zoom

Day ArchiveMomenti kur ministri ukrainas shtrihet në tokë për t’u shpëtuar breshërive të predhave

 

 

Ministri i Brendshëm i Ukrainës u detyrua ulej ne toke për t’u mbrojtur gjatë një vizite në vijën e parë të konfliktit tetë-vjeçar me separatistët pro-rusë të shtunën.

 

Gazetarët që shoqëronin ministrin, Denys Monastyrsky thanë se zona u vu nën “breshëri mortajash të befasishme” gjatë vizitës së ministrit për t’u takuar me trupat dhe për të inspektuar llogoret pranë Novoluganske, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore .

Skandali te shëndetësia, KLSH: Paratë e pandemisë u përdorën për të paguar borxhet

 

 

 

Prej fillimit të pandemisë Covid-19 e në vazhdim, Ministrisë së Shëndetësisë iu akorduan shumë fonde me qëllim blerjen e monitorëve për pacientët, blerjen e respiratorëve, medikamenteve të shtrenjta që futeshin për herë të parë, testeve për të diagonstikuar e nevojave të ndryshme për të menaxhuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Por këto fonde u shpërdoruan. Një pjesë e tyre iu ndërrua dhe destinacioni, të tjerat nuk u përdorën në mënyrë efikase, të paktën këtë ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditi që ka kryer në Ministrinë e Shëndetësisë por dhe në institucionet e saj të varësisë.

Bëhet fjalë për një fond prej afro 16.8 milionë lekë të reja të cilat u akorduan që në fillim për përballimin e pandemisë Covid, të cilat ndryshuan destinacion.

15.7 milionë lekë, Ministria e Shëndetësisë i ka përdorur për të shlyer detyrime që kanë rrjedhur nga kontrata apo projekte të mëparshme dhe pjesa tjetër prej 960 mijë lekësh është përdorur për blerje të pajisjeve që ishin planifikuar për projektbuxhetin e vitit 2020-2021, pra para se të niste pandemia e Covid-19.

Fitoi 100 mijë euro/Reagon për herë të parë Ilir Shaqiri, por nuk përmend Donaldin

 

 

 

Një ditë pasi u shpall fitues i Big Brother VIP duke fituar edhe 100 mijë euro, balerini Ilir Shaqiri ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen që i dhanë.  Ai ka publikuar momentin, kur emri i tij u shqiptua se ka fituar çmimin e madh, ndërsa thekson se kurrë më parë nuk e kishte provuar këtë emocion kaq të fortë.

 

Teksa jep falënderimet nga zemra, Ilir Shaqiri shkruan se “jemi 1 dhe do festojmë shumë suksese të tjera bashkë”.

“Kurre me pare nuk kisha provuar kaq shume emocion per te shkruajtur nje post dhe ku nuk gjej dot fjale per te pershkruar dimensionin e ketij emocioni qe me dhuruat me votat tuaja ? Ju ndjej njerez te mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojme shume suksese te tjera bashke . Faleminderit nga zemra”, shkruan Iliri.

 

Por në këtë reagim të parë, balerini nuk ka përmendur fare rivalin e tij, Donald Veshaj, i cili pasi e uroi për fitoren e ftoi që t’i bashkohet nismës për të ndërtuar 4 shtëpi, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri.

“Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, thotë Donald Veshaj.

11 të vdekur nga stuhia në Europë, ja vendet që rrezikohen

Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e dy stuhive që kanë goditur pjesën veriore të Evropës. Erërat me shpejtësi rekorde deri në 200 kilometra në orë, kanë lënë të vdekur tre persona në Britani të Madhe, ndërkaq gjashtë të tjerë kanë humbur jetën në Irlandë, Belgjikë dhe Holandë.

Më shumë 200 mijë shtëpi në Britani janë pa energji elektrike pasi erërat e fuqishme kanë ndërprerë furnizimin në pjesën më të madhe të ishullit.

Kompania energjetike ka bërë të ditur se me mungesë të madhe të energjisë do të përballen pjesa jugore e Anglisë dhe një pjesë e Uellsit. Hekurudhat kombëtare kanë bërë të ditur se ende ka pengesa në shërbime dhe u ka bërë thirrje britanikëve që të mos udhëtojnë nëpër disa linja hekurudhore.

Pengesa të mëdha pritet të ketë deri të hënën, teksa kompanitë po punojnë në pastrimin e hekurudhës nga më shumë se 40 drurë që kanë rënë në disa pjesë të hekurudhave.

Ndërkaq, stuhia Zeynep ka goditur Gjermaninë të premten. Disa shoferë janë shpëtuar nga automjetet e përmbytura në Hamburg. Sipas policisë, dy persona kanë vdekur nga stuhia e fuqishme në Gjermani.

 

Ishin të njohur që më parë, zbulohet lidhja e Arben Ahmetajt me Inceneratorët

 

 

 

 

Partia Demokratike ka publikuar të tjera fakte që sipas saj kanë dalë nga hetimi parlamentar për inceneratorët. Në një postim në rrjetet sociale selia blu thotë se skema e pastrimit të parave është kryer nga 10 persona që kishin lidhje të mëparshme. Sipas PD-së administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”, në pronësi të z. Arben Ahmetaj dhe pse ai u mundua ta mohojë në komision.

 

Statusi i PD

Në Komisionin hetimor të inceneratorëve u zbulua se si skema e pastrimit të parave është zbatuar nga 10 persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të hershëm me njeri-tjetrin dhe me  zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”, në pronësi të z. Arben Ahmetaj dhe pse ai u mundua ta mohojë në komision.

Kompania e inceneratorëve në kohën e pandemisë ka përfituar edhe 69 mln lekë nga fondi i garancisë sovrane për të paguar paga mijëra euro.

Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 milionë Euro për punë që nuk janë kryer.

Inceneratori ka marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk ka punuar.

Asnjë nga këto nuk do të ishte bërë pa mbështetjen e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Conte zbret Mancester City me këmbë në tokë, i shkakton humbje në shtëpi

 

Totenhem ka arritur një fitore fantastike në Premier Ligë, ku përballë kishte Mançester Sitin e Guardiolës.

Sfida nisi mjaft mirë për Totenhemin, që kaloi në avantazh me të ardhurin Kulusevski. Mançester Siti barazoi me gjermanin Gyndogan. Lojtari i këtij takimi, Herri Kejn, shënoi një gol për të kaluar sërish miqtë në avantazh.

Në minutën e 92’, Rijad Mahrez shënoi një 11-metërsh, për të barazuar sfidën vetëm pesë minuta para fundit. Atëherë kur të gjithë menduan se sfida mbaroi, kapiteni i Anglisë shënoi një tjetër gol për t’i dhënë fitoren Kontes.

 

Tensionohet situata në Ukrainë, NATO largohet Kievi

 

NATO ka vendosur të zhvendosë stafin me bazë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në Lviv në perëndim të vendit dhe në Bruksel për arsye sigurie, raporton Reuters.

“Siguria e personelit tonë është parësore, kështu që stafi është zhvendosur në Lviv dhe Bruksel. Zyrat e NATO -s në Ukrainë mbeten funksionale”, tha zyrtari për Reuters, pa dhënë një vlerësim të njerëzve dhe pozicioneve që ishin zhvendosur.

Kjo pason vendimet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për të zhvendosur operacionet e tyre të ambasadës në Ukrainë nga Kievi në Lviv. Disa vende të tjera kanë zhvendosur diplomatët dhe shërbimet jashtë kryeqytetit gjithashtu.

Kujtojmë që sot Presidenti i Ukraines i bëri thirrje homologut rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës.

“Unë nuk e di se çfarë do presidenti i Federatës Ruse, kështu që propozoj një takim,” tha zoti Zelenskyy në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u takua edhe me nënpresidenten amerikane Kamala Harris. Zoti Zelenskyy tha se Rusia mund të zgjedhë vendndodhjen e bisedimeve.

Çfarë nuk u pa mbrëmë në “Big Brother VIP”, Romeo i rrethuar nga sigurimi

 

Për rezultatin e finales së “Big Brother VIP”, në kundërshti me verdiktin reaguan disa prej miqve të Donaldit, përfshirë Elgit Dodën dhe partneren e tij, Klea Huta.

Deri në këtë moment, një reagim nuk e ka bërë Donaldi apo vëllai i tij Romeo, i cili përgjatë gjithë aventurës ishte shumë i angazhuar nga jashtë me përkrahje, surpriza e mobilizim të fytyrave publike për mbështetjen e Donaldit drejt fitores.

Ndonëse nuk postoi asgjë, ai ka qenë në hapësirat e Top Channel përgjatë spektaklit, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes që e ndoqën programin me miqtë.
Pas shpalljes së fituesit, Romeo është dukur i tensionuar në prapaskena. Në një video ekskluzive të siguruar nga Prive.al, ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit. Krah tij, me gjasë në përpjekje për ta shtensionuar situatën shihet zëvendës drejtori i Top Channel, Bjorn Xhokaxhi.

Në turmë, andej kalon edhe vëllai i Bora Zemanit, Lisieni, i cili duket i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, si pjesë e stafit të Top Media. Në insertin e siguruar nga Prive.al, disa prej pjesëtarëve të sigurimit shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar.

Prive.al poashtu mëson se Donaldi nuk ka vazhduar në “after party” në shtëpinë e “Big Brother VIP” por është larguar bashkë me vëllain, Romeon dhe Trixën.

Roma merr pikë në minutat e fundit, Murinjon e shpëtojnë… “fëmijët”

Roma gaboi sërish këtë javë, ku nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Veronën në “Stadio Olimpico” dhe ashtu si në sfidën e kaluar me Sasuolon, duhej sërish një gol në minutat e fundit për të shmangur humbjen.

Sfida filloi mjaft mirë për Veronën, e cila brenda 20 minutave të para shënoi dy herë në portën e mbrojtur nga Rui Patrisio.

Për të shpëtuar Murinjon nga kjo humbje menduan dy talente të ardhur nga stoli, Volpato, 18 vjeç dhe Bove 19 vjeç shënuan në portën e miqve për të mos dalë pa pikë nga ky takim.

 

Zbulohet laboratori pa licensë, ja çfarë shërbimesh ofronte

Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi është konstatuar duke zhvilluar aktivitetin e tij në një laborator detar pa licencë për ushtrimin e profesionit dhe pa kasë fiskale.

Në momentin e kontrollit në biznesin e 51-vjeçarit policia ka gjetur të punësuar dy persona, njëri prej tyre shtetas turk të paregjistruar. Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

“Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ëhiteness”. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari për ushtrim të aktivitetit pa licensë e kasë fiskale, në laboratorin dentar.

Në zbatim të planit të masave kundër informalitetit në tregtimin e mallrave me akcizë dhe mallrat e tjera, hidrokarbureve, aktivitetit të paligjshëm të depove farmaceutike dhe laboratorëve mjekësore, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Ëhiteness”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. A. 51 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në laboratorin dentar, në rrugën Gjylbegaj-Shkodër, në administrim nga ky shtetas. Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet i pa pajisur me licencë për ushtrimin e profesionit, dhe pa kasë fiskale.

Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehja e te ardhurave“, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar“ dhe “Punësimi i paligjshëm“.