Aplikacion
Daddy Yankee, një nga emrat më të mëdhenj të reggaeton, njoftoi se do të tërhiqet pas 32 vitesh në industrinë e muzikës.
“Kjo garë, e cila ka qenë një maratonë, më në fund sheh vijën e finish-it. Tani do të shijoj atë që të gjithë ju më keni dhënë”, tha këngëtari në një video deklaratë të postuar në “YouTube”. “Njerëzit thonë se unë e bëra këtë zhanër në mbarë botën, por ishit ju ato që më dhatë çelësin për të hapur dyert për ta bërë atë më të madhin në botë”.
Ai do t’u japë lamtumirën fansave të tij me një turne dhe album të fundit, “Legendaddy”, që do të dalë më 24 mars.
Ramón Luis Ayala Rodríguez ka lindur më 3 shkurt 1977, i njohur profesionalisht si Daddy Yankee, njihet si “Mbreti i Reggaetón” nga kritikët muzikorë dhe fansat.
Daddy Yankee është artisti që shpiku fjalën reggaeton në 1994 për të përshkruar zhanrin e ri të muzikës që po dilte nga Puerto Riko që sintetizonte hip-hopin amerikan, muzikën latine të Karaibeve dhe ritmet reggae xhamajkane me rep dhe këndim spanjoll.Ai përmendet shpesh si një ndikim nga interpretues të tjerë urbanë latinë./L.K
/Zoom.al
Kessie firmos me Barcelonën, zyrtarizimi çështje kohe
Kessi-Barcelona është marrëveshje e kryer. Informacionet e fundit vijnë nga gazetari ekspert i merkatos, Gianluca di Marzio, i cili e konfirmon kalimin e mesfushorit si lojtar i lirë në “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni.
Ivoriani ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme ku do të paguhet 6.5 milionë euro në sezon. Testet mjekësore thuajse janë ezauruar dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i klubit për t’i dhënë fund sagës për të ardhmen e lojtarit.
Kessie do të vazhdojë të mbrojë fanellën e Milanit deri në qershor, ku objektiv është fitimi i kampionatit dhe suksesi në Kupën e Italisë.
/zoom.al
“Jeni një m..”, Debat i fortë në “Opinion” mes Mark Markut dhe Çlirim GjatësZhvillimet në Partinë Demokratike ishin sërish sot në qendër të debatit në emisionin “Opinion” në TV Klan.
Të ftuar ishin përfaqësues të të dyja grupimeve në Partinë Demokratike të cilët diskutuan mbi rrugën që duhet ndjekur tani pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Debati është shoqëruar me tone të forta, ku nuk kanë munguar as përplasjet personale mes të ftuarve.
Përplasja më e fortë ka qenë ajo mes pedagogut Mark Marku dhe dy përfaqësuesve të “Foltores” Cclirim Gjata dhe Oerd Bylykbashi.
Pjesë nga debati në emisionin “Opinion”:
Çlirim Gjata: Ti s’ke as përgjegjësin e fjalës
Mark Marku: Është e pandershme
Marku: Mos të flasim për nder se e di unë si flas
Gjata: Kjo që po bën është e pandershme
Marku: I pandershëm je ti, je bërë kundërshtar me Lulzim Bashën se s’ju bëri deputet
Gjata: Kë mua?
Marku: Jo e imja që ju thashë, kështu si jeni, jeni një mut, dhe hajt mirupafshim, hani mutin tuaj
Gjata: Të të vijë turp, je intelektual ti. Je banal, të të vijë turp
Oerd Bylykbashi: Me ato terma bëj kujdes
Mark Marku: Po ik o tashi, do më mësoni etikën
Bylykbashi: Mark e teprove
Marku: Do të të flas edhe më keq po më ndërhyre, ti ke 30 vjet që humb dhe i thua atij humbës
Lufta ne Ukraine, paralajmëron Biden: Rusia mund të kryejë …Presidenti i SHBA Joe Biden, u ka kërkuar partnerëve të sektorit privat që të forcojnë menjëherë mbrojtjen kibernetike, pasi sipas tij, pritet sulme nga Rusia kundër SHBA.
“Rusia mund të kryejë sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.
Ndër të tjera ai tha se administrate e tij do të përdorë çdo mjet për të mos lejuar dhe për t’ju përgjigjur sulmeve kibernetike .
Largimi i Dybalës, reagon Arrivabene: Vendimi është i prerëPas vendimit për largimin përfundimtar të Paulo Dybalës nga Juventus në fund të sezonit, ka reaguar CEO i bardhezinjve duke parashtruar dhe arsyet që çuan në këtë ndarje mes ekipit dhe lojtarit. Sot, u mbajt një takim për të qartësuar më shumë mbi idetë që të dyja palët kishin sa i përket rinovimit të kontratës dhe përfundimi nuk doli ashtu sikurse pritej.
Arrivabene thotë se projekti dhe struktura teknike ka ndryshuar me ardhjen e Vlahovic nga Fiorentina në merkaton e janarit, ndaj Juventus nuk duhet ta shohë si ndryshim këtë largim të rëndësishëm pas 7 vitesh.
“Kontrata e Dybalës nuk do të rinovohet. Takimi i sotëm ishte miqësor, i qartë dhe respektues. Për Juven do ishte e lehtë të ulte më shumë pretendimet e rrogës, por nuk do ishte e ndershme për lojtarin”, shpjegoi Arrivabene.
Sipas tij, ndryshimi është se Juventusi nuk rinovoi me Paulo Dybala. “Me ardhjen e Vllahoviqit në janar pati një ndryshim, projekti dhe struktura teknike ndryshoi dhe Dybala nuk do e kishte më rolin e tij qendror. Kjo është arsyeja pse ne preferuam të mos rinovojmë kontratën e tij. Takimi ishte shumë i qartë dhe me respekt”, përfundoi Arrivabene.
/zoom.al
Britney Spears së shpejti vjen me projekt të ri muzikorPas publikimit të albumit të saj të fundit “Glory” në vitin 2016, këngëtarja e njohur Britney Spears thuhet se është duke punuar për nëj projekt të ri muzikor.
Sipas “The Sun”, këngëtarja po merr kohën e saj dhe nuk po i bën presion vetes për të nxjerrë albumin menjëherë.
“Disa njerëz me të cilët ajo ndihet rehat duke punuar, janë kontaktuar dhe pyetur nëse do të dëshironin të punonin sërish me Britney-n dhe të gjithë duken shumë të etur për t’u përfshirë. Ajo ka kaluar disa vite tepër të vështira, por thellë brenda saj i pëlqen të bëjë muzikë dhe të performojë”, sipas TMZ.
Në dhjetor, Spears ‘ndezi’ rrjetin se ajo mund të publikonte këngë të reja. Që atëherë fansat kanë spekuluar se për çfarë mund të jenë. Spears renditet si artistja e 18-të e albumeve më të shitura në epokën e Nielsen”./L.K
/Zoom.al
Pronari i spitalit në Ukrainë: I kam dhënë urdhër mjekëve të tredhin rusët e kapur rob
Pronari i një spitali të lëvizshëm të zonës së luftës në Ukrainën lindore ka dhënë një intervistë për televizionin Ukrina-24 ku ka folur për situatën në terren dhe përballimin e emergjencave shëndetësore që vijnë për shkak të luftës. Ndër të tjera Gennadiy Druzenko ka thënë se ka udhëzuar mjekët e tij që të ‘kastrojnë’ ushtarët rusë të kapur.
Është e paqartë nëse nëse bëhet fjalë për një urdhër të vërtetë, pasi kjo do të thyente Konventat e Gjenevës.
“Unë kam qenë gjithmonë një humanist i madh dhe kam thënë se nëse një njeri plagoset, ai nuk është më një armik, por një pacient. Por tani kam dhënë urdhër shumë të rreptë për të tredhur të gjithë burrat [rusët e kapur], sepse ata janë buburreca, jo njerëz”, tha Gennadiy Druzenko.
Që nga viti 2014, rreth 500 mjekë – meshkuj dhe femra – kanë punuar me spitalin e lëvizshëm të Druzenkos.
I trajnuar si avokat, ai krijoi Spitalin e Parë Vullnetar Lëvizës i cili vendos mjekë dhe infermierë civilë në zonën e konfliktit pranë republikave separatiste në Ukrainën lindore.
Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, pas deklaratës së këtij të fundit, i cili kërkoi tërheqjen e ish –kryeministrit Sali Berisha.
Nëpërmjet një deklaratë zyrtare Komisioni i Rithemelimit bën me dije se akti i fundit të Lulzim Bashës shënon largimin e tij të zvarritur, ndërsa shton se tashmë nuk është koha për të vendosur ultimatume, por është koha për nisjen e një procesi të hapur dhe përbashkues, përmes votës së lirë të demokratëve.
Deklarata e plotë:
Akti i fundit i Lulzim Bashes, i shkarkuar me voten 4446 delegateve ne Kuvendin historik te Partise Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me voten e 44 mije anetareve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie.
Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire.
Tani nuk eshte koha per te nxjerre “ultimatume” apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve.
Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules.
Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!
Miqësorja me Spanjën, Kombëtarja nis përgatitjet për duelin
Kombëtarja Shqiptare ka nisur përgatitjet e para për të qenë gati për ndeshjen e parë miqësore me Spanjën. Stafi teknik dhe lojtarët e ftuar kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe janë akomoduar pasdreke në hotel.
Sipas informacioneve nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, bëhet me dije se të gjithë lojtarët janë paraqitur sipas programit në grumbullim, me përjashtim të Abrashit i cili pësoi një dëmtim të dielën dhe mbetet në pritje të ekzaminimeve mjekësore. Një përgjigje pritet të vijë deri ditën e nesërme për të kuptuar mbi shkallën e dëmtimit dhe nëse ai do të jetë ose jo në ndeshjet miqësore.
Të fundit që i janë bashkuar grupit kanë qenë Armando Broja, Marash Kumbulla, Herdi Prenga dhe Qazim Laçi. Pasditen e të hënës ekipi zhvilloi një seancë stërvitore në kompleksin “Royalverd Vall de Bas”, ku një pjesë e lojtarëve janë stërvitur rregullisht, ndërsa të tjerët që kanë luajtur të dielën me klubet në kampionatet respektive kanë kryer stërvitje pa shumë ngarkesa.
E PLOTË/ Kush doli kundër dorëheqjes së Lulzim Bashës në takimin me dyer të mbyllura në PD
Lulzim Basha vendosi që të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, duke i hapur rrugë zgjidhjes se krizës që ka mbërthyer këtë force politike prej disa muajsh.
Në një mbledhje me strukturat e PD-së, në orën 17:00, Basha komunikoi përpara kamerave se kishte marrë vendimin të bënte hapa pas, në një kohë që partia më e madhe opozitare në vend është futur në një krizë të thellë.
Basha tha se kjo nuk është tërheqje për rehati personale pasi ai nuk ka qenë kurrë për karrige, por një nxitje më shumë që betejën për një PD të së ardhmes. Ai tha se do të jetë tërësisht i angazhuar krah demokratëve e do të bëjë gjithçka që t’i japë forcë vizionit për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj.
“Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë”- tha ai.
Dorëheqja e Bashës ishte kërkuar nga një numër i madh deputetësh pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD jo vetem qe nuk mori asnjë bashki, por u rendit force e trete.
Ky vendim nuk është mirëpritur nga disa kryetarë të degëve të PD të cilët kanë kërkuar shpejgime për këtë vendim.
Mbledhja është shoqëruar me diskutime dhe reagime të ndryshme.
Ndër to ka qenë edhe anëtari i Kryesisë Jemin Gjata, i cili është shprehur se nëse vendimi i Bashës është marrë për shkak të rezultatit të 6 marsit, atëherë ky qëndrim sipas tij është i gabuar.
“Po kë dhënë dorëheqjen për 6 marsin ke bërë shumë gabim”, ka thënë Gjana.
Ndërkohë, nga ana tjetër edhe kryetari i PD në Gjirokastrës Roland Bejko ka shtruar pyetjes se tashmë kush do ta drejtojë partinë, po ka qenë Basha ai i cili është shprehur se kjo është një çështje e rregulluar nga statuti.
Roland Bejko: Kush do ta drejtojë partinë tani?
Lulzim Basha: Kjo është një çështje e rregulluar nga statuti.