Aplikacion
Dy ditë më parë ministrja Belinda Balluku shkaktoi shumë reagime me deklaratat e saj se qytetarët duhet të lëvizin në këmbë në këto kohë krize dhe të mos përdorin makinën.
Sipas saj, të shumtë janë ata që edhe për të blerë bukën, dalin me makinë.
Teksa qytetarëve i’u kërkohet që të lëvizin në këmbë, ministrat “janë të detyruar” të përdorin makinën, aq më shumë kur transportin e tyre e paguan buxheti i shtetit.
Njëra prej tyre është ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila shprehet për Tv Klan se ia kërkon posti që mban të përdorë makinën.
“Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vij edhe në këmbë, do përpiqem të vij edhe në këmbë. Unë zakonisht lëviz me biçikletë, por…”, thotë Muzhaqi.
E megjithatë, sipas saj, qytetarët duhet të lëvizin në në këmbë, me qëllim që të mbrojnë një mjedis të pastër.
“Qytetarët për arsye ambientaliste duhet të përpiqen përgjithësisht të lëvizin në këmbë dhe me biçikletë, siç kam parë bërë unë, por nëse iu duhet, patjetër me makinë”.
Një pjesë e opozitës bashkon votat me PS kundër raportit të paraqitur nga Tabaku
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare me 76 vota pro dhe 34 vota kundër raportin e mazhorancës për inceneratorët. Ndërkohë që raporti i opozitës i paraqitur nga Jorida Tabaku është rrëzuar me shumicë të cilësuar duke mos marrë as votat e vetë opozitës në kuvend. Raporti i PD-së është rrëzuar me 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim. Nuk dihet se kush nga opozita ka bashkuar votat me mazhorancen dhe ka votuar kunder.
Për opozitën hetimi parlamentar faktoi vjedhjen prej 430 milionë euro, por sipas mazhorancës për inceneratorët shteti ka paguar vetëm 55 milionë euro.
Pas Ukrainës, kush do të jetë në objektivin e Rusisë? Rrezikon edhe BallkaniSulmi brutal rus ndaj Ukrainës ka shtuar frikën e disa vendeve evropiane se ato mund të vihen nën shënjestrën e Moskës.
Perëndimi thotë se ndër vendet më të rrezikuara janë shtetet, që nuk janë anëtare të NATO-s apo Bashkimit Evropian. Mes tyre përfshihen Moldavia fqinje me Ukrainën dhe Gjeorgjia në kufi me Rusinë, që të dyja dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, së bashku me shtetet ballkanike, Kosovën dhe Bosnjën.
Por analistët paralajmërojnë se edhe shtetet anëtare të NATO-s mund të jenë në rrezik, si Estonia, Letonia dhe Lituania pranë Rusisë, si dhe Mali i Zi, qoftë nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake e Moskës, ose nga përpjekjet për destabilizimin politik.
Presidenti rus Vladimir Putin “ka thënë që në fillim se kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën”, thotë Michal Baranoëski, drejtor i zyrës së Fondit Gjerman Marshall në Varshavë.
“Ai na tregoi se çfarë donte të bënte kur po rendiste kërkesat e tij, të cilat përfshinin ndryshimin e qeverisë në Kiev, por ai po fliste gjithashtu edhe për krahun lindor të NATO-s dhe pjesën tjetër të Evropës Lindore”, thotë zoti Baranoëski në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Ndërsa Ukraina i reziston me forcë sulmit dy-javor rus, zoti Baranoëski tha se, “tani nuk është krejt e qartë se si (Moska) do t’i realizojë qëllimet e tjera”.
Por administrata e Presidentit Biden është shumë e vetëdijshme lidhur me shqetësimet e thella në Evropën Lindore dhe Qendrore, se lufta në Ukrainë mund të jetë vetëm një prelud i veprimeve më të gjera ndaj ish vendeve anëtare të Traktatit të Varshavës në përpjekje për të rivendosur dominimin rajonal të Kremlinit.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se “Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë”.
“Jemi të shqetësuar për vendet fqinje Moldavinë e Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor. Duhet të tregojmë kujdes ndaj Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Bosnjës, e cila mund të përballet me destabilizim nga Rusia”, tha zoti Borrell.
MOLDAVIA
Ashtu si fqinji i saj Ukraina, ish-republika sovjetike e Moldavisë përballet me një kryengritje separatiste në lindje, në territorin e diskutueshëm të Trans-Dniesterit, ku janë vendosur 1500 trupa ruse.
Megjithëse Moldavia është ushtarakisht neutrale dhe nuk ka plane për t’u bashkuar me NATO-n, ajo aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE kur filloi ndërhyrja ruse në një përpjekje të shpejtë për të forcuar lidhjet e saj me Perëndimin.
Moldavia me 2.6 milionë banorë është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe po pret dhjetëra mijëra ukrainas të larguar nga lufta. Sulmi rus ka shkaktuar shqetësime në rritje në Moldavi jo vetëm për krizën humanitare, por edhe për shkak të frikës se Presidenti Putin mund të përpiqet të lidhë separatistët në lindje të lumit Dniestër me Ukrainën nëpërmjet portit strategjik të Odesës.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Moldavinë javën e kaluar dhe u zotua: “Ne qëndrojmë me Moldavinë dhe çdo vend tjetër që mund të kërcënohet në të njëjtën mënyrë”.
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se nuk kishte ende asnjë tregues se forcat ruse në Trans-Dniester kishin ndryshuar qëndrimin e tyre, por theksoi se shqetësimi qëndron. “Në këtë rajon tani nuk ka asnjë mundësi që ne të ndihemi të sigurt”, tha Presidentja Sandu.
GJEORGJIA
Lufta mes Rusisë dhe Gjeorgjisë shpërtheu në gusht të vitit 2008, kur trupat gjeorgjiane u përpoqën pa sukses të rifitonin kontrollin mbi provincën separatiste të Osetisë Jugore të mbështetur nga Moska. Gjatë luftimeve pesë ditore Rusia mundi ushtrinë gjeorgjiane dhe qindra u vranë. Më pas Rusia njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër separatist, Abkhazinë, si shtete të pavarura dhe forcoi praninë e saj ushtarake atje.
Qeveria e Gjeorgjisë, me prirje perëndimore, e dënoi ndërhyrjen ruse në Ukrainë, por nuk ka treguar të njëjtin solidaritet që Kievi shfaqi gjatë luftës Gjeorgji-Rusi. Qindra vullnetarë gjeorgjianë u ndaluan nga autoritetet që të bashkoheshin me një brigadë ndërkombëtare që lufton në Ukrainë kundër Rusisë.
Qëndrimi, në dukje neutral, i Gjeorgjisë megjithatë ka shënuar mijëra tubime natën në qendër të Tbilisit në solidaritet me Ukrainën. Javën e kaluar, qeveria e Gjeorgjisë aplikoi për anëtarësim në BE vetëm disa ditë pasi deklaroi se nuk do ta përshpejtonte aplikimin e saj, ndërsa u rrit frika për një ndërhyrje ruse.
BALTIKU
Diktatura sovjetike është ende e freskët në Letoni, Lituani dhe Estoni. Që nga sulmi ndaj Ukrainës, NATO-ja ka vepruar me shpejtësi për të shtuar praninë e trupave të saj në vendet aleate të krahut lindor, ndërsa Uashingtoni ka premtuar mbështetje shtesë.
Për banorët e vendeve baltike, veçanërisht për ata që kanë jetuar nën thundrën sovjetike, tensionet para sulmit të 24 shkurtit u kujtojnë atyre deportimet masive dhe shtypjen.
Letonia, Lituania dhe Estonia u aneksuan nga Josef Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rifituan pavarësinë e tyre vetëm pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Në vitin 2004 këto shtete u anëtarësuan në NATO, duke u rreshtuar nën mbrojtjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj perëndimorë. Ato thonë se është e domosdoshme që NATO-ja të tregojë vendosmëri jo vetëm me fjalë, por me trupa në terren.
“Rusia mat gjithmonë fuqinë ushtarake, por edhe vullnetin e vendeve për të luftuar”, tha Janis Garisons, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes të Letonisë.“ Sapo të shohin një dobësi, ata do ta shfrytëzojnë atë”.
Sekretari Blinken, i cili vizitoi kryeqytetin letonez Riga të hënën, tha se vendet baltike kanë “formuar një mur demokratik që tani qëndron kundër valës së autokracisë” që Rusia po shtyn në Evropë.
BALLKANI
Do të ishte e vështirë që trupat ruse të arrinin në Ballkan pa angazhuar forcat e NATO-s të stacionuara në të gjitha vendet fqinje. Por Moska mund ta destabilizojë rajonin, siç bën tashmë, me ndihmën e Serbisë, aleatit të saj që e ka armatosur me tanke, sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë.
Kremlini e ka konsideruar gjithmonë Ballkanin si sferë të influencës së tij, megjithëse asnjëherë nuk ka qënë pjesë e bllokut sovjetik. Luftërat e viteve 1990 lanë të paktën 120,000 të vrarë dhe miliona të pastrehë.
Serbia, shteti më i madh në Ballkanin Perëndimor, fajësohet për fillimin e luftërave brutale për të parandaluar shpërbërjen e Jugosllavisë. Qendrimi i Serbisë në atë kohë i ngjan luftës aktuale të Moskës për të rikthyer Ukrainën në orbitën e saj përmes forcës ushtarake.
Perëndimi druhet se udhëheqja pro-ruse në Serbi, e cila ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, mund të përpiqet të shfrytëzojë vëmendjen e përqendruar tek Ukraina për të destabilizuar më tej fqinjët e saj, veçanërisht Bosnjën, ku pakica serbe ka kërcënuar të ndajë territoret e saj nga federata e përbashkët për t’iu bashkuar Serbisë.
Zyrtarët serbë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur se po ndërhyjnë në shtetet fqinje, por kanë mbështetur në heshjte lëvizjet separatiste të serbëve të Bosnjës dhe udhëheqësit të tyre Milorad Dodik.
Ambasada ruse në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë paralajmëroi vitin e kaluar se nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, “vendi ynë (Rusia) do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor”. Anëtarësimi në NATO do ta detyrojë Bosnjën të bëhet palë në “konfrontimin ushtarako-politik”, thuhej në paralajmërimin e ambasadës ruse në Sarajevë.
Paqeruajtësit e BE-së në Bosnje kanë njoftuar vendosjen e rreth 500 trupave shtesë në vend, duke theksuar “përkeqësimin e sigurisë ndërkombëtare që mund të përhapë destabilitet”.
Kosova, e cila fitoi pavarësinë nga Serbia pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 kundër trupave serbe, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara, që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojë integrimin e saj në NATO pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe një bazë e përhershme ushtarake amerikane është një nevojë imediate për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruante në rrjetin Facebook Ministri i Mbrojtjes të Kosovës Armand Mehaj. Nga ana tjetër, Serbia tha se kjo ishte e papranueshme.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 100 vende, kryesisht vende perëndimore, por jo nga Rusia dhe Serbia.
Mali i Zi, dikur aleat që i ktheu shpinën Rusisë për t’u bashkuar me NATO-n në 2017, ka vendosur sanksione ndaj Moskës për sulmin ndaj Ukrainës dhe pritet të anëtarësohet në BE.
Vendi është i ndarë mes atyre që favorizojnë politikat pro-perëndimore dhe kampeve pro-serbe dhe pro-ruse, gjë që ka rritur tensionet.
Rusia e ka paralajmëruar vazhdimisht presidentin pro-perëndimor të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili udhëhoqi shtetin e vogël buzë Adriatikut drejt anëtarësimin në NATO, se masa ishte e paligjshme dhe pa miratimin e të gjithë malazezëve.
Përfundimisht, Rusia mund të shpresojë të përmirësojë lidhjet e saj me Malin e Zi në një përpjekje për të forcuar praninë e saj në Mesdhe./Associated Press
Zbrapset Rama/ Komunikimi i plotë i kryeministrit për rritjen e çmimeveKryeministri Edi Rama, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar gjatë ditës, mbajti sot në mbrëmje një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, ku edhe bëri të ditur planin e tij për të ndërhyrë në këtë situatë.
Ndryshe nga sa deklaroi të martën në mëngjes, Rama bëri një hap pas ditën e sotme dhe pranoi që të ndërhyjë, në mos për zgjidhjen e plotë të situatës, të paktën në lehtësimin e barës për qytetarët.
Ai bëri të ditur se do të shpallë brenda së shtunës planin e tij për përballimin e situatës, teksa informoi se për menaxhimin e saj do të krijohet një bord i veçantë shtetëror.
Do jetë pikërisht ky bord ai që do të përcaktojë edhe marzhin minimal të fitimit të tregtarëve të karburanteve në vendin tonë.
Komunikim i plotë I Kryeministrit Edi Rama me qytetarët në rrjetin social Facebook:
Përshëndetje!
Nuk e di a e dëgjoni edhe ju një protestë që po zhvillohet këtu poshtë. Dëgjoj thirrje “poshtë komunizmi”, “Rama ik”, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit, por sinqerisht nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë poshtë ka 30 vjet e kusur e nuk ka gjasë të ngrihet më.
Unë kam vite që dëgjoj “Rama ik”, nga ata që shajnë në emër të popullit, por në fund këtë e vendos gjithnjë populli, i cili edhe para pak ditësh kur foli në gjashtë bashki, tha pesë herë Rama rri, ndërsa kur më shajnë “hajdut”, thjeshtë shoh një hajdut më shumë që shan, sepse më ka mësuar Kanti, që “kush të shan pa prova, ose e ka bërë vetë, ose është gati ta bëjë vetë po të ketë gjë në dorë, atë për të cilën të akuzon ty”.
Në jetën time nuk jam përkulur kurrë për të futur dorën në xhepin e askujt e qysh i vogël e kam mësuar se në varr, leku nuk bën punë as sa dheu, por siç thashë, nuk janë problem as ulërimat, as sharjet, as mallkimet apo përqeshjet, në situata të tilla. Problemi themelor është bashkimi. Bashkimi tek e vërteta e tek faktet!
I kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet e komentet tuaja këtu në këtë faqe qysh pas konferencës së pardjeshme për shtyp, kur folëm me shifra, me fakte, me të vërteta për thellimin e krizës energjitike e masat tona për mos rritjen e çmimit.
Ndërkohë që çmimi i naftës vazhdoi të ngrihet, duke e rritur valën e natyrshme të shqetësimit. Problemi është tek rëndësia e madhe që ka bashkimi në një situatë të tillë. Disa kanë bërë ironi dhe përqeshje me këtë, “për çfarë bashkimi flet, ku do bashkohemi, ti je në rehatinë tënde, jemi ne që e hamë goditjen, kjo e bashkimit është një tallje”.
Jo aspak!
E para, nëse unë do të isha në rehatinë time nuk do të isha në këtë detyrë ku jam njeriu i fundit fare në Shqipëri që i pres me qetësi rritjet e çmimeve dhe të gjitha problemet e tjera që krijohen apo që nuk do të rriten më shumë të ardhurat e kështu me radhë, por mbase është e nevojshme të shpjegohet mirë se çfarë dua të them me bashkimin tek e vërteta dhe tek fakti.
Ne mund të jemi të ndarë për opinionet që mund të kemi mbi si ta zgjidhim këtë apo atë, por ne nuk mund të jemi të ndarë për faktet. Nuk mund të kemi fakte alternative, si për shembull problemi me energjinë dhe me naftën, thonë disa, është se ne i kemi mjaftueshëm, se Shqipëria është e pasur, por fajin e ka qeveria që i shet jashtë.
Por jo, nëse nisemi nga kjo premisë krejt e gabuar, atëherë dalim në konkluzione krejt të gabuara. Ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë, as kur jemi në kulmin e prodhimit në një vit me reshje të larta, jo më në një vit me reshje të ulta, siç është për të tretin vit radhazi ky vit. Edhe naftën jo e jo, sepse ne nuk kemi naftë për diesel apo për benzinë. Nafta jonë është naftë e rëndë, e cila shitet kryesisht për bitum. Nëse nafta jonë do të futej në pompa e nga pompat do të hynte në serbatorët e makinave, atëherë për një javë do t’i çonte për skrap makinat tona.
Disa këmbëngulin mbi një tjetër fakt alternativ që është i pavërtetë. “Ne e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë energjinë sepse e vjedhin politikanët”, është një logjikë që shpjegon çdo gjë me vjedhjet dhe është një logjikë hajdutësh. Kush i shpjegon çdo gjë me vjedhjet, pa dashur as të dëgjojë, as të lexojë, as të kuptojë, as të informohet, thjesht në potencë është një hajdut, sepse si mund të akuzosh të tjerët, si mund të akuzosh tjetrin për hajdut pa asnjë provë dhe mbi të gjitha mbi fakte komplet të stisura, jo mbi fakte reale.
Fakti është se ne e shesim energjinë në kohërat me shi. Po, e shesim dhe kur ne e shesim në kohërat me shi duhet ose ta shesim, ose ta hedhim sepse energjia nuk mbahet dot as në dollap, as në frigorifer e natyrisht e shesim lirë sepse në vjeshtë dhe në dimër çmimi i saj bie. Kërkesa është më e ulët. Ndërkohë që e blejmë shtrenjtë, po e blejmë shtrenjtë sepse në verë ne nuk kemi reshje, niveli i hidrocentraleve tona bie nën nivelin teknik dhe patjetër, ne udhët të dalim në treg dhe e blejmë shumë më shtrenjtë sepse në kohë thatësire kërkesa është shumë më e lartë dhe patjetër çmimi është shumë më i lartë. Prandaj po ndërtojmë Skavicën, pikërisht për të pasur një mundësi depozitimi të ujit të tepërt dhe për ta ruajtur për kohën e thatësirës, ndërkohë që vazhdojmë të investojmë për burime të tjera, por të gjitha duan kohë. Patjetër duan kohë!
Ne nuk mund të ndahemi tek faktet. Ndarja tek faktet na bën të çorientohemi, të hyjmë në një kacafytje përçartëse dhe përçarëse. Nuk mund të ndahemi tek faktet kur flasim për çmimet e energjisë sot në treg. Nuk kemi si ndahemi sepse ato nuk janë as të fshehta, nuk janë as të vështira për t’u gjetur dhe fakti është se 1 megavat për orë që vjet kushtonte 52 euro, sot blihet me 550 euro. Ndërkohë që, ne jemi zotuar ta mbrojmë me se s’bën konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit, që disa muaj më parë kur unë dola dhe paralajmërova krizë në horizont që po vinte drejt nesh dhe filloi menjëherë një gjullurdi e një bolori, që kjo na qenka një sajesë.
Se çfarë arsye në botë ka një kryeministër, edhe më i keqi i botës, që të dalë e të sajojë kriza e të sajojë lajme që shqetësojnë njerëzit, unë nuk e di se ku e gjejnë këtë arsye ,ata të cilët flasin për lojëra por fakti e tregoi që kjo nuk ishte një lojë. Se nuk kishte si të ishte një lojë dhe kriza u përshkallëzua dhe kur unë fola për krizë, as nuk dinte njeri, as nuk kishte njeri idenë se së shpejti Europa do të hynte në luftë. E kemi marrë këtë zotim, që të mos preket çmimi i energjisë dhe pavarësisht se lufta, e do flas më poshtë për këtë luftë, e impaktoi fort edhe më shumë çmimin e energjisë dhe e thelloi rëndë krizën energjitike dhe natyrisht edhe çmimin e gazit e të naftës nuk diskutohet e impaktoi fortë, ne vazhdojmë të themi që do ta mbrojmë këtë çmim.
Tani, çohen disa e thonë, “pse na i përmend këtë”? E përmend këtë sepse është shumë e rëndësishme që të kuptohet se kjo qeveri, jo që nuk i ka kthyer kurrizin njerëzve, por rri e tëra e përqendruar se si të adresojë sa më mirë problemet e këtij vendi e si të lehtësojë sa më shumë hallet e njerëzve të këtij vendi, prandaj e përmend, sepse është një fakt. E kur thashë që ka nisur kjo krizë, të tjerë thanë që “kriza është imagjinare, lojë për të rritur çmimin e energjisë”, u kuturisën dolën edhe nëpër protesta që me demek të mos rritej çmimi i energjisë, ndërkohë që në krye të herës, ditën e parë, unë thashë që nuk do ta rrisim çmimin e energjisë, ja ku jemi sot. Jemi sot në një situatë kur njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit e të naftës në botë, Rusia, ka hyrë në luftë dhe çmimet po kërcejnë marramendshëm.
Fakti është, e këtu nuk mund të ndahemi prapë tek faktet sepse ky është fakt, që sot qeveria financon – dhe qeveria financon nga të ardhurat e të ardhurat e qeverisë krijohen nga mbledhja e taksave dhe e detyrimeve, – 80% të faturës së energjisë të çdo konsumatori familjar apo biznesi të vogël, ndërkohë që çmimi në faturë është po ai që ishte kur nuk kishte fare krizë, prandaj për më tepër, atyre që thonë, “pse na e thua këtë, boll se detyrën po bën, shiko naftën ku ka vajtur atë bëj”, u them detyrën bëjnë të gjitha qeveritë e të gjithë kryeministrat dhe detyrën kanë bërë edhe kryeministrat e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e me radhë, ku çmimi i energjisë është rritur ndjeshëm në faturën e energjisë të konsumatorit. Patjetër që detyrën bëjmë dhe ne dhe duke bërë detyrën ne kemi gjykuar se është detyra jonë që të mbrojmë të gjithë familjarët e të gjithë biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë në faturën e tyre.
Ndërkohë që komunikimi nga ana ime e këtij fakti, do të thotë vetëm diçka shumë të thjeshtë. Që kjo qeveri, si asnjë qeveri tjetër më parë, e ka treguar edhe herë të tjera në momente shumë të vështira, mund të akuzohet për shumëçka, mund të kritikohet për shumëçka, por kurrën e kurrës për mospasjen e vëmendjes ndaj njerëzve të këtij vendi, e sidomos ndaj atyre më në nevojë. Kurrën e kurrës, me fakte, jo me fjalë e nuk besoj se ka njeri të arsyeshëm – e ma dëgjoni mirë këtë me vëmendje, – që thotë, “po mirë le të rritet energjia, por duhet ulur nafta”.
E para, jo sepse energjia i prek të gjithë. Energjia i prek edhe pensionistët që nuk konsumojnë naftë, nuk kanë veturë. Edhe fermerët që naftën e marrin pa asnjë taksë sot, ndërkohë që flitet për fermerët nga ata, të cilët u dalin në mbrojtje pa u thënë një herë punës mirëmëngjesi, e nuk përmendet, përkundrazi, fshihet fakti se fermerët e marrin naftën pa taksa. Edhe për të gjithë qytetarët e tjerë që nuk përdorin makinë personale, energjia shkon dhe prek. Pra këtu, në radhë të parë, është mirë të shikojmë që duke mbrojtur çmimin e energjisë, ne mbrojmë të gjithë.
Tani, e dyta, energjia është një mall që në një farë mënyrë sot ende e shet shteti. Nuk është një mall në një treg të liberalizuar, siç është në Gjermani apo siç është në Angli, kur furnizuesit janë privat e sot me energjinë do të kishim të njëjtën situatë siç e kemi me naftën, ku shteti nuk do kishte asnjë gjë në dorë dhe prandaj dhe ndërhyrja për të mbajtur çmimin në një nivel të caktuar është e mundur teknikisht, pavarësisht se sa e rëndë është kjo për arkën e shtetit, kjo është një temë tjetër.
E treta, nafta është një mall në tregun e lirë ku shteti nuk ka asnjë lidhje e në mënyrë të përsëritur e kam nënvizuar, që kur kemi zgjedhur lirinë e tregut kemi hequr dorë nga kontrolli i shtetit mbi çmimet në treg, në vitin 1990, që kur kemi shkruar në Kushtetutën tonë se Shqipëria është një vend demokratik me ekonominë e lirë të tregut, ne kemi vendosur që shteti nuk cakton çmimet e mallrave e këtu nuk kemi një pengesë ideologjike për të ndërhyrë në treg si shtet. Nuk është fare ideologji, por eksperienca botërore, si dhe raste konkrete në të shkuarën këtu, tregojnë qartë që shteti nuk imponon dot çmime, nuk vendos dot çmime, nuk kontrollon dot çmime në një ekonomi të lirë të tregut.
Megjithatë, që të vijmë më në thelb të problemit, pardje thashë që brenda javës, pra brenda kësaj jave, ne do të kemi skenarët e përballimit të kësaj situate të provokuar në treg nga një luftë, të cilën as nuk e ka nisur Shqipëria, as nuk e ndalon dot Shqipëria, as nuk e di askush as në Shqipëri e asgjëkund tjetër se sa mund të zgjasë. Tani, ne nuk mund të jemi të ndarë edhe për këtë fakt, se të thuash lufta në Ukrainë nuk ka lidhje me këtë rritje çmimesh në Shqipëri, do të thotë të mos shpjegosh dot pastaj pse kërcyen çmimet kështu zgupthi pikërisht me fillimin e luftës? Ndërkohë që prej muajsh, kudo në botë kishte nisur një valë rritëse inflacioni, një valë rritëse çmimesh si pasojë e kërkesës së rritur eksponencialisht pas pandemisë dhe ofertës së pamjaftueshme të prodhimeve dhe të materialeve bazë.
Tani, disa këtu thonë që nuk duhet ta çoje, unë domethënë, Shqipërinë në luftë sepse ajo atje nuk është lufta e shqiptarëve prandaj tani duhet t’i dalësh ti, domethënë unë, për zot çmimeve të rritura.
Tani, nuk dua të hapem këtu se nuk është ky momenti e nuk është kjo tema me pse ajo atje është lufta e shqiptarëve po ashtu, por dua të kërkoj që të mos jemi të ndarë tek fakti që rritja e çmimit të energjisë, rritja e çmimit të naftës, rritja e çmimit të gazit apo edhe rritja e çmimit të miellit, nuk vjen si pasojë e faktit që Shqipëria u bashkua me plot të drejtë sanksioneve ndaj Rusisë, por vjen për të tërë njësoj, kudo, si për ne që iu bashkuam sanksioneve, si për vende që nuk i janë bashkuar sanksioneve dhe shembullin e kemi afër, një nga shembujt, Serbinë, për të mos shkuar më larg. Njësoj po rriten çmimet edhe atje, pavarësisht mos bashkimin me bllokun e sanksioneve. Pra le të bashkohemi fillimisht tek fakti që kjo çmendje e çmimit të naftës dhe rritja e pazakonshme e çmimeve në tërësi është pasojë e kësaj lufte.
E tani, të vazhdojmë me çfarë duhet e çfarë mund të bëjmë.
I kam dëgjuar me shumë vëmendje të gjitha recetat. Tani, si mendoni ju, që nëse do të ishte kaq e thjeshtë e nëse gjërat do të shikoheshin kështu në mënyrë të pjesshme, do kishim pritur që të na e tregonin nëpër facebook e nëpër mitingje se si zgjidhen këto probleme? Nëse do të ishte receta hiq TVSH-në, hiq taksën dhe gjërat do zgjidheshin, do prisnim që të na e sugjeronin nga facebook apo nga tribunat njerëz që nuk i bien lapsit kurrë e nisen me fakte komplet të stisura, jo mbi bazën e të vërtetës dhe të realitetit? Patjetër që jo, nuk do kishim pritur, do e kishim bërë, do e kishim vënë në zbatim me kohë, por nuk funksionon kështu dhe po ju jap një shembull.
Ne hoqëm para shumë kohësh TVSH-në mbi bukën. Rezultati? Asnjë ulje çmimi! Pse? Sepse si rregull dora e tregut të lirë nuk i lëviz çmimet sipas urdhërave apo vendimeve të qeverisë!
Atëherë, mos duhet të rrimë duarkryq? Në asnjë mënyrë jo, e këtu dua t’ju kthej pak në ditën e tërmetit, pas tërmetit apo në javët më të rënda të pandemisë e duhet t’ju kujtohen me siguri.
E pra, siç i dolëm në mbrojtje atëherë këtij vendi, njerëzve të këtij vendi, familjeve të këtij vendi që kishin nevojë për mbështetje, do t’i dalim përsëri në mbrojtje njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje në këtë situatë të jashtëzakonshme sepse sigurisht që kur them është një situatë e provokuar nga lufta, atëherë ne nuk do të rrimë duarkryq e të vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në një kohë paqeje, patjetër.
Por ama, duhen disa orë për t’i vënë gjërat bashkë e duhen planifikuar disa hapa që nesër të mos themi që dolëm komplet zbuluar se i harxhuam të gjithë fishekët menjëherë. E kam thënë këtë dhe në kohën e pandemisë. Kështu që brenda javës, domethënë brenda 48 orësh ne do t’ju themi konkretisht se çfarë do të bëjmë e si do ta bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë që e kuptoj shumë mirë, e kuptojmë shumë mirë dhe kush thotë që këta janë në një botë tjetër, flet përçart sepse për hir të detyrës e për mënyrën se si e kuptoj unë detyrën, si nderin më të madh që mund t’i bëhet një njeriu të një vendi, nga populli i vet, për të udhëhequr vendin, unë nuk fle edhe kur të gjithë ata që na japin këto recetat e gatshme flenë.
E po për shkak të detyrës e për hir të mënyrës se si e kuptoj detyrën, unë njoh aq shumë shqiptarë, aq shumë familje, aq shumë në detaje realitetin e njerëzve që çdo ditë përballen me vështirësitë sa askujt nuk i është dhënë dot mundësia që t’i njohë e askush nuk mund të më japi mua leksione për se si jetojnë njerëzit, sepse unë jetoj me njerëzit, unë jetoj me problemet e njerëzve. Nëse nuk do të isha ky e nëse nuk do ta jetoja kështu detyrën, për çfarë arsye do isha këtu e do dëgjoja këta që flasin e nuk dinë çfarë flasin? Për cilën arsye në botë? E pra i dëgjoj edhe këta, i dëgjoj edhe të gjithë të tjerët me shumë respekt, por në fund të ditës përgjegjësia për të udhëhequr është një përgjegjësi që ngrihet mbi fakte, që ngrihet mbi të vërteta, që ngrihet mbi domosdoshmërinë që çdo hap të hidhet në mënyrë të sigurt, jo hidh kuturu një hap e pastaj shko në greminë siç kemi shkuar në greminë kur kemi pasur njerëz të papërgjegjshëm në krye që thonin, “u bë deti kos”.
Tani, përtej faktit se nafta është mall në tregun elirë dhe se qeveria, si rregull, nuk ka punë me çmimet në treg, sot përderisa themi dhe unë e besoj këtë gjë, që ky vend është në luftë, domethënë nuk është në luftë vendi në sensin që ka marrë armët dhe ka shkuar në luftë, por ka ardhur lufta në këtë vend dhe lufta ka ardhur me faturën e çmimit të naftës në radhë të parë dhe me faturat e tjera.
Ndaj, ne do ta trajtojmë këtë situatë si në luftë dhe do ndërhyjmë nëçdo tendencë spekulative me cmimin e naftës, duke krijuar brenda 48 orësh, pjesë e planit që do shpaloset në 48 orë, në një akt normativ me fuqinë e ligjit, një kuadër veprimtarie të jashtëzakonshme, një Bord Kombëtar të Administrimit të Karburantit, ku furnizuesit e vendit do jenë në një tavolinë me qeverinë për të bërë gjithë transparencën e cmimeve në mënyrë të përditshme dhe ku marzhi i fitimit do përcaktohet në atë tavolinë dhe nuk do mund të përcktohet sipas qejfit dhe ku do të flitet për të gjitha aspektet, që nga grumbullimi, rezervimi, shfrytëzimi i depozitave, deri tek pika fundore e shitjes, deri në një moment të dytë, sipas dinamikës së kësaj lufte.
Ne nuk do lejojmë që në pikën e furnizimit X apo Y me naftë të shfaqen çmime të pamiratuara në parë në Bordin Kombëtar të Administrimit të Karburanteve dhe do përcaktojmë masa drastike për çdo furnizues që do shkelë vendimet e këtij bordi super special, i cili do jetë tryezë e përbashkët vendimmarrëse e furnitorëve dhe qeverisë, për njerëzit, në këtë kohë të jashtëzakonshme lufte, ku nuk është dita për të fituar. Është dita për të rezistuar.
Nuk është dita për t’u ndarë por është dita për t’u bashkuar.
Nuk është dita për t’u thënë atyre që vijnë tek pika e karburantit se “Unë nuk kam çfarë bëj,do nxjerr fitimin tim” por është dita për t’u thënë atyre që vijnë tek pika e karburantit “Unë timene bëra, do bësh dhe ti tënden”.
Tani të vijmë pak edhe tek një pikë tjetër.
Thonë të gjithë se kemi taksën më të lartë të karburantit. Është “Po”, por është edhe “Jo”. Pse “po” edhe “j”?Sepse ne nuk kemi një taksë qarkullimi dhe taksë karboni të vecantë, të ndarë, siç e kanë vendet e tjera, ne e kemi në çmim.Këtë duhet ta mbajnë mirë parasysh të gjithë ata që thonë “Ul,hiq”.
Ne kemi taksat më të ulëta në rajon për individët dhe për biznesin e vogël, më të ulëtat.Zero taksë për biznesin e vogël dhe zero TVSH deri në 100milionë. xhiro dhe zero taksë deri në 140 milionë xhiro, nuke ka askush në rajon që do të thotë që të gjitha këto të ardhura, që i kemi lënë në xhepin e sipërmarrësve të vegjël, ashtu sikundër të ardhurat që i kemi lënë në xhepin e individëve duke ulur më shumë se kudo tjetër në rajon taksat mbi pagën, gjë që do do vazhdojë edhe me uljen, me zerimin e taksës për pagën deri në 400mijë lekë dhe me përgjysmimin e taksës për pagën mbi 500 mijë lekë, duan të thonë që janë diku të ardhurat për të financuar të tjera gjëra, për të financuar paga, rritje pagash që do bëjmë në vijim, siç jemi zotuar e me radhë, nga diku do vijnë apo jo?
Nuk mund të jetë historia “hiq këtu dhe hiq atje” dhe në fund fare me çfarë do t’i financojmë ne të gjitha këto të tjerat?
E rëndësishme është që ne jemi shumë të vetëdijshëm, jemi shumë të vendosur dhe të qartë për hapat që do të hedhim dhe nuk kemi nevojë fare që të ndahemi tek faktet. Për zgjidhjet gjithmonë çdogjë hap diskutim, zgjidhje ideale nuk ka, por recetat çudibërëse të atyre që e shkatërruan Shqipërinë dhe që duan të shfrytëzojnë si hiena edhe vetë luftën dhe të bëjnë si në askund tjetër në botë sot, gjullurdi për të nxjerrë përfitimet e tyre, kjo është e pamoralshme, është e paudhë dhe nuk ka për të kaluar në këtë vend.
Tani unë i thashë të miat mbi bazë të atyre që kam lexuar dhe dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve.
Ernaldo Ballo thotë “ Hajde dëgjoje para Kryeminstrisë”.
Nuk kemi se si të dëgjohemi këtu përpara sepse unë jam shumë i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem por të shahem dhe të akuzohem dhe të përballem me ulërima mbi bazë faktesh të sajuara, kjo është humbje kohe për mua dhe është e pavlefshme për ata për të cilët unë jam këtu.
-Koment nga FB “Dil bëj fjalim sa je në kohë”
Kryeministri Edi Rama: Për fjalim dal me qejfin më të madh, por sigurisht që për të mbajtur një fjalim ku të dëgjohem, jo një fjalim ku të mos lejohem të flas kështu që, ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit sepse ne do vazhdojmë me përpjekjen tonë siç kemi bërë gjithmonë, në krah të njerëzve të zakonshëm dhe të arsyeshëm të këtij vendi, në krah të atyre që nuk kanë X5 për të bllokuar rrugët, në krah të atyre që nuk kanë iPhonë të modelit të fundit, qëkushton mbi 1mijë euro për të ndezur dritat e pseudo protestave, në krah të atyre që na kanë pasur në krahë dhe do na kenë në krah gjithmonë dhe për këtë arsye edhe na mbështesin.
-Koment nga FB “Cmimet e naftës në bursa ndërkombëtare kanë filluar të bien, në Shqipëri vetëm rriten”.
Kryeministri Edi Rama:Jo, edhe në Shqipëri çmimet po bien dhe po e them përsëri, kjo është një temë të cilën do ta adresojmë në atë mënyrë që thashë dhe do bëjmë transparencë të plotë për çmimin që do vendoset çdo ditë. Do të marrim në dorë bordin, do hyjë qeveria në Bordin Kombëtar për emergjencën e Karburantit për furnizimin me karburant në këtë fazë lufte dhe askush nuk do mund të bëjë asnjë spekulim dhe të nxjerrë asnjë qindarkë më shumë,por do duhet të kemi parasysh një gjë tjetër. Do duhet të kemi parasysh që sot jemi në fillimet e një gjëje që nuk e dimë se si do zhvillohet.
Do Zoti do mbyllet shpejt, por ne nuk e dimë dhe gjëja më e rëndë që kemi përpara, potencialisht, dhe jua them sepse unë di që e vërteta është ilaç, i hidhur, por i domosdoshëm. Nuk i them as për panik, as për frikë, as për humbje shprese, por ama kur je përballë një vështirësie të kësaj natyre, nëse nuk bazohesh tek e vërteta, nëse gënjen veten me gënjeshtra, je i destinuar të dështosh dhe të pësosh disfatë.
E vërteta është ilaç. Kush është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë përpara?Mungesa e plotë e naftës, mungesa e plotë e energjisë elektrike. E dini ju që sot problem kryesor që kanë vendet, edhe ne, kur dalin në treg për të blerë energji me 550 euro për megavat/orë, një çmenduri, nga 52 që ishte vjet, është se nuk e gjen dot sasinë e nevojshme të energjisë. Mblidh këtu e mblidh atje.
Bota është në një krizë energjetike, kjo është fakt dhe lufta këtë krizë e ka thelluar maksimalisht.Ndaj, duhet të jemi shumë realistë dhe shumë më të vetëdijshëm se këtu të ardhurat, arka e shtetit është në dispozicion të vendit, është në dispozicion të njerëzve.Ato teoritë me hajduta që gllabërojnë miliona janë si ai baloni 430 milionë euro që ishin gllabëruar nga të ashtëquajtur inceneratorë dhe që e patë qëishte i gjithi balon turpi.E po, kishte molepsur mendjen e shumë njerëzve, kishte molepsur mendjen e njerëzve.
Koment nga FB: “Po mirë, pse vetëm për Shqipërinë është luftë, po vendet fqinje apo ato nuk i kap lufta”.
Kryeministri Edi Rama:Jo more, lufta i kap të gjithë dhe e shpjegova dhe po e rishpjegoj, në vendet fqinje është rritur energjia. Ne kemi zgjedhur të mos e rrisim energjinë. Ju do thoni “Cfarë lidhje kanë të dyja”? Sepse duke mos e rritur këtu energjinë, ne subvencionojmë 80% të çmimit të energjisë që familja jote paguan, 80% e paguan shteti dhe janë miliona e miliona.Nga dalin këto? Mirë do ishte t’i hiqnim të gjitha, por me çfarë i financojmë pastaj të gjitha operacionet?
Koment nga FB – “Meqë është krizë, hiqi taksat”.
Kryeministri Edi Rama: Po pastaj rrogat me çfarë do t’i paguajmë? Po kopshtet, çerdhet, po spitalet, me çfarë do t’i paguajmë? Disa thonë ndërpre investimet. Ndërprerja e investimeve do të thotë të gjithë punëtorët në shtëpi, pa punë. Me se do jetojnë? Po marr vetëm një nga elementët.
Koment nga FB – “Vërtetë jemi në një linjë me NATO dhe BE për luftën, por sanksionet ndaj Rusisë për grurë dhe vaj, Europa duhet t’ rimbursojë”.
Kryeministri Edi Rama:Zotëri, nuk ka lidhje kjo, e para. E dyta, nuk rimbursohen luftëtarët sepse po të mos ishim ne në NATO, do ishim pre e lehtë fare për këdo tjetër, por ne nuk na bën dot asgjë askush pikërisht se jemi në NATO. Kështu që, historia nuk mund të trajtohet kështu.Unë nuk do iu them që kujtoni sakrificën e atyre që dhanë jetën në luftë, dhanë jetën.
Unë po them që nuk bën njeriu kështu, të shkojë deri në pikën që thotë “Ç’na duhet ne të jemi në NATO, të jemi në Europë, t’ia heqim sanskionet Rusisë”. Për çfarë?Çfarë të ka ndodhur kaq e rëndë, kaq e tmerrshme, ndërkohë që të tjerët po ndahen nëpër rrugë me familjet, të tjerët po vriten rrugëve, të tjerët nuk dinë në do kenë më atdhe e janë më pak se dy orë vijë ajrore?
Edhe njëherë tjetër, shifrat e shifrave.Po morë zotëri është e vërtetë. Ne kemi tek nafta dy taksa, karbonin dhe qarkulllimin, të cilët të tjerët e kanë veç dhe unë nuk mendoj që nëse ne e nxjerrim veç taksën ose të dyja bëjmë ndonjë gjë të mirë. Absolutisht jo. Ka një qëllim, ka një qëllim pse është vendosur dhe ka një arsye pse ndërkohë e kemi 0 taksat për biznesin e vogël.E di ti që në Kosovë dhe Maqedoni, meqë po mi përmend këtu, paguajnë 10% taksë, ndërkohë që këtu paguhet 0?E di ti këtu paguajnë 0 TVSH, ndërkohë që atje paguajnë 20% TVSH?
Ky është realiteti, këto janë faktet dhe tek faktet duhet të jemi të bashkuar që pastaj të kuptojmë si mund të bëjmë. Nuk po them se zgjidhja jonë është më e përsosura sepse mbase ka dhe një akoma më të mire, por ama nuk mund të bien e të hyjmë në luftë për fakte sepse fakte janë fakte.
Cilat taksa qenkan në Shqipëri që janë më të larta se në vendet e tjera? Pikërisht se kemi rroga më të ulëta, dhe lëreni atë rroga 300 mijë lekë në Shqipëri. Rroga 300 mijë lekë në Shqipëri është minimalja dhe ka një pjesë të njerëze që janë me rrogë minimale 300mijë lekë, por ndërkohë , qeveria e Shqipërisë subvencionon energjinë me 45milionë dollarëçdo vit për familjet që kanë të ardhura të ulëta dhe jo sot por çdo vit, qëkur jemi ne këtu në këtë detyrë.
Nuk është rroga mesatare 300mijë lekë në Shqipëri.Kështu që pikërisht se rrogat sidoqoftë nuk janë të larta por të ulëta, taksa mbi rrogat dhe mbi biznesin e vogël janë fare minimale.Ndërkohë, në ato vende që përmendni ju, janë të rritura.
Ta kthejnë në invers, ta heqim taksën nga nafta dhë ta vëmë taksën mbi pagën siç e ka Maqedonia e Veriut dhe Kosova, se nuk po flas për Gjermaninë e Francën që e kanë gjysmën e pagës taksë, se llogaritë e të tjerëve bëhen kollaj. Pyetini të afërmit, miqtë, fqinjët që keni në Itali e Greqi se si po ndjehen në këto moment? Po ndjehen më mirë se po ndjehemi ne këtu, se sa ju ketu? Si po ndjehen me të ardhurat?Si ndjehen kur po i vjen ajo fatura aty?
Koment nga FB – “Mjeshtër, na shpjego pak, nafta që nxirret nga tokat tona”
Kryeministri Edi Rama: Kur ndërkohë që nafta që nxirret nga tokat tona është naftë e rëndë, e cila nuk shkon për diesel dhe benzene, por eksportohet për bitum sepse nëse naftën që nxirret nga tokat tona do e fusnim në makinë tënde, makina jote do shkonte për skrap brenda 1 jave.
Koment nga FB – “Nga Dubai apo Abu Dhabi me qilim flutures besoj shkuat sepse ne na këshilluat të ecim në këmbë”.
Kryeministri Edi Rama:Dëgjo, nuk duhet t’i marrim për të mëdha gjërat. Ideja e kursimit nuk është apsak një ide e gabuar. Në planin tonë do vendosim kursime shumë të forta për qeverinë, për administratën, të energjisë, të naftës patjetër, nuk diskutohet që do ta bëjmë dhe atë dhe nuk duhet të kapemi pas një fjalë. Ndërkohë, në Dubai është hera e parë që unë shkoj për të qëndruar. Kam qëndruar vetëm një orë njëherë. Nuk jam natyra e njeriut që shkoj për qejf, për turizëm nëpër vende sepse nukkam qenë kurrë, por shkova në Dubai për të nderuar himnin e Shqipërisë dhe flamurin kombëtar të vendit tënd që u ngrit në mes të EXPO 2020,e cila mbyllet në fund të marsit dhe shkova njësoj siç kanë shkuar të gjithë kryetarët e shteteve kur është ngritur flamuri i tyre, kur është kënduar himni i vendit të tyre dhe kur ka qenë dita e vendit të tyre në atë EXPO, ku marrin pjesë 192 vende.
Në Abu Dhabi shkova për të folur për këto probleme po, sepse e kam mik Princin e Kurorës, është një mik i rifituar i Shqipërisë, pas një pengu që kishte me Shqipërinë, me plot të drejtë dhe është miku im personal. Siçna ndihmoi për atë lagjen në Spitallë që po ndërtohet tani për ato apartamente ku do të hyjnë njerëzit e prekur nga tërmeti do na ndihmojë dhe për këtë situatë. Për këtë shkova.
Të këshillova të ecësh në këmbë mos e merr shabllon gjënë, por sigurisht që duhet të kursejmë.Patjetër duhet të kursejmë sepse jua thashë, nuk është vetëm çështja e çmimeve, por e sasive të disponueshme.Kështu si po shkon puna, mund të vijë dita të mos ketë naftë, të mos ketë sasi, të mos ketë energji fare.Mund të mos ketë sasi fare.Duhet të pregatitemipër të gjitha sepse lufta nuk vjen për të bërë të mira, lufta vjen pë të sjellë dhimbje. Duam apo jo ne, kjo që ndodh këtu sot, dhe nuk ndodh vetëm këtu, por në të gjitha vendet, është pasojë e asaj lufte. Duam apo jo ne, ne mund ta mohojmë sa të duam, ne mund të dalim dhe të bëjmë protesta, ne mund të vazhdojmë dhe të themi “Rama ik” siç ka vite e vite që përsëritet, por kjo nuk adreson faktin dhe nuk zgjidh problemin.
Koment nga FB – “Ku është prodhimi i naftës sonë apo eksportohet jashtë vendit?Ku janë prodhimet e vendit”?“Çfarë kryeministri jeni”?
Kryeministri Edi Rama:O zotëri, prodhimi i naftës sonë është një prodhim që eksportohet për shkak se nafta jonë është naftë e rëndë, mësojeni këtë, nuk është naftë për benzinë dhe diesel. Nuk ka qenë kurrë.Përdorej dikur në kohë të komunizmit për ato Zis-ët që ndosnin dynjanë dhe që ecnin duke rënkuar.Prandaj nafta jonë shkon për eksport, për bitum kryesisht.Prodhimet e vendit tonë janë aty. Vendi ynë, meqë flasin këtu për falimentime, sot eksporton thuajse gjysëm miliardi prodhime bujqësore nga 130milionë dollarë që eksportonte para 8 vjetësh, por nuk mund të themi “Hajde mobilizojmë popullin që të mbjellë grurë” se nuk jemi në komunizëm. Nuk funksionon kështu askund, semirë ne jemi qeveri e poshtër, po pse nuk i bëjnë qeveritë e tjera këto?
Koment nga FB – “Problemi është që këto tregtarët spekulojnë shumë”, “Rritja e naftës është në proporcion me rritjen e cdo produkti që eksportohet.Ku është shteti për të ndërhyrë.
Kryeministri Edi Rama:Shiko, ne do hyjnë në administrim. Do marrim administrimin e gjithë zinxhirit të shpërndarjes dhe shitjes së naftës sepse do e trajtojmë këtë si në luftë dhe në luftë nuk mund tëbëjmë dot asnjë lloj tolerance, por kini parasysh që nuk është kështu. Nuk janë spekulime të një natyre cmendurake sepse po të ishte kështu, do ishte kështu edhe përpara se të fillonte lufta. Megjtihatë, do bëhet transparenca e çmimit, të gjithë do ta shohin në mënyrë transparente dhe do bëhet ngrirja e marzhit të fitimit, nuk do lejohen kompanitë të fitojnë më shumë se një marzh minimal fitimi, minimal fare, më minimalin e mundshëm.
Koment nga FB – “Ky është problemi se nuk po dëgjojmë njëri-tjetrin.Po dëgjojmë një minister që thotë mos shkoni të merrni cigare me makinë”.
Kryeministri Edi Rama:Tani, edhe njëherë, mund të merret një fjali, por po ju them dhe njëherë, po mo po, duhet të shohim një aspekt tjetër të kursimit sepse është një e vërtetë, dreqi e mori, që një pjesë e shpenzimevemund të evitohen, një pjesë dhe duhen evituar sepse është një kohë shumë e vështirë dhe edhe në qeveri, edhe në administratë do të vendosim shkurtime drastike për përdorim dhe çdo përdorim mbi atë sasi do të paguhet nga vetë, të gjithë funksionarët e administratës dhe e njëjta gjë me energjinë, duhet të kursejmë energji. Ne nuk jemi mësuar ta kursejmë energjinë. Ne duhet ta kursejmë energjinë, duhet të vendosim regjim kursimi, jo këputje të energjisë, por regjim kursimi. Të mos i lëmë dritat ndezur e të tjera e të tjera.
Pyetje nga FB – Çfarë nevoje ka për diskutim fakti që të gjithë karburantet e ndryshojnë çmimin sipas dëshirës? Çfarë nevoje për diskutim ka fakti që njeriu që merret me industrinë e naftës është personi më i pasur në Shqipëri dhe gjithë shqiptarët vuajnë çmimin më të lartë nga të gjitha vendet?
Kryeministri Edi Rama:Nuk janë kështu gjërat sepse faktet janë të tjera. Dakord? Është e vërtetë që ne kemi, e përsëri dhe nuk i fshihem, e kam thënë gjithmonë, kemi preferuar të vendosim më mirë një taksë tek nafta, tek çmimi, tek litri, se sa më vete dhe më mirë një taksë kundër ndotjes dhe për një pjesë të njerëzve që sidoqoftë janë pjesa që kanë më shumë mundësi se të tjerët, se sa për të gjithë. Pra kemi ulur taksat për të gjithë, ky është fakt. Le të çohen e le të më thonë me fakte të kundërtën. Le të çohet dikush e të thotë “jo, biznesi i vogël nuk e ka zero taksën”. Zero! Le të çohet dikush e të thotë “jo, biznesi i vogël nuk e ka zero TVSH-në”. Zero! Si askund, në asnjë vend të rajonit se të Europës as nuk bëhet fjalë fare. Le të çohet dikush e të thotë që “taksat mbi pagat në Shqipëri nuk janë më të ulëtat në rajon” se në Europë as nuk bëhet fjalë fare. Dakord? E do të vazhdojnë të ulen.
Pra të gjitha këto duan të thonë që nga ana tjetër diku edhe do paguajnë, apo jo? Nuk mund të jetë kështu. I kemi rritur ne taksat, po. I kemi rritur taksat për më të pasurit, këta “oligarkët” paguanin vetëm 10%. Paguajnë 15% taksë sot që flasim. Atyre ua kemi rritur, po. Të gjithë të tjerave ia kemi ulur.
Koment në FB – Nuk kemi çfarë diskutojmë, blegtorët në falimentim. Kemi katër vite që protestojmë, katër pika janë plotësuar, përgjysmimi i naftës për fermerët.
Kryeministri Edi Rama:Për fermerët ne japim naftën pa taksa, ti thua përgjysmimi. Është pa taksa more zotëri. Duhet të regjistrohesh me NIPT e të marrësh naftën pa taksa fare. Çfarë domethënë kjo përgjysmimi i naftës për fermerët se nuk e kuptoj. Nuk ka taksa fare.
Ndërkohë që për sa i përket TVSH-së, e thashë dhe e përsëris. Nuk funksionon. Nuk na ka funksionuar e nuk i funksionon askujt. Çmimet i vendos tregu dhe ti mund t’ia heqësh e në momentin që ti ia heq thjesht fiton më shumë ai që shet. Është logjika e një ekonomie tregu. Se është çudi e madhe. Nga njëra anë duam ekonominë e tregut, nga ana tjetër bërtasim poshtë komunizmi, nga ana tjetër kërkojmë si në komunizëm që qeveria të vendosë çmimet. Nuk i vendos dot qeveria çmimet.
Koment në FB – Duhet të ulni çmimet aty ku ishin!
Kryeministri Edi Rama:Si t’i ulim aty ku ishin? Si bëhet kjo? Në çfarë forme? Kush e bën njëherë në cilin vend bëhet ulja e çmimeve aty ku ishin?
Mbase nuk ka nevojë për tu zgjatur më shumë sot, nesër paradite në mëngjes kemi thirrur të gjithë furnizuesit e naftës, do të ulemi në tryezë me ta, do t’i komunikojmë vendimin tonë dhe do të vazhdojmë siç thashë, me një akt normativ që hyn në fuqi menjëherë me forcën e ligjit, që qeveria do të hyjë drejtpërdrejtë në bordin kombëtar të furnizimit me karburant të shqiptarëve. Faleminderit!
Policia nuk kursen as punonjësit e mediasPolicia e shtetit nuk ka kursyer as punonjësit e medias gjatë aksionit për të shpërndarë protestuesit. Në një mënyrë të dhunshme, ata tërhequr me forcë gazetaren Megi Mustafaraj të cilën e kanë futur në fugon për ta transportuar në komisariatin e policisë.
E gjithë kjo ndërhyrje e policisë ka ndodhur për shkak se protestuesit kanë vazhduar protestën e tyre nëpër zona të tjera të kryeqytetit duke u bërë thirrje edhe tjerëve që t’u bashkohen.
E fundit/Rusia premton se do të mbajë armëpushim çdo ditë
Rusia thotë se do të mbajë armëpushime çdo ditë në luftën me Ukrainën , shkruan Skynews.
Ndërkohë gjatë ditës, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëron se furnizimet me ushqim dhe ujë në Mariupolin e rrethuar janë duke u pakësuar.
Zyrtarët ukrainas thonë se 1.207 trupa janë mbledhur nga rrugët ditët e fundit dhe se sulmet po vazhdojnë në qytetin port.
Gjysma e popullsisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, ka ikur që nga fillimi i pushtimit, thotë kryebashkiaku i saj.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se qeveria mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia dhe u tha rusëve “nuk ka asgjë që ne nuk mund të zgjidhim” përballë sanksioneve perëndimore.
Ukraina do të dominojë samitin e BE-së që po zhvillohet në Versajë, ku vendet anëtare do të diskutojnë shtimin e sanksioneve dhe largimin nga varësia nga energjia ruse.
Pak përparim u arrit gjatë bisedimeve të paqes midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi këtë mëngjes.
Situata te “Mylsym Shyri”/Policia del me njoftim, çfarë po ndodh?Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës që u zhvillua në kryeqytet, ku protestuesit, kanë bllokuar rrugët kryesore, në shenjë revolte ndaj çmimit të naftës.
Policia sqaron, se gjatë protestës grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa shtojnë se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale. Nga kjo situatë, ata thonë se janë detyruar të reagojnë dhe të shpërndajnë qytetarët.
“Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Policia e Shtetit
Në vijim të protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe po kundërshtojnë thirrjet e punonjësve të Policisë për të mos bllokuar rrugët pasi bllokimi i tyre përbën vepër penale.
Nisur nga situata e krijuar, Policia e Shtetit bën thirrje për personat që kanë bllokuar rrugët dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë, të ndalin menjëherë këto veprime dhe të shpërndahen, pasi do përballen me forcën e ligjit.
Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
Rusia drejt kolapsit? Sanksionet e Perëndimit godasin rëndë ekonominë e vendit
Kremlini akuzoi sot Perëndimin se me sanksionet po zhvillon një luftë ekonomike “të pashembullt” kundër Rusisë.
Me rublën që humbi 40 për qind të vlerës së saj dhe bursa e Moskës u mbyll për të nëntën ditë radhazi si rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit rus të Ukrainës , Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidentit Putin, e përshkroi situatën si të trazuar. “Ekonomia jonë po përjeton një ndikim tronditës tani dhe ka pasoja negative. Ato do të minimizohen”, u tha ai gazetarëve.
“Kjo është absolutisht e paprecedentë. Lufta ekonomike që ka nisur kundër vendit tonë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kështu që është shumë e vështirë të parashikosh ndonjë gjë.”
Sanksionet perëndimore si ndaj huadhënësve privatë ashtu edhe ndaj bankës qendrore të vendit e kanë sjellë sistemin financiar të Rusisë në një ndalesë dhe kanë rritur mundësinë e një kolapsi të plotë ekonomik. U deshën 80 rubla për të blerë një dollar amerikan më 23 shkurt, një ditë para fillimit të pushtimit. Sot ishte 119, pavarësisht se banka qendrore e Rusisë mori masa drastike për të ndaluar rënien, duke përfshirë dyfishimin e normave të interesit në 20 për qind.
Sanksionet kanë ngrirë një pjesë të madhe të rezervave valutore të Rusisë, por financat e shtetit janë në gjendje të mirë, me borxh të ulët dhe kur qeveria duhet të marrë hua, kreditorët e saj janë kryesisht bankat vendase, jo investitorët e huaj që mund ta braktisin atë në një krizë
Vlerësimet e ndikimit afatshkurtër në rritjen ekonomike të Rusisë ndryshojnë shumë, sepse mund të nivelizohen më shumë sanksione dhe pasojat nga lufta e Putinit mbeten ende të pasigurta. Analistët parashikojnë një rënie prej 12.5 përqind të PBB-së ruse si rezultat i luftës.
“Ekonomia e tregut ka përfunduar në Rusi,” tha Max Hess, një bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme, i cili është me qendër në SHBA. “Unë nuk do të përjashtoja një kolaps total ekonomik.”
Hess tha se vendi kishte dy opsione: ose të lejonte investitorët kinezë të kapnin asetet me çmime të ulura të vendit, ose të jepte mbështetje masive shtetërore për biznesin, duke thyer efektivisht reformat 30-vjeçare të tregut të lirë. Sido që të jetë, rusët parashikohet të jenë shumë më të varfër, me shumë prej tyre që nuk kanë më para për të pushuar në Turqi apo Dubai, ose për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkolla në Perëndim.
“Një reduktim i standardeve të jetesës në nivelet e stilit Iran është ndoshta skenari optimist,” tha Hess.
Agjencia e vlerësimit Fitch uli vlerësimin e kredisë së Rusisë nga B në C dje, duke paralajmëruar se vendi së shpejti nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e tij. Në përgjigje të sanksioneve, Rusia ka ndaluar eksportin e më shumë se 200 llojeve të mallrave të prodhuara nga jashtë deri në fund të vitit dhe banka qendrore ka prezantuar një sërë masash emergjente, duke përfshirë kontrolle të ashpra të kapitalit dhe detyrimin e kompanive të përdorin 80 për qind e fitimeve për të blerë rubla, duke gjeneruar në mënyrë efektive kërkesë artificiale për monedhën ruse. Megjithatë, aftësia e bankës për të vazhduar të veprojë gjatë pezullimit të tregtimit të aksioneve për të parandaluar prishjen e tregut nuk është e pafundme.
Përpara luftës, zyrtarë të lartë ishin mburrur se, tetë vjet pas vendosjes së sanksioneve për aneksimin e Krimesë, ekonomia ruse ishte “e mbrojtur nga sanksionet”. Deri në shkurt të këtij viti, banka qendrore kishte grumbulluar rezerva valutore prej rreth 643 miliardë dollarë për të mbështetur rublën në kohë krize, por sanksionet nënkuptojnë se midis 40 dhe 50 për qind e rezervave valutore të Rusisë – të mbajtura në euro, stërlina dhe jen – janë tani i padisponueshëm.
Gjatë bisedës së mëngjesit të sotëm me gazetarët, Peskov, 54 vjeç, u detyrua të mohonte zërat se Elvira Nabiullina, 58 vjeç, guvernatorja e bankës qendrore, po planifikonte të jepte dorëheqjen.
Disa oligarkë besnikë ndaj Putinit kanë sinjalizuar pakënaqësi. “Do të kemi të paktën tre vjet krizë,” tha manjati i metaleve Oleg Deripaska në një forum biznesi në Rusinë jugore të enjten e kaluar. “Shumëzoni krizën e vitit 1998 me të paktën tre,” shtoi ai, duke iu referuar herës së fundit që Rusia dështoi në borxhet e saj. Sot Deripaska, 54 vjeç, u sanksionua nga Britania . Sergej Lavrov, 71 vjeç, ministri i jashtëm, u përpoq të hedhë poshtë problemet ekonomike të vendit të tij në një konferencë shtypi sot pas bisedimeve në Antalia të Turqisë me homologun e tij ukrainas. “Ne do të përballemi me ta. Ne kemi përballuar vështirësitë në të gjitha momentet e historisë sonë”, tha ai për efektet e sanksioneve.
Ai mbrojti “operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë, duke fajësuar Perëndimin për luftën.
Tregtia do të bjerë dhe më pak mallra do të jenë në dispozicion për popullin rus, por një efekt anësor i rublës më të dobët është se qeveria do të fitojë më shumë në monedhën vendase për shitjen e naftës, e cila është me çmim në dollarë, duke siguruar para shtesë që mund të mbulojnë publikun. pagat dhe pensionet e sektorit.
Richard Connolly, një bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara dhe autor i një libri mbi përgjigjen e Rusisë ndaj sanksioneve, vlerëson se vendi tani po merr 2.7 herë më shumë se sasia e rublave nga shitjet në krahasim me vitin 2019, veçanërisht pasi çmimet e naftës janë rritur. për shkak të krizës.
Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë thënë se do të ndalojnë sasinë relativisht të vogël të naftës që importojnë nga Rusia, por vendet evropiane, shumë më të varura nga energjia ruse, janë frenuar.
Megjithatë, perspektivat afatgjata për ekonominë ruse nuk janë të mira, për arsye të qëndrueshme që i përkasin luftës: disa persona të brendshëm të favorizuar kontrollojnë kompanitë dhe sektorët kryesorë, duke rezultuar në mungesë konkurrence dhe investime të reja. Rusia ka dështuar të diversifikohet nga sektori i saj dominues i naftës dhe gazit dhe të ardhurat për frymë në vitin 2020 ishin afërsisht ato që ishin në vitin 2014.
Investitorët e huaj të tërhequr në 30 vitet që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe vendet e punës që ata sollën, po shkojnë drejt derës. Të martën, për shembull, McDonald’s njoftoi se po ndalonte operacionet në Rusi dhe po mbyllte 850 restorantet e saj atje .
Me shpalljen e qeverisë ruse për shtetëzimin e aseteve të kompanive që janë tërhequr nga vendi, pak njerëz shohin një kthim të investimeve të huaja së shpejti. “Askush nuk do të investojë në Rusi për të ardhmen e parashikueshme,” tha Max Hess. “Është një çështje besimi në këtë pikë.” /Balkanweb
Europa League/ Formacionet zyrtare: Barcelona-GalatasarayBarcelona (4-3-3)
Ter Stegen, Dest, Araujo, Eric Garcia, Alba, Pedri, F.De Jong, Nico Gonzales, Adama, Ferran Torres, Memphis
Galatasaray (4-2-3-1)
Inaki Pena, Boey, van Aanholt, Nelson, Marcao, Antaliyali, Babel, Kutlu, Feghouli, Akturtoglu, Mostafa Mohamed
Dhjetëra protestues para OSHEE-së në KorçëDhjetëra banorë të fshatit Pojan të Maliqit protestojnë para zyrave te OSHEE-së. Shkak është bërë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të NJA Pojan. Sipas banorëve ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara.
Vetëm pak ditë më parë rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra. Prej 7 ditësh gjithnjë sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbete pa energji elektrike. Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat sipas banorëve ka dëmtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mësohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së.