Aplikacion
“Është e pafalshme të humbësh ato raste si rasti i Zhuniorit. Falënderoj çunat dhe tifozët për atë që dhanë sot. Derbi është derbi dhe duhet të shohim përpara.” Kështu e nis trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti deklaratën për mediat pas barazimit pa gola me Tiranën.
Mehmeti vlerëson paraqitjen e skuadrës, ndërsa në anën tjetër tregon se objektivi për kupat e Europës nuk është i pamundur për sa kohë ekziston dëshira e lojtarëve për t’i shkuar deri në fund qëllimit.
“Normalisht ashtu siç u interpretua, në pjesën e parë ishin ata më dominues për shkak se skuadra nuk u vendos siç duhet. Në pjesën e dytë ishim më dominant. I tillë është futbolli.
Skuka – “E gjitha situata e pjesës së parë erdhi pasi ndërmjet linjave nuk arritëm të lidheshim me Kallakun dhe në situata ta tilla ndryshuam në pjesën e dytë.
Spostimi i Malës na dha shpejtësi veprimi. Patëm mundësi të artë me Zhuniorin që mund të konkretizonte golin.
“Skuka është një lojtar që kërkon gjithmonë thellësi, është natyra e tij dhe duhet të mbështetet nga mesfusha. Kërkon të driblojë me shpinë nga porta kundërshtarin.
Ndoshta dhe presioni i derbit bëri që të mos jepte më të mirën. Unë mendoj që ka pasur dhe një kombinim të mirë me Masangën dhe Rrapajn. Më pëlqen ritmi i skuadrës dhe duhet të rrisim cilësinë e lojës.”
Junior – “Duhet të ishim në linjat e mesfushës më të sinkronizuar. Në pjesën e dytë ishim dominant, Zhunior duhet të bëjë diferencën, nuk po kalon një moment të mirë. Për Carën ka qenë zgjedhja ime pasi mendova të kap në kundërsulm Tiranën.”
Kupat e Europës – “Unë kam pasur besim që në fillim tek kjo skuadër, janë djem shumë të mirë dhe që punojnë. Më vjen keq pasi Partizani duhet të arrij aty ku e meriton.
Një skuadër që prodhon futboll duhet të rrijë me këmbë në tokë. Nuk mendoj gjatë dhe nuk e mendoj fundin akoma.”
Burimi: PANORAMASPORT.
/Zoom.al
Orges Shehi: Të kënaqur me barazimin, mungoi vetëm kthjelltësiaTrajneri i Tiranës Orges Shehi është i kënaqur me rezultatin e ndeshjes së sotme. Pas barazimit pa gola përballë Partizanit, udhëheqësi i bardhebluve në emisionin “Gol Pas Goli” në SuperSport, vuri theksin tek mungesa e saktësisë në metrat e fundit.
“Jemi të kënaqur me atë që prodhuam në fushë, në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin. Por dihet që derbi është derbi dhe ka të tre rezultatet të pranishme. Por e them që jemi të kënaqur me atë që dhamë në fushën e lojës.
Mendoj se Seferi ka bërë ndeshje shumë të mirë, edhe pse Xhixha nuk është në 100% ka shkuar shumë herë në pozicion goditje. Pastaj kundërshtari ka edhe mbrojtës, por derbi mund të vendoset nga një episod. Jemi të kënaqur që shkuam deri në metrat e fundit, por aty na mungoi kthjelltësia.
Goli është qershia mbi tortë, por e rëndësishme është që skuadra bën presion dhe nuk e lë kundërshtarin t’i afrohet portës. Kur them që është ndeshje e mirë, mungon vetëm goli dhe në futboll sigurisht që ka dhe kështu.
Skuadra sot ishte me grintë dhe agresive, e mbajti ekipin kundërshtar në presion. Nuk ka ndikuar ndalesa e Laçit sepse e dimë që ka edhe shumë javë lojë.
Kemi dalë shpeshherë në pozicion goditje, kjo është e rëndësishme. Kemi goditur sa kemi patur mundësi, ndoshta mund të bënim më mirë, në metrat e fundit u nxituam pak dhe nga dëshira e madhe ai pasi i fundit, apo goditja mund të kishim dalë te goli.
Mund të evitonim topin prapa shpine, por e dimë që me cilësinë e lojtarëve që kemi, mund të krijojmë mundësi. Kurse në qendër e dimë që është shumë e vështirë një kundër një. Në mesfushë Limaj dhe Totre markoheshin. Kur nuk ke hapësira del nga krahët, siç dolëm e nuk shërbyem mirë”, tha Shehi.
Burimi: PANORAMASPORT.
/Zoom.al
Lufta në Ukrainë/LSI rezolutë për daljen e Shqipërisë nga Ballkani i HapurDeputeti i LSI Petrit Vasili ka depozituar në Kuvend Amendament Projekt Rezolutë, për daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Ballkani i Hapur.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili zbulon edhe arsyen, ku thekson se qëndrimi në krah të Serbisë e cila mbështet Rusinë në pushtimin e Ukrainës, do të thotë sipas tij se de facto edhe Rama mbështet Putin.
Deputeti i LSI shton më tej se: “Do të ishte një turp i pafalshëm vazhdimi i qëndrimit në krah të Serbisë pro Putin nga ana e Qeverisë së Edi Ramës ndaj dalja nga Ballkani i Hapur është i vetmi qëndrim konkret pro NATO, pro BE dhe pro SHBA”.
“Kam depozituar ne Kuvend Amendament Projekt Rezolute, per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.
Shqiperia nuk mund te qendroje me asnje minute te vetme krah Serbise, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise, agresores se Ukraines.
Qendrimi ne krah te Serbise ne Ballkanin e Hapur, qe refuzon sanksionet dhe qe demostron ne sheshe pro agresionit rus do te ishte de facto perkrahje e Edi Rames per Rusine pushtuese.
Ballkani i Hapur dhe prekja e kufijve te Kosoves nfa Serbia ishin dy pjese te te njejtit projekt pushtues dhe destabilizues edhe perpara Ukraines.
Kosova eshte goditur pas shpines nga Ballkani i Hapur ne sherbim te synimeve ekspansioniste serbe te ngjashme dhe ne sinkron me ato ruse ne Ukraine.
Ballkani i hapur ka qene rrenim per ekonomine shqiptare dhe shkaterrim per fermeret shqiptare.
NATO, BE dhe SHBA vendosen sanksionet me te rrepta qe historia ka njohur ndersa Serbia ju kundervu atyre duke zgjedhur pushtuesit rusë.
Parlamenti Europian miratoi nje Rezolute historike lidhur me pushtimin rus te Ukraines.
Nisur nga kjo besoj shume se te gjithe koleget deputete do ta mbeshtesin kete Amendament.
Do te ishte nje turp i pafalshem vazhdimi i qendrimit ne krah te Serbise pro Putin nga ana e Qeverise se Edi Rames ndaj dalja nga Ballkani i Hapur eshte i vetmi qendrim konkret pro NATO,pro BE dhe pro SHBA”, shkruan Vasili.
Zelensky, thirrje ukrainasve: Dilni luftoni! Mbroni jetën tuaj, ndryshe do ua marrë Rusia!
Mbremjen e sotme president i Ukraines Volodymir Zelensky u është drejtuar qytetarëve të Ukrainës me një mesazh në Instagram. Ai u ka kërkuar atyre të dalin në luftojnë per vendin e tyre si mundesia e vetme per te jetuar.
“Çdo metër i tokës sonë ukrainase të fituar me protestë dhe poshtërim të pushtuesve është një hap përpara, një hap drejt fitores për të gjithë shtetin tonë. Ky është një shans për të jetuar. ukrainas! Në të gjitha qytetet tona ku hynte armiku. Ndjejeni. Shkoni në ofensivë!”
Atentati në Vlorë/Policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ndodhi
Policia ka dalë me një deklaratë lidhur me ngjarjen e sotmë në qytetin e Vlorës. Uniformat blu të Vlorës bëjnë të ditur ngjarja ndodhi rreth orës 20:35 minuta në rrethana ende të paqarta. Policia bën të ditur se në makinën e djegur të autorëve janë gjetur edhe dy armë zjarri të tipit kallashnikov.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 05.03.2022, rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve.
Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Mbyllet pa fitues derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit
Ka përfunduar në barazim pa gola derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanës, i vlefshëm për javën e 24-të të Kategorisë Superiore.
Bardheblutë zhvilluan një ndeshje të mirë dhe kanë krijuar më shumë, por rastin më të pastër e e pati Partizani me sulmuesin brazilian Stenio Junior, i cili nuk arriti të shtynte topin në rrjetë.
Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi tashmë ruajnë distancën nga vendi i dytë me Laçin në 9 pikë, ndërsa Partizani i Mehmetit është vetëm 4 pikë larg zonës së Europës.
/Zoom.al
Agresioni në Ukrainë, Putin: Perëndimi na ka shpallur luftëPresidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë njësoj me shpalljen e luftës ndaj vendit të tij. Ai deklaroi sot se Moska duhet të mbrojë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, si dhe interesat e saj.
Në disa komente për mediat ai vuri në dukje se Rusia dëshiron që Ukraina të “çmilitarizohet”, “denazifikohet” dhe tc ketë status neutral.
Ai gjithashtu tha se nuk në plan të shpallë gjendjen ushtarake në Rusi, raporton AFP.
VIDEO/Zoom.al siguron pamjet nga vendi i atentatit në VlorëZoom.al ka siguruar gjithashtu edhe pamjet pak momente pas atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme Vlorën. Siç shihet edhe nga pamjet ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar dhe autorët I kanë zënë pritë të riut për ta ekzekutuar. Ata kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij, por e kanë kapur vetëm dy plumba në gjoks. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku është në gjendje të rëndë për jetën.
Askush se dinte por Billie Eilish është në një lidhje romantikeView this post on Instagram
Mund të duket e habitshme por këngëtarja më e re në moshë Billie Eilish është duke shijuar një romancë.
Duke mos i rënë në sy paparacëve ajo që prej tetorit të 2021-shit, shihet me Matthew Tyler Vorce dhe thuhet se që prej asaj kohe dyshja janë “të pandarë”.
Ndonëse Eilish ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien e saj shumë private duke mos e konfirmuar për asnjë çast në mënyrë zyrtare, njerëzit janë kuriozë të dinë më shumë për të, të dashurin e saj!
Mattheë është aktor dhe gjithashtu drejton një podcast. Kur fillimisht nisi të përflitej për romancën me Billie e bëri profilin e tij të Instagramit privat, e ndërsa tani, që gjërat janë në tjetër nivel, iu kthye sërish Instagramit publik.
Ka zëra që thonë se ai është pjesë e dokumentarit të Eilish. Në një nga skenat, e “Billie Eilish: The World’s a Little Blurry”, Billie kthehet nga kamera dhe i drejtohet “dashurisë së saj të parë”. Të gjithë mendojnë se bëhet fjalë për Matthew./L.K
/Zoom.al
Del foto, ja kush është 30-vjeçari që u plagos në Vlorë
Zoom.al ka siguruar foton e personit që mbeti I plagosur gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë. Ai është Edison Mecaj, 30 vjeç, i cili fatmirësisht I ka mbijetuar plagëve të kallashnikovit. Pas atentatit autorët dogjën makinën në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë.