zoom

Day ArchiveFOTO/Ç’po ndodh në Tiranë?! Forca të shumta të policisë blindojnë kryeqytetin

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet.

Ky aksion është realizuar me synim kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si edhe personave të shpallur në kërkim.

DVP Tiranë-informacion

Kontrolle të befasishme në kryeqytet, nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.

Akuzohet për përdhunim, ylli anglez do të shqyrtojë kërkesën e tij për zgjatjen e lirimit me kusht

Ylli i Manchester United, Mason Greenwood, do të shqyrtojë kërkesën e tij për zgjatjen e lirimit me kusht në gjykatë javën e ardhshme pas akuzave se ai përdhunoi dhe sulmoi një grua të re në fillim të këtij viti sipas Daily Mail.

Hetimi i policisë mbetet në vazhdim dhe tani ka pasur një kërkesë për të zgjatur garancinë e tij policore – e cila do të zhvillohet në Gjykatën e Magjistraturës në Mançester dhe Salford të mërkurën e ardhshme.

Sulmuesi 20-vjeçar u arrestua në janar pas postimit të imazheve dhe videove në internet.


Ai gjithashtu u pyet më vonë me dyshimin se e kishte kërcënuar për ta vrarë femrën ndërsa kaloi tre netë në qeli në një stacion policie në Mançester.

Greenwood u lirua me kusht dhe kjo u zgjat deri në mes të qershorit.

Seanca dëgjimore të mërkurën nuk do të mbahet në gjykatë të hapur dhe Greenwood nuk pritet të marrë pjesë.

Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë tha: “Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për zgjatjen e garancisë para-pagesë do të shqyrtohet më 23 qershor 2022”. /zoom.al/

 

Zbardhet ligji i ri i tatimeve/ Ja kush preket nga ndryshimet e reja

Qeveria do të vjelë më shumë taksa me nismën e re “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”.

Zoom.al ka siguruar draftin që qeveria e ka hedhur për konsultim publik dhe ku parashikohet që çdo individ që marrin 1,2 milionë të ardhura vjetore bruto duhet të plotësojnë deklaratën e të adhurave, duke paguar dhe taksën sipas përllogaritjeve.

Formula e re ndryshon skemën, pasi aktualisht detyrimin e kishin qytetarët që e tejkalon 2 milionë lekë të ardhurave vjetore bruto.

Tatimi për të vetëpunësuarit progresiv

Për të vetëpunësuarit do të aplikohet një tatim progresive. Kategoritë janë me 15%, ndërsa nëse kalojnë këtë nivel të ardhurash norma e tatimit shkon në 23%, kjo sipas nivelit të fitimit.

Kjo kategori që deri më tani nuk taksohej pasi përfitonte nga lehtësitë si biznes i vogël, për të ardhurat nga 0 deri në 14 milionë lekë nga veprimtaria e tyre do të tatohet me 15%, ndërsa nëse kalojnë këtë nivel të ardhurash norma e tatimit shkon në 23%.

Lista me profesionistët e lirë që do të përfshihen në këtë skemë taksimi do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, pas miratimit të ligjit. Sipas nenit 60 të këtij drafti do të tatohen me 15% fituesit e lojrave të fatit dhe ato persona që marrin si dhuratë pasuritë e paluajtshme.

 

Projektligji

 

Neni10

E ardhura e tatueshme

 

  1. Të ardhurat e mëposhtme konsiderohen si të ardhura të tatueshme të një tatimpaguesi të tatimit mbi të ardhurat personale:
  2. Të ardhura nga punësimi;

b.Të ardhura nga biznesi;

c.Të ardhura nga investimet.

2.Të ardhurat janë të tatueshme pavarësishtnëse paguhen në të holla ose në natyrë.

3.Të ardhurat në natyrë vlerësohen me vlerën e tregut, për aq sa nuk përcaktohet ndryshe në këtë ligj ose aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Neni 24

Norma tatimore

 

Të ardhurat bruto nga punësimi tatohen me normat e mëposhtme:

 

Baza tatimore vjetoreNorma tatimore
 

0 – 2,040,000

 

13%

  
Mbi 2,040,00023%

 

Të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit tatohen me normat e mëposhtme:

 

Baza tatimore vjetoreNorma tatimore
 

0 – 14,000,000

 

15%

  
Mbi 14,000,00023%

 

Të ardhurat  nga investimi tatohen me normat e mëposhtme:

Të ardhurat nga dividentët 8%.

Çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%.

 

Përvecse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi.

Neni 60

Tatimi i trashëgimisë, dhuratave dhe fitimeve nga lojrat e fatit

 

  1. Pjesa 6 e këtij ligji aplikohet ndaj personave fizikë dhe entiteteve që janë:
  2. rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj, ose marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri ose jashtë saj; dhe
  3. jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë që marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri, ose marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri.

 

  1. Termi “të ardhura nga lojrat e fatit”, nënkupton të ardhurat e fituara nga kategoritë e lojrave të fatit, sipas përcaktimit të tyre në legjislacionin në fuqi për lojrat e fatit.

 

  1. Termi “dhurata”, nënkupton pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara pa ndonjë kompensim në këmbim.

 

  1. Termi “trashëgimi”, nënkupton pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara si rezultat i kalimit për shkak të vdekjes nga personi i vdekur tek trashëgimtarët e tyre.

 

  1. Fitimet nga lojrat e fatit, vlerësohen veçmas dhe nuk mund të grupohen.

 

  1. Sendet nga dhuratat dhe trashëgimia vlerësohen me vlerë nominale ose vlerën e tregut, cila prej tyre është vlera më e madhe. Rregullat e vlerësimit për llogaritjen e fitimeve kapitale sipas këtij ligji aplikohen gjithashtu ndaj sendeve nga dhuratat dhe trashëgimia.

 

  1. Përjashtohen nga tatimi:
  2. dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë, përkatësisht sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil.
  3. dhurimet dhe trashëgimitë tëmarra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5.000.000 lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1.000.000 lekë për pasuritëe luajtshme për tatimpagues.
  4. kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil, përkatësisht, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme e fituar në bazë të ligjit. nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, i ndryshuar.
  5. Paragrafi 7 i këtij neni aplikohet vetëm nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.

 

  1. Norma e tatimit për trashëgimitë, dhuratat dhe të ardhurat nga lojrat e fatit sipas këtij neni është 15 %, pa zbritjen e ndonjë kostoje.

 

Neni 67

Deklarata vjetore e të ardhurave personale

  1. Një person është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë:
  2. Më shumë se1,200,000lekëe të ardhurave bruto nga punësimi,ose
  3. Më shumë se 50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim, sipas Kapitullit 5 të këtij ligji.
  4. Numri personal i kartës së identitetit/Numuri Unik i Identifikimit të Subjektit,përdoret si një numër i identifikimit tatimor të tatimpaguesve rezidentë të të ardhurave personale, për qëllime të deklaratës tatimore mbi të ardhurat personale. Tatimpaguesve jo rezidentë u jepet një numër identifikimi tatimor sipas përcaktimit në Udhëzimin e Ministrit Përgjegjës për Financat.
Operacioni fshesa, Dinamo largon katër titullarë, mes tyre edhe ish-sulmuesin e Serie A

Dinamo u rikthye në Kategorinë e Parë dhe tani klubi ka nisur spastrimet.

Lojtarët që nuk bindën, por edhe ata që kanë rroga të mëdha do të largohen.

Duke nisur nga kapitenin Agim Ibraimi (36 ndeshje dhe 8 gola në sezonin e fundit) te mbrojtësit Siljanovski, Sofranac dhe Isaevski, të gjithë kanë mbyllur bashkëpunimin me “nëndetësen”.

Tashmë, të katërt futbollistët janë të lirë për të zgjedhur aventurën e radhës teksa ofertat nuk ju mungojnë.

Ka qenë vetë klubi i Dinamos që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale bëri të ditur këto lëvizje.

FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarët Agim Ibraimi, Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski.

Klubi dhe futbollistët kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën, duke ndëprerë bashkëpunimin mes tyre dhe palët do vazhdojnë në drejtime të ndryshme në sezonin e ri.
FC Dinamo falenderon lojtarët për kontributin e dhënê me fanellën blu dhe u uron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e Dinamos. /zoom.al/

 

 

 

Vendimi/Rama merr një tjetër shuplakë nga Arbitrazhi: Duhet t’i paguajë 44 mln dollarë firmës që …

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i ka dhënë një tjetër shuplakë qeverisë shqiptare, duke dhënë vendim përfundimtar kundër saj. Zoom.al ka mësuar se gjykata e Parisit ka marrë vendimin final duke e gjobitur shtetin shqiptar me 44 milionë usd gjobë.

Mësohet se bëhet fjalë për anulimin e punimeve të tenderit për firmën Aktor për punimet shtesë në rrugën Tiranë-Elbasan. Qeveria Rama ia anuloi kontratën dhe për këtë firma iu drejtua gjykatës ndërkombëtare të Strasburgut.

Shumë firma kanë hedhur në gjyq qeverinë për prishje të kontratave publike. Ndërkohë fatura më e rëndë që do t’i rëndojë taksapaguesve shqiptarë është ajo prej 110 milionë euro që qeveria shqiptare duhet t’i paguajë Franccesko Beketit.

Por pavarësisht kësaj gjobe të rëndë kryeministri Edi Rama edhe në seancën më të fundit parlamentare mohoi se i ka paguar ndonjë fature Beketit si dëmshpërblim.

“Qeveria pavarësisht se në mënyrë të përsëritur, ju bashkërisht, mbase dhe ju personalisht, se kam parasysh, por ju bashkërisht keni lajmëruar se po paguhet një marifetçi i madh si ai që e përdorët edhe për të çoroditur njerëzit para zgjedhjeve, unë po ju them që 0 , asnjë qindarkë nuk I është paguar as Bechetti dhe as askujt tjetër deri tani që flasim, zero. Dhe jo vetëm zero, por ndërkohë ballafaqimi vazhdon, që të jemi të qartë. Vazhdon në çdo hapësirë ku ka mundësi të zhvillohet një ballafaqim legal kështu që keqardhje për këtë”, tha Rama në replikën e tij me demokraten Jorida Tabaku.

Thomas Strakosha zyrtarizon transferimin në Premier League

Thomas Strakosha është ende në pritje të zyrtarizimit në ekipin e ri. Së fundmi gardiani shqiptar ka pasur edhe interesimin e Chelsea-t.

Në një intervistë të fundit për Fabrizio Romano, Strakosha ka folur jo vetëm për interesimin e Chelsea, por ka zyrtarizuar edhe ekipin e ri që do të jetë në Premier League.

“Jam duke u përgatitur edhe në këtë kohë që jam pa ekip. Por përgatitem më shumë se kur isha me Lazio-n me trajnerin tim personal.

Kjo pasi Premier League është ndryshe, është shumë fizike dhe tjetër nivel futbolli nga Seria A. Për këtë arsye stërvitja ime është më e madhe tani dhe i kushtohet shumë edhe pjesës fizike. Padyshim që Premier League është kampionati më i fortë në botë, ëndërr që kur isha fëmijë të isha pjesë e saj.

Ka trajnerë shumë të mirë, ka përgatitës atletik shumë të mirë, tifozët që e ndezin zjarr stadiumin dhe është shumë para Italisë, në shumë drejtim”, tha Strakosha.

Chelsea – “Jam i nderuar që një ekip i tillë shfaq interesim për mua. Jo vetëm unë, por edhe familja ime”.

Fulham – “Çdo ekip që është pjesë e Premier League dhe që më dëshiron, unë kam respekt të madh pasi është kampionati më i fortë në botë. Kemi disa mundësi dhe po vjen momenti që unë të bëj zgjedhjen më të vështirë”, tha Strakosha duke lënë të kuptohet se ka disa oferta zyrtare nga elita e futbollit të Anglisë, që do të jetë padyshim destinacioni i ri për të”, tha Strakosha. /zoom.al/

U kap me 20 kg kokainë, zbardhet dëshmia e Agim Kajmakut dhe nipit: S’dinim asgjë, shkuam për …

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili u ndalua nga karabinierët e San Benedetto me 18.8 kg kokainë të fshehur brenda vazove të luleve, në një fidanishte në Grottammare.

Sipas tyre, lënda narkotike do të dërgohet në Ankona për t’u analizuar, në mënyrë që të përcaktohet përqindja e pastërtisë së drogës.

Ndërkohë që hetuesit vijojnë hetimet për të zbardhur se si mbërriti në fidanishte 18.8 kilogramë kokainë, Kajmaku dhe nipi i tij kanë dëshmuar në policinë italiane dhe kanë thënë se nuk dinë asgjë për praninë e drogës në vazot me lule.

Sipas dëshmisë së Kajmakut dhe nipit të tij, ata shkuan për të blerë bimë në disa fidanishte të zonës dhe i mblodhën në atë të Grottammares, ku duhej të ngarkoheshin.

Ish-kryebashkiaku dhe nipi i tij 34-vjeçar me banim në Monterubbiano, janë ende të ndaluar dhe mbahen në burgun e Fermos.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino thotë se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij.

Ai gjithashtu flet për mjetin e krimit, një çantë me shirit natriban, por i njëjti shirit nuk do të ishte përdorur për paketimin e pakove me kokainë të fshehura në dheun e bimëve të sekuestruara.

 

 

Barça bën ofertën e dytë për Lewandowski-n, Bayern jep këtë përgjigje

Bayern nuk dëshiron të heq dorë lehtë nga Robert Lewandowski.

Sipas raporteve të gazetës Sport, klubi bavarez do të ishte gjithashtu i gatshëm të refuzonte ofertën e fundit të Barcelonës për sulmuesin prej 32 milionë euro plus 5 mln bonuse.

Në fakt, klubi gjerman nuk dëshiron të ulet nga kërkesa prej 40 milionë euro.

Kjo shifër mund të ulet vetëm nëse përfshihet ndonjë homolog teknike, por që Bayern nuk ka interes.

Barça duhet të bëjë edhe një sforco të fundit për të bindur Bayern dhe të kënaq trajnerin Xavi. /zoom.al/

 

 

 

 

Macron: Vetëm Ukraina mund të vendosë për lëshimet e mundshme territoriale

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se i takon Ukrainës që të vendos nëse do të pranojë të bëjë lëshime territoriale Rusisë si mundësi për të arritur paqen.

“Ukraina e vetme duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo ndonjë lëshim territorial ndaj Rusisë si pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë fund luftës. Kjo varet nga Ukraina”, tha Macron për televizionin TF1.

“Unë mendoj se është detyra jonë të qëndrojmë pranë vlerave tona, ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht ndaj Ukrainës”, shtoi ai.

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Rumanisë dhe Italisë vizituan Kievin të enjten dhe ofruan shpresën e anëtarësimit në BE.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga asnjë nga territoret e tij.

“Rama është hakmarrës”, Spartak Braho tregon prapaskenat për 31-vjetorin e PS: Më telefonoi …

Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste dhe festën e organizuar.

Ai tha se në festë e ftoi Damian Gjiknuri, ndërsa tregoi se me kryeministrin Edi Rama nuk ka pasur asnjë komunikim.

Sipas Brahos, Ramës nuk i pëlqejnë njerëzit që e kritikojnë dhe se është hakmarrës dhe nuk është si Fatos Nano, me të cilin thotë se kishte një tjetër raport.

“Më ka marrë në telefon Damian Gjiknuri, babai i të cilit është themelues jo Damiani. Më tha je i ftua. Po shyqyr që jeni kujtuar i thash, por duhet të bëni kujdes që të gjithë të jene pranishëm, nuk ka histori të PS që fillon në 2005, apo 2007, por fillon që nga 1991, dhe tërë këta burra janë kontribuues të historisë së PS, është pasuri, thesar.

Nuk pata komunikim me Ramën, dmth e para e punës nuk do vetë të uroj Ramën, Rama duhet të më urojë mua, por meqë unë hyj tek ata ngacmuesit, nuk i pëlqejnë shumë ata që e kritikojnë, është hakmarrës, nuk është si Fatos Nano, edhe me Nanon kështu shkonim ne por ishte brilant në qëndrimin shoqëror, harronte, në kuptimin që nuk u vinte re dhe qe shumë pozitiv, ishte tjetër tip partia që krijoi Nano me këtë tani”, u shpreh ai.