vjehrrën dhe si e ka ndryshuar angazhimi në politikë jetën e saj.

Për moderatoren e emisionit ‘Fitstation’, Çenkuela Hasa, Garo zbuloi gjithashtu për raportin me vjehrrën, Lumturi Ratkoceri.

Moderatorja: Një nga temat më të diskutuara ka qenë zgjedhja që bëri Floriana në PD, krah liderit historik Sali Berisha dhe zgjedhja që bëri vjehrra juaj, krah ish kryetarit Lulzim Basha, dukej si një betejë e ndarë mes jush?

Floriana Garo: Unë jam përfshirë në këtë rrugë duke e diskutuar me tim shoq, me familjarët dhe me vjehrrën, tjetër se ajo ka thënë jo nuk jam dakord. Vjehrra ime ka qenë e përfshirë në politikë më parë, ajo ka pasur bindje të tjera, tani nuk është e përfshirë më.

Ajo në bindje është e djathtë, tjetër se ajo e sheh realizimin e Shqipërisë së dëshiruar ndryshe nga unë. Janë bindjet e saj, nuk jemi kuptuar në këtë pjesë por kjo nuk ka penguar marrëdhëniet tona në familje, megjithëse ka patur shpesh herë dhe nervozizëm.

Moderatorja: Situatë e vështirë për bashkëshortin?

Floriana Garo: Bashkëshorti është gjendur disi në situatë të vështirë. Ai ka qenë pro meje në fakt dhe shumë bindshëm me PD-në, dhe jo pro nënës së tij në këtë rast. Megjithatë kjo tregon se funksionon demokracia, dhe nuk mendoj që është rasti i vetëm dhe pse ka bërë shumë përshtypje.

 

Habit ylli i Serie A, “Jam rritur në fermë, shkoj punoj tokën kur jam me pushime”

Martin Erliç është një nga futbollistët që ka spikatur këtë sezon në Serie A.

Kroati ishte shok skuadre me Rei Manajn në radhët e Specias, ndërsa këtë verë rikthehet te Sasuolo pas përfundimit të huazimit.

Mbrojtësi ballkanas ka rrëfyer për “Sport Week“ jetën e tij.

Megjithëse tashmë merr milionat me profesionin e tij, Erliç mbetet modest dhe me këmbë në tokë.

Kroati tregon se ka lindur në një fermë mes pulave dhe derrave, ku ende kthehet sa herë përfundon kampionati për të ndihmuar prindërit e tij të punojnë tokën.

“Jam i 1998-s. Lufta në ish-Jugosllavi kishte përfunduar, mbetën vetëm rrënoja. Shtëpia e prindërve të mi ishte shkatërruar nga një bombë, kështu që ata u vendosën në stallën ku mbanin kafshët. Unë kam lindur atje, mes pulave dhe derrave. Ne qëndruam atje për dy ose tre vjet përpara se babai të rindërtonte shtëpinë tonë tullë më tullë. Vij nga një familje fermere. Nuk e di si ngrihet babai sot në 4 të mëngjesit për të punuar tokën dhe kthehet në perëndim të diellit.

Ai është shembulli më i madh që mund të shpresoj të kem. Çdo vit, kur mbaron kampionati, kthehem në fshatin tim, Tinj, ku jetojnë gjithsej 500 banorë dhe ndihmoj prindërit e mi në arat e fermës së tyre. Nuk më vjen turp për atë që bëj. Unë nuk jam tipi që sheh babain e tij duke punuar dhe shkon në plazh të marrë rreze. E di sa sakrifica ka bërë për të më dhënë para për të blerë këpucë futbolli kur fillova të luaja. Nuk dua të fshihem pas një maske që nuk më përket mua”, ka deklaruar Martin Erliç. /zoom.al/

FOTO/ Ndoqën vjehrrin e pronarit për ta vrarë, ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Maltë

Të tjera detaje janë zbuluar nga sulmi me thikë që iu bë një të moshuari në qytetin Silema në Maltë, ngjarje për të cilën u arrestuan dy 23-vjeçarë shqiptarë përveç porositësit të aktit kriminal, maltezit 37-vjeçar Matthew Joseph Schembri.

Dy të rinjtë shqiptarë që kryen sulmin ndaj babait 62-vjeçar të ish-gruas së Schembri janë Xhovano Ndoci dhe Agostin Marku.

Në foton e publikuar nga mediat malteze ata shihen në krahun e majtë dhe të djathtë të porositësit Matthew Joseph Schembri.

Ky i fundit është akuzuar në gjykatë se ka porositur dy ‘vrasësit’ shqiptar për të sulmuar vjehrrin e tij, teksa ai po shkonte për të vrapuar përgjatë bregdetit. Policia e përshkroi Mattheë, si “trurin” pas sulmit të paprovokuar ndaj Louis Spiterit të enjten në mëngjes.

Maltezi së bashku me dy të rinjtë shqiptarë i kanë mohuar akuzat kur u paraqitën në gjykatë, por në dëshminë e tij viktima 62-vjeçar përshkroi se si dy shqiptarët ishin ulur në një stol kur ata u ngritën dhe e goditën me grusht në fytyrë teksa ai po kalonte me vrap përpara kopshtit George Bonello Dupuis.

Kur ata u arrestuan, pasi njëri prej tyre u ndoq nga një vrapues kalimtar dhe u shtri në tokë, shqiptarët i thanë policisë se ishin të ngarkuar për të kryer sulmin. Por, Ndoci u akuzua gjithashtu për për mbajtjen e një objekti të mprehtë dhe të mprehtë në publik pa leje policie.

Ndërkohë, Gjykata dëgjoi se dy shqiptarët jetonin në një pronë që u ishte dhënë nga Schembri, drejtor i një kompanie, dhe ndodheshin në Maltë me fonde të kufizuara.  Avokati i tyre, Dean Hili, i tha gjykatës se hetimet e policisë vërtetuan elementë të asaj që ata thanë, se ata “vepruan në thelb si vrasës”.

 

“Jeni djalli vetë…”/ Video e Ylli Limanit me binjakët Veshaj bëhet virale në rrjete sociale

Ylli Limani është një nga artistët më të pëlqyer të momentit. Këngëtari nga Kosova numëron një numër të madh hitesh dhe momentalisht është i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Kohëve të fundit ai ka qenë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku ndan me ndjekësit situata gazmore.

Së fundmi këngëtari ka shprehur “pakënaqësitë” e tij që ka ndaj vëllezërve Veshaj. Ylli publikoi një video në rrjetet sociale teksa ka drekuar me dy binjakët dhe i drejtohet fansave duke i thënë se kush është ai njeri që kënaqet me Donaldin dhe Romeon.

https://gorilla.cdnja.co/v/6k/6KMRA.mp4?token=offjCDKdt2h0vI9rX-gHGw&expires=1655583118

Direkt pas kësaj ka zbuluar se kush është dhe “djalli” i vërtetë nga ata. Sipas këngëtarit nuk është asnjëri prej aktorëve të humorit por vëllai i tyre i vogël Mario. Videon e ka ripostuar dhe Donaldi ku mbi të shkruan : “O Yll ti je kafshë e rritur në pyll dhe me shumë dyll, në vesh”.

Sigurisht që fjalët e Yllit kanë qenë në një formë shakaje ku dashur pa dashur djemtë duket se na zbuluan se kush do të jetë i ftuari i rradhës në emisionin “Më lër të flas”.

https://gorilla.cdnja.co/v/ar/arvPB.mp4?token=YudATPNH_okHF3xAT9GnVw&expires=1655583118

“Yll si po ja kalon në Tiranë, Yll a u kënaqe në Tiranë… Më tregoni a kënaqet një njeri me…” “Të gjithë mendojnë se djalli është Romeo ose Donaldi por… ja miq direkt nga ferri”.- tha Ylli./L.K

/Zoom.al

Ilir Shaqiri “shpërthen” ndaj Tan Bramës/ Kam prova, nuk e detyrova për asgjë…

Balerini i njohur Ilir Shaqiri dhe koreografi Tan Brama patën një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP për disa javë, ku diskutonin dhe realizonin disa mini- koreografi së bashku. E gjitha nisi kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.

 

Ditën e sotme Shaqiri ka qenë i ftuar tek “Rudina” dhe ka treguar versionin e tij të historisë. I pyetur sesi qëndron situata, Iliri u shpreh se ai ka qenë personi i vetëm që i ka dhënë afrimitet Tanit brenda shtëpisë së famshme. Përsa i përket balerinëve të Dritanit, Shaqiri tha se nuk i ka kërkuar askujt të vijë me detyrim në spotin e Digitalbit dhe çdo gjë ka qenë me kontratë.

“Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij. Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer te spoti i Digitalbit ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë. Për më tepër që Digitalb i ka paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte vizionuar kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë. Sepse në anët e mija dhe në të gjithë botën besoj nëse ti ke diçka për të kundërshtuar rreth pagesës, e bën përpara se të firmosësh kontratën. Sepse pas kontratës ti mund t’i japësh një vlerë vetes që mund të jetë stratosferike. Përgjigja e fundit, thënë shqip, është: Bëj nder, gjej qeder”.- u shpreh ai./L.K

/Zoom.al

 

“Nuk na lejonin të hapnim perdet, ishim në një tren të vjetër”, Spiropali rrëfen vizitën në Kiev

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur mbi udhëtimin e kryer disa ditë më parë në Kiev ku shoqëroi kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Dritan Abazoviç.

E ftuar në News 24, Spiropali, rrëfeu të gjithë intinerarin e ndjekur për të shkuar në kryeqytetin e Ukrainës, si dhe zbuloi përjetimet personale nga lufta.

“Absolutisht i domosdoshëm si udhëtim dhe mesazhet që u dhanë aty ishin shumë të qarta dhe besoj ja vlejti plotësisht.

Udhëtimi ishte i gjatë, nuk mund të shkosh me avion, as nuk mund të fluturosh në hapësirën ajrore të Ukrainës për arsye sigurie. Ne ndoqëm një rrugë që zgjedhin të gjithë ata zyrtarë që zgjedhin të vizitojnë Kievin. Ne fluturuam deri në juglindje të Polonisë dhe më pas rreth 1 orë e gjysmë një udhëtim me makinë në një zonë po në juglindje të Polonisë, ku morrëm trenin për në Kiev për rreth 12-orë.

Ishte impresionues, pasi ndjesia e luftës në pjesën e Polonisë ishte shumë e dukshme. Polonia ka bërë sakrifica të mëdha për sa i përket numrit të refugjatëve të pranuar nga Ukraina.

Është një shtet që e ndjen luftën dhe i është gjendur Ukrainës, situata ishte e tensionuar dhe pse në dukje e qetë. Kur hymë në territorin e Ukrainës, aty është një ndjesi tjetër se ti po e kupton se po i afrohesh një zone vërtetë lufte. Në fakt nuk është se pamë shumë jashtë se ata nuk e lejonin hapjen e perdeve në tren, ishte një politikë e sigurisë.

Ishte një tren i vjetër që e kanë vënë në dispozicion të zyrtarëve.

Edhe presidenti francez, Macron, kancelari Scholz dhe kryeministri Draghi, një ditë më vonë udhëtuan me të njëjtin tren, është i njëjti protokoll.

Kishim ruajtje gjatë gjithë kohës nga forcat e Ukrainës dhe nga forcat e gardës, dhe ato të Malit të Zi, se ishte dhe kryeministri i Malit të Zi. Nuk u ndjem të pasigurt. Të gjithë delegacionet që hyjnë në Ukrainë ndjejnë të njëjtin protokoll”, tha Spiropali.

 

Dy turistë bien në lartësia te “Syri i Cikllopit”, shpëtohen nga policia

Rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, duke eksploruar natyrën, kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, dy turistë të huaj.

Ata janë shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

 

Djali pjesë e trafikut të ilaçeve/A duhet të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi?

Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi publikisht se djali i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi është arrestuar në Itali gjatë operacionit kundër trafikut të ilaçeve dhe pacientëve të sëmurë.

Sipas tij Endi Çuçi, i cili është djali i Bledi Çuçit me gruan e parë, është ndaluar nga autoritetet italiane si anëtar i mafies që kontrabandonte medikamente me bazë droge nga Italia në drejtim të Shqipërisë dhe pacientë shqiptarë drejt spitaleve italiane.

Po ashtu Berisha tha se ka pasur ndërhyrje të fuqishme nga Shqipëria për lirimin e tij nga burgu.

Berisha publikoi edhe disa dokumenta që sipas tij faktojnë përfshirjen e Endi Çuçit në këtë aktivitet të paligjshëm.

Por ndaj këtyre pretendimeve reagoi e ëma e Endi Çuçi, Zhaklina Peto, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se ajo dhe djali i saj nuk kanë asnjë problem me autoritetet e drejtësisë italiane.

Për këtë ajo paraqiti edhe një pjesë të fashikullit të dosjes së prokurorisë italiane, duke pretenduar se emri i djalit të saj është përmendur shkarazi në këtë çështje.

“Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”, thuhet në pjesën e fashikullit të bërë publik nga Zhaklina Peto.

Por ajo me këtë status pranon se djali i saj është bërë pjesë e dosjes, pavarësisht përgjegjësisë apo përfshirjes në trafikun e ilaçeve dhe pacientëve, të cilën në këtë rast duhet ta vërtetojnë autoritetet e drejtësisë.

“Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në 3 maj 2021 në Itali. Në datën 4 maj 2021 im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit”, shkruan më tej Peto duke bërë të ditur se për cilin rast emri i djalit të saj është përmendur në dosje nga autoritetet italiane.

Ndaj ditën e sotme Partia Demokratike këmbënguli sërish për përfshirjen e Endi Çuçit në këtë rrjet dhe me anë të Sekretarit të Përgjithshëm kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Por a duhet të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm për këtë rast?

Historia 30-vjeçare politikës shqiptare është e mbushur me disa raste kur ministrat, edhe pse nuk kanë qenë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë, janë detyruar të largohen në emër të moralit politikë.

Rasti i parë është ai i Ilir Rusmalit, ish-ministër i Drejtësisë në kohën e Partisë Demokratike.

Vëllait të tijë iu publikua një përgjim ku ai kërkonte një tender, të cilin nuk e mori kurrë. Pas kësaj, Partia Socialiste reagoi ashpër dhe kërkoi dorëheqjen e ministrit. Vetëm një ditë më vonë Rusmali dha dorëheqjen.

“Mbrëmë Partia Socialiste ka kërkuar publikisht dorëheqjen time për një çështje që nuk ka lidhje me personin tim. Mbrëmë PS-ja, zyrtarisht është vendosur në anën e korrupsionit për të rikrijuar kornizën që kishim vendosur ta thyenim me forcë. Prandaj, më duhet edhe një herë që t’i bëj thirrje moralit dhe politikës së moralshme. Ndryshe nga ç’priste zëdhënësja e PS-së, jam këtu (dhe ju falenderoj juve) që të deklaroj dorëheqjen time, nga posti i ministrit të drejtësisë, në emër të këtij morali dhe të kësaj beteje për luftën kundër korrupsionit. Ky është mesazhi im politik.”, – pati deklaruar Rusmali në daljen për mediet në atë kohë.

Ndërkohë që shumica e rasteve të tjera i përkasin socialistëve dhe thuajse të gjitha kanë të bëjnë me postin e Ministrit të Brendshëm, i cili si për ironi të fatit vijon të prodhojë vetëm skandale per ta.

Rasti më flagrant ishte ai i Sajmir Tahirit, i cili fillimisht nga mediat dhe më pas edhe nga drejtësia u akuzua si i përfshirë në trafikun e drogës me anë të të disa kushurinjve të tij.

Fillimisht Rama e mori në mbrojtje ministrin e vet dhe  Tahiri hezitoi të jape dorëheqjen.

Por me shtimin e presionit ai u detyrua, jo vetëm të jap dorëheqjen, por edhe të dorëzojë mandatin e deputetit.

Fundi dihet, pas gati 5 vite proces, ai u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre dhe favorizim të trafikut të drogës. Sot ai ndodhet prapa hekurave.

Një tjetër rast është ai i ish-ministrit tjetër të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.  Partia Demokratike dhe disa gazetarë rimorën edhe një herë çështjen e përfshirjes së vëllait të tij Geron Xhafaj në trafikun e drogës në Itali. Një çështje që datonte që në vitin 2003.

Gazetarët dhe PD zbuloi se i vëllai i ministrit të Brendshëm, qendronte i lirë në Vlorë, ndërsa i ishte shmangur për vite të tëra një dënimi nga autoritetet italiane.

Sërish PD kërkoi me forcë dorëheqjen e Xhafajt, por ky i fundit refuzoi. Vetë kryeministri Edi Rama në një deklaratë para grupit të PS-së në atë kohë tha se ministri i tij i Brendshëm nuk kishte asnjë përgjegjësi as morale as politike ndaj edhe nuk kishte asnjë arsye për ta shkarkuar.

Pavarësisht këmbënguljes së opozitës, Xhafaj do të dorëzonte vëllanë e tij për autoritetet italiane, por jo postin.

Ai do të qendronte edhe disa muaj në detyrë, para se të dorëzohej dhe të jepte dorëheqjen.

Një tjetër rast është ai i ministrit tjetër të Brendshëm, Sandër Lleshi. Në ndryshim nga të gjithë ish-ministrat e tjerë të Brendshëm, Lleshi vendosi ndoshta standardin më të lartë në politikën shqiptare, pasi dha dorëheqje për një çështje që nuk kishte të bënte direkt me të, por vetëm me përgjegjësinë morale.

Më 8 dhjetor të 2020 një punonjës policie qëlloi me armë ndaj të riut Klodian Rasha, i cili humbi jetën në vend.

Kjo shkaktoi një revoltim të madh të opinionit publik, teksa në vend shpërthyen protestat. Fillimisht Lleshi nuk e pranoi përgjegjësinë, por pas disa ditësh dha dorëheqjen duke marrë përsipër përgjegjësinë morale për ngjarjen.

Por ndërsa rastet e përmendura më lartë ministrat janë përfshirë në skandale, kryesisht për shkak të vëllezërve të tyre, rasti i Çuçit është edhe më i rëndë, pasi ai është implikuar direkt nëpërmjet djalit të tij.

Vete Çuçi deri më tani nuk ka reaguar për këtë rast, por me siguri edhe ai ashtu si rastet e mëparshme fillimisht do rrezistojë. /Zoom.al

 

Vllaznia përforcohet në mbrojtje, afron ish-futbollistin e Hajdukut

Vllaznia ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër. Ish-mbrojtësi, i Hajdukut, Dajan Shehi rikthehet te kuqeblutë.

25-vjeçar ishte pjesë e Vllaznisë dy sezone më parë, por u largua fillimisht drejt Partizanit e më pas drejt Skënderbeut.

Pas dy sezonesh, Shehi kthehet sërish në Shkodër, aty ku kuqeblutë i urojnë sa më shumë suksese për në edicionin e radhës.

“Dajan Shehi rikthehet sërish në shtëpi. KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. I urojmë atij një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu, për të gëzuar sërish sëbashku ashtu siç bëmë dy sezone më parë. Mirë se erdhe Dajan Shehi”, shkruan klubi i Vllaznisë në faqen zyrtare në “Facebook”.