Aplikacion
Duke stërvitur trurin, mënyra sesi përballoni stresin dhe i jepni vetes qetësi mund të ndryshojë në mënyrë radikale. Ka disa teknike shumë funksionale dhe fare të thjeshta që nëse i aplikoni gjatë përditshmërisë do të ndiheni shumë herë më të shlodhur.
1. Fikni telefonin dhe kompjuterin përpara se të shtriheni.
Ndiheni gjithmonë të lodhur? Nuk flini dot natën? Shumë nga ne kanë krijuar vesin e të kontrolluarit të e-maile-ve ose mediave të tjera përpara se të flemë. Ekspertët thonë se përdorimi i një pajisjeje elektronikë, një orë përpara gjumit ndikon në trurin tonë, dhe e stimulon atë, duke ia bërë të vështirë të relaksohet dhe të bjerë në gjumë. Bëni një pakt me veten: fikni telefonin tuaj një deri në dy orë përpara gjumit dhe bëni diçka më relaksuese, për shembull një banjë, apo lexoni një libër.
2. Mbajeni telefonin në çantë kur takoni miqtë.
Kemi qënë të gjithë nëpër takime me miq, dhe jemi ndjerë të mërzitur dhe të panevojshëm, kur duke u përpjekur për të folur, jemi ndeshur me dikë që e ka mendjen vazhdimisht te telefoni. Dhe më keq.. me siguri diçka të tillë ia kemi bërë edhe ne dikujt. Luftojeni nxitjen për të kontrolluar telefonin dhe flisni me miqtë kur i takoni.- Një studim i fundit ka treguar se ata që preferojnë komunikimin frontal janë 50% më të lumtur se ata që kryesisht përdorin mediat sociale si mjete komunikimi. Të parët, gjithashtu qeshin më shumë, dhe kjo është mënyra më e mirë për të larguar stresin.
3.Gjeni kohë për partnerin tuaj.
Sa herë jeni përpjekur të flisni me partnerin tuaj, ndërkohë që jeni duke parë televizor, ose duke lundruar në internet? Kjo lloj sjelljeje mund ta dëmtojë vërtetë marrëdhënien tuaj. Sigurohuni të gjeni kohën për të bërë biseda siç duhet me partnerin dhe vijeni si qëllim ti ofroni vëmendjen tuaj të plotë kur ju flasin ju.
4. Jini të vetëdijshëm për kohën që kaloni në rrjete sociale
E harxhoni shumicën e kohës suaj nëpër rrjete sociale? Si fillim duhet të jeni të vetëdijshëm, ta pranoni dhe më pas ta “luftoni”. Si mund ta bëni këtë? Gjeni kohën për të folur me miqtë dhe familjen dhe organizoni aktivitete që mund t’i bëni bashkë, larg kompjuterit.
5. Bëni pushime në punë.
Na ndodh shpesh të ndihemi si të burgosur në tavolinën e zyrës, me vështrimin e ngulur në kompjuter. Sipas një studimi, të bërit e pushimeve të shkurtra, disa minuta çdo orë, e ndihmon trupin të relaksohet dhe të gjallërohet; dhe ndihmon në parandalimin e problemeve me sytë, dhimbjes së shpinës, tendosjes së muskujve dhe stresit. Këshillohet të lini tavolinën e punës për të folur me kolegët, në vend që tu telefononi atyre, të çoheni për të marrë ujë, apo të përdorni shkallët kur ju duhet të shkoni diku.
6. Bëni një detoks teknologjik 24 orësh
Një veprim i tillë bëhet i domosdoshëm për tu kryer herë pas here. Sigurisht që në qoftë se kompjuteri është pjesë e punës tuaj, është më mirë të lihet për fundjavë. Thuhet që pas 24 orësh pa praninë e teknologjisë, ndiheni më të lumtur, të rigjallëruar dhe me dëshirë të pakësuar për të qëndruar në internet. Në qoftë se ju zë paniku pa telefon, apo internet, është më mirë që të mësohëni ngadalë, me periudha më të vogla kohore, derisa të arrini periudhën prej 24-orësh.
7. Meditoni
Të bërit e pesëmbëdjetë minutave meditim sjell një tufë përfitimesh shëndetësore, ky aktivitet, është provuar shkencërisht, redukton nivelet e stresit, i jep fund problemeve me gjumin dhe madje redukton edhe simptomat e disa sëmundjeve kronike, si azma.
8. Lejojani vetes mërzitjen
Frika e të ndjerit e përjashtuar, është një lloj i ndjesisë së ankthit; i shkaktuar nga shqetësime të mos marrjes pjesë në evente shoqërore, ose i shpërdorimit të kohës. Njerëzit e moshave 18-33 vjeç besohet të jenë më të prekurit, dhe sa më shumë jetojmë jetët tona nëpër jetët sociale, aq më keq bëhet. Për këtë arsyë, ta lësh veten të mërzitesh nuk është gjë e keqe, sipas studimeve neuroshkencore. Madje mërzitja çon në ngritje të niveleve të kreativitetit.
Ushqimet që nuk duhet të hani asnjëherë para gjumitEkspertët theksojnë se disa ushqime duhen shmangur gjatë natës pasi do t’ju prishin gjumin. Mund të mos zgjoheni natën por do të flini më keq, kështu që të nesërmen do të jemi pak të lodhur. Është me rëndësi që të hiqni dorë nga këto ushqime:
Çokollata
Jo vetëm që do të konsumoni sheqer, por edhe kafeinë. Çokollata nuk përmban shumë kafeinë, por edhe një sasi e vogël e këtij kimikati mund të prishë gjumin.
Yndyra
Qumështi, kosi, avokado, akullorja, arrat, gjalpi dhe djathi janë në listën e shmangies sepse ushqimet e yndyrshme treten ngadalë.
Ushqimi i thartë
Ushqimi i skuqur dhe pikant nuk duhet të hahet para gjumit sepse është “ushqim i thartë”, dhe deri në 10 për qind e meshkujve të rinj vuajnë nga acidi edhe pse nuk e dinë.
Alkooli
Ndoshta një ose dy gota do t’ju ndihmojë të flini më lehtë, por alkooli prish fazën më të thellë në të cilën pushojmë më mirë.
Këshillë: Nëse jeni të uritur, hani një banane ose kivi, drithëra integrale sepse rrisin sekretimin e serotoninës, vezë të fërguara që gatuhen më shpejt se vezët e ziera.
Karota çdo ditë? Ja arsyet pse duhet t’i haniSa herë t’ju shkojë ndërmend për të ngrënë diçka, qëroni një karotë. Jo vetëm që do t’ju shijojë dhe s’do t’ju rëndojë ndërgjegjja, por do kujtoni që jeni duke i bërë shëndetit nder të madh. Për gjithë arsyet në vijim, karotat s’duhet t’i ndani asnjë ditë nga dieta juaj!
1. Kanë veti anti-inflamatore
Një nga arsyet më të rëndësishme, pse duhen konsumuar karotat, është kapaciteti anti-inflamator. Ato ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve te trupit, dhimbjen e kokës e të stomakut. Mund ti hani të pagatuara ose të pjekura, ky funksion nuk i humbet.
2. Luftojnë kancerin
Karotat janë të pasura me vitaminë C dhe vitaminë A, në formën e beta-karrotenit, që njihen për stimulimin e rruazave të bardha të gjakut. Kështu, ato e ndihmojnë trupin të luftojë qelizat kancerogjene.
3. Përmirsojnë tretjen
Karotat janë një nga burimet më të mira të fibrave. Ndihmojnë njerëzit që kanë probleme me tretjen, pasi përmbajnë vitaminë B dhe magnez.
4. Janë të pasura me fibra
Duhet të konsumoni shumë fibra, që të qëndroni të shëndetshëm. Por shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë krundet e grurit dhe tërshërën, në vend të diçkaje më natyrale si karota. Ajo përmban shumë fibra të dobishme dhe ka shumë pak kalori. Nëse jeni të uritur, hani një karrotë dhe do të keni ndjesinë e ngopjes. Karota tretet shumë më lehtë se çdo ushqim tjetër, që përmban fibra.
5. Kanë veti anti-plakje
Karota ju ndihmon të qëndroni të rinj, jo vetëm në trup, por edhe në mendje. Duke ngrënë karrota çdo ditë, do ta mbani trupin në gjendje shumë të mirë, për një kohë të gjatë.
6. Kanë veti anti-bakteriale
Karotat luftojnë bakteret. Ato ju ndihmojnë të luftoni viruset dhe parazitët, në mënyrë natyrale. Duke përdorur karota çdo ditë, shumica e sëmundjeve që mund të keni, do të zhduken.
7. Luftojnë aknet
Karotat ju ndihmojnë të keni një lëkurë të pastër dhe të shndritshme, me ndihmën e vitaminës A. Konsumi i karrotave ju ndihmon në luftën kundër akneve, inflamacioneve dhe gjërave të tjera të pakëndshme, që i ndodhin lëkurës tuaj. Ngrënia e një karote është më e dobishme, më natyrale dhe më e lirë se çdo trajtim artificial, në përmirësimin e lëkurës.
Lufta në Ukrainë ka nisur, Blinken ndryshon planin, anulon takimin me ministrin rusSekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka anuluar takimin me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Udhëheqësit kishin planifikuar të takohen të enjten. Ky ndryshim plani ka ardhur pasi Rusia tashmë ka filluar pushtimin e Ukrainës.
“Javën e kaluar, unë rashë dakord të takoj ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov këtë javë, më 24 shkurt, për të diskutuar shqetësimet përkatëse të vendit tonë për sigurinë evropiane. Por vetëm nëse Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën. Tani që shohim se pushtimi po fillon dhe Rusia e ka bërë të qartë refuzimin e saj me shumicë të diplomacisë, nuk ka kuptim të vazhdohet me atë takim në këtë moment. Unë u konsultova me aleatët dhe partnerët tanë. Të gjithë janë dakord. Sot i dërgova ministrit të Jashtëm Lavrov një letër duke e informuar“, Blinken tha gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Blinken tha se SHBA-ja “mbetet e përkushtuar ndaj diplomacisë nëse Rusia është e përgatitur të ndërmarrë hapa të dukshëm për t’i ofruar komunitetit ndërkombëtar çdo shkallë besimi se është serioze në lidhje me de-përshkallëzimin dhe gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike”.
Zyrtari amerikan vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë në koordinim me aleatët dhe partnerët e saj “bazuar në veprimet e Rusisë dhe faktet në terren“.
“Por ne nuk do të lejojmë Rusinë të pretendojë diplomacinë në të njëjtën kohë që përshpejton marshimin e saj në rrugën e konfliktit dhe luftës“, vazhdoi Blinken.
Shëndeti i Mbretëreshës Elizabeth II shqetëson Pallatin MbretërorMbretëresha Elizabeth nuk do të marë pjesë në takimin virtual të planifikuar për këtë të martë pasi ajo ende po vuan simptomat e lehta të Covid-19, bëri me dije një zëdhënës i Pallatit Mbretëror.
Pallati njoftoi se Mbretëresha kishte rezultuar pozitive me koronavirus, por pritej të vazhdonte me angazhime virtuale, duke treguar se monarkja aktuale më jetëgjatë në botë nuk kishte simptoma të rënda të sëmundjes.
Mbretëresha i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit të Brazilit të hënën, ku shprehej thellësisht e pikëlluar nga përmbytjet fatale të fundit dhe po planifikonte të vazhdonte me takime të tjera diplomatike virtuale me ambasadorë të huaj.
Teksa mbetet për t’u parë nëse Mbretëresha Elizabeth do të vazhdojë me angazhimet e saj, siç është biseda javore me Kryeministrin britanik Boris Johnson. Që prej momentit që Mbretëresha rezultoi pozitive me koronavirus janë shtuar diskutimet për shëndetin e monarkes dy javë pasi ajo shënoi 70 vjet në fronin britanik.
Afera e inceneratorëve/ PD: Korrupsioni i qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë euroshPas perfundimit te seances degjimore te Komisionit Hetimor per Inceneratoret e nisur paraditen e sotme ka reaguar Partia Demokratike duke renditur faktet qe ky komision vertetoi.
Çdo seancë e Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve po shpalos përpara qytetarëve se si korrupsioni i përhapur në çdo nivel
të qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh familjeve shqiptare. Tashmë është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës. Ai është koka e korrupsionit të qeverisë.
Ja çfarë u vërtetua në seancën e pestë: ⬇️
1️⃣ Sako, tender me “negocim-pa shpallje”, me operator të vetëm, pa garë, për 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës. Ndërsa 15 milionë euro shtesë transporti;
2️⃣ Ka shtuar sasinë e mbetjeve të Durrësit duke fryre faturën financiare nga 38.146 ton në vit, në 80.000 ton në vit;
3️⃣ Inceneratori i Tiranës kontratë edhe për 30 vite. Çdo ditë 30 mijë euro dëm në ditë, 900 mijë euro në muaj shtesë, 10 milionë euro në vit shtesë;
4️⃣ Ministria e Financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin: Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, procedure me “negocim-pa shpallje” në kundërshti me ligjin;
5️⃣ Ahmetaj e miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani;
6️⃣ Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve;
7️⃣ 460 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit për kompensimin e një prone në Fier;
8️⃣ Raporti i KLSH: Tokë shtetërore, në emër të Bashkisë Fier, jepet si garanci për kredi.
Dua Lipa mbyll kontratën me menaxherëtE relaksuar, pa make-up, duke qëndruar në shtrat ashtu si i do qejfi. Kështu shfaqet Dua Lipa në një set fotografish të publikuara për ndjekësit e saj në Instagram.
Shfaqet e pashqetësuar në postime, pas lajmeve të javës së kaluar se ylli britanik i muzikës Pop me origjinë shqiptare nuk e rinovon më kontratën me firmën që menaxhon aktivitetin e saj artistik Tap-Managmenet, me qendër në Londër.
Mediat britanike shkruajnë se ajo vendosi t’i japë fund marrëdhënies tashmë 9-vjeçare me ekipin e menaxhimit të kryesuar nga Ben Maësen, që i ngriti themelet e karrierës. Shkak mendohet të jenë bërë çështjet e parave.
Siç shkruajnë mediat, kohët e fundit Dua Lipa ka qenë e pakënaqur me pjesën që i takonte nga ndarja e fitimit me firmën londineze. Vitin e kaluar, fitimet vjetore të 26-vjeçares arritën në mbi 67 milionë Dollarë, më shumë se dyfishi i 2020-ës.
Por duket se edhe kaq nuk i kanë mjaftuar. Flitet se do të jetë i ati, Dukagjin Lipa që këtej e tutje do të merret me menaxhimin e parave të saj.
Milan, skuadra më interesante në Serie AJava e fundit e Serie A, solli përmbysje të kreut të renditjes. Milan u ngjit në vendin e parë ndërsa Inter e pa veten të rrëshkasë në të tretin. Rivaliteti mes dy skuadrave milaneze ka ngjallur interesin e gjithë ndjekësve të futbollit në Itali. Sipas kompanive të statistikave në vend në ndeshjet e sezonit 21/22 gjejmë Milanin në krye me 15.8 milionë shikues në total, i ndjekur nga Interi me 15.3 milionë dhe Juventusi 14.5 milionë.
Por gjithsesi ky sezon ka pësuar një ulje të shikueshmërisë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 25% shikueshmëri më pak Milan, 20% Inter, por ajo çka bie më shumë në sy është ulja drastike e ndjekësve të Juventus. Bardhëzinjtë kanë 50% më pak spektatorë në ekrane dhe stadium të marra së bashku.
E gjitha kjo përkthehet në më pak të ardhura për klubet pasi lista e audiencës shërben për të shpërndarë një pjesë të të ardhurave nga të drejta televizive me një ndikim të drejtpërdrejtë për klubin e Juventusit i cili rrezikon ta shohë shifrën e reduktuar.
Kryemadhi: PD amnistoi Erion Veliajn në Komisionin për InceneratorëtKryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për zhvillimet e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku dëshmoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj apo përmbyllja e mbrëmjes, me deputetin e PS-së, Alqi Bllakon.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale në ‘Facebook’, Kryemadhi ka publikuar një tabelë ku thuhet se babai i deputetit Bllako ka përfituar 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.
REAGIMI I KRYEMADHIT
Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.
Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.
Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë.
Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK?
2022 duhet të jetë viti i drejtësisë së vërtetë! Kjo është pritshmëria e çdo shqiptari.
5 mite bukurie që i keni besuar kot deri tani
Mesatarisht një grua shpenzon rreth $244,000 për produkte bukurie gjatë jetës së saj, pra me shumë gjasa një pjesë e mirë e pasurisë suaj ka shkuar për kremra që mbulojnë rrathët e syve ose shishe të shtrenjta shamposh. Mitet rreth bukurisë na kanë shoqëruar çdo ditë të jetës, por sa të vërteta janë ato që kemi besuar deri tani?
1. Mit: E zeza të bën të dukesh më e dobët
E vërteta është se bën efektin e kundërt. Ju bën të dukeni më të mëdhenj në trup nga ç’jeni vërtetë. Gjithashtu tërhiqni vëmendje duke i bërë të mendojnë se po përpiqeni të fshihni diçka, duke qenë se e zeza është në fakt ngjyrë e hapur. Iluzioni optik nuk ju ndihmon fare në dritë, prandaj veshjet njëngjyrëshe filloni t’i reduktoni.
2. Mit: Kremi SPF me faktor mbrojtës më të lartë ju ndihmon edhe më shumë.
Vetëm sepse në kremin e diellit shkruhet SPF 30 s’do të thotë që mbrojtja do të zgjasë 10 orë. Në fakt nuk kanë rëndësi fare faktorët mbrojtës, ajo që duhet të bëni është ta riaplikoni çdo dy orë.
3. Mit: Mos i prekni kurrë aknet
Keni dëgjuar që nëse merreni me akne do t’ju dalin të reja. Në fakt, duhet të dini që nëse i ngacmoni me masë, mund t’i sillni përfitime lëkurës, por duhet të dini cilat të shtrydhni dhe kur.
Përdorni gjithmonë një garzë të sterilizuar pas procesit, për të shmangur ndonjë infeksion të mundshëm.
4. Mit: Larja e përditshme e flokëve është e dëmshme
Në fakt ka vetëm përfitime dhe është proces i shëndetshëm. Gjithçka varet nga lloji i flokut dhe aktiviteti ditor që keni. Ajo çfarë kërkon vëmendje është shampoja dhe përbërësit e saj.
5. Mit: Mund t’i hiqni qafe rrathët e zinj
Fatkeqësisht nuk ka shumë gjëra për të bërë për të parandaluar pigmentimin poshtë syve. Të duhen orë të plota gjumi dhe një jetesë e shëndetshme për t’i reduktuar, por kjo duhet të bëhet në mënyrë sistematike.