Aplikacion
Kompania e njohur kinematografike amerikane, “Paramount Pictures”, organizoi një festë për të përkujtuar një prej kryeveprave të saj, filmin “Kumbari” ose “The Godfather”, 50 vjet nga shfaqja e parë e tij.
Ndërsa disa nga aktorët kryesorë të filmit nuk arritën të merrnin pjesë, ftesa për aktorët James Caan dhe Talia Shire rezultoi një ofertë që nuk mund të refuzohej. E njëjta gjë ishte edhe për regjisorin Francis Ford Coppola.
Francis Ford Coppola
Coppola bëri me dije se nuk e imagjinonte kurrë se një ditë do të ishte duke festuar 50-vjetorin e “Kumbarit”, sidomos në studiot e “Paramount”, ku ai dhe filmi morën jetë.
“Absolutisht jo. Isha kaq i demoralizuar dhe i pasigurt në vetvete pasi fillimisht filmi nuk i pëlqente askujt”, tha regjisori i filmit, Francis Ford Coppola.
Ndërsa motra e Coppola, aktorja Talia Shire, që interpreton Connie Corleone, u shpreh se kishte pasur më besim tek filmi se vëllai i saj.
“Më duhet të them se Francis Coppola është regjisori më i mirë i planetit. Ai vuri shpirtin e tij në këtë film dhe unë ndihem krenare që jam këtu për të festuar arritjen e tij”, tha ajo.
Gjysmë shekulli nga premiera, një version i restauruar i filmit që rrëfen epopenë e mafias siçiliane në Amerikë do të shfaqet këtë fundjavë në kinematë amerikane dhe në platformat elektronike muajin e ardhshëm.
Më thuaj çfarë parfumi përdor, të të them çfarë mendohet për tyA bini dakord që mund të njihni pak më mirë dikë bazuar te parfumi që përdor? Nëse jeni skeptikë, Alan R. Hirsch, themelues i Smell & Taste Treatment and Research, ka kryer një studim duke ndërthurur tiparet e personalitetit me aromat e preferuara të pjesëmarrësve.
Në hulumtimin e tij, Hirsch analizoi rezultatet e më shumë se 18,000 njerëzve dhe i krahasoi me aromat që zgjidhnin. Nëse keni një parfum të preferuar, kontrolloni aromën mbizotëruese dhe lexoni në vijim se çfarë mendohet për ju (via Perfume Cologne). Në të kundërt, shihni përshkrimet për secilën aromë dhe kështu kërkoni për parfume të ngjashme.
Aromat e agrumeve (qitro, portokall, limon): Aromat e agrumeve janë të pranishme te parfumet e burrave, sepse lëshonjë një freski të pastër, të mprehtë dhe enegjike. Aroma të tilla janë të preferuara gjtihashtu për shumë vajza e gra. Zakonisht, ato që zgjedhin një aromë të tillë kanë sens humori dhe u pëlqen të flirtojnë me sharm. Me pak fjalë, janë femërore pa qenë shumë vajzërore dhe flirtuese, pa qenë tepër romantike.
Aromat me bazë druri: Këto aroma (më të përhapura për parfumet e burrave) portretizojnë një njeri me këmbë në tokë, që do natyrën dhe aromën e barit të fresktët, pishave dhe erën e tokës pas shiut. Aromat si druri i sandalit transmetojnë një ndjenjë përsosjeje. Adhruesit e drurit të sandalit kanë pritshmëri të mëdha për veten dhe të tjerët. Këto parfume përbëhen nga erëra tokësore dhe natyrore si druri i sandalit, kedrit, druri i agarit dhe patchouli dhe shumë burra dhe gra i kanë dashur për shekuj me radhë.
Aromat e luleve: Nëse ju pëlqejnë aromat e jaseminit, trëndafilit apo zambakut, pa dyshim jeni adhurues i luleve. Aromat e luleve thonë se jeni një person shumë miqësor dhe i hapur. Edhe pse kryesisht janë gratë ato që zgjedhin parfume me aromë lulesh, nuk është një aromë e pazakontë as te burrat.
Aromat e kategorisë gourmand, si vanilje, çokollatë, kafe, lajthi etj: Njerëzit që preferojnë këto aroma priren të jenë të gjallë dhe energjikë. Dikush mund t’i përshkruajë si “shpirti i festës”. Ata e duan vallëzimin, pijen, takimin me njerëz të rinj dhe preferojnë të dalin sesa të qëndrojnë në shtëpi.
Aromat e frutave, si shalqi, pjeshkë, qershi, mollë etj: Këta konsiderohen si njerëz optimistë, të këndshëm dhe energjikë. Njerëzit që mbajnë parfume me aromë frutash ndonjëherë mund të jenë nervozë, të çuditshëm dhe pesimistë dhe zakonisht janë ironikë dhe të bezdisur.
Aromat me nota orientale: Nëse pëlqeni të mbani parfume me këto aroma, atëherë ka shumë të ngjarë të jeni një buf nate, me guxim dhe sensualitet. Entuziastët e aromave orientale janë impulsivë, pak të ndjeshëm dhe të kanë prirje artistike.
Aromat me nota detare, të kripura: Do të thotë se jeni shpirt i lirë, por elegant dhe intelektual. Këto aroma janë perfekte për njerëzit që preferojnë të ëndërrojnë. Të ekuilibruar dhe të dashur ndaj natyrës, njerëzit që duan aromat ujore zakonisht u shmangen “xhunglave” urbane dhe ideja e tyre për një festë të përsosur është një ishull i largët me një bibliotekë. Prireni të jeni spontanë.
Aromat “e gjelbra” me nota si kastraveci, borziloku, çaji jeshil etj: Nëse preferoni të jeni pak të sofistikuar dhe me klas, por gjithashtu të keni një dramë të vogël në jetën tuaj, atëherë ndoshta duhet të shkoni për aromat e gjelbra. /Anabel
Ka një mënyrë për të lexuar mesazhet në DM pa dalë ‘seen-i’ i famshëmTy të vjen një mesazh në DM. Mund të jetë fiksimi, një shoqe, apo ai që s’dorëzohet dhe vetëm të shkruan çdo ditë të javës. Për momentin nuk do ta hapësh mesazhin, por në të njëjtën kohë po vdes të dish çfarë shkruhet. Pra, është ai “seen-i” që prish punë! A ka ndonjë mënyrë që ata të mos e kuptojnë që e ke lexuar mesazhin ndërkohë që ti e ke lexuar?
Njëra prej tyre, që me siguri e dini është ta lexosh që në momentin që vjen. Ta shohësh teksa personi tjetër shkruan pa qenë nevoja ta hapësh. Duke klikuar gjatë mbi njoftimin që vjen në sekondë mund ta lexoni të gjithën, por bëni kujdes të mos e hapni padashje pasi nuk ka më kthim pas.
Një mënyrë tjetër që ndoshta nuk e dinit është të bëni “restrict” atë që ju ka shkruar. Ky opsion praktikisht limiton ndërveprimn e dikujt për të ndërvepruar me ty, pa qenë nevoja t’i bësh block apo ta heqësh nga lista e ndjekësve. Duke përdorur opsionin “restrict” të gjitha mesazhet që ndjekësit ju dërgojnë do të kalojnë në opsionin Message Requests dhe ju s’do të njoftoheni siç ndodh me inbox-in. Ata nuk do të njoftohen që ju i keni bërë restrict deri në momentin që ju zgjidhni t’i ktheni përgjigje.
Mesazhet e tyre mund t’i hapni dhe t’i lexoni pa frikë se mund të mërzisni dikë me “seen-in” nga ana tjetër!
Burimi: Bustle
Mblidhet Komiteti/ Ulet në 5 ditë karantina, doza e tretë e vaksinës rekomandohet pas 5 muajshKomiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e fundit ka vendosur të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në pesë ditë dhe ka rekomanduar që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet 5 muaj pas dozës së dytë.
Sa i takon masave anticovid, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thekson se situata po ndiqet ne dinamikë dhe masat do të rivlerësohen në vijim.
“Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid, ekspertët rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.
Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.
Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid”, shkruan Manastirliu.
Talebanët u kërkojnë grave të mbulohen ‘siç duhet’Policia fetare e talebanëve u ka thënë grave që punojnë në Qeverinë e tyre të mbulohen, pasi në të kundërtën mund të humbin vendet e punës.
Ministria për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, ka thënë se gratë nuk duhet të shkojnë në punë nëse nuk janë të mbuluara në mënyrën e duhur.
Ende nuk është bërë e qartë pse kjo deklaratë është lëshuar në këtë kohë.
Shumica e grave në Afganistan kanë gjithmonë kokat e mbuluara kur dalin në publik.
Ato mund të vendosin “tjetër lloj hixhabi. Varet nga ato, por ato duhet të mbulohen si duhet… apo edhe të vendosin batanije”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë për agjencinë e lajmeve AFP.
Shumica e grave kanë humbur vendet e punës në institucionet qeveritare prej kur talebanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar.
Liderët talebanë kanë pretenduar se gratë do të lejohen të kthehen në punë kur të krijohen ato që i konsiderojnë kushtet e duhura, siç është ndarja e hapësirave brenda zyrës.
Prej marrjes së pushtetit nga talebanët, zyrtarë të Perëndimit dhe aktivistë, bashkë me disa brenda Afganistanit, kanë shprehur shqetësime për të drejtat e grave nën rregullin ekstrem konservator të udhëheqësisë së talebanëve.
Profesori i të drejtës ndërkombëtare: Krahasimi që Putini i bën Krimesë me Kosovën, i paqëndrueshëmProfesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sean Murphy, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është i qëndrueshëm krahasimi që presidenti rus, Vladimir Putin, i bën aneksimit të rajoneve në Ukrainë me procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Të martën, më 22 shkurt, Putin bëri thirrje për njohjen ndërkombëtare të Gadishullit ukrainas të Krimesë si pjesë të Rusisë, duke e krahasuar atë me Kosovën.
Rusia e ka aneksuar jashtëligjshëm Krimenë në vitin 2014, pas një referendumi që, sipas komunitetit ndërkombëtar, ka qenë i kurdisur.
“E kam thënë shumë herë këtë, por dua ta theksoj sërish: në çfarë mënyre kjo shprehje e vullnetit popullor [në Krime] ishte më e keqe se ajo që ndodhi në Kosovë? Në asnjë mënyrë”, tha Putin.
Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 – nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe i ka dhënë fund luftës gati dyvjeçare.
Mbi 10 mijë njerëz janë vrarë në luftë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të zhdukur.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka konstatuar në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.
Shtetësinë e Kosovës e kanë njohur deri më tash mbi 100 vende, përfshirë SHBA-në dhe shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.
Profesori Sean Murphy, i cili ka qenë njëri nga personat kryesorë të ekipit të Kosovës, që ka argumentuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë pranë GJND-së, thotë se situata e Kosovës nuk përkon me krahasimet që bën Putin, sepse krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë, sipas tij, janë të dokumentuara mirë.
“Situata që ka ndodhur në Kosovë, është krejtësisht ndryshe nga ajo që po ndodh tani në Ukrainën lindore. Së pari, faktet, mizoritë që ka kryer Qeveria serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, kanë qenë të mirëdokumentuara nga shumë organizata ndërkombëtare, ndërsa akuzat e Rusisë për abuzim nga Qeveria ukrainase janë krejtësisht të pabazuara”, thotë Murphy, duke iu referuar pretendimeve të zyrtarëve rusë se në lindje të Ukrainës, forcat qeveritare po bëjnë krime kundër separatistëve pro-rusë.
Profesori i shkencave politike në Universitetin e Oksfordit, Dimitar Bechev, thotë për Radion Evropa e Lirë se Rusia është duke e përdorur Kosovën për të arsyetuar veprimet e saj që nga viti 2008, kur ka njohur pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë – Osetisë Jugore dhe Abkazisë.
Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka njohur edhe pavarësinë e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje.
Bechev thotë se rasti i Kosovës dhe ai i aneksimit të Krimesë janë të pakrahasueshëm.
“Jo, nuk krahasohen në të vërtetë. Rusia e pushtoi Krimenë dhe organizoi një referendum që çoi në shkëputje dhe përfundimisht aneksim… Nuk ka pavarësi të Krimesë si shtet më vete. Kosova nuk kishte autonomi brenda Serbisë, ndryshe nga Krimea në Ukrainë”, thotë Bechev.
Ai thotë se nuk beson se insistimi rus për të krahasuar situatën e Kosovës me aneksimin e Krimesë, mund të dëmtojë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
“Krahasimi” që bën Rusia prej vitesh
Rusia, një nga aleatet më të fuqishme të Serbisë në arenën ndërkombëtare, e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës.
Pavarësisht vendimit të GJND-së, Rusia, në disa raste, e ka përdorur shpalljen e pavarësisë së Kosovës si “krahasim” me aneksimin e Krimesë.
Një gjë të tillë, presidenti rus, Putin, e ka bërë menjëherë pas aneksimit të gadishullit ukrainas, në vitin 2014.
“Autoritetet e Krimesë iu referuan precedentit të njohur të Kosovës – precedent që kolegët tanë perëndimorë e krijuan me duart e tyre në një situatë shumë të ngjashme, kur ranë dakord që ndarja e njëanshme e Kosovës nga Serbia – pikërisht ajo që po bën Krimea tani – ishte legjitime dhe nuk kërkonte asnjë leje nga autoritetet qendrore të vendit [Serbia]”, ka thënë Putin më 18 mars, 2014.
Atëbotë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është e turpshme të bëhen krahasime midis Krimesë dhe Kosovës.
“Në Kosovë kemi pasur vite, gjatë të cilave komuniteti ndërkombëtar nuk ka pasur fuqi për të ndërhyrë, derisa [udhëheqësi serb asokohe] Sllobodan Millosheviq ka kryer spastrimin e tij etnik. NATO-ja, më pas, ka vendosur të veprojë e vetme, sepse Rusia vazhdimisht ka bllokuar çdo mandat të OKB-së për Serbinë”, ka thënë Merkel.
Në disa raste, edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për, siç ka thënë, standarde të dyfishta në raport me situatën e Krimesë.
Në nëntor të vitit 2019, duke folur në Forumin e Paqes në Paris, Lavrov ka thënë se “vetëm kur diçka është në interes të Perëndimit, ai e konsideron të drejtën e njerëzve për vetëvendosje si të shenjtë”.
“Krahasojeni Kosovën dhe Krimenë: një referendum është mbajtur në Krime dhe në Kosovë nuk ka pasur referendum. Megjithatë, Kosova është njohur menjëherë si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore”, ka thënë Lavrov.
Komuniteti ndërkombëtar e ka cilësuar aneksimin e Krimesë si cenim të sovranitetit të Ukrainës dhe ka sanksionuar Rusinë për këtë akt. Ngjashëm ka reaguar edhe pas njohjes së pavarësisë së Donjeckut dhe Luhanskut nga shteti rus.
A ekzistojnë raportet Kosovë – Rusi?
Rusia ka formalizuar praninë e saj diplomatike në Kosovë tre vjet para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2005. Asokohe, për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka qëndruar ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov.
Kosova, atëbotë, është administruar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe kryeadministrator ka qenë Soren Jessen-Petersen, i cili së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Bajram Kosumi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes.
Pjesëmarrja e Kosumit në këtë aktivitet njihet si vizita e vetme e një zyrtari të Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë.
Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës kanë shpallur persona “non-grata” apo të padëshirueshëm dy diplomatë rusë që kanë punuar në këtë zyrë. Ata janë detyruar të largohen nga Kosova.
Sipas institucioneve të Kosovës, për ta ka pasur informacione se kanë “cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës”.
Veprimtaria e Zyrës Ndërlidhëse Ruse është e shfaqur fare pak në publik.
Ato që gjenden në internet për aktivitetet e saj, janë kryesisht fotografi të takimeve me zyrtarë të misioneve ndërkombëtare në Kosovë. /REL
Rama paralajmëron padi ndaj Jorida Tabakut: Prita të mbarojë Big Brother për të reaguarKryeministri Edi Rama ka paralajmëruar padi ndaj kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku.
Rama u shpreh jashtë godinës së Kuvendit pas 10 orësh dëshmi para anëtarëve të këtij komisioni se do të presë fundin e hetimeve nga SPAK në lidhje me këtë çështje për t’u përballur sërish në gjykatë në Tabakun.
Pasi të mbarojë kjo do takohemi me zonjën Tabaku në gjykatë. Është shumë e rëndë. Nuk ndodh në asnjë vend sado e tensionuar të jetë lufta politike që një politikane të angazhohet për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Kur të mbarojë hetimi i SPAK do shkojmë në gjykatë. Si qenka kjo muaj të tërë “u vodhën 430 mln euro”. Prita të mbarojë Big Brother”, u shpreh Rama.
Ai u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë pendesë për strategjinë e ndjekur për të reaguar kaq vonë në lidhje me akuzat e opozitës. Me batutë ai u përgjigj se priti deri në këtë moment që të përfundonte Bib Brother. “Prita të mbarojë Big Brother”, tha Rama dhe më pas u largua.
Rama flet pas 10 orësh dëshmi: Kush ka sy të shohë e kush ka veshë të dëgjojëRama flet pas 10 orësh dëshmi: Kush ka sy të shohë e kush ka veshë të dëgjojë.
Deklarata
Pjesa tjetër besoj se ishte një maratonë që vlejti. U dëgjuam të gjithë dhe të gjitha ata që kishin për t’u thënë. Kush ka sy të shohë e kush ka veshë të dëgjojë. 430 mln euroshi nuk ekziston. Bëhet fjalë që është deri në vitin 2047 për të vazhduar të paguhet mbledhja, përpunimi dhe transformimin në energji. Nuk është se është sot në arkën e shtetit apo ka dalë nga arka e shteti. Iu dha mundësia ta thonë. Dhe në fund u pranua nga Tabaku që ju nuk mund të koncesiononi të ardhmen. Është e gjitha një farsë e orkestruar. Ashtu sikundër e thashë sa i takon hetimeve nga SPAK ajo është linjë tjetër komplet që ka të bëjë me përgjegjësi individuale të kujtdo që pas shpinës së qeverisë ka hyrë në një marrëdhënie korruptive. Unë jam shumë krenar që sot jemi në një fazë që nuk ishte imagjinuar deri para pak vitesh që do kishim një hetim të pavarur dhe këtë shkëmbim. Janë shenjat e para të një transformimi që do kërkojë kohë. Ky vend nuk ka pasur kurrë drejtësi. Nuk ka pasur kurrë një destinacion që në gjykata të jepet drejtësi.
Realiteti ‘Metaverse’ lejon fëmijët 13-vjeçarë të hyjnë në ‘klube virtuale’ striptize e seksiNjë gazetare investigative që u paraqit si një 13-vjeçare në rrjetin e ‘realitetit virtual’ të ngjashem me ate te kreut të Facebook, Mark Zuckenberg, mund të hynte virtualisht në ‘klube striptize’ të shikonte animacione seksuale dhe të ekspozohej ndaj një fjalori ekstrem dhune e seksi, sipas një investigimi shokues të rrjeteve britanike.
Në rrjetin Metaverse të miturit mund të “zhvisheshin” virtualisht, te shihnin e të bënin “gjëra që nuk thuhen”, sipas gazetares britanike të BBC, që nuk është emëruar publikisht.
Fëmijët në realitetin virtual mund të shikonin kërcim erotik të modeleve në tub, të përziheshin lirisht me të rriturit në ambjentin virtual, çka sillte një normalizim të joshjes së të miturve, pedofilisë dhe kërcënimeve të përdhunimit.
Në përgjigje të investigimit, Komisionerja e Mbrojtjes së Fëmijëve në Angli i bëri thirrje kompanive të “gjejnë busullën e tyre morale” për të eliminuar sjelljet në botën virtuale.
‘Dame’ Rachel de Souza tha se ishte ‘shumë e tmerruar’ nga ajo që kishte parë në investigim dhe “e zhgënjyer që kompanitë nuk kishin menduar për sigurinë në botët 3D”.
Investigimi zbuloi se joshja e të miturve, materialet seksuale, gjuha racore dhe kërcënuese, mbizotëronin në këto aplikacione.
Inivestiguesja që ishte rregjistruar në realitetin virtual si 13-vjeçare, tha se hynte në dhoma ku “qenie aliene bënin seks të simuluar, duke përdorur prezervativë dhe lodra seksi, dhe më pas ishte ftuar prej tyre të merrte pjesë.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg thotë se bota virtuale është e ardhmja prandaj ka nxjerrë në shitje ‘kokoren’ e realitetit virtual Oculus Quest, që tashmë quhet Meta Quest.
Teknologjia është e njëjtë për 75 përqind të tregut të aplikacioneve të realitetit virtual, dhe u përdor nga gazetarja për të eksploruar aplikacionin VRChat. Versioni i njëjtë në grupin Meta, duhet Horizon.
‘VRChat’ nuk është prodhuar nga Meta por mund të shkarkohet nga Facebook dhe ‘Meta Quest’ pa asnjë kufizim të moshës.
Aktivistët e sigurisë së fmëiijëve kanë folur shpesh për naivitetin e qëllimshëm ose jo të kompanive të teknologjisë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet për të rritur.
Komisionerja de Souza tha: “Pra këta inxhinierët fantastikë të Mark Zuckerberg që mund të krijojnë këto gjëra nuk mbajnë do të sigurtë fëmijët nga përmbajtjet e gabuara. Kjo është sfida për kompanitë e teknologjisë dhe ata duhet të shpejtojnë”.
Këtë muaj në Britani faqet pornografike të internetit u detyruan të kërkojnë verifikim të moshës për përdoruesit, por komisionerja tha se kriteret duhet të zgjerohen.
Kreu i agjencisë së sigurisë online për fëmijët në Britani, Andy Burrows tha se investigimi kishte zbuluar “një masë toksike rreziqesh”.
“Fëmijët po ekspozohen ndaj eksperiencave totalisht të papërshtatshme dhe shumë të dëmshme”, tha ai.
“Keto produkte janë të rezikshme me dizajnin e tyre, prej pakujdesisë e neglizhencës”.
Kritikët thonë se gjithçka në “realitetin virtual” është e orientuar te seksi, me ngjyra që shihen më shumë më zonën me drita të kuqe në Amsterdam apo në Soho në Londër.
Tenisti i njohur godet arbitrin gjatë ndeshjesTenisti gjerman, Alexander Zverev është tërhequr nga ‘Mexican Open’ pas veprimeve jo sportive ku goditi me raketë arbitrin.
Zverev gjatë incidentit lëshoi ndaj tij dhe disa ofendime.
“Ti je një idiot. E shkatërrove të gjithë këtë dreq ndeshjeje”, u dëgjua t’i thonte arbitrit.
Si no lo descalifican será una prueba de la guerra vs Djokovic pic.twitter.com/fvszaViQU0
— Pau (@paulinapaar) February 23, 2022
Zverev besonte se arbitri gabimisht quajti jashtë fushe një top të goditur prej tij.
Incidenti ndodhi gjatë një ndeshje dyshe, ku gjermani ishte ortak me tenistin brazilian, Marcelo Melo, të cilët u mundën nga Lloyd Glasspool dhe Harri Heliovaara.
24-vjeçari kërkoi falje për sjelljen e tij duke thënë se gjithashtu i ka kërkuar falje privatisht arbitrit duke shtuar se me këtë veprim është “zhgënjyer nga vetja”.
“Do të reflektoj në ditët në vijim për veprimin tim dhe si mund të sigurohem që kjo nuk do të ndodhi më”, u shpreh ai në Instagram.
Alexander Zverev është gjithashtu në hetim nga Federata e Tenistëve Profesionistë (ATP) pas akuzave për abuzim me ish-të dashurën e tij, Olga Sharypova.